Ballina Blog Faqe 567

Pamje të rënda/ Ish-deputeti transmeton live aksidentin në Lezhë, humb jetën i riu (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Lapidari” në Shëngjin, ku dëshmitar në vendngjarje ka qenë edhe ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Ndocaj i ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook pamjet e rënda dhe më pas ka shpërthyer në kritika duke thënë se i ka telefonuar të paktën tre herë ambulancës dhe është vonuar tejmase.

Mësohet se një automjet ka përplasur dy të rinj që po udhëtonin me motor, ndërsa mbeti i vd*ekur njëri prej tyre. Mësohet se vik*tima është një 27-vjeçar, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital.

Në video duket edhe momenti kur mbërrin ambulanca dhe transporton të pla*gosurit.

Kujdes, pamje të rënda:

https://www.youtube.com/watch?v=iFYcSoLdamU&feature=youtu.be

Aliu “shiton” Arifin

Kryetari i Lëvizjes BESA në Tetovë, Gazmend Aliu me një postim të tij në Facebook ka kritikuar kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifin, për premtimet e parealizuara të saj. Për më tepër, lexoni postimin e tij në Facebook:

Premtimet e Teuta Arifit në kampanjën e zgjedhjeve lokale janë duke shkuar drejt vd*ekjes!

Qytetarët (banorët) e komunës së Tetovës, ndoshta në ëndërr do i shohin realizimet, se në realitet jo.
Prej premtimeve të shumta ishin edhe këto:

1. Transporti urban (5 autobusa)
2. Parkimet nëntoksore

3. Uji i pijshëm (rregullimi i rrjetit)
4. Hapja e bulevardeve (3 bulevardet)
5. Ndërtimi i shkollës fillore në Reçicë të Vogël

Të paktën njërën nga këto pesë premtimet ta kishte realizuar e nderuara “zonja e hekurt”

Rikujtojmë se Teuta Arifi është nënkryetare e BDI-së, dhe e afërmja e z. Zaevit, prandaj duhet të kishte reflektuar pozitivisht!

Meta: Zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale me 13 tetor (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta prezantoi propozimet e tija për dalje nga kriza politike. Ai sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për krizën e tanishme, por edhe disa qarqe të tjera.

Presidenti Ilir Meta, tha të martën (2.07.2019) se zgjedhjet e ligjshme lokale 2019 në Shqipëri do të zhvillohen më 13 tetor, sipas dekretit të tij, të javës së kaluar. Në një konferencë shtypi Meta tha se në “30 qershor u bënë vetëm votime socialiste”, ndaj kriza politike vazhdon. Si rrugë të daljes prej saj Meta propozoi zhvillimin më 13 tetor jo vetëm të zgjedhjeve lokale por edhe të atyre “parlamentare dhe presidenciale”.

Presidenti Meta pohon se në zgjedhjet parlamentare do të kandidojë edhe ai vetë, përballë “cilit do kandidat që kryeministri Rama dëshiron”. Presidenti Meta doli kundër qëndrimit të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, ndaj zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe rezultatit të tyre.

BE dhe SHBA njohin rezultatin

BE dhe SHBA njohin rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Përfaqësuesit e tyre në Tiranë i kanë cilësuar këto si zgjedhje të rregullta. Ndërsa kryetarëve të ri të bashkive u kanë sugjeruar të fillojnë punën. Komisioni Europian dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në deklaratat e tyre, në mbrëmjen e të hënës, (1.07) e shohin rrugën e daljes nga kriza politike në “dialogun konstruktiv” mes palëve.

SHBA-ja u sugjeron atyre që nuk i pranojnë zgjedhjet e 30 qershorit që të presin vendimet e organeve juridike. “Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Tiranë. Megjithatë Presidenti Meta pohon se “vendimet e tij përputhen me interest strategjike te SHBA në Shqipëri dhe rajon”.

Rezultatet paraprake të KQZ

Sipas rezultateve të publikuara të martën (2.07) kandidatët për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste (PS) kanë fituar në 60 nga 61 bashki, sa ka gjithsej Shqipëria. Në 31 prej tyre, kandidatët socialistë fituan garën pa asnjë konkurrent përballë. Vetëm në një bashki, në atë të Finiqit, rezultatet paraprake nxjerrin fitues për kryetar bashkie, kandidatin e partisë MEGA (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen). Ambasadorja Audrey Glover, në një intervistë për DW tha të hënën (1.07) se ” u takon autoriteteve të Shqipërisë të vendosin se ҫfarë do të bëjnë me rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”.

PD – kundër

Opozita jashtë parlamentit, e drejtuar nga Partia Demokratike, nuk i njeh zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo deklaron paraprakisht, se do të bojkotojë edhe zgjedhjet e 13 tetorit, nëse ato zhvillohen në rrethanat kur Gjykata Kushtetuese, që pritet të ngrihet në fund të këtij muaji, merr vendimin për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Lideri i PD dhe gjithë opozitës, Lulzim Basha deklaroi se “opozita nuk merr pjesë në zgjedhje pa larguar kryeministrin Rama”. Basha refuzoi ftesë për dialog dhe marrveshje të kryeministrit Rama pas zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ende nu ka asnje njoftim nga PD nëse do të rifillojë protestat “Rama IK”.

Gjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare Florijana Ismaili

Autoritetet italiane kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të futbollistes me prejardhje shqiptare Florijana Ismaili.

Ajo u gjend afër liqenit Como ku edhe dyshohet të ketë rënë.

Trupi i saj u gjend nga roboti që ishte aktivizuar nga autoritetet emergjente italiane, në thellësi të madhe.

Më pas ajo u nxorr dhe u transportua për në spitalin St Anna, shkruan Blick.ch.

Për gjetjen e trupit të Florijana Ismaili u informuan edhe familjarët e saj.

Futbollistja e Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys, ka tronditur opinionin futbolldashes në Zvicër dhe mbarë Evropën.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicërës dhe që prej atëherë ka zhvilluar 33 ndeshje.


Bllokohet komunikacioni hekurudhor Shkup-Kumanovë-Tabanoc për ditët në vijim

Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup- Kumanovë- Tabanoc dhe anasjelltas në ditët në vijim do jetë në ndërprerje për shkak të daljes nga binarët të vagonëve të një treni transportues. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate në dalje të stacionit hekurudhorë në Kumanovë. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht pasoja në njerëz nuk ka. Nga ndërmarrja Hekurudha-Infrastruktura thonë se ekipet do të nisin punën për zhbllokimin e linjës hekurudhore për të evituar pasojat nga bllokimi i trenave. Zëvendëskryeministri i ekonomisë Koço Angjushev dhe ministri i transportit Goran Sugarevski ishin në vendin e ngjarjes.

Në këtë moment ekipet e hetuesisë janë bërë ekspertizën që të analizojmë se cila është arsyeja për këtë ngjarje. Ajo që është rrethanë e mirë në këtë rast është se nuk ka të lënduar apo viktima, zëvendëskryeministër Koço Angjushev.

Ne së bashku me dy ndërmarrjet tona që tani na informuan për rastin, pas përfundimit të hetimit, meqë një pjesë e veprimeve nuk mund të bëhen derisa nuk përfundon hetimi i komisionit edhe të Ministrisë së Brendshme edhe të Prokurorisë, do të largohen vagonët dhe do të sanohen binarët- Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Digjet makina në qarkoren e Shkupit (VIDEO)

Në qarkoren e Shkupit tek dalja për në Radishan, këtë mëngjes është djegur një makinë udhëtarësh. Siç njofton “1TV” ekipi i zjarrfikësve nuk ka pasur mundësi të intervenojë në kohë, pasi në afat të shkurtë makina është djegur tërësisht.

Pritet që MPB gjatë ditës së sotme të jep detaje për këtë rast dhe të tregojë arsyet e djegies së makinës.

Aksident i rëndë në Tetovë

Më datë 1 korrik, në ora 23 e 55 minuta, në bulevardin “Vidoe
Smilevski – Bato’ në Tetovë, personi R.R, (23) nga Tetova, duke
drejtuar veturën “Volkswagen Polo”, me targa të Tetovës, ka
humbur kontrollin dhe ka devijuar nga rruga.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkëudhëtari 15-vjeçar nga fshati Kamjan, i cili pas dhënies së
ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Ndërsa, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy bashkëudhëtarët tjerë, A.B. (24) nga fshati Siniçan dhe M.I. (24) nga fshati Veshallë, të cilët me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për dhënjen e ndihmës mjeksore.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Mercedesi i banorit të Llërcës merr flakë në rrugën regjionale Tetovë – Shkup

Më datë 2 korrik, rreth orës 01 e 36 minuta, në Njësinë policore
Grupçin, është denoncuar se në rrugën regjionale Tetovë-Shkup,
në afërsi të mbikalimit të Dëbërcës, vetura e tipit “Mercedes smart” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar personi K.E. nga fshati Llërcë, ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Zjarri është lokalizuar nga ana e Njësitit të Zjarrfikësve të
Tetovës, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi
nga SPB Tetovë.

Ja kush është aktori tetovar që do të luajë në krah të Robert De Niros në Hollivud (FOTO)

Aktori i njohur Blerim Destani po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Pas pjesëmarrjes në filmin “The Poision Rose”, ku luajnë yjet e kinematografisë John Travolta, Morgan Freeman e shumë emra të tjerë të njohur, Destani lajmëron suksesin e tij të radhës.

Aktori ka njoftuar sot se do të jetë pjesë e një tjetër filmi hollivudian, kësaj radhe përkrah aktorit me famë ndërkombëtare Robert De Niros, si dhe Tommy Lee Jones.

“Krenar për projektin e tanishëm filmik, ku do të punoj përkrah Robert De Niros dhe Tommy Lee Jones”, shkruan Blerim Destani.

SHIPKOVICA, 18 VJET PAS … (VIDEO)

Shipkovica ndodhet në një prej vendeve më të bukura të Sharrit, në një lartësi mbidetare ideale me mundësi të zhvillimit të blegtorisë, bujqësisë por edhe turizmit rural. Pozita e vendit, thonë vendasit, është një nga arsyet që njerëzit vendosën të ndërtojnë shtëpi të reja dhe këtu të vazhdojnë me jetën e tyre. Por, një pjesë e madhe e tyre vitet e fundit u dorëzuan nga ëndrrat që kishin dhe e braktisën vendlindjen. Ata largohen në qytet ose në perëndim.

