Ballina Blog Faqe 563

Aksident i rëndë në Çellopek të Tetovës, humb jetën 56-vjeçari nga ky fshat

Dje, më 11 korrik 2019, rreth orës 10 e 30 minuta, në fshatin Çellopek të Tetovës, në afërsi të shkollës, vetura e tipit “Golf”, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 56-vjeçari S.I, nga Çellopeku, ka humbur kontrollin dhe ësht aksidentuar me një veturë të parkuar.

Shoferi S.I. është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është konstatuar vd*ekja.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pa*jetë i të ndjerit S.I, me urdhër të pro*kurorit publik, i është dorëyuar familjes.

Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes.


Djaloshi ngjitet në çatinë e spitalit, nuk dëshiron të bëhet …

Vogëlushi qëndroi dy orë në kulmin e spitalit

Pesëvjeçari, të cilin prindërit e tij e dërguan në spital në Indonezisë për ta bërë sy*net, është frik*ësuar aq shumë, sa që ka hipur në kulm dhe ka qëndruar tri orë.

Dr Anik Sutari që merret me sy*neti tash e 20 vjet, ka thënë se nuk ka parë ndonjë reagim të tillë nga të vegjlit.
“Të gjithë kanë frikë, por reagojnë në nivele të ndryshme, mirëpo ky ishte krejt ndryshe, sepse iku në kulm dhe rrez*ikonte shumë” ka shkruar Sutari në Facebook.

Nga frika se mund të rrëzohej duke ikur, familjarët e as stafi i spitalit, nuk guxonin t’i shkonin pranë, derisa njëri prej familjarëve pati një ide shumë të mirë.
Ai ftoi mësuesen e tij që t’i fliste nxënësit të saj, për ta bindur që të zbriste poshtë. pasi që vogëlushi ka lidhje të afërt dhe të besueshme me të.

Në fakt, ajo ishte i vetmi person, që arriti ta bindë për të zbritur dhe jo vetëm.

Pas që vogëlushi zbriti, shkoi vet në klinikë, për t’ju nënshtruar procedurës për sy*neti, pa u detyruar nga askush dhe gjendja tij shëndetësore tani është shumë e mirë.


Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli: BDI ik!

Fadil Zendeli

Vala e pre*sionit dhe ner*vozizmi i BDI-se qe rezulton nga humbja e perditshme e besimit te qytetarëve filloi te manifestohet permes keq*perdorimit te mekanizmave te pushtetit, vecanarisht permes policise dhe MPB duke u ver*sulur ndaj aktivisteve te Levizjes Besa si parti opozitare, sikur ata te ishin fajtore per humbjen e rruges politike dhe kombetare te BDI-se.

Thirrja ne bisede informative e aktivistit te Levizjes Besa Artan Etemi nga policia e Tetoves, deshmon ner*vozen dhe pasigurine qe ka kapluar strukturat e BDI dhe per kete duke keqperdorur struktura te kontrolluara brenda MPB dhe policise. Me heret ne bisede informative u thirre Kryetari i FR te Levizjes Besa, ne Oher bru*talisht u su*lmua keshilltari i LB, sot nje nga aktivistet me te dalluar te LB, dhe nervoza dhe hutia e tyre do te vazhdoj deri ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kur shqiptaret perfundimisht do te clirohen nga kjo e keqe qe i ka kapluar ne politiken e tyre.

Levizja Besa qe ne fillim kishte detektuar simptomat e demokracise se rrejshme te partise ne pushtet, dhe apelojme qe kete hidherim dhe zhgenjim politik, BDI ta drejtoje ne drejtim te fajtorit dhe krijuesit te vertete te mashtrimit dhe iluzionit politik, vete BDI. Sa me heret qe qytetaret shqiptare ta kuptojne kete, aq me mire per te gjithe ne, por edhe per ardhmerine dhe perspektiven tone ne kete vend..


Ndahet nga jeta shkrimtari Rexhep Hoxha, autor i librave “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.

Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”.

Pos këtyre të fundit ai shkroi edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”

Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd.

Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Hoxha: Demokracia komuniste e qeverisë LSDM-BDI! (FOTO)

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha ka reaguar lidhur me ndalimin e një aktivisti të tyre në policinë e Tetovës. Ja alarmi i ngritur nga Arianit Hoxha.

