Ballina Blog Faqe 714

DW: Varfëria, fëmijët në Shqipëri bëjnë edhe punë të rënda

Sipas të dhënave të Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (CRCA), 7 përqind e fëmijëve punojnë, ndërkohë që 12 mijë kanë braktisur shkollën. Pjesa më e madhe e fëmijëve punojnë në sektorin agrar, por edhe në aktivitete rruge si lypje apo shitje. Dhe një pjesë më e vogël punon në punë të rënda si miniera dhe ndërtim. CRCA thotë se rreth 50 mijë fëmijë punojnë në Shqipëri, por Ministria amerikane e Punës, zyra për çështjet ndërkombëtare të së cilës botoi muajin e kaluar një raport për punën e fëmijëve në Shqipëri, vëren se mungojnë të dhënat aktuale për përdorimin e fëmijëve në format më të rënda të punës.

Puna në agrikulturë dhe industri
Sipas rapotit 87,5 përqind e fëmijëve nga mosha 5 deri 14 vjeçare punojnë në agrikulturë, 9,6 në shërbime dhe 2,9 në industri. Punët që kryejnë fëmijët në agrikulturë nuk janë të identifikuara ndërkohë që në shërbime ata punojnë kryesisht në shitje, larje makinash, lustrime këpucësh, punë në hotele, restorante. Në industri fëmijët punojnë në miniera edhe për nxjerrjen e kromit, në ndërtim, në industrinë e tekstilit, peshkim, call center. Po raporti flet për përdorimin e fëmijëve edhe në aktivitete ilegale si vjedhje, trafikim droge, përdorim si korrierë droge, dhe mbledhje e përpunim kanabisi.
Qeveria shqiptare ka futur në përdorim mekanizmat institucionalë për të ndaluar punën e fëmijëve, por hendeku ekziston në bashkëpunimin midis Ministrisë së Financave, asaj të ekonomisë, dhe të punës, vëren raporti i sipërpërmendur. Mosha minimale në Shqipëri për punë është 16 vjeç dhe për punë të rënda 18 vjeç. Qeveria shqiptare ka aprovuar ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në punë si dhe një listë të punëve të rënda, në të cilat ndalohet puna nën moshën 18 vjeçare. Edhe axhenda kombëtare për të drejtën e fëmijëve krijon një sistem për mbrojtjen nga abuzimet. Megjithatë ligji nuk e ndalon shprehimisht përdorimin, ndërmjetësimin ose ofrimin e fëmijëve për aktivitete ilegale.

Mungesa e inspektorëve të punës
Ata që mungojnë thotë Altin Hazizaj, drejtor i CRCA, janë inspektorët e punës, që të kontrollojnë sektorët ku mendohet se punojnë fëmijë. Këtë vëren edhe raporti i përmendur më lart, sipas të cilit qeveria nuk ka plan vjetor për inspektimin e rrezikut në punë. Kontrolle bëhen gjatë verës për punën e fëmijëve në shitje, por jo gjatë gjithë vitit për shembull për përdorimin e fëmijëve në agrokulturë. Sipas të dhënave në vitin 2017, ka pasur 586 raste të fëmijëve që lypin në rrugë.

Qeveria ka përpiluar programe për eliminimin e punës së fëmijëve. Mungesat ekzistojnë në programet sociale, përfshirë programet për të adresuar problemet në çdo sektor. ”Situata bëhet më tragjike sepse mungojnë shërbimet e mbështetjes së familjes dhe fëmijëve, që do të siguronin ushqimin bazë dhe ndjekjen e shkollës,” thotë Altin Azizaj, nga CRCA.

Edhe raporti i i sipërpërmendur vëren se shërbimet sociale duhet të jenë të arritshme për fëmijët romë dhe egjiptianë. Po ashtu duhen identifikuar punët e fëmijëve në agrikulturë dhe ndërtim për të përshtatur politikat dhe programet, duhen ulur barrierat për arsimin, duhet rritur numri i strehimoreve për fëmijët që bien në sy të policisë. /DW

Pija që eliminon dhjamin e barkut për vetëm 4 ditë!

Ajo që ju sugjerojmë është një super pije që ju bën të mundur të hiqni shtresat e dhjamit nga barku juaj. Kjo pije do të stimulojë trupin, duke stimuluar metabolizmin pa ndonjë efekt negativ.

Ajo që ju duhet të shmangni janë ëmbëlsirat, ushqimet me yndyrë dhe për katër ditë hani fruta dhe perime që përmbajnë sasi të mëdha uji: të tilla si shalqi, pjepër, kastravec dhe shumë të tjerë.

Kjo do të ndihmojë në parandalimin e dehidrimit, kapsllëkut dhe fryrjes së tepërt gjatë kësaj periudhe. Kjo pije është një mënyrë e shkëlqyeshme për këdo që është i gatshëm të ndryshojë stilin e tyre të jetesës. Kjo do të ndihmojë për të djegur disa kilogramë më shumë. Gjithashtu do të rrisë metabolizmin tuaj, do të kontrollojë dëshirat tuaja dhe do të largojë toksinat dhe mbeturinat nga trupi juaj.

