Ballina Blog Faqe 575

Rrebesh shiu në Rahovec, shihni se si uji “e merr me vete” një qytetar (Video)

Disa rajone në Kosovë, si pasojë e reshjeve të shiut, janë vërshuar nga uji.

Por, përveçse rrezikut të shkatërrimit të pronave të ndryshme, reshjet kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Një gjë të tillë e dëshmon edhe një video, e cila është publikuar në rrjetet sociale, e cila thuhet se është bërë në komunën e Rahovecit, përcjell Telegrafi.

Aty, siç edhe mund të shihet, se si uji i madh “e mori me vete” një qytetar.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikojë edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. /Telegrafi/

REAGIM NGA SHOQATA E MUZICIENTËVE DHE INTERPRETUESVE ,,HARMONIA 2019,, NGA STRUGA

Sot, më datë 17.06.2019, muzicientët dhe interpretuesit nga Komuna e Strugës, të revoltuar nga pasiviteti i jetës kulturo- artistike, si dhe fluksit shumë të madh të muzicientëve dhe inerpretuesve të jashtëm, të cilët e pamundësojnë funksionimin e drejtë dhe ligjor të muzicientëve dhe inetrpretuesëve nga kjo komunë, e formuan: Shoqatën e Muzicinetëve dhe Inetrpretuesve ,,HARMONIA 2019,, që si qëllim parimor e ka ngritjen e jetës kulturore dhe artistike në Komunën e Strugës, duke dashur këtu të theksojmë se kjo shoqatë, në bazë të statutit të saj, do të mundohet që në bashkëpunim me institucionet shtetërore të ndalojë futjen të muzicientëve dhe interpretuesve nga jashta shtetit, të cilët në mënyrë jo të organizuar dhe jo ligjore veprojnë në Komunën e Strugës dhe me këtë veprim po të njëjtit pengojnë funksionimin e muzicientëve dhe interpretuesve nga Komuna e Strugës.
Shfrytëzojmë këtu rastin për t`i lutur menaxherët të cilët bashkëpunojnë me grupe muzikantësh dhe inetrpretuesësh nga jashta shtetit të RMV të bëjnë kujdes në zgjedhjet e tyre se me cilët grupe muzikantësh dhe ineterpretuesësh do të bashkëpunojnë, duke patur parasysh se deri më sot u kanë shkaktuar shumë dëm muzicientëve dhe interpretuesve të Komunës së Strugës, duke mos menduar fare për këtë veprim jo human.

Shpresojmë se këtë hap do të ndjekin dhe qytetet të tjera, që e ndjejnë po të njëjtën brengë, duke dashur të theksojmë se së bashku do të jemi më të organizuar si artistë dhe më të fuqishëm.

Me respekt, ju falënderojmë për mirkëuptimin.
për SHMI ,,HARMONIA 2019,,

Kryetari Arment Saipi

Strugë, 17.06.2019

SERBIA – POLITIKA E VJETËR E SAJ

Xhelal Zejneli

https://www.youtube.com/watch?v=xusvMmwPbPk&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=K1GPPcXmlNs

Kumanova nën ujë nga të rreshurat e shumta

Të rreshurat e mëdha të shiut që kanë kapluar vendin dhe shumë qytete kanë sjellë problem për qytetarët dhe pushtetin lokal, transmeton KOHA.

Kumanova sot ka qenë nën ujë përfshirë këtu bulevardet kryesore të qytetit ndërsa kalimi në këto pjesë është bërë i vështirë derisa fajin qytetarët e kërkojnë tek pushteti lokal.

https://www.youtube.com/watch?v=xusvMmwPbPk&feature=youtu.be

Ndoshta mospastrimi i shpeshtë i kanalizimit atmosferik është bërë shkaktar i grumbullimit të ujit nëpër rrugë.

Reshjet në Tetovë, dëme në fshatin Poroj (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të shumta. Situatë shqetësuese ndërkaq paraqitet në fshatrat e Tetovës ku vitet e fundit ka pasur përmbytje me pasoja fatale.

Prurjet e lumit në fshatin Poroj, pas shirave të rrëmbyeshëm të ditës së sotme kanë dëmtuar për të tretën here urën e vogël qe lidh dy anët e këtij fshati.

https://www.youtube.com/watch?v=2wuZpV28l-s&feature=youtu.be

Prurjet e lumit në fshatin Poroj kishin shënuar ulje pak më parë, por rreziku mbetet gjithmonë i lartë, sepse siç njoftojnë banorët e fshatit më sipër, Gjermë, reshjet e shiut vazhdojnë të bien me intensitet të lartë dhe po ashtu ka pasur edhe reshje breshëri.

