Ballina Blog Faqe 715

Rrugëtimi i RM përmes një marrëveshjeje deri në RMV !

Qenan Aliu

Pra me 81 vota ,,PËR,, kuvendi i Maqedonisë përmbushi obligimet e mara sipas Marrëveshjes së Prespës. Amandamentet e notuara në këtë dokument sonte u aprovuan së bashku me Ligjin kushtetues për zbatimin e amandamenteve dhe Vendimin për shpalljen e tyre në ,,(,,Gazetën zyrtare të RM,,).

Procedura në fjalë ishte detyrim i Palës së dytë (RMV) siç thuhet në marrëveshjen e lartpërmendur.

Tani, menjëherë obligimet e zotuara në marrëveshje mbeten detyrë e palës së parë në rastin konkret kuvendit të shtetit fqinjë Greqisë. Sipas një agjende të planifikuar, parlamenti grek Raitifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe miratimin e protokollit për anëtarësimin e RMV në NATO do të duhet ta bëjë kah mesi i muajt shkurt. E më pastaj aprovimin e vendimit për anëtarësimin e vendit në NATO deri në fund të vitit do të duhet ta bëjnë të gjithë parlamentet e shteteve anëtare të paktit. Ndërkaq konform kësaj agjende, nëse zhvillimet mbarvajnë si duhet vendi në qershor duhet të hap negociata me BE, mbase ky do të jetë proces i gjatë disavjeçarë dhe mjaft i mundimshëm dhe që kërkon aktivizim të të gjitha kapaciteteve të resurseve administrative shtetërore.

Sipas marrëveshjes dhe Ligjit kushtetues për zbatimin e amandamenteve, NDRYSHIMET KUSHTETUESE do të hynë në fuqi pasi që pala greke të përmbush obligimet për këtë proces. Zbarkimi dy ditorë i kancelares Merkel në Athinë të jepë të kuptohet se dështimi i ratifikimit të dokumenteve të këtij procesi në parlamentin grek nuk do të jetë i mundshëm. Nëse EVENTUALISHT ka dështim atëherë, poashtu sipas normës të Ligjit kushtetues, GJITHÇKA KTHEHET NË GJENDJEN E MËPARSHME, procedura e zhvilluar me fuqinë ligjore shpallet e PAVLEFSHME .

Me procedimin dhe aprovimin e dokumenteve në parlamentin grek, në të cilën tani për tani egziston shumicë e garantuar, ky vend do të quhet REPUBLIKA E MAQEDONISË VERIORE. Pas kësa palët e njoftojnë Sekretarin e OKB nën ombrellën dhe ndërmjetësimin e së cilës u zhvillua procesi mbi dy dekada dhe më pastaj fillon IMPLEMENTIMI teknik dhe poliik i marrëveshjes në fakt i ndryshimeve kushtetuese.

Për çështjet që kërkojnë kohë për implementim marrëveshja parasheh disa vite , ndërkaq për çështjet politike marrëveshja parasheh startim të implementimit menjëherë pas hyrjes në fuqi.

Duhet theksuar edhe momentin politik që përmban marrëveshja në dispozitat përfundimtare se ky dokument është i PAREVOKUESHËM.

(q.aliu)

Kasami: Një falënderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se si mbrohet dinjiteti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë

Të nderuar anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes BESA

Të nderuar anëtarë të Kryesisë dhe kryetarë të degëve

Pas një periudhe shumë të vështirë negociatash për ndryshimet kushtetuese, sot përfundimisht mund të deklaroj se këtë proces e përmbyllëm ne sukses. Për her të parë një parti opozitare shqiptare arrinë një marrëveshje dinjitoze me qeverinë. Më lejoni që t`Ju falënderoj të gjithëve një nga një për përkrahjen e parezervë që na e dhatë në këto momente të rëndësishme për Lëvizjen BESA dhe shqiptarët në Maqedoni. Ju lutem që këtë mesazh falënderimi ta percillni deri te çdo anëtarë i Lëvizjes BESA.

Përgëzime për ekipin negociator për angazhimin dhe përkushtimin e pashoq për marrëveshjen e arritur.

Në fund, një falënderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se si mbrohet dinjiteti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë. Edhe përkundër një situate shumë të rëndë, me intervenime nga gjitha anët, qëndruan stoikë duke mbrojtur pa asnjë rezervë vendimin e partisë.

Me Ju jam i gatshëm të flijoj gjithçka për të vazhduar me dinjitet këtë rrugë të vështirë që jemi duke e bërë bashkë.

Na priftë e mbara!

Urime shqiptarë rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE -së!

I Juaji, Bilall Kasami

Bejli përshëndet ndryshimet kushtetuese

Ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrit që kaloi sot në parlament e përshëndeti edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli, transmeton koha.mk

“Sot Maqedonia solli vendim historik. Parlamenti i juaj votoi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që janë të nevojshme për implementimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Shtetet e Bashkuara ka përshëndetur vendimin e përfaqësuesve tuaj të zgjedhur. Kur porcesi të përfundojë me ratifikimin nga ana e Greqisë, kjo marrëveshje do të zgjidhë përfundimisht kontestin me emrin që aq gjatë ka penguar qytetarët e Maqedonisë të realizojnë qëllimet e tyre për anëtarsim në NATO dhe BE.

Përshëndes liderët e juaj në Qeveri dhe në Parlament për vizionin, guximin dhe gatishmërinë për gjetjen e zgjidhjes dhe vendosjen e interesave afatgjate strategjike të Maqedonisë në rend të parë. Me padurim presim t’i dëshirojmë Republikës së Maqedonisë së Veriut mirëseardhje si anëtare e 30-të e NATO-s dhe të vazhdojmë partneritetin tonë të fuqishëm me ju në avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit këtu dhe në gjithë rajonin”, është shprehur Ambasadori Bejli. (koha,mk)

Maqedonia ndryshon emrin, miratohen me 81 vota amendamentet kushtetuese

Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar pasditen e kësaj të premteje ndryshimet kushtetuese për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit, në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.

Shkupi mbyll kështu betejën e gjatë që i hap rrugën anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Europian.

Të 81 deputetët e pranishëm në seancën plenare të Kuvendit maqedonas votuan pro amendamenteve kushtetuese. Pjesa tjetër e deputetëve, 29 opozitarë, abstenuan.

Kryeministri Zoran Zaev siguroi 81 vota për të miratuar ndryshimet në Kuvendin me 120 anëtarë. Pro votuan edhe të gjitha partitë shqiptare, edhe ato në opozitë, pas një marrëveshjeje që Zaev arriti me kryetarin e Lëvizjes Besa, pak para se të niste votimi në seancë.

Ndërkohë, jashtë Parlamentit në Shkup kanë nisur protestat e opozitës që janë kundër marrëveshjes. Tashmë “loja” nis në Athinë, ku marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti i Greqisë dhe kryeministri Alexis Tsipras nuk ka një betejë të lehtë.

Ra kjo borë e u pamë

Adnan Azizi

Respekte për intelektualët dhe akademikët shqiptarë (me përjashtim të disave) që numërohen në gishta për analizat strategjike që po i bëjnë orë pas ore për reshjet e dëborës në këta ditë të rrëshqitshme, ku rreziku për të rrëshqitur shqiptarët dhe nga shqiptar të bëhen “maqedonca”, vërtetë është alarmante.

Shyqir që ra bora e na mundësoi t`i kuptojmë metaforat patriotike të shumë intelektualëve!

Tu jap nje ndihmese ne kete studim, kripa që është marr për rrugët e qytetit, po paketohet nëpër magacina dhe po u shitet qytetareve!!!

Lajmi i fundit/ Zaev dhe Kasami arrijnë marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Ne Ligjin kushtetues nuk do të radhiten përcaktimet e shtetësisë.
Për maqedonasit do te vlejë “makedonsko”, ndërsa për shqiptaret /e Maqedonisë.

Me Ligj do të rregullohet që në letërnjoftime te shtohet grafa e përkatësisë etnike.

Për diasporën pranohet amendamenti që të radhiten bashkësitë etnike./Alsat-M

Lehtësia e padurueshme e vizatimit të hartës së re mes shqiptarëve dhe serbëve

Nga Veton Surroi

1.

Kur më pyesin, gjithnjë e më shpesh, njerëz të njohur e të panjohur, gazetarë e diplomatë, dashamirë a jo të Kosovës se ç’ka të re me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, përgjigjja që e jap, gjithnjë e më shpesh, është në formë të pyetjes: a është fjala për këto që po pritet të kryhen shpejt e shpejt deri në mars apo për negociata të vërteta për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë?

Nëse është fjala për negociata të vërteta për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë nuk mund të jap ndonjë përgjigje, sepse ato nuk kanë filluar. Në Kosovë ende nuk ekziston konsensusi bazik politik për atë se si dhe çka do të negociohet me Serbinë. Në fakt, deri më tani pothuajse një vit u shpenzua vetëm për të diskutuar se kush (nuk) duhet të negociojë në emër të Kosovës.

