Në tetor të vitit 1954, Ernest Heminguej u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi. Heminguej nuk e përjetoi këtë moment si çdo shkrimtar tjetër: Së pari, ai i tha shtypit se Carl Sandburg, Isak Dinesen dhe Bernard Berenson ishin shumë më të denjë për çmimin se ai, por atij mund t’i hynin në punë paratë e çmimit.
Më pas, në depresion dhe në rikuperim e sipër nga dy aksidente ajrore të njëpasnjëshme, të cilave fatmirësisht u mbijetoi, ai vendosi të mos udhëtonte drejt Suedisë për të tërhequr çmimin. Duke zgjedhur që të mos bëhej pjesë e mbrëmjes së Nobelit në Stokholm më 10 dhjetor 1954, Heminguej i kërkoi John C. Cabot, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Suedi në atë kohë, të lexonte fjalimin e tij të pranimit të çmimit. Fjalimi gjendet në biografinë e tij të botuar në vitin 1972 “Hemingway: Shkrimtari si Artist”.
Fjalimi i Heminguejt
Duke mos e pasur të lehtë bërjen e fjalimeve dhe pa ndonjë aftësi të madhe në oratori apo dominimin e retorikës, dëshiroj t’i falënderoj administratorët për bujarinë e këtij çmimi.
Asnjë shkrimtar që i njeh shkrimtarët e mëdhenj, të cilët nuk e kanë marrë çmimin, nuk mund ta pranojnë atë në formë tjetër përveçse me përulje. Nuk ka nevojë t’i listoj këta shkrimtarë. Gjithkush këtu mund të bëjë listën e vet, sipas njohurisë dhe ndërgjegjes së tij.
Do të ishte e pamundur që unë t’i kërkoja ambasadorit të vendit tim të lexonte një fjalim në të cilin shkrimtari thotë gjithë çfarë ka në zemër. Gjërat mund të mos jenë menjëherë të dukshme në atë që një njeri shkruan, dhe në këtë mënyrë ai ndonjëherë mund të jetë me fat; por përfundimisht ato janë mjaft të qarta dhe nga këto dhe shkalla e alkimisë që ai posedon, varet nëse do të zgjasë në kohë apo do të harrohet.
Të shkruarit, në rastin më të mirë, është një jetë e vetmuar. Organizatat për shkrimtarët e lehtësojnë vetminë e shkrimtarit, por dyshoj nëse e përmirësojnë shkrimin e tij. Statura e tij si njeri publik rritet kur ai e shpërndan këtë vetmi dhe shpesh puna e tij përkeqësohet. Për këtë arsye, ai punon vetëm dhe nëse ai është një shkrimtar i mirë, ai duhet të përballet me përjetësinë, ose mungesën e saj, çdo ditë.
Për një shkrimtar të vërtetë, çdo libër duhet të jetë një fillim i ri ku ai përpiqet përsëri për diçka që është përtej asaj që mund të arrijë. Ai duhet gjithmonë të përpiqet për diçka që nuk është bërë kurrë, ose për të cilën të tjerët janë përpjekur dhe kanë dështuar. Pastaj ndonjëherë, nëse është me shumë fat, ai do të ketë sukses.
Sa e thjeshtë do të ishte të bësh letërsi nëse do të duhej vetëm të shkruaje në një mënyrë tjetër atë që është shkruar mirë. Pikërisht për shkak se ne kemi pasur shkrimtarë kaq të mëdhenj në të kaluarën, shkrimtari është larguar nga e kaluara drejt një vendi ku askush nuk mund ta ndihmojë.
Fola gjatë si shkrimtar që jam. Një shkrimtar duhet të shkruajë atë që ka për të thënë dhe jo ta thotë me fjalë. Ju falënderoj sërish. (TemA TV)
Një leukoplast mund ”të riparojë” plagët duke u frymëzuar nga embrionet dhe aftësinë e tyre për të shëruar dëmtimin e lëkurës pa lënë gjurmë.
Leukoplasti përdor të njëjtën proteinë, të quajtur actin: i prodhuar nga qelizat embrionale të lëkurës, sa herë që ka një plagë aktive ai tërheq skajet e plagës në mënyrë që ta zhdukë përfundimisht atë.