Banorët e fshatit Poroj janë vënë në gatishmëri të situatës dhe janë organizuar për ndonjë dalje të mundshme të ujit nga shtrati i lumit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e zjarrfikëseve për të kontrolluar situatën. Qytetarët kërkojnë masa nga autoritetet me qëllim që të parandalohen përmbytjet e mundshme.

E plotë/ 16 përgjimet e reja të BILD: Si u blenë votat në Dibër (VIDEO)

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të tjera në lidhje me skandalin e blerjes së votave në Shqipëri. Përgjimet e publikuara janë pjesë e dosjes 184 të prokurorisë për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër. Në 16 sekuencat e publikuara nga gazetari gjerman Piter Tiede, rezultojnë kryeministri i vendit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputetet Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi, Arben Keshi, drejtor në ministrinë e brendshme, shefi i komisariatit numër 5 Sali Skura, si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës.

Nga përgjimet, del se njeriu kryesor i cili është marrë më blerjen e votave në Bashkinë e Dibrës në vitin 2017, është pikërisht Arben Keshi.

https://www.youtube.com/watch?v=_Wvpi-EYCPI&t=5s

Në një audio përgjim drejtori i Ministrisë së Brendshme , Arben Keshi flet me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi, i cili njëherësh është edhe bashkëshorti i Ministres së Mbrojtjes , Olta Xhacka.

https://www.youtube.com/watch?v=sjJaP1Ikojg&t=18s

Zyrtari Arben Keshi, drejtor pranë Ministrisë së Brendshme flet me një person me numrin e telefonit 0685922860 dhe ata së bashku shihen tek bëjnë pazar për blerje votash.

https://www.youtube.com/watch?v=gTOB6FwyxFM

Po ashtu Keshi në bisedë me një person të paidentifikuar që punon si mësues (0686434568) Një person i paidentifikuar që punon si mësues informon drejtorin e Ministrisë së Brendshme Arben Keshi që një person që ka 4 vota kërkon 20.000 lekë. Gjatë bisedës, mësuesi tregon se si i ka bërë presion një çifti. Ai e informon se i ka zbatuar të gjitha këshillat që i ka dhënë.

https://www.youtube.com/watch?v=n4UK-E1hKi0&t=35s

Në përgjimin e pestë shfaqet dialogu në mes Arben Keshit, drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy personave të tjerë, ndërsa njëri prej tyre ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat. Një qytetar ((Xhabiri) i ankohet Arben Keshit se nuk ka marrë lekët. Nga ana tjetër, personi që është ngarkuar me detyrën e shpërndarjes, i thotë se ja ka dhënë dhe është gati për t’u ballafaquar.

https://www.youtube.com/watch?v=g1C_FdZyF6Y&t=51s

Në videon numër 6 dëgjohet Arben Keshi, zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme, i cili flet me një person me numrin e telefonit 0686913636. Keshi duket se flet me këtë person për blerje votash. Aty dëgjohet sesi dikush ka ardhur me dajën e tij, ndërsa përmendet edhe një person me emrin Xhevat.

https://www.youtube.com/watch?v=J-NCAflwvcc

Në përgjimet e publikuara, gazetari gjerman ka siguruar edhe telefonatën e drejtorit të ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, me drejtorin rajonal në Dibër. Keshi kërkon nga drejtori i Arsimit në Dibër rë telefonojë drejtorët e shkollave për t’i kujtuar ata të votojnë për PS në të kundërt, një ditë pas zgjedhjeve në Dibër të gjithë do të jenë të pushuar. Drejtori i Arsimit e garanton atë se do t’i telefonojë të gjithë, drejtore e mësues.

https://www.youtube.com/watch?v=VqOU4HGFJRE

Në përgjimin numër tetë, shfaqet biseda mes shefit të komisariatit të Kamzës dhe Drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. Shefi i komisariatit të Kamzës i thotë Keshit se kreu i Bashkisë së Kamzës ka nisur 450 njerëz me furgon drejt Lurës dhe Recit. Kjo lëvizje duket se e shqetëson shumë drejtorin e Ministrisë së Brendshme.