“Gjatë ditës së sotme në stacionin policor në Tetovë është thirr në pyetje aktivisti i Lëvizjes Besa, Artan Etemi, për gjoja involvimin e tij me vendosjen e “shenjave” që u shfaqën dje në Tetovë.
Paramendoni sa shtet të “fortë” kemi, kur brenda 24 orëve procesuon lëndë sepse cënohet një parti politike në qeveri, ndërsa po i njejti shtet për 28 vit nuk arrin të çrrënjosë krimin dhe korrupsionin.

Veprimi i sotëm i policisë në Tetovë është kthim në komunizëm, që si duket dikush ende e ka pjesë të ideologjisë politike.
Kjo qeveri që erdhi me premtimin për të sjelle drejtësi, si duket e ka ngatruar drejtësinë me komunizmin.

Ne nuk do lejojmë që dikush të shfryje mllefin e vet duke ushtruar presionin e pushtetit ndaj aktivistëve të Lëvizjes BESA.
TURP I QEVERISË QË RËNON DEMOKRACINË


Me nderime kombëtare dhe fetare iu dha lamtumira e fundit Shaban Zendelit

Familjarët, miqtë, bashkëfshatarët dhe bashkëveprimtarët ia dhanë lamtumirën e fundit Shaban Zendelit, drejtor i hekurudhave, intelektual dhe personalitet i shquar i jetës politike në Kumanovë e Likovë.

Ai ka nderuar jetë dje, kurse me nderime fetare e kombëtare është va*rrosur në vendlindjen e tij, fshatin Orizare të Likovës.

Në ceremoninë e va*rrimit, fjalim mjaft emocional ka mbajtur kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mik dhe bashkëveprimtar i afërt i të ndjerit Zendeli.

I dashuri z. Shaban, e paimagjinueshme, por e vërtetë.
Unë, miku yt, Afrim Gashi, po qëndroj pranë varrit tënd dhe po të flas derisa ti ke kaluar në botën reale, ndërsa unë vazhdoj të qëndroj në jorealen. Dhe, si të nxjerrësh fjalë e si të thurësh mendime kur as vetë ende nuk e kam bindur veten se ne jemi ndarë përgjithmonë?!

Unë edhe sot po të drejtohem, si gjithnjë, me zotëri Shaban, sepse ti vërtet ishe dhe mbete simbol i njeriut zotëri.
E në këto çaste të pikëllimit të thellë dhe mungesës së fjalëve, kur heshtja dhe loti jonë flet më shumë se çdo fjalë, do të më lejoni që në emër të Alternativës, në emër të shokëve dhe miqve që sot janë thyer dhe janë pikëlluar, të them dy-tri gjëra duke u ndarë nga njeriu që për kaq kohë të shkurtër na ka bërë të gjithëve për vete dhe që sot na ka mërzitur kaq shumë.

Të dashur të pranishëm në këtë varrim, Shaban Zendeli është njeriu me të cilin në këto pesë vitet e fundit – sa jemi njohur, kemi bërë beteja nga më të ndryshmet për një sistem të ri të vlerave, të moralit e të dinjitetit të njeriut shqiptar në vendin tonë. Dhe, më duhet t’ia them sot, sepse nuk pata mundësi t’ia them sa ishte i gjallë në mesin tonë: z. Shaban, vetëm kur ti u bashkove me ne, ne ndjemë se tashmë në mesin tonë kishim një njeri të urtë, të drejtë, të guximshëm dhe të paepur. Ne të gjithë u mahnitëm me maturinë tënde, me guximin tënd dhe me përkushtimin tënd. Vetëm pas ardhjes tënde ne, për herë të parë, e ndjemë fuqishëm se jemi në rrugë të mbarë dhe ashtu na u shtua vetëbesimi, sepse pamë që kauzës sonë po i bashkoheshin edhe njerëz me virtyte të tilla.

Të dashur të pranishëm në këto çaste pikëllimi, sot kur po ndahemi nga një njeri i madh dhe nga një mik i shtrenjtë, më duhet t’jua kujtoj se Zoti çdo qenie njerëzore e ka krijuar me një mision. Dhe, kur ai e përfundon misionin, Zoti nuk e lë më të vuajë në këtë botë të rënduar nga pasioni dhe egoja. Qeniet që e kryejnë misionin në këtë botë, nuk i përkasin më kësaj bote. Andaj kalojnë tutje në botën tjetër. I tillë ishte edhe z. Shabani.