Për shkak të ndërprerjeve të furnizimit me energji elektrike. infrastrukturës së keqe, sidomos atë rrugore në fshat, mos investimit të shtetit në projekte ekonomike…, sot në Shipkovicë prej 400 shtëpive sa janë në “këmbë”, vetëm në 200 prej tyre mund të ketë nga ndonjë banor më të moshuar dhe nga ndonjë person të ri, i cili gjithashtu e ka plan të largohet.

Pasqyrë më të qartë për mërgimin masiv jep shkolla fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë. Aty kur bie zilja heshtja shpohet nga disa nxënës të cilët kanë mbetur në klasa. Më nuk është ulërima e fëmijëve, e njohur për fshatrat e malit Sharr!

Të gjitha ilaçet dhe kurat natyrale që kurojnë sëmundjet e zorrëve, ulcerën, veshkat dhe reumatizmin

Ju mund të kurseni duke përdorur ilaçe natyrale. Në rastet kur ju dhemb koka apo keni dhimbje të kyçeve mund të mendoni shumë zgjidhje alternative në vend të marrjes së aspirinës. Foxneës thekson se duhet të pyesni doktorin tuaj para se të provoni diçka të re. Shoqata Botërore e Shëndetësisë pohon se më shumë se 65 për qind e popullsisë në botë përdor ilaçet natyrale ose popullore.

USHQIMET QË MBROJNË ZEMRËN

Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnë të shërohemi. Secili ushqim mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese. Si pjesë e një diete të shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol të rëndësishëm duke e ndihmuar trupin tonë që të funksionojnë në mënyrë optimale. Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnë të shërohemi. Në fakt, secili ushqim në këtë listë mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogëlimi i kolesterolit, mbrojtja ndaj sëmundjes së zemrës dhe kështu me radhë. Ushqehuni me këto ushqime të shëndetshme dhe filloni të ndiheni më të shëndetshëm.

Kivi

Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjithashtu përplot me vitaminë C (dyfish sasinë e portokallit), ka më shumë fibër se sa mollët, dhe mund bananet si ushqim me më shumë kalium. Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-s, por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Fasulet

Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fibër, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që të tria në një pako.

Spinaqi

Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të parit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit të prostatës, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundjes së zemrës, goditjes në tru (pika në tru) dhe dementis (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.

Qepët

Qepët kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupi ky qepa ka efekt. Qepët përmbajnë enzimë të fuqishme që luftojnë kancerin, konsumimi i qepës ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterinës (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

USHQIMET PËR DIARRENË

Diarreja nuk është një sëmundje, por një simptomë. Ajo shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Për diarre flitet kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tri herë në ditë. Ndërsa kur ajo zgjat deri në disa ditë, flitet për diarre akute; nëse ajo zgjat me tepër se kaq, kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella. Shkaku më i shpeshtë i kësaj sëmundjeje janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim. Zverdhja e hershme ose kalimi në ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre. Në disa raste diarreja, e shoqëruar dhe me përzierje, vjen si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës. Njerëzit që preken nga diarreja kanë etje të madhe, letargji dhe plogështi, sy të gropuara e pa lot, buzë të thata, zbehje në fytyrë dhe këputje të trupit. Shoqërohet me dhimbje barku dhe prerje të oreksit. Kjo zgjat për një periudhë më shumë se dy javë nëse nuk kurohet.

Lëngu i frutave

Në mjekësinë popullore lëngu i frutave ka dhënë rezultate të mira për të ndaluar diarrenë. Për përgatitjen e këtij lëngu nevojiten 150-200 gramë fruta, të cilat duhen zierë me 250 ml verë. Nga lëngu i përftuar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.

Karota

Karota është perime i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Kjo perime këshillohet të konsumohet për të frenuar diarrenë. Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është shumë efikase te diarreja.

Mendra dhe kamomili

Një kurë tjetër popullore është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendër dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen së bashku. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin.

Hudhra
Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të forte rrushi. Kjo mase pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid duhet të hanë banane, pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.

Frutat e bimët
Në mjekësinë popullore hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë, te sëmundjet e aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje e shpeshtë). Me mjaft sukses përdoret te sëmundjet e mëlçisë, zemrës, syrit dhe sistemit nervor.

Kakaoja, kuruese e shumë sëmundjeve

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës.

Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve.
Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kakao:
Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
Është antidepresive

Bën të mundur uljen e presionit të gjakut
Parandalon kancerin
Zhvillon kujtesën

Ja disa ilaçe natyrale të përdora nga miliona njerëz të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve:

1. Pini ujë: një praktikë shumë e thjeshtë në dukje, por parandalimi i etjes pengon dhe shfaqjen e shumë sëmundjeve si dhimbja e kokës, ngërçet dhe lodhja.

2. Kafeina: e gjendur në përmbajtjen e shumë ilaçeve pa recete, kafeina mund të qetësojë dhimbjen tuaj në rrugë natyrale duke pirë një filxhan kafe.

3. Vaji i peshkut: bëhet e ditur se vaji i peshkut qetëson dhimbjen duke ngushtuar enët e gjakut në tëmtha dhe pakësuar infeksionin. Ky është një lajm i mirë për ato që ankohen nga migrena.

4. Hani xhenxhefil ose pini hap xhenxhefili: kurimi i përzierjes së stomakut është shumë i vështirë me anë të ilaçeve pa recetë. Përdorimi i xhenxhefilit këshillohet veçanërisht tek gratë shtatzëna të cilat e kanë të ndaluar përdorimin e ilaçeve.

5. Kulpër: Kulpra është efektive ndaj infeksionit të kyçeve dhe duhet të përdoret nga personat që vuajnë nga këta dhimbje. Krahas kësaj qetëson sistemin nervor dhe të sjell gjumë.

SËMUNDJET QË KURON MJALTI DHE KANELLA

Është konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Ne po renditim listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të perëndimit.

Sëmundjet e zemrës
Përgatitet një qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me të, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër. Po ashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar atakun kardiak, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër. Përdorimi i rregullt i ilaçit të përmendur më lart normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës. Në Amerikë dhe Kanada, shtëpi të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat e tilla.

Artriti reumatik
Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me këtë lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi, ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji, shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

Infektime
Merrni dy lugë gjelle me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar, ose të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës.

Dhimbjet e dhëmbit
Përgatisni një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe vendosi në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.

Kolesteroli
Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 450 gramë në ujë çaji, i jepet pacientit që vuan nga niveli i lartë i kolesterolit, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak 10 % brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, nëse përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolesteroli.

Ftohjet
Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me 1/4 e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky procesmarrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do t’i pastrojë sinuset.

Dhimbjet e barkut
Mjalti kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat që nga rrënjët.

Sistemi imun
Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.

Mostretja
Pluhuri i kanellës i spërkatur në dy lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tret ushqimet më të rënda.

Plakja e ngadalshme
Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregull mund të ndikojë në mos mplakje. Merrni 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije 1/4 e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur.

Puçrrat
Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh në gjumë dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të ngrohtë. Nëse e përdor për çdo ditë për dy javë rresht, t’i largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.

Infektime të lëkurës
Përdorimi i mjaltit dhe pluhurit të kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qeretin dhe të gjitha llojet e infeksioneve.

Humbja e peshës
Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesit, në stomakun e zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pini mjaltë dhe pluhur kanelle të vluar në një gotë uji. Nëse këtë e përdor rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të shëndoshur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë, madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

Kanceri
Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë (mëngjes, drekë dhe në mbrëmje) tre lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lodhja
Në studimet e fundit të bëra është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibël. Dr.Milton, i cili e ka bërë këtë studim, thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret në një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas dite, kur vitaliteti i trupit fillon të bjerë, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

MJALTI, LULE BASANI DHE HUDHRA PËR ULÇERËN NË STOMAK

Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat, që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt.Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjetikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.

Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Lule basani
Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.

Hudhra
Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.Një tjetër mundësi që na sjell mjekësia popullore është përzierja e majdanozit, grëmit dhe mustaqeve të misrit. Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kinë e shtypur dhe vezë e rrahur. Me këtë përzierje bëhen tableta, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.

Domatja, mbrojtësja e shëndetit

Dhjetë kokrra domate në javë ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet me 60 për qind.
Domatja është një nga perimet më të njohura për vlerat e saj kuruese. Për vlerat e saj ushqyese, domatja ka gjetur përdorim të gjerë. Ajo është e pasur me Vitamina C dhe A. Gjithashtu, domatja përmban kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun.

Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates. Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një “ilaçi” me emrin domate. Atë mund ta përdorësh të “gjallë”, në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktej (kokteji i famshëm “Bloody Mary” përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t‘i blerë.

Antioksiduese
Është vërtetuar se domatet kanë veti magjike, janë të shijshme, ekonomike, por mbi të gjitha janë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatërron radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, prandaj domatet luftojnë sëmundjet. Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale që mund të shkaktojnë edhe dëme. Domatet janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes.Jo më kot është cilësuar si fryti më i përhapur në botë pas mollëve, bananeve, rrushit dhe portokallieve. Në të vërtetë, nuk ka këshillë më të mirë sesa të hash ushqime që jo vetëm nuk të sëmurin, por mbi të gjitha të mbrojnë.

Antikanceroze
Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj. Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren kanë aftësinë të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t‘u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtës” i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit. Fillimisht, diçka e tillë dukej e pamundur, por faktet tregojnë se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin.

Konsumimi
Dhjetë kokrra domate në javë, të freskëta, të gatuara apo produkte të saj, mund të ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet me 60 për qind. Sigurisht që mjekët duan t‘i bindin njerëzit të hanë domate dhe produktet që rrjedhin prej saj, pasi mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të hanë vetëm domate. Por domatet duhet të jenë shoqërueset e para të një diete të pasur ushqimore me fruta dhe perime. Nga ana tjetër, ajo mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Studimet e fundit të mjekëve finlandezë treguan se salca e kuqe e quajtur ndryshe “ketch up” largon kolesterolin e keq në organizëm. Sipas kërkimit finlandez, salca e kuqe, aq e dashur për anglezët dhe jo vetëm për ta, është një minierë e artë për zemrën dhe mjafton një sasi e vogël në ditë për të mbajtur tërësisht nën kontroll vlerat e LDL, të ashtuquajturin “kolesteroli i keq”.

