Ballina Blog Faqe 518

Fatos Lubonja: Duhet t’i themi Bundestagut gjerman dhe BE-së, se problemi i këtij vendi është Edi Rama

I ftuar në “News 24”, analisti Fatos Lubonja u shpreh se Reforma Zgjedhore nuk i jep fund krizës së thellë politike, pasi sipas tij, problemi në vend është shumë më i madh. Lubonja deklaroi se Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar, që lidhen me realitetin shqiptar.

“Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar. Janë ndryshime që lidhen me realitetin shqiptar. Nuk është ideja të marrin amerikanin, gjermanin, por sistemin zgjedhor që të zgjidhim problemet që kemi. Një nga problemet e mëdha që kemi është fakti që “të fortët” që kontrollojnë zonën, bëhen deputetë e kryetarë bashkish.

Partitë duhet të bëjnë lista të vogla, ku edhe kundërshtari të mund të vërë gishtin mbi atë që ke zgjedhur ti. Kjo është për të zbutur konfliktualitetin e madh që është krijuar te ne”, u shpreh Lubonja.

Më tej, analisti shtoi se opozita, por edhe shqiptarët, duhet t’i thonë Bundestagut gjerman dhe BE-së se problemi kryesor në Shqipëri është mosrespektimi i ligjit, ku kampion është vetë kryeministri Edi Rama.

“I duhet thënë Bundestagut dhe OSBE-së nga ne shqiptarët, opozita, shikoni se nuk është ky problemi ynë. Ata thonë kthehuni në normalitet, por opozita doli pikërisht se gjendja nuk është normale.

Problemi numër një është respektimi i ligjeve, kjo është një çështje shumë komplekse, që ka të bëjë me moralin e klasës politike, edukatën. Një nga kërkesat është që të parët që duhet të respektojnë ligjet duhet të jenë politikanët. Ne kemi kryeministrin kampion për mos respektim të ligjit”, deklaroi ai.

Rusia e shqetësuar: SHBA po planifikon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rishikojnë Marrëveshjen e Brukselit, në pjesën që ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas tij, në këtë mënyrë, SHBA po përpiqet të anëtarësojnë Kosovën në NATO dhe ta mbajë bazën e saj ushtarake ‘Bondsteel’.

Kryediplomati rus, siç raportojnë mediat serbe, përkujtoi se ‘katër vjet më parë, u nënshkrua një marrëveshje për krijimin e Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, duke garantuar të drejtat e gjuhës, kulturore dhe fetare të serbëve.

“Ky komunitet [serbët në Kosovë] nuk është territorialisht kompakt. Ekziston një veri, ku territoret janë afër njëra-tjetrës dhe ka enklava, të cilat janë gjithashtu pjesë e kësaj bashkësie.

Ky komunitet ka flamurin e vet, himnin dhe stemën. Marrëveshja ka mbetur në letër për katër vjet. Tani janë duke u bërë përpjekje që të bëhet rishikimi i saj me të gjitha mjetet, me përfshirjen aktive të Shteteve të Bashkuara me synimin të krijimit të një situate, në të cilën Kosova mund të futet në NATO, së bashku me bazën më të madhe ushtarake në Evropë ‘Bondsteel’”, tha Lavrov.

Lavrov kohë më parë ka deklaruar e SHBA dhe disa nga partnerët e saj evropianë synojnë ta fusin edhe Bosnjën e Hercegovinën në NATO.

Roli i ish-këshilltarit të Donald Trump në zgjedhjet në Kosovë

Nga Amra Zejneli – Loxha, REL

“Po të mos ishte Amerika, ne nuk do të ishim sot këtu”, thotë Tahir Hajdari, shitës i sendeve shtëpiake në Prishtinë.

“Marrëdhëniet me Amerikën duhet të ruhen gjithmonë”, porosit ai.

Dashuria që kosovarët ndjejnë ndaj Shteteve të Bashkuara nuk është e fshehtë. Për të flasin edhe disa hulumtime të organizatës Gallup, sipas të cilave, qytetarët e Kosovës janë mbështetësit më të mëdhenj në botë të udhëheqjes amerikane.

Politikanët e Kosovës janë të vetëdijshëm për këtë.

Andaj, në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, “lidhjet me Amerikën” po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e adresimeve publike të disa udhëheqësve politikë.

Për to veçanërisht flet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kandidat për kryeministër. Ai thotë se qytetarët, më 6 tetor, do të zgjedhin midis forcimit të bashkëpunimit me Amerikën, me një qeveri të udhëhequr nga ai, ose izolimit dhe korrupsionit më të madh, me një qeveri të udhëhequr nga rivalët e tij politikë.

Veseli thotë se presidenti amerikan, Donald Trump, është mik i madh i Kosovës, se Amerika është aleatja më e madhe e Kosovës dhe se e ardhmja e Kosovës është më e sigurt me mbështetjen e saj të fuqishme.

Në Kosovë janë shfaqur edhe posterë me fotografinë e Veselit dhe Trumpit, ndërsa në fushatën e Veselit është i angazhuar pikërisht këshilltari i presidentit amerikan në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.

Samuel (Sam) Nunberg do t’i ofrojë shërbime Partisë Demokratike të Kosovës në fushën e marrëdhënieve me publikun, komunikimeve dhe këshillimeve strategjike, nga periudha 26 shtator deri më 15 dhjetor.

Siç thuhet në një dokument zyrtar, të dorëzuar pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë, ai do të angazhohet në përgatitjen e fjalimeve dhe këshillimin e kandidatëve, si dhe në raportimin dhe informimin e mundshëm të zyrtarëve amerikanë për rezultatet e zgjedhjeve.

Për këtë shërbim, Nunberg do të paguhet 110,000 dollarë dhe, përveç kësaj, Partia Demokratike e Kosovës do të bartë koston edhe të udhëtimeve eventuale në klasë biznesi, të hoteleve dhe të shërbimeve të telefonit dhe internetit.

Bazuar në të njëjtin dokument, ai qëndron në Kosovë nga 22 shtatori deri më 8 tetor.

Mediat kanë shkruar më shumë për Nunbergun kur ai ka marrë thirrje për gjyq nga këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller, i cili ka hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Vëmendjen e publikut kosovar, në mënyrë të veçantë, e tërhoqi tubimi i Partisë Demokratike të Kosovës, të martën në Gjilan, ku u shfaq edhe Matthew Whitaker, i cili ka qenë ushtrues detyre i prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara nga nëntori 2018 deri në shkurt të këtij viti.

Paraprakisht ai ka qenë shef i stafit të prokurorit të përgjithshëm, ndërsa aktualisht është drejtor i “Axiom Strategies”, kompani këshilluese e Partisë Republikane në SHBA.

Në tubim, Whitaker tha se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe mundësitë ekonomike për qytetarët e Kosovës dhe se këto synime mund të arrihen me një kryeministër që do miqësi dhe mbështetje nga SHBA-ja, e ai, sipas tij, është Kadri Veseli.

Në fushatën parazgjedhore në Kosovë, për lidhjet me Amerikën flasin edhe udhëheqës të tjerë politikë, por më pak.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke reaguar ndaj deklaratave të Veselit, ka thënë se “nëse dikush është me Amerikën, ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse Ibrahim Rugova (kryetari i parë i kësaj partie) e ka shtruar rrugën kah Amerika, e jo ata që fotografohen dhe keqpërdorin presidentin e SHBA-së”.

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, ka thënë se ka marrëdhënie të mira me amerikanët dhe se Amerika është aleate e Kosovës dhe jo e politikanëve të caktuar.

Pas gjithë kësaj, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të martën pasdite, lëshoi një deklaratë për mediat:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk favorizon ose mbështet asnjë parti politike ose kandidat në zgjedhjet e kësaj jave”.

“Ne e respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve në Kosovë për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, u tha në deklaratë.

VIDEO: Aleksander Novik, një “udhëtim” në fshatrat shqiptare të Ukrainës

Historia dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës janë përmbledhur në një monografi voluminoze që mban firmat e disa prej studiuesve të Universitetit të Shën Petërburgut në Rusi.

Libri me dy vëllime është rezultat i shumë viteve punë kërkimore në terren, hulumtim arkivor dhe përmbledhje e të gjitha materialeve shkencore të akumuluara mbi shqiptarët, që jetojnë në Ukrainë.

Studimi ndalet në aspekte të ndryshme të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës, vazhdimësinë e praktikave të ndryshme të traditës dhe ekzistencën e realiteteve etnike në kontekstin e kontakteve etnike shumëplanëshe që ndodhën në të kaluarën dhe që vazhdojnë edhe në të tashmen, si në Ballkan, ashtu edhe brigjet e detit Azov, ku jeton komuniteti shqiptar.

Falë kësaj pune kërkimore janë mbledhur dhe analizuar materiale të rëndësishme për historinë, etnografinë dhe gjuhën në jug të Ukrainës, në territorin e Krimesë dhe në vendet e Ballkanit (Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Turqia), si dhe në vendbanimet e arbëreshëve të Italisë. Monografia me dy vëllime dhe rreth 1200 faqe, të ilustruara me foto dhe dokumente, pritet të vijë së shpejti edhe në gjuhën shqipe.