Të dashur pjesëmarrës të këtij va*rrimi,

Disa njerëz vijnë në botë si fragmente të drejtësisë,
Disa njerëz vijnë në botë si fragmente të bujarisë,

Disa njerëz vijnë në botë si fragmente të urtësisë,
Disa njerëz vijnë në botë si fragmente të guximit dhe trimërisë,
Disa njerëz vijnë në botë si fragmente të diturisë,
Disa njerëz vijnë në botë si fragmente të sakrificës,

Ndërsa, ti, Shaban Zendeli, erdhe, jetove dhe shkove andej, duke na lënë gjurmë të të gjitha këtyre virtyteve, që Perëndia rrallë i bashkon te një njeri i vetëm. Andaj ne mburremi që të njohëm dhe do të jemi krenarë gjithë jetën që jetuam në kohën e Shaban Zendelit.

Duke qenë besimtarë dhe duke besuar se njeriut i rrjedhin shpërblimet edhe pas vdekjes, dëshiroj të ndahem duke thënë se Shaban Zendeli ka lënë pas vetes fëmijë që do të mburren me babanë e tyre dhe që gjithë jetën do të luten për të, duke e kujtuar si një prind të jashtëzakonshëm. Dhe, inshaallah, Zoti i shndërron lutjet e tyre në fllad të mëshirës hyjnore andej.
Po ashtu Shaban Zendeli ka lënë pas vetes shumë vepra të mira, që do të vazhdojnë të rrjedhin gjithmonë. Andaj sa herë që dikush do të përfitojë prej tyre, inshaallah Zoti e freskon atë andej.
Dhe, përfundimisht, Shaban Zendeli ka lënë pas vetes shumë miq, kolegë, shokë, bashkëpunëtorë dhe dashamirë, që gjithmonë kur do të përmendet emri i tij, do ta kujtojnë me mall e dashuri dhe do të luten për shpirtin e tij. E, inshaallah, Zoti, për shkak të lutjeve të tyre, e paqëton edhe atë andej.

Vëllezër të dashur, ata që e besojnë Zotin, e dinë se Ai nuk vdes kurrë, ndërsa ata që e kanë dashur dhe admiruar Shaban Zendelin, ai ka ndërruar jetë dhe ne sot e kthyem aty ku do të kthehemi të gjithë një ditë.

I dashuri dhe ndjeri Shaban Zendeli, caktimi i Zotit paska qenë i këtillë. Ne këtu po ndahemi fizikisht prej teje, por jo edhe prej kujtimit për ty. Ti shkove para nesh, ndërsa ne do të vijmë pas tej. Në dashtë Allahu, do të bashkohemi në xhenetit e Tij.

Lamtumirë z. Shaban. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty dhe Zoti të mëshiroftë e të shpërbleftë me xhenet!

Afrim Gashi, kryetar

Orizare – Kumanovë, 11 korrik 2019

Pas Zaevit, publikohet biseda e komikëve rusë edhe me Ramush Haradinajn (VIDEO)

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov(Leksus), kanë vënë në lajthitje edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës. Njëri nga ta i është paraqitur kryeministrit Ramush Haradinaj në emër të ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.

Komikët rusë e kanë telefonuar dy herë kryeministrin Ramush Haradinaj, një herë në janar dhe një herë në prill.

Në këtë bisedë telefonike të publikuar në youtube nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje ‘Poroshenkos’, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në twitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës me njërin prej komikëve rus, e për të cilin pretendonte se ishte Poroshenko, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë pas fjalëve të Haradinajt, ‘Proshenko’ i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur”, i është përgjigjur komiku rus.

Pas kësaj bisede të zhvilluar, Haradinaj i rënë në grackë ka publikuar një status në twiterin e tij ku i ka uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’.

“I uroj popullit të Ukrainës zgjedhje të lira dhe demokratike. Për mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov dëshiroj fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt rrugës së integrimit Euroatlantik. Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe propsoritet”, kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në twitter.

Pre e komikëve rus ka rënë edhe kryeminsitri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili ka treguar gjithashtu se ka qenë ai që ua ka dhënë numrin e Ramush Haradinajt, komikëve rus.