DARDHA ME VETI KURUESE
Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.

Aftësitë kuruese të dardhës janë:
1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.

4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.

5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.

7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.

8. Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.
Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.

Përgatitja
Merren 100 gr gjethe të freskëta dardhe apo të thata, futen në një litër ujë të posavluar dhe lihen 30 minuta të mbuluara. Ftohet dhe kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë çaji, para buke 5 ditë radhazi.Merren 40 gr lëkurë apo lëvore dardhe dhe zihen 30 min me 200 ml ujë në enë të mbuluar.
Ftohet, kullohet dhe pihet nga një gotë ujë esëll në mëngjes për 12 ditë me radhë. Çaji përgatitet çdo ditë në temperaturë mesatare.Për shërimin e hemorroideve merren 50 gr lëvore të thata të dardhës, 10 gr lëvore të thata qepe, 20 gr rrënjë hithrash. Të gjitha përzihen dhe zien për 30 minuta me 250 ml ujë.Ftohet e kullohet dhe pihet 3 herë në ditë para buke (duhet të pihen 2 doza për 2 ditë).

Hithra, ilaç për veshkat, reumatizmin dhe artritin

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun. Një gotë çaj në ditë lëng hithre, ilaç për veshkat, reumatizmin dhe artritin.Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi.

Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin.

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmit është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edh në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre.Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës.Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata, që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë.Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por, është e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.Hithra mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë.Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.

SI TË SHMANGNI SËMUNDJET E ZORRËVE?

Këshillat më të fundit që japin mjekët për të shmangur sëmundjet e stomakut, aparatit tretës dhe zorrëve.

Kurat popullore për sëmundjet e zorrëve
Sëmundjet e zorrës, që prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe atë lëvizës të këtij organi, mund të jenë pasojë e ndryshimeve lokale në mbulesën e mukozave dhe neuroreflektore (me anën e nervave) dhe humorale (me anën e substancave që gjenden në gjak).Ndryshimet kryesore që vihen re në këtë trakt mund të përmblidhen si: në pakësimin ose shtimin e sekretimit të gjëndrave të zorrës, që ndikon në procesin e tretjes dhe të thithjes së substancave të ndryshme nga zorrët; në pakësimin ose shtimin e lëvizjes (peristaltikës) së zorrës si pasojë e ndryshimeve nervore ose muskulore në to; në çrregullimet nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë këto gjendje patologjike: tretje të ushqimit me vështirësi të shoqëruara me grumbullimin gazesh, meteorizëm; acarim, katar të mbulesës mukozë të zorrës të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku, diarre, kapsllëk (konstipacion) të shoqëruar me dhembje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, zhvillim të parazitëve dhe të mikrobeve, të cilat dëmtojnë mukozën, helmojnë organizmin me produktet e tyre jetësore ose shkaktojnë mahisjen (inflamacionin) e mbulesës mukoze, që shoqërohet me dhembje, heqje barku ose kapsllëk.

Mahisja ose pezmatimi i zorrës së hollë (enteriti)
Mund të shkaktohet menjëherë ose pas një kohe të gjatë nga agjentë të ndryshëm patologjikë. Ajo shoqërohet me dhembje, heqje barku, fryrje të zorrëve nga gazrat dhe çrregullime të tjera. Në këto raste është e domosdoshme dieta dhe përdorimi i barnave që pastrojnë zorrën, sepse ato ndihmojnë në shpejtimin e shërimit.

Në mjekimin e mahisjes së zorrës së hollë ndihmojnë bimët që përmbajnë mucilagje e pektina, si mollët e grimcuara hollë dhe çajrat e ngrohta në vend të ujit, që përgatiten me tërshërë, oriz, karotë, salep, elb, etj. Por bimët, nga të cilat fitohen çajrat kundër enteritetit, duhet të përmbajnë para së gjithash, taninë, të cilat me efektin e tyre rrudhës lidhen me shtresën proteinike të mukozës duke formuar një cipë mbrojtëse. Ato jo vetëm që mbrojnë zorrën, por edhe ulin pezmatimin, duke ngushtuar enët e gjakut.

Gjithashtu, shfrytëzohen edhe bimët me vajra të etershme e me substanca azulenike që kanë veti të efektshme kundër pezmatimit (antiinflamator). Në mjekësinë popullore dhe shkencore takojmë një radhë bimësh, të kombinuara ndërmjet tyre ose jo, për mjekimin e enteritetit, si: ftoi, mushmolla, thana, kulumbria, gështenja, boronica, arra, bar pezmin njëmijë fletësh (bishtamithi), trëndafili i egër, hudhra, luleshtrydhja, bargjaku, manaferra, mendra, trumza, sherbela, shega, vidhi, tërfili i livadheve, etj.

Mahisja e zorrës së trashë (koliti)
Mahisja e mukozës së trashë mund të shkaktohet gjithashtu menjëherë ose pas një kohe të gjatë. Ajo mund të shoqërohet me heqje barku, diarre, e cila shpesh kthehet në kapsllëk. Diarreja shpesh është me shkumë, e cila në raste më të theksuara, del e përzier me gjak me pjesë të patretshme ushqimi dhe me copëza nga mukoza e zorrës.

Ndryshe nga koliti i menjëhershëm akut, forma e zgjatur kronike është proces që mjekohet me vështirësi dhe ngadalë. Dieta edhe në këtë sëmundje ka rëndësi të veçantë dhe si rregull, duhet përdorur ushqimi i lehtë që asimilohet shpejt dhe që nuk formon shumë celulozë. Mjekimi i kolitit bëhet, në radhë të parë, me bimë mjekësorë që përmbajnë taninë me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bimë me esenca që kanë veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina.

Çajet që përdoren për mjekimin e kolitit duhet të merren për një kohë të gjatë, për një efekt më të mirë. Një lloj çaji duhet të zëvendësohet herë pas here me një lloj tjetër. Çaji mund të përzihet me lëngje frutash për të rregulluar shijen e tij. Për mjekimin e kolitit ka dhënë rezultate të mira kura me bar majasëlli (Teucrium polium), e cila vazhdon 20 ose 30 ditë. Bari i majasëllit jep gjumë.

Heqja e barkut (diarreja)
Diarreja është dukuri që sjell shumë sëmundje akute apo kronike, prandaj suksesi i mjekimit të saj lidhet ngushtë me mënjanimin e shkaktarit. Nganjëherë diarreja kalon shpejt dhe lehtë, duke respektuar regjimin e dietës dhe përdorimin e kurës përkatëse. Vëmendja e veçantë i duhet kushtuar diarresë dhe barkut të fëmijëve të moshës së gjirit gjatë verës, të cilët disa herë janë vdekjeprurës për ta.

Marrja e lëngjeve duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme mjekimi, veçanërisht në formën e çajrave bimorë që përmbajnë, për shembull: mendër, kamomil, çaj kinez, mollë, etj; dhe shumë bimë të tjera që përmbajnë taninë, mucilagje e pektina, ndërmjet të cilave vendin e parë e zënë sythat (majat e kërcejve) dhe gjethet e manaferrës, boronica, hithra, lulebasani, bargjaku, rigoni, hudhra, thana, sherbela, bar pezmi, bishtamithi, kulumbria, vidhi, shega, etj. Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve.Disa prej kurave të përgatitura me bime mjekësorë përdoren edhe për shërimin e sëmundjeve të barkut. Mjekët rekomandojnë që në dietën e përditshme të mos mungojnë asnjëherë ushqimet e pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta, etj.

Kapsllëku (konstipacioni)
Edhe kjo dukuri është pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm në organizëm. Kapsllëku vjen si pasojë jo vetëm e sëmundjeve të zorrës së trashë, por edhe e organeve të veçanta dhe të organeve në tërësi.Shpesh ai shkakton lindjen e migrenës dhe të dhembjeve të kokës, dobësi të përgjithshme, shqetësime dhe vështirësi e dhembje në bark, etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marrë ushqim të pasur me celulozë (barishte) dhe duke bërë lëvizje, gjimnastikë, ecje të gjata dhe shëtitje në ajër të pastër është faktor që parandalon lindjen e kapsllëkut. Për të luftuar kapsllëkun mund të përdoren bimë të ndryshime që përmbajnë glukozite antrakinonike, siç janë drunakuqi, pastaj bimë me mucilagje si mëllaga, liri, kulumbria, etj; të cilat jepen të vetme ose të kombinuara në formë çaji.

Kundër kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të shtrydhur, lakër turshi, etj. Në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.

Mjekimi popullor për dhembjet e shpinës
Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërce në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj. Ndërkohë që prej vitesh aplikoj fizioterapinë kineze, masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, që ka pasur sukses në këtë drejtim. Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta seanca.

Por, ekziston edhe një ilaç popullor: disa bimë në alkoolaturë që pihen 2 herë nga 20 pika para buke. Për nervin shiatik merrni 100 gramë tinturë jodi, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle me vaj ulliri, 1 lugë gjelle me naftalinë, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinë të njomë. I përzieni në një enë së bashku dhe lihen në qetësi për 5 orë. Bëhet një formë pomade për lyerje pastaj çdo ditë. Me këtë i bëhet masazh këmbës për 15-20 minuta, atje ku është ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 ditë rresht. Merrni 20 gramë kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gramë lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzien, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta, me 200 ml ujë. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë, dhe i vloni 5 minuta në gjysmë litri ujë. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 gotë çaj, por të jetë sa më i nxehtë. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.

Mjekësia bimore arabe për kurat me bimë natyrore
Nervi shiatik është ai nerv që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku kalon ai. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrës së 1-rë sakrale (S 1). Simptomat e kësaj sëmundje janë: mpirja e gjymtyrëve të poshtëm (këmbëve), dhembje e fortë dhe pamundësi ecje në distanca të gjata. Shkaqet më të rëndësishme të kësaj sëmundje janë: malcimi i nervit shiatik dhe rrëshqitja kërcore (hernia diskale) që shkakton shtypjen e këtij nervi.