Aleksandër Novik, njëri prej autorëve, vitin e kaluar është vlerësuar nga Akademia e Shkencave me çmimin “Kërkuesi i ri më i suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore albanologjike”.

Në një intervistë për TemA TV, ai sjell historinë e mërgimit të paraardhësve të shqiptarëve të sotëm të Ukrainës, rrëfen punën kërkimore për arnautët e Rostokut dhe pasionin e tij për albanologjinë.

https://youtu.be/Z0yPGbE3RTI

Filloi ndërtimi i hotelit “Isra” në Shkup, në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame (FOTO)

Sot ka filluar ndërtimi i hotelit “Isra”, në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hoteli do të jetë me sipërfaqe prej 5.350 m2, me shtatë kate, me pesë yje. Në vënien e gurit themeltar kanë marrë pjesë Kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, kryetari i Kuvendit të BFI-së Fadil ef. Ramadani, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi dhe i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, dekani i FSHI prof. dr. Shaban ef. Sulejmani, drejtori i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi; pastaj: Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i Komunës së Çairit Visar Ganiu, i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti etj.

Kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, fjalën e tij përshëndetëse e ka çelur me një ajet nga Kurani i shenjtë: “Veproni, punoni, ngase punët tuaja i vlerësojnë Allahu (xh. sh.), Muhamedi (a. s.) dhe besimtarët.” Ai në vazhdim ka falënderuar firmën “Rajana Inxhiniering” për marrëveshjen e arritur, pastaj Komunën e Çairit për dokumentacionin e akorduar në kohë etj. Vëmendjen e të pranishmëve e ka tërhequr shpjegimi i tij i emrit “Isra”, të cilin do të mbajë Hoteli: Isra – ka thënë ai – është udhëtimi i Muhamedit (a. s.) nga Meka në Jerusalem (Kuds).Presim – ka thënë Kryetari i BFI – që udhëtime të këtilla, me këtë shpejtësi dhe me këtë nijet, myslimanët e këtij vendi të kenë këtu e paskëtaj, dhashtë Zoti, sa më shumë. Reis’ul-Ulemaja gjithashtu ka shpjeguar se të ardhurat që do të sigurohen nga ky hotel do të shfrytëzohen në procesin edukativo-arsimor të BFI-së.
Hotel Isra në Çair, në lagjen Seravë, pritet të ndërtohet për një kohë relativisht të shkurtër.

https://youtu.be/qimbv-SC08c

2000 nxënës më pak për pesë dekada, ku shkojnë fëmijët e Çegranit të Gostivarit? (VIDEO)

Këta nxënës të shkollës fillore “Përparimi” në fshatin Çegran të Gostivarit duken të mërzitur. Në ditët e para të shkollës, atyre u janë larguar nga klasa disa shokë dhe shoqe, shkruan gazeta LAJM.

Erinës që vijon mësimet në klasën e pestë, ditë më parë i ka ikur shoqja e bankës. Ajo bashkë me familjen i’a kanë mësyer Gjermanisë për një jetë më të mirë.

“Më ka ikur një shoqe dhe më ka mërzitur shumë. Ajo ka shkuar në Gjermani”, tha Erina.

E, mungesën e shokëve dhe shoqeve të klasës e ndjejnë edhe nxënësit e tjerë. Numri më i madh i atyre që largohen nga ky fshat, ikin drejt vendeve të Evropës, por ka edhe të tillë që shkojnë për të jetuar edhe në qytet.

“Më mungon një shok që quhet Agon, i cili ka shkuar në Gjermani, tani kam një shok tjetër këtu në bankë”, tha një nxënës.

“Shoku im ka shkuar për të jetuar në Gostivar”, tha një tjetër nxënës.

Për dallim nga disa fshatra tjerë ku fëmijët shqiptarë nuk kanë ku të mësojnë, Çegrani ka shkollë, por, numri i nxënësve shënon rënie të vazhdueshme, shkruan gazeta LAJM.

“Klasë ka por, nxënës nuk ka”, tha Imer Abdurraimi, u.d drejtor i shkollës fillore “Përparimi” në Çegran.

Për dallim nga viti i kaluar kur në shkollën fillore “Përparimi” mësonin 514 nxënës, sivjet ky numër është 475 apo 39 nxënës më pak.

“Në 15 vitet e fundit numri i nxënësve është përgjysmuar. Është fenomen i përgjithshëm, nuk është vetëm në Çegran, por këtu ndjehet më shumë dhe kjo na shqetëson shumë”, tha Zani Memedi, arsimtar.

Në vitin 1970 kur ishte hapur, shkolla “Përparimi” në Çegran kishte 2400 nxënës, por sot ky numër është shumë herë më i vogël, vetëm 475. Megjithatë, pavarësisht largimit të nxënësve në këtë shkollë nuk mungojnë investimet./Gazeta LAJM

Gazetar: Reshat Ibrahimi

Operator: Amir Idrizi

Uniformat blu informojnë se çka ka ndodhur në Tetovë gjatë 24 orëve të fundit

Mbrëmë (02 tetor,) dhjetë minuta pas mesnate, në fshatin Pirok të Tetovës, pjeëstarë të policisë nga Sektori pët punë të brendshme-Tetovë kanë priv*uar nga liria 21-vjeçarin A.S. nga  Gostivari, për arsye se gjatë kont*rollit të kryer ndaj tij është gjetur mari*juanë.
I njëjti është mabjtur në Stacionin Policor – Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të inicohet edhe parashtresa adekuate.

VIDEO bonus:

https://youtu.be/fP7_aX-jqoA

Dje (1 tetor) rreth orës 21 e 30 minuta, në fshatin Sedllarcë e Epërme e Tetovës, me urdhër të gjyk*atësit është arr*estuar 36-vjeçari V.Sh. nga ky fshat, i gjy*kuar me dë*nim me bu*rg në afat prej 18-muajve, për kryerje të veprës pen*ale ,, Prodhim i paau*torizuar dhe lëshim në përdorim të dro*gave nark*otike, substancave psi*kotrope dhe prek*usorëve,, I njëjti është dorëzuar në bur*gun e Tetovës për vua*jtje të dën*imit.

VIDEO bonus:

https://youtu.be/v9J4Qhoq-60

Tridhjetë e një vejçari P.J. nga fshati Vollkovi e Tetovës, dje (1 tetor), ka den*oncuar se persona të panjohur, në periudhën prej datës 29 shtator dei 1 tetor të këtij viti, kanë thyer xhamin e dritares së mbrapme të kishës ,, Shën Gjergji,, si dhe kanë dëm*tuar dy kanaçe plastike plehrash, të cilat kanë qenë të vendosura në oborrin e kishës.
Ekipi nga SPB Tetovë, ka kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.

VIDEO bonus:

Dje (1 tetor) rreth 13 e 30 minuta, 65-vjeçari L.S. nga fshati Gallatë e Gostivarit, duke drejtuar traktorin e ngarkuar me dru në vendin e quajtur ,,Borca e Poshtme,, është rrë*zuar prej traktorit ku ka marrë lënd*ime trupore.
I lënuari L.S. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar që t`i ofrohet ndihma mjekësore.

VIDEO bonus:

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit R.I.(22) nga Tetova, për shkak të bazave të dysh*imit se ka kryer vepër pen*ale ,,Përdh*unim,,. Më datë 11.07.2019 në një shtëpi në rrugën e ,,Ilindenit,, në Tetovë, i denon*cuari ka detyruar të kryejë marrë*dhëne sek*suale një va*jzë të mi*tur 15-vjeçare.

https://youtu.be/1Pm5nbh4pVI

Më 1 tetor, rreth orës 01.00, në fshatin Pallçisht i Epërm, pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, i kanë pri*vuar nga liria personat F.S. (26) nga Reçica e Madhe, V.R. (18) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Reçica e vogël, për arsye se gjatë kont*rollit të kryer ndaj tyre, tek ata është gjetur mari*juanë.
Tre personat e lartpërmendur policia i ka zënë në veturën ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar F.S. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë edhe parashtresa adekuate.

https://www.youtube.com/watch?v=QaYBnqPIFTA

Më 30 shtator,  rreth orës 14.00, i punësuari në një shkollë të mesme të Tetovës, me lokacion në rrugën e ,,Ilindenit,, ka denon*cuar prishje të rendit dhe qetësisë publike, përpara hyrjes së shkollës.
Në këtë zënkë, gjegjësisht përl*eshje fizi*ke janë përfshirë dy grupe të nxënësve të moshës 17- vjeçare nga fshatrat Odër, Përshefcë, Neposhten dhe Pallçisht.
Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë, më (30 shtator, rreth orës 17.00, në Tetovë e kanë privuar nga liria 19-vjeçarin Xh.B. nga fshati Otushishtë e Tetovës, për shkak të dyshimeve se ka kryer disa vjedhje të rënda dhe vjedhje, gjatë javës së kaluar nëpër Tetovë dhe Gostivar .
I njëjti është mbajutur në Stacionin policor Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgaditet edhe parashtresë adekuate.

Pesëdhjetë e dy vjeçari Xh.Xh. nga fshati Vejcë e Tetovës, dje (30-shtator) ka deno*ncuar se në periudhën në mes datës 28 dhe 29 shtator, në atarin e fshatit Bozofcë, kafshë të egra me shumë gjasa ujq, ia kanë mby*tur 40 dele, 15 kanë qenë të lënduara, kurse 40 dele tjera kanë ikur dhe nuk janë kthyer në tufën e deleve.
Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes.

Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë

Këngëtari më i njohur i muzikës tallava, ka pësuar një at*ak kardiak. Lajmin e ka bërë të ditur një prej miqve të tij në rjetet sociale. Ai shkruan se faza më e vështirë ka kaluar, por ai ndodhet ende në gjendje kri*tike.

Afërdita Bogiqi, zëri i shqiptarëve në Parlamentin zviceran

Më 20 tetor në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku votuesit do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në Parlament dhe në Senat (Dhomën e Shteteve).

Materiali zgjedhore kanë arritur dhe që tani mund të votohet përmes postës.

Shqiptarët në Zvicër (rreth 100 mijë me pasaportë zvicerane) nuk mund të rrinë indiferentë ndaj këtyre zgjedhjeve. Për më tepër, një pjesë e tyre kanë zgjedhur t’i futen politikës për të qenë pjesë aktive e vendim-marrjes politike në këtë vend. Jo të paktë, janë ata që sot janë këshilltarë komunalë dhe deputetë në nivel parlamenti kantonal. Por, deri më sot, askush nuk ka arritur të zgjidhet në parlamentin federal .

A do të ndryshojë kjo me zgjedhjet e 20 tetorit 2019 ? Në një intervistë për ATSH-në, Afërdita Bogiqi, kandidate për deputete në parlamentin zviceran, thekson se “shqiptarët janë integruar në fusha të ndryshme te jetës në Zvicër dhe kjo është një kënaqësi për mua. Megjithatë, arena politike, me disa përjashtime të vogla, mbetet hapësirë ku ata ende nuk janë të pranishëm”.

“Sa më shumë shqiptarë kompetentë të zgjidhen dhe të angazhohen në fushën politike, kjo do të kontribuojë në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv të shqiptarëve në Zvicër. Ajo që unë do të mbroj si politikane, janë vlerat si solidariteti dhe fakti që qytetari duhet te jetë në qendër të vëmendjes politike”, shprehet Bogiqi.

Një paraqitje e shkurtër e rrugëtimit tuaj? Kush është Afërdita Bogiqi? Formimi juaj arsimor e profesional? Angazhimi juaj në politikë?

Afërdita : Në përfundim të studimeve të mia pranë Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, gjatë vitit 1996 erdha dhe u vendosa në Valis me një qëllim : mësimin e gjuhës për të vazhduar studimet në Zvicër. Në të njëjtën kohë gjendja në Kosovë u përkeqësua ekonomikisht dhe politikisht. Familja ime sikur shumë familje në Kosovë, kishte nevojë për mbështetjen time financiare. Me që urgjenca ishte të kualifikohem sa me shpejtë për tregun zviceran të punës , u diplomova në shkollën komerciale në Montreux për të punuar pastaj si kontabiliste në administratën kantonale të Valais gjatë 9 viteve. Një trajnim në financa dhe kontabilitet , më ndihmoj t’i zgjeroj kompetencat në këtë fushë. Gjatë kësaj kohe, në sajë të zotërimit gjuhës frënge dhe njohjes së administratës zvicerane kantonale dhe federale, munda të ndihmojë shumë bashkatdhetarë të mi gjatë veprimeve të tyre administrative.

Në vitin 2014, përfundova një Bachelor për punë sociale (Bachelor en Travail social) në HES-SO ne Sierre ne Valis. Po të njëjtën kohë punoja 60% si assistente sociale dhe kujdesesha për familjen time ne Zvicër dhe në Kosovë. Pas një përvoje pune 10 vjeçare si asistente sociale në qytete te ndryshme të Valisit, kam mbaruar një Master për punë sociale ne HES-SO në Lausanne. Paralelisht me studimet e Masterit, kam kryer një DAS (Diploma of Advanced Studies) për arsim dhe ka dy vite që punoj si profesoreshë për ciklin shkollor të mesëm.

Pjesëmarrja juaj në këto zgjedhje është një dëshmi se shqiptarët në Zvicër nuk janë spektatorë indiferentë të zhvillimeve politike por se ata po bëhen pjesë aktive dhe e rëndësishme e shoqërisë zvicerane duke u përpjekur që gjithnjë e më shumë të jenë pjesë e vendim-marrjes politike. Çfarë e frymëzoi Afërdita Bogiqin që të paraqitet si kandidate në këto zgjedhje ?

Shqiptarët janë integruar në fusha të ndryshme te jetës në Zvicër dhe kjo është një kënaqësi për mua. Megjithatë, arena politike, me disa përjashtime të vogla, mbetet hapësirë ku ata ende nuk janë të pranishëm. Angazhimi im në politikë( i takoj krahut të majtë) ka qenë i natyrshëm pasi që edhe më parë kam qenë dhe jam e angazhuar në shoqata dhe komisione te ndryshme të nivelit lokal dhe kantonal. Edhe pse pushteti politik ne Zvicër është rezultat i një konsensusi midis partive politike të ndryshme, më pëlqen fakti te bëhem pjesë e vendimmarrjes politike në Zvicër.

Cilat janë çështjet që i keni më për zemër për të cilat do të angazhoheni nëse zgjidheni në parlamentin federal?

Ajo që unë do të mbroj si politikane, janë vlerat si solidariteti dhe fakti që qytetari duhet te jetë në qendër të vëmendjes politike. Më konkretisht, e përkrah iniciativën për të kufizuar shpenzimet e sigurimeve shëndetësore në 10% të të ardhurave. Jam që të gjithë të kenë shanse të barabarta në punësim, shkollim etj dhe jam kundër diskriminimit që u bëhet në punësim sidomos të rinjve me origjinë të huaj e në këtë rast edhe të rinjve shqiptarë.

Shqiptarët në Zvicër janë të shumtë që kanë dy-shtetësinë dhe si rrjedhojë edhe të drejtën e votës. Së pari, pse qytetarët shqiptaro-zviceranë duhet të votojnë në këto zgjedhje  dhe së dyti, a mund te themi, edhe pse kandidate e një partie politike zvicerane, megjithatë do të jeni një zë i shqiptarëve në parlamentin zviceran ?

Së pari, të votosh është një akt qytetar dhe kjo u mundëson qytetarëve shqiptarë-zviceranë të integrohen plotësisht në shoqërinë e këtij vendi, pra edhe në aspektin politik. Së dyti, sa më shumë shqiptarë kompetentë të zgjidhen dhe të angazhohen në fushën politike, kjo do të kontribuojë në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv të shqiptarëve në Zvicër. Kjo do ndikonte në sensibilizimin e shoqërisë dhe autoriteteve ndaj çështjeve të diskriminimit gjatë kërkimit të një pune, banese, regjistrimit në një shkollë , si dhe në situata të tjera të përditshme./atsh

Arinjtë lëvizin rrugës së Vrapçishtit, drejt autostradës (VIDEO)

Rrugës nga fshati Vrapçisht drejt autostradës Tetovë – Gostivar, banorët e zonës kanë filmuar katër arinj duke lëvizur në orat e vona të natës së të dielës, njofton Flaka

Në kërkim të ushqimit, dukuri kjo e zakonshme për arushat në prag të stinës së dimrit, ato zbresin nga malet në vise të banuara rurale, madje duke shka*ktuar edhe dëme për banorët e fshatrave, me theks të veçantë fermerëve dhe blegtorëve.

Sipas drejtuesve të shoqatës së gjuetarëve “Mali i thatë”, shtimi dhe prezenca e madhe e arushave në viset e banuara rurale, ka ndikuar shumë edhe si pasojë e ndalesës së gjahut.

Gjuet*arët as që tentojnë të marrin në shënjestër të tyre ndonjë arushë, për shkak se, siç thonë ato, gjoba për vr*asjen e arushave janë enorme. Sipas normave në fuqi, një gjuetar në raste të tilla ballafaqohet me gjobë prej 18.000 euro, duke mos llogaritur edhe dëni*min me bu*rg prej disa viteve.

Nga përllogaritjet e gjuetarëve të Gostivarit, në territorin më të gjerë të Gostivarit mendohet të ketë mbi 50 arusha dhe dy herë më shumë këlyshë të vegjël të tyre.

Të ndodhur para një situate të tillë të palakmueshme, fermerët e dëm*tuar janë të mendimit që të iniciohen ndryshme të ligjit për mbrojtje nga arushat ku aktualisht ndalohet vra*sja i tyre. Flaka

https://www.youtube.com/watch?v=fP7_aX-jqoA

Bonus Video:

Shqiptari nga Amerika: Nëse fiton Albin Kurti do të kthehem në Kosovë me 50 milionë euro (VIDEO)

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, Gazmend Gjonbalaj, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX ka dal hapur në mbështetje për Albin Kurtin duke deklaruar se nëse ky i fundit fiton dhe premton drejtësi e sundimit të ligjit ai është në gjendje të ndihmojë ekonominë e vendit me 50 milionë euro.

Ai ka deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë.

Më poshtë mund ta gjeni deklaratën e tij të plotë.

https://www.youtube.com/watch?v=QaYBnqPIFTA&feature=youtu.be

Uniformat blu informojnë se çka ka ndodhur në Tetovë gjatë 24 orëve të fundit

Pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, dje (29 shtator) në zonën e fshatit Merovë të Tetovës, e kanë gjetur veturën ,,BMW,, me targa të Strugës, e cila më 26 -shtator të këtij viti, ka qenë e konfi*skuar në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë.

Menjëherë pas dokumentimit të plotë të rastit, vetura është kthyer tek pronari A.G. (33) nga Tetova, i cili e ka den*oncuar rastin e veturës si konfiskuar.

VIDEO bonus:

Mbrëmë (29 shtator) rreth orës 21 e 50 minuta, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë në fshatin Podbregjë të Tetovës, kanë privuar nga liria personat S.A. (21) nga fshati Merovë, B.A. (24) nga fshati Siniçan si dhe E.A. (23)
dhe E.A. (28) të dy nga Tetova, tek të cilët gjatë kontrollit të kryer është gjetur ko*kainë.

Personat në fjalë, kanë qenë në veturën ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari S.A. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të inicihet edhe parashtresë adekuate.

VIDEO bonus:

Mbrëmë (29 shtator) rreth orës 23 e 15 minuta, në rrugën regjionale Jazhincë-Tetovë, në afërsi të fshatit Leshkë, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë vetura ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 36-vjeçarja S.I.Z. nga fshati Sllatinë e Tetovës, dhe një motoçikletë të cilën e ka drejtuar person i panjohur, i cili menjëherë ka lëshuar vendin e ngjarjes.

Shoferja e veturës ,,Golf,, është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t`i ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës.

VIDEO bonus:

FOTOT: Kur ka qenë më e fortë ushtria shqiptare, në komunizëm apo demokraci?

Nga Bardhyl Hazizaj

Ka ekzistuar një shprehje dikur që në fund të fundit paraqiste një realitet konkret. Dikur thuhej me krenari: Po pyet bota për Shqipërinë, sa të madhe e ka ushtrinë?! Pavarësisht se bëhet për një kohë tjetër, të dikurshme kur Shqipëria ishte diktaturë e proletariatit dhe ishte e militarizuar deri në dhëmbë për shkak të historisë dhe të rrethanave, dhe asnjë krahasim nuk mund të bëhet me sot, kur Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, duhet pranuar se gjendja aktuale e ushtrisë shqiptare është në gjendjen më të dobët të saj.

Ndaj shprehja e dikurshme sot është zëvendësuar me një tjetër: Nuk pyet bota për Shqipërinë, sa të fortë e ka ushtrinë…

Në vijim do të argumentoj se pse ka ndodhur kjo.

Historia e Ushtrisë, Historia e luftës, e armëve, është një pjesën e jetës mashkullore të popullsisë, dhe të ushtrive! Pavarësishtse ne prej dekadash i kemi bërë edhe gratë e vajzat pjesë të strukturave të forcave të armatosura. Ne e vlerësojmë faktin se po jetojmë ndoshta në periudhën më të gjatë pa konflikt global, por kjo nuk duhet të na bëjë të nënvlerësojmë rrezikun! Në qendër të vëmendjes të ushtarakëve sot nuk janë vetëm konfliktet e armatosura, por edhe ato ekonomike, politike, e pretendimet territoriale!

Në Kushtetutë, në Nenin 166 thuhet se: “Shtetasit shqiptar kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen e RSH siç parashikon ligji…” Por në fakt ne aktualisht thuajse nuk kemi ushtri! Ne na dhimbset Atdheu dhe nuk e imagjinojmë që vendi jonë sot nuk ka ushtri, efektivë rezervistë, as paraushtarakë, as pergatitje të rinisë shkollore. Kur ushtria shqiptare ishte e fortë edhe, Ballkani ishte më i qëndrueshëm.

Sot ushtria shqiptare nuk ka as efektivë konstantë e as teknikë konstante, as mbrojtje të sigurt! Në një vend që s’ka ushtri është pa shtyllë të fortë kurrizore, s’ka siguri. “Për shekuj me radhë, populli shqiptar ka treguar se lirija fitohet e mbrohet me pushkë ! Nuk i lihet mbrojtja e Atdheut vullnetarizmit! Deri ne vitin 1991 Ushtria ruajti kompaktësinë luftarake, duke u bërë garante e mbrojtjes së Atdheut dhe e Sigurisë Kombëtare.

Me ndryshimin e sistemit edhe ushtria u shkurtua deri sa më 1997 u shkatërrua plotësisht pa u ndeshur me asnjë ushtri të huaj, por si i thonë fjalës populli hëngri pjellën e vet. Sot Ushtria shqiptare nuk ka një strukture konstante të forcave tona të armatosura dhe për pasojë jetojmë në një pasiguri të vazhdueshme, nuk kemi një gatishmëri konstante, dhe nuk mundet te krahasohemi me asnjë nga vendet perëndimore, apo ne rajon.

Sot, thuhet se, ushtria shqiptare ka 7.200 vetë nga të cilët 1000 femra, edhe kjo nëse është e vërtetë. Kaq vetë nuk vlejnë as për një paradë modeste. Ndaj dhe nuk do të kemi paradë ushtarake më 29 nëntor, në ditën kur do të kremtojmë 75-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë. Ushtria jonë sot është një absurd i madh pasi në radhët e saj lejohet të shërbejnë edhe mosha mbi 55 vjeç dhe ata janë të detyruar të stërviten për veprime paqësore ndërsa të rinjtë edhe pse të shëndetshëm me moshë 18 vjeç përjashtohen nga ky detyrim për t’u përgatitur për mbrojtjen e atdheut. Të rinjtë tanë e kanë mendjen si e si ta braktisin këtë vend, pasi nuk ndiejnë siguri dhe nuk shikojnë asnjë perspektivë pozitive për të ardhmen e tyre. Dhe ata e kanë kuptuar se nga u vjen e keqja: nga politikat e mbrapshta të qeverive që kanë ardhur e janë larguar nga pushteti për afro 30 vjet me radhë duke elënë situatën më dëshpëruese nga ç’e kanë gjetur.

Fqinjët tanë i zhvillojnë forcat e armatiosura,kanë futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kanë futur edukimin ushtarak në shkollat e mesme kurse shteti jonë pas reformës politike më 1992 i dha rrukullimën, ushtrisë deri sa e shkatërroi më 1997 .Asnjë masë nuk është marrë për të rregulluar e kompesuar mangësitë që i krijoi pushteti paraardhës i PD!

Sot ushtria shqiptare nuk zhvillon stërvitje e operacione ushtarake se ska efektiv as teknikë luftarake, armatim anije dhe nëndetëse as aeroplanë as helikopterë!. Pse duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë armëve dhe taktikave? Për shkak se gjithë historia e njerëzimit është histori e luftës dhe ka fituar ai që ka patur pergatitje dhe teknike të përparuar! Në luftë nuk mjafton vetëm guximi kundër shiut të plumbave të armikut, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi duhet të ketë një avantazh të mirë të armëve sulmuese dhe mbrojtëse, teknikë dhe aftësi teknologjike dhe njohje e zbatimin e suksesshëm të strategjisë së Artit Ushtarak të Luftës ! Në luftë nuk shkohet për të mësuar, por shkohet i mësuar i stërvitur !

Stërvitja dhe manovra ushtarake është gjithmonë një mesazh për miqtë dhe armiqtë! Në Historinë e Ballkanit, Shqipëria nuk ka kërcënuar me ushtri e as ka pushtuar tokë të huaj , përkundrazi “Tensionet” në marrëdhëniet me Jugosllavinë apo me Greqinë “nuk vijnë nga Shqipëria, por se është një vazhdim i politikës shoviniste të fqinjëve ndaj Shqipërisë! Greqia, akoma fajëson për gjithçka Shqipërinë dhe ajo mban në fuqi ligjin e luftës” edhe pse të dy jemi vende anëtare jemi në NATO.

Kushtetuta është ligji dhe institucioni më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Praktika e deritanishme ka treguar se Qeveria Shqiptare nuk e njeh dhe nuk do ta zbatojë Kushtetutën.

Dikur ishim ushtri e fortë që na e kishin frikën! Në vitin 1977 Këshilli i Mbrojtjes miratoi këtë organikë: Për Forcat Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore 11 Brigada nga të cilat 3 ne Tiranë, nga 1 brigadë në Gjirokastër, Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Durrës, Korçë e Shkodër. Numri i Grupeve vullnetare nga 103 bëhet 110, numri i batalioneve nga 483 bëhet 608 vetë. Kontingjenti i FVVP rritet nga 175.000 vetë në 265,512 vetë nga të cilët 39.672 burra; 169.669 gra e vajza dhe 29.171 paraushtarakë. Nuk bwhet fjalw kwtu pwr ndonjë nxjerrje tw sekretit shtetëror, pasi ne nuk kemi sekrete prej mw shumw se 30 vjetwsh.

I-Njësi Operativo Strategjike të Ushtrisë:

Korpusi i Parë i Mbrojtjes Bregdetare në Fier

Korpusi i Dytë i Këmbësorisë në Gjirokastër

Korpusi Tretë i Këmbësorisë në Korçë

Korpusi i Katërt i Mbrojtjes Bregdetare në Tiranë

Korpusi i Pestë i Këmbësorisë në Pukë

Korpusi i Këmbësorisë (Grupimi i Gjashtë)në Tiranë

Korpusi i Shtatë i Këmbësorisë në Burrel

Korpusi i Këmbësorisë (Grupimi i Tetë) në Elbasan

Korpusi i Nëntë i Këmbësorisë në Shkodër

Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore në Tiranë

Komanda e Aviacionit Luftarak në Tiranë

Komanda e Flotës Luftarako-Detare në Tiranë

Komanda e Mbrojtjes Qytetit të Tiranës

Komanda e Ishullit të Sazanit

5 Baza të Furnizimit të Ushtrisë

II-Njësi Operativo Strategjike të Ushtrisë:

Njësitë Taktiko Operative të Ushtrisë

74 Brigada këmbësorie

19 Brigada Sulmuese

13 Brigada artilerie

23 Regjimente të Artilerisë kundërajrore

3 Brigada Xheniere

1 Brigadë Ndërlidhje

1 Regjiment Zbulimi

6 Regjimente Kundërtank

4 Regjimente të Artilerisë Bregdetare

5 Regjimente të Aviacionit

1 Regjiment Raketash Kundër Ajrore

1 Regjiment i Mbrojtjes kimike

1 Regjiment i Radiozbulimit.

1 Regjimet i Zbulimit Elektronik

8 Brigada të Rinisë Shkollore

5 Brigada të Rinisë Universitare

6 Brigada të Forcave Vullnetare

1 Shkolla e Bashkuar e Oficerëve Enver Hoxha

1 Akademia Ushtarake “Mehmet Shehu”

1 Akademia e Shtabit të Përgjithshëm

1 Shkolla Ushtarake Skënderbej

3 Shkolla të Përgatitjes së Oficerëve Rezervë

1 Shkolla e Oficerëve të Aviacionit

1 Shkolla e Oficerëve të FLD

Gjithsej Ushtria kish një efektiv prej 585.000 vetësh të organizuar në 14 Korpuse Këmbësorie e Komanda të Larta ,prej tyre 5 Komanda Operative të barabarta me Korpuset për nga madhësia dhe kryerja e detyrave luftarake,me 179 brigada të ndryshme pa Rininë Shkollore të Armatosur dhe pa Forcat Vullnetare të organizuara në gjithë territorin; 5 Baza të furnizimit të Ushtrisë si dhe 5 Regjimente të Aviacioni nga të cilët 3 ishin regjimente gjuajtës bombardues dhe një flotë të fuqishme detare, ujore e nënujore..”

Cilat ishin resurset njerëzore në ushtri dhe çfarë armatimi? Efektivi i Forcave të Armatosura përbëhej nga rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë si dhe nga rreth 8.000 civilë.

Ushtria shqiptare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG) si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500 copë, pa llogaritur transportuesit e blinduar si dhe mjetet amfibe. Fortifikimi i gjithë vendit me dhjetëra kilometra tunele antiatomike.

Vetëm Korpusi i Fierit më 1972 kishte: 11 Brigada këmbësorie, 3 Brigada sulmuese; 2 Brigada tankesh; 1 brigade artilerie; 2 Brigada te rinise shkollore të armatosur; 3 Brigada të Forcave vullnetare; 4 regjimente kundërajrore; 2 regjimente te Artilerisë bregdetare 7 nenreparte special, 1 spital modern etj! Sot gjendja e FA të Shqipërisë është dy ose tre herë më e vogël se sa forcat vullnetare që kishte Bajram Currit në Luftën e Parë Botërore më 1913!

Ndërsa fqinjët tanë në jug, grekët, mbajnë akoma në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë! Serbia blen armë në Rusi. Franca gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Serbinë për blerje e sistemeve të raketave. Ne kërkojmë njohje të Kosovës ndërsa Serbia nuk do! Nëse Serbia blen armë po ne??

Kjo ndodh sepse në Parlamentin e Shqipërisë “Lepujt bëjnë Kuvend si t’i dëbojnë shqiponjat (shqiptarët) nga vendi i tyre, kurse shqiponjat (shqiptarët) shqyejnë njëri tjetrin! Fqinjët përfitojnë nga rrëmuja dhe ndërsa vazhdojnë të forcojnë ushtritë e tyre, nga ana tjetër duan që Shqipëria të jetë sa më e dobët ushtarakisht. Ky është një realitet shqetësues që duhet t’i vërë seriozisht në mendime pushtetarët tanë.

Serbia ka 2 here me shume ushtare se ish republikat e tjera të Jugosllavisë, dhe vendet fqinje, por krahasuar me Rumaninë dhe Bullgarinë ka më pakë. Për vitin 2014 Serbia numëron 45.000 forca nga tw cilët 10.609 ushtarw profesionistw, 8761 oficerw (45 gjeneralë, 544 kolonelë, 3.301 nënkolonelë, majorë, kapitenë dhe 1755 togerë) dhe një buxhet prej 1.2 miliardë dollarë. Forca tw afta për luftw 2.579.620 vete mosha 15-49 vjeç. Bullgaria ka 51.000 forca një buxhet mbi 1 miliardë dollarë dhe forca te afta per lufte 1.661.211 vete; Kroacia 18.400 forca; e afte te mobilizoi 1.035.712 rezerviste mosha 15-49 vjeç buxhetin 875 milion dollarë; Sllovenia ka 7.600 forca e afte te mobilizoi 496.929 vete dhe nje buxhet 507 milion dollarë. Greqinë e cila është ne NATO dhe BE ka një numër tw madh ushtaresh, duke u justifikuar me mosmarrëveshjet qe ka me Turqinë edhe kjo anëtare e NATO-s.

A jemi të sigurtë në këto kushte? Përgjigjja e kësaj pyetjeje natyrisht që nuk është pozitive…

Në artin ushtarak ka një aksiomë të gjithëkohëshme. Që të udhëheqësh duhet:

– I-Ti njohësh kuadrot, të dish të kapësh meritat dhe të metat e tyre, të dish të punosh me kuadrot.

-II- Të dish të shpërndash kuadrot në mënyrë të atillë që: a)çdo kuadër ta ndjejë veten në vendin që ai meriton b)çdo kuadër të mundë ti jap revolucionit maksimumin e asaj që ai përgjithësisht është në gjendje të japë, në bazë të cilësive të tijë personale c)shpërndarja e tillë e kuadrove të mos ketë çrregullime në punë,por harmoni,unitet ngritje e përgjithshme të punës në tërësi ç) drejtimi i përgjithshëm i punës së organizuar në këtë mënyrë të jetë shprehje dhe realizimi i asaj ideje politike për hir të së cilës bëhet shpërndarja e kuadrove nëpër vende.

Çdo reaksion është i njëjtë ,po qe se nuk e godasim ai nuk bie! Flamurin e urrejtjes ndaj ushtrisë e ushtarakëve e kishin armiqtë sot nëse e ka kush ai është PD;PS;LSI; dhe kjo nuk ka nevojë të provohet në mënyrë specifike. Shikoni të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve demokraci janë kthyer në kushineta, marioneta, kukulla, shërbëtorë të bindur të oligarkëve dhe borgjezisë së re kombëtare dhe asaj botërore dhe përpiqen për të luajtur këtë rol sa më mirë që të munden ashtu si i thotë populli.”

E kanë bërë faqen “rrogoz” që do të thotë se kanë shitur interesat kombëtare!(Dita)

Albanian soldiers provide security during exercise Combined Resolve II at the Joint Multinational Readiness Center in Hohenfels, Germany, May 29, 2014. Combined Resolve II is a multinational decisive action training environment exercise occurring at the Joint Multinational Training Command’s Hohenfels and Grafenwoehr Training Areas that involves more than 4,000 participants from 15 partner nations. The intent of the exercise is to train and prepare a U.S. led multinational brigade to interoperate with multiple partner nations and execute unified land operations against a complex threat while improving the combat readiness of all participants. (U.S. Army photo by Spc. Brian Chaney/Not Reviewed)
Albanian soldiers take cover during exercise Combined Resolve III at the Hohenfels Training Area, Germany, Oct. 27, 2014. Albania is one of over a dozen NATO and European partner nations participating in the bi-annual exercise at the U.S. Army’s major training areas in southeastern Germany to enhance connections — personal, professional, technical and tactical — in a multinational brigade training environment. (U.S. Army photo by Visual Information Specialist Gertrud Zach/released)

Aksident në rrugën regjionale Jazhincë-Tetovë

Mbrëmë (29 shtator) rreth orës 23 e 15 minuta, në rrugën regjionale Jazhincë-Tetovë, në afërsi të fshatit Leshkë, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë vetura ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 36-vjeçarja S.I.Z. nga fshati Sllatinë e Tetovës, dhe një motoçikletë të cilën e ka drejtuar person i panjohur, i cili menjëherë ka lëshuar vendin e ngjarjes.

Shoferja e veturës ,,Golf,, është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t`i ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës.

VIDEO bonus:

Ja në cilin fshat të Tetovës u gjet BMW-ja e konfiskuar në rrugën “Iliria” në Tetovë

Pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, dje (29 shtator) në zonën e fshatit Merovë të Tetovës, e kanë gjetur veturën ,,BMW,, me targa të Strugës, e cila më 26 -shtator të këtij viti, ka qenë e konfiskuar në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë.

Menjëherë pas dokumentimit të plotë të rastit, vetura është kthyer tek pronari A.G. (33) nga Tetova, i cili e ka den*oncuar rastin e veturës si konfiskuar.

Vihen pas hekurave 4 të rinj nga Tetova dhe rrethina

Mbrëmë (29 shtator) rreth orës 21 e 50 minuta, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë në fshatin Podbregjë të Tetovës, kanë privuar nga liria personat S.A. (21) nga fshati Merovë, B.A. (24) nga fshati Siniçan si dhe E.A. (23)
dhe E.A. (28) të dy nga Tetova, tek të cilët gjatë kontrollit të kryer është gjetur ko*kainë.

Personat në fjalë, kanë qenë në veturën ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari S.A. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të inicihet edhe parashtresë adekuate.

VIDEO bonus:

Intelektualët shqiptarë: Zaevi nuk i plotësoi pritjet e qytetarëve (VIDEO)

Ndrysimi i qeverisë ëstë realitet në Maqedoni, Zoran Zaevo nuk i plotësoi pritjet e qytetarëve, është qëndrimi i intelektualëve shqiptarë në vend. Ata thonë se kryeministri po humbet besimin në bllokun shqiptar, prej të cilëve kishte mbështetje shumë të madhe nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Is deputeti i PDSH-së, Bekim Qoku thotë edhe pse premtimet ishin të mëdha, asgjë nuk ka ndryshuar në Maqedoni, madje situata edhe ede më e keqe me ikjen e sumë qytetarëve jashtë vendit.

Në Maqedoni, synohej që Z. Zaev të bënte ndryshime thelbësore në të gjitha sferat.Ai ka ndryshuar vetëm figurat, domethënë disa njerëz, por sistemi i qeverisjes, pra rregulli, nuk ka ndryshuar.Ne jemi në të njëjtin drejtim me mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë, siç e shihni me zhvatjet që po ndodhin. Eshtë edhe më keq kur e shohim këtë eksod, pra ikjen e njerëzve nga Maqedonia gjatë kohës së Zoran Zaev, tha Qoku.

Dëshmia më e madhe që qeveria nuk interesohet për qytetarët është se nuk merr pothuajse asnjë masë për t’u marrë me ajrin e ndotur. Kjo, sipas Ariant Xhaferiit, thotë mjaftueshëm se çarë lloj njerëzish e drejtojnë shtetin.

Unë shpesh herë e kam thënë që ndryshimi rrënjësor kërkon masa radikale. Për masa të tilla ju duhet të keni liderë guximtarë politikanë të cilët duhet të marrin disa nga masat që nuk do të jenë populiste dhe nuk do t’u sjellin atyre vota, tha eko-aktivisti Xhaferi.

Mendimi i përbashkët i intelektualëve shqiptarë është se më parë do të ndryshoje pushteti në Kosovë , në zgjedhjet e tetorit, dhe më pas e njëjta do të ndodhi edhe në Maqedoni.

Banorët maqedonas të Idrizovës ngrihen kundër ndërtimit të shkollës shqipe (VIDEO)

Qytetarët maqedonas kanë filluar një pro*testë kundër shkollës shqipe e cila u paralajmërua të ndërtohet në Idrizovë, njofton SHENJA.

Protesta po vazhdon të mbahet në oborrin e shkollës së Idrizovës ku kryetari i Komunës së Gazi Babës, deputeti i zonës dhe ministri i Arsimit janë duke mbajtur një mbledhje në lidhje me ndërtimin e obje*ktit të ri të shkollës në gjuhën shqipe.

“Kjo është Maqedoni e jo Shqipëri”, dëgjohen duke thënë prote*stuesit maqedonas të cilët edhe para disa ditëve nuk lejuan që të hapen paralele në gjuhën shqipe në shkollën fillore të fshatit e cila është vetëm në gjuhën maqedonase.

https://www.youtube.com/watch?v=Sab153ieh8Q

Vizita e aktorit të famshëm në Shqipëri në 1972-in, Sigurimi: Bekim Fehmiu adhuron Titon dhe kishte dëshirë të madhe të shikonte shokun Enver…

Memorie.al publikon raportin sekret të Sigurimit të Shtetit i realizuar nëpërmjet Drejtorisë së Zbulimit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtëme, (Drejtoria e V-të) i cili mban datën 15 maj 1972, ku agj*entët e shërbimit të fshehtë, surv*ejuan, për*gjuan dhe inçizuan (me teknikë operative) të gjitha bisedat e aktorit të famshëm shqiptar nga Kosova, Bekim Fehmiu, gjatë periudhës tre javore që ai qëndroi në Shqipëri. Çfarë thoshte aktori i famshëm për Kosovën, Jugosllavinë, Tiranën, Prishtinën, Josif Broz Titon dhe Enver Hoxhën e bisedat e tjera që ai bëri me personalietet e artit e kulturës gjatë takimeve me ta…

Nga Iv Kaloçi

Në këtë shkrim po botojmë të plotë dokumentin e e Drejtorisë së V-të të Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Jashtme) lidhur me survejimin dhe përgjimin e vazhdueshëm që iu bë aktorit shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiut, gjatë vizitës së tij dyjavore në Shqipëri në majin e vitit 1972. Fund i viteve ‘60-të dhe fillimi i viteve ‘70-të, do të shënonin një “shkrirje të akujve” përsa i përket marrdhënieve politike, ekonomike, dhe sidomos atyre kulturore midis Tiranës dhe Beogradit. Sulmi i forcave të Traktatit të Varshavës ndaj Çekosllovakisë në vitin 1968, si dhe garancia e plotë që udhëheqësi komunist i Jugosllavisë Josip Broz Tito i dha Enver Hoxhës se “Jugosllavia nuk do të bëhet një territor trampolinë në rast pushtimi të Shqipërisë nga trupat sovjetike”, si dhe “përfundimi me sukses” i demostratave të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1968-të, pas dhënies së autonomisë së zgjeruar dhe hapjes së Universitetit të Prishtinës, do të ndikonin pozitivisht në përmirësimin e këtyre raporteve shpesh-herë tejet të tensionuara.

Gjatë kësaj periudhe midis Shqipërisë dhe Kosovës, do të nisnin si kurrë më parë një etapë e rëndësishme e shkëmbimit të ndërsjelltë të delegacioneve qeveritare të rangjeve të larta, arsimit dhe shkencës, grupeve të ndryshme kulturore dhe artistike, këngëtarëve dhe aktorëve të mirënjohur si dhe sportistëve të mirënjohur nga të dyja anët e kufirit. Shkëmbime të tilla do të ndodhnin jo vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe midis Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, dhe Serbisë. Në këtë kuadër bashkëpunimi, në 20 Prill të vitit 1972 erdhi për një vizitë dy-javore në Shqipëri, aktori shqiptar (kosovar) me famë botërore Bekim Fehmiu. Gjatë kësaj vizite, Bekim Fehmiu do të shoqërohej nga personalitetet më të larta shqiptare të artit dhe kulturës në të gjithë axhendën e takimeve të tij në vëndin tonë, si zv/Ministri i Kulturës, Mantho Bala, Drejtori i Kinostudios, Todi Bozo, regjizori Dhimitër Anagnosti, shkrimtari i famshëm, Ismail Kadare, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Dhimitër Shuteriqi, shkrimtari dhe poeti Dritëro Agolli, regjizori i Teatrit Popullor, Esat Oktrova, etj.

Bekim Fehmiu, padyshim deri atëherë ishte shëndruar në një idhull të padiskutueshëm jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë por edhe për ata jashtë saj, deri në kufijtë e diasporës. Aktori shqiptar me famë botërore do të bëhej i njohur fillimisht në kinematografinë jugosllave dhe pastaj në atë europiane dhe botërore me kryeveprat e tij “Morgan A Suitable Case for Treatment” (1966), “Odissea” (1968), përkrah aktores greke (me origjinë shqiptare)Irene Papas, “The Adventures” (1970), “The Deserter” (1971), “Permission to Kill” (1975), “Black Sunday” (1977), dhe të tjera kryevepra me famë botërore si “Disperamente Giulia” (1989). Por Bekim Fehmiu gjatë gjithë vizitës së tij në Shqipëri dhe konkretisht në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Kinostudion “Shqipëria e re”, Galerinë e Arteve, Muzeun Historik Kombëtar, Ekspozitën “Shqipëria Sot”, Teatrin e Operas dhe Baletit, etj do të survejohej dhe përgjohej vazhdimisht nga njerëzit e kudondodhur të Sigurimit të Shtetit të kamufluar si“diplomatë”, “gazetarë”, dhe “shoqërues” të tij.

Sigurimi i Shtetit në raportin që i dërgon Drejtorisë së V të saj me drejtor Jonuz Mersinin (në Ministrinë e Jashtëme) vëren me imtësi të gjitha bisedat dhe qëndrimet personale të aktorit të madh, për të gjithë ecurinë e marrdhënieve politiko-ekonomike dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, e veçanërisht midis Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë raport të hollësishëm përmëndet dashamirësia dhe sinqeriteti që Bekim Fehmiu tregon për çdo lloj ecurie pozitive në marrdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës. Por edhe me gjithë këto lavdërime dhe qëndrime dashamirëse të tij ndaj Shqipërisë, Bekim Fehmiu do të vëzhgohej rreptazi me mosbesim nga punonjësit e Sigurimit të Shtetit, pasi “nuk duhej harruar” se ai vinte nga Jugosllavia, një nga shtetet më të atakuara politikisht nga regjimi i Enver Hoxhës deri në atë kohë.

Gjatë gjithë vizitës së tij në Shqipëri, dhe deri në largimin e tij nga Tirana në 4 Maj 1972, Bekim Fehmiu nuk e mori vesh kurrë se ai do të survejohej dhe përgjohej në të gjitha takimet dhe shëtitjet e tij nga Sigurimi i Shtetit. Dhe kjo sepse deri në këtë kohë, nuk është përë publik asnjë dokument zyrtar që ta dëshmojë më së miri këtë fakt. Dhe sipas të gjitha gjasave, ai iku në jetën e përtejme pa e mësuar kurrë atë fakt. Vetë Bekim Fehmiu do të rikthehej tashmë në Shqipëri në vitin 2000, si i ftuar nderi në një koncert në Pallatin e Kongreseve, por kësaj rradhe i pa-survejuar nga askush. Aktori i madh shqiptar me famë botërore do t’i botonte kujtimet e veta në librin “Shkëlqim dhe tmerr”, (të përkthyer nga diplomati dhe njëkohësisht njohësi më i mirë i gjuhëve sllave në Shqipëri), Xhelal Fejza, në 2012-ën, dy vite pas vdekjes së Fehmiut në shtëpinë e tij në Beograd.

Në këto kujtime Fehmiu i kushton një kapitull të tërë vizitës së rëndësishme të tij në Shqipërinë e vitit 1972, si dhe kujton me nostalgji marrdhëniet kulturore të Tiranës me Prishtinën në periudhën e komunizmit. Raportin e Sigurimit të Shtetit mbi përgjimet e Bekim Fehmiut, të realizuar nëpërmjet Drejtorisë së V-të të Ministrisë së Jashtëme, po e botojmë të plotë së bashku edhe me raportin e Sektorit të Kulturës, ndërsa nga libri me kujtime “Shkëlqim dhe tmerr”, të botuar në vitin 2002 në Beograd, kemi përzgjedhur disa fragmente, kryesisht me ato që kanë të bëjnë me vizitën e tij në Tiranë dhe disa rrethe të tjera të vëndit ku ai u prit me nderime të mëdha.

 Raporti i Sektorit të Kulturës për Bekim Fehmiun

Informacion nga takimi me artistin Kosovar Bekim Fehmiu

Falenderoi për pritjen e ngrohte dhe tha shprehimisht:

“E ndjej veten si në shtëpinë time”.

Gjatë këtyre tre ditëve ai ka pasur takime në Kinostudio, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ka parë disa filma artistikë shqiptarë, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, ekspozitën e madhe “Shqipëria më 1971”, Galerinë e Arteve, Muzeun e Luftes Nacional-Çlirimtare dhe Arkeologjik të Durrësit etj.

Në takimin me shokun Mantho për të gjitha këto që pa dhe mësoi gjatë këtyre ditëve në vëndin tonë, ai u shpreh me fjalë të ngrohta.

Për realizimet tona ai tha se janë me të vërtetë të mëdha, sidomos kur i krahason me gjëndjen e mjeruar të Shqipërisë në periudhën e Zogut, të cilin e quajti feudalizëm primitiv. Ai u shpreh për Kosovën se do ishte e mjaftueshem të arrinte gjendjen ku ka arritur sot Shqipëria në fushën e Arsimit dhe Kulturës. Duke folur për të kaluarën e vëndit tonë tha se nuk ka pasur kush fat më të hidhur se Shqipëria dhe shqiptarëve, nuk ka patur luftë ballkanike dhe botërore që nuk i kanë kaluar këto treva kryq e tërthor Shqipërisë. Dhe megjithatë shqiptarët jetojnë me emër në botë. Shtoi se përse nga vitaliteti dhe zotësia nuk ka popull tjetër në botë si populli shqiptar.

Vlerësoi lidhjet e shumta, rritjen e popullsisë shqiptare dhe të moshës mesatare në vëndon tonë. Pasi foli për numrin e sotëm të popullsisë në vëndin tonë, ai i shtoi këtij numri edhe një milion shqiptarë të Kosovës, (sipas regjistrimit të fundit, të cilin e quajti pak a shumë objektiv). Duke dashur të shprehë kënaqësinë për shtimin e shqiptarëve, vuri në dukje me humor se vetë do të bëjë 12 fëmijë.

Tha se shumë është folur dhe futet rreth teorisë së Marksit, Engelsit dhe Leninit, por Shqipëria është një shëmbull në këtë drejtim. Juve ju karakterizon një modesti që imponohet.

Duke folur për luftën plot suksese kundër analfabetizmit në Shqipëri, nënvizoi gjëndjen e rëndë në Jugosllavi, ku problemi i analfabetizmit po bëhet gjithnjë dhe më i mprehtë. Vuri në dukje se në Beograd tani janë rreth 40 përqind analfabetë.

Në bisedën e tij theksoi se në shkëmbimet me Kosovën duhen pasur parasysh rrethanat konkrete dhe përsëriti se në grupet që vijnë në Shqipëri, duhet të pranohen edhe element serbë dhe malazezë. La të kuptohet se kjo është e nevojshme në marrëdhëniet me Kosovën. Në bisëdën me shokun Mantho, ai përdori disa herë shprehjen: “të punojmë me kopili”, me këtë ai donte të thoshte se ne duhet të përdorim një taktikë elastike, e cila të sigurojë një bashkëpunim të nevojshëm për çështjen shqiptare.

Për këtë çështje ai la të kuptojë se ishte i shqetësuar. Shoku Mantho i tregoi se në grupet kosovare që kanë ardhur në Shqipëri, kanë bërë pjesë edhe serbë etj.

Vlerësoi lart qëndrimin dhe punën e pedagogëve tanë në Universitetin e Prishtinës (ka një vëlla pedagog në këtë universitet). Me punën e tyre të mirë, thjeshtësinë dhe seriozitetin, ata kanë ndikuar dhe tek pedagogët vëndas që të kuptojnë si duhet rolin e tyre. Me këtë la të kuptohet nevojën e predominimit tek ta të ndjenjës patriotike.

Gjatë gjithë bisedës ai la të nënkuptohej se ushqente ndjenja të thella patriotike. Foli me dashuri për punën e të jatit të tij si mësues, pioner i shkollës shiqipe në atë krahinë, të motrës së tij, gjithashtu mësuese etj. Përmëndi se kur vajti për të marrë vizën, i kishin thënë se s’ka ç’mëson në Shqipëri. Me këtë rast ai theksoi se edhe Aleksandër Moisiut i thanë: Ç’e do Shqipërinë dhe përpiqeshin të tregonin se ai s’ishte shqiptar. Përmëndi se ai vetë e ka bërë të qartë kombësinë shqiptare dhe nuk ka pranuar kurrsesi prapashtesën viç.

Pleniumin e katërt e vlersoi pozitivisht, sipas tij, ndihmoi për çështjen e Kosovës.

Për gjëndjen në Jugosllavi, ai vuri në dukje se veprojnë në një forcë të madhe dollari dhe dinari. Përmëndi raste të shumta të vjedhjes nga drejtues ndërrmarjesh. Përmëndi se këta vjedhës të miliona dollarëve nuk ndëshkohen, dënohen lehtë, dalin dhe përsëri kthehen në punë me përgjegjeësi.

Vlerësoi lart filmat tanë nga pikëpamja teknike dhe bëri vërejtje nga ana artistike. Tha se filmi duhet të ketë sa më pak karakter deklarativ, të ndjehet më mirë dhe më fortë shqiptari i sotëm, të intesifikohet ritmi i filmit dhe dinamika e tij.

Duke dalë ai përmëndi fjalën e urtë se “peshku qelbet nga koka”. Me këtë rast vuri në dukje se me realitetet e shënuara, Shqipëria po ecën përpara. Me këtë rast ai deshi të vërë në dukje se kur ecën Shqipëria në rrugë të drejtë, kjo është dhe në interes të Kosovës.

Gjatë bisedës Bekimi pyeti për rrugët e përgatitjes së kuadrove të artit në vëndin tonë, si sasi dhe cilësi, vuri në dukje nevojën që ndjehet sot në Kosovë dhe kërkoi që në këtë fushë të ndihmohet dhe nga vëndi ynë.

Shoku Mantho gjatë këtij takimi i foli gjerësisht për sukseset e arritura në fuhshën e arsimit dhe Kulturës, vështirësitë që janë hasur dhe rrugët që janë ndjekur për kapërcimin e tyre. I foli për traditat e lashta në fushën e artit dhe të kulturës të popullit tonë, për kujdesin që tregohet për këtë, për perspektivat e mëdha në fushën e arsimit e të kulturës. Ai i foli gjithashtu për realizimet e mëdha në fushën ekonomike e shoqërore si dhe rrugët dhe format e punës që janë përdorur tek ne në përgatitjen dhe kualifikimin e kuadrit, sidomos të atyre të kulturës dhe artit.

Shoku Mantho i foli edhe mbi shkëmbimet që janë realizuar në fushën e Arsimit dhe Kulturës në marrdhëniet me Kosovën dhe shprehu kënaqësinë dhe gadishmërinë tonë për forcimin e mëtejshëm të tyre.

24.IV.1972                                                                        F. Hobdari                                                                                                                                                                     J. Mato 

Raporti i Sigurimit të Shtetit për Bekim Fehmiun

Informacion mbi qëndrimin në vëndin tonë të aktorit Kosovar, Bekim Fehmiu

Prej datës 20 prill deri më 4 maj qëndroi në vëndin tonë, i ftuar nga Kinostudio, aktori Kosovar, Bekim Fehmiu. Gjatë kësaj periudhe me të u realizua ky program:

Pritje në Drejtorinë e Kinostudios, ku morën pjesë dhe disa punonjës artistikë, mbas takimit vizitoi disa reparte të Kinostudios si dhe asistoi në sheshin e xhirimit të një filmi artistik. Takimi në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve me shokun Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Llazar Siliqi, etj. Shikimi i shfaqjes së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe bisedoi me artistët e ansamblit, mbas shfaqjes. Shikimi i filmave artistik “Malet me blerim mbuluar”, “Kur zbardhi një ditë”, dhe “Vallëzimi i shqipeve”.

Vizitën në Galerinë e Arteve dhe bisedën me piktorët Foto Stamo, Abdurrahim Buza etj.

Vizitë ne ekspozitën “Shqipëria më 1971”. Në Muzeun e Luftës Nac-Çlirimtare, në Mauzole në Durrës, si dhe në Muzeun Arkeologjik.

Data 24 u organizua pritje në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës nga shoku Mantho Bala.

Vizita në Krujë, në kala dhe muzeun e kalasë

Vizita në Gjirokastër dhe në shtëpinë muze të shokut Enver, në muzeun e armëve dhe nëpër qytet. Shikimi i shfaqjes “Shtëpia në bulevard”, interpretuar nga teatri profesionist i Gjirokastrës.

Vizitë në Sarandë, Butrint dhe Vlorë. Në Fier vizitoi Azotikun dhe Apolloninë.

Vizitë në Shkodër, në Uzinën e Telave dhe në Vaun e Dejës.

Takim dhe bisedë me aktorët e Tetrit “Migjeni” dhe vizitë në shtëpinë e gruas së Bajram Currit.

Pas kthimit nga Shkodra në Tiranë, ai asistoi në premierën e filmit “Yjet e netëve të gjata”. Asistoi në paradën e 1 Majit. Pati një intervistë televizive. Në datën dy, shetiti në parkun e madh ku zhvillohej manifestimi popullor.

Në Kinostudio u shfaq për pedagogët dhe studentët filmi “Odisea”. Mbas filmit u zhvillua një bisedë, thjesht për probleme profesionale. Pa shfaqjen e e Institutit të Arteve, “Ylli pa emër”.

Ditën e fundit pati një bisedë me kolektivin krijues te Kinostudios, mbi problemet profesionale dhe mbasdite asistoi në provën e pjesës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Mbas provës pati një takim të shkurtër me kolektivin e Teatrit Popullor, ku kryesisht u bisedua rreth spektaklit dhe Bekim Fehmiu bëri disa vërejtje profesionale dhe artistike të cilat shokët e teatrit i gjetën me vënd.

1.Nga gjithë qëndrimi i tij më parë dhe nga shprehjet e tij gjatë kohës që qëndroi këtu, dukej një ndjenjë e thellë e shqiptarizmit. Në librin e përshtypjeve të Muzeut të Armëve të Gjirokastrës, ku ai gjeti të ekspozuar dhe një fotografi të ngritjes së flamurit në Vlorë, në të cilën dukej dhe i jati, shkrojti:

“Jam krenar që jam shqiptar”. Këtë ndjenjë krenarie që është shqiptar e shfaqi vazhdimisht. Mbas shfaqjes së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve u shpreh: “Dilni bre vasha dhe djem e tundeni dhe ta marri vesh e gjithë bota se kush jemi ne…”. “Do të ishte mirë të vijshit dhe atje në Beograd dhe të jepshit shfaqje që të mbushej stadiumi më i madh i Beogradit”. Çmonte shumë dhe këtë e shprehte vazhdimisht, kujdesin që tregohet tek ne për njeriun, për shëndetësinë dhe arsimin. Ishte shumë entuzuast për sukseset e tilla të vëndit tonë, siç janë zhdukja e analfabetizmit, elektrifikimi, etj. (në këto raste nuk nguronte të sillte shëmbuj të shumtë negativë për vjedhjet dhe korrupsionin, diferencat e mëdha të rrogave, analfabetizmin që tani në Beograd zë 40 përqind të popullsisë dhe të tjera për Jugosllavinë e sotëme).

Ai thoshte: “E duam shumë Kosovën tonë, por ma shumë duam nënën tonë Shqipëri dhe duhet, që në çdo lamë të na e kaloni ne në Kosovë”.

Gjatë bisedave të ndryshme për përparimin e vëndit tonë, fliste me dashuri për udhëheqësit tanë. Kishte dëshirë të madhe të shihte shokun Enver Hoxha dhe i ngeli merak që në festën e 1 Majit nuk e pa ashtu si duhet. Vlersonte shumë kujdesin dhe shpenzimet që bënte shteti për zbulimet arkeologjike, për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veprave të artit, muzeve etj.

Ishte shumë i etur që të mësonte sa më shumë nga historia e lashtë dhe përparimet e sotëme të vëndit tonë. Gjithmonë shprehej entuziast për çdo gjë që i pëlqente. Kur pa Butrintin dhe Sarandën tha: “Këto janë vënde të mrekullueshme, do t’u them të gjithë kosovarëve të vijnë dhe të pushojnë këtu”.

vijon nesër

Memorie.al

FOTOT e rralla: Kur ndërtohej porti i Durrësit dhe plani pas tërmetit të vitit 1926 që goditi qytetin antik

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur në fund të viteve 1920, në të njëjtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i infrastrukturës rrugore në pjesën qendrore të qytetit antik.

Për disa qindravjeçarë mjetet lundruese të udhëtarëve e mallrave ankoroheshin në dy ura druri, ose prisnin varka shkarkimi në radën portuale të Durrësit.

Rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit nisi në vitin 1928 nga firma italiane “Mazzorana” dhe përfshiu thuajse të gjithë sipërfaqen aktuale të portit më të madh të vendit tonë.

Krijimi i kalatave e basenit, si dhe thellimi i portit vazhduan deri në vitin 1934. Në të njëjtën periudhë janë ngritur edhe ndërtesat në hyrjen kryesore të portit, ku është vendosur pjesërisht sot administrata e Autoritetit Portual

Godinat hyrëse dhe një pjesë e infrastrukturës portuale janë ngritur mbi bazën e një plani rregullues urbanistik, menjëherë pas tërmetit të vitit 1926 që goditi qytetin antik.

ATSH

https://www.youtube.com/watch?v=QS-KpoODBIw&feature=youtu.be