https://www.youtube.com/watch?v=HyY6p-yhOQU

Në përgjimin numër 9 të gazetës gjermane, zyrtari i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e Komisariatit numër 5 Sali Skurën. Në këtë bisedë, Skura thotë ndër të tjera: “kemi bllokuar disa autobusë, por disa ia hodhën me miqësi”.

https://www.youtube.com/watch?v=iKgjvD6ePG4&t=52s

Në përgjimin e mëposhtëm është drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi i cili flet me ish-ministrin Damian Gjiknuri. Gjiknuri i thotë Arben Keshit se do t’i çojë tek qendra votimi disa djem problematik që t’i ketë për çdo rast.

https://www.youtube.com/watch?v=GGZcbE64AAk

Në përgjimet e publikuara nga gazetari gjermanr, Peter Tiede rezulton edhe biseda mes ish-deputetit Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës, me Drini Gjecin drejtor i Arsmit në qarkun e Dibrës.

https://www.youtube.com/watch?v=rWtJr8l-LQU&t=1s

Nga 16 përgjimet e publikuara sot nga gazetari i Bild, Peter Tiede që tregon blerjen e votave, kërcënimet e shantazhet në zgjedhjet e 2017 në Dibër, pjesë e dosjes hetimore 184. Drejtori Rajonal i Arsimit zbaton urdhrat e dhëna nga deputeti Pjerin Ndreu. Drini Gjeci (Drejtor rajonal në Dibër në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç (Reshat Elezi 0686433077). Në ditën e zgjedhjeve, Drejtori i Arsimit Drini Gjeci urdhëron një drejtor shkolle, Reshat Elezi për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve të tij hapur, duke shprehur dyshime se ata mund të votojnë për PD. Ai e kërcënon atë se nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, mund të kërkojë një punë tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=N38nElxIejQ&t=44s

Në përgjimin numër trembëdhjetë drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati dhe e pyet se a ka votuar. Qytetari me emrin Lavdrim Murati i thotë se ende nuk ka votuar me arsyetimin që të lirohet pak radha në qendrën e votimit.

https://www.youtube.com/watch?v=hP5QYOrWBXI&t=4s

Ish-ministri i Transporteve Damian Gjiknuri është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuar për zgjedhjet në Dibër me Partinë Socialiste. Sipas përgjimit të BILD, Gjinuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave.

https://www.youtube.com/watch?v=qJFkgmLGSTo

Biznesmeni Bekim Krashi (një biznesmen i zonës që merret me mermerin) dhe një person i paidentifikuar, flasin për paratë që janë shpërndarë për blerjen e votave. Personi i paidentifikuar pyet se sa para mund të ofrojnë për një votë, sepse ai ka dy familje, në total 5 vota. Çmimi për një votë është rreth 4.000 lekë.

https://www.youtube.com/watch?v=NbMPBqxtj98&t=5s

Në videon e 16-të të publikuar nga Peter Tiede, rezulton biseda e Bekim Krashit me një prej votuesve në Dibër. Votuesi duket se e ka shitur votën e tij për partinë socialiste dhe në bisedë pyet personin që e ka paguar atë në këtë rast, Bekim Krashin se cfarë shenje duhet të vendosë në fletën e votimit që ata ta kuptojnë.

https://www.youtube.com/watch?v=w3kNHkmFf2Q

Sekuestrohet pasuria marramendëse e Admir Muratajt dhe familjarëve të tij (VIDEO+FOTO)

Policia e Shtetit ka sekuestruar në Tiranë rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të Admir Murataj dhe familjarëve të tij. Burimet zyrtare raportojnë se në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është bërë sekuestrimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat i përkisnin Admir Murataj vëllait të tij Cen Murataj, si dhe Sh.M.. Sekuestrimi është bërë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Vila luksoze e Admir Muratajt gjatë kontrolleve të Policisë në vitin 2017

Policia ka sekuestruar një vilë 3 katëshe, me vendndodhje në Prezë të Tiranës, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit Admir Muratajt. Në afërsi të Saukut është sekuestruar tokë truall, me sipërfaqe 600.3 m2, po në pronësi të personit të lartpërmendur.