Zaev në bisedë më ta dëgjohet teksa flet me frikë për idenë e ndarjes së Kosovës, duke thënë se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq kanë një plan për ta copëtuar Kosovën me mbështetjen e Rusisë dhe Turqisë./GazetaExpress/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=277&v=GwwL1ZW0SmA


Incident i rëndë në Çellopek të Tetovës, skenë si në filma

Dje, 10 korrik 2019, rreth orës 18 e 40 minuta, 25-vjeçari A.I. nga fshati Çellopek i Tetovës ka den*oncuar se në oborrin e shtëpis së tyre, ai dhe motra e tij S.I. (24), janë sul*muar fiz*ikisht dhe kanë pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë i përdorur nga 26-vjeçarja K.M. shtetase e Shqipërisë, me të cilën më shumë se dy vjet kanë qenë në lidhje.

E denoncuara K.M. me mjet të mprehtë, gjithashtu është vetlën*duar, kështu që të tre janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku kanë marrë ndihmën mjeksore.

Më vonë shtetasja e Shqipërisë, është arr*estuar dhe
mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen e
plotë të rastit.

https://www.youtube.com/watch?v=jOBjfOCaMEk

Digjet një makinë me targa të huaja në rrugën Strugë-Qafëthanë

Një makinë me targa të huaja është djegur në rrugën Strugë-Qafë Thanë.Në vendngjarje ka shkuar ekipi zjarrfikëses së Strugës i cili ka lokalizuar zjarrin.Makina ka pësuar dëmtime matriale ndërsa dëmtime në njerëz nuk janë regjistruar.


Ka ndërruar jetë Shaban Zendeli, drejtori gjeneral i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut

Funksionari i partisë Alternativa, gjegjësisht drejtori gjeneral i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Shaban Zendeli, sot ka ndërruar jetë.

Njoftimin e kanë bërë miqtë dhe familjarët nëpër rrjetet sociale. Në zgjedhjet e fundit lokale, Zendeli ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Likovës.

Zendeli ka lindur në fshatin Orizare të komunës së Likovës.

Ja biografia e tij e plotë:

Lindur më 09.03.1961 , në Orizare, komuna eLikovës.

Shkollimi:

Arsimin fillor ka mbaruar në vëndlindje,shkollimin e mesëm në gjimnazin „Goce Dellçev” në Kumanovë. Arsimin e lartë ka mbaruar në Fakultetin ekonomik në Prishtinë më vitin 1985 – ekonomist i diplomuar.
Përvoja e punës:
Më shumë se 30 vjeçare edhe atë:

– punësimi i parë më 1987 në ndërrmarrjen për prodhime të konfekcionit “BIBROK” në Kumanovë;

– më 1991 punon në NP ARLI në Kumanovë;

– nga prilli i vitit 1993 deri në vitin 2018 punon në Drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë punës në shërbimin doganor ka qënë në shumë vende udhëheqëse: zëvendës

Drejtor i Doganave të Republikës së Maqedonisë (1993-1998), ndihmës drejtоr i doganës rajonale në Shkup (199-2001), ndihmës drejtor i doganës rajonale në Kumanovë (2003), shef i Degës doganore në Tabanovc,këshilltar i drejtorit etj.

Në vitin 2018 është emëruar Drejtor general dhe Kryetar i KD në Hekurudhat e Maqedonisë Transpoti SHA – Shkup.
Aktivitete tjera:

– Në periudhën 1991- 1994 ka qënë anëtar i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në Parlamentin e Maqedonisë;

– Anëtar i komisionit për financa dhe buxhet në Komunën e Likovës;

– Anëtar i këdhillit drejtues në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë;

– Ka qënë njëri nga themeluesit (anëtar i këshillit drejtues) i festivalit muzikor NOTA FEST në Shkup;

– Ka qënë njëri nga themeluesit (anëtar i këshillit drejtues)I Qendrës për bashkëpunim dhe mirëkuptim multikulturor në Shkup;

– Kryetar i klubit të çiklistëve TEUTA në Kumanovë;

– Kryetar i klubit të boksit LIRIA të Shkupit.

Ka qënë pjesëmarrës në shumë seminare dhe punëtori të ndryshme të organizuara nga institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, me tema të ndryshme si: zgjidhja e konflikteve, të drejtat e njeriut, lehtësimi i tregtisë, analiza e rizikut, shkathtësitë e komunikimit, menaxhmenti etj. (INA)

https://www.youtube.com/watch?list=PLwDxg3Iu5-JsfidVYiRd4X0TUduF-tmLS&v=RnO0qU6kXjU

Me kapele marinari, ish-nusja e Topallit ngre … dhe realizon sfidën: Po lutesha që… (VIDEO)

Moderatorja Eva Murati nuk i ka shpëtuar sfidës virale në rrjetet sociale “The Bottle Cap Challenge”, ku tapa e shishes duhet të hiqet me këmbë.

