Ballina Blog Faqe 562

Leonora Jakupi ka diçka të re (VIDEO)

Leonora Jakupi pas një pauze të madhe kthehet me një projekt të ri. Leonora Jakupi këngëtare shumë e dashur nga publiku që as mungesa prej shumë muajsh nuk la publikun t’i harrojë vlerat e saj artistike.

Pas gati dy vite pauzë këngëtarja është rikthyer në skenë përsëri.

Këtë herë ajo ka publikuar këngën ‘A M’ke Harru’ të cilën e ka punuar bashkë me videoklip. Këngëtarja shfaqet me shumë stil në dukje, por në këngë nuk e ka braktisur stilin e muzikës për të cilin është e njohur.

Këtë javë fillojnë shkarkimet e drejtorëve në institucionet qeveritare (Video)

U dhanë afate të ndryshme dhe afate kohore nga kryeministri Zoran Zaev, për përfundimin e të ashtuquajturës “fshesës” , proces ky që në fazën tretë do të përfshijë 50 poste të reja në institucionet e vendit. Ajo që së fundmi ka premtuar kryeministri Zaev është se i gjithë ky proces pritet të përfundojë deri në fund të korrikut. Javën e ardhshme pritet që të bëhet ndërrimi i zëvendës ministrave dhe drejtorëve të institucioneve. Zaev tha se bëhet fjalë për më shumë se 20 poste drejtorësh në nivel qendror dhe më shumë se 30 poste në nivel lokal.

Kjo duhej të ndodhte të martën e javës që lamë pas, por të njëjtën Zaev tha se do ta shtyjë për të martën që do të vijë. Në opinion u përfol për emra të ndryshëm që do të përfshijë rikonstruimi, mirëpo nga Qeveria nuk është dhënë asnjë detaj tjetër nga ky proces dhe bisedimet mes partnerëve të koalicionit qeveritar, po zhvillohen në heshtje.

https://www.youtube.com/watch?v=9uoARk4Z2-Y

Vala e parë e riformatimit të Qeverisë u bë në fillim të muajit korrik, me ndërrimin e vetëm disa ministrave dhe shkarkimin e ministrit të Financave Dragan Tevdovski, duke rezervuar këtë post për kryeministrin Zoran Zaev. Mirëpo pas konstatimit se ai nuk mundej ta kryente edhe funksionin e ministrit të financave, në udhëheqësi u vendos Shirete Elezi, por megjithatë vendimet sa i takojnë kësaj ministrie edhe më tej do t’i marrë Zaevi.

“Fshesa” e Zaevit nisi me punë që nga partia e tij. Në qershor, 78 kryetarë të organizatave komunale u shkarkuan nga pozita. U shkarkua i gjithë Bordi ekzekutiv i LSDM-së, të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë, Sekretari i përgjithshëm, organizativ dhe ndërkombëtar si dhe koordinatorja e Forumit të grave.

Kryeministri Zaev “fshesën” e paralajmëroi menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, pastaj u tha që ajo do bëhej deri në mesin e qershorit, por ky proces si duket zgjati më shumë se që e kishin planifikuar dhe tani Zaev siguron se fundi i korrikut do të gjejë të përfunduar rikonstruimin e Qeverisë. Emine Ismaili /SHENJA/

Stuhi shiu dhe breshri pritet të kaplojë Maqedoninë e Veriut (Video)

Teksa ende po bëhen llogaritë për dëmin e shkaktuar nga moti i ligë disa ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, një valë tjetër erërash dhe shirash paralajmërohet për këtë fundjavë dhe ditëtë e para të javës që vjen.

Në orët e pasdites sinoptikët parashikojnë që moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në disa vende reshjet do të jetë më të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperaturat do të lëvizin prej 24 deri në 32 gradë celsius.

https://www.youtube.com/watch?v=GFge8cq2-k8

Të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme dhe bubullima, veçanërisht paradite. Temperatura minimale do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 19 deri në 29 Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri në 16 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 25 gradë Celsius që për këtë sezon të verës është temperaturë jo e zakonshme.