Ja se si ta përgatisni këtë pije:

Përbërësit:

-1 lugë çaji rrënjë xhenxhefil

-8 gota uji

-1 kastravec të freskët dhe të mesëm të prerë në mënyrë të hollë

-1 limon të mesëm, të grirë imët

-12 gjethe nenexhik

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosini në një shishe një natë para se t’i konsumoni ato. Pijeni gjatë gjithë ditës pasardhëse, duke shmangur ujin. Pothuajse të gjithë përbërësit kanë efekte diuretike natyrore dhe në këtë mënyrë lëngjet e tepërta në trupin tuaj do të dalin përmes urinimit. Do të shkoni shpesh në banjë. Disa nga përbërësit kanë efekte hidratuese, kështu që ju nuk duhet të shqetësoheni për dehidratim. Lëkura juaj do të bëhet më e ndritshme dhe më e kthjellët. /Revista Psikologjia/

Çmenduri/ Vë bast gruan, shoku ja merr për një javë

Bixhozi është kthyer në një sëmundje për shumë të rinjë, me këta të fundit që “shesin” gjithçka për të synuar fitoren.

Por lajmi më i çuditshëm vjen nga shteti afrikan, Kenia, ku dy shokë “u përfshinë” emocionalisht tek derbi i Manchesterit mes City-t dhe United.

Në të vërtetë, dy miq në Kenia vendosën ta shkruanin bastin e tyre në një letër, duke deklaruar:

“Amani Stanley, në zotërim të plotë të aftësive të tij mendore, premton ta shesë gruan e tij për një javë tek miku i tij Tony Shilla nëse Manchester City nuk fiton titullin kundër United, Amani Stanley konfirmon se ai është i arsyeshëm dhe nuk është aspak i detyruar në këtë marrëveshje “.

Gazeta keniane publikoi nënshkrimet e të dyja palëve, si dhe një palë e tretë që konfirmonte bastin. Ishte United që triumfoi në fund me rezultatin 3-2, dhe Shilla “fitoi” për një javë gruan e shokut të tij.

VIDEO/ “Audi A6” 60 mijë euro për Ramiz Merkon

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko filloi të vozitet me Audi më të ri A6. Automobili është pjesë e shpalljes publike për blerjen e katër automobilave për nevojat e komunës. Shuma e përgjithshme e ndarë për këtë ishte diku rreth 6 milionë denarë, apo rreth 100 mijë euro pa TVSH, ndërsa vetëm automobili Audi arrin vlerë prej 60 mijë euro. Vitin a kaluar pas kronikës së Alsat M për automobilat luksoz, nën presionin e opinionit shpallja ishte tërhequr.

Sipas shpalljes së re, komuna ka kërkuar automobil-limuzinë të versionit Sedan-ngjyrë të zezë me katër dyer, dizel dhe me fuqi të paktën prej 140 KW me shpejtësi automatike dhe pajisje luksoze.

Si ofertues më i volitshëm është zgjedhur kompania Josifov SHPKNJP – Manastir. Kreu i Strugës Merko në një bisedë telefonike për Alsat M tha se automobilat e ri janë blerë nga shitja e automobilave të vjetër që i ka pasur komuna dhe me mjete plotësuese nga buxheti. Tre automobilat tjerë të tipit Shkoda do të shfrytëzohen për nevojat e administratës dhe shërbimeve të inspektorateve.

Sipas Merkos, asgjë nuk ka kontestuese në blerjen e automobilit që e shfrytëzon ai, pasi ai është vetëm një Audi i thjeshtë prej 2000 kubikëve. Ai tha se nga pushteti lokal i kaluar për katër vjet janë harxhuar 100 mijë euro vetëm për riparime të automobilave. Aleanca për Shqiptarët akuzon se Merko po bën jetë luksi në kurriz të qytetarëve të Strugës.

Automobili i blerë nga kryetari është luks i tepruar në kohën kur komuna e Strugës ka shumë punë më të rëndësishme që duhet të zgjidhen se sa luksi i Merkos. Ai kishte një automobil të mirë dhe nuk ka pasur nevojë të shpenzohen 100 mijë euro për automobil, kur komuna funksionon me vështirësi, ndërsa shkollat i kanë llogaritë e bllokuara” – theksuan nga – Aleanca për Shqiptarët

Blerja e automobilave nga kryetari i komunës vjen në kohë kur komuna e Strugës ka shumë probleme tjera që kërkojnë zgjidhje, blerjen e kamionëve të ri për shërbimet e zjarrfikësve, zgjidhjen e problemit me deponinë dhe ujin për pije./Alsat

https://youtu.be/31P0wxHF-qY

83-vjeçari nga Kosova, pasioni i tij është Play Station dhe loja e futbollit (Video)

83 vjeçari nga Kosova i dashuruar në Play Station dhe lojën e futbollit.

Ahmet Dedinca, 83 vjeçari i ‘dashuruar’ në Play Station.

Është 83 vjeçar, por lojën e Play Station e “dashuron”.

Mësoni më shumë se kush është ky njeri, pse e do kaq shumë këtë lojë dhe kush janë rivalët e tij.

Policia gjermane ndalon dy autobusë nga Kosova, kjo është arsyeja

Dy autobusë me pasagjerë nga Kosova janë ndaluar nga policia gjermane pasi kanë gjetur disa mangësi.