Eva ka postuar një video teksa gjendet mbi një varkë, duke e realizuar sfidën me sukses që në herën e parë.

“Kjo video është e bërë me dublën e parë. Ndërkohë lutesha: ‘bëj të realizohet me të parën, mos të turpërohem 100 herë”, shkruante në krah të postimit në Instagram moderatorja.


1797/ Letra e Napoleon Bonapartit: Shqiptarët, komb trim

Nga Aurenc Bebja, Francë – 16 Tetor 2016

Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 Gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit) shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët. Shkrimi gjendet në faqen n° 499 të dokumentit me titull « Œuvres de Napoléon Bonaparte – 1822 ».

Ja letra në vijim :

Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797

Pashait të Shkodrës

Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdrimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj.

Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë ; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja.

Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (E ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin) : ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.

I dërgoj Zotërisë suaj urdhërin e dhënë nga unë, që i lejon ushtrisë (flotës) osmane të udhëtojë (lundrojë) pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime…Në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të. Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar. Bonaparti.

Këngëtarja shqiptare flet hapur: Të gjithë ishat kanë qarë për mua

Këngëtarja Era Rusi teksa fliste për jetën private në emisionin “Trokit” ka pranuar se përfshihet shumë në një marrëdhënie dhe jep gjithçka nga vetja, ndaj mendon se këtë gjë ja marrin për të mirëqenë.

Edhe pse nuk ka treguar nëse aktualisht eshtë apo jo në një lidhje dashurie, këngëtarja tha se të gjithë ishat e saj kanë qarë për të.

E pyetur nëse i është kthyer ndonjë nga ish-at dhe a kanë qarë për të, Era ka pranuar:

“Të gjithë, kanë qarë. Po se ështu është, kur e humbet e kupton. Edhe unë… edhe kam qarë. Mos bëjmë kot sikur… Ndodh një gjë, unë jepem shumë në një marrëdhënie, ndoshta ma marrin si për të mirëqënë. Kur iki unë, fillojnë kuptojnë…’- ka treguar ajo para kamerës.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Era publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Le ti dali flaka”, e cila brenda dy ditëve ka marrë 100 mijë klikime në Youtube./Opinion.al

Zendeli: Qeveria e mbuluar me afera, prandaj duhet të shkohet në zgjedhje të parakohëshme

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, sot në një konferencë për media ka thënë se duhet të ketë zgjedhje të parakohëshme, duke pasur parasysh çështjet e fundit, por edhe ato të mëparshme që kanë ndodhur, sidomos me rastin e djeshëm me Kryeministrin dhe më parë me Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe me zhvillimet në Qeveri, por edhe me “mos marrjen e datës për negociata me BE dhe drejtësia selektive”, ka thënë Zendeli.

Duke marrë parasysh zhvillimet e përgjithshme politike në Qeveri dhe se nuk kemi marrë një datë për negociata siç është premtuar nga Qeveria, duke pasur parasysh se ka një problem me sistemin ligjor me drejtësi selektive, ka procedura nga njëra anë kundër ish-zyrtarëve nga VMRO-DPMNE, por nuk ka veprime kundër zyrtarëve aktual dhe ish zyrtarëve nga radhët e BDI-së, mendojmë se ne duhet të shkojmë në zgjedhje, tha deputeti i BESËS Zendeli.

https://www.youtube.com/watch?v=ehsw2cpN5Lo

Tetovë, makina përplas një shkupjan dhe një tetovar

Më datë 9 korrik, rreth orës 16 e 40 minuta, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, personi B.H. (50) nga Tetova duke drejtuar veturën e tipit “Opel Vektra”, me targa të Tetovës, ka aksidentuar këmbësoret S.M.(20) nga Shkupi dhe R.S. (40) nga Tetova.

Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar këmbësoret, të cilat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

https://www.youtube.com/watch?list=PLwDxg3Iu5-JsfidVYiRd4X0TUduF-tmLS&v=RnO0qU6kXjU

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=A_lUpVa7kCo

Operacion në Raven të Gostivarit, ja çka gjetën uniformat blu!

