Ballina Blog Faqe 555

Luks i shfrenuar i Luana Vjollcës, një natë në hotel 710 dollarë (FOTO)

Luana Vjollca ndodhet me pushime në Monte Carlo, Monaco. Para dy ditësh publikoi një foto ku deklaronte se Monte Carlo ishte tanimë qyteti i saj i preferuar. Në foto Luana shfaqej joshëse, e veshur me pantallona të shkurtra, që i kishte zbërthyer. Por si për çudi, më pas ajo e fshiu foton sepse siç duket, nuk i kanë pëlqyer komentet.

Mirëpo, e njëjta foto është postuar edhe në revistën e njohur “Monaco Today”, duke marrë kështu vëmendjen edhe të lexuesve të huaj. Dhe nuk kishte si të mos binte në sy me atë gjest shkruanin komentuesit, të cilët zbërthimin e pantallonave e konsideruan ekstravagancë të tepruar, si vetëm pushimet e saj.

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca po vazhdon me luksin e shfrenuar në pushime, ndërsa është duke shijuar rivierën në Nice dhe Cannes me helikopter privat, duke u konsideruar një mjet për pasanikët. E ndërkohë, ajo nuk ka harruar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta herë pas here foto nga pushimet e saj.

Kështu, Luana nuk është mjaftuar me pushimet në Monte Carlo, ku një natë në hotelin ku qëndronte moderatorja kapte shifrën e çmendur 710 dollarë. Ajo është zhvendosur në një tjetër destinacion përrallor, duke zgjedhur këtë herë rivierën magjepsëse të Francës në qytetet Nice dhe Cannes, ku qëndrimi në hotele me 5 yje është diçka krejt normale për të.

Nëpërmjet fotove të fundit të postuara në rrjete sociale nga moderatorja, kuptuam se me çfarë kishte zgjedhur ajo të lëvizte dhe nuk bëhet fjalë për asnjë lloj marke të shtrenjtë makine, por për helikopter privat. Këngëtarja pozonte e lumtur dhe dukej superseksi si pilote e veshur me një fustan të shkurtër. Luana vazhdon pushimet mes luksit, pa zbuluar kush e shoqëron, ndërkohë që sipas ndjekësve, ai që e shoqëron është pikërisht i dashuri i saj menaxher, Krenar Çoçaj.

Duket se ai e ka ndihmuar shumë që ajo të depërtojë në tregun e muzikës, duke marrë edhe ftesa për koncerte. Por duket se bashkëpunimi i fundit “Yalla Habibi” me të famshmin nga Australia, Faydee, nuk u prit aq mirë.Si fillim ishte lajmi që pushtoi mediat se kjo këngë ishte kopjuar nga “Yalla Habibi” e Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix. Ndërkohë, fansat e Faydee e konsideruan bashkëpunim “të gabuar” atë me Luana Vjollcën. Ata nuk ngurrojnë të shprehen se kjo e fundit nuk është aspak këngëtare.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur, ndërsa kur këndon ajo më dhembin veshët”, shkruante një ndjekës i këngëtarit. “E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare, me të cilën mund të bashkëpunoje”, ka shkruar një tjetër.

“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artist i mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të”, ka vijuar një i tretë. “Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht prit pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje”, ka komentuar një tjetër ndjekës.

Megjithatë, “Yalla Habibi”, e cila është postuar ditën e shtunë, ka arritur të marrë brenda pak ditësh në platformën “YouTube” plot 2.2 milionë shikime. Po pavarësisht këtij fakti, diçka e çuditshme ndodhi me këngën e Luanës në “Youtube”. Teksa shihje në videoklipin e Luanës dhe Faydeet në “Youtube”, ajo që u tërheq vëmendjen të gjithëve janë komentet e shumta që videoja ka marrë.

Mirëpo, e çuditshmja ishte që komentet janë pothuajse të përsëritura. Adresa me emra të ndryshëm kanë komentuar të njëjtën gjë. Përveç kësaj, në sy binin edhe komentet e tipit: “Natën e mirë”, “Kalofsh një fundjavë të mirë” ose “Faleminderit”, të cilat nuk kanë fare lidhje me këngën.

Nuk dihet nëse komentet janë pjesë e ndonjë programi të paguar apo ‘spam’, për të cilat moderatorja Luana Vjollca dhe Faydee nuk janë në dijeni. Fady Fatrouni, i njohur si Faydee, është këngëtari 32-vjeçar libanez, me karrierë në Australi, i cili vendosi të bënte për herë të parë një bashkëpunim me një shqiptare dhe ajo ishte Luana Vjollca. Nisur nga komentet negative për zërin, u tha se Luana për t’u qetësuar vendosi të arratisej për disa ditë pushime relaksuese, të cilat i nisi nga Italia.

Karaburun/ Shpëton turisti italian, ja çfarë i ndodhi në mes të detit

Policia Kufitare e Vlorës dhe forcat “Delta” u vunë në ndihmë në të një turisti italian në zonën e Karaburunit, i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Falë transportimit të shpejtë për në spital, me mjetin lundrues të forcave “Delta”, turisti italian është jashtë rrezikut për jetën.

Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shën Vasil, se kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italian që ndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë.

Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë mjeti lundrues i forcave “Delta” që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me autoambulancën e spitalit të Vlorës.

Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi E.U., falënderon Policinë Kufitare, forcat “Delta” dhe ekipin mjekësor që i erdhën në ndihmë.



Shumë lagje të Tetovës kanë mungesë të kanalizimit

Blloku urban katër i qytetit të Tetovës, vite me radhë përballet me mungesën e kanalizimit. Si pasojë shpesh ndodh që shtëpi të shumta, të vërshohen nga ujërat e zeza, gjë që përbën rrezik për shëndetin e banorëve. Ata thonë se vazhdimisht ndër vite kanë marrë premtime për zgjidhje, por asgjë konkrete nuk ka. Madje banorët i kanë ofruar komunës ndihmë prej rreth 10 mijë eurove për fillimin e këtij projekti.

“Problemi më i madh është tek ujerat e zeza dhe ujërat atmosferike, Tetova i ka 70 për qind të përziera por edhe në lagjen tonë janë të përziera dhe dalin jashtë në hapësirë. Vjen shumë aromë e keqe, mblidhen mushkonjat e gjërat”.

“Më keq nuk ka, ka lagështi shtëpia, i lus urgjentisht ta nxjerrin ku është rruga jo këtu”.

Nga ana tjetër, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka theksuar se shtëpitë e kësaj lagjeje janë ndërtuar jashtë planit urbanistik dhe për këtë qëllim ka qenë e pamundur të përpilohet projekt.

E gjithë kjo zonë por edhe zona tjera, objektet që janë ndërtuar kanë shkuar me procedurë legalizimi dhe e gjithë kjo çdo komune e jo vetëm neve, na bën halle më të mëdha, sepse është ndryshe ku keni plan urbanistik po tjetër ku lagjen e sistemi përmes legalizimit dhe kjo s`është lagja e vetme po ka edhe të tjera, por dua të them se sektori i urbanizmit ka qenë i shpejtë në dhënien e dokumentacionit që gjitha këto objekte sa më shpejtë të bëhen tatim pagues të institucionit – deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Në gjendje të njëjtë, pa kanalizim, pa rrjet të ujësjellësit, është edhe Lagja mbi varrezat e Tetovës, banorët e të cilës, vite me radhë i apelojnë komunës për të marrë masa për përmirësimin e kushteve.



Si do të sigurohen parat për subvencionimin e makinave?

Nga rishikimi eventual i buxhetit do të varet nëse këtë vit do të startoj masa për subvencionimin e pajisjeve të gazit nëpër automjete. Me këtë masë duhet të sigurohet kthimi i mjeteve deri në 50% të shumës, por jo më shumë se 300 euro. Por, për shkak të pushimeve vjetore dhe fundjavës, nga Ministria e financave nuk morëm përgjigje nëse gjatë rishikimit do të ketë mjete për këtë masë, edhe pse praktikë është që të sigurohen mjete për prioritetet e institucioneve. Zëvendës- ministrja e financave, Shyrete Elezi para dy javëve paralajmëroi që rishikimi mund të ndodhë në shtator apo tetor.

Rishikimi i buxhetit është praktikë e rregullt dhe bëhet çdo vit, dhe me siguri shërbimet tashmë janë duke përgatitur analizë për realizimin e të gjitha projekteve, rrjedhëse apo atyre kapitale, në pjesën e të dhënat që i marrin nga arka. Opinioni do të njoftohet në kohë. Rishikimi planifikohet diku në shtator apo tetor sipas orarit, siç ishte vitin e kaluar – deklaroi Shyret Elezi, zëvendësministre e financave.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për Alsat tha se masa për ndryshimin e llojit të karburantit është planifikuar për këtë vit, por kjo do të varet nga rishikimi i buxhetit.

Ndryshe, kjo masë ishte premtim parazgjedhor që duhej të realizohet nga fillimi i vitit. Por, Bekteshi sqaroi se vonesa ka të bëjë me procedurat parlamentare ndërsa ligji u miratua para disa ditëve. Ligji parasheh edhe subvencionim me të cilin do të zëvendësohet automjeti i vjetër me standard nën EURO 3 me automjet tjetër me standard mbi EURO 5, por jo më shtrenjtë se 12 mijë euro. Për këtë, do të jepet subvencionim prej 20-30% nga vlera e automjetit apo rreth 3000 euro. Masa pritet të fillojë vitin e ardhshëm./Alsat



3 mijë euro nga shteti nëse doni të bleni veturë të re, kjo është masa e re në Maqedoni

Nëse planifikoni të bleni veturë të re duhet të dorëzoni veturën e vjetër Euro 3 në njërin nga autosalonet dhe në parkingjet që shesin vetura dhe të merrni një veturë me standardin së paku Euro 5. E për këtë Qeveria ju jep 3 mijë euro.

Sipas ligjit të miratuar në Kuvend, vlera e automjeteve që do të subvencionohen nga shtetit nuk duhet të jetë më e lartë se 12 mijë euro.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi për Alsat-M se përveç nga sallonet, makinat e vjetra qytetarët mund t’i zëvendësojnë edhe në pikat tjera të shitjes., por ato që do të subvencionohen nga shtetit duhet të kenë së paku standardin ekologjik 5.(INA)



Vajza e Ismet Jasharit bën dasmën me flamurin gjigant Kuq e Zi (Video)

Donika Jashari, vajza më e madhe e Kom*andant Kumanovës – Ismet Jashari, dje është martuar në fshatin e lindjes së babait të saj, në Orizare të Kumanovës.

Pas ceremonisë në shtëpinë e Kom*andant Kumanovës, çi*fti së bashku me familjarët në shoqërimin e flamurit kombëtar janë mbledhur para bu*stit të tij në Orizare, ku kanë vendosur bu*qeta me lule.

Para familjarëve, fjalën përshëndetëse e mbajti vëllai i Kom*andant Kumanovës, Xhemall Jashari. Shikoni më poshtë momentet emo*cionuese të vajzës së Kom*andant Kumanovës, Donika Jashari, para bu*stit te babait të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=hgeq1m0F-b8&feature=youtu.be



Katica Janeva në plazhet e Greqisë?! (FOTO)

Kryeproku*rorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva së fundi është protagonistja kryesore e zhvillimeve aktuale në Maqedoninë e Veriut. Sipas Kanal5, Janeva dje është parë në plazhet e bregdetit grek, derisa emri i saj po lakohet lidhur me rastin “Zhvatja”, që ka të bëjë me shant*azhimin dhe marrjen e 1.5 milionë euro nga një biznesmen i dy*shuar nga Prok*uroria Speciale.

Një shikues anonim i këtij televizioni ka bërë fotografinë nga plazhi, ku shihet Katica Janeva në plazhin e Haniotit në Greqi.

Kanal5 ka nënvizuar se janë të rezervuar dhe kanë mëdyshe nëse fotografia është bërë sot, por pret konfirmim edhe nga burime tjera. Por deri tani edhe kryep*rokurorja Janeva nuk është deklaruar lidhur me këtë foto të publikuar, se a po qëndron për pushime në Greqi, apo është në vendlindje. (INA)



SNOBIZMI

Nga Xhelal Zejneli

Rrjedhat e kulturës gjithmonë e kanë mbartur me vete snobizmin si një dukuri margjinale e cila paralajmëron për plasaritjet në kulturë. Në shekullin XXI, si kurrë më parë, me të madhe janë dobësuar shtyllat morale të jashtme. Mbizotërojnë orientimet materialiste dhe hedonistike, ndërsa varfërimi shpirtëror është gjithnjë më i madh. Në plan të parë nxirren modelet e ngeshme të sjelljes, ndërsa etika, puna dhe veprimtaritë profesionale, vihen në plan të dytë. Shumë njerëz e dëshmojnë veten me mjete të jashtme, krekosen me pasurinë e arritur dhe nuk harrojnë të manifestojnë se u përkasin qarqeve “elitare”. Strofullin e sigurt e gjejnë në stilin e jetesës që është i privuar nga dituria dhe mundi kërkimor, nga puna aktive dhe e ndershme, nga qëndrimi i pavarur dhe nga krijimtaria. Lidhja obsesive me rrethet ”e larta” si dhe lufta e paskrupullt për komodi materiale flet për mungesë të personalitetit, për inpersonalitet dhe për jetë të rrejshme, për rënien shpirtërore dhe kulturore të vetë qenies. Një gjendje e këtillë paraqet kanosje serioze për shoqërinë për arsye se mbështetet në sistem të gabuar të vlerave dhe në këtë vështrim është i përshtatshëm për shtrirjen e një sërë dukurive negative, midis të cilave edhe snobizmit. Një poeti të madh që s’ka para, askush s’i afrohet, ndërsa pas një pushtetari apo oligarku injorant, të pasuruar brenda nate, rendin të gjithë.

Fjala angleze snob supozohet se vjen nga latinishtja sine nobilitate – pa fisnikëri. Është emërtim përbuzës për njerëzit e padobishëm të cilët rendin pas modës dhe verbërisht përkulen para traditave të qarqeve të larta. Hiqen sidomos se janë adhurues të artit.

Në kulturën e shoqërisë masive snobizmi është një dukuri, kuptimi themelor i së cilës është që, si një komponentë subjektive e barazimit të vlerave kulturore dhe të pozitës shoqërore të individëve apo të grupeve, të shfrytëzohet si mjet i promovimit shoqëror, nga ato shtresa shoqërore të cilat nuk janë të kënaqura me pozitën e vet në shoqëri apo si mjet për të siguruar distancën shoqërore apo izolimin prej shtresave të tjera, po qe se snobizmi paraqitet te shtresat të cilat tanimë kanë arritur epërsi shoqërore të caktuar.

Funksioni social i snobizmit vërehet më së miri te ambiciet që ia caktojnë vetes snobët dhe ky është dyllojësh:

– Snobët dëshirojnë të arrijnë barazimin kulturor në nivel më të lartë. Me fjalë të tjera, duke iu afruar vlerave kulturore dhe nivelit të shtresave shoqërore më të zhvilluara, ata synojnë të realizojnë promovimin e vet kulturor, rrjedhimisht edhe promovimin shoqëror;

– Snobët që kanë siguruar një pozitë shoqërore më të lartë, synojnë të ndahen akoma më shumë, në mënyrë që ta shtojnë distancën kulturore dhe sociale midis vetes dhe atyre shtresave apo grupeve shoqërore që i konsiderojnë më poshtë se veten.

Kur mbartës të snobizmit janë grupet apo individët, shoqërisht të varur, atëherë këta nuk ia dalin të ngrihen mirëfilli në nivelin e lartë që e dëshirojnë. Nuk arrijnë as të çngjiten nga niveli që vlerësohet si i ulët apo që vërtet mund të jetë i ulët, kur mbartës i synimeve të tilla është individi apo grupi shoqëror superior. Pikërisht këtu qëndron tragjedia e snobizmit.

Marrë nga pikëpamja sociale dhe psikologjike, dobësia e snobizmit vërehet në paaftësinë e snobit për ta parë dështimin apo pamundësinë që ta arrijë apo që ta bëjë përmirësimin e pozitës së vet në shoqëri.

Po qe se aspiratat e tilla kulturore vërtet arrihen, atëherë është e qartë se nuk kemi të bëjmë me snobizmin.

Një përkufizim të snobizmit ka dhënë teoricieni francez Klenshan (Philippe du Puy de Clinchamps, 1919-1971) në studimin me të njëjtin titull. Sipas këtij përkufizimi, si snob duhet konsideruar atë njeri i cili të paktën me një pjesë të veprimtarisë profesionale të tij apo të veprimtarive të tij në kuadër të kohës së lirë, tenton që me ndihmën e imitimit t’i përkasë ndonjë grupi shoqëror të mbyllur (klani, koterie, klike). Në rastet kur i përket një grupi të tillë, tanimë ai synon t’i parandalojë të tjerët të hyjnë në atë grup. Anëtarët e grupeve të tilla të mbyllura apo aspiruesit e grupeve të tilla kanë mendime, bindje dhe qëndrime të përputhura se në pikëpamje shoqërore ata janë më superiorë se të tjerët dhe vetitë e tilla ia veshin reciprokisht njëri-tjetrit, madje edhe atëherë kur vetitë e tilla mund edhe të mos i posedojnë. Me këtë rast, s’ka rëndësi fakti nëse vlerat apo kriteret e lartpërmendura në bazë të të cilave realizohet promovimi shoqëror i vërtetë apo i sajuar, janë vlera shoqërore të rendit të parë dhe të njohur nga të gjithë, apo që në shkallën e vlerave njerëzore kanë rëndësi të rendit të dytë, për të mos thënë se janë të një rëndësie kryekëput të dorës së dytë.

Duhet shtuar se çdo snobizëm ka edhe një element pozitiv – orientimin e tij kah vlerat kulturore të larta. Sipas kritikëve, ky orientim mund të luajë një rol tejet të dobishëm në inspirimin e njerëzve që të veprojnë për ngritjen e nivelit kulturor, qoftë edhe duke i kopjuar në mënyrë snobiste vlerat kulturore dhe artistike. Por, nga pikëpamja e vlerave kulturore dhe artistike të mirëfillta, snobizmi vlerësohet si dukuri negative, për arsye se synimi i snobit për vlera kulturore të larta nuk është veçse motiv dytësor. Motiv parësor i tij është arritja e promovimit shoqëror.

Snobizmi nuk është një dukuri plotësisht homogjen dhe monolit. Çdo njeri që sapo është ngritur më lartë në shoqëri, që sapo është pasuruar, apo kandidati për snob e vëren se klanin e snobëve e tronditin dhe e përshkojnë luftëra të ashpra edhe në nivele të ndryshme. Në të vërtetë, midis snobëve ekziston një hierarki dhe në raste të caktuara ajo është e shprehur sipas shkallëve: snobi shpesh takon dikë që është më snob se ai. Pikërisht këto nuanca në snobizëm e vështirësojnë mundësinë për ta përcaktuar karakterin e njëmendët të snobizmit konkret. Për shembull, është vështirë të konstatohet shtirja dhe dyfytyrësia e snobit, i cili para të tjerëve synon të krijojë iluzionin për moskokëçarjen e vet, kur ngritja në karrierë i shkon për dore apo shtirjen perfide të snobit për ta arritur promovimin e dëshiruar, nga vërsulja e tij për ta realizuar qëllimin.

Ilustrimin e snobizmit në nivele të ndryshme e hasim në veprat e shkrimtarit francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922), të emërtuar me emërtim të përbashkët A la recherche du temps perdu, 1913-1927 (Në kërkim të kohës së humbur). Klasiku i letërsisë franceze të shekullit XX – Andre Morua (André Maurois, 1885-1967) në librin Á la Recherche de Marcel Proust, 1949 (Në kërkim të Marsel Prustit) thotë se te Prusti nuk kemi të bëjmë me snobizëm të thjeshtë por me një “kaskadë të tërë snobizmi”. Duke qenë se shoqëritë njerëzore ndahen në grupe, në klasa që ngrihen si shkallë, e që janë të shumëfishta, të ndërlikuara, ndonjëherë edhe kontradiktore dhe meqë smira dhe dëshira për t’u mbajtur i madh bëjnë pjesë ndër kënaqësitë njerëzore më të mëdha, snobizmi haset, si në shtresat shoqërore më të larta, ashtu edhe në ato më të ulëta.

Sipas Moruas, në maje të shkallëve të vlerave shoqërore qëndrojnë lartmadhëritë e mbretërve, si p.sh. princesha e Parmës, e cila hiqet e mirë apo e afërt, por nga një lartësi e tillë e ka vështirë që qenien njerëzore ta dallojë prej kafshës. Për ta treguar mirësinë e vet, ajo apo princesha e Luksemburgut i jep një plake një kulaç. Kulaçin ia jep gjyshes njësoj si një vizitues që do t’ia jepte drenushës në kopshtin zoologjik.
Në nivel pak më të ulët e kemi snobizmin e aristokratëve të cilët duan të ndahen prej të tjerëve. Aty pranë, janë snobët të cilët pa pasur aftësi të duhura, bëjnë vlerësimin e veprave letrare. Vjen snobi që me çdo kusht synon të depërtojë në sallonin e princeshës de Germant. Pason snobi i cili tregohet gjentil ndaj fshatarëve, por në prani të bujarëve hiqet sikur s’i njeh.

Snobizmi në nivelin më të ulët vërehet në sjelljen e gruas së varfër që hiqej se është “markezë”. Në tualetin publik që e mbante në Paris lejonte të hynin vetëm klientët e zgjedhur.
Sipas studiuesit Klenshan, ka dy lloje themelore të snobizmit: parësor dhe dytësor. Sipas tij, snobizmi parësor është paraqitur kah viti 1850 e këndej. Kuptohet, snobizëm ka pasur edhe më parë. Pas përleshjeve të tmerrshme në periudhën e viteve 1789-1814 (Revolucioni francez) mbretërit dhe oborret e humbën rëndësinë e dikurshme. Por kultet, traditat dhe ceremonitë nuk zhduken përnjëherë. Ato vazhdojnë të veprojnë me forcën e inercisë. Përmbysje ka pasur, por shprehitë e krijuara ndër shekuj nuk shuhen sakaq. Vendin e monarkut do ta zë një sistem i tërë dukurish. Në shoqëritë e larta të shekullit XIX, autoritet i ri i kryeqendrave evropiane do të jenë koteritë e snobëve. Ato do t’i zhvillojnë maniret mondane, mënyrat elegante të veshjes dhe mënyrat e reja të jetesës, modën e cila në hollësi e cakton mënyrën e re të lidhjes së kollares, si duhet të mbyllet apo të bëhet dekoltimi i jakës dhe i tualetit, në ç’mënyrë të zgjidhet tipi i veturës, i gjuetisë, i vardisjes, i koketimit, i flirtimit, i konversacionit nëpër sallone dhe i kavalerisë.

Mbase deri në vitin 1914 snobët rekrutoheshin kryesisht prej oborreve. Këtë variant të snobizmit Klenshan e quajtur snobizëm parësor, përkatësisht snobizëm fillestar. Këta snobë do të jenë mondanë në pikëpamje të veshjes, të banimit, të shfrytëzimit të zbavitjeve dhe të kohës së lirë. Këta do të jenë njerëz sallonesh dhe njëherazi edhe njerëz që synojnë të depërtojnë dhe të pranohen në sallonet më ekskluzive. Prototip i këtij lloj snobizmi dhe i epokës është Sharli Svani i Marsel Prustit. Kuptohet, këta kufij dhe këto karakteristika nuk duhet marrë si absolute. Në këtë periudhë snobë ka vetëm duke filluar nga një nivel i caktuar i shoqërisë e më lartë, duke përjashtuar pjesërisht shtresat shoqërore më të larta, për arsye se ata nuk mund të jenë snobë ad litteram. Një prej karakteristikave thelbësore të snobizmit është imitimi. Në kuptimin social, imitimi duhet ta ketë kufirin e epërm. Me fjalë të tjera, qarqet më të larta s’kanë më kë ta imitojnë për t’u treguar më të larta se ç’janë. Përveç kësaj, shikuar edhe në aspektin etimologjik, besohet se snobi e ka marrë emrin sipas asaj se nuk ka prejardhje fisnike, d.m.th. ai është sine nobilitate apo pa fisnikëri. Sipas një versioni tjetër, emri snob vjen nga latinishtja quasi nobilis domethënë gjoja fisnik apo fisnik në dukje.

Ka studiues të cilët snobizmin nuk e konsiderojnë si dukuri negative, por një numër i madh i studiuesve e marrin për dukuri të tillë. Sipas përkufizimit të Litresë (Littré), snobizmi është gjendje e njeriut i cili pa shije krenohet me gjëra vulgare. Sipas Larouss-it, snobizmi është pozë, afektacion i marrë, qesharak, dyfytyrësi prepotente. Në variantin e ri të së njëjtës enciklopedi thuhet se snobizmi është adhurim i çdo gjëje që është trend, d.m.th. aktual dhe me famë. Në fjalorin e Akademisë Franceze snobizmi kualifikohet si sqimë e atyre të cilët artificialisht e kanë si model opinionin publik, të cilët i imitojnë maniret e oborreve, në mënyrë që në mjedise të caktuara të jenë apo të ndjehen të jashtëzakonshëm. Sipas fjalorit të Oksfordit, snobi është person i pagdhendur, mendjemadh dhe që lëvdon veten. Në ShBA, snobi është njeri i cili kopjon me mendjemadhësi, adhuron me përulësi dhe me çdo kusht kërkon të gjendet pranë atyre për të cilët mendon se janë plasuar më mirë se ai. Sipas burimeve gjermane, snob është ai të cilit i hyn në punë vetëm pasuria dhe pozita shoqërore dhe i cili, duke e konsideruar veten se ndodhet lart , i përbuz ata që i merr për inferiorë.

Snobizmi përbëhet prej elementeve kundërthënëse. S’duhet harruar se për të qenë snob duhet të kesh edhe zotësi të caktuara si: aftësia për të imituar, eleganca dhe zgjuarsia në lëmin e teknikës, të artit dhe të letërsisë. Gjëra të caktuara, snobi i çmon pa një arsyetim të duhur. Pos kësaj, njerëzit që nuk shkojnë sipas ritualit të snobit, ai më tepër i injoron sesa i xhelozon.

Ndonëse ndër snobët parësorë nuk ka përfaqësues nga radhët e shtresave më të larta dhe atyre më të ulëta, kjo nuk do të thotë se aty nuk ka shtresime. Nëse aty nuk ka mbretër dhe sundimtarë, janë të afërmit dhe miqtë e tyre, këshilltarët e oborreve, mjeshtrit e ceremonive, nëpunësit dhe kurtizanet si dhe shumë krijues artistikë të cilët nëpër oborre kanë siguruar argëtim dhe zbavitje. Të gjithë këta, në njëfarë mënyre janë snobë potencialë. Snobët i hasim edhe në veprat e Marsel Prustit, të komediografit francez – Molier (Jean-Baptiste Poquelin, 1622-1673) , të romancierit anglez – Thekeri (William Makepeace Thackeray, 1811-1863), të prozatorit dhe eseistit anglez – Haksli (Aldous Huxley, 1894-1963), të shkrimtarit britanik me prejardhje hungareze-hebraike – Kestler (Artur Kestler, 1905-1983) etj. Snobë janë vajzat e Gorios – Anastazia dhe Delfina, personazhe të realistit francez Balzakut (Honore de Balzac, 1799-1850).

Artistët dhe zbavitës që kanë vepruar nëpër oborret e dikurshme nuk kanë mundur t’i shmangen ndikimit të sjelljeve dhe të manireve snobiste. Sjelljet e tilla ua kanë mbartur edhe artistëve të tjerë të cilët nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me oborret. Më vonë, nëpërmjet aktorëve të teatrit, ndikimi snobist është përcjellë edhe tek artistët e filmit. Kështu sepse punëtorët e parë t filmit janë rekrutuar kryesisht nga radhët e aktorëve të teatrit. Edhe profesioni artistik ka ndikuar në manifestimin e snobizmit. Për shembull, muzikantët kanë qenë snobë në mënyrën e vet ngase është dashur të jenë veshur në mënyrë më solemne, ngase janë paraqitur në solemnitetet dhe në koncertet e oborreve në mënyrë pompoze, ndërsa karagjozët, palaçot e oborreve kanë qenë më të lirë, madje edhe me sjellje bohemi.

Sipas Klenshanit, snobizmi i fazës së dytë, i quajtur dytësor (i prejardhur, derivat) tregon tendencën e uljes së nivelit edhe në ato shtresa shoqërore të cilat nuk kanë qenë të lidhura me oborret. Në shoqërinë moderne, ky variant i snobizmit bëhet karakteristikë e individëve që nuk i përvishen punës, e të papunëve që paraqiten në të gjitha shtresat e shoqërisë, madje edhe në radhët e atyre shtresave ku nuk pritej të paraqiteshin. Për shembull, “aristokracia punëtore” në kuadër të klasës punëtore apo në radhët e inteligjencies së privilegjuar e që nuk ka qëndrim kritik.

Në librin Le snobisme, PUF, Paris 1964 të Klenshanit, autori thotë se snobizmi zhvillohet në bazë të dy ligjshmërive sociologjike: 1. Mjedisi shoqëror që ka qenë në lidhje më të drejtpërdrejtë me snobizmin e hershëm infektohet më shpejtë me sjelljen snobiste; dhe 2. Mjediset shoqërore të tipit më të mbyllur, duke tentuar të shkëputen sa më tepër prej pjesëve të tjera të shoqërisë, kanë qenë më të përfshira nga sjelljet snobiste.
Me ligjin e parë shpjegohet qartas depërtimi i snobizmit në rrethet e filmit. Ata vërtet kanë qenë larg oborreve, por nëpërmjet aktorëve të teatrit të oborreve, kanë pasur me ta lidhje historike të tërthortë. Prirja e tyre për snobizëm pjesërisht ka të bëjë edhe me traditën e trashëguar.

Sipas ligjit të dytë, nëse snobizmi është dëshirë për t’u ngjitur në shoqërinë e lartë dhe në një botë të cilës nuk i përket, është e vetëkuptueshme se sa më tepër që kjo botë e re t’u kundërvihet këtyre tendencave, aq më e fuqishme do të jetë edhe dëshira për ngjitje. Për shembull, një grua snob nuk parapëlqen të hyjë në marketin ku mund të hyjë çdokush. Ajo dëshiron të hyjë në tregtizën ku me çmime të larta shiten gjëra ekskluzive për klientelën e qarqeve elitare. Kësisoj, ajo pandeh se i përket shoqërisë së lartë. Në këto mjedise të mbyllura snobizmi shfaqet edhe për shkak të smirës, lakmisë apo xhelozisë së atyre të cilët nuk mund të hyjnë në rrethin e dëshiruar. Në këto raste, smira është gjenerator i snobizmit sidomos për personat apo për grupet tepër ambiciozë dhe që nuk mbajnë qëndrime kritike. Ndërkaq, ata që u përkasin grupimeve, shtresave, salloneve, klubeve ekskluzive, gjithnjë më tepër i ashpërsojnë kriteret dhe kushtet e hyrjes për personat që bëjnë çmos për të hyrë në rrethin e tyre. Por duhet shtuar se ka studiues që thonë se në planin e kulturës dhe të artit, snobizmi përmban elemente kreativiteti. Me këtë rast bëhet zgjedhja e vlerave kulturore dhe artistike në bazë të të cilave mund të bëhesh snob – përdorimi i gjuhës së zgjedhur, disi të stilizuar, posedimi i galerive private të pikturave apo i koleksioneve të tjera artistike, përkatësisht i rariteteve. Edhe këtu ashpërsohen kushtet e eksploatimit të vlerave kulturore dhe artistike. Për shembull, për t’i siguruar vetes një pozitë të privilegjuar, snobët të cilët materialisht qëndrojnë mirë, zgjedhin për vete lloje të tilla të vlerave kulturore që për të tjerët janë të paarritshme – vetura të markave të shtrenjta, pushime verore apo dimërore luksoze, lojëra sportive “të veçanta” siç janë tenisi, golfi, lundrimi me jaht nëpër dete të panjohura, posedimi i aeroplanëve privatë, themelimi i klubeve ekskluzive, xhirimi i filmave privatë dhe shfaqja e tyre në seanca të veçanta dhe intime, organizimi i takimeve letrare, kritike, muzikore, organizimi i ballove, i vallëzimeve dhe i formave të caktuara të “jetës së ëmbël” – veprime këto, ekscentrike.

Në rrethana të caktuara, ka snob që e dërgon fëmijën në kursin e pianos, edhe pse fëmija i tij s’tregon dot interesim për muzikë. Snobi e zgjedh edhe shkollën e fëmijës së vet. E dërgon në shkolla apo në universitete private, edhe pse ato kanë cilësi të diskutueshme, vetëm e vetëm ta ndajë prej fëmijëve të shtresës së ulët. Ka snob që ulet me dikë në restorant, p.sh. me familjen dhe i fotografon pijet dhe picat mbi tryezë. Sakaq i publikon diku. Kjo kategori individësh s’ka kurrfarë njohurish në fushën e artit, të letërsisë, të filozofisë, të etikës. rrjedhimisht, janë pa kulturë. Zot i tyre është materialja.

Madje edhe sisteme të caktuara në shërbimet ushtarake konsiderohen privilegji apo bujari. Dikur në feudalizëm, privilegji për fisnikët ka qenë shërbimi në kalorësi, kurse në kohën e re – në njësitë ushtarake ajrore, në marinën ushtarake, në njësitet parashutiste, në njësitet e motorizuara.

Si rrjedhojë e kushteve sociale të përshtatshme, snobizmi ka depërtuar në të gjitha nivelet e shoqërisë bashkëkohore, sidomos në ato shoqëri apo grupe shoqërore, sistemi i vlerave të të cilave është i çrregulluar. Pas rënies së murit të Berlinit, në Ballkan dhe në vendet e Evropës Lindore ndodhën ndërrime të sistemeve politike. Tronditje pësuan edhe sistemet e vlerave. Vendet e tilla hyrën në fazën e transicionit. Sistemet e vlerave të shumë vendeve të rajoneve të sipërthëna ende nuk janë stabilizuar. Si rrjedhojë, snobizmi lulëzon si kurrë më parë. Çdo revolucion kulturor, si pjesë përbërëse e revolucioneve shoqërore, ndërlidhet me ndryshime përkatëse në sistemin e vlerave: me afirmimin e vlerave të reja, më të larta dhe me nxjerrjen në plan të dytë të vlerave, që për nga rangu janë më poshtë. Në Evropë, sistemi konservator, reaksionar dhe johuman i vlerave zëvendësohet me sistem të ri vlerash.

Nga pikëpamja sociale dhe morale, paradoksi i snobizmit qëndron në faktin se rrënimi i sistemit të vlerave, për snobin realizohet asisoj që ai u jep përparësi atyre vlerave, të cilat për nga rangu janë nën vlerat shoqërore përgjithësisht të pranuara. Snobi nuk ia del të gjejë veten në procesin e vlerësimit, ndaj vlerat i rangon mbrapsht, duke u dhënë epërsi vlerave më pak të rëndësishme. Në këtë mënyrë, ai i zhvlerëson vlerat kulturore dhe artistike autentike.

Snobizmi vërehet edhe në organizimin e dasmave, të ceremonive fetare apo në takimet politike të pushtetarëve. Jo çdo sallon dasme konsiderohet prestigjioz, jo çdo grup muzikor që do të performojë në dasmë është me renome, jo çdo veshje e klientelës të bën të biesh në sy, jo çdo meny është për t’u mbajtur në mend. Gruaja snob në dasmë ndërron veshjen dy deri tri herë. Dasmori snob e zgjedh edhe klientelën. Ai i fton në dasmë edhe ata me të cilët s’i lidh gjë. Vetëm e vetëm, të jenë dikush – sipas tij. Snobi materialisht i fortë fton në dasmë numër sa më të madh mysafirësh. E njëjta ndodh edhe në shumë ceremoni fetare. Në qarqet politike, poltronët janë edhe snobë. Ata me çdo kusht duan të jenë sa më afër pushtetarëve dhe vendimmarrësve. Për ta arritur qëllimin, shtyhen edhe me bërryla.
Këtu s’duhet ngatërruar sjelljet dhe veprimet specifike të femrave të angazhuara nëpër subjekte politike. Ato u vardisen pushtetarëve dhe vendimmarrësve për t’i joshur. Qëllimi i tyre është që “moralin” e vet ta këmbejnë për favoret apo për privilegjet që mund t’i përfitojnë prej pushtetarëve – punësimi, ndërrimi i vendit të punës, ngritja në pozitë më të lartë, përfitimet materiale, krijimi i karrierës.
Snobizëm ka edhe te personi me psikologji provinciale. Ka raste kur provinciali merret me tema të mëdha, siç është kauza kombëtare. Me fjalë të tjera, provinciali merret me nacionalizëm që të tregohet më superior se bashkëqytetari i vet, ndonëse për këtë punë është i papërgatitur.

Sido që t’i realizojë ambiciet e veta snobiste, snobi në thelb është qenie margjinale, ndërsa nga aspekti i kritereve morale dhe i kriterit të vlerave – qenie e çorientuar.

Incident në një dasmë në Gostivar

Mbrëmë pas mesnate në fshatin Çajle të Gostivarit, është arr*estuar 53 vjeçari B.H, pasi gjatë ahengut familjar që është organizuar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se ka gju*ajtur me ar*më zjarri pis*toletë, dhe ka pla*gosur dy gra nga fshati Çajle, H.I, 44 dhe M.M, 35 vjeçe.

Dy grat e pla*gosura janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murat” për t`iu dhënë ndihmën e parë.

Nga plagët e pësuara, njëra nga zonjat është transferuar në Klinikat e Shkupit.
Pro*kurori Publik dhe SPB Gostivar kanë kryer het*imet në vendin e ngjarjes, ndërsa i privuari nga liria B. H. është arr*estuar nga policia.

Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit, tek personi i arr*estuar ka gjetur dhe konf*iskuar një pis*toletë, e cila po ashtu është dërguar për ekspertizë të mëtejme.



Përfshihet nga flakët një shtëpi në Shipkovicë të Tetovës

Sot ka shpë*rthyer zjarr në një shtëpi në fshatin Shipkovicë të Tetovës, njoftojnë nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë.
Menjëherë pas paraqitjes së rastit, dy automjete të zjarrfikësve kanë dalë në terren për të shuar zjarri, ndërkohë deri në këto momente, zjarri vetëm se është lokalizuar, ndërsa objekti i banimit vazhdon edhe më tej të digjet, shkaku i terrenit të vështirë për qasje, dhe pamundësisë që makinat për shuarje të ofrohen afër vatrës së zjarrit.

Sipas informatave nga terreni, shtëpia në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë e banuar, por me intervenimin e fshatarëve, personat janë evakuuar nga objekti pa pësuar lëndime.

Nga njësia territoriale kundër zjarrit, për Aslat, pohojnë se janë duke luftuar me flakët, ndërkohë që nga EVN Maqedoni, është intervenuar po ashtu në ç`kyçje të energjisë elektrike, shkaku se flakët që kanë kapluar objektin e banimit, janë afër njërit nga shpërndarësit e tensionit të lartë të energjisë elektrike.

Bashkë me zjarrfikësit, në shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e fshatit Shipkovicë.



Përmbyset makina me shqiptarë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Carditello të Italisë, ku një makinë humbi kontrollin dhe u përmbys. Sipas mediave italiane, me automjet udhëtonin 5 persona, të gjithë me origjinë shqiptare.

Ata mbetën të pla*gosur, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të pla*gosurit u dërguan në spital ku po marrin trajtim mjekësor. Shkaqet dhe dinamika e aksidentit është e paqartë. Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar e përmbysur.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë një moment shpërqëndrimi i shoferit. Identitetet e shqiptarëve të pla*gosur nuk janë bërë të ditur./ Opinion.al



8 persona vihen pas hekurave në autostradën Tetovë-Gostivar

Tetë persona të arr*estuar për dro*gë në autostradën Tetovë-Gostivar, në mesin e tyre edhe një polic

Gjithsej tetë persona u arr*estuan për dro*gë në tri bas*tisje policore të kryera pardje dhe dje në pikën e pagesës rrugore Tetovë-Gostivar.

Gjashtë persona nga Shkupi, në dy kontrolle të veçanta, u arre*stuan dje për dy orë, mes orës 20 dhe 22, pasi tek ata u gjetën lëndë nar*kotike, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Tetova News.

– Dje, në ora 20 e 15 minuta, oficerët e policisë nga Gostivari arr*estuan dy banorë të Shkupit. Tek personat me inicialet K.N. (27 vjeç) dhe B.D. (23 vjeç) u gjet mari*juanë dhe kok*ainë. Dy orë më vonë, reth orës 22, në të njëjtën pikë të pagesës rrugore u arr*estuan personat me inicialet I.M. (29), I.A. (33), G.M. (32) dhe L.N. (32), të gjithë nga Shkupi. Gjatë kontrollit tek ata u gjet mar*ijuanë, njofton MPB.

Një ditë më parë, në mbrëmjen e një gushtit, policia e Gostivarit arr*estoi edhe kolegun e saj nga fshati Gradec. Ai u pri*vua nga liria për të njëjtat arsye, duke pasur parasysh se tek ai dhe te një person tjetër u gjet kok*ainë.

– Rreth orës 19, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, gjatë kontrollit te personat B.P. (38) nga fshati Gradec i Gostivarit dhe te Gj.F. (47) nga Gostivari policia gjeti kok*ainë, informojnë nga MPB.

Të gjithë të arr*estuarit u mbajtën në stacionin policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme./TetovaNews

I kapi mesazhe me një tjetër…

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pra*ngat e karabinierierëve të Fontanellato, në Itali, nën aku*zën e ushtrimit të dhu*nës në familje.

Shqiptari banues në Fontevivo mban përgjegjësi për keq*trajtim ndaj gruas së tij. E ato nisën sapo ai zbuloi një shkëmbim mesazhesh midis gruas së tij dhe një burri tjetër, për të cilin besonte se ishte i dashuri i saj.

Që nga ai moment, shqiptari filloi veprimet ndaj burrit, që besonte si ishte i dashuri i gruas së tij, i cili u detyrua të linte Italinë.

Pasi ai u largua nga Italia, shqiptari nisi një seri sherr*esh ndaj gruas së tij.

Gruaja ishte rrëfyer tek një shoqe, e cila iu drejtua Karabinierëve të Fontanellato, ndërsa policia, e koordinuar nga Pro*kurori Publik, menjëherë filloi hetimet.

Ata pasi kishin hetuar dhe mbledhur prova të pakundërshtueshme të këtyre sjelljeve, të cilat ndodhën midis majit dhe korrikut, ndaluan 35-vjeçarin dhe e dërguan në bur*gun e Via Brula.

https://www.youtube.com/watch?v=lUFBYZVDUfs



Lajm i bujshëm nga Gjermania

Një sasi ko*kaine me vlerë gati 1 miliardë euro është kapur në Hamburg e cila ishte e vendosur në 211 çanta sportive. Zyrtarët kon*fiskuan rreth 5 tonë ko*kainë në një anije transporti në Hamburg, Gjermaninë veriore, me një vlerë prej gati 1 miliardë euro.

Dr*oga u zbulua dy javë më parë gjatë një kontrolli rutinë, duke rezultuar në dërgesën më të madhe të kok*ainës të kapur ndonjëherë në Gjermani.

Më shumë se 4,200 pako të vendosura në 211 çanta sporti po kalonin nga Montevideo në Uruguaj, përmes Hamburgut, në Antwerp, Belgjikë.

Kok*aina tashmë është shkatë*rruar nën fshehtësi dhe masa të rre*pta sigurie.

Porti në fjalë është më i madhi në Gjermani dhe i treti në Evropë. Shpesh për të i referohen edhe si “porta drejt Botës”, pasi tregtia aty ka qenë gjithmonë shumë e zhvilluar.

Raporti i BE-së zbuloi se Roterdam ishte pika kryesore e hyrjes për kontraba*ndistët e drogës, por që edhe në Hamburg tra*fiku ishte në rritje.

Vitet e fundit dërgesat e kok*ainës janë zbuluar në shumë raste, por rasti i së premtes ishte një sasi e paparë.

Vetëm vitin e kaluar, autoritetet e policisë së Hamburgut shkatërruan dro*gë me një vlerë prej 520 milion € (592 milion dollarë).

Gjermania është bërë famë*keqe tashmë për përdorimin e dr*ogës. Në mars të këtij viti ajo zinte vendin e parë në studimin për mbarë Evropën për përdorim të amfet*aminës pas ekzaminimit të ujërave të zeza të vendit.



Hiqej si princeshë, vjedh 1,6 milionë euro bizhuteri

Një grua ka vjedhur 1,6 milioni euro bizhuteri në një argjendari luksi në Paris, pasi i kishte zëvendësuar me çokollata të vogla.

Për të vënë në jetë planin e vjedhjes, hajdutja u hoq si princeshë shumë e pasur nga Emiratet e Bashkuara dhe nisi të vërë mënjanë disa bizhuteri të shtrenjta, duke siguruar argjendarin se të nesërmen do sillte çekun e bizhuterive të ndara veçmas.

Sipas televizionit Lci, i cili përcolli lajmin, gruaja është prezantuar të martën në një argjendari në rrugën “Saint-Honoré”, në zemër të kryeqytetit francez. Pasi ndau mënjanë disa bizhuteri në kasafortën e argjendarisë, duke premtuar se do vinte të nesërmen me një çek banker.

I shqetësuar për mos ardhjen e pagesës, argjendari riahp kasafortën, duke zbuluar se brenda kutive nuk kishte më asgjë, përkundrazi, vetëm çokollata të vogla për ngushëllim.

Hajdutja kishte marrë jo më pak se 1,6 milioni euro. Çështja i kaloi për he*tim policisë pariziane.



Aksident në autostradën Tetovë – Gostivar (VIDEO)

Tre vetura janë përplasur sot në mëngjes në autostradën Tetovë – Gostivar, në afërsi të pikës pagesore para Gostivarit. Sipas informacioneve jozyrtare, ka persona të lënduar.

Aksidenti bëri që të krijohet kolonë e madhe automjetesh që sot ishin nisur për në Mavrovë, Krushevë dhe Ohër këtë mëngjes për të festuar festën kombëtare Ilinden.

https://www.youtube.com/watch?v=H85gt1BU_Ag&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=G9jlXYRmnnw

https://www.youtube.com/watch?v=M84k0g7GRQ8


Mërgimtarit nga Tetova ia vodhën makinën “BMW”, të nesërmen ja çfarë ndodhi?!

Tetovari që nga Gjermania kishte ardhur për pushime në vendlindje, mbrëmë vonë në stacionin policor ka lajmëruar se i ishtë vjedhur makina e tij luksoze e tipit “BMW”.

Por policia pas veprimeve të saj ia ka komunikuar atij se makina ishte gjetur.

“Sot rreth orës 13, në rrugën lokale Strimnicë-Çellopek policët e kanë gjetur automjetin “BMV” me targa gjermane. Përndryshe, mbrëmë rreth orës 23:40 ishte denoncuar se është marrë në rrugën “Shtipska” në Tetovë, nga ana e tetovarit 45 vjeçar R.V.”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski. Nuk dihet rrethanat se përse iu mor makina, në kohën kur mërgimtari e kishte lënë ate të parkuar dhe të kyçur.

https://www.youtube.com/watch?v=M84k0g7GRQ8

https://www.youtube.com/watch?v=WCmr4eVhl4M



I ndodh e papritura, Albërie Hadërgjonaj detyrohet të… (Foto)

Albërie Hadërgjonaj prej vitesh është njohur si ndër këngëtaret më moderne të showbiz-it, por edhe ndër më të mbajturat me pamjen e saj gjithnjë të kuruar dhe në super formë.

Albëria është detyruar të bëjë një ndryshim në pamje duke i prerë flokët shumë shkurt pasi për shkak të extensionave flokët e saj janë këputur.

“Sapo hoqa extensions dhe me shume se gjysma e flokëve janë këputur.
Si mendoni ju, më mire flokë të gjata apo te shkurtra?”, pyet Albëria ndjekësit.

Shumë prej tyre e kanë komplimentuar këngëtaren për pamjen, duke i thënë se flokët e shkurta i shkojnë shumë.

https://www.youtube.com/watch?v=M84k0g7GRQ8

https://www.youtube.com/watch?v=WCmr4eVhl4M



Harbohet rinia shqiptare në jug (FOTO)

Shqipëria është përfshirë nga temperatura të larta si rezultat i një vale të nxehti afrikan.

Kjo ka bërë që të rinjtë gjithnjë e më tepër të shkojnë drejt plazheve apo pishinave.

Por si argëtohet rinia në plazhet shqiptare dhe jo vetëm, do e shihni vetë. Fotot e mëposhtme tregojnë situatën aktuale nëpër plazhet e vendit, ku lokalet organizojmë vazhdimisht evente argëtuese për të rinjtë.

Detaje nga operacioni në Itali

Detaje të reja janë zbardhur nga god*itja e ban*dës shqiptare të tra*fikut të dr*ogës nga Holanda në Itali.

Mediet fqinje raportojnë se “koka” e kësaj ba*nde kri*minale ishte shqiptari Lulzim Daiu, i cili sipas policisë italiane shihet si përgjegjës për drejtimin dhe organizimin e importeve, koordinimin e marrëdhënieve midis transportuesve të dr*ogës jashtë vendit dhe korrierëve përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen në Itali.

Policia italiane ka vënë në pra*nga 17 anëtarë të ba*ndës shqiptare, e cila traf*ikonte ko*kainë drejt kryeqytetit të Italisë, Romës.

Arr*estimet e tyre u bënë në kuadër të operacionit të kod*uar “Shqiponja e Zezë”, zhvilluar nga policia e Romës në bashkëpunim me Antimaf*ian italiane.

Në këtë operacion, janë seku*estruar rreth 200 kilogramë kok*ainë dhe ar*më. Ban*da shqiptare, dysh*ohet se shpërndante lëndën nar*kotike në sheshet kryesore të Romës. Het*imet vijojnë ende.

https://www.youtube.com/watch?v=M84k0g7GRQ8

https://www.youtube.com/watch?v=WCmr4eVhl4M