Mediat gjermane shkruajnë se stacioni i policisë në Montabaur, qytet gjerman, u njoftua nga policia rrugore lidhur me dy autobusët nga Kosova.

Me datën 5 janar, u ndalua një autobus ku shoferi nga Kosova kishte 27 orë që po voziste.

Sipas policisë rrugore, ai kishte kaluar dukshëm kohën e lejuar të vozitjes pa pushim ditor.

“Shoferët thanë se kishin marrë autobusin në Hungari. Megjithatë ne përmes udhëtarëve zbuluam se shoferët kishin 27 orë që po vozisnin, duke tejkaluar kështu kohën e lejuar të vozitjes. Po ashtu, u gjetën disa rripa të dëmtua etj. Udhëtimi ishte ndaluar edhe për shkak të defekteve teknike dhe pushimit të kërkuar ditor”, shkruan media gjermane.

Për shkak të kësaj, 59 pasagjerë të njërit autobus u është dashur të zbresin dhe të hipin në një tjetër autobus.

Po ashtu, edhe me 9 janar është ndaluar një tjetër autobus i të njëjtës kompani, emri i së cilës në këtë artikull nuk përmendet.

Policia kishte zbuluar se vozitësi kishte 31 orë në rrugë pa pushim, ndërsa kishte edhe dëmtime brenda autobusit, si për shembull rripat e dëmtuara.

48 udhëtarët u detyruan të vazhdojnë udhëtimin për në Duesseldorf me tjetër autobus.

Ndërsa, gjoba janë shqiptuar ndaj dy shoferëve dhe kompanisë, si dhe pagesat e sigurisë u janë konfiskuar nga të dy shoferët.

Gentian Zenelaj: Kryeministër, mblidh kallaballëkun!

Ai është gjithmonë me një batutë gati, për gjithçka dhe kjo e ka bërë një nga personazhet më të dashur për publikun. Gentian Zenelaj, është artisti që i thotë gjërat aq bukur dhe thumbon përmes humorit dhe satirës. Gentin këtë herë e kemi “zbërthyer” që nga televizioni, teatrit, familja e deri tek pika e dobët, humori. Ju do qeshni me lot gjatë kësaj interviste, aq sa në fund do kuptoni që arti dhe artisti të bëjnë të lumtur, në një mënyrë apo në një tjetër!

GENTI DHE TELEVIZIONI

Fabjola Kuburi:- Genti, sa vite pune u bënë në ekran?

Gentian Zenelaj:- Që nga dhjetori i vitit 2003 unë jam në ekranet shqiptare, më përpara një herë në javë, prej 5 vitesh çdo ditë.

– Në tregun mediatik, ka pasur shumë ecejake. Ti, e ke menduar ndonjëherë lëvizjen në një televizion tjetër, për sezonet në vazhdim e kam fjalën?

-Unë mendoj se lëvizja është gjëja më e mirë që duhet të bëjë një figurë televizivedhe lus Zotin që të vazhdojë ky moderimi i “armiqësisë” mes televizioneve që krijohet pasi lëvizin figurat e ekraneve të tyre. Tregu duhet të lëvizië se përndryshe ngelemi në stanjacion dhe do ngelim duke ftuar njëri-tjetrin në emisione.

– Nëse do të ikje, për çfarë do ta bëje?

– Të tregohem i sinqertë, do ta bëja për të njëjtën arsye që e bën çdo figurë televizive, për një rrogë më të mirë.(Qesh) Përtej shakasë,  sigurisht që do ikja për një projekt më të mirë që do më çonte përpara, për nëj arritje tjetër në jetën time.

– Ke menduar ndonjëherë të ndryshosh format emisioni?                                         

– Unë mendoj gjithmonë për të ndryshuar format emisioni dhe për të ndryshuar Gentin. Lufta ime më e madhe që po bëj tani është të ndryshoj Gentin për sa i përket peshës dhe jam në betejë të vazhdueshme me veten dhe me stomakun tim që mezi po pres të has diku ta rrah ta vdes në dru, por përfundimi është që ai me rreh gjithmonë(Qesh) 

– Kur ulesh ti vetë për të ndjekur një program televiziv, çfarë zgjedh?

– Unë shoh çdogjë, unë nuk shoh për të paragjykuar, shoh me dëshirën e mirë për të parë gjëra të bukura, sigurisht që ka emisione që të kënaqin, ka emisione që të zhgënjejnë por gjithsesi po të shikosh jetën time sociale unë nuk para bej vërejtje publike siç e kanë ves disa njerëz t’a bëjnë sepse bota jonë është kaq e vogël sa është më mirë që të bësh miq sesa armiq. Përpiqem të bëhem pozitiv.

– E mendon ndonjëherë Gentin në një skenë të madhe botërore, duke prezantuar një festival apo një spektakël?

-Tashmë ajo kohë për Gentin ka kaluar dhe ajo fejesë nuk do bëhet.(Qesh) Por, jetës nuk i dihet, surprizat e jetës janë të pafundme.

GENTI DHE TEATRI

-Boeing Boeing ishte një sukses ia jashtëzakonshëm, çfarë të ka mbetur e jotja nga kjo pjesë?