Vila luksoze e Admir Muratajt gjatë kontrolleve të Policisë në vitin 2017

Në vitin 2016, ka rezultuar se Admir Muratajt ka blerë një garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të tij, edhe kjo e sekuestruar sot. Të tjera prona të regjistruar në emrin e tij janë; apartament me sipërfaqe 100.5 m2;tokë truall; apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

Vila luksoze e Admir Muratajt gjatë kontrolleve të Policisë në vitin 2017

Në emër të shtetases A.A., janë sekuestruar një apartament me sipërfaqe 71 m2. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 9 automjete të llojeve të ndryshme, relativisht të shtrenjta.

Vila luksoze e Admir Muratajt gjatë kontrolleve të Policisë në vitin 2017

Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

Vila luksoze e Admir Muratajt gjatë kontrolleve të Policisë në vitin 2017
Vila luksoze e Admir Muratajt gjatë kontrolleve të Policisë në vitin 2017

Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale (VIDEO)

Gazetari gjerman, Peter Tiede ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit paralajmëroi se do e padisë në Gjermani për shkak të publikimeve të përgjimeve nga dosjet 339 dhe 184.

Duke ironizuar Ramën nëse ‘madhëria e tij’ është fyer nga përgjimet, Tiede thekson se kasetat janë origjinale. Ai thotë gjithashtu se gjykatat në Shqipëri nuk funksionojnë, ndaj Rama do e dërgojë padinë në Gjermani dhe i bëhet qejfi që kryeministri shqiptar e pranon këtë fakt.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se kam fyer lartmadhërinë, apo pse? Kasetat janë origjinale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë funksionon? Jam i lumtur që e pranove…”, replikon Tiede me Ramën.

Sot u publikua një audio-përgjim i Ramës me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme, si dhe disa audio-përgjime të tjera ku përfshihen Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë, dhe Pjerin Ndreu, ish-deputet i PS.

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria urdhëron shoqërimin e Bashës me forcë

Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kreut të PD-së Lulzim Basha pasi ai nuk ka shkruar në prokurori siç ishte thirrur pak ditë më parë për lobimin e ashtuquajtur rus.

Basha nuk iu përgjigj ftesës me arsyetimin se nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar. Prokurorët kanë firmosur urdhrin i cili është dorëzuar në polici. Sipas shkresës, OPGJ do e shoqërojnë në mënyrë të detyrueshëm kreun e PD-së më 20 qershor në orarin zyrtar.

Lideri demokrat Lulzim Basha nuk u paraqit sot në prokurori pas fletë-thirrjes së prokurorëve për çështjen e lobimit. Në një letër drejtuar prokurorëve, Basha shkruan se nuk është njohur me faktet që kanë dalë nga hetimi. Për këtë arsye, Kryetari i PD i ka kërkuar prokurorisë plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit. “Kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”, deklaron ai.

BILD-Ramës: Ja plani sistematik i qeverisë për manipulimin zgjedhor

Ashtu siç ishte paralajmëruar, e përditshmja gjermane, BILD publikoi të tjera përgjime nga manipulimet zgjedhore. Sërish, gazeta shënjestron kryeministrin Edi Rama. Këtë herë ata e akuzojnë se ka pasur një plan sistematik për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017.

“BILD ka në dorë regjistrime të shumta telefonike- të bëra nga hetuesit shqiptarë- që tregojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik nga partia qeverisëse socialiste e kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrim elektoral, blerja e votave, shantazh ndaj votuesve të opozitës.

BILD tani publikon disa nga regjistrimet, disa prej të cilave vijnë nga e ashtuquajtura dosja ‘184-2016’. Ato janë të gjitha shembuj të manipulimit, kërcënimit dhe blerjes së votuesve nga lart poshtë. Ato tregojnë se si ka bashkëpunuar politika, biznesmenët dhe kriminelët.

Në përgjime dëgjohet se si ministria e Brendshme po harton një plan për të fituar zgjedhjet për socialistët. Se si më pas- nivel pas niveli- me para, presion dhe kriminelë, sigurohen që rezultati të jetë i saktë. Po ashtu mund të dëgjoni sesi drejtuesit e lartë kërcënojnë drejtorët dhe mësuesit e shkollave”.

“Këto regjistrime të policisë dëshmojnë gjithashtu: kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, e dinte këtë komplot elektoral, ishte pjesë e tij. Zyrtarët e lartë qeveritarë e planifikuan manipulimin zgjedhor dhe e ekzekutuan atë së bashku me udhëheqësit lokalë nga partia, administrata zgjedhore dhe mafia”.

Gostivar, makina përplas 66-vjeçaren në rrugën “Armata Popullore e Jugosllavisë”

Më datë 16 qershor, rreth orës 22 e 30 minuta, në rrugën “APJ” (“JNA”) në Gostivar, makina e tipit “Golf” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 51-vjeçari L.S. nga Gostivari ka aksidentuar 66-vjeçaren N.N. (këmbësore) nga Gostivari.

Pas aksidentit, me të njëjtën veturë këmbësorja e lënduar është dërguar në qendrën medicinale në Gostivar, ku pas kryerjes së kontrollit mjekësor janë konstatuar lëndime të rënda trupore (frakturë në gjurin e këmbës së djethtë) dhe është ndaluar në
spital për mjekim të mëtutjeshëm.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues për komunikacion nga Satacioni policor Gostivar./TetovaNews

19 vjeçari përplas me makinë dy persona në Shkup

Dy këmbësorë kanë pësuar dëmtime pasi që janë përplasur nga makina e tipit “Fiat Punto”, e drejtuar nga 19-vjeçari me inicialet I.B. nga Shkupi, transmeton Tetova News.

Këmbësorët me inicialet A.SH.(44 vjeç) dhe H.SH.(18 vjeç) me autoambulancën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në qendrën e urgjencave në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Dëmtime më të rënda ka pësuar A.SH., ndërsa me lëndime të lehta ka shpëtuar H.SH. (18).

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22 e 55 minuta në kryqëzimin mes rrugëve “Vojdan Çernodrinski”, “Sllavej Pllanina” dhe rrugës së Krimesë në Shkup.

Tetovë, 19-vjeçari kapet me substancë të ndaluar

Në datë 16 qershor, rreth orës 21 e 30 minuta, pjestarët e policisë nga Stacioni policor në Tetovë, tek parku në rrugën “Hekurudha” në Tetovë, kanë privuar nga liria 19-vjeçarin B.S. nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit është gjatur mari*juanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

Rikonstruimi i qeverisë, RDK-ja mbetet pa ministri!?

Ndonëse pritej rikonstruim i përmasave më të mëdha, në mesin e afër tetë ministrave të përfshirë nga “fshesa” e kryeministri Zoran Zaev mësohen të jenë edhe emërimet në ministrinë e Kulturës, Bujqësisë dhe Sistemit Politik. Nga partia Alternativa e Afrim Gashit thonë se ditëve në vijim pritet zyrtarizmi i kandidatit për ministër Kulture.

BDI nga ana tjetër ka mbyllur kapitullin e rikonstruimit me propozimin e ministrit të Ekologjisë, Sadulla Duraku në Ministrinë për Sistem Politik, ndërsa në vendin e tij mësohet të vij Naser Nuredini. Edhe pse integristët thonë se rikonstruimi nga radhët e tyre ka marr fund, burime të Alsat në rrethana jo zytare bëjnë të ditur se LSDM dhe Zoran Zaev mohojnë propozimin që Duraku të emërohet në dikasterin për Sistem Politik. Madje, jo zyrtarisht mësohet se Ministria e Pushtetit Lokal me të cilën udhëheq kuadër i RDK-së, do t’i kalojë Partisë Liberal Demokrate, ndërsa ministria pa resor për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore me të cilën udhëheq Zoran Shapuriq t’i takojë partive rome. Nga radhët e LSDM-së,

Zaev nuk bën të ditur emrin e ministrit të Bujqësisë, ndërsa burime nga socialdemokratët bëjnë të ditur se në kuadër të rikonstruimit do të përfshihen edhe ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski. I pari i Qeverisë, në mbledhjen e Këshillit Qendror të LSDM-së njoftoi se në kuadër të rikonstruimit do të përfshihen edhe rreth 20 drejtor nga niveli qendror dhe lokal, proces ky i cili do të zhvillohet në disa faza, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që për propozimin e drejtorëve të merret edhe mendimi i ministrave të rinj. Emrat e ministrave dhe drejtorëve pritet të bëhen zyrtare nga java e ardhshme. Qeveria nuk përjashton mundësinë që mes datave 24-25 qershor propozimet për ministra t’i dërgojë në Kuvend.

Ndalohet A.A. nga Gostivari, dorëzohet në Idrizovë

Më datë 16 qershor, rreth orës 01.00, pjestarë të policisë nga Stacioni Policor në Gostivar, me urdhër të Gjy*katës Themelore të Gostivarit, është arr*estuar 30-vjeçari A.A. nga Gostivari, i cili duhet të vuaj dë*nimin me bu*rg në afat prej 4 vjetësh.