Ilaçi për sëmundjen e nervit shiatik:
1. Ngrënia e një luge të vogël nga farat e bimës (harmel peganum – african rue), të bluara imët, një herë në ditë esëll në mëngjes, për 12 ditë rresht.
2. Ngrënia e një luge të madhe nga pjalma e mbledhur nga bletët, dy herë në ditë: një lugë para dreke me gjysëm ore dhe një lugë para darke me gjysëm ore. Pjalma e bletëve shquhet për përmbajtjen e grupit të vitaminave (B), një vitaminë shumë e rëndësishme për shëndetin nervor. Por nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga rrëshqitja kërcore (hernia diskale), atëherë ilaçi për të është ky:
Lëvorja e bimës (Common caper bush; Latinisht: Capparis spinosa) duke e përdorur në formë komprese në qendrën e dhimbjes, për 20 minuta. Kjo gjë duhet të vazhdojë 10 ditë rresht. Tërheqim vërejtjen se lëvorja e kësaj bime konsiderohet prej bimëve të nxehta (që ka veprim nxehës në organizmin e njeriut) dhe përdorimi i saj për më shumë se 10 ditë është gabim. Mënyra e përgatitjes së kompresës është kjo: Bluhet një sasi e mjaftueshme nga lëkura e njomë bimës dhe vendoset mbi vendin e dhimbjes.

Si të largoni astmën dhe sinusitin
Disa nga këshillat ndihmojnë për kapërcimin e kësaj sëmundje, qoftë e shkaktuar nga cilido faktorë.

1. Lani jastëkët dhe çarçafët me ujë të nxehtë dhe i lini në diell që të marrin rrezet e tij në mënyrë direkte.

2. Mos vendosni tapete në dhomën e të sëmurit, përndryshe duhet t’i pastroni mirë ato vazhdimisht.

3. Lani kokën sa më shumë të mundeni gjatë javës, së paku tre herë, për të pastruar zbokthin me të cilin ushqehet mola. Këshillohet vendosja e një luge të madhe nga uthulla e mollës në ujin me të cilin lan kokën.

4. Lani mbulesat dhe batanijet e të gjithë familjes vazhdimisht në mënyrë të rregullt.

5. Ajrosni dhomën dhe mundësoni që rrezet e diellit të futen në të.

6. Për kurimin e gjendjes së nxjerrjes së sekrecioneve dhe të infeksionit të pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes këshillojmë që të përdoret menjëherë uthulla e mollës ose e rrushit, ose xhenxhenfili, duke marrë një lugë të madhe dhe ta përziesh me një gotë ujë, pastaj ta ëmbëltosh me një lugë të madhe mjaltë dhe ta pish. Këtë mund ta përsëritësh disa herë gjatë ditës dhe natës menjëherë në shfaqjen e këtyre simptomave.

7. Largoju rritjes së kafshëve shtëpiake dhe të zogjve brenda shtëpisë, ose së paku të mbahen larg dhomës së sëmurit.

8. Për kurimin e të vjellës së hidhët që zmbrapset nga stomaku këshillojmë të pini një gotë lëng kamomili në mëngjes dhe një gotë lëng koperi në mbrëmje. Këshillohet që ngrënia e darkës të bëhet herët, 2-3 orë para fjetjes.

9. Bllokimi i arterieve apo ngushtimi i tyre shkakton simptoma të ngjashme me këto të sinusitit, dhe për këtë këshillojmë përdorimin e hudhrës.

10. Simptomat e astmës shtohen edhe më shumë gjatë natës tek të prekurit nga alergjia apo infeksioni i sinuseve, si rezultat i grumbullimit të sekrecioneve që vijnë nga sinuset në rrugët e sipërme të frymëmarrjes nga që nuk nxirren në mënyrë të rregullt gjatë gjumit.

11. Pakësimi i simptomave të sëmundjeve alergjike, veçanërisht ato të astmës, mund të ndodhë edhe me largimin nga përdorimi i lëndëve të dëmshme për sistemin e frymëmarrjes, siç është duhani, thithja e aromave të ndryshme (temjanit), bojërat, përdorimi i parfumeve të ndryshme brenda shtëpisë, etj.

12. Këshillojmë zonjat që të mos neglizhojnë në përdorimin e maskave të gojës dhe hundëve gjatë përdorimit të lëndëve pastruese kimike në shtëpi, pasi që janë vënë re raste të reumatizmit që janë shkaktuar nga thithja e lëndëve kimike pastruese.

13. Ju kujtojmë se astma është sëmundje me pasoja të rënda për jetën, sa që në çdo 250 vdekje që ndodhin në botë, njëra prej tyre është për shkak të astmës.. Po sipas statistikave të OBSH-së, astma vihet në radhë me diabetin dhe cirrozën e mëlçisë për nga numri vjetor i pacientëve (15 milion raste) që kanë kaluar në invalidë për shkak të këtyre sëmundjeve, gjë e cila tregon për përhapjen dhe rrezikun e saj.

Misri si ilaç
Sot misri radhitet në drithërat më të rëndësishëm në botë. Shërben për ushqimin e njeriut, ndërsa përdoret edhe në përpunimin e prodhimeve industriale.

Misri përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, thartirë folike, fosfor, kalium dhe magnez. Me pjekje ose zierje, misri bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse lirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga ndikimet e dobëta të radikalëve të lirë. Kokrrat e misrit janë të pasura me fijeza të cilat e ulin nivelin e kolesterinës në gjak. Misri mbron nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës, nga. katarakti dhe nga sëmundja e Alzhaimerit.
Misri u rekomandohet edhe shtatzënave në tre muajt e parë. Në mjekësinë popullore është i vlefshëm sidomos tufa e misrit, që është mjet i jashtëzakonshëm për tajit jen e urinës si dhe mjet shumë i dobishëm dhe jo i dëmshëm për dobësim (ulje të peshës). Përmban shumë fijeza bimore dhe kështu zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë.
Çaji nga tufa e misrit përdoret te rastet e sëmundjeve të rrugëve urinare, te sëmundjet e zemrës, edemat dhe reumatizmi. Nëse përdoret një kohë të gjatë, i zbërthen gurët dhe e qet rërën nga veshkat.

* 1 lugë e tufës së tharë të misrit qitet në 3 dl ujë të valë. Zien 3 minuta. Pihet 3 herë në ditë nga një filxhan çaj.

Për uljen e tensionit të gjakut: 3 lugë miell misri qiten në 3 dI ujë të ftohtë. Lëngu i përgatitur nuk duhet të përzihet. Mielli lihet në fund të enës si telfe. Ky lëng duhet pirë çdo ditë, për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa kujt i pëlqen, mund ta shfrytëzojë në vend të ujit.

Çaji për dobësim:

* 40 g kokrra misri qiten në l litër ujë dhe zihen 10 minuta. Çaji i përgatitur pihet gjatë ditës në sasi të vogla.

*l lugëz e tufës së tharë mirë (nëse nuk është plotësisht e tharë humb nga efekti), përvëlohet me një filxhan ujë të valë, lihet për disa minuta dhe kullohet. Merret nga l lugë çaji të nxehtë të pasheqerosur çdo 2-3 orë.

Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet

Keni probleme me aneminë apo lodheni shpejt? Mjekimi i shumë sëmundjeve të cilat shfaqen tek femrat është i fshehur tek ushqimet. Hidhini një sy pesë ushqimeve fantastike të botuara në revistën Reader’s Digest për t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit apo dëmtimi i kockave në të ardhmen:

1. Mishi: Në krahasim me meshkujt anemia shfaqet më shumë tek femrat. Niveli i ulët i hekurit në gjak shkakton një lodhje të përgjithshme. Tek mishi pa yndyrë gjendet më shumë hekur dhe më pak yndyrë. Në 100 gram mish të pa pjekur gjenden 3 miligram hekur dhe 3 gram yndyrë. Mishi bën të mundur shtimin e energjisë dhe mund t’ju ndihmojë të dobësoheni.

2. Papaja: Papaja është një frut tropikal që përmban dyfishin e vitaminës C që përmban portokalli. Shtojeni këtë frut në sistemin mbrojtës ndaj sëmundjes së tëmthit. Një papaja me peshë 300 gr përmban 188 miligram vitaminë C dhe 119 kalori.

3. Farë liri: Bukëpjekësit e përdorin këtë produkt për t’i dhënë më tepër shije dhe finese prodhimeve të tyre. Por shkencëtarët thane se është e pasur me ostrogjen. Shkencëtarët të cilët shtuan farën e lirit në ushqimin e femrave me kancer vërtetuan ndikimin e saj në ngadalësimin e zhvillimit të kancerit. Kekët tuaj mund t’i zbukuroni me farëra liri. Ose në mëngjes mund të konsumoni ushqime me farëra liri.

4. Tofu: Produktet e pasura me proteinë ulin kolesterolin dhe forcojnë kockat. Isoflavone i gjendur në sojë ka një konstrukt të ngjashëm me ostrogjenin. Sipas një studimi të bërë mbi disa njerëz 90 miligram isoflavone është e dobishme për kockat dhe veçanërisht për palcën kurrizore. Ndërsa në një studim tjetër pohohet se një masë prej 50-75 miligram isoflavone në ditë është e dobishme. Gjysëm filxhani tofu përmban 25-35 miligram isoflavone.

5. Lakra e zezë: Përveç përmbajtjes në sasi të lartë të kalciumit dhe vitaminës D disa shkencëtarë treguan se përmban edhe vitaminën K, mbrojtëse e kockave. Studiuesit pohuan se tek femrat të cilat konsumojnë produkte të pasura me vitaminë K rreziku i plasjes së legenit është 30 % më i ulët. Shkencëtarët të cilët pohuan se edhe zarzavatet si lakra e Brukselit, spinaqi, brokoli janë një burim i mirë vitaminash theksuan se një sasi e vogël lakre e zezë është më e mira në mes tyre.

