Ballina Aktualitet Lajme VIDEO/ “Audi A6” 60 mijë euro për Ramiz Merkon

VIDEO/ “Audi A6” 60 mijë euro për Ramiz Merkon

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko filloi të vozitet me Audi më të ri A6. Automobili është pjesë e shpalljes publike për blerjen e katër automobilave për nevojat e komunës. Shuma e përgjithshme e ndarë për këtë ishte diku rreth 6 milionë denarë, apo rreth 100 mijë euro pa TVSH, ndërsa vetëm automobili Audi arrin vlerë prej 60 mijë euro. Vitin a kaluar pas kronikës së Alsat M për automobilat luksoz, nën presionin e opinionit shpallja ishte tërhequr.

Sipas shpalljes së re, komuna ka kërkuar automobil-limuzinë të versionit Sedan-ngjyrë të zezë me katër dyer, dizel dhe me fuqi të paktën prej 140 KW me shpejtësi automatike dhe pajisje luksoze.

Si ofertues më i volitshëm është zgjedhur kompania Josifov SHPKNJP – Manastir. Kreu i Strugës Merko në një bisedë telefonike për Alsat M tha se automobilat e ri janë blerë nga shitja e automobilave të vjetër që i ka pasur komuna dhe me mjete plotësuese nga buxheti. Tre automobilat tjerë të tipit Shkoda do të shfrytëzohen për nevojat e administratës dhe shërbimeve të inspektorateve.

Sipas Merkos, asgjë nuk ka kontestuese në blerjen e automobilit që e shfrytëzon ai, pasi ai është vetëm një Audi i thjeshtë prej 2000 kubikëve. Ai tha se nga pushteti lokal i kaluar për katër vjet janë harxhuar 100 mijë euro vetëm për riparime të automobilave. Aleanca për Shqiptarët akuzon se Merko po bën jetë luksi në kurriz të qytetarëve të Strugës.

Automobili i blerë nga kryetari është luks i tepruar në kohën kur komuna e Strugës ka shumë punë më të rëndësishme që duhet të zgjidhen se sa luksi i Merkos. Ai kishte një automobil të mirë dhe nuk ka pasur nevojë të shpenzohen 100 mijë euro për automobil, kur komuna funksionon me vështirësi, ndërsa shkollat i kanë llogaritë e bllokuara” – theksuan nga – Aleanca për Shqiptarët

Blerja e automobilave nga kryetari i komunës vjen në kohë kur komuna e Strugës ka shumë probleme tjera që kërkojnë zgjidhje, blerjen e kamionëve të ri për shërbimet e zjarrfikësve, zgjidhjen e problemit me deponinë dhe ujin për pije./Alsat

https://youtu.be/31P0wxHF-qY

@tn.lajmelokale
@tetovanews