Ballina Aktualitet Shqipëri Stuhia godet edhe Divjakën, shtrëngata dhe era thyejnë pemët, ndërpriten dritat (VIDEO)

Stuhia godet edhe Divjakën, shtrëngata dhe era thyejnë pemët, ndërpriten dritat (VIDEO)

Moti i keq me erë të fortë dhe shi me shtrëngata ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Divjakë pasditen e sotme prej orës 17:00.

Moti i keq me erë të fortë dhe shi me shtrëngata ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Divjakë pasditen e sotme prej orës 17:00. Qyteti dhe zona e plazhit është pa energji si pasojë e dëmtimit të linjave të transmetimit nga thyerja e pemëve nga era e fortë.

Gjithashtu është bllokuar më për shumë se një orë rruga që lidh parkun kombëtar të Divjakës me plazhin. Aktualisht rruga është zhbllokuar pas prerjes së pemëve që bllokuan kalimin. Në qytet kanë rënë pemët dekorative.

Moti i keq ka sjellë dëme edhe në Shkodër e Lezhë. Në Shëngjin era e fortë rrëzoi shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre. Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën përreth. Nga erërat e forta janë thyer edhe xhamat e disa banesave.

Ndërsa në Shkodër dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore. Situata më problematike është paraqitur në Velipojë ku ashtu si në Shëngjin shtyllat e rrëzuara nga era e fortë kanë shkaktuar dëme mbi automjetet.


https://www.youtube.com/watch?v=RnO0qU6kXjU

https://www.youtube.com/watch?v=EwSzSxa8HmM

@tn.lajmelokale
@tetovanews