Si të kurojmë sëmundjet më anë të frutave,nga ato të tensionit,mëlçisë,veshkave,stomakut deri tek sëmundjet e zorrëve

Në momentin që jemi duke ngrënë një frut, askujt nuk i shkon ndërmend se brenda një kokrre lajthie apo ulliri, gjenden vitamina të shumta, që ndihmojnë organizmin të punojë në mënyrë të shëndetshme. Pa e ditur se me lëngun e degëve të dardhës, mund të ulim temperaturën që i ka kaluar të 40 gradët, edhe pse kemi pirë antibiotikë pa fund. Apo, se me çajin që përftohet nga thana, manat, degët e ullirit mund të kurohen sëmundje të tilla si mëlçia, ulcera në stomak, skleroza, etj. Madje ka fruta të cilat rekomandohen nga Mjekësia Popullore edhe për kurimin e sëmundjeve më të rënda, si ato të zemrës, tensionit, anemisë, kancerit. Ajo që është më e rëndësishme, mbi të cilën bien dakord, si Mjekësia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditëve të sotme, lidhet me faktin se në tryezën tonë nuk duhet të mungojnë në asnjë vakt frutat. Larmia e tyre duhet të jetë e madhe, kjo edhe për faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithçka, duke i shndërruar ato në vitaminat dhe karbohidratet bazë për mirëfunksionimin e të gjitha organeve. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit.

Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Në numrin e këtij suplementi, janë përzgjedhur disa nga ushqimet bazë të cilat luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare. Pikërisht për këtë arsye, redaksia publikon një suplement të veçantë për të gjitha frutat, që përdoren nga Mjekësia Popullore për kurimin e sëmundjeve të ndryshme dhe veçanërisht për sëmundjen e anemisë. Kush janë frutat bazë, si përgatitet çaji kurues, cilat janë sëmundjet që ato shërojnë dhe sa është kohëzgjatja e zierjes, masa e duhur dhe si duhet pirë çaji. Rastet në të cilat duhet përsëritur kura me çajrat e frutave, si dhe ndarjet sipas kategorisë, në frutat të cilave iu zihen rrënjët dhe kërcelli, dhe ato të cilave iu zihen lëkurat, apo edhe vetë kokrrat. Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetin, kanceret, sëmundjet e trurit e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur. Këshillat më të fundit që japin mjekët për këdo që dëshiron një shëndet të mirë dhe një jetë të gjatë e pa probleme. Si të jetoni të lumtur dhe të mbani larg sëmundjet dhe shqetësimet e ndryshme. Si të konsumoni ushqimet e duhura në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm. Çfarë këshillojnë mjekët popullore për efekte kuruese të frutave. Disa mënyra të thjeshta për të luftuar sëmundjet. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Do të gjeni disa receta të thjeshta të mjekësisë popullore për përgatitjen e çajrave me fruta kuruese dhe këshillat më të fundit.

ULLIRI

Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Kuron:

1-Arteriosklerozën

2-Tensionin e lartë

3-Ul temperaturën e lartë

4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak

5-Rregullon metabolizmin

6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë

7-Kuron stomakun

Si përgatitet çaji:

Merren 40-50 copë gjethe dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Nga çaji i përgatitur pihen 1-2 filxhanë çaji në ditë, pasi filtrohet dhe i shtohet sheqer. Kokrrat e ullirit bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Çaji për tensionin fillimisht përgatitet me 20 gjethe ulliri në një litër ujë. Pastaj shtohen nga 5 gjethe çdo ditë, derisa të arrihen në 120 gjethe. Në të gjitha rastet çaji zihet derisa të mbeten ¾ e ujit. Prej tij pihen dy gota: Një në mëngjes para buke dhe një në darkë para gjumit. Për stomakun merren 100 gjethe ulliri dhe zihen në një litër ujë derisa të përgjysmohet sasia e ujit. Pasi kullohet, pihet nga një filxhan esëll në mëngjes.

MANI I ZI

Manat përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Në ditët e ngrohta të verës ato përdoren për të shuar etjen. Pekmezi (shurupi i manave) përdoret në stomatitet dhe faringitet. Në këto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos në darkë para fjetjes. Pekmezi përdoret gjithashtu në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë. Manat e papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës.

Kuron:

1-Tensionin

2-Mëlçinë

3-Sëmundjet e flokëve

4-Pagjumësinë

Si përgatitet çaji:

Gjethet e manit përdoren për uljen e tensionit të lartë të gjakut. Çaji përgatitet si vijon: merren 5-6 gjethe të pastra dhe zihen në 150 ml. ujë derisa të mbetet një e treta e ujit. Kullohet dhe pihet njëherësh. Mjekimi vazhdon për 5-6 ditë. Për sëmundjen e mëlçisë veprohet në këtë mënyrë: Merren dy grushte filiza të rinj manash, nga ata që nuk kanë filluar të prodhojnë fruta dhe copëtohen. Vihen të zihen në një litër ujë për një orë. Nga lëngu i fituar merret nga një lugë gjelle 3-4 herë në ditë. Kundër sëmundjeve të mëlçisë përdoren edhe gjethet e manit, duke i përgatitur si më lart. Ndërsa për ngjyrosjen e flokëve këshillohet përdorimi si vijon: Merren gjethe të manit të zi dhe zihen me ujë shiu, së bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku të zi. Me lëngun e fituar bëhet korja e kokës. Edhe mani i bardhë ka pothuajse të njëjtat veti që ka mani i zi.

MANDARINA

Frutat e mandarinës janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve. Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë.

KURON:

1-Aneminë

2-Pastrojnë Gjakun

3-Stabilizojnë metabolizmin

4-Rregullojnë tensionin e lartë

Si përgatitet çaji:

Zakonisht mjekësia popullore e ka përdorur këtë lloj fryti në formën e vet origjinale. Për këtë arsye kryesisht për ata që kanë probleme me aneminë ose sëmundjet e tjera të gjakut, këshillohet që mjekimi me mandarina duhet të vazhdojë 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra ose edhe më shumë. Lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanë po ato përdorime si te portokalli.

Filizat e reja dhe të frutit të mandarinës të mbledhura në fillim të periudhës së lulëzimit të bimës, përdoren në rastet e helmimeve ushqimore, në ulçerën e stomakut dhe të dymbëdhjetëgishtëzës.

THANA

Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen komposto, prevede, marmelatë. Gjethet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15% taninë. Iu këshillohet kryesisht personave që kanë probleme me diarrenë.

Kuron:

1-Diarrenë

2-Ekzemën

3-Normalizon qarkullimin e gjakut

4-Rregullon metabolizmin

Si përgatitet çaji:

A)Merren 1 kg. thana të pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reçeli i përgatitur u jepen fëmijëve dy lugë kafeje në ditë. Për të shuar etjen te të sëmurët me asht (që kanë mbledhur ujë në bark), këshillohet të merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të zihen në një litër ujë për një orë dhe pastaj kullohen. Ky lëng përzihet me lëngun e përfituar nga shtrydhja e shegëve të egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle sa herë që i sëmuri ka etje për ujë.

B)Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut: merren 300 gramë bërthama të thanës dhe piqen si kafeja, derisa të marrin ngjyrë të zezë, bluhen në mullirin e kafesë. Mielli i përfituar përzihet me 1 kg sheqer. Fëmijëve u jepet tri herë në ditë 1/3 e lugës së kafesë, në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rriturit marrin nga një lugë gjelle tri herë në ditë.

C)Edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës: merren 30 gramë eshkë thane dhe zihen në 200 ml. ujë. Lëngu i fituar pihet me nga një filxhan kafeje në mëngjes esëll.

VISHNJA

Frutat e vishnjës janë të shijshme, përdoren për të kuruar mëlçinë, pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët dhe rërën e veshkave.

KURON:

1. Mëlçinë

2. Pastrojnë gjakun

3. Luftojnë aneminë

4. Tretet shpejt nga stomaku

Si përgatitet çaji:

Mjekësia popullore e përdor frutën e vishnjës për kurimin e sëmundjeve, vetëm në formën e një çaji. Për këtë duhet të merren 1-15 gramë bishta vishnje dhe zihen në 200 ml ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare të ujit. Çaji pihet i ngrohtë, para buke, duke e përsëritur 2-3 herë gjatë ditës, për 10-15 ditë radhazi. Frutat e vishnjës janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen, dhe kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Në këto raste këshillohet të konsumohen deri në gjysmë kilogramë vishnjë të freskëta në ditë, duke vazhduar mjekimin për 15-20 ditë. Frutat e vishnjës kanë veti direkte, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.

SHEGA

Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

KURON:

1-Sëmundjet e stomakut

2-Sëmundjet e zorrëve

3-Dhimbjet e barkut

4-Hemorroidet

5-Ënjtjen e bajameve

6-Acarimin e mishrave të dhëmbëve

Si përgatitet çaji:

Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.

PORTOKALLI

Portokallet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtë në stomak. Lëngu i portokallit ka veti diuretike (Diuretik: Mjet që shkakton urinim të shpeshtë dhe ndihmon veprimtarinë e veshkave dhe të rrugëve urinare) dhe antiseptike (Antiseptik: Që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to.

KURON:

1-Gurët në veshka

2-Aneminë

3-Laringun

(kur iu ikën zëri)

4-Nervozizmin

Si përgatitet çaji:

Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të rinj. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 ml. lëng portokalli përmbahen 56 mg. vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar nga zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. Ndërkohë që për sëmundjet e laringut mjekësia popullore këshillon që të merren 10-15 gramë lëvozhga frutash të vihen të zihen për 15-20 minuta në 250 ml. ujë. Nga lëngu i përfituar pihen 1-2 gota në ditë. Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri.

MANAFERRA

Frutat e manaferrës përmbajnë

sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës.

Kuron

1-Ul temperaturën

2-Ataket kardiake

3-Diabetin

4-Astmën

5-Tretjen e ushqimeve

Si përgatitet çaji:

Merren 6-10 gramë gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegie në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpëlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në fyt, në mishrat e dhëmbëve. Për diabetin merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një litër ujë. Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr tri herë në ditë nga një filxhan para buke. Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë: merren 150-200 gramë fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj.

PJESHKA

Ky lloj fryti rekomandohet të përdoret kryesisht i freskët ose lëng frutash. Ato kanë vlera të larta ushqyese e kuruese; përmbajnë rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike etj. Lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, rrjedhjes së të bardhave, kundër hemorragjive dhe hemorroideve.

KURON:

1-Kolitin

2-Dhimbjet e barkut

3-Hemorragjitë

4-Hemorroidet

Si përgatitet çaji:

Çaji përgatitet duke marrë 50-70 gramë lëvore degësh, të cilat zihen në 200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i frutave dhe vetë frutat e pjeshkës kanë veti të mira tonike, janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Ato bëjnë mirë në mëlçi dhe ndihmojnë në forcimin e elementeve të reja të gjakut. Gjethet e pjeshkës përdoren në ndalimin e rrjedhjes së gjakut nga plagët. Në këtë rast këshillohet të merren një sasi gjethe pjeshke dhe pasi pastrohen, shtypen bashkë me kripë dhe vendosen mbi plagë.