Por kjo është vetëm një e treta e problemit. E treta e dytë e problemit është se Bashkimi Evropian në formën e Komisionit Evropian nuk e ka idenë se si do të duhej të dukej një marrëveshje paqeje mes dy shteteve. Nëse vlen përvoja e shtatë vjetëve të kaluar, atëherë as që duhet pritur ndonjë ide të avancuar, gjithsesi jo prej kësaj përbërjeje të Komisionit Evropian. Dhe e treta e tretë e problemit është Serbia, e cila as që mendon se duhet të arrihet një marrëveshje paqeje me Kosovën.

2.

Nëse është kështu, atëherë del se një përgjigje mund të jepet me siguri; meqë Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar proces serioz negociator dhe meqë “lehtësuesi” i këtij procesi joserioz negociator, Zyra e zonjës Mogherini, ka prodhuar rezultatet që ka prodhuar, atëherë rezultati i çfarëdo përpjekjeje të procesit “shpejt e shpejt” nuk do të jetë marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, por diçka tjetër.

Tash fillon problemi me përcaktimin se çka mund të jetë, nëse bëhet, ajo marrëveshje. Nëse nuk do të jetë marrëveshje paqeje, çka do të jetë?

Përgjigjja për këtë pyetje në sferën e debatit publik zakonisht po jepet nëpërmjet motiveve të pjesëmarrësve, si për shembull nevojën e H.Thaçit që të mënjanojë hijen e akuzave të Gjykatës Speciale me dritën e vëmendjes së negociatave apo nevojën e zonjës Mogherini që të përfundojë mandatin me një sukses që do të mënjanojë përshtypjen tashmë të shpërndarë gjithandej për një proces të dështuar negociator të “normalizimit”.

Por kjo është përgjigje që mund të tregojë për motive, jo edhe për natyrën e marrëveshjes. E natyra e marrëveshjes, që nuk është e paqes, është lehtë e identifikueshme; bëhet pjesë e vazhdimit të konfliktit në formë të re e të dakorduar.

3.

Këtë e ka paralajmëruar pala që ka pasur sjelljen më serioze në procesin negociator, ajo serbe. Prijësit serbë kanë folur gjatë kësaj kohe për shumë gjëra – të shumtën me doza të theksuara populizmi – por nuk kanë pasur shkarje e zigzage në deklaratat e tyre për procesin negociator, rrjedhën e tij dhe projeksionin e caqeve. Dhe në dy ditët e fundit të vitit që lamë pas, ministri i Jashtëm, Daçiq, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, dhanë në intervista të ndara pika të shkurtra kornizën e bisedimeve “shpejt e shpejt”, të cilat po zhvillohen në dy vjetët e fundit.

Shefi i diplomacisë serbe rrëfeu se tashmë është arritur dakordimi për “ndryshimin e vijës administrative” (emër zyrtar për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë) dhe si rezultat i atij dakordimi Serbia tashmë konsideron se do të merret vetëm me statusin e komunave serbe të Kosovës në jug të lumit Ibër, për arsye të thjeshtë se ato në veri të lumit janë përfshirë në “ndryshimin e vijës administrative”. Komunat në jug të lumit janë, sipas ministrit, pjesë e pakos që po diskutohet, në të cilën janë përfshirë prona që pretendohet se është e Serbisë dhe statusi i Kishës ortodokse serbe.

Presidenti i Serbisë e formuloi me një fjali tërë konceptin negociator që po zhvillohet: “vendosjen e kufirit mes nesh dhe shqiptarëve”.

Dhe shefi i diplomacisë serbe konfirmoi ngritjen e shkallës së seriozitetit të kësaj përpjekjeje, duke lajmëruar se John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, ka arritur marrëveshje me shefin e diplomacisë ruse, Lavrov, që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të transformohet në një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të cilën do të zëvendësohet ajo 1244.

Rrjedhimisht, në formatin e tanishëm negociator, nëse Kosova dhe Serbia arrijnë që kufiri i ri mes dy vendeve, pak a shumë, të jetë në lumin Ibër, Rusia do të jepte bekimin për një rezolutë të re të OKB-së.

4.

Ndoshta mund të ketë tri palë të lumtura me një marrëveshje “shpejt e shpejt”. Ndoshta H.Thaçi, pos përfitimeve për mirëqenien e tij personale, do të mundë të tregojë se veprimet e tij në kapje të shtetit, kriminalizimin e tij dhe dështim të plotë në procesin negociator të “normalizimit” në fakt qenë produkt i pranisë jo të natyrshme të serbëve matanë urës së Ibrit. Ndoshta presidenti i Serbisë mund të thotë se mbrojti Serbinë deri në Ibër dhe ndoshta Komisioni Evropian dhe përkrahësit amerikanë e rusë mund të thonë se çfarëdo marrëveshje mes palëve është më e mirë se asnjë marrëveshje.

Por kjo nuk është marrëveshje e paqes. Dhe është lehtë e lexueshme në fjalorin që përdorin palët. Që të tria flasin për dhimbje, si në “kompromis të dhimbshëm” dhe humbje, si në “nuk mund të humbasë vetëm njëra palë e tjetra të fitojë”.

Kjo është lehtësia e padurueshme e nonsensit. Marrëveshja e paqes nuk ka pse të jetë e dhimbshme e as të jetë humbje; dhimbja dhe humbja janë pjesë të luftës, të konfliktit. Dhe, ndoshta, në formë të pavetëdijshme, të tria palët kanë treguar se çfarë është thelbi i marrëveshjes që synojnë, një që vazhdon konfliktin, deri në marrëveshjen tjetër.

Lehtësia e padurueshme e nonsensit nuk është vetëm pretendimi që të vizatohet harta e re e ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve brenda tre muajve të ardhshëm. Lehtësia e padurueshme e nonsensit është se njëzet vjet pas luftës nevoja e një marrëveshjeje paqeje reduktohet në hartën e re të ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve.

Albin Kurti përfshihet në debatin politik të Shqipërisë dhe i bën 7 pyetje Ramës

Në debatin politik shqiptar, pas refuzimit të Ilir Metës për dekretuar si ministër të Jashtën, Gent Cakajn, është përfshirë edhe “Lëvizja Vetëvendosje” e Albin Kurtit, parti nga vjen edhe Caka.

Kjo parti në këtë debat mban krahun e Metës dhe pas reagimit të djeshëm, sot i ka drejtuar 7 pyetje Edi Ramës.

Deklarata e Vetëvendosjes

Ca pyetje kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë:

A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?

Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?

Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues?

Nëse Ilir Meta është i paditur, pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?

Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve, e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?

Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar?

Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel deri te ato brenda zyrave të Këshillit të Ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?

(TemA)

Pas heshtjes disa javore, përsëri paraqitet Muhamed Zekiri-Ja çka shkruan!

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, në profilin e tij në facebook ka shkruar se pavarësisht të gjitha gjërave Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-së dhe BE-së.

“Pavarsishte gjitha gjerave, shantazhimeve dhe deshirave te forcave destruktive do t’ja dalim bashke me liderin tone Zoran Zaev!!! Maqedonia do te jete anetare e NATO-s dhe BE-se!!!”, ka shkruar Muhamed Zekiri.

Përndryshe Zekiri pas vendimit për arrest shtëpiak të Sasho Mijallkovit u kritikua shumë nga ndjekësit e tij në facebook sepse vetëm disa ditë më herët deklaroi se një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Imami nga Egjipti: Gruas i lejohet të ushqej burrin e saj me gji

Kleriku egjiptian Muhammed Al-Zoghbi tha se pavarësisht se çfarë thonë disa fanatikë të fosilizuar , një grua nuk i ndalohet për burrin e saj nëse ai gëlltitë pak qumësht nga gjiri i saj gjatë puthjes.

Ai shtoi: “Mos e bëni jetën të vështirë për njerëzit! Le të jemi të gjithë të moderuar dhe të drejtë”.

A është e lejueshme që burri të ushqehet nga gruaja e tij? Pyet kleriku.

Le të themi që një bashkëshort i thith qumësht gruas së tij, gjatë aktit intim … Natyrisht, nuk ka turp të flasësh për këto gjëra. Le të themi se ai gëlltit pak qumësht dhe dërgon në barkun e tij … A është e ndaluar gruaja e tij për të, si nëna e tij? Disa fanatikë të fosilizuar priren të thonë kështu, por kjo është e pakuptimtë, sigurisht. Kur merremi me këtë lloj pyetjeje, rregulli është që bashkëshorti mund të gëzojë gruan e tij, megjithatë ai e dëshiron. Të vetmet gjëra që janë të ndaluara janë ato të ndaluara nga Allahu: penetrimi anal dhe marrëdhënia gjatë menstruacioneve ose pas lindjes. Përveç këtyre gjërave, gjithçka lejohet nga Allahu.

Pra, ndaluni dhe mos ia bëni jetën të vështirë për njerëzit! Le të jemi të gjithë të moderuar dhe të drejtë.

Xhindoset deputeti i VV-së: E quan Edi Ramën gomar

Eskalon deputeti i VV-së: E quan Edi Ramën gomar

Çështja e mos dekretimit të Gent Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë siç duket e ka tensionuar deputetin e VV-së, Sami Kurteshin.
Ky i fundit e ka sulmuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për qëndrimet e veta.

Madje ai e ka quajtur atë ‘gomar’.

Ky është postimi i Kurteshit në Facebook:

Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar!

Kosovare/ë/t në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë i emëron Kryeministri, qoftë ky edhe gomar. E drejtë legjitime e të parit.

Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhëtar.

Zierja e lëvorës së patateve zgjidhë një nga problemet më të mëdha të femrave

Dëshira e çdo femre do të ishte që ta mënjanonte në maksimum këtë kusht ose të paktën të fshihte dukjen e tyre.

Megjithëse ekzistojnë produkte të shumta komerciale që mundësojnë fshehjen e thinjave, ne do t’ju paraqesim një më metodë natyrale që sipas dr Anthony Una, mjek në USA, thuhet se ka rezultuar efektive.

Merrni 2 kokrra patate dhe lajini bashkë me lëkurën.

Qërojini patatet dhe lëkurën e tyre hidheni në një tenxhere së bashku me gjysmë litër ujë. Lërini të valojnë për disa minuta dhe me lëngun e krijuar shpëlajeni kokën 2 herë në javë.

7 këshilla për femrat që duan të bëhen lidere

A jeni promovuar kohët e fundit në një pozitë drejtuese në kompaninë tuaj ose organizatë dhe jeni të shqetësuar se pavarësisht se keni talentin, aftësitë dhe etikën e punës të nevojshme për të udhëhequr, ju mungon prezenca që zotëron respekt dhe merr rezultate?

Nëse mund të identifikoheni me sa thamë më sipër, mos u shqetësoni – nuk jeni vetëm. Miliona gra kanë hyrë në fuqinë punëtore gjatë disa dekadave të fundit dhe përmes djersës dhe punës së madhe janë ngjitur në pozita të pushtetit dhe udhëheqjes. Por shumë të tjera po kaq të talentuara nuk kanë mundur ta realizojnë këtë. Kjo për shkak se shumica e kompanive dështojnë të njohin dhe trokasin në këtë rezervuar të madh talentesh. Shumica e kompanive dështojnë t’u ofrojnë grave trajnimin e lidershipit që është i nevojshëm që ato të ngrihen. Ekziston edhe një arsye tjetër: Shumë gra, të përdorura për normat shoqërore që i vendosin burrat në krye, luftojnë me konceptin e lidershipit.

Për dekada me radhë, sociologët kanë debatuar nëse liderët e vërtetë janë të lindur apo bëhen rrugës, por përkundër konkluzioneve të disa akademikëve, udhëheqësit nuk lindin meshkuj.

Lajm edhe më i mirë për femrat është se shumë nga gjërat që na mësojnë si vajza të vogla dhe të reja – durimi, ndjeshmëria, mendja e hapur, gatishmëria për të dëgjuar – janë shenjat dalluese të lidershipit.

Shumë gra në biznes tashmë i kanë këto aftësi, por mbyten nga vetë-kufizimi dhe mendimet negative. Ato nuk dinë si të balancojnë kërkesat e jetës së tyre të përditshme dhe trokitjen e lehtë në muzën e tyre krijuese.

“Entrepreneur” ka përmbledhur shtatë hapa për femrat që duan të bëhen lidere dhe gjeneratore të ideve të reja:

1. Le të jetë e kaluara juaj udhërrëfyesi juaj

Një nga gjërat më të thjeshta që mund të bëni është të kaloni ca kohë duke menduar për të kaluarën ku keni krijuar një mendim krijues ose një ide të re. Reflektoni mbi atë përvojë dhe nxirrni diçka nga ajo. Ju do të habiteni nga ajo që mund të mësoni nga përvojat e mëparshme.