-…dhe nuk ka ndaluar…! E them me bindje të plotë që Kiço Londo arriti të krijoje më minimumin e mundshëm të skenografisë e kostumografisë e të gjitha, arriti të krijojë një super trupë e cila kanë krijuar një sintoni me njeri-tjetrinm, kemi krijuar një miqësi të jashtëzakonshme mes nesh. Nuk më ka bërë vaki ndonjëherë është dhënë 60 herë në skenë.

– Po “Komedia që shkon për dreq” shkoi më shumë për mbarë duke pasur parasysh sa herë është kthyer në skenë?

– Jo, kjo komedi shkon gjithmonë për dreq(Qesh) Do rikthehemi përsëri. Është një komedi shumë elegante, te ajo vepër më mahnit shumë është fakti që kënaqen fëmijët, vijnë dhe na ndjekin fëmijët.

-Pjesa e radhës cila është?

– Jemi në proces pune, nuk ta them dot se kur e tregon një gjë nuk realizohet(Qesh) Po lexopj disa vepra, por ka diçka në Shqipëri, pjesa më e madhe nuk realizohen për shkak të fondeve dhe buxhetit. Regjisoret/ët u del shpirti për të gjetur fonde, vetem punonjësit e marketingut bredhin kaq shumë për të gjetur para sa regjisorët e tatrit. Ne aktorët mundohemi të ndihmojmë, presim! Sa e sa herë kam nisur punën pa qenë buxheti i sigurtë.

-Mes filmit dhe teatrit, mbetet dashuria më e madhe…

– Filmi në Shqipëri nuk ekziston, filmi në Shqipëri është një aventurë simpatike, ka tentativa sporadike, ka njerëz trima dhe guximtarë që mundohen të bëjnë kinematografi nganjëherë edhe me lekët e xhepit të tyre, por që filmi për mua këtu ka marrë fund, siç është edhe teatri drejt atij fundi! Arti në Shqipëri është në grahmat e fundit, as në 97’ nuk ka qenë kështu!

ORARET E GENTIT

– Zgjimi…

-Orari i zgjimit për mua është çdo ditë, 06:00-06:15 maksimumi…përveç të djelës që është në 06:30.(Qesh)

– Dal nga shtëpia në orën…

– Dal nga shtëpia në orën 7 e 20 sepse përndryshe po dola 5 minuta më vonë, më kap një trafik i paparë për të çuar djalin në shkollë! E kap gjithmonë para se të fillojë trafiku, jam bërë si kullë vrojtimi aeroporit.(Qesh)

– Dhe kthehem në shtëpi…

– Kthimi në shtëpi zakonisht është pas orës 19:00, pasi Danieli mbaron kurset futboll e kështu me rradhë, mblidhemi në shtëpi. Por, kjo ndodh kur unë nuk kam projekte, sepse kur unë kam projekte kthimi është gjithmonë në 22:30-23:00.

– Takohem me miqtë e mi…

– Sa herë që mundem, gjej gjithmonë kohë për miqtë e mi. Njeriu po deshi gjen kohë për gjithçka.

– Netët në lokalet e ish-Bllokut…

– Prej shumë vitesh me keqardhje, i them pronarëve të lokaleve atje që nuk do ma shohin më surratin.(Qesh)

– Nuk njeh orar në ditën time…

– Orar në ditën time, nuk njeh familja

Genti si prind…!

– Të gjitha baballarët VIP, pas shumë vitesh, kujtohen që nuk kanë kaluar kohë sa duhet me fëmijët e tyre… Po babi Genti?

– Unë kaloj kohë shumë me fëmijët e mij, përpiqem të shfrytëzoj çdo moment me ta, por të kemi parasysh që edhe fëmijët kanë punët  e tyre.(Qesh)

– Djali apo vajza janë më të prirur drejt artit?

– Vajza, ndjej tek vajza një dalldi artistike për të kënduar, për të kërcyer dhe shumë shpejt do ta rregjistroj në kurse baleti. Do merrem artistikisht me të.

– Thuhet se ka një zhvendosje të vëmendjes nga bashkëshortja te fëmija, kur ky i fundit vjen në jetë… Edhe me ty, kështu ka ndodhur kur u bërë baba për herë të parë?

– Vendin e gruas nuk e ze njeri se gruaja është “nona e kalamojve”.(Qesh)

– Ziheni në familje se kujt i kanë ngjarë fëmijët më shumë?

-Gjatë gjithë kohës, përditë. Unë jam pak egoist dhe gjej gjithmoë gjëra të cilat më ngjajnë mua sipas meje, në përgjithësi çfarë shoh ndonjë gjë jo shumë të mirë, ia hedh fisit të asaj.(Qesh)

Çfarë do t’i  thoje…?

– …një fëmije të “Zyber Hallullit”?

– Të them buzëqeshje gënjej, të them dashuri gënjëj, të them dashuri prindërore gënjë sepse për fat të keq bamirësia është kthyer pak në P.R, sepse pas atyre 5 minutave ai do rikthehet përsëri në gjendjen e tij të mëparshme. Unë nëse do kisha diçka në dorë, do ti jepja shpresë, do t’i bëja të kuptonin që jashtë atyre mureve jashtë guaskës së tyrem, ka një jetë shumë të mirë të cilën edhe ata mund ta jetonin.

– …shefit/shefes?

– Një urim dashamirës nga zemra, jam njeri pozitiv  dhe urimet e mia kanë vlerë.

– …kryeministrit Edi Rama?

– Mblidhe kallabëllëkun se e ke të shpërndarë fare.

– …një mjeku?

– Të lumshin duart, mendja, dhe forca e shpirtit nëse kanë arritur që të shërojnë apo të kthejnë në jetë çdo qenie njerëzore në këtë vend.

– …një aktori teatri?

– Një aktori teatri të mirë do i thoja, eja të luajmë bashkë në 2019-n, një aktori servil do t’i thoja ule pak dozën e servilizmit.

– …një mësuesi?

– Durim, bëj durim vëlla.

– …një besimtari të krishterë?

– Gëzuar Krishtlindjet dhe vazhdo me tolerancën fetare që ke me vëllezërit myslimanë.

– …një të moshuari në azilin e Tiranës?

– Xhaxho, të mbajtë e jotja!(Qesh)

– …shokut tënd më të ngushtë?

– Të lutem vazhdo të jesh shoku im i ngushtë, sepse unë trishtohem shumë kur humbas shokë.

Genti dhe humori…!

– Genti, çfarë bën një gomar në diell?

-Ngrohet!

– Jo, bën hije.

– Po kujt i bën hije, tokës?(Qesh)

– Ah, tani pyetjet i bëj unë këtu Genti…!  Kujt i ngjan gjysma e hënës?

-Gjysmës tjetër, kur është e plotë.(Qesh)

-E saktë,  çfarë bën lepuri kur mbush tre vjeç?

– Hyn për katër dhe ha ka, ka ndonjë gjë tjetër për të bërë

– Çfarë kanë njerëzit në mes të këmbëve?

– Në mes të këmbëve sipas gjinisë apo në përgjithësi?(Qesh)Besoj se gjunjët.

–  E vërtetë, çfarë i bën burri gruas ditën e parë të martesës?

– I vë unazën në gisht./Intervista

Era Istrefi mes 28 personave më me ndikim në Europë për 2019-n

Këtë herë, ky medium në vend të përzgjedhjes së vetëm një personi, në këtë rast, liderin e të djathës ekstreme në Itali, Matteo Salvini, ai ka renditur 27 persona në tri kategori: kryesit, ëndërrimtarët dhe përçarësit. Sipas Politicos, këngëtarja Era Istrefi është duke vendosur Kosovën në hartë, ndonëse disa nuk kanë dëshirë që ky vend të jetë aty. Ajo është renditur si ëndërrimtarja e tretë e Evropës.

Në listë gjendet edhe politikania ambicioze, Yulia Tymoshenko, e renditur e pesta në listën e kryesve. Përveç tyre në listë gjendet edhe filozofi dhe shkrimtari, Mihai Șora, ka lindur më 1916 në atë që sot njihet si Rumani. Së voni ai është kthyer në fytyrën e protestave të shkallës së gjerë kundër qeverisë. Ai ka zënë vendin e nëntë në listën e përçarsve.

Ndërkohë në librin e tij të vitit 2017, “Pas Evropës” studiuesi bullgar, Ivan Krastev ka paralajmëruar se ato që deri në atë kohë janë cilësuar si seri të goditjeve të izoluara, kriza e migrantëve, Brexiti, fitorja e presidentit amerikan, Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe rritja e popullizmit në Evropë, janë shenja të një sëmundjeje moderne që ka kapacitet për të përçarë Bashkimin Evropian. Ai është renditur si i shtati në listën e ëndërrimtarëve.

Kujdes, këto 6 pjesë të trupit nuk duhet t’i lani shpesh

Kur bëhet fjalë për higjienën, është e lehtë të mendosh se sa më shumë të lahesh dhe të pastrohesh aq më i shëndetshëm je! Megjithatë, ka raste kur pastrimi i një pjese të trupit mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, dhe ka një numër të pjesëve të trupit që nuk keni nevojë t’i pastroni shpesh, për t’i mbajtur të shëndetshme. Mund të jetë joshëse që tani të mësoni arsyet se pse këto gjashtë pjesë të trupit duhet t’i lini të paprekura.
Kanali i veshit

Shumica e njerëzve përdorin pambuk për të pastruar veshët, por konsensusi i mjekëve është se ky veprim mund të shkaktojë më shumë dëm sesa të mirë. “Lëkura e kanalit të veshit është shumë e brishtë dhe përdorimi i pambukut mund të shkaktojë acarim, enjtje dhe lot në lëkurën e kanalit të veshit, që mund t’i bëjë ata të kruhen më shumë ose t’i vënë në rrezik për infeksione”, tha Dr. Elisa Illing , IU Otolaringologisti i Shëndetit tregon nxitim. “Dylli në kanalet e veshëve është në të vërtetë mbrojtës kundër infeksioneve të jashtëm të veshëve”. Nëse ndjeni se keni një bllokim në vesh, ose se duhet t’i pastroni për ndonjë arsye, flisni me mjekun tuaj dhe ai mund t’ju ndihmojë të pastroni veshët në mënyrë të sigurt.