LULESHTRYDHJA

Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, hulinën, etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave me luleshtrydhe, por që nuk përmbajnë gaz.

KURON:

1-Pastron gjakun

2-U rekomandohet anemikëve

3-Stabilizon nivelin e kolesterolit në gjak

4-Rekomandohet edhe si lëng frutash i shtrydhur

Si përgatitet çaji:

Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë zihen për gjysmë ore 50-60 gramë rrënjë luleshtrydhe. Me lëngun e fituar bëhen shpëlarje të gojës 2-3 herë në ditë. Filizat e reja dhe majat e luleshtrydhes të mbledhura në fillim të periudhës së lulëzimit të bimës, përdoren në rastet e helmimeve ushqimore, në ulcerën e stomakut dhe të dymbëdhjetëgishtëzës.

MOLLA E EGER

Frutat e mollës së egër përdoren me efekt në rastet e diarresë, si dhe kundër acarimeve të grykës e faringut, me anë gargarash (shpëlarje e gojës). Edhe lëvorja e degëve ka veti rrudhëse dhe përdoret me rezultate të mira kundër etheve. Molla e egër takohet si dru jo i lartë ose si shkurre.

KURON:

1-Ethet

2-Aneminë

3-Erën e rëndë të gojës

4-Diarrenë

Si përgatitet çaji:

Merren 60 gramë lëvore dhe vihen të zihen në 150 ml ujë. Çaji i përgatitur pihet njëherësh dhe përsëritet 2-3 herë në ditë. Përfundime shumë të mira mollët e tharta kanë dhënë kundër sëmundjes së sheqerit. Ky lloj çaji rekomandohet nga mjekësia popullore të përdoret për 10 ditë rresht nga të gjithë ata persona që kanë probleme me diarrenë, erën e rëndë të gojës, me aneminë, si dhe në rastet kur personi i sëmurë është me ethe. Kura përsëritet pas një jave pushim, në rast se nuk ka dhënë efekt të menjëhershëm. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e mollës së egër, të cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrë verdhake. Ato vihen një nga një me dorë, pa i dëmtuar, në mënyrë që të ruhen për një kohë sa më të gjatë. Ruhen në kashtë. Përdoren edhe lëvoret e degëve.

MOLLA

Molla si fryt ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.

KURON:

1-Hemorroidet

2-Reumatizmin

3-Kollën

4-Sëmundjet e syve

5-Dhimbjet e veshit

6-Kundër helmimeve

Si përgatitet çaji:

Merren 1-22 kokrra mollë, priten në 2-3 copë secila dhe zihen për 30-40 minuta në 200 ml. ujë. Çaji i mollës ndihmon gjithashtu edhe për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve. (Ky çaj për kollën dhe reumatizmin). Kurse për hemorroidet vlen këshilla: Merren 1-2 kokrra mollë dhe me anën e rendes kthehen në pure. Pureja e përgatitur, pasi zihet për gjysmë ore, përzihet me 20-30 gramë gjalpë dhe hahet njëherësh, duke qenë esëll. Mjekimi mund të vazhdojnë 20-25 ditë me një ndërprerje prej 2-3 ditësh. Kundër helmimeve merren 20 copë gjethe molle, thërrmohen dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë. Lëngu i fituar pihet në formë çaji. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive.

LIMONI

Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm japin në hipo dhe avitaminozat. Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj a në gjellë.

KURON:

1-Mëlçinë

2-Reumatizmin

3-Gurët në veshka

4-Gripin

Si përgatitet çaji:

Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dy gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dy gjysmat, të ngrohta, vihen në të dy anët e qafës, në vendet mbi bajamet, lidhen me garzë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet për 2-3 ditë, në darkë para gjumit. Limoni përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Më tepër rezultat ka dhënë kombinimi që vijon: Për 20-30 ditë rresht, çdo ditë në mëngjes, një orë para buke, pihet lëngu i një kokrre limoni së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë. Kjo këshillë përdoret edhe nga organizmat e dobësuar, ata që kanë kaluar ndonjë sëmundje, për rivendosjen e oreksit dhe të shëndetit të tyre. Kundër reumatizmit merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mirë, pa hequr lëvozhgën, grihen në rende. Brumi i fituar, pasi i shtohen 1-2 lugë kafeje sheqer, hahet esëll në mëngjes ose në orët e pasdites. Ky veprim përsëritet çdo ditë për 20-30 ditë.

Qitro

Është një frutë me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Mjekësia popullore tregon se kjo lloj frute, e cila e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolit.

KURON:

1-Ndihmon në tretjen e ushqimit

2-Pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve

3-Stabilizon kolesterolin

4-U rekomandohet personave që kanë mangësi me sheqerin

Si përgatitet çaji:

Për të gjithë ata persona të cilët kanë vështirësi në tretjen e ushqimit, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon:

100 gramë rrënjë qitro zihen në 500 ml ujë derisa të avullohet gjysma e tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet, përzihet me një sasi të barabartë vere të kuqe të vjetër. Merren 1-2 gota në ditë. Edhe pse në shije jo fort e ëmbël, qitro iu rekomandohet edhe personave që e kanë nivelin e sheqerit të ulët. Pasi në përbërjen e tij, fruta ka shumë glukozë.

KAJSIA

Frutat e kajsisë janë të shijshme, automatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë.

Bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

KURON:

1-Sëmundjet e mëlçisë

2-Dhimbjet e kokës

3-Pastrojnë gjakun

4-Laringun

Si përgatitet çaji:

Merren 1 kilogramë kajsi dhe zihen përreth 2 orë e gjysmë, më pas ato lihen të kullohen dhe futen në një shishe ose enë qelqi, në mënyrë që çaji të qëndrojë sa më i freskët. Ai duhet pirë dy herë në ditë në mëngjes dhe në darkë, dhe këshillohet kryesisht për të gjithë ata që kanë probleme me mëlçinë dhe sëmundjet e gjakut. Madje për këto dy lloj kategorish, rekomandohet që çaji i kajsisë të përdoret çdo ditë, pasi përveç vlerave ushqyese që ka, rregullon edhe funksionimin e metabolizmit në organizëm. Përveç sëmundjeve të lartpërmendura, çaji i kajsisë kuron edhe dhimbet e kokës, madje mjekësia popullore rekomandon që ky frut në përdoret edhe në gjendjen e vet natyrale në raste të dhimbjeve të kokës apo të laringut.

BANANIA

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është një frutë shumë e pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frutë e tillë ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet kësaj frute ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

KURON:

1-Ulin tensionin e lartë

2-Janë kundër diarresë

3-Ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale

4-Banania mbron stomakun

Si përgatitet çaji:

Zakonisht për kurimin e sëmundjeve të ndryshme nuk përdoren gjethet e frutës së bananes apo të pemës, por vetë tuli. Kështu këshillohet që të grihen në një enë 5 banane dhe të përzihen me mjaltë. Konsumimi i kësaj lloj përzierjeje bën të mundur rregullimin e stomakut dhe largon helmet nga trupi i njeriut. Një kurë tjetër është edhe përzierja e 4-5 bananeve me qumësht ose me kos, përdorimi i së cilës ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale dhe ul tensionin e lartë.

Mjekimet me fruta

Janë mënyra shumë të efektshme të përdorimit sistematik dhe për një kohë relativisht të gjatë të frutave për përforcimin e shëndetit dhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme.

Mjekimet me fruta (frutoterapitë) janë mjaft të njohura nga populli ynë dhe përdoren gjerësisht në praktikë. Mjekimet me fruta bëhen duke konsumuar çdo ditë nga gjysmë deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar këtë për 10-20 e më shumë ditë. Gjatë zhvillimit të kurës, pastrohet organizmi nga helmet dhe kripërat e panevojshme që grumbullohen nëpër kyçe dhe që shkaktojnë dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rëndon trupin. Në kohën e frutoterapisë ushqimi tjetër duhet të jetë i lehtë, i çliruar nga mishrat, dhjamërat dhe brumërat, i mjaftueshëm në sasi duke parapëlqyer sallatat dhe supat me barishte të pasura në vitamina dhe kripëra minerale. Praktika tregon se kurat me fruta janë shumë të dobishme edhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Të efektshme janë rezultatet e kurimit me arra, me lajthi ose me bajame për përforcimin e organizmit të dobësuar dhe për rivendosjen e shëndetit me gështenjë, me ftonj, me thana ose me vadhëza kundër diarresë (jashtëqitjes) e dizenterisë; me rrush, me limon ose me dredhëza kundër reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kundër anemisë. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kundër sëmundjeve të mëlçisë; me mollë kundër sëmundjeve të zemrës; me portokall e qershi kundër sëmundjeve të veshkave.

Kataplazmat

Ndryshe quhen edhe llapa. Kanë përdorim të jashtëm dhe përfaqësojnë masën e njomë të bimës të shtypur në formë brumi. Kjo masë vihet midis dy bezeve të pastra pastaj vendoset mbi vendin e sëmurë ose mbi plagë. Pjesët bimore që përdoren për kataplazmë më parë duhet të pastrohen mirë.

Banjat

Janë lëngje në të cilat futet i gjithë trupi ose vetëm pjesë të tij (këmbët, duart, koka) për qëllime mjekimi. Banjat janë aromatike, zbutëse, nxitëse etj. Gjatë banjës lëndët aktive veprojnë në lëkurë në sistemin e frymëmarrjes ose nëpërmjet tyre veprojnë edhe në brendësi të trupit.

Lëngu që përdoret për banja përgatitet duke zier në ujë gjethe, rrënjë ose pjesë të tjera të bimës për 15-30 minuta. Raportet bimë-ujë që përdoren gjatë banjës janë të përafërta me ato që rekomandohen për pirje, por pa shtuar sheqer.

Infuzet

Përgatiten duke vluar më parë vetëm sasinë e duhur të ujit dhe pastaj duke e hedhur atë mbi masën e njomë ose të thatë të bimës që është vendosur në një enë tjetër. Ena mbulohet me kapak që të mos largohen lëndët që avullojnë lehtë. Infuzi pihet pas 10-15 minutash, në një temperaturë të pranueshme nga trupi, me ose pa sheqer.