I njëjti më vonë është transferuar dhe dorëzur në
bur*gun e Idrizovës në Shkup.

https://www.youtube.com/watch?v=2jlgnyu6fQI

Vihet pas hekurave 44-vjeçari nga Tetova, i kthen dorë policisë

Më datë 15 qershor, rreth orës 16 e 10 minuta, pas një denoncimi të mëhershëm në stacionin policor të Tetovës, për dëmtim të banesës në një objekt banimi në rrugën “Blagoj Toska” në Tetovë,
pjestarët e policisë e kanë arrestuar 44-vjeçarin B.A. nga Tetova, të cilin e kanë takuar në korridorin e ndërtesës dhe i ka sul*muar fiz*ikisht pjestarët e policisë

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

https://www.youtube.com/watch?v=wlREgSt4qgI&t=32s

https://www.youtube.com/watch?v=K1GPPcXmlNs

https://www.youtube.com/watch?v=2jlgnyu6fQI

Ish-deputeti nxjerr videon: Ja si e ka mobilizuar Rama policinë për ta mbrojtur në fushatë (VIDEO)

Ish-deputeti i LSI-se, Endrit Braimllari ka publikuar një video, në të cilën duken disa furgonë policie, që sipas tij janë të angazhuar nga kryeministri Edi Rama, për ta mbrojtur atë, teksa bën takimet e fushatës elektorale.

Sipas Braimllarit, asgjë nuk e ndal uraganin popullor.

Postimi i Braimllarit

Edi Rama i tmerruar dhe i vetmuar, mobilizon policine nga e gjithe Shqiperia per ta mbrojtur ate ne prezantimin e kandidateve farse ne Korce.

Ta harroje Edi Rama qe me perdorimin e pushtetit te tij kriminal do te ndale uraganin popullor !
Qytetaret jane te vendosur ti shkojne deri ne fund per Demokraci, standarde dhe liri.

https://www.youtube.com/watch?v=K1GPPcXmlNs&feature=youtu.be

Bie nga 16 m lartësi, i ngulet hekuri 51 cm në p… (FOTO)

Një punëtor në sektorin e ndërtimit ka përjetuar një tm*err të vërtetë, teksa ra nga 16 metër lartësi dhe u ng*ul mbi një shufër hekuri 20 inç, e cila iu ngul tej për tej në prap*anicën e tij.

Imazhet e tme*rrshme tregojnë dëmtimet që ka marrë ai. Ai mund të shihet i ngulur në hekurin e skelës aty pranë, ndërsa shërbimi i emergjencës punon me kujdes rreth tij.

Për fat të mirë për kolegët e tij vepruan shpejt dhe ai u dërgua në spital ku këto fotografi u shkrepën.

Skaneri me rreze tregon se ai e ka shufrën e hekurit prej 20 inç brenda trupit të tij.

Publikohen pamjet brenda aeroplanit që po fluturonte nga Prishtina (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në fluturimin e linjës Prishtinë-Bazel, ku kanë mbetur të lënduar 10 persona.

Sipas mediave zvicerane, avioni Boeing i kompanisë “ALK Airlanes” që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes. Incidentin e ka konfirmuar për 20 minute zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë është ulur në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Një lexues ka thënë për “20 minuten” se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

https://youtu.be/rE-CjiR1pBc

Zaev: Jo zgjedhje të parakohshme, vetëm riformatim të qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të qartë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai këtë e ka theksuar pas mbledhjes së Këshillit qendror të LSDM.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse përpara kemi qëllime të tjera me prioritet për vendin. Vendimet tona janë për të betonuar të ardhmen eurointegruese të vendit”, theksoi Zaev, duke shtuar se konkluza e organit më të lartë partiak ka qenë që të vazhdohet me procesin e rikonstruimit të Qeverisë dhe të mos të përkrahet vendimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai po ashtu tha se nuk do ta kthejë mandatin, por do të shkojë në rikonstruimin e Qeverisë me 8 ministra. Kohë më parë edhe BDI theksoi se prioritet për vendin është rikonstruimi dhe jo zgjedhjet për të mos humbur kohë në procesin e reformave. Ndërsa nga ana tjetër, partitë opozitare kanë theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, për shkak të dështimit të kësaj qeverie. (INA)