Më datë 9 korrik, në periudhën prej ora 14.00 deri ora 19.00, në fshatin Raven të Gostivarit, pjestarët e policisë së Gostivarit, kanë kryer bas*tisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në të cilat jeton personi M.L. nga fshati Raven.

Gjatë bastisjes së kryer, janë gjetur ko*ka*inë dhe para, kështu që ndaj tij do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

https://www.youtube.com/watch?v=A_lUpVa7kCo

https://www.youtube.com/watch?v=ehsw2cpN5Lo&feature=youtu.be

 

Shkuan për plazh në Spille, nuk e keni idenë çfarë u ndodhi sot pushuesve (VIDEO)

Të shumtë ishin ata të cilët kishin zgjedhur të sfidonin motin e keq, por breshëri i detyroi të braktisin bregdetin

Siç dhe ka qenë e paralajmëruar nga Shërbimet Meteorologjike, kjo javë do të jetë me shi dhe vranësira. Por në Spille brëshëri i ka prishur ditën pushuesve. Edhe pse të shumtë ishin ata të cilët kishin zgjedhur të sfidonin motin e keq, por kërsaj rradhe breshëri i ka detyruar të shkojnë menjëherë në hotel për të braktisur bregdetin.

Ditën e sotme si pasojë e motit të keq dëme ka pasur dhe në qytete të tjera të Shqipërisë si Shkodra dhe Lezha. Pasoja të shumta kishte në Shëngjin.

https://www.youtube.com/watch?v=A_lUpVa7kCo

 

Moti i keq në Lezhë dhe Shkodër/ Shtyllat bien mbi automjete, disa zona pa energji elektrike (VIDEO)

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë dëme materiale në Shkodër dhe Lezhë. Në Shëngjin era e fortë ka rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre.

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë dëme materiale në Shkodër dhe Lezhë. Në Shëngjin era e fortë ka rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre.

Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën përreth. Nga erat e forta janë thyer edhe xhamat e disa banesave.

Ndërsa në Shkodër dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore.

Situata më problematike është paraqitur në Velipojë ku ashtu si në Shëngjin shtyllat e rrëzuara nga era e fortë kanë shkaktuar dëme mbi automjetet.

https://www.youtube.com/watch?v=A_lUpVa7kCo

 

Stuhia godet edhe Divjakën, shtrëngata dhe era thyejnë pemët, ndërpriten dritat (VIDEO)

Moti i keq me erë të fortë dhe shi me shtrëngata ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Divjakë pasditen e sotme prej orës 17:00.

Moti i keq me erë të fortë dhe shi me shtrëngata ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Divjakë pasditen e sotme prej orës 17:00. Qyteti dhe zona e plazhit është pa energji si pasojë e dëmtimit të linjave të transmetimit nga thyerja e pemëve nga era e fortë.

Gjithashtu është bllokuar më për shumë se një orë rruga që lidh parkun kombëtar të Divjakës me plazhin. Aktualisht rruga është zhbllokuar pas prerjes së pemëve që bllokuan kalimin. Në qytet kanë rënë pemët dekorative.

Moti i keq ka sjellë dëme edhe në Shkodër e Lezhë. Në Shëngjin era e fortë rrëzoi shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre. Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën përreth. Nga erërat e forta janë thyer edhe xhamat e disa banesave.

Ndërsa në Shkodër dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore. Situata më problematike është paraqitur në Velipojë ku ashtu si në Shëngjin shtyllat e rrëzuara nga era e fortë kanë shkaktuar dëme mbi automjetet.


https://www.youtube.com/watch?v=RnO0qU6kXjU

https://www.youtube.com/watch?v=EwSzSxa8HmM

Shkupi i pa interesuar për Çarshinë

Buxheti vjetori i Qytetit të Shkupit lëviz mes 65 dhe 70 milionë euro. Për mbledhjen e këtyre mjeteve, kontribut të konsiderueshëm japin edhe dyqanxhinjtë e Çarshisë së Shkupit. Megjithatë, vite me radhë, por edhe sot kur me qytetin udhëheq Petre Shilegov, asnjë investim kapital nuk është realizuar në këtë pjesë historike të Shkupit