Në ditët tjera në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje lokale të shiut të cilat kohë pas kohe do të jenë të përcjella me bubullima.

Moti i ligë i ditëve të kaluara më së shumti goditi rajonin e Prespës. Era dhe shiu i rrëmbyeshëm që morën edhe viktima në Greqinë fqinje, në kët rajon shkatërruan një pjesë të madhe të mbjellave prej të cilave varet ekzistenca e banorëve. Qeveria paralajmëroi se do të nxjerrë ekipet në terren për të bërë vlerësimin e dëmit të shkaktuar, dhe pastaj edhe do ti kompensojë. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Strugë, ulet numri i fëmijëve në klasën e parë, arsyeja shpërngulja (VIDEO)

Pothuajse dy klasa më pak me nxënës të klasës së parë do të ketë në shtator në komunën e Strugës krahasuar me vitin e kaluar. Në bankat e shkollës, sipas të dhënave të komunës, do të ulen 555 nxënës të klasave të para. Kjo është për 50 fëmijë më pak se vitin e kaluar kur u regjistruan 605 nxënës të rinj. Nga vendbanimet më të mëdha, situata më e keqe është në shkollën fillore në Dellogozhdë me 34 nxënës në klasën e parë, duke përfshirë të gjitha shkollat ​​rajonale. Në Tatesh, numri i nxënësve të klasave të para është 18, në Ladorishtë 41 dhe në Veleshtë 40. Në Zhepin ka vetëm një nxënës në klasën e parë dhe në Pohum asnjë. Më e mirë është gjendja në Labunishtë, ku janë regjistruar 121 fëmijë, si dhe në të dy shkollat ​​në qytet, Josip Broz Tito dhe Vëllezërit Miladinovci.

Situata është shumë më dramatike se sa duket. Vetëm shkolla në Dellogozhdë, e cila ka pesë shkolla të zonës, ka 33 fëmijë. I bie nga pesë ose gjashtë fëmijë për shkollë. Kjo është për shkak të emigrimit që në Strugë është disi më ndryshe. Nëse në Pollog ka emigrantë që janë në Evropë ose në Slloveni, këtu në zonën e Strugës kemi emigrantë që janë në Amerikë, një fenomen që ka një rol të madh në këtë- Agim Poshka – Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore

Numri i nxënësve të klasave të para në të gjithë rajonin në pesë vitet e fundit është zvogëluar për 150. Të shqetësuar janë gjithashtu dhe në komunën e Strugës.

Ne presim të ndryshojë pozitivisht ky trend me hyrjen në NATO dhe BE, si dhe me paralajmërimet e qeverisë për rritjen e pagave. Nëse jo, atëherë kemi frikë se disa mësues do të humbasin punën e tyre vitin e ardhshëm- thonë nga Sektori për Arsim, Strugë

Numër më të vogël të nxënësve të regjistruar në klasën e parë ka dhe në Ohër. Janë regjistruar 459, që është për 48 më pak se viti e kaluar shkollor 2018/2019 dhe 39 në lidhje me vitin shkollor 2017-2018. Në shkollën fillore “Vanço Nikoleski”, këtë vit, nuk është regjistruar asnjë fëmijë për klasën e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZPp-SkegHjQ

https://www.youtube.com/watch?v=Pd7OlFRaKzw

Kthimi i TVSH-së për qytetarët përplasi partitë politike (VIDEO)

Masa e kthimit të TVSH-së për qytetarët e tensionoi gjendjen mes pushtetit dhe opozitës. Përmes kumtesës partiake LSDM e mbron projektin e skanimit të llogarive fiskale dhe kthimin e 15 për qind nga TVSH-ja e paguar nga qytetarët. Sipas LSDM-së, për vetëm 13 ditë janë skanuar 2 milionë llogari fiskale me qarkullim prej rreth 17 milionë euro.