Ekstraktet

Fitohen duke shtrydhur masën e njomë, e cila pastaj kullohet që të veçohet nga brumi i mbetur. Përdorimi i këtij ekstrakti mund të jetë i jashtëm ose i brendshëm. Në rastet e tjera ekstraktet fitohen me mënyrën e distilimit ose duke i vendosur frutat në tretës organikë, si alkool, verë, vaj ulliri etj. Shumë të përdorshme në mjekësinë popullore janë vajrat që ekstraktohen nga arra, bajamet, lajthitë , ulliri etj. Përdorime kanë gjetur vera, rakia e uthulla që përgatiten nga mjaft fruta, kryesisht nga rrushi, por edhe nga fruta me përqindje të lartë sheqeri, siç janë, mareja, mani, kumbulla, fiku, manaferra, portokalli, etj.

Ilaçet Popullore kundër anemisë

Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Në numrin e këtij suplementi, janë përzgjedhur disa nga ushqimet bazë të cilat luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.

HURMA

Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat. Tezë kjo e cila hedh poshtë faktin e hurmat bëjnë mirë vetëm për gjëndrat tiroide. Pasi ato janë shumë të domosdoshme të konsumohen nga të gjithë ata që kanë probleme me gjakun e tyre, kryesisht mangësira si në rastin e anemikëve.

KAROTA

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

RREPA E KUQE

Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë. Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, sipas Mjekësisë Popullore duket të jetë edhe rroga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.

GJETHE HITHRE

Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm. Është një nga bazat kryesorë të Mjekisë Popullore.

LULESHTRYDHJA

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave që me luleshtrydhe por që nuk përmbajnë gaz.

FIKU

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gram karafil dhe 100 gram mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.

FARAT E ZEZA

Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Por farat e zeza u bëjnë mirë edhe anemike. Kjo pasi fara përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.)

Bimët mjekësore që përdoren për mjekim

Aloa Vera

Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksioneve të ndryshme.

Kopra

Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

Trumëza

Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

Kamomili

Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

Mendra

Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

Lëngu i Kulfimës

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

Fiku

Të gjithë të dhënat e mjekësisë popullore arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

Ananasi

Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron të përbërësit që ky frut përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Sidomos një ndikim të dobishëm, ky frut ka për të gjithë ata njerëz që kanë probleme me jashtëqitjen. Është e këshillueshme që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Më të mirët janë ananaset e kultivuar në Costa Rica, sepse përmbajnë më shumë vitamina, në krahasim me të vendeve te tjera.

Dardha

Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave. Ato ulin sasinë e yndyrnave në gjak,ndihmojnë në tretjen e ushqimit, si dhe luftojnë infeksionet e ndryshme. Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Por fruti jeshil, ka dhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolosterolit në gjak. Dhe siç e shpjegon dhe Dr.Mary Ellen Camire, kjo është diçka e rrallë te frutat. Gjithashtu, dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu, kundër osteoporozës, që shkaktohet si rrjedhim i mungesës së këtij minerali, të gjendur te dardha. Ky frut është i dobishëm dhe për trurin. Dardha para ngrënies ashtu si molla nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.

Peshku

Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezet janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga azma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Peshkun rekomandohet ta përdorim patjetër çdo javë, mbase dhe dy herë në javë.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Greket e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.

Qumështi

Qumështi është një ndër komponentët më të rëndësishme në një dietë të shëndetshme. Në të gjenden përbërës të Çilët luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Qumështi ndihmon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga paraliza të ndryshme. Me gjithë vlerat e mëdha që ka qumështi, përsëri i rekomandueshëm është përdorimi i qumështit me yndyrë të reduktuar. Një gotë qumësht përmban 10 për qind yndyrë. Në kohët e sotme ekziston mundësia e një qumështi me yndyrë të reduktuar. Qumështi është i dobishëm edhe për trurin. Në një studim të bërë u zbulua se personat që pinin një gjysmë litri qumësht në ditë kishin 50 për qind rezistencë më të fortë kundrejt trombozës. Në uljen e tensionit dhe kolosterolit ndikon përmbajtja e kalciumit të gjendur te qumështi. Këshillohet të paktën një gotë qumësht në ditë.

Kosi

Nëse dikush do t´iu ofronte një luge me mikroorganizma të gjallë për të ngrënë, natyrisht që gjithkush s´do të pranonte. Por çfarë do të bënit nëse kjo gjë do të sillte të mira në shëndetin tuaj? Miliona njerëz e bëjnë këtë gjë duke ngrënë, organizma të vegjël të gjallë nëpërmjet kosit. Sipas studiuesve janë pikërisht këta mikroorganizma që forcojnë imunitetin e njeriut. Ata mbrojnë nga infeksionet. Kosi është një burim ideal i kalciumit. Një e mirë e madhe e kosit është efekti kundër mykut në trupin e njeriut. Kjo gjë ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe për ulçerën e stomakut dhe këto efekte i kryen njësoj si antibiotikët. Kosi duhet të përdoret i ftohtë. Kosi i freskët përmban 100 milionë baktere për gram, ndaj rekomandohet përdorimi sa më i freskët i tij.

Misri

Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Në jug të Dakotës në ShBA, popullsia që prej vitit 1892 feston një festë me emrin “Festa e Misrit” ku njerëzit dekorojnë gjithçka me misër. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie. Ai përmban një lloj vitamine B (Thiaminë) që është e domosdoshme për njeriun.Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Birra

“Paradoksi francez” apo më mirë efektet pozitive të alkoolit të marrë në doza të vogla, që do të ishin shkatërruese në doza të mëdha, është mbështetur së fundmi edhe nga mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh koronare apo kardiovaskulare, në sajë të vitaminave të grupit B, B6, B12; në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj. Një tjetër efekt pozitiv i birrës është pikërisht veprimi antioksidant i maltos dhe ai parandalues i osteoporozës. Pra, mbron më mirë se aspirina. Nëse e pirë në mënyrë të moderuar nënkupton deri në 2 gota në ditë nga 20Çl secila, në mënyrë të rregullt nënkupton pirjen e birrës gjatë vakteve dhe aplikimin e kësaj doze çdo ditë.

Mjalti

Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu për këta paciente do ishte e rekomandueshme 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri. Gjithashtu, mjalti ndihmon edhe në rastin e problemeve me jashtëqitjen. Kujdes duhet treguar në përdorimin e mjaltit nga foshnjat. Në ndryshim nga fëmijët e vegjël dhe të rriturit, foshnjat nuk mund të përballojnë tretjen në mënyrë optimale të tij. Mjalti ka përmbajtje shumë të lartë sheqeri, 300 gram sheqer mund të krahasohen me 250 gram mjaltë.

Farat e frutave

Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.

1-Farat i mbijetojnë kohës

2-Ato mund të përpunohen dhe konservohen

3-Përmbajnë antioksidantë

4-Reduktojnë nivelin e insulinës rezistente

5-Parandalojnë shfaqjen e diabetit

Kumbulla e thatë

Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

1-Përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik

2-Janë efektivë kundër “radikalit superoksid anion”

3-Luftojnë kancerin

4-Rigjeneron qelizat e dëmtuara

5-I reziston kohës

Fara kungulli

Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja ju siguron fibër.

1-Përmbajnë magnez

2-Shmangin vdekjen e hershme

3-Lëvorja e tyre ju siguron fibrën

4-Është mirë të hahen me gjithë lëvore

5-Janë të shëndetshme për zemrën

Harta e puçrrave, treguese e sëmundjeve

Kur në pasqyrë vëreni një puçërr mos mendoni si ta hiqni atë por, vëreni vendin ekzakt ku është shfaqur dhe konsultohuni me hartën e akneve për të kuptuar se çfarë lajmëron dhe si të ndërhyni për të modifikuar ushqyerjen.

Po, sepse sipas mjekësisë kineze aknet që shfaqen në vende të ndryshme të fytyrës nuk janë gjë tjetër veçse lajmëruese të ndonjë problemi në pjesë të ndryshme të trupit. Për këtë arsye duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre sinjaleve, sepse është trupi ai që në një farë mënyrë po tërheq vëmendjen tuaj.

Duke vërejtur hartën e akneve do të kuptoni se puçrrat që shfaqen në pjesën e sipërme të ballit tregojnë për probleme të mundshme të aparatit tretës, por nëse ato shfaqen në pjesën e poshtme të ballit tregon për probleme të mundshme me zemrën dhe që jeni të stresuar.

Puçrra në zonën e veshëve tregojnë për probleme me veshkat, ndërsa kur shfaqen ne zonën rreth syve i përket problemeve me mëlçinë. Nëse është mjekra vendi ku janë shfaqur puçrrat? Beni kujdes me zorrët dhe stomakun.

Kjo teknologji do shpëtojë miliona jetë, eliminon mpiksjen e gjakut

Është shpikur së fundmi një pajisje revolucionare e cila do bëjë të mundur eliminimin e gjaku të mpiksur nga organzimi ynë dhe në këtë mënyrë do të mundësojë shpëtimin e miliona jetëve që humbin nga sëmundje të tilla.

Ky kateter me mega vakum vendoset afër pjesës ku gjaku është mpiksur në vena dhe gypat e tij e shtyjnë enën e gjakut. Një gyp i tyre futet në enën e mpiksur dhe fillon ta thithë atë në brendësi, duke e shpërbërë plotësisht.

Pasi gjaku i mpiksur shpërbëhet, centrifugohet nga kjo pajisje dhe thuajse eliminohet plotësisht. Në këtë mënyrë fillon një qarkullim normal i gjakut në vena dhe organizmi fillon të funksionojë normalisht.

Ekzekutoi babë e bir te dera e shtëpisë, kapet autori në Itali (EMRI)

Kapet në Itali, autori i dyshuar i vr*asjes, kryer në bashkëpunim, të dy shtetasve babë e bir, ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.