Vagina

Kur bëhet fjalë për vaginën tuaj, pastrimi me sapun ose solucione të caktuara nuk mund të jetë një ide e mirë. “Pastrimi i vaginës me sapun aromatik, lëngje, dushe dhe produkte të tjera mund të ndërpresë balancën natyrale të baktereve të mira dhe të këqija në këtë zonë”, thotë Dr. Okeke-Igbokwe. “PH në vaginë duhet ruajtur i paprekur për këtë arsye, sepse prodhon lëngje dhe shkarkime të ndryshme që ndihmojnë në lubrifikimin, pastrimin dhe mbrojtjen e organit”.

Hunda

Hunda është gjithashtu një pjesë e trupit që më së miri duhet mbajtur “e papjekur”. Shumë të rritur janë fajtorë për enjtjet në hundë, të cilat çojnë në më shumë irritim, sipas Dr. Illing. “Në vend që të përdorni gishtin ose Kleenex-in, nëse ndjeni hundën tuaj të ndotur, masa më e sigurt për të trajtuar veten është përdorimi i spray-ve të kripës ose shpëlarje”, thotë ajo. “Përdorni ujë të ambalazhuar ose të distiluar, për të siguruar që nuk keni futur baktere ose substanca të dëmshme në hundë”.

Flokët

“Ju mund të lani flokët tuaj shumë shpesh dhe kjo mund të çojë në një gjendje dermatiti të kokës”, thotë Ken L. Williams Jr, kirurg dhe themelues i restaurimit të flokëve. “Faktorë të tjerë që mund të luajnë një rol në zhvillimin e kushteve të kokës dhe flokëve tuaj janë kimikatet brenda shampove të cilat mund të veprojnë si irritues”. Për fat të keq, nuk ka kërkime shkencore ose njohuri se sa shpesh duhet t’i lani. Pacientët me prodhim normal të yndyrës mund të lajnë flokët çdo ditë, ndërsa disa pacientë me skalp të thatë duhet të kufizojnë larjen e flokëve një ose dy herë në javë”.

Sytë

Për të shmangur ndonjë vështirësi, ju duhet të shmangni pastrimin e syve. “Gjëndrat laike prodhojnë lot që jo vetëm ndihmojnë për të lubrifikuar sytë, por gjithashtu funksionojnë për të pastruar dhe mbrojtur sytë nga mikrobet dhe irrituesit e tjerë”. Ashtu si me veshët tuaj, nëse diçka është në sy dhe ju irriton, flisni me mjekun tuaj për mënyrën më të mirë për ta nxjerrë atë.

Krahët dhe këmbët

Do të ishte e përshtatshme të pastroheshim komplet në dush, por kjo nuk është e nevojshme. “Krahët dhe këmbët nuk prodhojnë shumë yndyrë, kështu që duke përdorur sapun mbi to çdo ditë ju mund të shkaktoni irritim të lëkurës”.

VIDEO OPINION/ Lulzim Basha!

I ftuar në studion e ‘Opinion’ ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.

Të ftuar:
Lulzim Basha – Kryetari i Partisë Demokratike
Mirela Milori – Gazetare

Mentor Kikia – Gazetar
Andi Bejtja – Gazetar
Robert Rakipllari – Gazetare

Njihuni me njeriun që imiton 100 personazhe në 4 minuta (VIDEO)

Brian Hull është imituesi i cili arrin të imitojë 100 karaktere të ndryshme, që janë pjesë e personazheve të filmave të animuar artistik dhe personazheve të famshëm.

Ai ka arritur që këto imitime ti bëjë vetëm në një kohë të shkurtër.

Përmes videos ju do të shikoni se si ai realizon imitimin me zë dhe në të majtë të tij do të identifikoni dhe personazhin që ai po bën.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:/gazetametro.net

Bukuroshja sfidon borën dhe acarin (VIDEO)

Një vajzë nga Ukraina sfidon të ftohtin dhe borën.

Ajo është nga qyteti Kharkov dhe në rrjetin social ka publikuar një video duke notuar në dëborë.

Në rrjetin social publikohen shumë video të këtilla dhe bora, përveç problemeve të shumta, sjell edhe gëzim:

Demi “djeg dhe përvëlon” Meksikën (FOTO)

Demi Rose nuk njeh kufij.

Modelja britanike ka “pushtuar” Instagramin me postime të nxehta nga pushimet e saj në Tulum, në Meksikë.

Ylli 23 vjeçar së fundmi ka publikuar dy foto me bikini ku ka nxjerrë në pah format bombastike.

Shkupi miratoi “Maqedoninë Veriore”, tani është radha e Athinës

Parlamenti i Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë. Shkupi mbyll kështu betejën e gjatë që i hap rrugën anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Europian.

Kryeministri Zoran Zaev siguroi 81 vota për të miratuar ndryshimet. Pro votuan edhe të gjitha partitë shqiptare, edhe ato në opozitë, pas një marrëveshjeje që Zaev arriti me kryetarin e lëvizjes Besa, pak para se të niste votimi në seancë.

