Ballina Aktualitet Lajme Zaev: Jo zgjedhje të parakohshme, vetëm riformatim të qeverisë

Zaev: Jo zgjedhje të parakohshme, vetëm riformatim të qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të qartë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai këtë e ka theksuar pas mbledhjes së Këshillit qendror të LSDM.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse përpara kemi qëllime të tjera me prioritet për vendin. Vendimet tona janë për të betonuar të ardhmen eurointegruese të vendit”, theksoi Zaev, duke shtuar se konkluza e organit më të lartë partiak ka qenë që të vazhdohet me procesin e rikonstruimit të Qeverisë dhe të mos të përkrahet vendimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai po ashtu tha se nuk do ta kthejë mandatin, por do të shkojë në rikonstruimin e Qeverisë me 8 ministra. Kohë më parë edhe BDI theksoi se prioritet për vendin është rikonstruimi dhe jo zgjedhjet për të mos humbur kohë në procesin e reformave. Ndërsa nga ana tjetër, partitë opozitare kanë theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, për shkak të dështimit të kësaj qeverie. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews