Ballina Blog Faqe 520

Një shqiptar ruan derën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rama nxjerr sekretin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Kryeministri Edi Rama është takuar me një qytetar nga Kosova, që jeton dhe punon në SHBA si punonjës sigurie në zyrat e Kombeve të Bashkuara.

Në një video të publikuar Kryeministri Rama i shoqëruar nga qytetari nga Kosova shprehet: “Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara”.

Edhe gjatë ditës së djeshme Kryeministri Rama në hyrje të hotelit ku po qëndron në Nju-Jork u takua me tri menaxhere që ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat i kanë kërkuar në gjuhën shqipe që të bënin një foto së bashku.

Kompania gjobitet me 870 milionë euro, mashtruan me makinat C-Clas dhe E-Clas (FOTO)

Kompania mëmë e Mercedes Benz, Daimler, është gjobitur me 870 milionë euro, ose gati 1 miliardë dollarë, pasi prokurorët gjermanë zbuluan se kishin mashtruar me shkarkimin e gazrave ndotës me makinat e tyre C-Class dhe E-Class.

Janë rreth 280 mijë makina C-Class dhe E-Class të cilat ishin pajisur me një program kompjuterik i cili i bënte të dukeshin më të pastra gjatë testimit, njësoj si manovrimi që kishte bërë dhe Volksvagen.

Vetëm katër vite më parë, Volkswagen u akuzua për të njëjtin skandal, që çoi në rikthimin e 700 mijë makinave për modifikim. Ende nuk dihet e qartë se deri në ç’nivel arrin mashtrimi i Daimler, por hetimi është në vazhdim./Top Channel

Historia e “tjetrit”

Ismail Kadare

1.
Flitet shumë sot për “tjetrin”. Dhe siç ndodh shpesh me bisedat apo me motivet e vjetra, që pas një harrese ose pushimi rikthehen në jetën tonë, ne kujtojmë se edhe për “tjetrin” jemi ne që po flasim për herë të parë.

Në të vërtetë biseda, më saktë, trazimi për “tjetrin” duhet të jetë tepër i motshëm. Ka gjasë të jetë po aq i vjetër sa zbulimi i seksit, i tmerrit ose i vdekjes. Ka gjasë që historia të ketë nisur qysh atë ditë kur njeriu i shpellës është kthyer te të vetët, me një fytyrë të lemeritur, për të njoftuar se ka parë një gjë tejet të frikshme, tejet të përçudur, diçka që desh ia ka marrë gojën. Ndaj dhe kur shpellarët e tjerë i bërtasin: “Ç’ishte ajo? Que-est ce que était ça? Cto eto byllo? Wer da? Who’s there? Stand and unfold yourself!”

Por njeriu primitiv nuk e ka lehtë të shpjegohet. Nuk ka parë as vetëtimën, as bishën e egër, as vullkanin, por diçka më tronditëse: një qenie që duhej të ishte ai, por që s’ishte ai, një trajtë, që ngjante si e dalë, e pjellë prej atij vetë, por që në vend që të ishte si i tillë, të ishte i pranueshëm, ishte i kundërt, i papranueshëm, madje kërcënues.
Njeriu i shpellës ndeshej për herë të parë me “tjetrin”.
Në shpellë vazhdonte gjyqi kundër tij. Kërkoheshin shpjegime, bëhej hetim, pritej përgjigje. “Halte et explique toi! Stoj i objavis! Steht und gebt Euch kund! Qëndro e shfaqu! Stand and unfold yourself!”

2.
Historia duhet të jetë aq e vjetër, saqë ngjarjen e natës së 22 qershorit të vitit 1602, mund ta marrim si pjesë të kronikës sonë moderne.

Teatri “Globus” i Londrës si zakonisht ishte plot. Ishte premiera e një drame, që tregonte për njëfarë Hamleti, që do t’i merrte gjakun t’et. Ishte e dyta apo e treta herë që kjo histori vihej në skenë. Teatri që po mbushej, ashtu si Londra, në prag të shfaqjeve të tilla, ishte plot thashetheme. Është një histori si gjithë të tjerat, nga ato që na kanë ardhur në majë të hundës. S’është fare ashtu, përkundrazi, është një kryevepër. Ka të bëjë me oborrin mbretëror danez, ndaj autori i ka ndërruar emrat e personazheve, për të mos patur incident diplomatik. Jo, more! Unë kam dëgjuar se drama fillon me një fantazmë. Vërtet? Unë vdes për fantazmat. Kurse unë s’i duroj dot, e sidomos ime shoqe, që vuan nga nervat.

Spektatorët mezi ç’prisnin fillimin e shfaqjes. Dhe ja, ajo nis ashtu, siç ishte pëshpëritur: Natë me mjegull në muret e kështjellës së mbretit danez. Një rojë me heshtë që kryen shërbimin. Dikush që afrohet nëpër mjegull. Këmbimi i famshëm i replikave midis ushtarëve:

Who’s there? Nay, answer me. Stand and unfold yourself!

Është folur gjatë për këtë fillim të “Hamletit” të Shekspirit. Atmosferën e mosbesimit, dyshimin e rojave, frazat e tyre të prera, shumë studiues i kanë lidhur me ankthin që ishte përhapur në Danimarkë për shfaqjen e fantazmës së mbretit. Të tjerë studiues e kanë shfaqur habinë për këtë fillim të rëndomtë, me ca replika banale ushtarësh, të kryeveprës së teatrit botëror. T. S. Eliot e shpjegon si të bërë enkas, për kundërthënie me ngjyrimin hijerëndë që marrin befas vargjet, sapo biseda vjen te fantazma.
Biseda midis dy rojave është pak a shumë ajo që është bërë dy milionë vjet më parë te hyrja e shpellës së dikurshme. Fantazma që pritet, ajo që do të shfaqet pas pak në skenë e jep thelbin e atij që ne përmendëm sot me aq zell: TJETRIT. Është “tjetër” në radhë të parë në trajtë. Për ne, njerëzit, asgjë në botë nuk mund të jetë më “tjetër” se fantazma e njeriut. Është tjetër nga lëkura, nga flokët, nga sytë, nga gjatësia e gjymtyrëve, nga lëvizjet, nga zëri a nga heshtja e saj. Por tjetërsia nuk mbaron kurrsesi me kaq. Ndryshimi nis nga pamja, për të zbritur thellë e më thellë. Ai prek thelbin e saj. Fantazma është e ndryshme në vetë statusin e saj të dyfishtë: jetësor dhe vdekësor. Por ajo është e ndryshme në shumëçka tjetër, p. sh. në dijet që ka, në vizionin e botës, në enigmat që ndryn, në kumtin që sjell, shkurt, në gjithçka. Ajo di atë që të tjerët nuk e dinë, sheh atë që ne nuk e shohim, shpall një të vërtetë që për disa ngjan e rreme, ose një rrenë që mund të jetë e vërtetë.

Na ngjan e rrezikshme në të gjitha rastet, edhe kur duket se vjen për të na dhënë ndihmë, edhe kur vjen gjithë pezm e kërcënim. Fantazma e Hamletit mbret, në ledhet e kështjellës së Elsinorit, duket se vjen për të ndrequr një padrejtësi, për të sjellë një drejtpeshim. Por, në një bilanc të fundit, ajo nuk sjell në skenë veç një seri vrasjesh e një varg kufomash.
T’i besojmë, apo jo? Kjo është pyetja e Hamletit e, bashkë me të, pyetja jonë. Ndaj britma e njërit prej rojave: “Qëndro e shfaqu!”, në fillim të dramës, është njëherësh britma dhe ankthi ynë: “Mos u fshih më, shfaqu!”

3.
Njerëzimi nuk rri duarkryq para fantazmës së “tjetrit”. Ai nuk ka qëndruar kurrë duarkryq. Ai mund të jetë kapur në befasi, të jetë mpirë përpara gjarprit, tigrit, tërmetit, por asnjëherë përpara shëmbëllimit të vet. Ai ka qenë syçelët dhe ka dhënë shumë herë kushtrimin kundër vërshimit të lumit ose sulmit të bishës, por ky kushtrim ka qenë i rëndomtë. Kushtrimin e vërtetë, atë më të madhin, atë më të thekshmin ai e ka dhënë kundër shëmbëllimit të vet: njeriut. Kundër atij ai është përgatitur më gjatë dhe më me përkushtim se për çdo gjë tjetër. Ka bërë gati rrëfenja të gjata, libra, muzikë, emblema, mure, porta dhe, sidomos, armë. Ka nxjerrë ushtrinë në kufijtë e shtetit, ka dërguar zbulues në thellësi të vendit armik, ka vënë roja majë pirgjeve për të përgjuar. Roja nga ata që klithin: Ndal! Unfold yourself!

Vocërrakët në shkolla mësojnë historinë e popullit të vet. Në të ka shumë ngjarje, emra të shquar, zotërinj trima dhe zonja të bukura, shpesh të pabesa. Ata mësojnë e mësojnë shumë gjëra, gjersa një ditë kujtojnë se tharmi i kësaj historie, kripa e saj, është “tjetri”. Pa atë, “tjetrin” kënga heroike ngjan e zbehtë, fitorja pa shije, festa pa kuptim. Shkurt, pa të jeta jonë ngjan e fishkur, e dështuar, për të mos thënë, e kotë!

Vargu i robërve të kapur në luftë, që parakalojnë kokulur përpara fitimtarëve, flamurët armiq, të kapur njëlloj si njerëzit, që hidhen si plaçkë lufte, komandantët apo mbretërit e mundur, që parakalojnë gjithashtu me pranga në duar, të gjitha këta janë pamje të paharrueshme pas fitores.

Kronikat japin një rast lufte të çuditshme, atë midis hititëve dhe huritëve, ku problemi kryesor nuk ishte ndeshja me armikun, por gjetja e tij në shkretëtirë. Ushtritë hitite niseshin, por kthimi, nëse të tillë kishte, zgjaste shumë. Dhe atje në shkretëtirë nuk dihej se ç’ndodhte, kush fitonte, kush humbte. Mostakimi, avullimi i “tjetrit” ishte krejtësisht çoroditëse për të gjithë. Ai prishte ligjet e jetës. Popujt nuk kënaqeshin vetëm me përfytyrimin e “tjetrit”. Ata donin ta shihnin atë, ta rroknin, për të mos thënë, ta goditnin.

Për të mos shkaktuar kompleksin, më saktë, zhgënjimin, hitito-hurit, vendet komuniste, pasi e bënin të njohur “tjetrin”, me anë të propagandës, filmave dhe teatrove të tyre, si një dhuratë befasuese, organizonin procese gjyqësore, me armiq të gjallë, në mënyrë që “tjetri” të shfaqej me mish e me kocka. “Unfold yourself!”

Që shpështjellja e “tjetrit” të ishte sa më mbresëlënëse, duhej që të shoqërohej nga padurimi për të. Padurimi për të parë “tjetrin” të rrëzuar do të thoshte në gjuhën komuniste “mbajtja lart e frymës revolucionare”, çka mund të përkthehej: mbajtja lart e urrejtjes së palodhur, pra e ahtit për të zhdukur “tjetrin” pa mëshirë.

Që kjo të kryhej ashtu siç duhej, duhej që ideja se “tjetri” ishte i pashmangshëm të mos vihej kurrë në lodhje, e aq më pak në dyshim.

“Tjetri”, me fjalë të tjera, shkaktari i grindjes dhe i luftës është kudo: në lëkurë, në gjuhë, (barbare, sipas grekëve), në fé, në ide, në doktrina a në qytetërime. Virusi i armiqësisë guxon të futet atje ku nuk pritet: brenda klanit tënd familjar apo politik. Ai prish lidhjet e gjakut, madje ai arrin të depërtojë në zonën që duhej të ishte e pamundur për ta, në hapësirën e dashurisë midis dy qenieve njerëzore. Ky është një nga ngadhënjimet më të mëdha të tij.

4.
Ka diçka tragjike, diçka fatale në këtë gjendje të gjërave. Me fjalë të tjera, a mund të ketë përgjigje pyetja: përse kaq shumë urrejtje, kaq shumë luftëra? Përse për gjithçka vjen ora e lodhjes, veç jo për to? Pyetjet e mësipërme mund të duken tejet naive.
Ne e dimë që njerëzimi sa vete mençurohet. Krijohet shpresa se tani që e keqja dihet, ka ardhur koha që duke qeshur me marrëzitë e kaluara, njerëzimi të ndahet prej saj. Mirëpo në sytë tanë ndodh e kundërta. Sepse në sytë tanë njerëzimi është katandisur në atë shkallë marrëzie saqë, siç thotë Karl Popperi, ai të kujton dy të çmendur, që bëhen gati për të bërë duel, duke vringëlluar secili disa dhjetëra mijëra mbushje bërthamore. Dhe kjo, gjithmonë sipas Karl Popperit, është njëlloj sikur dy duelistë të shkonin në takim, jo me nga një revole, aq sa ç’do të ishte e nevojshme për të vrarë “tjetrin”, por me pesë mijë revole secili!
Përballë kësaj gjendjeje, e cila vazhdon në kohën që po shkruhen këto radhë, ne e humbim të drejtën të cilësojmë si naive cilëndo pyetje të ngjashme me ato të mësipërmet.

Atëherë le të vazhdojmë me to: A ka qenë e pashmangshme e gjitha kjo? Ku është bërë gabimi, a ka shpresë që diçka të ndreqet?

Deri tani, luftërat janë shpjeguar si vazhdimi me armë i politikës, e kjo e fundit, rrjedhojë e ekonomisë, e kështu me radhë, dhe pastaj është folur për anët e errëta të natyrës njerëzore, e kështu me radhë, duke ardhur te mendimi se bota jonë, pamjet e saj, ngjarjet, gjithçka, perceptohen nga miliarda e miliarda kamera, që janë sytë dhe mendja e miliarda njerëzve, me fjalë të tjera, për secilën qenie njerëzore ka një gjeografi, një histori, një kalendar të përditshëm, që ajo e ndjek ditë e natë, çdo orë e çdo minutë, dhe se këto miliarda vizione vetjake, këto miliarda bërthama “tjetra”-sh përbëjnë një mundësi katastrofike, si ato që përfytyrohen në përplasjet kozmike?!

Ne na duhet të refuzojmë një rendje të mendimit përtej mundësive që natyra i ka dhënë trurit tonë. Ne na duhet të kthehemi te një gjendje më e kthjellët, që na e dikton kushtëzimi, domethënë kufizimi ynë njerëzor. Në këtë rast, ne s’mund t’i bishtnojmë pyetjes së thjeshtë: a ka shpresë që diçka të ndreqet?
Pa dyshim që po. Sado e mjegullt të ketë qenë fantazma në muret e kështjellës së mbretit Hamlet, ata që e panë ose e përfytyruan: rojat, shokët e princit, vetë princi Hamlet, guxuan t’i thonë: “qëndro dhe shfaqu!”

Kjo duhet të jetë pyetja jonë në këtë forum ku po bisedohet për “tjetrin”. Pa u ndrojtur ne mund t’i kthehemi kronikës së vjetër, atje ku historia, ndoshta, ka nisur.

Në fillim ka qenë një histori që mund të quhet “e syrit”. Ka qenë syri që është habitur ose trembur nga pamja e “tjetrit”, në radhë të parë nga ngjyra e lëkurës, e pastaj të tjerat. Syri njerëzor ka gjithmonë një lidhje me veshin. Te grekët e vjetër ishte veshi, që u bezdis nga gjuha e “tjetrit”, e cila pa asnjë lëkundje u quajt “barbare” e, bashkë me të u cilësuan të tillë njerëzit që e flisnin atë. Më pas, në skenë hyri pjesa më e ndritur, por edhe më e rrezikshme e njeriut: mendja. Ishte ajo që u bezdis prej “tjetrit” jo vetëm për lëkurën e gjuhën, por për ato që nuk dukeshin me sy, e as dëgjoheshin me vesh: tregimet e tij të brendshme, thënë ndryshe, mitet, besimet, zakonet, kujtimet ose frikët e tij. S’ishte vetëm raca ose gjuha që përcaktonin “tjetrin”. Bashkë me to ishte tjetër gjë, po aq dramatike, në mos më tepër. E pas kësaj, shkallëzimi do të merrte përmasa tragjike: ishin kombe të tërë që viheshin përballë, e pas tyre, kultura, doktrina, për të përfunduar te vetë qytetërimet, që mendohet se do të përplasen.
Ajo që kishte nisur nga syri dhe nga veshi, shkoi shumë më larg se ç’pritej.

5.
S’mund të thuhet se njerëzimi ka qenë shpërfillës ndaj rrezikut. Në një mënyrë ose një tjetër, në mos drejtpërdrejt, tërthorazi, ai është përpjekur të krijojë antidote kundër këtij tmerri. Kërkimi i kritereve për të përcaktuar “tjetrin” ka qenë një nga përpjekjet për kufizimin e së keqes. Përtej pamjes dhe gjuhës, që në mënyrë tepër të dukshme, por tepër të rëndomtë, përcaktonin “tjetrin”, njerëzit edhe në zonën e trupit, kërkuan diçka më të thellë. Te shumë popuj, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, vëmendja u përqendrua te gjaku. Ka mbetur jo fort e qartë përse u kërkua dallimi pikërisht te diçka, që jo vetëm nuk e dëshmonte dallimin, por dëshmonte të kundërtën. Mund të interpretohet kjo si një thellim i së keqes, pra, i kërkimit të dallimit edhe atje ku ai është i fshehur mjeshtërisht, ose e kundërta, për ta vënë në dyshim xanxën ndaj tij.

Gjaku ka tërhequr gjithmonë kureshtjen e popujve. Si rrjedhojë e kësaj ai ka marrë një ngarkesë të theksuar simbolike, mitike e shpesh fataliste. Përfytyrimet e kryehershme për të mund të merren si skicimet e para tepër primitive e, natyrisht, fantaziste të gjenetikës së ardhshme. Ngjyrimin fatalist ia jepte fakti që për grekët e vjetër p. sh., gjaku që del nga trupi njerëzor nuk kthehet më kurrë në trup, (çka në kushtet e mosnjohjes së transfuzionit ishte e vërtetë). Ky moskthim i gjakut identifikohej me “të pakthyeshmen” në përgjithësi. Një ngjyrim tjetër të ngjashëm ia jepte ajo që quhej “lidhje e gjakut”, e cila, sipas të vjetërve shpjegonte afeksionin midis njerëzve të familjes, të fisit, madje të një klani të gjerë. Që këndej nuk ishte e vështirë të kalohej te pastërtia ose fëlligështia e gjakut, me të gjitha ndërlikimet që sillte ajo, për të përfunduar te “zënia e gjakut”, zanafilla e parë e pendimit, e brerjes së ndërgjegjes, me të cilat është marrë aq shumë tragjedia greke.

Përftimi i gjakut si një identifikim i brendshëm, një farë karte identiteti e një fisi, e një klani, madje e një kombi të tërë, do të jepte dy rrjedhoja tragjike: e para, krimet në emër të pastërtisë së tij, e dyta, krimet në emër të gjakmarrjes. Të dy modelet i gjejmë në poemat homerike e ende më qartë në teatrin grek. Ndërkaq shekujt e mëvonshëm do të kapërcenin dukshëm modelet antike, për të arritur gjer te Holokausti i lemerishëm kundër hebrenjve, në mesin e shekullit XX.

6.
Kronika e “tjetrit” ka pasur e, me sa duket, do të ketë nevojë për ushqim të ri. Ankthi i dikurshëm i mosgjetjes së huritëve prej hititëve, në njëfarë mënyre është përsëritur shumë herë në botën tonë. Është një e vërtetë e njohur se kur “tjetri” mungonte ai do të kërkohej. E natyrisht, kur nuk gjendej, do të shpikej.
Luftërat civile, ato ku kundërshtarët e kishin gjithçka të njëjtë, pamjen, gjuhën, madje dhe atë që ishte vështirë të vërtetohej, gjakun, ishin po aq të egra, në mos më shumë se të tjerat. Idetë e ndryshme ishin të mjaftueshme për të prodhuar urrejtje po aq sa derdhja e gjakut. Besimet fetare, gjithashtu.

Një rivalitet i çuditshëm u shfaq midis lidhjeve të gjakut dhe atyre të doktrinës. Nazistët, ndonëse ishin të magjepsur pas mistikës së gjakut, gjersa iu hynte në punë kundër hebrenjve dhe popujve të nënçmuar prej tyre, nuk mëdysheshin ta shkelnin atë me këmbë kur ishte puna për besnikërinë ndaj nazizmit dhe Führer-it të tij. Kurse për tiranitë komuniste shkelja e lidhjeve njerëzore, në emër të besnikërisë ndaj doktrinës, u kthye në një bast të madh. Për familjen e re, atë “doktrinave” u ngrit një propagandë e tërë, e ndihmuar nga artet, filmat, poemat dhe dramat e pafundme të një epoke të çmendur.

E, pavarësisht se kjo fjalë përdoret përherë e më shpesh, në gjykimin e ngjarjeve, asgjë nuk pengon që tmerri të përsëritet. Si rrallëherë në historinë e njerëzimit po kërkohet, po shpiket, po jepet alarmi, po përgatiten armët, për të goditur “tjetrin”.
Pyetja e vjetër, atje te gryka e shpellës, përsëritet e përsëritet pa pushim.

7.
“Një fantazmë po vërtitet në Evropë, fantazma e komunizmit”.
Me këto fjalë fillon Manifesti Komunist i Marksit e Engelsit. Të kujton disi fillimin e “Hamletit” të Shekspirit. Ashtu si rojat e kështjellës së Danimarkës, shumë njerëz do të kenë pyetur në kohën e botimit të tij: “Ç’është kjo fantazmë e re?” Dhe më pas, pa dyshim do të vinte pyetja tjetër: Përse po shfaqet, ç’kumt po sjell?

Fantazma te “Hamleti” u shfaq për të kumtuar një krim dhe, natyrisht, për të kërkuar gjakmarrje. Manifesti komunist gjithashtu kumton një krim dhe kërkon një përmbysje, thënë ndryshe, një revansh. Këtë herë dhe krimi dhe përmbysja që kërkohet janë botërore. Dhe revanshi, merret me mend, ashtu do të jetë: i lemerishëm.

Në të vërtetë ndodhi pikërisht ashtu. Historia dihet, është pjesë e historisë së “tjetrit”. Një nga më të zymtat në kronikën e njerëzimit. Miliona viktima, burgje, tortura, tmerr i pafund. Këshilli i Evropës pak kohë më parë, pas shumë mëdyshjesh, u kërkoi, më në fund, vendeve ish-komuniste dënimin e krimeve të komunizmit. Ka vite që mendimet ndeshen e përplasen për këtë çështje. Madje qysh kur perandoria komuniste ishte ende në këmbë.

Në atë kohë, sidomos pas vdekjes së Stalinit, u gjet njëfarë konsensusi për të shpjeguar tragjedinë. Ishte një ngushëllim, më saktë, një justifikim. Thelbi i ngushëllimit ishte dënimi i Stalinit. Me fjalë të tjera, komunizmi ishte i drejtë, por ai u përçudnua. Më saktë: Lenini mbetej i shenjtë, por ishte Stalini ai që i leu duart me gjak.

Nuk arritën njerëzit të marrin frymë të lehtësuar, kur e vërteta u shfaq me fytyrën e saj të plotë: Stalini nuk kishte bërë gjë tjetër, veç kishte kryer porositë e Leninit. Pra, ky i fundit, ishte rrënja e së keqes, njëlloj i egër si pasardhësi, madje më i pashpirt.
Konsensusi u modifikua: Të dy së bashku, Stalini dhe Lenini, madje dhe Trocki, i dënuar prej tyre, ishin të mbrapshtë. E bashkë me ta, njëlloj si ata, ishin pasardhësit e tyre, të mëdhenj e të vegjël: Mao Ce Duni, Caushesku, Ulbrihti, Hoxha, Kastro, etj. Ngushëllimi megjithatë mbetej Karl Marksi!

Po të perifrazojmë frazën e parë të Manifestit Komunist, mund të themi se kohët e fundit një pyetje vërtitet nëpër Evropë: zbret apo nuk zbret faji gjer te Marksi? Përgjigjja kërkon gjakftohtësi, paanësi, mungesë mllefi. Duke qenë ithtarë të botës së letrave, ne, shkrimtarëve, na lejohen, ndoshta, më shumë se të tjerëve referencat nga bota e letërsisë. Në këtë rast, kemi të drejtë më shumë, ngaqë qysh në krye të Manifestit komunist, Marksi i qaset vetë këtij përfytyrimi, duke e identifikuar njëfarësoj veten e tij me Fantazmën shekspiriane. Ashtu siç u shfaq ajo në pirgjet e kështjellës daneze, Marksi, në kullën e Evropës shpall kumtin e “fantazmës së komunizmit”. Kumti dhe programi janë të ngjashme: shpallet një krim, kërkohet vënia në vend e padrejtësisë. Krimi është bërë prej borgjezisë, kundër proletariatit botëror, rrjedhimisht kërkohet revanshi i tij: përmbysja e borgjezisë, vendosja e diktaturës së proletariatit.

Ky është thelbi. Dhe pyetja tani bëhet më e rrokshme: faji i komunizmit ka lidhje me thelbin, me rrënjët, apo me ato që ndodhën më pas, me degët?
Pyetja e vjetër, t’i besojmë apo mos t’i besojmë kumtit të fantazmës (të çdo lloj fantazme që shfaqet në jetën tonë), te Marksi merr një përgjigje të qartë. Analiza që i bën ai kapitalit, pra anketa e krimit, është e saktë dhe e besueshme. Problemi shfaqet fill pas saj.

Te kështjella daneze fantazma mesjetare, duke i kërkuar Hamletit marrjen e hakut (e bashkë me të përmbysjen e uzurpuesit, etj. etj. ) nuk harron t’i japë hakmarrësit një porosi themelore. Ajo i kërkon atij të jetë i përmbajtur në revansh.

Ideja nuk është e re. Nuk është as e Shekspirit, as e Saxo Grammaticus, tek i cili dramaturgu u mbështet, e as te sagat islandeze, ku u mbështet Saxo. Ideja është e vjetër sa bota. Përmbahu! Mos e tepro hakmarrjen. Këtë porosi e gjen në maksimat, gojëdhënat, rrëfimet, kodet zakonore, kronikat poetike të shumicës së popujve. Atë e gjen në themelin e poemave homerike, në tragjedinë antike, madje në rrënjët e qytetërimit grek. (Zotat e Olimpit i ndëshkuan grekët kur ata e tepruan revanshin e tyre ndaj trojanëve). Ka qenë dhe mbetet një nga idetë më emancipuese, që ka prodhuar njerëzimi në të gjitha kohërat.

Është e mundur që Karl Marksi, njeriu që gjithë jetën u mor me çështjen e përmbysjes së rendit borgjez dhe zëvendësimin e tij nga diktatura e proletariatit, të mos e njihte këtë ide? Të mos i shkonte mendja asnjëherë se kjo përmbysje klasash, më e madhja, më rrënjësorja në historinë e botës, do të shoqërohej nga përrenj gjaku, nga shkallmime, tmerre e mllefe hakmarrëse të papara kurrë ndonjëherë në këtë planet?

Përjashtohet çdo hamendje që Marksi të mos e dinte, atë që e dinte çdo rapsod i pashkollë, e shumica e gjysheve që, me përralla i vënë në gjumë vocërrakët. Nuk është rrjedhojë e asnjë pezmi, por rrjedhojë e logjikës, mendimi se Marksi e dinte, por ai parapëlqeu të mbyllte sytë e ta linte të kryhej ajo llahtarë.
Disa paragrafë, që mezi gjenden në veprën e tij e ku Marksi shtron, më në fund, këtë “problem” (hakmarrjen e tepruar), në vend që ta lehtësojnë, e rëndojnë më keq. Naiviteti i tyre është ulëritës, për të mos përmendur një shprehje më të rëndë. Kuptohet që larg që ato paragrafë janë shkruar sa për të larë duart, si Pilati. Në ato paragrafë ai, më në fund, ia jep porosinë klasës punëtore, që të përmbahet në revanshin e saj. Por, porosia është fund e krye e rreme. Sipas Marksit, proletariati i zemëruar nuk duhet të shfrejë dufin e tij kundër ndonjë duzine miliarderësh, që mbajnë çelësat e kapitalit. Gjithmonë sipas Marksit, kjo tufëz miliarderësh duhet të veçohen në një ishull, ku të ngrysin të qetë ditët e tyre! Është vështirë të mos bësh pyetjen: Herr Marks, vërtet kaq naiv keni qenë, sa të mos e dinit se, kur një rend botëror kapitalist përmbyset nga themelet në kulm, nuk janë vetëm një duzinë miliarderësh, por miliona zyrtarë e shërbyes të këtij rendi, aradhe të tëra oborrtarësh, bankierësh, gjykatësish, klerikësh, tregtarësh, policësh, nëpunësish, fermerësh, artistësh, ushtarakësh, kodoshësh etj. etj., që do të jenë në shënjestër të urrejtjes e të hakmarrjes? Se do të ndodhte ajo që ndodhi në vërtet në të gjitha vendet komuniste, ku dhjetëra miliona fate njerëzish u përmbysën nga uragani i urrejtjes klasore.

Jo disa paragrafë të humbur, por pjesën themelore të veprës së tij Karl Marksi duhej t’ia kushtonte porosisë që jepte fantazma daneze dikur. Një Manifest i dytë Komunist, ai që do të duhej të fillonte me fjalët se “një fantazmë hakmarrëse do të vërtitej në Evropë, pas fitores së proletariatit, etja e revanshit pa fré”, ishte i domosdoshëm.

Me atë shpallje të dytë të programit të tij, Karl Marksi, në mos do të shmangte gjithë krimet e ardhshme, së paku do të shpëtonte një pjesë të njerëzimit nga furia e revanshit të verbër.
Dhe historia e “tjetrit” do të ishte ndryshe.

Piktura e humbur 6 milionë euro, gjendet në kuzhinën e të moshuarës

Një pikturë e varur në shtëpinë e një të moshuare pranë Parisit është një kryevepër e humbur shumë kohë më parë e artistit fiorentin Cimabue. Christ Mocked pjesë e një seri pikturash nga fundi i shekullit XIII, u zbulua në pronën që ndodhet në qytetin verior francez të Compiegne. Mendohet se piktura mund të arrijë deri në 6 milionë euro në ankand muajin tjetër.

Gruaja e mbante në shtëpinë e saj duke e parë si një ikonë të vjetër fetare. Ekspertët thanë se nuk kishte “asnjë dyshim” lidhur me origjinalitetin e saj.

Testet u kryen në veprën artistike duke përdorur dritën infra të kuqe për të përcaktuar ngjashmëritë me veprat e piktorit italian Cimabue, i njohur gjithashtu si Cenni di Pepo.

Zyra që maskohen si “call center” (VIDEO)

Emisioni investigative “Stop” në Tv Klan ka deno*ncuar një tjetër skandal. Zyra që funksionojnë për se*ks on*line por që maskohen si “call center”. Përmes kamerës së fshe*htë, e infiltruara e “Stop” takohet me menaxheren e njërës prej këtyre kompanive.

Menaxherja e porosit që nuk duhet t’u tregojë të tjerëve se çfarë ndodh realisht në zyrat e kësaj firme, por të thotë që punon në call center. Më pas i shpjegon edhe si funksionon se*ksi online. Përmes video-bisedave, vajza duhet të komunikojë me persona nga çdo shtet i botës. Jo vetëm kaq, por për të shmangur rre*zikun që mund ta njohin, kjo firmë që maskohet si “call center”, mund të bllokojë funksionimin e linjës në Greqi apo Itali, ose në shtete të tjera ku ka emigrantë shqiptarë.

Tre minutat e para të klientit janë falas, thotë menaxherja, por më pas vajza duhet të mundohet të joshë për ta mbajtur sa më shumë në linjë. Klientët kërkojnë gjëra të ndryshme, shpjegon menaxherja, e cila e sqaron vajzën se disa meshkuj kërkojnë të bëjnë vetëm muhabet, disa kërkojnë që të zhvis*hesh, por ka dhe kërkesa të çuditshme që mund t’i kërkojnë t’u vjellë përsipër.

Shefja- Si je?

Vajza- Si je?

Shefja- Ç’kemi?

Vajza- Ç’kemi? Si kalove?

Shefja- Mirë! Si je ti?

Shefja- Ti e ke parasysh besoj, se edhe unë nxitoj pak!

Vajza- Dëgjo! Unë nuk është se, domethënë e kam dëgjuar nga të tjerë që… e, më kanë thënë, po nuk është se tregojnë. E kupton? Besoj, se ti i di, sesi janë k’to punë, që…

Shefja- Normalisht.., nëqoftëse ideja është, që duhet ruajtur ajo, privatësia.

Vajza- E kupton, e di disi…

Shefja- Se edhe ti do privatësinë nesër, pasnesër, për veten tënde.

Vajza- E di, sesi funksionon, por puna është, s’di në një farë mënyre.., e kupton? Por nuk e di tamam-tamam. Domethënë, e di disi, po, që tamam- tamam, nuk është, se jam…

Shefja- E di, se un’ unë nuk jam menaxherja e madhe, nuk është fare këtu, zëvendësoj atë për momentin, ma ka lënë k’shu si përgjegjësi domethënë, për aq sa 2-3 javë, që ajo nuk është, por merrem pak me telefonatat dhe takimet hëëë…, On line Chat.

Vajza- Po!

Shefja- Kryesisht, domethënë janë njerëz nga Anglia. Ke dhe nga vendet e tjera, nëqoftëse ke njerëz diku jashtë shtetit, ajo t’i bllokon ato vende, që ti nuk do, të të hyjnë, përshëmbull shumica e gocave bllokojnë Greqinë, Italinë, k’to vendet, ku shqiptarët janë më shumë.

Vajza- Po!

Shefja- Në mënyrë, që të mos hyjë noi shqiptar, për të ruajtur privatësinë tënde…

Vajza- Po, pothuaj e kuptoj!

Shefja- Më shumë është me të shkruajtur, domethënë duhet ta dish anglishten me të shkruajtur!

Vajza- Hë, po jo, me anglishten jam mirë.

Shefja- Hë, më shumë është me të shkruajtur. S’besoj, se është e vështirë. Mund të të kërkojnë edhe noi gjë tjetër, jo të zhvishesh, jo të…

Vajza- Hë, hë..!

Shefja- Jo të bësh stripin, më the të thashë, se të thashë, që ka lloj- lloj budallenjsh. Askush nuk të detyron të bësh diçka, që ti nuk do ta bësh.

Vajza- Po, në momentin, që bëhet kjo, që të këkojnë ata, do jetë noi shumë shtesë, apo?

Shefja- Shiko! Ajo funksionon në privat, ti je në free, klientët kur vijnë, vijnë në free, domethënë ti thjesht del, ke kamerën hapur, ai vjen free. Ka 3 minutëshin kohë, që ti do ta bësh për vete. Në momentin, që ti e bën për vete dhe ai të vjen në privat, që në momentin e parë, që ti mund të jesh duke shkruajtur, ai paguan në lidhje me ty. E kupton?

Vajza- Hë, hë…

Shefja- Ti mund të gjesh dhe një klient, që do vetëm të bëj muhabet, sepse ke njerëz nga më të ndryshëm, ka pleq të vetmuar, ka ca çuna budallenj, që…

Vajza– E kuptoj!

Shefja- Ata mund të bien në dashuri vetëm duke të parë, ose ku ta di unë.

Vajza – Po, po!

Shefja- E vijn’ aty thjesht, duan të bëjnë muhabet. Pastaj ka nga ata budallenjtë, që do të kërkojnë përshëmbull gocave ju kërkojnë edhe ti vjellin, edhe ka të sëmurë mendorë, ça të duash…

Vajza- Po pra, po!

Nga përshkrimi i punës e deri te fitimet e pritshme, gjithçka përshkruhet me detaje për vajzën e re në kërkim të një pune. Menaxherja thotë se fitimet mund të shkojnë deri në 1 milionë Lekë në muaj.

Shefja- Atë, që ti e ke limit dhe nuk e bën dot, nuk të detyron kush, që ta bësh. Më kupton?

Vajza– Hë, hë, normale!

Shefja– Gjithashtu mund të bësh muhabet për veten tënde, muaji i parë është 35 përqind.

Vajza– 35 përqind, po!

Shefja- Kurse muajt e tjerë, më ka thënë vazhdimi me 40 përqind, muaji i dytë në vazhdim, ke 40 përqind të shumës, që bëhet.

Vajza- Hë, hë!

Shefja– E mira është, të kapësh minimalisht 1 milionshin në muaj. 1 milion në muaj, i bie të bish 2000 e ca pikë, që i bie 2000 e ca kredite në lidhje me ta.

Vajza- Po!

Shefja– Çmimet më pas ndryshojnë, nuk është, se t’i lënë njësoj, në momentin, që e shikon, që ti ke kap 2-3 klientë, ta kap, ta rrit çmimin dhe është, domethënë, më pak minuta, po më shumë lekë për ty, sepse ai është fiksuar me ty, dhe do vijë, do s’do, të bësh sa më shumë lekë.

Vajza- Po!

Shefja- Me atë gocën, varet si e menaxhon ti punën, e kupton? Nuk është, se ka ndonjë gjë super uaaau…

Vajza- E kuptoj!

Shefja- Për t’u hapur Ëhatsuppi-i, duhet një pashaportë aktive dhe një kartë identiteti!

Vajza- Hë, hë!

Shefja- Duhet të jenë të dyja aktive!

Vajza- Domethënë, do t’i mbani ju, apo thjesht duhet t’i sjellëëë fotot?

Shefja- Jo, jo! Thjesht bëhen me foto ato. E kupton? Bëhet një foto me atë, domethënë në një fletë, ajo e sajtit me pasaportën bashkë dhe një foto, kartë identiteti, i kërkojnë ata, si dokumenta, jo se i marrim ne.

Vajza- Ahh, thjesht do të t’i sjell me foto, e kuptoj më.

Shefja- Thjesht do i bësh me foto, e mira është, ta mbash me vete një ditë, të jesh, pra të bësh një foto, sepse të kërkojnë një foto, që duhet ta mbash pashaportën në dorë, për të të kapur profil, nuk i shef kush. Ta kesh pa merak!

Vajza– Është thjesht për siguri, e kuptoj!

Shefja- Ajo është thjeshtë, që të bëhet verifikimi i ëebsajtit, sepse është websajt anglez, nuk është një sajt për shëmbull… dhe ata kanë ato rregullat e veta.

Vajza- Ok, pra! Pastaj kur mund të vij unë, që të sjell kartën edhe atë?

Shefja- Po që sot mund ta bësh, nëqoftëse do!

Vajza- Puna është, se s’i kam me vete. E kupton?

Shefja- Jeton larg?

Vajza– Jetoj pak larg e për momentin, jam duke u marrë me një punë debile, sa për të shtyrë kohën. E kupton? Edhe domethënë u shkëputa për momentin.

Shefja– Noi gjë të re, është 8 orarsh, k’shu varet, si të leverdis ty, se mbase je dhe në shkollë, ose ku ta di unë.

Vajza- Jo unë në shkollë s’jam e lirë, më kupton? K’shu që…

Shefja- Sa vjeçe je? Më fal, që të pyes!

Vajza- Jam 19!

Shefja- Ok, shumë mirë!

Shefja- Se e kanë atë mbi 18-vjeç.

Vajza- Po pra, po! Besoj, se është normalja. Ok, pra!

Menaxherja e udhëzon sërish vajzën që nuk duhet të flasë me të tjerët dhe të tregojë se çfarë ndodh realisht në ato zyrat. Ajo çfarë mund të thotë është vetëm që punon në call center.

Shefja- Nuk është, se ka ndonjë gjë shumë të madhe, as shumë të vështirë, mbas do mësosh, edhe më the, të thashë…

Vajza- E kuptoj! Unë ju thashë, ta thashë, që në fillim, e di disi, por që detyrimisht, siç do flas unë, as të tjerat nuk flasin.

Shefja- Nuk është, se tregojnë. Më kupton? Se ajo pjesë…

Vajza- Kjo është, pra!

Shefja- Se nesër pasnesër, nuk është se do tregosh, se…

Vajza- Kjo pra është, unë prandaj të thashë!

Shefja- Se edhe gocat thonë, që punojmë në call center, apo ça rëndësie ka?!

Vajza- E kuptoj! E kuptoj! Detyrimisht!

Vajza- Shumë mirë, pra! Ok!

Shefja- Ti di me thanë, që do punosh! Ka goca, që shkojnë punojnë shumë lirë, ka goca, që  mund të mos punojnë. Më kupton? Që marrin më kupton, një 600- 700 –ce në muaj, se u duken shumë, ka të tjera, që marrin 2 milionë në muaj.

Vajza- Varet, nga sa jep ti.

Shefja- Janë mësuar me shumë lekë e…

Vajza- Varet, sa jep ti.

Shefja- Po jo varet edhe si mësohesh pastaj dhe e kërkon atë. Kurse ka të tjera, që binë rehat ka dhe nga ato, që binë deri sa t’i zër gjumi kshu mbi kolltuk, nuk është, se kërkon të bësh noi gjë të madhe. Thjesht duhet të rrish e buzëqeshur!

Vajza- Po pra, e marr vesh!

Shefja- Fakti, që ata kanë dhe duhet të bësh pak tualet aty, tregon më mirë dritat, ku ta di unë… veshjet s’të duhet, se do rrish gjatë gjithë kohës e zhveshur. K’shu normale mund të rrish me noi kanatjere të hollë, apo me noi fustan, ndaç tëndin ndaç te studioja ka, ça mund të veshësh noi gjë, që të duash. Kjo është, nuk është e ka noi gjë ubuubu…

Vajza- E kuptoj, e kuptoj! Mirë, interesante po më duket!

Shefja- Shiko! Problemi është, se ti nuk është se po e takon atë tjetrin. Do të duket çikë si vështirë në fillim… Më fal një sekondë!

Vajza- Po, po!

Shefja- Duket çikë si e vështirë në fillim, po nuk është, se po e takon atë tjetrin, ti nuk është se po bën noi gjë jashtë…

Vajza- Po!

Shefja- Krejtësisht normale! Do thuash ti deri diku, po që prapë është çdo gjë virtuale. E kupton dhe…?

Vajza- E kuptoj! Po pra, po!

Shefja– Nuk ke pse ta marrësh aq me të keq, o bobo.., ça po bëj unë! E kupton?

Vajza– Përderisa e kërkova, tashi jam e detyruar deri diku, domethënë sepse ne rrogat k’tu…

Shefja- Të gjithë kemi nevojë për lekë hë, s’kemi asnjë gjë, nuk është se…

Shefja- Duhen edhe dy foto, duhet një foto domethënë e trupit, mundesh edhe të mos jesh ti, mund edhe të mos nxjerrësh me fytyrë, një foto tjetër me fytyrë, kur e hapin websajtin ata, shohin vetëm atë foton e trupit, kurse kur hyn në brendësi pastaj, që klikojnë aty, shofin edhe foton e fytyrës.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra theksoi se qëllimi i këtij denoncimi nuk është për të paragjykuar askënd, por ka të bëjë me pjesën informale të këtij aktiviteti, që shmang taksa duke u maskuar si një call center.

Tetovë, hajdutët vjedhin veturën të ngarkuar me dru

Deri tani kryerës ende të pa njohur, dje (23 shtator), në periudhën prej ora 05.00 deri ora 17.00, nga depoja e NP ,,Pyjet nacionale-Tetovë,, në vendin e quajtur ,,Kllukovë,, kanë marrë veturën ,,Toyota Pajero,, e ngarkuar me dru për ngrohje, e cila ka qenë me dyer të pakyçura dhe me çelësa në startues.

Vjedhjen e veturës e ka den*oncuar i punësuari B.A. (54) nga fshati Sedllarcë e Poshtme.

Punohet në gjetjen e personave të përfshirë në këtët vjedhje dhe zbardhjen e plotë të rastit.

VIDEO bonus:

https://www.youtube.com/watch?v=lKwQfofwXZ8

Incident në Xhepçisht të Tetovës

Njëzetë e tetë vjeçari E.B. nga fshati Xhepçisht i Tetovës, mbrëmë (23 shtator) ka den*oncuar se rreth orës 19 e 45 minuta, në dalje nga objekti hotelerik në fshat, nën kërc*ënim me ar*më zjarri ka qenë i futur brenda veturës ,,Golf 7,, me targa të Shkupit, në të
cilën ka qëndruar 42-vjeçari J.A. nga Reçica e Vogël dhe disa persona tjerë.

Vetura është nisur në drejtim të lagjes ,,Drenovec,, dhe pas një kohë janë ndaluar dhe e kanë nxjerrë nga vetura.

Diku më vonë, personi i den*oncuar J.A. vetë është paraqitur në Stacionin policor Tetovë, ku është mbajtur për zbardhje të plotë të rastit, me ç’rast do të pasoj edhe parashtresë adekuate.

VIDEO bonus:

https://www.youtube.com/watch?v=lKwQfofwXZ8

https://www.youtube.com/watch?v=Q5g607UUTsc

JONESKO – POET I ABSURDIT

Xhelal Zejneli

“Vdiq një mbret”! Me këto fjalë u përcoll vdekja e njërit nga dramaturgët më të mëdhenj të këtij qindvjeçari – Ezhen Joneskos (Eugene Ionesco, 1909-1994).

Sipas enciklopedive dhe leksikoneve, Jonesko lindi në vitin 1912. Por, sipas poetit me origjinë rumune të lindur në Vërshac të Serbisë Petru Kërdu (1952-2011), Jonesko ka lindur më 13 nëntor 1909, në Sllatinë të Rumanisë. Babai i tij ka qenë rumun, ndërkaq e ëma franceze. Kreu gjimnazin “Shën Sava” në Bukuresht. Maturën e mori në Krajovë në vitin 1928, ngase profesorët e gjimnazit të sipërthënë e dëbuan nga shkolla. Diplomoi letërsinë në Universitetin e Bukureshtit. Në kryeqytet punoi si profesor.

Filloi të shkruajë në moshën 18-vjeçare. Më 1931 botoi përmbledhjen me poezi “Elegji për qeniet e vogla”. Interesimin e publikut dhe të kritikës e ngjalli si revoltues, si protestues dhe si nihilist me përmbledhjen e eseve dhe të artikujve me titull “Jo” (Nu), të botuar në vitin 1934. Ç’prej vitit 1938 jeton në Francë, ku krijuan edhe shkrimtarë të tjerë me prejardhje rumune si: shkrimtari dhe filozofi Mirçe Eliade (Mircea Eliade,  Bukuresht 1907 – Çikago, Ilinois 1986), filozofi dhe eseisti Emil Sioren (Emil Cioran, Rashinari, Rumani 1911 –  Paris 1995) etj.

Poeti francez me prejardhje rumune Tristan Cara (Tristan Tzara, 1896-1963) është njëri nga themeluesit e lëvizjes letrare dhe artistike të quajtur “Dada”, që lindi në hovin e madh të Luftës së Parë Botërore nga revolta e fuqishme e intelektualëve të ri dhe nga nevoja e tyre për t’i mohuar konvencionet e trashëguara.
Në vitin 1918, Tristan Cara e shkroi manifestin e ashpër me titull “Manifesti i Dadas” (Manifeste Dada). Siorani ndërkaq, qysh në vitin 1934 boton në Rumani veprën me titull “Klithma e të qenët pa shpresë” me idetë mbi absurdin, të cilat më vonë do të përhapen edhe në Francë.

Në vitin 1950, në teatrin Noctambules të Parisit, shfaqet drama “Këngëtarja tullace” (La Cantatrice Chauve) e Joneskos. Në moshën 41-vjeçare, në metropolin e kulturës, ai përnjëherë bëhet i njohur. Më pas, drama e sipërpërmendur do t’i sjellë dhe famë botërore. Prej atëherë, teatri për Joneskon do të bëhet dramë e gjuhës. Ishte ky teatri absurd.

Shfaqjen e parë të “Këngëtares tullace” e ka shikuar vetëm rrethi më i ngushtë i publikut (25 vende për ulje dhe 4 vende në këmbë). Versionin e parë të kësaj drame e ka shkruar në gjuhën rumune me titull “Gjuha angleze pa profesor”. Që nga shfaqja e parë e dramës, Jonesko është dramaturgu më i shfaqur në botë. Dramat “Këngëtarja tullace” dhe “Mësimi”, që nga viti 1955, pa ndërprerë shfaqen në Theatre de la Huchette të Parisit. Ideja kryesore e këtyre dy dramave është se arsyeja dhe dituria janë të pafuqishme dhe të padobishme dhe nuk mund të sjellin asgjë tjetër veç vdekjes, për ç’arsye disa studiues e quajnë Joneskon agnostik.

Duke zbuluar karakterin e rrejshëm të konvencioneve të teatrit, Jonesko synon nga teatri irracional. Ai thotë: “Po qe se vlera e teatrit është në forcën e efekteve, atëherë ato duhet të theksohen deri në maksimum. Duhet të kthehemi te brumi i asaj që është tragjike, te krijimi i teatrit të egërsisë: egërsia e asaj që është komike dhe egërsia dramatike”.

Jonesko hedh poshtë teatrin aristotelian dhe synon nga irracionalja.
Në vitin 1954, përkatësisht 1958 botoi në dy libra dhjetë pjesë teatrale. Përveç dy dramave të sipërpërmendura, aty u botua edhe drama “Karrigat” (Les Chaises, 1952).

Në antidramën e Joneskos, njësoj si në “romanin e ri” (nouveau roman) të shkrimtarit dhe të teoricienit francez Alen Rob-Grije (Alain Robbe-Grillet, 1922-2008) nuk ka thurje tradicionale. Artikujt teorikë për “romanin e ri” Rob-Grije i përmblodhi në librin “Për një roman të ri” (Pour un nouveau roman, 1963).
Në vitin 1959 Jonesko boton dramën “Rinoceronti”. Në të trajton temën e rrezikut të dehumanizimit dhe të degradimit të njerëzimit. Në vitin 1962 boton dramën “Mbreti po vdes”; më 1963 dramën “Këmbësori i ajrit”; më 1966 dramën “Etja dhe uria”. Pasojnë dramat “Zhaku ose nënshtrimi”, “Ardhmëria është te vezët”, “Vrasësi pa pagesë”, “Qiraxhiu i ri”, “Viktimat e detyrës”, “Amadej ose ta heqësh qafe”, “Vajza për martesë”. Në vitin 1970 vijnë dramat “Lodra masakrash” dhe “Tablloja”.

Në shekullin XIX, përkatësisht më 1896 u shfaq në Paris drama “Mbreti Yby” e Alfred Zharysë (Alfred Jarry, 1873-1907), e cila me formën e vet shkaktoi skandal në botën e teatrit në Francë. Në të  autori ngrihet kundër formës së dramës së deriatëhershme. Konsumues i alkoolit dhe i drogës, Zhary   vdiq nga tuberkulozi.
Në vitin 1917 shfaqet drama surrealiste “Gjinjtë e Tirezit” (Les Mamelles de Tiresias) e Gijom Apolinerit (Guilleume Apollinaire, 1880-1918). Në të Apolineri i mishëron tezat e Alfred Zharysë.
Teoricieni i parë i “teatrit të ri” Antonen Arto (Antonin Arthaud, 1896-1948), në përmbledhjen me artikuj e manifeste “Teatri dhe kipci”, të botuar në vitin 1938, i shtroi para teatrit ato kërkesa të cilat vetëm pas disa vitesh do të realizohen në dramat e dramaturgëve të absurdit, e sidomos te Joneskoja dhe te dramaturgu francez me prejardhje irlandeze Samuel Beket  (Samuel Beckett, 1906-1989).
Babai i surrealizmit Andre Bretoni (André Breton, 1896-1966) e përshëndet paraqitjen e Joneskos në botën letrare dhe thotë: “Ja ajo që kemi dashur të bëjmë ne 30 vjet më parë”.