Ky leukoplast u shpik në Universitetin e Harvardit dhe rezultati u botua në revistën ”Science Advances”.
Fillimisht, ai u testua te kafshët dhe pati rezultate inkurajuese.
“Kjo teknologji ka potencial që të përdoret jo vetëm për problemet e lëkurës, por edhe për plagët kronike si ulçera diabetike”, theksuan studiuesit.
Për të imituar lëkurën jashtëzakonisht elastike të embrioneve, kërkuesit krijuan leukoplastin me materialin e quajtur hidrogel, i përbërë nga 90% ujë: i vetmi i aftë të riprodhojë të njëjtën aftësi për t’u kontraktuar me lëkurën.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se është duke shikuar nga afër se si Kosova është duke u përballur me dorëheqjen e një kryeministri.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo ambasadë ka vlerësuar se “mënyra se si e trajton Kosova këtë gjë do të tregojë fuqinë e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjet”.
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.
Vetëm pak javë pas një vale të nxehtë rekord në qershor, temperaturat e nxehta janë rikthyer në Evropë. Java ishte gjithashtu shumë e nxehtë disa ditë më parë në SHBA. A është fajtor ndryshimi klimatik i shkaktuar nga njeriu?
Kjo është pyetja e gabuar, sipas studimit të Akademisë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë të vitit 2016 mbi “Atribuimin e Ngjarjeve dhe Moti në Mjedisin në Kontekstin e Ndryshimeve Klimatike”.
Përgjigja për një pyetje të tillë zakonisht nuk mund të sigurohet në kuptimin determinist, prandaj është më mirë të pyesësh: A janë ndryshimet e tilla klimaterike të ndikuara apo jo nga ngrohja globale?
Në rastin e valës së ngrohtë që kaploi Evropën në qershor përgjigja është: po, me shumë mundësi!
Një analizë 32-faqesh nga 14 shkencëtarë të lidhur me projektin e Atributit Botëror të Motit, i përfunduar në bazë të modeleve të klimës dhe të dhënave të temperaturës, tregon se java të tilla kaq të nxehta janë pesëfishuar që pas Revolucionit të Parë Industrial.
Në një pjesë të vogël të artikujve të kohëve të fundit në “Ngjarjet Shpjeguese Ekstreme nga një Perspektivë Klimatike”, botim i veçantë i Buletinit të Shoqërisë Amerikane Meteorologjike, studiuesit kanë qenë të gatshëm të konkludojnë plotësisht se ngjarjet specifike të motit nuk mund të kishin ndodhur, pa efektin që njeriu ka pasur mbi ngrohjen globale.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tërhoqi vërejtjen në siç tha, problemet në drejtpeshimin e trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës. Zoti Haradinaj i cili një ditë më parë u kthye nga Haga ku ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë, i tha korrespondentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, se derisa ai është detyruar të jap dy herë dorëheqje për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare, shqetësime të tilla nuk kanë udhëheqësit aktual serb, që ishin pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit.
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, sot është bërë një javë që nga dorëheqja juaj nga posti i kryeministrit dhe po sot keni mbledhur qeverinë mes debatesh nëse mundeni apo nuk mund ta bëni këtë? Si i shihni ju këto debate?
Ramush Haradinaj: Mendoj që është mirë që ka diskutime për tema, edhe për temën e qeverisjes. Pas dorëheqjes së një qeverie, në këtë rast dorëheqjes sime, tash nuk guxojmë të lejojmë bashllëk, krejtësisht boshllëk qeverisës, sepse mund të rrezikohet funksionimi i jetës, shëndetësia, komunikacioni dhe tema tjera të jetës edhe është precedent i krijuar jo veç te ne, por edhe te vendet tjera pas dorëheqjes së qeverisë duhet të vazhdoj me punë dhe nuk guxojmë të lejojmë boshllëk qeverisës deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Edhe unë e marr përsipër këtë sepse e kam cekur edhe te shkresat e dorëheqjes, nëse ka vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese e respektojmë.