Veç e veç u miratuan katër amendamentet që kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit, me preambulën, me shtetësinë, kujdesin e shtetit për diasporën dhe më pas ligjin kushtetues ose paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Kryeministri Zaev dhe partia shqiptare ranë dakord që në kushtetutën e re, në përcaktimin e termit të shtetësisë do të përdoren dy emërtime “maqedonase dhe qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Për shqiptarët do të ketë një sqarim për përkatësinë e tyre etnike.

Po ashtu letërnjoftimet personale do të përfshijnë edhe deklarimin e shtetasve sipas përkatësisë së tyre etnike. Ndërkohë jashtë parlamentit në Shkup nisën protestat e opozitës që janë kundër marrëveshjes.

Tashmë loja nis në Athinë, ku marrëveshja e Prespës duhet të miratohet nga parlamenti i Greqisë dhe kryeministri Aleksis Tsipras nuk ka një betejë të lehtë. Kjo pasi një nga aleatët e tij në qeveri, Ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos është kundër paktit që Tsipras arriti me Zaev.

Borë edhe në kontinentin afrikan: Bllokohet autostrada në krahinën Bouïra të Algjerisë (VIDEO+FOTO)

Moti i keq me dëborë të dendur ka gjunjëzuar një pjesë të Europës.
Dëbora e dendur ka sjellë kaos në disa pjesë të Europës, kryesisht në Gjermani dhe Suedi, ku rrugë të shumta janë bllokuar, shërbimet hekurudhore pezulluar dhe shkollat janë mbyllur.

Në Austri reshjet e borës gjatë ditës së sotme kanë pushuar, pasi në ditët paraprake, trashësia e reshjeve të borës shkoi deri në 3 metra.

“Sasia e tillë e borës ndodh vetëm një herë në 30 deri në 100 vjet”, tha Alexander Radlherr nga Instituti Qendror i Austrisë për Meteorologji dhe Gjeodinamikë.

Bora ka shkaktuar probleme edhe te ne dhe në krejt rajonin e Ballkanit, por pamjet në vazhdim vijnë nga Afrika nga ku raportohet për borë dhe kaos në trafik në krahinën Bouïra të Algjerisë.

Hamburgu, qyteti me jetën e natës më të mirë në botë

Hamburgu, në Gjermani, është vlerësuar qyteti me jetën e natës më të mirë në botë. Kjo sipas një studimi të rëndësishëm nga platforma e prenotimeve Hostelworld, e cila vlerësoi se si rezidentët e 41 qyteteve në 27 vende të botës e vlerësuan jetën e natës në vendlindjen e tyre.

Kompania intervistoi 4100 qytetarë në të gjithë botën duke u bërë pyetjet në pesë kategoritë e mëposhtme:-Cilësia e jetës së natës (duke përfshirë shumëllojshmëri gjërash që mund të bëni dhe kënaqësinë e përgjithshme)

-Çiltërsinë dhe sa miqësorë janë vendasit (duke përshirë se sa mikpritës janë ndaj turistëve dhe se sa lehtë është të takosh njerëz).

-Sa të sigurt ndihen njerëzit

-Sa e lehtë është lëvizja nëpër qytet

Hamburgu është në majë të këtij klasifikimi, pasi është qyteti më mikpritës për turistët, vendi më i mirë për të njohur njerëz të rinj dhe lehtësinë për të lëvizur në qytet falë transportit publik dhe afërsisë së destinacioneve kryesore me njëra-tjetrën.

Në vend të dytë është Kopenhagën, e vlerësuar për sigurinë dhe cilësinë e jetës së natës, falë shumëllojshmërisë së aktiviteteve dhe “kënaqësinë së përgjithshme”, por renditet e dyta për shkak se është më e shtrenjtë. Edhe Berlini dhe Dublini, të famshme për jetën e natës, renditen mirë në këtë klasifikim.

Nju Jorku renditet në vend të dhjetë për larmishmërinë në ushqim, pije dhe jetën e natës, edhe pse studimi nuk thotë nëse ky qytet është miqësor ndaj turistëve.

Ndërkohë, shumë qytete të tjera të mëdha që mund t’ju vijnë ndër mend, renditen çuditërisht keq në klasifikim. Londra për shembull vlerësohet e papërballueshme – renditet në vend të 26; Roma (është e vështirë të lëvizësh) dhe Tokio (vështirë të lëvizësh në qytet, një jetë nate e vakët dhe e kushtueshme) renditen në vend të 39 dhe 41-të respektivisht.

10 qytetet me jetën më të mirë të natës në botë:

1.Hamburg, Gjermani
2.Kopenhagën, Danimarkë3.Berlin, Gjermani

4.Dublin, Irlandë
5.Amsterdam, Holandë

6.San Francisko, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
7.Gothenburg, Suedi

8.Pragë, Republika Çeke
9.Varshavë, Poloni
10.Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Rezultatet e këtij studimi janë mbresëlënëse, veçanërisht performanca e qyteteve më të vogla, mbi të gjitha Hamburgu, që i ka marrë vendin e parë Berlinit” – deklaroi Marek Mossakowski , drejtues tek Hostelworld.

Shqiptari që jetoi për 13 vjet në Afrikë tregon përvojën e tij (VIDEO)

Ali Obertinca, ish-punëtor i OKB-së në Sudan, ishte i ftuar sot në Express me ç’rast tregoi për eksperiencën e tij 13 vjeçare në Afrikë.