Omer XHAFERI

Shkup, 10 korrik – Ashtu siç çdo administratë e Qyteti të Shkupit, edhe kjo e kryesuar nga kryetari Petre Shilegov, shumë pak është e interesuar për investimet kapitale në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Përpos disa ndërhyrjeve të vogla (rregullimin e disa trotuareve, vendosjen e shtyllave të hekurit etj) nga marrja e mandatit e deri më tani, Qyteti i Shkupit s’ka investuar asgjë në kompleksin historik të Çarshisë. Kjo situatë vazhdon të ndodhë përkundër premtimeve parazgjedhore që Shilegov i dha esnafit të Çarshisë. Duke e komentuar gjendjen aktuale të Çarshisë, Diamant Nagavci, një esnaf i vjetër, për gazetën KOHA thotë se falë disa projekteve nga Bashkimi Evropian, rrugët e Çarshisë së Shkupit po përjetojnë një farë gjallërie.

“Shilegov në fushatë ka përmendur të gjitha ato se do ti bëjë, por nuk i ka bërë. Falë disa projekteve të BE-së, Çarshia po përjeton disa lëvizje pozitive. Projektet kanë te bëjnë me revitalizim infrastrukturor, që në një mënyrë e obligon Qytetin e Shkupit, Çairin dhe Qendrën të vendosin rend, respektim të Ligjit dhe shërbime komunale me cilësore. Veprimet e para vetëm se kanë filluar dhe po shihet pak dritë në fund të një tuneli të errët në të cilin jemi gati se 25 vite”, thotë Nagavci.

Një prej shumë premtimeve që kryetari Shilegov ia dha ESNAFIT të Çarshisë së Shkupit ishte ndryshimit i orarit të punës gjatë sezonit veror. Megjithatë, deri më tani, Këshilli i Qytetit të Shkupit ende nuk e ka miratuar një vendim konkret. Me qëllim rregullimin e çështjes së hyrjes-daljes së mallrave, ai pati premtuar edhe vendosjen e një trau në hyrje të Çarshisë së Shkupit. Por as kjo nuk ka ndodhur. Madje, si pasojë e dëmtimit të shtyllave elektrike nëpër rrugët e Çarshisë së Shkupit, dominojnë automjetet e llojeve të ndryshme. Kohë pas kohë, kjo pjesë historike më tepër i ngjanë një kantier ndërtimi.

“Gjatë dy-tre javëve të kaluara, ne në koordinim me Komunën e Çairit, Komunën Qendër dhe Inspektoratin e qytetit filluam me largimin e tarracave të egra, me qëllim krijimin e një pamje normale. Fatkeqësisht, ne si qytet nuk kemi mekanizma që ti rregullojnë çështjet e parregullsive në komunikacion. Ajo është çështje e MPB-së. Por e vërtet është se paralajmëruar vendosjen e një Agjencie për sigurim në Çarshi. Në këtë projekt ende jemi duke punuar, për shkak se duhet të përfundohet sistemi i sigurisë të cilën Çarshia e punon me Telekomin. Më pas do të vendosim sigurim fizik. Por edhe ata njerëz nuk do të ketë kompetenca për komunikacionin e automjeteve, mirëpo vetëm sigurim fizik si mbështetje e video-mbikëqyrjes që do të jetë”, tha kryetari Shilegov për gazetën KOHA.

Ndryshe, Qyteti i Shkupit vitin e kaluar drejtë bulevardit “Kërste Petkov Misirkov”, në afërsi të Bit Pazarit dhe Çarshisë së Shkupit, hapi një taksi stacioni të ri, me të cilën pritej të lirohet njëra prej hyrjeve të Çarshisë. Megjithatë, edhe pse ky taksi-stacion u ndërtua, kaosi dhe parregullsitë e shumta janë evidente në terren. Në kuadër të këtij projekti ishte paraparë edhe ndërtimi i një taksi-stacioni në Kalanë e Shkupit, por i njëjti deri më tash nuk rregulluar. Gjatë dy dekadave të kaluar, duke filluar nga koha kur me Qytetin e Shkupit ka kryesuar Trifun Kostovski e më pas nga Koce Trajanovski, në Çarshinë e Shkupit janë bërë vetëm dy investime kapitale. Ndërtimi i një pjesë të kalldrëmit në rrugën “Bit Pazarska” dhe vendosja e sistemit të ndriçimit, gjegjësisht instalimit të kandelabrave . Kur jemi te këto fundit, si rezultat i prezencës së madhe të automjeteve (veturave, motorëve), janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm i shtyllave për ndriçim në Çarshinë e Shkupit. (koha.mk)