Zëri i Amerikës: Disa organizata të shoqërisë civile kanë dalë me një deklaratë me të cilën kundërshtojnë mbajtjen e mbledhjes ose caktimit të anëtarëve të bordeve. Si ju përgjigjeni?
Ramush Haradinaj: Përgjigja është kjo; nuk guxoj të lejoj boshllëk qeverisës, një vendim të tillë se a guxoj me vazhdu me qeveris mund ta merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Precedentët e mëhershme kanë ekzistuar te vazhdimi i qeverisjes në çdo vend të botës nuk ka boshllëk, pra nuk mbetet pa qeverisje deri në zgjedhjen e qeverisë së re edhe unë do të vazhdoj kështu. Nëse këto organizata e vlerësojnë me rëndësi së bashku edhe me partitë parlamentare sepse kam dëgjuar edhe deputet edhe parti parlamentare. është mirë t’i drejtohen me urgjencë Gjykatës Kushtetuese.
Zëri i Amerikës: Ju u kthyet dje nga Haga ku zgjodhët të mos përgjigjeni në pyetjet e prokurorëve. Përse zgjodhët heshtjen zoti Haradinaj?
Ramush Haradinaj: Unë kam qenë i mbështetur nga një ekspert ligjor i cili pas diskutimit për arsyen pse jam i thirrur, vlerësoi se ky është pozicioni i duhur.
Zëri i Amerikës: Që nga dorëheqja juaj është diskutuar për mundësinë e një lidhjeje ndërmjet thirrjes për t’u paraqitur në Hagë dhe qëndrimeve tuaja politike rreth tarifave ndaj mallrave serbe. A shihni ju ndonjë lidhje të tillë?
Ramush Haradinaj: Do të thotë unë e kam kryer obligimin ligjor si rezultat i një ftese për t’u paraqitur si i dyshuar në bisedë hetuese. Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë dhe vetvetiu kjo ka ndikime politike ftesa, duke pasur parasysh faktin se unë kam qenë dy herë në procese gjyqësore dhe ja kam dhënë mundësinë drejtësisë ndërkombëtare që ta shqyrtoj atë periudhë, periudhën e luftës në tërësi. Jam mjaft i habitur me këtë ftesë. Ka plot dyshime në Kosovë se mund të jetë një konspiracion, por ajo që mund të konfirmoj është që besoj në ato qëndrime politike që i kam shprehur në mënyrën më të sinqertë ndaj partnerëve ndërkombëtarë e që është pra; kufijtë e Kosovës nuk janë të diskutueshëm dhe nuk bën të diskutohet për territorin dhe kufijtë, marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet për njohje reciproke në kufijtë ekzistues sepse për Kosovën është e papërballueshme një krijesë si Dodik Republikë sepse na e bjen Rusinë në Kosovë dhe njëkohësisht tregtia e lirë pra duhet të jetë e arritur me njohje edhe tarifa hiqet me njohje. Këto qëndrime janë reale dhe vazhdoj t’i paraqes si këtilla dhe kërkoj prej bashkësisë ndërkombëtare, aleatëve tanë, që ta ndalin presionin e padrejtë mbi Kosovën sikur për tarifat po ashtu edhe tema tjera për shkak se nuk është në rregull të pranohen kushtet e Serbisë për dialog për shkak se ofendohet pala, në këtë rast që jemi ne viktimë. Imagjinoni unë jam kryetar qeverie. Thirrem për të dytën herë për të dëshmuar para një gjykate ndërkombëtare. E kam dhënë dorëheqjen njëherë e kam dhënë dytën herë, ndërsa në anën tjetër është zoti (Aleksandër) Vuçiç që ishte ministër i zotit (Slobodan) Millosheviç dhe dihet që regjimi i Millosheviçit çfarë krime ka kryer në Ballkan jo veç në Kosovë por edhe në vende tjera edhe ai nuk ka shqetësime të asnjë natyre. Pra kjo dëshmon një disbalanc të logjikave të presionit të bashkësisë ndërkombëtare e që duhet të korrigjohen sa më shpejt.