Gjatë paradites së sotme, si rezultat i bashkëpunimit të Task-Forcës Speciale, në Departamentin e Policisë Kri*minale, Drejtoria vendore e Policisë Vendore në Elbasan, Interpol Tiranës me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe me Interpol Romën, u bë i mundur arr*estimi në Rimini të Italisë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar: Etjen Cani, 28 vjeç, banues  në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjy*kata e Rrethit Gjy*qësor Elbasan, me vendim penal nr. 480, datë 12.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arr*est në bur*g” për veprat penale “Vr*asja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e ar*mëve të zj8arrit dhe muni*cioneve luf*tarake”, në lidhje me vr*asjen e shtetasit G. B., (alias A. M.,) dhe të babait të tij shtetasit N. B., ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012 në lagjen “Çlirimi” Elbasan.

Task – Forca Speciale kishte marrë informacione në rrugë operative, se ky shtetas fshihej në Itali dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës, si dhe Zyrës Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë, paraditen e sotme u bë e mundur kapja e tij, me qëllim ekst*radimin drejt vendit tonë

Në kuadër të operacionit “Krasta”, më 14 qershor u arr*estuan dhe u ndaluan 10 persona, si dhe u shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe shtetasi i kapur sot në Itali.

APLIKACIONI “TVSH-JA IME” JU MUNDËSON T’I KTHENI PARATË E TATIMEVE (VIDEO)

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka prezantuar sot mënyrën nëpërmjet të cilës qytetarët do të kenë mundësi që të kthejnë TVSH-në e paguar. Drejtoresha e këtij institucioni, Sanja Lukarevska, tha se këtë të drejtë qytetarët do të mund të realizojnë nëpërmjet aplikacionit “TVSh-ja ime”, ku do të mund të skenojnë llogairitë e tyre fiskale. Në 36 vende në njësitë organizative në territorin e gjithë shtetit janë vendosur edhe kiosk aparate, lexues për barkode dhe telefona të mençur përmes së cilëve DAP do t’u mundësoj qytetarëve që t’i skenojnë llogaritë fiskale.

Sanja Lukarevska, DAP

“Në pajtueshmëri me dispozitat ligjore në Ligjin për kthim të një pjese të TVSH-së, një person fizik gjatë vitit do të mund të kthej 7.200 denarë, ndërsa një familje katër anëtarëshe ku të gjithë i plotësojnë kushtet do të mund të realizoj një pagë mesatare prej 28.800 denarë. Kushtet që qytetarët duhet t’i plotësojnë për kthim të TVSH-së është që të jetë mbi 15 vjeç, të posedojnë dokumente për identifikim, të kenë llogari transaksionare dhe të regjistrohen në sistemin e DAP”.

Llogaritë fiskale mbi 30.000 denarë si ato të pavlefshme nuk do t’i pranoj aplikacioni. Sipas saj, ky ligj dhe mënyra se si do të realizohet është i pari i këtij lloji në rajon dhe një masë efikase për uljen e ekonomisë së hirtë dhe mundësi që qytetarët dhe drejtoria të bëhen partnerë në luftën kundër ekonomisë joformale.

Sanja Lukarevska, DAP

“Besojmë se qytetarët do të insistojnë që t’ju japin llogari fiskale dhe do të shmangin blerjet në vendet ku nuk jepen llogari fiskale. Edhe qytetarët edhe shteti kanë interes nga kjo masë. Më së shumti do të humbasin ata të cilët nuk japin llogari fiskale apo japin llogari fiskale të pavlefshme me çka ua mohojnë të drejtën qytetarëve për kthim të TVSH-së. Kthimi i 15% nga TVSH është projekt i madh dhe serioz edhe sipas thelbit të tij dhe sipas mënyrës së realizimit. Pikërisht për këtë ka qenë dhe akoma është sfidë e vërtetë të punohet në këtë projekt”.

Zbatimi i këtij projekti fillon që nga dita e sotme. Qytetarët në afat prej 10 ditë nga momenti që e marrin llogarinë fiskale duhet të dërgojnë kod të skanuar të llogarisë nëpërmjet aplikacionit të DAP-it, pasi të regjistrohen në sistem. Paratë do të jepen çdo tre muaj, ndërsa pagesa e parë do të bëhet në dhjetor, më pas në shkurt, mars dhe gusht. Teuta Buçi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=cV6l9-1_0Ls

Shaban Saliu “prodhon” luhatësen elektrike

Shaban Saliu në qytetin e Tetovës njihet për prodhimin e makinës me tre rrota që funksion me bateri gjegjësisht me rrymë elektrike. Ai nuk është ndalur te makina që atëherë e deri më sot,por është marrë me realizimin e projekteve nga më të ndryshmet në sferën e teknologjisë, dhe inovacionit

Urim HASIPI

Tetovë, 1 korrik – Shaban Saliu nga Tetova krahas shumë projekteve të suksesshme që kishte realizuar në të kaluarën në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së fundi ka sjellë disa projekte të reja siç është një djep që funksionon me rrymë elektrike, një turbinë e cila perms shtypjes së ujit karrikon akumulatorët, si dhe një tjetër turbinë për prodhimin e energjisë elektrike që është një risi dhe njihet si “Free Energy”, shkruan gazeta KOHA.

Pas djepit elektrik, ai tashmë ka sjellur edhe luhatësen elektrike të cilën e ka realizuar brenda një viti punë, kurse është dekoruar edhe me një motive kombëtare.Luhatësja për fëmijë, sipas Shaban Saliut ka një kapacitet që të bartë deri në 40 kilogram.“Është luhatëse e cila ka një kapacitet që të bart deri në 40 kilogram peshë.E kam testuar dhe funksionon , kurse puna ka filluar para një viti.Unë para dy vitesh kam bërë edhe djepin elektrik dhe në këtë sferë do të vazhdojë edhe më tej”, thotë Saliu.Shaban Saliu ka për qëllim që në të ardhmen të formojë një shoqatë apo klub ku do të mernin pjesë të gjithë dashamirët e inovacioneve dhe të punojnë së bashku për të krijuar diçka të re apo për të shpikur diçka në fushën e teknologjisë që do t`iu sillte edhe levërdi ekonomike.

Ai shpreson edhe në mbështetjen e biznesmenëve të ndryshëm tetovarë dashamirë të inovacioneve, teknologjisë, pasi që kjo punë ka edhe shpenzime të mëdha.“Shumë shpejt do të formojmë klubin ku do të marrim pjesë shumë persona që kanë shpikur, prodhuar diçka dhe të vazhdojmë edhe më tej të punojmë në zbulime të reja, prodhime të veçanta që nyuk janë parë deri më tash.Shpresojmë se do të kemi mbështetje edhe nga biznesmenët por edhe nga shteti që të realuizojmë sa më shumë projekte të këtilla, sepse ka njerëz që kanë kapacitete por nuk kanë mundësi.Të gjitha shpenzimet janë vetanake” shprehet ai.
Shaban Saliu në qytetin e Tetovës njihet për prodhimin e makinës me tre rrota që funksion me bateri gjegjësisht me rrymë elektrike me të cilën i befasoi të gjithë.

“Ideja ka qenë e kahmtoshme sepse e kam pasur hobi këtë punë. Realizimi filloi në vitin 2012, fillimisht e bëra me naftë, kishte disa pengesa dhe pastaj me rrymë elektrike, me bateri. I tërë procesi ka zgjatur rreth tetë muaj. Krejt vetëm, me ide, me realizim, me financa, një pjesë e shoqërisë më ka ndihmuar rreth kësaj ideje. Ma herët e kam bërë sharrën me naftë, dhe disa makina të tjera me naftë. Fuqinë e ka të madhe, dhe i kam vendos pjesë shtesë, ndërsa në krahasim me dizelin ka shumë më shumë fuqi, thotë Shaban Saliu, shpikës i veturës elektrike me tre rrota. Ai nuk është ndalur te makina. Që atëherë e deri më sot është marrë me realizimin e projekteve nga më të ndryshmet në sferën e teknologjisë, dhe inovacionit. (koha.mk)

Incident në Zhelinë

Një incident ka ndodhur në Zhelinë.

Në vazhdim keni njoftimin e plotë të policisë:

Më datë 30 qershor, rreth orës 21 e 55 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Zhelinë të Tetovës gjatë një zënke familjare F.R. (56) nga fshati Zhelinë me mjet të mp*rehtë e ka shpë*rthyer djelin e tij R.R. (23). Sipas denoncimit, deri sa R.R. ka qenë i shoqëruar me të dashurën e tij me inicialet F.A. (19) nga fshati Bogovinë, tek vetura e tij ka ardhur babai i tij dhe kushëriri E.R. (31), dhe i kanë sulmuar fiz*ikisht.

Sipas denoncimit, babai me mjet të mpr*ehtë i ka shkaktuar djalit pla8gë në pjesën e kraharorit.

I lënduari R.R. është dërguar për mjekim në Kompleksin e klinikatve “Nënë Tereza” në Shkup. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer Pro*kurori Publik dhe ekipi nga
SPB Tetovë, kurse personat F.R.(56) dhe E.R. (31) janë arr*estuar dhe mbajtur në Stacionin policor të Tetovës, për procedurë të mëtutjeshme, ku ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate..

Erdhi nga Gjermania për të pushuar në Durrës, ndërron jetë shqiptari nga Kosova

Erdhi nga Gjermania për t’i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Kosovari që jetonte në Gjermani u mb*yt në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë atje, bashkatdhetari ka vd*ekur si pasojë e arrestit kardiak.

Përveç informacioneve zyrtare, policia shqiptare nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje tragjike.

Mediat në Shqipëri raportojnë se pushuesi ishte kosovar me banim në Gjermani.

Komunikata zyrtare e policisë:

Policia ka raportuar mbi vd*ekjen e një 49 vjeçari, i cili sipas të dhënave ka humbur jetën në lagjen nr.13 në Durrës këtë të hënë.

Autoritetet njoftojnë se 49 vjeçari sapo është futur në det ka gjetur vd*ekjen për shkak të një arresti kardiak.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 01.07.2019, rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vd*ekjen, dyshohet arr*est kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Express

Basha për Al Jazeera: Shqiptarët janë të tronditur nga heshtja e ndërkombëtarëve (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një intervistë për Al Jazeeran, ka folur pa doreza, duke i ngarkuar me përgjegjësi për situatën në vend edhe ndërkombëtarëve. Sipas liderit të opozitës, shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar.

“Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”, shprehet Lulzim Basha për Al Jazeera.

“Ky është një vend i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale. Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama”, vijon më tej kreu i PD-së.