2. Kurrë mos thuaj kurrë

Duke u përpjekur të kultivoni të menduarit krijues, duhet të zhvilloni një mendim për suksesin. Kjo do të thotë të jeni të gatshëm të eleminoni të menduarit negativ, i cili në mënyrë të pashmangshme pengon aftësinë tuaj për të krijuar ide të reja. Mos harroni, mendja juaj është në thelb neutrale. Ajo vepron vetëm në atë që ju i thoni. Pra, nëse i thoni vetes mendime pozitive dhe fuqizoni gjërat, ka të ngjarë që të keni mendime pozitive. Nëse ju i thoni vetes se nuk mund të bëni diçka përtej saj, më besoni, ajo do të realizohet.

3. Besoni në intuitën tuaj

Shumë gra kanë aftësinë e çuditshme për të ndierë, kuptuar dhe perceptuar gjërat ndryshe nga burrat. Mësoni të besoni “shqisën tuaj të gjashtë” dhe pranoni se një “moment aha” mund të vijë në një ëndërr, ose në një mendim të pandërgjegjshëm. Shiko për to dhe vepro mbi to.

4. Mos kini frikë të thyeni rregullat

Shumica e grave janë socializuar në përputhje me status quo-në, që thotë “mos thyejnë rregullat, të punojnë brenda sistemit”. Ne shpesh mësohemi se nuk është e përshtatshme që një grua të jetë shumë në gjithçka- shumë e zhurmshme, shumë imponuese, shumë agresive, shumë e zgjuar dhe, mbi të gjitha, shumë efektive. Për të qenë krijues, duhet të jeni të gatshëm të bëni pyetje dhe të sfidoni status quo-në. Shumica e gjërave mund të bëhen më mirë dhe kur jemi të gatshëm të sfidojmë supozimet e së kaluarës, zakonisht ekziston mundësia për kreativitet dhe përmirësim.

5. Kapni një shans

Ju nuk do të mësoni të krijoni ide të reja nëse jeni i burgosur në status quo. Nëse keni frikë se mos dështoni ose të kapni ndonjë shans, nëse keni frikë nga ëndërrimi i madh, kurrë nuk do të arrini sukses të madh. Gjenerimi i një mendimi të ri ndodh kur mendoni për gjërat ndryshe nga mënyra se si ato ekzistojnë sot. Kapni shanset dhe jini të gatshëm të dështoni. Suksesi shpesh lind nga dështimi.

6. Rrisni njohuritë tuaja

Një nga mënyrat më të thjeshta për të zgjeruar mendjen dhe kreativitetin është rritja e ekspozimit ndaj artit, muzikës dhe historisë – kulturave, feve, bizneseve, organizatave dhe njerëzve të ndryshëm. Mendimtarët zakonisht kanë një etje të pabesueshme për njohuri dhe lexojnë shumë libra.

7. Jepini kohën krijuese trurit tuaj

Së fundi, duhet të lini mënjanë kohë për “brainstorming”. Ju nuk mund të prisni që të krijoni ide të reja nëse shpenzoni 100% të kohës tuaj të preokupuar me shqetësimet, problemet dhe ngjarjet e ditës. Mendja juaj nuk do të jetë e hapur për mendime të reja, sepse do të jetë e mbushur me mijëra mendime për të përfunduar detyrat që keni në dorë. Mësohuni të lini mënjanë një sasi të caktuar kohe për të reflektuar dhe qetësuar çdo ditë, ku të rifreskoni trurin tuaj dhe të jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe të menduarit.

Tiparet që femrat zhvillojnë në mënyrë të natyrshme që nga fëmijëria deri në moshën e rritur sigurojnë bazën për aftësitë që ne kemi nevojë për të udhëhequr kompanitë dhe organizatat në nivelin më të lartë. Kur hedhim poshtë stereotipet e vjetra mbi gratë dhe lidershipin dhe përdorim intuitën tonë, ne mund të japim kuptim të ri për “boss lady” të monokulturës që ekziston./Ekonomia Online

Gazetarja maqedonase: Shtetësia nuk guxon të preket! Kjo që bën Kasami i Besës është antikushtetuese, antishtetërore dhe antimaqedonase

Emilia Llazarevska

Shtetësia nuk guxon të preket! Kjo që bën Kasami i Besës është antikushtetuese, antishtetërore dhe antimaqedonase. Edhe një herë për ata që nuk e kuptojnë, MAKEDONSKO është shtetësi dhe jo përkatësi etnike. Ashtu si bëheni copa për amerikanen, zviceranen, austriaken ose shtetësinë bullgare edhe MAKEDONSKO është shtetësi.

Shenja e shtetit në të cilin jetoni ende është Republika e Maqedonisë,  mbase së shpejti Republika e Maqedonisë Veriore. Por prapë Maqedonia. Kjo është.

Unë e di se për shqiptarët, për pjesën më të madhe të tyre, ky emër nuk thotë asgjë, por gjithashtu e di se sa i rëndësishëm është për ne, por bëjmë kompromise për të gjithë ata që jetojnë këtu dhe nuk është vetëm ndërrimi i emrit. Shumë mirë e dinë Besa, Kasami dhe të tjerët si ata se sa lëshime janë bërë. Edhe ndaj shqiptarëve edhe ndaj keqbërësve. Po jua kujtoj amnestinë.

E di se çka do të thotë kur Zaev deklaron se me Marrëveshjen e Prespës i mbyllim përfundimisht kontestet me fqinjët, kurse në të kundërtën shkojmë drejt izolimit, paqartësisë dhe destabilitetit. Por, ç`të duhet NATO dhe BE, nëse ky element shtetformues i shtetit maqedonas kontrabandohet për dy vota. A pak ishin pazaret dhe lëshimet?

Dhe pse dikujt i pengon “makedonsko” në grafën e shtetësisë, kurse bashkësive të tjera në vendet fqinje nuk u pengon ajo shqiptare, ose bullgare apo greke, ose shtetësia serbe në grafën e pasaportës?

Po ndoshta nuk doni ende të mendojmë se nuk ndjeheni si në vendin tuaj dhe se keni ndonjë plan apo ide separatiste antimaqedonase? Mbase?

Marrë nga portali AKO/ Në shqip nga Tetova News

Edhe Arian Çani e ka një fjalë: Për Kosovën nuk vendosin Meta e Rama, por Rusia dhe Amerika

Në Open, Arian Çani, i ftuar në emision ndër të tjera thotë: “Më duket interesant fakti që Ditmir Bushati nuk po hep dorëheqje. – thotë Çani.

Nikoll Lesi thotë se deri tani Bushati nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.

Çani: Përderisa amerikanët dhe rusët nuk i kanë ndarë akoma kufijtë në Ballkan, këtu palët lokale do luajnë për qejfin e tyre. Pra nuk e shoh si krizë këtë, por si protagonizëm. Nuk kanë lidhje me Kosovën, është një lojë ku po përpiqet secili të fitojë elektorat. Rama ka ambicie të qarta për tu bërë kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Se çdo bëhet me Kosovë dhe Shqipëri, do ta vendosin amerikanët në kompromis me rusët.” – u shpreh Çani.

Edit Harxhi nga ana tjetër thotë: “Unë shoh variantin që për disa kohë Ministria e Jashtme do të drejtohet nga një zëvendësministër. Ky është një problem i madh në këtë situatë që ne duhet të kishim një figurë të rëndësishme për ta drejtuar këtë institucion. “

Arian Çani: “Unë mendoj se Rama në këtë moment nuk ka nevojë fare për Ministër të Jashtëm me integritet sepse do ta drejtojë vetë atë institucion”. /Periskopi

Në një market shitet ujë me afat të skaduar, shitësi arsyetohet: Nuk i del ujit afati

Një qytetar i shqetësuar nga Peja ka kontaktuar Periskopin, për të denoncuar shitjen e ujit me afat të skaduar në një market në Pejë.

Ai ka thënë se ka blerë rreth orës 20:00 sonte ujë për djalin tetë muajsh, bëhet fjalë për ujin “Borea”, porse ky i ka qëlluar të jetë me afat të skaduar.

Sipas fotografive që lexuesi i periskopit i ka dërguar shihet se uji ka pasur afat deri më datën 20 dhjetorit ë vitit të kaluar.

“Arsyetimi i shitësit u kanë që ujit nuk i del afati po letra ëshë gabim”, ka treguar ai. Ujin thotë ta ketë blerë në marketin “Hello” te rreth rrotullimi në Pejë. /Periskopi

Shikojeni fotot që ka dërguar:

Këngëtari “e bën për pesë pare” Komunën e Tearcës:”Turp, për vota si qen ngarendni nëpër shpija…”

Rreshjet e mëdha të dëborës që përfshinë edhe rajonin tonë, kanë shkaktuar shumë probleme gjithandej, kanë vështirësuar qarkullimin e qytetarëve… Në rrjetin social ka reagime të shumta, ankesa, publikohen fotografi e video për gjendjen e rrugëve etj.