Zëri i Amerikës: Kur flisni për aleatët, cilët po bëjnë trysni?
Ramush Haradinaj: Mendoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, presidenti i Kosovës paralajmëroi për javën e ardhshme fillimin e këshillimeve me partitë politike për të gjetur një zgjidhje pas dorëheqjes suaj. Cili besoni se do të jetë përfundimi i këshillimeve: zgjedhjet apo një zgjidhje e ndërmjetme?
Ramush Haradinaj: Në situatën e krijuar pas dorëheqjes, unë i kam propozuar presidentit fillimin e e procedurave për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe ky ka qenë vullnet i gjithë spektrit politik. Pra të gjitha partitë politike janë deklaruar për dëshirën dhe domosdoshmërinë me shku në zgjedhje dhe kësisoj mendoj se shpërbërja e parlamentit dhe shkuarja në zgjedhje është mundësia e duhur.
Zëri i Amerikës: A është vonuar me këtë vendim?
Ramush Haradinaj: Po nëse ka bërë përgatitje në të njëjtën kohë edhe shfrytëzon këtë kohë për ndonjë vendim që do të përshpejtonte mbajtjen e zgjedhjeve, atëherë nuk mund të quhet vonesë ende. Mirëpo nuk është mirë të vonohet Kosova edhe vendimi duhet t’i kthehet sovranit, në mënyrë që sa më shpejt sovrani të vendosë se si do të udhëhiqet në të ardhmen Kosova.
Zëri i Amerikës: Kur do të ishte koha e përshtatshme, për mbajtjen e zgjedhjeve?
Ramush Haradinaj: Ne nuk kemi datë të preferuar. Ne mendojmë se duhet të respektohen afatet kushtetuese e ligjore dhe në këto afate të shpallen zgjedhjet. Data duhet të jetë konsensus i përbashkët i gjithë spektrit politik edhe i komuniteteve etnike, të gjithëve që jetojmë në Kosovë. Unë jam deklaruar disa herë që Kosova e ruan paprekshmërinë e vet edhe paprekshmërinë në shumë etni edhe mendoj se zgjedhjet janë një mundësi e mirë e të gjithëve që jetojnë në Kosovë edhe e shqiptarëve edhe e komuniteteve, pra të gjithëve që të ripërtërijmë besimin ose të zgjedhin ata që i besojnë për më tutje.
Zëri i Amerikës: Deri tani si kanë shkuar gjërat, a prisni që gjatë verës të ketë zgjedhje apo në vjeshtë?
Ramush Haradinaj: Gjatë verës është pamundshme sepse vetvetiu kërkohet një afat kohor i paraparë, pra nuk mund të ketë zgjedhje para 45 ditëve ndërsa sipas kalkulimeve kohore që i kam menduar unë, zgjedhjet mund të vijnë për rreth 70 ditë, pra ashtu është koha, tridhjetë janë të afatit të caktimit të datës, pastaj 45 janë vet periudha në mes të caktimit deri në zgjedhje, janë zgjedhje të parakohshme pra kjo mund të jetë fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit mendohet se mund të jetë koha e mbajtjes së zgjedhjeve, duhet të jetë ditë e diel për shkak se votohet të dielën.
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj ka shumë opinione se tashmë procesi po zvarritet. Çfarë do të bëni ju në rast se ky proces vazhdon të zvarritet më tej?
Ramush Haradinaj: Ne jemi shprehur të gatshëm të shpërbëjmë parlamentin me votën tonë, pra çdo veprim që përshpejton shkuarjen në zgjedhje do ta japim si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës.
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, jeni kritikuar nga një pjesë e kolegëve tuaj në qeveri për mos informim për vendimin e dorëheqjes tuaj nga pozita e kryeministrit. Përse nuk i keni informuar?
Ramush Haradinaj: Dorëheqjen e kam paraqitur në qeveri aty ku janë kolegët e qeverisë, pra ai është vendi ku i informoj dhe aty i kam informuar.
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, një çështje që mbetet e paqartë është vazhdimi i bisedimeve me Serbinë. A do të mund të vazhdojë një proces i tillë edhe pa qeverinë tuaj, do të thotë në pozitën që aktualisht gjendeni?