Nga kjo shumë e akumuluar për afat shumë të shkurtër, kthimi i parave për qytetarët është mbi 260 mijë euro. Aplikacionin “MOJ DDV” tashmë e kanë instaluar mbi 120 mijë qytetarë. Me masën e kthimit të TVSH-së prej 15% rreth 50 milionë euro do përfundojnë te qytetarët në fund të vitit. Për herë të parë shteti u kthen para qytetarëve. Kjo do të thotë të ardhura shtesë për buxhetin familjarë- thanë nga LSDM-ja.

Opozita u përgjigj se gjysmë milion qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa masa është vetëm defokusim i qytetarëve sepse përfitim nga kjo kanë vetëm më të pasurit.

https://www.youtube.com/watch?v=81aVJXWrrcI

Qytetarët me këtë masë mund të marrin mesatarisht 156 denarë në muaj, përkatësisht 1872 denarë në vit, që do të thotë se asnjëherë nuk do të arrijnë deri te shifra prej 30.000 denarëve që Zoran Zaevi ua premtonte. Që të realizohet premtimi i Zaevit se qytetarët do të marrin 30.000 denarë nga kthimi i TVSH-së dhe do të mund të rinovojnë një dhomë, të paguajnë kredi ose të shkojnë në pushim do të nevojiten madje 16 vite, jo një vit- thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas Qeverisë, masa për pagesën e 15 për qind të TVSH-së për qytetarët, do të mundësojë 50 milionë euro prapa te familjet. Që një person të kthejë 600 denarë në muaj me skanimin e bar-kodeve nga llogaritë fiskale, duhet të shpenzojë mbi 26 mijë denarë. Sipas analizës së “Finance Think” vetëm familjet më të pasura të cilat brenda vitit shpenzojnë mbi 20 mijë euro, do të kthejnë nga shteti në emër të TVSH-së afër 450 euro. Por, nëse një familje mesatare në vend shpenzon 530 euro për nevoja themelore, sa arrin shporta sociale për konsumatorë, në buxhetin familjar brenda vitit do të kthejë vetëm 172 euro.

Bojan STojanovski

Ndahet nga bashkëshorti këngëtarja e njohur shqiptare

Ka tash e një kohë që përflitet për ndarjen e këngëtares Violetë Kukaj nga bashkëshorti.

Një zhvillim i tillë merr vëmendjen thuajse më të madhe sa i përket këngëtares në mediat online në dy vitet e fundit.

Megjithatë, nga kjo ngjarje, duket të ketë të reja.

Prive.al ka arritur të mësojë nga burime shumë të sigurta pranë këngëtares se çështja tek tani ka mbërritur në gjykatë.

Pas ndarjeve dhe shanseve të reja për vazhdim të martesës, së fundmi edhe zyrtarisht, ish-çifti ka marrë vendimin që të shkurorëzohen në gjykatë.

Mësohet se seanca e parë e divorcit është mbajtur në datën 11 të këtij muaji dhe një tjetër parashihet brenda Korrikut.

Përkundër viteve bashkë dhe fëmijëve në mes, duket se ndarja e këngëtares së mirënjohur Violetë Kukaj nga bashkëshorti tashmë është në një rrugë të pakthyeshme.

Në mes të sezonit ndalohet noti në një pjesë të Liqenit të Ohrit (VIDEO+FOTO)

Në mes të sezonit të verës, ndalohet notimi në Liqenin e Ohrit. Turistët nuk mund të notojnë në plazhet që shtrihen nga Kalaja e Samoilit drejt kampeve “Partizan” dhe “Mladost” për shkak të ujërave të zeza nga sistemi i kolektorëve.

Kryetari i Komunës së Ohrit Konstantin Georgeski e konfirmoi këtë informacion për “Kanal5”, duke theksuar se komuna e paraqiti ndalimin me urdhër të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. Ai tha se problemi ka gjasa të jetë në rrjetin e papërshtatshëm të kanalizimit përgjatë lumit Grashnica, dhe jo mos funksionimin e kolektorëve.