Ka reaguar edhe këngëtari Mirvet Cari, i cili është shumë aktiv në rrjetin social, transmeton Tetova News.
Ja statusi i tij i plotë, ashtu siç e ka shkruar ai, pa lekturim dhe redaktim:

“Turp Turp per komunen e Tearces mbare te ju vije per vota si qen ngaredni neper shpija na lutni votat me jau dhan e tash udhet nuk ju shkon mendja me i pastru nuk e mendoni a ka njerez te smunt veq se si tju vije mir juve o debilla skini o krietari i komunes mer masa per pastrimin e rugeve mos i le anash kto rug”.

Ky është amendamenti problematik i Lëvizjes BESA që nuk pranohet nga 8 deputetët e përjashtuar të VMRO-së

Përmes këtij amendamenti, Lëvizja Besa synon rregullimin e përcaktimit të shtetësisë. Problematike mbetet gjuha shqipe nga që 8 deputetët e përjashtuar konsiderojnë se me vendosjen e gjuhëd shqipe zbehet koncepti i shtetit maqedonas dhe krijohen sistem paralel.

Informacionet për arritjen e marrëveshjes mes Qeverisë dhe opozitës shqiptare i kanë demantuar dyja palët.

VIDEO/ Bleona Qeretin kështu nuk e keni parë ndonjëherë

Bleona Qereti ka disa vite që bën projekte muzikore për tregun ndërkombëtar. Ndryshe nga herët e tjera, ajo këtë herë ka surprizuar publikun duke risjellë hitin e viteve 1980 nga Pupo, “Su Di Noi”.

Me anë të një postimi në Instagram, Bleona zbuloi se vendosi ta publikonte videon për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në Malibu. Një pjesë e madhe të skenave në klipin muzikor, ku vihen re format trupore të Bleones, xhiruar në plazhet e Malibusë.

“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua. Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këngën time të preferuar. Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin. Kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim. Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë. Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë”, shkruajti Bleona.

Kujtojmë që në nëntor të 2018, një zjarr i tërbuar në jug të Kalifornisë përfshiu resortet e plazhit në Malibu, ku kanë shtëpitë shumë yje të Hollivudit, duke lënë ndërtesa të djegura dhe duke bërë që banorët të largohen.

VIDEO

9 ushqimet që s’duhet të mungojnë kurrë

Ato nuk janë të reja apo ekzotike dhe nuk zënë gjithmonë titujt e revistave shëndetësore. Por nëse këto ‘superushqime’, gjerësisht të disponueshme, nuk janë në kuzhinë tuaj, do të thotë që ka ardhur koha të bëni një ndyshim.

Domatja – Domatja është fruti me përmbajtjen më të ulët të niseshtesë dhe sheqerit, por e mbushur me fibra, vitaminë C, beta-carotene dhe me një antioksidant të fuqishëm të quajtur likopen. Gatim në vaj ulliri rrit absorbimin e saj.

Brokoli – Përmbajtja e niveleve të larta të vitaminës C dhe folatit (acid folik natyror), bën që kjo perime fibroze të mund të frenojë kolesterolin dhe trigliceridet, të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.

Qepa – Me qenë se është një anëtare e familjes së Aliumit, ajo përmban një antioksidant të fuqishëm anti-inflamator të quajtur quercetin, që redukton presionin e gjakut dhe rrezikun e kancerit.

Molla – Molla ka në përbërje të saj nivele të larta antioksidantësh dhe fibrash, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, astmës dhe disa kancereve.

Spinaqi – “Superushqimi” i preferuar i Popei Marinarit, ka në përbërje të tij nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, si dhe vitamina A, dhe pothuajse më shumë hekur se një viç.

Vaj ulliri – Një shtyllë shumë e rëndësishme për kulturën e gatimeve mesdhetare, vaji i ullirit është një nga yndyrat më të shëndetshme, i cili shëron sëmundje kardiovaskulare dhe inflamacione të ndryshme. Nuk duhet gatuar, në të kundërt ai do t’i humbasë vlerat e tij ushqyese.

Salmoni – Peshku vajor redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ul presionin e gjakut dhe lubrifikon yndyrat arteriale. Salmoni ka një përbërje të lartë të omega-3, vitaminës D, dhe disa vitaminave B dhe selenit.

Hudhra – E njohur për aftësinë e saj për të larguar vampirët, ajo gjithashtu ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, madje edhe parandalon ftohjet dhe disa lloje të caktuar kanceresh.

Panxhari – I pasur me hekur, panxhari mund t’ju bëjë ju të pamposhtshëm nga çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, disa studime tregojnë se performanca fizike përmirësohet ndjeshëm kur njerëzit konsumojnë më shpesh panxharin.