Si ishte jeta për një kosovar në kontinentin divers? Këto dhe shumëçka tjetër na tregon Obertinca, përmes intervistës së realizuar me të në studion e emisionit Express në KTV.

‘Po gabon’: Letra e Baton Haxhiut për Ilir Metën ndez rrjetet sociale

Analisti dhe gazetari i njohur, drejtori i “Klan Kosova”, Baton Haxhiu ka publikuar një letër që i ka dërguar Presidentit të vendit, Ilir Meta, disa ditë më parë në lidhje me Gent Cakajt, emrin e propozuar nga Rama për minister të Jashtëm.

Një gabim historik të Presidentit Meta e ka konsideruar gazetari dhe analisti i njohur Baton Haxhiu mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.

Letra e Haxhiut, me tone të ashpra, ka ndezur diskutimet në rrjetet sociale.

Nga Baton Haxhiu

Përshëndetje Ilir,

Këto ditë kam përcjellur me vëmendje të veçantë ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe kam ndjekur me shqetësim të posaçëm shtyerjen e dekretimit për Ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj.

Me paraqitje publike, sidomos pas kthimit nga shkollimi disavjepar, Genti është shndërruar në shpresë politike dhe ka bërë dallimin me qasjen e tij të mençur dhe veprimet e tij të kujdesshme.

Për më tepër, tashmë për një vit e më tepër, Genti ka shërbyer devotshmërisht në Qeverinë e Shqipërisë nga Kabineti i Kryeministrit deri tek zv. Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme.
Ai është prej pak njerëzve në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht edhe më i rrallë nga gjenerata e tij, e cila çdo ditë e më shumë shfaqet indiferente në qëndrime dhe konfuze në mendim, që mbanë ende peshën e rëndë të dijes dhe trajtën e kujdesit njerëzor.
Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karrierë. Ai thjesht është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij.
Sipas Kushtetutës të Shqipërisë, rrjedhimisht, për dekretimin e ministrave të propozuar, roli yt, Ilir, është thjeshtë ceremonial. Në rast se do ta shfrytëzosh zbraztësitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjellë dije në institucione por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise.

Në kohën kur deklarohesh vazhdimisht për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta bllokosh në mënyre arbitrare emërimin e një ministri nga Kosova me reputacion të shkëlqyer dhe kualifikime të bollshme!

Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri, përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.

Duke besuar se emri të cilin mban mbi tryezë për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet cilësinë më të lartë për këtë detyrë dhe, duke mbetur me shpresë se do të ngritesh përmbi politikat ditore dhe interesat e ngushta, dhe logjikes feudale ku eshte mberthyer Shqiperia dhe Kosova, unë, miqësisht, te kërkoj dekretimin sa më të shpejtë të kryediplomatit më të merituar të Shqipërisë.

Ilir! Degjoje mire çka po te thote Batoni: Po gabon shume dhe mos shko ma tutjeshem ne kete gabim historik!

Liderët botërorë përgëzojnë Shkupin për emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministrin Zoran Zaev dhe qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, i kanë uruar personalite të larta ndërkombëtare lidhur me vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese për ndërrimin emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Greqinë të arritur më 17 qershor 2018.

Kryeministri grek, Aleskis Tspiras, vendi i të cilit duhet të ratifikojë gjithashtu marrëveshjen, e ka uruar kryeministrin Zaev për vendimin e Kuvendit të Maqedonisë, duke e vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Votimin në Kuvend e kanë përshëndetur edhe komisionarja e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme si dhe komisionari për Zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn.

“Shpresojmë se ky vendim historik do të krijojë dinamikë pozitive dhe përparimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “NATO e përkrahë fuqishëm implementimin e Marrëveshjes, që paraqet kontribut për stabilitet dhe prosperitet në rajon”.

Vendimi i Kuvendit është mirëpritur edhe nga ambasadori amerikan Jess Baily, si vendim historik për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë.

“Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e përfaqësuesve tuaj të zgjedhur. Kur proces do të përfundojë me ratifikimin nga Greqia, kjo Marrëveshje përfundimisht do të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit, e cila ka penguar qytetarët e Maqedonisë që të realizojnë synimet e tyre për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Unë uroj liderët tuaj në Qeveri dhe Parlament për vizionin, guximin dhe këmbënguljen e tyre për të kërkuar një zgjidhje duke vënë në vend të parë interesat strategjikë afatgjate të Maqedonisë. Ne shpresojmë të mirëpresim Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s dhe të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me ju në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit këtu dhe në të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan, Jess Baily.

Gati 7 mijë euro vetëm xhupi, shikoni jetën luksoze të Marina Vjollcës…

Marina Vjollca është një ndër femrat më të komentura të showbzit jo vetëm për format e saja fizike por edhe për jetën luksoze që ajo bën.

Dhe përsa i përket jetës luksoze së fundmi moderatorja në foton e publikuar mban të veshur një xhup të markës Guçi që ka një çmim marramëndës.

Xhupi kushton plot 6845 euro, shtoji këtu edhe syzet që kushtojnë 750 euro, në total 7595 euro, shifra këto që janë publikuar nga faqja “What they wearin” në Instagram.