Nga Qendra e Ohrit për Shëndetin Publik konfirmojnë se analizat e mostrave të ujit nga ai rajon treguan se uji është i ndotur. Plazhet e tjera janë të sigurta për larje./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Pd7OlFRaKzw&feature=youtu.be

 

Vihen pas hekurave pesë të rinj nga Gostivari, ja pse ?

Policia e Gostivarit ka arr*estuar pesë persona në të cilët është zbuluar mari*jhanë dhe kok*ainë.

Nga MPB sot theksojnë se policia e departamentit të jashtëm për punë kri*minale në Gostivar mbrëmë rreth orës 22:45 ka arr*estuar pesë persona dhe atë I.Xh (21) dhe A.XH. (18) nga Banjica e Epërme dhe L.A. (18) nga Gostivari, tek të cilët është gjetur mari*jhanë.

Në orën 3:10, përsëri është arr*estuar një 17-vjeçar S.M. nga Gostivari, tek i cili është gjetur kok*ainë.

Pas dokumentimit të rastit ndaj të njëjtëve do të paraqiten parashtresat e duhura./Telegrafi/


DETAJET nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

Rrotullohet vetura me regjistrim të Gostivarit

Pasditën e djeshme rreth orës 18 e 30 minuta në autostradën “Nënë Tereza”, në drejtim nga Shkupi për në Tetovë, vetura e llojit “Opel Astra” me regjistrim të Gostivarit, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.

Me lëndime të rënda trupore ka përfunduar drejtuesi i veturës, C.S. 40 vjeçar nga Gostivari, i cili është dërguar në Klinkat e Shkupit, kurse bashkudhëtarët D.S. 38 dhe një i mitur pas dhënies së ndihmës mjekësore, janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Në vendngjarje hetim ka kryer një ekip policor nga Shkupi.

https://www.youtube.com/watch?v=diiSOw3VzY8

Kush janë hitet verore që po bëjnë namin këtë sezon? (VIDEO)

Suksesi i këngëve ritmike, gjatë sezionit të verës është i padiskutueshëm. Ndaj, në treg janë publikuar dhjetëra të tilla. Por jo të gjitha janë pritur njësoj. Ka një listë me këngë të cilat, i dëgjon kudo. Ja kush janë hitet e kësaj vere që duhet t’i dëgjoni patjetër, madje me volum të lartë./L.F-dritare.net

Aurela Gaçe dhe Genc Prelvukaj-Adrenalinë

Elvana Gjata dhe Capital T-Fustani

Ronela Hajati-Lage

Ledri Vula-Mem

Dafina Zeqiri-Desole Por Favor

Ylli Limani- Nuk po kalojka

Tayna-Caliente

Majk, Geasy, Onat- Vamos

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani-Duam

Kida dhe Ermal Fejzullahu-Telat

Luana Vjollca-Moj bjondinë me sytë e zi

Cilat janë 9 rregullat e arta që duhet t’i dini patjetër në plazh

Me nisjen e sezonit të verës, plazhi është i pashmangsëm nga të gjithë ne.

Por, gjatë kohës së plazhit duhet pasur parasysh edhe disa rregulla, të cilat janë në të mirë tonën por edhe të mjedisit, shkruan Dritare.net.

Në një vendim të datës 25.05.2014, të Këshillit të Ministrave janë përcatuar 9 rregulla të arta që çdo pushues duhet t’i dojë.

Rregullat e Arta

1. Noto vetëm në zonat e autorizuara dhe me sinjalistikë;

2. Respekto flamurin dhe informacionin e afishuar:

a) Flamur i gjelbër – lejohet notimi;

b) Flamur i verdhë – notim me masa mbrojtëse;

dhe c) Flamur i kuq – ndalohet notimi. 3. Mos shko të notosh nën ndikimin e alkoolit apo drogave;

4. Mos noto nëse ke ndonjë problem fizik;

5. Pusho për një orë pas ngrënies (drekës) para se të shkosh për notim;

6. Të miturit nën 16 vjeç duhet të jenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e më të rriturve

7. Mos u hidh nga shkëmbinj apo platforma;

8. Ndiq udhëzimet e vrojtuesit (rojës së shpëtimit të jetës).

9. Mbani pastër mjedisin. / I.M-Dritare.net

Arkelologët zbulojnë objektet e rralla në Karaburun, datojnë mijëra vjet më parë

Një projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan, kanë bërë të mundur zbulimin e amforave në thellësitë e ujërave të Karaburunit.