Për të hyrë në botën e Joneskos duhet kërkuar botën e Bodlerit (Charles Baudelaire, 1821-1867), të Pol Verlenit (Paul Verlaine, 1844-1896), të Stefan Malarmesë (Stephane Malarmè, 1842-1898), të Teofil Gotjesë (Theophile Gautier, 1811-1872) dhe të Artur Rembosë (Arthur Rimbaud, 1854-1891) – poetë francezë të formuar sipas parimeve të shkollës parnasiane të “artit për art”.
Për të gjetur dimensionin e kohës dhe të hapësirës te Joneskoja, duhet kërkuar “kohën e humbur” të Marsel Prustit (Marcel Proust, 1871-1922) i cili po ashtu gërryen romanin dhe zhduk subjektin.
Romani “Ulisi” i Xhejms Xhojsit (James Joyce, 1882-1941) paraqet goditje të re për letërsinë tradicionale, ku pos tjerash përdoret teknika e “përroit psikik”.

Absurdin e Joneskos dhe të Beketit duhet kërkuar edhe te kryeidhulli i modernizmit Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924). (Kafka është tregimtari dhe romancieri më misterioz i këtij qindvjeçari.  Lindi dhe u rrit në Pragë, një kohë të gjatë jetoi në Gjermani dhe në Austri, shkroi gjermanisht, ka prejardhje hebraike, ndonëse për prejardhjen, arsimimin dhe jetën e tij ka shumë të dhëna të paqarta dhe kundërthënëse. Vdiq në moshën 41-vjeçare afër Vjenës. Maks Brodi (Pragë 1884 – Tel Aviv 1968), pas vdekjes së Kafkës, në tryezën e punës të tij gjeti një copë letër në të cilën e porosiste që t’i djegë veprat në dorëshkrim – romanet “Procesi” (1914-1915) botuar më 1925; “Kështjella” (1922), botuar më 1926 dhe “Amerika” (1912-1914), botuar më 1927. Maks Brodi nuk e çoi në vend porosinë e Kafkës dhe veprat e sipërpërmendura i botoi).

Nihilizmi e pesimizmi i Joneskos dhe i teatrit absurd është i pandarë nga ai i Artur Shopenhauerit (Arthur Schopenhauer, 1788-1860) dhe i Fridrih Niçes (Friderich Nietzsche, 1844-1900).
Vetmia te Jonesko, kriza e ndërgjegjes, individualizmi, mohimi i gneseologjisë  – i mundësisë së njohjes së botës dhe kriza totale e frymës (e shpirtit) ndodhet edhe në filozofinë ekzistencialiste të Zhan Pol Sartrit (Jean-Paul Sartre, 1905-1980) si dhe të Alber Kamysë (Albert Camus, 1913-1960).
Intuita në dramat e Joneskos ka rrënjë të thella në filozofinë idealiste të filozofit francez me prejardhje çifute Henri Bergsonit (Henri Bergson, 1859-1941).
Frojdizmi po ashtu i ka shërbyer Beketit dhe Joneskos për krijimin e opusit të tyre letrar, artistik dhe filozofik.

Gjatë viteve ’50 dhe ’60 të shekullit XX krijohet romani pa fabul – romani i ri  (Nouveau Roman), “antiromani”. Në planin estetik, nismëtarë janë krijuesit letrarë: shkrimtari dhe regjisori Alen Rob-Grije, shkrimtarja franceze me origjinë çifute, e lindur në Rusi Natali Sarot (Nathalie Sarraute, 1900-1999), poeti, romansieri dhe eseisti francez Mishel Bytor (Michel Butor, 1926 – 2016) dhe romancieri francez i lindur në Madagaskar Klod Simon (Claude Simon, 1913-2005), laureat i çmimit Nobel në vitin 1985.
Jonesko mohon arsyen, sulmon në mënyrë të ashpër edhe racionalizmin e Rene Dekartit (René Descartes, 1596-1650). Beranzheja, protagonisti i disa dramave të Joneskos thotë: “E vërteta është në një lloj nervoze”.

Jeta te ky dramaturg është absurditet tragjik dhe komik. Hapësira dhe koha janë irelevante. Personazhet janë shpesh pa identitet. Dialogu, komunikimi dhe konverzacioni janë vënë në dyshim, janë rrënuar. Jonesko dyshon në mundësinë e komunikimit ndërmjet njerëzve.

Te “Këngëtarja tullace” ai synon të realizojë “tragjedinë e të folurit”. Personazhet janë të gjymtë, jeta është fatkeqësi, gjithçka është e kotë, njeriu është i humbur dhe i dënuar të vdesë. Personazhet e Joneskos nuk mund të qëndrojnë në shoqërinë e njerëzve. Ata në të vërtetë, në të shumtën e rasteve janë marionetë, vazhdimisht pësojnë disfatë, kudo mbizotëron hiçi, asgjëja. Për ta njohur botën, Jonesko mbështetet në intuitivizëm.
Në dramën “Karrigat” oratori që duhet ta kumtojë porosinë nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë, ngase është memec. Por edhe sikur të mos ishte memec, kot, ngase Plaku 95-vjeçar dhe Plaka 94-vjeçare – Semiramija, gruaja e Plakut, në atë çast hedhen nga dritarja.

Jonesko injoron rezistencën e organizuar. Lidhur me “Rinocerontin” Jonesko shkruan: “Sikur përballë ideologjive të tjera të gatshme, të vija një ideologji timen të gatshme, kjo është njësoj sikur përballë një sistemi sloganesh rinocerike të vë një tjetër sistem sloganesh rinocerike”.

Jonesko është në kundërshti me dramaturgjinë realiste të poetit, dramaturgut dhe regjisorit gjerman të teatrit Bertold Brehtit (Bertolt Brecht, 1898-1956), i cili deri në vdekje i qëndroi besnik marksizmit. Për të Jonesko thoshte se nuk i shërben artit por ideologjisë.
Bota të cilën e pasqyron Jonesko mbështetet mbi një sistem vlerash false.

“Poeti i absurdit” vdiq në Paris në pasditen e 28 marsit të vitit 1994. Vdekja e tij u bë preokupim qendror i mediumeve franceze. “Quotidiene” njofton për vdekjen e një mbreti, e ky mbret për francezët në fund të këtij mileniumi është njëri nga shkrimtarët dhe dramaturgët më të mëdhenj të këtij qindvjeçari që shkroi në gjuhën frënge – Joneskoja.

Që kur ishte gjallë, veprat e tij u botuan në Bibliotekën e Galimardit “Pleiade”, të rezervuar vetëm për të pavdekshmit. E quanin “poet i absurdit”. Askush në këtë shekull nuk e hulumtoi absurdin rreth nesh dhe në ne me aq zjarr sa Jonesko. “Le Figaro littéraire” botoi njërin nga tekstet e fundit të Joneskos, duke e quajtur “Testamenti i Ezhen Joneskos”.

Para se të vdiste, gjurmuesi më i thellë i fatkeqësisë njerëzore dhe i dëshpërimeve të njeriut, të shqetësimit metafizik për të cilin njeriu nuk ka përgjigje, konkludoi se më mirë është që bota të përfytyrohet me Zotin se pa të.

I dëbuar nga gjimnazi, nga shtëpia e dëboi edhe njerka, u end pa para në xhep nëpër rrugët e Parisit. Qiranë nuk e paguante dot ngase s’kishte para. Arriti të vendoset në Boulevard du Montparnasse Nr. 96 në Paris.  U bë anëtar i Akademisë Franceze në mesin e 40 akademikëve të pavdekshëm.
U bë themelues i teatrit të ri.

Një reportazh nga Radio Pekini, për Lira Likën, përkthyesen shqiptare të gjuhës kineze (VIDEO)

Lira Lika është një biznesmene suksesshme që ka studiuar në Pekin në vitet 60′ të shekullit të kaluar. Ajo ka qenë përfaqësuesja tregtare e Shqipërisë në Kinë. Tre breza të familjes së saj kanë studiuar në Kinë, duke trashëguar miqësinë shqiptaro-kineze brez pas brezi.

Lira është përthyesja më e njohur e gjuhës kineze në Shqipëri. Ajo vazhdon të ruaj lidhjet me kulturën kineze miqtë dhe bashkpuntorët e saj në Kinë dhe po ashtu vazhdon të kultivoj dashurinë për gjuhën kineze tek të rinjtë.

https://www.youtube.com/watch?v=lH5tsQztvrU

Detaje/ Si ndodhi aksidenti ku humbën jetën 4 persona nga e njëjta familje (VIDEO)

Katër persona humbën jetën në një aksident tra*gjik, pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.

Tre automjetet u përp*lasën njëra me tjetrën, ndërsa për të nxjerrë tru*pat është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Vikt*imat e aksidentit, ishin të afërt njëri me tjetrin dhe po udhëtonin me makinën tip “Seat”, të drejtuar nga Gëzim Kotorri.

Shoferi i automjetit tjetër që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi, ndërsa shoferi i tretë është E.R.

Kanë humbur jetën në aksident: Jonida Kotorri 30 vjeç, Fatushe Agolli 68 vjeçe, Lumturi Hoxha 58 vjeçe dhe Lume Hoxha 55 vjeçe.

Mësohet se 4 personat udhëtonin drejt Elbasanit ku do të shkonin në një ceremoni mor*tore. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se parakalimi i gabuar si dhe shpejtësia tej normave të lejuara ka shka*ktuar aksidentin./ Opinion.al

https://youtu.be/cnIthjnqwaM

 

Gjenden gjurmë që dëshmojnë praninë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut që prej shekullit të 19-të

Gjenden gjurmë që dëshmojnë për praninë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut që prej shekullit të 19-të.

Në faqen “My Heritage” gjenden të dhëna për shqiptarin Sulejman Aliraj, lindur në Kaninë të Vlorës më 2 shkurt 1814 dhe ndarë nga jeta në Ottawa, Kanada në vitin 1869.

Informacioni plotësues jep një pllakë varri të vjetër me simbolin e shqiponjës dhe mbishkrimin “Rroft Shqipëria”.

E vërteta e lajmit për ‘tërmetin e madh’, që nxori Tiranën nëpër rrugë

Me të drejtë një lajm i hedhur me urgjencë pas tërmetit të mbrëmshëm, 3.8 ballë, që preku kryeqytetin në orën 22.08 minuta hedhur në rrjet nga disa media online bëri që mijëra qytetarë, të braktisnin shtëpitë dhe të mbushnin rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Lajmi ngrinte alarmin, se lëkundjet edhe më të mëdha se ato të orës 16.05 minuta të të shtunës, do të përsëriteshin brenda mesnatës. Mes mediave dhe gazetarëve të tjerë edhe ai i Syri.net, Aurel Rakipllari, në kushtet e presionit individual duke ju referuar një botimi të përhapur në mënyrë epidemike në rrjet, publikoi një lajm me një titull emocional, por në thelb me qëllim shërbimi ndaj qytetarëve në kushte emergjence, të cilin Edi Rama nuk e la të binte në tokë.

Mendoi se i kishte ardhur në shteg media më popullore dhe e lexuar në Shqipëri, e cila e zhvesh çdo ditë me fakte e dokumente nga `rrobat` e dala boje të propagandës e fasadës së qeverisjes së tij klepto-kriminale.

Por si është e vërteta e këtij lajmi dhe kronologjia e tij, e cila ngre mjaft dyshime mbi të cilat duhet të hetojë vërtet policia e Lleshit dhe prokuroria e Markut, që nxituan mbrëmë gjithë natën së bashku me ministrat e Ramës, që të bëjnë thirrje publike për burg dhe mbyllje të Syri.net?!

Gjatë gjithë ditës së djeshme, publiku i stresuar nga tërmetet që nuk pushonin, përjetuan një “tërmet” tjetër më të madh; atë të propagandës së Rilindjes me në krye Edi Ramën. Ndërkohë që njerëzit prisnin që qeveria të “bombardonte” opinionin në media dhe në rrjetet sociale me specialistë të fushës së sizmiologjisë, gjeologjisë, ndërtimit, psikologë e sociologë, që të kthjellonin qytetarët se si duhej të vepronin në këtë situatë paniku, “tërmeti” i vërtetë që përjetuan ishte ai i ministrave të Ramës e Lali Erit (me gjithë shpurën e bashkisë) të cilët trokisnin kot më kot nëpër dyer qytetarësh dhe duke shpërndarë supë me kamerave nga prapa.

Por gati të gjithë ministrat e qeverisë dhe madje, edhe vetë shtabi i emergjencave deklaronin live se tërmetet do të vazhdonin dhe qytetarët nuk duhej të qëndronin në shtëpi. Këtë situatë e rëndoi edhe më shumë një intervistë e transmetuar me urgjencë në, Top Chanel, me sizmiologun e njohur grek Akis Tselentis i cili jo vetëm që i mëshonte një tërmeti shkatërrues në orët në vijim, por madje ngrinte edhe alarmin për përbmbytje të mëdha.

Këto paralajmërime apokaliptike ishin vënë në dukje, që në titullin e madh të kronikës dhe shkrimit. Pas kësaj deri vonë natën, në të gjitha mediat pranë qeverisë dhe deklaratat e eksponentëve të lartë të PS dhe bashkisë Tiranë, qytetarëve ju bëhej thirrje që të mos qëndronin nëpër shtëpi.

Aq e theksuar ishte kjo propagandë, e bërë jo nga specialistët por nga qeveria dhe partia, sa që një nga gazetarët më të afërt të Edi Ramë u detyrua që të shkruaj një editorial, ku kritikonte këtë strategji dhe bënte thirrje që ministrat dhe shtabet e emergjencave të ndalonin me këtë lojë e të merreshin me punë konkrete që ndihmojnë qytetarët.

“Duket se prioriteti kryesor i qeverisë, sot e në ditët në vazhdim, është që të duket se është në krye të punëve për të shmangur pasojat e tërmetit. Ka një vërshim njoftimesh dhe lajmesh që flasin për qendra emergjence, vende ku të grumbullohen të dëmtuarit, ku të kërkojnë ndihmë etj. E gjitha duket pak qesharake, pas një paniku, i cili prodhoi më shumë emocione se sa dëme reale.

Akoma më qesharake, dukeshin njoftime të Qendrës së Emergjencave për të fjetur jashtë, apo ministrave që i kish kap zilia për parashikimet e Ilir Metës dhe lajmëronin që tërmetet do të vazhdojnë”.

Kështu shkruante Mero Baze në editorialin e tij.

Pra e gjithë dita ishte mbarsur me panik dhe thirrje nga vetë qeveria, që tërmetet do të vazhdojnë dhe qytetarët nuk duhej të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Vetëm pak minuta pas tërmetit prej 3.8 ballë të orës 22.08 minuta, në rrjet shpërtheu një `print scrin` i një lajmi të gazetës “Shekulli” i cili faktikisht i referohej Top Chanel.


Këtë lajm e rimorrën, edhe disa portale të tjera këtu dhe në Kosovë. Mes tyre, edhe gazetari i Syri.net Aurel Rakipllari. Vetëm dy minuta pas botimit të tij drejtuesit e media sonë reflektuan urgjentë nga kjo grackë, ku kishte rënë gazetari në shpejtësi e sipër. Urdhëruan heqjen e tij dhe u botua menjëherë një thirrje qetësuese për qytetarët, që kishin pushtuar rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

Pavarësisht se ministrat e Ramës dhe qendrat e emergjencave gjatë gjithë ditës kishin bërë thirrje që qytetarët të mos qëndronin në shtëpi, siç e kishte konstatuar edhe Mero Baze, Edi Rama kapi në ajër këtë nxitim të gazetarit Rakipllari dhe ngriti një furtunë linçuese ndaj nesh. Si kurrë më parë një ministër i rëndësishëm (Olta Xhaçka) doli urgjent në konferencë shtypi dhe kërkoi burg për gazetarët. Edi Rama nuk u përmbajt me fjalët, duke e vënë Syri,net në qendër të ciklonit. I njëjti që shkruante në FB, se qytetarët duhet të rrinin të qetë pasi “kriminelët” e Syri,net po përhapnin panik, u largua rreth orës 11.00 drejt Rinasit dhe fluturoi duke braktisur Shqipërinë dhe këtë e njoftoi vetëm sot në mëngjes.

Policia bastisi menjëherë pas kësaj zyrat e Syri. net, duke shoqëruar dhe marrë në pyetje gazetarin, Aurel Rakipllari, i cili dha shpjegimet e nevojshme dhe tani është i lirë. Duhet të theksojmë se vetë redaksia e Syri. net i dorëzoi policisë telefonat e punës, ku gjendet gjithë historiku i përditshmërisë, pa asnjë lloj kompleksi sepse nuk kemi se çfarë të fshehim.

Ndërkohë, Endri Fuga, ka iniciuar një tërmet të vërtetë në rrjet ku kërkohet linçimi dhe mbyllja e kësaj media që prej shumë vitesh, zhvesh nga propaganda lustruese këtë qeveri që ka përzënë nga vendi (dhe jo nga shtëpitë për një natë prej frikës nga tërmeti) gjysmë milioni shqiptarë.

Gazetari ynë bëri një gabim profesional momental, duke rënë në grackën e lajmeve të shpejta që qarkulluan në rrjet dhe për këtë reflektuam urgjentisht, edhe duke kërkuar ndjesë ndaj qindra-mijë ndjekësve tanë. Por shantazhet, kërcënimet dhe grupet e posaçme hetimore ndaj mediave të lira të Ramës njësoj si në kohën e diktaturës, jo vetëm që nuk na trembin dhe dekurajojnë, por përkundrazi: na forcojnë më shumë dhe na bindin që jemi në rrugë të drejtë e në krah të shqiptarëve të ndershëm përball kësaj, qeverie klepto-kriminale.

https://www.youtube.com/watch?v=4q_Qej7ObXY

https://www.youtube.com/watch?v=n-HsUbYu2WA

https://www.youtube.com/watch?v=vhzH4MGqoxA

https://www.youtube.com/watch?v=2n1VLaL0H0k

Tërmeti, Vasili akuza Ramës: Nuk shpall emergjencën se nuk do të dëmshpërblejë të dëmtuarit (VIDEO)

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka dale gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp mga selia e partisë.

“Kryeministri është larguar në OKB për të mbajtur një fjalim, a thua se dikush në OKB ka interes të dëgjojë eksperiencën e vyer të tij, sesi ky mbajti zgjedhje të paligjshme ne 30 qershor e sesi ky grabiti miliarda me koncesione apo sesi ky njeri e mbushi vendin me drogë e më pas pastroi paratë”, tha Vasili.

Deklarata e plotë për mediat e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Nuk janë mbushur ende 48 orë nga tërmeti i jashtëzakonshëm që pllakosi vendin dhe për fat të keq kryeministri i Shqipërisë e braktisi vendin, e braktisi detyrën, braktisi përgjegjësitë e veta dhe është larguar nga Shqipëria pasi bëri një tur mediatiko-demagogjik dhe propagandistik prej rreth 20 orësh, kryeministri u largua dhe iu shmang përgjegjësive të tij.

Në vend që të ishte në krye të të gjithë punëve në këtë situatë kaotike që ndodhet shteti i tij, në këtë situatë çorganizimi që ndodhet shteti i tij, në vend që të shpallte në mënyrë të menjëhershme situatën e emergjencës civile se bashku me përgjegjësitë konkrete që kjo gjendje mbart dhe me mundësitë dhe instrumentet shumë të shpejta të veprimit që ajo mundëson. Pikërisht, për të mos mundësuar që qytetarët të dëmshpërblehen dhe t”u riparohen dëmet menjëherë në shtëpitë e tyre të banimit, bëri vetëm një tur mediatiko-probagandistik dhe nuk shpalli kryesoren, gjendjen e emergjencës civile.

Kryeministri është larguar në OKB për të mbajtur një fjalim, a thua se dikush në OKB ka interes të dëgjojë eksperiencën e vyer të tij, sesi ky mbajti zgjedhje të paligjshme ne 30 qershor e sesi ky grabiti miliarda me koncesione apo sesi ky njeri e mbushi vendin me drogë e më pas pastroi paratë. Asnjë njeri besoj nuk ka nevojë. Kërshëria për të dëgjuar atë do të jetë si kërshëria e diktatorëve që kanë folur herë pas here në sallën e OKB-së, e ndryshe nga liderët e tjerë botërorë të përgjegjshëm dhe atdhetarë të cilët e kanë lënë në mes fjalën e tyre dhe janë larguar nga podiumi kur vendet e tyre janë kërcënuar apo përballur me fatkeqësi, ky i yni u ikën përgjegjësive, largohet dhe i lë shqiptarët të vetëm, pa drejtim.

Sot të gjithë shqiptarët bëjnë pyetjen, ku është shtabi qendror që drejton një emergjencë të paparë në mbi 30 vite, në mënyrë të veçantë ku qyteti i Tiranës dhe qyteti i Durrësit nuk e kanë përballuar kurrë një intensitet të tillë kaq të fortë dhe shkatërrimtar. Si ka mundësi që liderat evropiane anembanë janë shumë të shqetësuar sepse e tillë është situata dhe i ofrojnë solidaritet një kryeministri që ka ikur nga vendi i tij. Populli thotë, rasti i kryeministrit tonë është tamam si, “hajdeni moj shoqe më qani burrin se unë do të shkoj në dasëm”. Ata preokupohen dhe Edi Rama ka ikur nga Shqipëria. Së dyti, kush e kryeson këtë shtab qendror që ka përgjegjësitë për të përballuar dhe menaxhuar situatën.

Cilat janë fondet? Sa janë ato, si janë shpërndarë? Cilat janë ndihmat? Cila është struktura e ndihmave të ardhura, në çfarë mënyre? Cilat janë vendet që po ndihmojnë nëse kanë ndihmuar konkretisht përveç vendeve që janë mike meqenëse ka pasur premtime të tilla të cilat janë bërë publike nga kryeministri. Çfarë fondesh ka në terren pushteti vendor apo agjensitë e tjera qeveritare? Asnjë përgjigje nuk ka nga këto, vetëm fjalë dhe shoë. Përse informacioni ndodh në kaos të plotë, në vend të informacionit të autorizuar, të përgjegjshëm, të konfirmuar, zyrtar, periodik të çdo një orë për popullatën? Situata e informacionit është lënë në kaos të plotë, në abuzivitet të plotë, dhe jashtë çdo lloj përgjegjësie publike.

Ndërkohë që në mënyrë të veçantë kjo situatë, në 48 orë, në 72 orë, në 5 ditët e para, për sa kohë që situata shkon drejt normalizimit të plotë qytetarët kanë nevojë për informacione të autorizuar, të qartë, të saktë, i cili eviton çdo lloj paniku dhe i bën qytetarët të vazhdojnë jetën e tyre normale dhe të jenë të kujdesshëm atje ku duhet. Kryesorja dhe mbi të gjitha, përse nuk tentohej qartë, më prerë, në mënyrë të menjëhershme dëmet, dëmet nuk kanë nevojë të evitohen nga vizita ministrash, nga përqafime hipokrite, nga fjalë pa asnjë vlerë që janë demagogji e radhës.

Një ushtri e tërë, me teknikë, arkitektë, inxhinierë ndërtimi qofshin edhe privatë duke shpallur gjendjen e emergjencës civile mund të mobilizoheshin menjëherë për të evidentuar qartë edhe prerë se cilat janë strukturat e dëmtuara, pasi dihet që strukturat e dëmtuara nga një goditje e fortë, mund të jenë vulnerabël që të dëmtohen edhe nga goditje më të lehta, që janë goditjet e shuarjes së tërmetit, por duke qenë pas goditjeve të tilla ato mund të jenë shumë të rrezikuara.

Në këtë rast ato duhet të evidentohen me përgjegjësi të jashtëzakonshme teknike, e cila do të evitonte në mënyrë të qartë dhe të prerë humbjen e jetës së njerëzve dhe njëherazi me këto evidentimi i të gjitha atyre familjeve që duhet të evakuoheshin në mënyrë të menjëhershme, pasi analiza e bërë do të rezultonte që ato nuk mund të vazhdonin më të qëndronin aty dhe bashkë me to përpilohej qartë dhe në mënyrë të rrufeshme ndërhyrjet në ato zona, në ato objekte të mëdha të ndërtuara, të cilat nuk do dëmtonin vetëm familjet, por edhe ambientin përqark apo dhe struktura të tjera ngjitur me to, bëhet fjalë për një përgjegjësi të shumëanshme, e cila duhet të demonstrohet.

Të jetë aktive, të jetë funksionuese dhe në vend të kësaj na kanë ofruar një kaos ku nuk dimë kë të dëgjojmë më parë, cilin ministër të dëgjojmë më parë, cilin kryetarë bashkie të dëgjojmë më parë, cilin nivel shoë të dëgjojmë më parë. Dhe kur duhet të evidentojmë qartë e prerë ndërtesat të cilat kanë marrë dëmtime dhe që janë me mijëra, na ofrojnë disa tavolina ku me demek shpërndajnë disa tasa gjellë më shumë, ndërkohë që prioritetet janë krejt të tjera. Pra i bëjë thirrje nga kjo foltore qeverisë të rimarrë situatën në dorë. Të marrë në duar dhe të përqendrojë në mënyrë të menjëhershme autoritetin e veprimit dhe mbi çdo gjë dhe para çdo gjëjë të shpallë gjendjen e emergjencës civile. Nuk mund të ketë ngjarje dhe fatkeqësi më të madhe se kaq e cila do kërkonte marrjen e këtij vendimi. Çdo minutë që kalon është në dëm të qytetarëve dhe në dëm të administrimit të situatës. Ju faleminderit!

https://youtu.be/gdblM-zfTig

Publikuan lajme të rreme për tërmetin/ Policia shoqëron dy gazetarë

Pas publikimit të lajmeve të rreme nga disa portale të cilat shkaktuan panik tek qytetarët ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit” të cilët kanë bërë publikim të rremë të lajmit për tërmetin me pasoja paniku te qytetarët.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur nëj grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët.

https://youtu.be/77m0Zpf0VVE

https://youtu.be/mohjpz9CX8E

https://www.youtube.com/watch?v=vhzH4MGqoxA

https://www.youtube.com/watch?v=2n1VLaL0H0k&t=7s

https://www.youtube.com/watch?v=Cyt4o4A2v2o

Një “fake news” derdh Tiranën rrugëve: Banorët kanë dalë jashtë pas thashethemit për një tërmet të madh (VIDEO+FOTO)

Thashethemet përhapen dhe besohen më shpejt në situata paniku.

Duket se kjo po jo ndodh në këto momente në Tiranë ku qyteti është derdhur në rrugë dhe parqe pas tërmetit 4.4 të shkallës richter që ra në orën 22:08.

Një thashethem, sipas të cilit gjatë natës do të bjerë një tërmet i fuqishëm ka krijuar panik në qytet dhe tmerr tek banorët.

https://www.youtube.com/watch?v=2n1VLaL0H0k

https://youtu.be/vhzH4MGqoxA

Aktualisht rrugët dhe parqet janë plot e burra, gra, plëq dhe fëmijë të mbështjellë me batanije për shkak të frikës së nxitur nga një “fake neës”.

Tërmetet nuk mund të parashikohen dhe këtë e thotë me përgjegjësi çdo sizmiolog në të gjithë botën. /albeu.com/

https://youtu.be/Cyt4o4A2v2o

Tërmet me magnitudë 4,4/ Ku ishte epiqendra?

Një tjetër tërmet me magnitudë 4,4 goditi vendin rreth orës 22.08 minuta. Epiqendra ishte 10 kilometra në veri të qytetit bregdetar të Durrësit dhe 25 kilometra nga Tirana.

https://www.youtube.com/watch?v=mohjpz9CX8E

https://www.youtube.com/watch?v=77m0Zpf0VVE&t=31s

https://youtu.be/aQ514y6–gY

https://youtu.be/Cyt4o4A2v2o

https://www.youtube.com/watch?v=u8lhw4xtPhI&t=129s

https://www.youtube.com/watch?v=4_dqNjZMny8

Banorët e Durrësit, kalojnë natën sërish përjashta (FOTO)

Frika nga goditja e një tërmeti të mundshëm, por jo vetëm, po i mban ende jashtë shtëpive, banorët e Durrësit.

Disa prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë të sigurt në çadrat e ngritura orë më parë, brenda stadiumit të Durrësit, por ka edhe nga ata që shtëpitë u janë bërë të pabanueshme.

https://youtu.be/4_dqNjZMny8

Ngrihen 6 kampe, ja masat e marra pas tërmetit në Tiranë (Fotot)

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturen e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:
1- Rr. “3 Dëshmorët”, Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;
3- “Bulevardi ri”, Kashar;

4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muco”, Kombinat.

https://www.youtube.com/watch?v=u8lhw4xtPhI

Edhe dy tërmete janë ndjerë gjatë natës (VIDEO+FOTO)

Sipas specialistëve të fushës duhet të kenë rënë dhe të tjerë, por në Tiranë, Durrës dhe gjetkë janë ndjerë të paktën edhe dy tërmete të tjerë. For*ca e tyre ka qenë më e dobët se tërmeti i pasdites dhe ai që e pasoi.

Një pjesë e vogël e qytetarëve në Shqipërinë e Mesme e kanë kaluar natën jashtë, ndërsa këto ditë priten të ketë lëkundje të tjera, të cilat shqiptarët urojnë Zotin mos të jenë të forta.

Të shtunën janë shënuar 13 tërmete, ndërsa dy prej tyre kanë qenë tepër të fuqishëm duke lenë pas dhjetëra persona të pla*gosur dhe disa banesa të dëmtuara.

Një nga lëkundjet e mbrëmjes ka qenë në orën 22:02 të së shtunës me epiqendër, 7 km në veri-perëndim të Durrësit dhe 36 km nga Tirana, me magnitudë 3 të shkallës Rihter.

Tërmeti i 6 pas mesnate goditi Shqipërinë

Tërmete ka patur edhe në Italinë e Jugut, ku është regjistruar një tërmet me magnitudë 4,7 ballë.

https://www.youtube.com/watch?v=eVZZ6r96p1I

https://www.youtube.com/watch?v=4LLYJ9kNLsY

Nuk kanë të ndalur tërmetet, raportohen të tjera lëkundje të fuqishme

Një tjetër tërmet është regjistruar pak minuta më parë në Durrës.

Megjithëse më i vogël, ky është tërmeti i gjashtë që trondit sot Shqipërinë. Tërmeti është regjistruar në orën 07:12 (19:12:22) dhe ka qenë i magnitudës 3.2 ballë i shkallës rihter, 3 kilometra nga Durrësi dhe në 60 kilometra thellësi.

Të dhënat nga EMSC:

https://www.youtube.com/watch?v=BWcVbKgi_iQ&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=eVZZ6r96p1I