Ramush Haradinaj: Mendoj se dialogu duhet të vazhdojë në çdo kohë. Mirëpo një dialog pa kushte dhe një dialog i kornizuar. Pra duhet të dimë për çka po bisedojmë. Unë kam kërkuar që të ketë një kornizë marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues e për të cilin atëherë të dialogojmë ose negociojmë. Nuk është mirë të vazhdohet një dialog i padefinuar edhe që pastaj mund të na sjellë befasi si rasti i dialogut nën zonjën (Federica) Mogherini dhe befasitë që na i solli.
Zëri i Amerikës: A ishin këto që çuan edhe në përplasje me partnerët e koalicionit?
Ramush Haradinaj: Po ne kemi pasur disa thyerje në proces, të vazhdueshme. Megjithatë, dorëheqja është bërë për shkak të ftesës të gjykatës. Sikur ajo ftesë mos të kishte ardhur, unë nuk do të jepja dorëheqje dhe sot do të isha kryetar qeverie dhe nuk do të ishim duke folur për zgjedhje. Ftesa është bërë dhe nuk kam mundur, te nocioni i sovranitetit kryetari i qeverisë paraqet një vlerë të madhe të sovranitetit të shtetit sepse ne jemi republikë parlamentare dhe pushteti është i koncentruar në ekzekutiv tek kryetari i qeverisë, pra nuk kam mundur ta çojë kryetarin e qeverisë para hetuesve pra jam detyruar të mbroj shtetin, me mbrojt nocionin tonë dhe të drejtën tonë në sovranitet dhe nderin tonë si institucione por edhe nderin e luftëtarit shqiptar, nuk shkoj atje i veshur me pushtet por kam shkuar si qytetar dhe në këtë rast unë kam shkuar si Ramush Haradinaj.
Boram një gjashtë vjeçare nga Koreja e Jugut me 30 milionë abonentë në YouTube ka blerë një pronë pesë katëshe në Seul me vlerën e 8 milion dollarëve.
Boram ka dy llogari popullore në YouTube në të cilën ajo poston përmbajtje: një kanal për rishikimin e lodrave me 13.6 milionë abonentë dhe një llogari video blog me 17.6 milionë abonentë.
Por disa nga përmbajtjet e Boramit kanë tërhequr polemika në Korenë e Jugut për vlerat që promovon.
Në vitin 2017, organizata joqeveritare Save the Children mori ankesa nga qytetarë të Koresë së Jugut, të cilët ishin të shqetësuar se klipet e Boram mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional dhe etik të shikuesve të rinj.
Fëmijët po bëhen një trend në YouTube dhe fitimet që ata marrin për shkak të shikueshmërisë së lartë janë marramendëse.
Mesatarisht një person shkruan rreth 40 fjalë për minutë, por mund të flasë rreth 125 fjalë në të njëjtën kohë. Me statistika si këto, nuk është çudi që bota po zgjon produktivitetin dhe rritjen e vlerës së zërit.
Folësit e zgjuar po bëhen një trend botëror të cilët përdoren pothuajse në gjithë smartfonët. Zakonisht ata përdoren për tu bërë pyetje të përgjithshme, për të dëgjuar muzikë, për të kontrolluar motin, për të vendosur alarmet dhe për të vendosur kohëmatës.
Gjithashtu ne përdorim folësit e smartfonëve tanë për më shumë aktivitete të varura nga vendndodhja, si për shembull, për të kuptuar trafikun, për të gjetur drejtime, për të gjetur një vend për të ngrënë dhe për të kërkuar produkte.
Vizioni për këta folës është një ndjesi kaq e fuqishme, sa që ne do të vazhdojmë të përdorim monitorët dhe ekranet kompjuterikë, por zëri do të mundësojë bashkëpunim të ri dhe më të shpejtë me ta. Nuk do të zëvendësojë kompjuterët, por do t’i zgjerojë më shumë.
Por zhurma që këta kompjuter mund të shkaktojnë do të sjellë humbjen e vëmendjes dhe produktivitetit në rastet e ambienteve të përbashkëta të punës. Problem që do çojë në përdorimin e kufjeve.
Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga temperatura ekstremisht të larta si rezultat i një vale të nxehti afrikan.
E në këtë periudhë përv*ëluese, i bekuar është ai që po e kalon pranë detit duke u freskuar. Fotot e mëposhtme tregojnë situatën aktuale nëpër plazhet e vendit, ku lokalet organizojmë vazhdimisht evente argëtuese për të rinjtë dhe jo vetëm.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ditën e sotme, ku një 27-vjeçar ka tentuar të dj*eg objektin e të afërmit të tij duke mbetur edhe vetë i dëmtuar.
Nga njoftimi i policisë, mësohet se bëhet fjalë për një person me inicialet E.A, 27 vjeç, i cili ka mbetur i dëm*tuar pas dje*gies së kioskës së xhaxhait të vetë shtetasit me iniciale B.A.
27-vjeçari është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Tra*umës Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Velmisht, Rroskovec, shtetasi E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, dysh*ohet se ka dje*gur objekt (kioskë) në pronësi të xhaxhit të tij B.A..
27 vjeçari gjatë dje*gies së kioskës, është dëm*tuar edhe vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet heti*more i kaluan për veprime të mëtejshme Prok*urorisë pranë Gjyk*atës së Shkallës së Parë Fier.
Mbërriti në atdhe trupi i paj*etë i Festim Latos, 44-vjeçarit vlonjat të vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë që u vr*a në Holandë.
Familjarë, të njohur, dhe bashkëpunëtor të tij, e pritën në Rinas për ta përcjellë më tej në qytetin e Vlorës ku edhe do të prehet. Ditën e nesërme në Teatrin “Petro Marko” do të mbahen edhe homazhe në nder të tij.
Ajo që vihet re është se një prej grave mban në duar flamurin “autochthonous”, i njëjti që u shpalos në Beograd, në ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Krerët e lartë të Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes BESA sot takuan bashkërisht ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja Kate Burns. Në këtë takim siç mësohet është biseduar për zhvillimet aktuale politike me theks të veçantë kërkesat e opozitës shqiptare për Prokurorinë Speciale dhe ndryshimet e paralajmëruara ligjore, si dhe tema të tjera që ndërlidhien me eurointegrimet.
Nga SPB Tetovë japin informacione të reja për 57-vjeçarin i cili u gjend i vd*ekur sot në veturën e tij në Tetovë.
57-vjeçari nga Tetova F.T. është gjetur i vd*ekur në veturën e tij ku ka pasur plagë nga ar*ma e zjar*rit, që është gjetur nga djali i tij në kryqëzimin e rrugës “Kiro Ristovski” dhe “Andrea Sojanoviq”, në Tetovë.
“Është bërë eks*pertizë në vendin e ngjarjes nga pjesëtarët e SPB Tetovë me çka është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvr*asje të personit F.T. (57). Vetëvr*asja është konfirmuar edhe nga prok*urori publikë”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Ngjarja është paraqitur në polici në orën 11:00. I ndjeri ka qenë i punësuar në komunën e Tetovës.
Mbrëmë në mënyrë solemne u bë hapja e hotelit “NB & SPA” – Tetovë. “Hotel NB & SPA” Tetovë është një hotel super modern me 5 yje që ngërthen në vetvete restorante, salla për seminare, konferenca, takime biznesi dhe manifestime të ndryshme familjare, dhe mbi 50 dhoma të kategorizuara në mesin e të cilëve edhe dhoma VIP.
Dhomat e “Hotel NB & SPA” janë të arreduara me të gjitha mobiljet luksoze dhe të rahatshme. Ajër i Kondicionuar, Tv me kanale satelitore – toksore, Kasaforte sigurie dixhitale, Mini bar, Telefon me linje direkte internacionale, Tharëse flokesh, Tualet me dush dhe të gjithe aksesoret e nevojshëm.
E veçanta e “Hotel NB & SPA” është se ka qendër Masazhe, Turkish bath, Sauna, SPA center dhe Fitness center.