Sipas njoftimit, thuhet se janë gjetur amfora të paktën 2500 vjeçare në brigjet e Shqipërisë. Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha se ka gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon, pranë Karaburunit.

Aekeologu, që ka marrë pjesë në këtë zbulim, Mateusz Polakoëski u shpreh se beson që amforat janë korinthiane dhe datojnë diku mes shekullit të 7-të dhe të 5-të para erës së re.

Zbulimi i këtyre amforave mund të çojë në gjetjen e mbetjeve të anijes që mendohet të jetë mbytur në këtë vend.

‘Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit do të krijonte një muze dhe do të tregonte rolin kryesor të Shqipërisë në antikitet’, tha kryetari i këtij fondacioni James Goold.

Nëse gjenden mbetjet të kësaj natyre, ajo do ta vendosë këtë zbulim si anija më e hershme që ka lundruar përgjatë bregdetit shqiptar’, tha arkeologu Polakoëski./ I.M-Dritare.net

Lëvizja Besa protestë para SPB së Tetovës pas ndalimit të aktivistëve të saj (VIDEO+FOTO)

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga funksionarë të tjerë të partisë dhe aktivistë, kanë protestuar para pak çasteve para Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, pas ftesës për bisedë informative që SPB Tetovë iu dërgoi dy aktivistëve të kësaj partie, përkatësisht Albi Qamilit dhe Dritan Bexhetit, të cilët dyshohet se vendosën afishet tek rrethrrotullimi afër selisë së BDI-së, ndërsa më herët për të njëjtën gjë, në bisedë informative u thirr edhe Artan Etemi.

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami këtë e ka cilësuar si pre*sion i pushtetit ndaj anëtarëve të kësaj partie, ndërsa ka deklaruar se, qëndron fuqishëm pas aktivistëve të tij, duke u shprehur se, nga nesër edhe ai vet do del të bëj afishe ndërsa ka ftuar policinë që ta arr*estojë edhe atë.

Ne si Lëvizje BESA qëndrojmë fuqishëm pas aktivistëve tanë, sepse vlerësojmë se ky është një rea*ksion qytetarë dhe kjo bëhet për gjitha dështimet, kri*min dhe korrupsionin e partisë shqiptare në pushtet dhe ata që në vend se të mbrojnë interesin e qytetarëve, ata merren me qytetarët që bëjnë aktivitete simbolike për të shprehur revoltën e tyre. Ne nuk do heshtim, këtë rep*erkusion të policisë e shohim vetëm si pre*sion që të tërhiqemi nga aktivitetet tona. Nëse ata me pretekst të disa grafiteve, afisheve dhe revoltave qytetare thirrin aktivistët e Lëvizjes BESA, iu thashë që do i bëj të njëjtat aktivitete unë dhe le të urdhërojnë le të më bur*gosin mua- deklaroi Bilall Kasami. Lëvizja BESA.

https://www.youtube.com/watch?v=v97tVj3JEfU&feature=youtu.be


Shqiptari hipën në majë të vinçit në Itali; Do hidhem nëse…

Një shqiptar ka hipur sipër një vinçi dhe ka kërc*ënuar se do të hidh*et nga 30 m. Ngjarja është regjistruan në orën 7 të mëngjesit të sotëm në Giulianova Lido në Itali.

Shqiptari ishte ish-punonjës i kompanisë që do të ndërtonte një godinë në zonën përreth. Sipas mediave italiane, shqiptari nuk ishte paguar nga kompania për të cilën kishte punuar.

Në vendngjarje erdhën menjëherë zjarrfikësit, një patrullë karabinierësh, se dhe kryebashkiaku Costantini. Shqiptari zbriti nga vinçi vetëm në momentin që u sigurua se firma do t’i paguante 3400 eurot që i detyrohej.


Karambol në kufi (VIDEO)

Një tm*err i vërtetë mund të cilësohet një aks*identi i ndodhur në pikën e kalimit kufitar të Shën Helenas, në aksin nacional që të çon drejt Zagrebit, kryeqyteti i Kroacisë.

Ndërkohë që automjetet prisnin për të kaluar në pikën kufitare, një BMW vjen me shpejtësi rru*fe dhe përplaset pranë traut, duke shkaktuar katër të pla*gosur. Raportohet se tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në makinën e përplasur ndodhej një çift me fëmijën e tyre. Zjarrfikësve iu deshën 45 minuta për të nxjerrë familjen e re nga makina e shkatërruar.

Makina e parë fluturoi përtej kabinës së pagesave, por për fat, sportelisti nuk mori asnjë lëndim. Incidenti ndodhi rreth orës 12.40 të ditës së djeshme.


Tetovë, makina përmbyset në bulevard (FOTO)

Mbrëmë, 11 korrik 2019, rreth orës 22 e 20 minuta, në rrugën “Iliria” në Tetovë, makina e tipit “Pezho 206” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 38 vjeçari D.P, nga fshati Falisht i Tetovës, ka humbur kontrollin ndaj automjetit, ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur.


Nga rrokullisja, shoferi i cili ka qenë vetëm në makinë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes.


Edhe një tetovar përcillet për në Idrizovë

Pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dje më 11 korrik, rreth orës 18 e 30 minuta, në rrugën “Iliria” në Tetovë, e kanë arr*estuar 42 vjeçarin B.E, nga Tetova, për të cilin ka pasur të lëshuar fletëarr*est nga Bu*rgu “Idrizovë” në Shkup.

Më vonë i njëjti është dorëzuar në bur*gun e Idrizovës në Shkup, për vazhduar vuajtjen e dë*nimit me bu*rg.


Nënshkruhet marrëveshje për udhëtim pa viza në mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe ambasadorja e Ukrainës, Natalija Zardrozhnjuk sot nënshkruan marrëveshje për udhëtim pa viza në mes të dyja vendeve.

Siç njoftojnë nga MPJ, marrëveshja do të rregullojë mënyrën dhe vendosjen e praktikës të regjimit pa viza mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës (pa asnjë dokument si kusht për hyrje) dhe do të mundësojë shtetasve të të dy vendeve, që kanë dokumente biometrike të qëndrojnë në vendet përkatëse nga 90 deri 180 ditë.

“Kjo marrëveshje pritet të jep kontribut për intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në planin ekonomik, si dhe zhvillimit të turizmit”, thonë nga MPJ.

Në takimin mes Dimitrovit dhe Zardroshnjuk, përveç nënshkrimit të marrëveshjes është diskutuar edhe për çështje aktuale me interes të përbashkët./Telegrafi/


Gruevski në shoqëri të modeles, plas gallata në rrjetet sociale (FOTO+VIDEO)

Ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski është parë në shoqëri të një bru*ne atraktive pasi që i njëjti kishte qenë mysafir në një aheng biznesi në Budapest, gjy*kuar nga fotografitë shihet se ai ka qenë në shoqëri të një gruaje shumë tërh*eqëse.

Mediet hungareze kanë zbuluar se gruaja që shoqëroi Gruevskin gjatë ahengut të biznesit në Budapest është modele.

Pas publikimit të fotografive nga mediet e atjeshme, rrjetet sociale kanë filluar të tallen me Mile Janakievskin pasi që i njëjti po vuan bur*gun duke mos harruar se ai ditë më parë është futur në gre*vë urie.

Ja disa nga reagimet e qytetarëve nëpër rrjetet sociale:


Aleanca: Propozim/Ligji i Arsimit, suprimon pushtetin komunal dhe realizon segregacion gjuhësor dhe etnik

Departamenti i arsimit pranë “Aleancës për shqiptarët”, pas analizës së propozim ligjit të ri për arsim fillor informon opinionin publik me sa vijon:

Ky ligj është një rikthim i ligjit që me pompozitet të lartë u propozua para një viti dhe i cili pas kritikave të shumta u tërhoq. Ky ligj është një kopje e ligjit në fuqi me ca ndryshime të vogla kozmetike.
Në aspektin funksional suprimon pushtetin komunal nga ai qendror dhe realizon segregacion gjuhësor dhe etnik në sferën e arsimit.

Në aspektin strukturor edhe më tepër e kufizon arsimtarin në kreativitetin e tij duke e ngarkuar edhe më tepër me administratë, e duke mos i lejuar hapësirë për të hulumtuar metoda, teknika dhe forma bashkëkohore për mësimdhënie interaktive. Nuk realizon caktimin e kritereve të qarta për ngritjen dhe gradimin profesional të arsimtarit.
Në aspektin institucional kemi një gërshetim kompetencash që bëjnë zgjidhje të pakuptimta mes organeve dhe hierarkisë si në shtrirjen horizontale ashtu edhe në atë vertikale .

Kur theksojmë suprimimin e pushtetit komunal dhe segregacionin etnik dhe gjuhësor e kemi fjalën se të vetmen të drejtë që kishte kryetari i komunës për të zgjedhur drejtor, një nga dy kandidat të propozuar nga këshilli drejtues i shkollës, me propozim ligjin e ri duhet të zgjedh veç drejtorin e zgjedhur nga këshilli drejtues i shkollës (neni 104).

Sa i përket segregacionit etnik dhe gjuhësor, arsimtari shqiptar nuk mund të krijojë marrëdhënie pune pa mos e dhënë provimin për njohje të gjuhës maqedonase, pranë qendrës shtetërore për provime edhe pse proklamohet se gjuha shqipe është zyrtare. Kjo nuk vlen për arsimtarin maqedonas, për njohje të gjuhës shqipe, që duhet të ligjëroj lëndën e gjuhës maqedonase në paralelet shqiptare (neni 81. al.3).

Me gojën plot theksohej se duhen reforma, arsimtari përsëri është i ngarkuar me administratë dhe i stresuar nga politika. Ligji i ri vazhdon që arsimtarin ta ngarkoj me punë administrative dhe me dëshirat e komisioneve të formuar nga politika, nga të cilët varet gradimi dhe zhvillimi profesional i tij.

Nuk mund të kuptohet që në aspektin institucional një ligj të konstituohet në atë formë që një organ të kryej zgjedhjen ndërsa tjetri organ që nuk është pjesëmarrës dhe nuk mund të ndikojë në zgjedhje, të vërtetoj zgjedhjen nga organi tjetër, apo siç është rajonizimi ku nga njëra anë flasim për rajonizim ndërsa në alinenë tjetër mundësojmë që mos të përfillet (neni 59).

Më këtë propozim ligj me “procesin inkluziv” shkohet me degradimin edhe të shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, fëmijëve me nevoja të veçanta, pasi në vend që të shkohet me kombinim që disa orë të realizohen në paralelet e rregullta për socializim dhe pjesën tjetër të procesit mësimor në paralele të veçanta, propozohet mbyllja e këtyre paraleleve prej vitit 2022. Paramendoni paralele me 30 nxënës ku tre prej tyre janë me nevoja të veçanta (neni 176).

​Departamenti i arsimit pranë ”Aleancës për Shqiptarët” propozon që ky ligj të tërhiqet, të formohet grup punues nga të gjithë partitë politike dhe ekspert nga universitetit që të përgatitet një ligj bazuar në teorinë e organizimit të sistemeve dhe praktikave bashkëkohore.