Në hapjen solemte të “Hotel NB & SPA” ishte edhe kryetara e komuës së Tetovës, Teuta Arifi e cila tha se investimet që bëhen pikërisht me iniciativa private kanë një vlerë të jashtëzakonshme të interesit publik, në atë mënyrë rritet vlera e Tetovës.
“Dëshirojë që në radhë të parë të falënderojë Naserin dhe Burimin familjen e tyre dhe të gjithë investimin e bërë, për arsye se investimet që bëhen pikërisht me iniciativa private kanë një vlerë të jashtëzakonshme të interesit publik, në atë mënyrë rritet vlera e qytetit tonë. Ideja për të pasur sa më tepër vende standarde për të qëndruar dhe të vizitojnë qytetin tonë e bën jashtëzakonisht të vlefshme” tha Teuta Arifi
Nga kompania e NB- Hotel foli xhaxhai Halit Muharemi i cili tha se vllezrit Naseri dhe Burimi krijuan vepra të mëdha në Tetovë duke ju uruar edhe suksese të më tutjeshme.
“Dy vëllezërit Naseri dhe Burimi një kohë kanë punuar në Prishtinë me babin e tyre, më pas ato kanë punuar në Tetovë, duke filluar me punët më të rënda ku më pas që këto më vonë me angazhimin e tyre krijuan vepra dhe ato vepra sot i shohim në Tetovë. Naserit dhe Burimit ju dëshirojë suksese së bashku me bashkëpunëtorët e tyre” tha Muharemi.
Përndryshe ,”Hotel NB & SPA” pas hapjes kishte organizuar një tryezë të madhe me ushqime nga kuzhinieri i njohur për të pranishmit.
Një incident i ka paraprirë protestës së organizuar nga familja e El Chekës. Sipas nënës së El Chekes sul*min e ka bërë Ismet Gurri, i cili ka sul*muar vëllain e El Chekës, Blerimi Ametin. Ndërsa nuk dihet më çfarë mjeti, por në krah është gja*kosur edhe nëna e tij, e cila ka ndërhyrë të largojë djalin e saj në incidentin e përfshirë midis tij dhe Ismet Gurit. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Ismet Gurri po ashtu ka gri*sur edhe fotografinë e vogëlushit Almir Aliu të shty*pur me makinë nga Boban Iliç në Kumanovë para dy vitesh.
Menjëherë ka ndërhyrë policia, por prote*stuesit thonë se kanë dashur të arr*estojnë vëllain e El Chekës, Blerimi Ametin, ndërkohë që kanë mbrojtur Ismet Gurrin.
Gjithçka ka ndodhur ndërkohë që ende nuk kanë pas mbërritur kamerat. Sipas protes*tuesve e gjitha ka qenë e planifikuar në bashkëpunim me disa policë. Ata drejtonin gishtin tek dy prej tyre. Versioni zyrtar te incidentit ende nuk ka./Alsat
Para pak çastesh në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vr*arë shtetasi Fatmir Tahiri i datëlindjes 1962 banues në Tetovë. Trupi i paj*etë është gjetur i vr*arë me ar*më zj*arri në veturën e tij në afërsi të shtëpisë ku ai banonte në Tetovë. Personi i vr*arë ka qenë ish-shoferi ish-zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës.
Në xhamin e makinës është gjetur një vri*më e shkaktuar nga ar*më zj*arri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vr*asje apo vetëv*rasje. Nga familjarët dhe komuna e Tetovës bëjnë të ditur se i ndj*eri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe pro*kurorët e kri*meve të rë*nda nga Prok*uroria e Tetovës./Alsat
Mediat e huaja kanë bërë publike detaje të reja nga vd*ekja tra*gjike e 20-vjeçares. Raportohet se Petrit Lekaj e vr*au të bijën me thi*kë brenda makinës, e më pas policia e gjeti edhe atë të pla*gosur nga pla*gët që kishte marrë gjatë përl*eshjes me të bijën, e cila po përpiqej që të shpë*tonte nga vd*ekja.
Vr*asja e 20-vjeçares Sabrina Lekës nga i ati në Australi, ka tro*nditur edhe miqtë e vajzës. Një nga shoqet e ngushta të studentes, Jana Fandi tha për mediat e huaja se ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, që ndihmonte këdo.
“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mirë “, rrëfen mikja e Sabrinës.
Fandi tha se shoqja e saj duhej të merrte pjesë në ditëlindjen e saj të 21-të brenda pak javësh dhe ishte shkat*ërruese që ajo të mos ishte atje për të ndihmuar në festimin e saj. “Është e trish*tueshme që ajo nuk është me ne më”, u shpreh shoqja e 20-vjeçares.
Një ngjarje e rëndë me vik*timë një shqiptar 18 vjeç u shënua në Udine të hënën. I riu shqiptar u vr*a me thi*kë në zemër në një park në qytetin italian.
Autori i kr*imit mësohet se është një tjetër shqiptar 17 vjeç. Kr*imi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për lojën e futbollit që kanë pasur të rinjtë, shkruajnë mediat italiane.
Autori i kr*imit i kishte kërkuar vik*timës të takoheshin për t’u sqaruar ku i ka kërkuar dhe falje. Por 18 vjeçarin Ermal Halili nuk ka pranuar ta falë, fakt që ka shtyrë 17 vjeçarin ta godas me një thi*kë kuzhine të madhe. Vik*tima është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me gry*kën e një shisheje të thyer.
Edhe pse Halili u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të shpëtojë dot, pasi plagët ishin vde*kjepr*urëse. Aut*opsia do të zbulojë edhe shkakun e vd*ekjes të të riut me origjinë nga Shqipëria. Mjekët në Udine deklaruan paraprakisht se thi*ka ka god*itur zemrën e 18-vjeçarit.
Në momentin e kr*imit Ermali ishte nën shoqërinë e vëllait binjak, Ervinit. Autori i kr*imit edhe pse në moshë të mitur 17 vjeç, u pra*ngos nën aku*zën e vr*asjes të qëllimshme.
Detaje të reja mësohen për studenten 20-vjeçare shqiptare, Sabrina Lekaj e cila u gjet e vd*ekur brenda makinës së saj në Adelaide të Australisë Jugore. Pranë saj u gjet i gja*kosur edhe i ati Petrit Lekaj.
Policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, ishte i dy*shuari kryesor dhe pritej të aku*zohej për vr*asjen e vajzës së tij. Ai pritet të merret në py*etje të premten.
Një nga mikeshat e saj, Jana Fandi flet për ABC News dhe thotë se do ta mbajë mend Sabinën si një vajzë ambicioze, shumë të mirë në mësime dhe një pianiste të shkëlqyer.
Jana Fandi thotë se vd*ekja e Sabinës ishte një tra*gjedi dhe i kishte tro*nditur të gjithë shokët dhe ish-shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth.
“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku. Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshme dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj”.
Sabrina Lekaj studionte imazhe mjekësore në universitet.
“Ajo e donte shkencën, prandaj edhe kishte vendosur të studionte imazhet mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit”,- tha Fandi.
“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëm*undjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mire”.
Rasti që sot u publikua e tro*nditi vendin ku shihet se si një shofer taksie ke*qtra*jton një grua në Shkup, është paraqitur në polici. Nga MPB-ja për portalin i cili e publikoi fillimisht lajmin kanë thënë se rasti është paraqitur tek ata mbrëmë dhe se kanë paralajmëruar hollësi të reja lidhur me këtë rast.
Kujtojmë që në video që u shfaq në rrjetet sociale shihet se si një burrë sht*yn një grua dhe e përp*las për toke në njërën nga rrugët e Shkupit. Nuk dihen motivet se pse ka filluar zën*ka, mirëpo fillimisht në video shihet se gruaja po mundohej që të dëm*tojë makinën e sul*muesit.
Sul*muesi i gruas pas inci8dentit ka hyrë në makinë dhe ka vazhduar rrugën sikur mos të kishte ndodhur gjë./Alsat
Ja çfarë kishte ndodhur saktësisht në mes burrit shofer taksie dhe gruas: