Ballina Blog Faqe 884

Kosovarët s’po bëjnë fëmijë, bie përgjysmë numri i lindjeve (VIDEO)

Numri i lindjeve në Kosovë është përgjysmuar krahasuar me katër dekada më parë. Pavarësisht kësaj, kosovarët janë të parët në rajon me shtim natyror të popullsisë. Profesori Rifat Blaku thotë se shteti serb më së shumti i frikësohet natalitetit të kosovarëve. Në dy vitet e fundit, në Kosovë, janë lindur mbi 60 mijë bebe, raporton T7.
Shtimi i popullsisë ka rënë por përsëri kosovarët prijnë në rajon në aspektin demografik.

Kjo e re nga Prishtina, nuk dëshiron të ketë më shumë se dy fëmijë në të ardhmen.

Njëjtë si Ardita, edhe banorët e tjerë të Kosovës, për dallim nga disa dekada më herët, kanë ndërruar qëndrim për planifikim familjar.

Më herët, shumica e familjeve shqiptare të Kosovës kanë pasur shtatë, tetë fëmijë e dhjetë fëmijë. Sot, familja mesatare në Kosovë është 6 anëtarë.

Edhe profesori i demografisë Rifat Blaku konstaton se shtimi natyror i popullsisë në Kosovë është përgjysmuar. Fajtor për këtë, sipas ti, është faktori ekonomik, social e psikologjik.

Krahas kësaj, sipas tij, Kosova është vitale në aspektin demografik në krahasim me vendet e tjera me numrin e lindjeve.

Blaku komenton edhe deklaratat e Presidentit Vuciq, për shtimin natyror të popullsisë serbe.

Sipas tij serbët kanë demofobi ose frikë nga shtimi i popullsisë së Kosovës.

Mirëpo një politikë e tillë sipas Blakut, nuk funksionon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se brenda katër dekadave të ardhshme, nëse nuk do të ketë shtim të popullsisë në Serbi, atëherë kombi serb rrezikon të zhduket. Madje, ai ka vënë edhe çmime për lindje të fëmijëve.

Për secilën familje serbe që do të kenë fëmijën e katërt, Vuçiq tha se do të japë shpërblim 18 mijë euro.

Edhe në Kosovë ka pasur zotime se për secilën lindje Shteti do të ndajë mjete, por një premtim i tillë kurrë nuk është realizuar.

Në vitin 2016, kosovarët janë shtuar me mbi 30 mijë bebe. Ndërsa, vitin e kaluar kosovarët janë shtuar me mbi 31 mijë bebe tjera.

Maqedoni: Shumë raste të keqpërdorimit të të dhënave personale

Autoritet zyrtare të Maqedonisë bëjnë të ditur se është në rritje numri i ankesave të qytetarëve për cenim, shkelje të të dhënave personale dhe privatësisë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, përkatësisht gjatë vitit 2017, në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave personale janë parashtruar 376 ankesa nga ana e qytetarëve për keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale.

Nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për Radion Evropa e Lirë thonë se 3 nga 4 parashtresat e qytetarëve kanë të bëjnë me keqpërdorimin e të dhënave në rrjetet sociale duke kryesuar Facebook dhe më pas Twitter, Instagram.

Pas miratimit të rregullores së përgjithshme evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale që ka hyrë në fuqi më 25 maj, që ka për qëllim mbrojtjen e të dhënave personale përmes një varg procedurash, çdo shfrytëzues në internet duhet të japë pëlqim se dëshiron apo jo të dhënat e tij të mund t’i shfrytëzojë kompania ku është abonuar, autoritet në Maqedoni kanë paralajmëruar që brenda këtij viti do të miratohet dhe një Ligj i ri për mbrojtje të të dhënave personale, në përputhje të plotë me rregullativën evropiane.

Sekretari i përgjithshëm i drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, Igor Kuzevski, për Radion Evropa e Lirë thotë se përmes ndryshimeve ligjore synohet të rritet niveli i sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve në përputhje me standardet evropiane, duke aplikuar mekanizmat e modelit të rregullativës së përgjithshme evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia në detaje ka punuar në hartimin e ligit në fjalë dhe tanimë me ndërmjetësimin e delegacionit të Bashkimit Evropian këtu në Shkup, e kemi dërguar për shqyrtim se a është në përputhje të plotë me rregullativën evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Në mars morëm disa vërejtje të vogla të cilat tanimë i kemi përrmirësuar dhe ato përmirësime i kemi inkorporuar në tekstin e ligjit. Besoj se deri në fund të vitit, ligji do të marrë vizë dhe nga Parlamenti duke u mundësuar qytetarëve një shkallë të më të lartë të sigurisë sa i përket të dhënave personale”, thotë Kuzevski.

Por, njohësit e çëshjeve juridike thonë se mbrojtje absolute nuk mund të sigurohet përmes ligjeve sepse bota elektronike ka shumë kurthe që jetën private të qytetarëve e vë në spikamë.

“Sado që të dëshirojmë apo të tregohemi të kujdesshëm që të mbrojmë të dhënat tona personale pothuajse është e pamundur në këtë kohë teknologjike në të cilën jetojmë. Thjesht nuk kemi mundësi se si të mbrohemi, ngase ne me vullnetin apo pa vullnetin tonë i hedhim në sistem në çfarëdo forme të komunikimit elektronik që në në një mënyrë krijohet mundësi që ato të keqpërdoren. Pra, është shumë e vështirë të vendoset sistemi i mbrojtjes”, thotë Qebri Avziu ligjërues i penales në Universitetin e Tetovës.

Përderisa, ekspertët e informatikës konsiderojnë se me regullativën e evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe harmonizimin e legjislacionit edhe në kushte të Maqedonisë ngushtohet hapësira e e përdorimit të të dhënave personale.

“Tani vendosen dënime të larta, madje rreth 4 për qind nga të qarkullimi i kompanive më të mëdha si dhe platformat e ndryshme në internet nëse ata mundsojnë të keqpërdoren të dhënat personale të abonuesve kjo i bën të jenë më syçelë në këto raste”, thotë Bojan Kordallov ekspert i Informatikës.

Autoritetet përkatëse në Maqedoni vlerësojnë se tek popullata më e re vetëdija publike është në nivel të lartë, andaj theksojnë edhe nga drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale se numri i ankesave nga ana e gjeneratave të reja është më i ulët krahasuar me grupmoshat më të vjetra.

Babai i nuses kosovare që vdiq tri ditë pas martesës: Do të marr hak për vajzën, nuk besoj në drejtësi

Gjykata e Apelit e Kosovës në prill të këtij viti ka marrë vendim që rasti rreth vdekjes së Antigona Morina të kthehet në rigjykim në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Bislim Morina, babai i Antigonës po pretendon se ish-dhëndëri i tij Hilmi Zena ia vrau të bijën. Thotë se dhëndëri bëri marrëdhënie seksuale me vajzën e tij derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme.

Por Bislimi as kësaj radhe nuk po ju beson organeve të drejtësisë kosovare. Thotë se nëse çështja nuk zgjidhet, ai do të marrë hak vet. Seanca për këtë rast pritet të mbahet nesër.
Me padurim po e pret të hënën për të shkuar në Gjykatën Themelore të Gjakovës.Aty, Bislim Morina, pritet që të ballafaqohet sërish me personat që thotë se ia vranë vajzën para shtatë viteve pas tri ditëve martesë.

Ish-dhëndëri i familjes Morina, Hilmi Zena do të ulet sërish në bankën e të akuzuarit. Bashkëshorti i Antigona Morinës, e cila vdiq pas hemorragjisë së vazhdueshme, akuzohet për shkelje detyrimeve familjare. Pas ankesës së Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës, që e kishte shpallur të pafajshëm Zenën,Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë rastin në rigjykim dhe vendosje.

Të njëjtin vendim në dorë e ka tashmë edhe Bislim Morina, babai i Antigonës, i cili thotë se e ka mirëpritur atë. Megjithatë, atij i ka humbur besimi në gjyqtarët e Gjykatës së Rahovecit të cilët do ta gjykojnë përsëri Hilmi Zenën.

Gazeta Express, ka qëndruar në familjen e të ndjerës Antigona Morina. Babai i saj thotë se është i kënaqur që lënda është kthyer në rigjykim.

“Unë jam i kënaqur nga prokuroria e Gjakovës që e ka marrë iniciativën që lëndën ta qojë përpara. Unë jam i kënaqur që rastit për vdekjen e vajzës sime po i jepet dritë. Unë shpresoje që rasti me dal në dritë. Por 90% jam i bindun që ko me dështua apet. Unë njëherë veç drejtësi po lypi. E pas kësaj do t’i padisë të gjithë ata që e kanë shkel ligjin” thotë babai i Antigonës.

Por nëse kjo çështje nuk zgjidhet nga ana e organeve të hetuesisë kosovare, Bislim Morina, po thotë se këtë punë do ta zgjidhë vet.

“Të hënën ne kemi prap gjykim. Ishalla kemi sukses, e nëse jo, unë do t’ia grahi vet. Du me shitë ni lopë, tokë a diçka, du me ble ni armë edhe me u ballafaqua”, thotë ai. Nga familja Morina, po ashtu kanë folur edhe për deklaratat e familjes së ish-dhëndrit të cilët i kanë akuzuar se këtë punë familja e së ndjerës po e bënë vetëm për para.

“Ata familja e atij (ish-dhëndrit), kanë thanë që këtë punë e kom ba për pare. Unë evladin nuk e shes për pare. Unë jom ka luftoj për drejtësi. Ai s’mundet me më ba kriminel e me më akuzu”, thotë Bislim Morina babai i Antigonës e cila vdiq shtatë vite më parë në ditën e tretë të martesës.

Nga familja e ish-dhënderrit nuk kanë dashur që të flasin rreth kësaj cështjeje. Ata më herët i kanë thënë Expressit se gjykata e ka dhënë fjalën përdundimtare për këtë rast.
“Gjykata e ka shpallur të pafajshëm Hilmi Zenën, duke u bazuar në faktet dhe ligjet në fuqi. Madje, ky vendim është vërtetuar edhe një shkallë më lart në Gjykatën e Apelit, e cila e ka vlerësuar si vendim të bazuar mirë”, kishin deklaruar nga Gjykata. E seanca e parë par rikthimin në rigjykim për këtë rast pritet të behet të hënën. Pala e dëmtuar po pretendon se nuk do ta pranojë në seancë avokatin e familjes Zena.Për këtë rast është angazhuar avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës. Ajo me kërkesën e familjes, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës që të bëjë përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabanit.

Antigona Morina nga fshati Radoc i komunës së Rahovecit, vdiq 6 vjet më parë, tri ditë pasi u martua, për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, e burri i saj Hilmiu nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore së ndjerës.

Panovski: ‘Luftëtari në kalë’ dhe ‘Porta Maqedonia’, ndërtime pa leje

Të gjitha ndërtimet për të cilat deri më tani është përgatitur raport nga grupi punues për realizimin e pasojave nga projekti Shkupi 2014 janë ndërtime pa leje.
Grupi punues ka për qëllim ti vërtetojë parregullsitë gjatë marrjes së lejeve të ndërtimit ,ndërsa deri më tani janë përgatitur raportet për Luftëtarin në kal, Portën Maqedonia dhe skulpturat në sheshin tek përmendorja e Filipit të dytë.

Kryetari i Asociacionit të Arkitektëve Martin Panovski, në intervistën për radion Europa e Lirë thotë se komptencat për vendosjen e përmendoreve duhet të ishin bërë përmes kuvendit por kjo gjë nuk ka ndodhur ato janë vendosur ose nga Komuna ose nga Qyteti Shkupit.

“Në të gjitha raportet, për skulpturat e analizuara evidentuam se procedurat nga fillimi janë të kundërligjshme, respektivisht të gjitha ndërtimet e “Shkupit 2014” mund të konsiderohen si ndërtime pa leje. Asnjë skulpturë nuk është vendosur nga Kuvendi që është kompetent, por janë vendosur ose nga Komuna ose nga Qyteti i Shkupit .Për këto ndërtime janë investuar shuma të mëdha parash dhe në fund mendoj se vendimi do të jetë politik dhe jo profesional”, shprehet kryetari i asociacionit të arkitektëve Martin Panovski.

Sipas Panovskit mund të ndodh që ndërtimet pa leje të legalizohen sepse ligji vlen ende. Komunat mund ti legalizojnë këto objekte por për momentin ato janë ndërtime pa leje.

“Komunat mund ti legalizojnë këto objekte po për momentin ato janë ndërtime pa leje. Komunat në bazë të detyrës zyrtare duhet të pyesin se kush e ka dhënë lejen ndërtimore e cila nuk do duheshte të jepet dhe kush do përgjigjet për këtë”, shprehet kryetari i asociacionit të arkitektëve Martin Panovski.

Nga Qyteti i Shkupit disa here kane potencuar se nuk kanë marrë vendim të ri nga komisioni se cilat janë ndërtime të reja pa leje të cilat do ishin në kompetencë të tyre për veprim të mëtutjeshëm.

Pas tërheqjes së përmendores së Andon Janev Qoseto nga Qyteti i Shkupit nuk përjashtuan mundësinë që fatin e njëjtë ta kenë edhe përmendoret e tjera por vetëm nëse plotësohen kushtet juridike për një aksion të tillë.

Largim ose legalizim të përmendores së Aleksandrit të Madh (VIDEO)

Përmendorja “Ushtari në kalë” apo e njohur si përmendore e Aleksandrit të Madh por edhe “Porta Maqedonia” që ndodhen në Qendër të Shkupit, janë ndërtime ilegale, andaj duhet ose të hiqen ose të legalizohen. Kështu deklaron kryetari i Lidhjes së Arkitektëve, Martin Panovski, i cili po ashtu ishte dhe pjesë e komisionit për analiza të projektit kontrovers “Shkupi 2014”. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, Panovski thotë se grupi punues për projektin “Shkupi 2014”, ka për detyrë të verifikojë keqpërdorimet eventuale gjatë marrjes se lejeve për ndërtim, respektivisht për procedurat rreth ndërtimit.

“Mendoj se tek të gjitha objektet ose skulpturat e analizuuara deri më tani evidentuam se procedurat që nga fillimi janë kundërligjore. Në këtë mënyrë, të gjitha ndërtimet e projektit “Shkupi 2014” që i kemi hetuar deri më tani, mund të llogarisim se janë ndërtime ilegale. Nga vetë fillimi,që ka të bëjë me kompetencat për vendosjen e përmendoreve, shohim se asnjëra nuk është vendosur përmes Kuvendit, i cili është kompetent për vendosjen e përmendoreve, të gjitha janë vendosur osenga Komuna ose nga Qyteti. Nga ky moment e më tej gjithçka duhet të jetë e pavlefshme, dhe në fund, çka me këtë pjesë? Mendoj se do të jetë vendim politik jo profesional”.

Panovski nga Lidhja e Arkitektëve thotë sederi më tani janë përgatitur raportet për “Ushtarin në kalë”, “Portën Maqedonia” dhe për skulpturën te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ku është familja e Aleksandrit të Madh. Megjithatë ai nënvizon se çështja e dokumentacionit është shumë e ndërlikuar, gjë që pengon analizimin e procedurave për vendosjen e tyre.

“Për fat të keq ende nuk mund t’i marrim as projektet e këtyre, për shkak se aq shumë është e tollovitur puna sa që nuk dihet se ku janë. Sepse vendimi i komunës është në emër tjetër, projekti në emër tjetër ndërsa leja në emër të tretë”.

Panovski thotë se për momentin ato objekte janë pa leje, dhe me ligj mund të largohen menjëherë. Mirëpo ai nënvizon se Komunat kanë edhe një mundësi tjetër që të legalizojnë ato objekte përderisa ligji për legalizim ende është në fuqi. Mefail Ismaili /SHENJA/

Avokati i pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” ka një lajm!

Avokati që i përfaqëson 12 të dënuar të “Grupit të Kumanovës”, Naser Raufi ka thënë për Indeksonline se Apeli ka kohë të vendosë për seancë tek në muajin shtator apo tetor.

“Ne ankesat i kemi dhënë në afat, diku në muajin mars. Me përkthimin kishim vonesë të madhe diku 6 muaj, por po presim që këto ditë lënda të shkojë në Gjykatë të Apelit. Apeli nuk ka shancë para vjeshtës ta japi seancën e parë, edhe atje duhet të shikohet lënda se është e madhe. Diku nga muaji i nëntë apo i dhjetë mund të mbahet seanca”, ka deklaruar ai.

Raufi ka sqaruar se të dënuarit mund të transferohen në burgje me kushte më të mira. Por, kjo mund të ndodhë nga muaji gusht. Ndërsa, sa i përket nisjes së hetimit ndërkombëtarë, ai ka thënë se kanë përkrahje dhe se presin që kjo të ndodhë brenda këtij viti.

“Nga ata 12 vetë që i përfaqësoj, nuk kam asnkesë, por kemi kërkuar që të transferohen nëpër burgje ku janë kushtet më të volitshme, ama gjykatësi ka lejuar të bëhet ky transfer, ama pritet prej sigurimit që ta lejojnë sepse janë grup më sensitiv dhe para gushtit mund të rregullohen ato. Kemi kontakte me Ministrinë e Drejtësisë, kemi përkrahje dhe presim që do të formohet ndonjë trup për nisjen e hetimit ndërkombëtarë brenda vitit ku do të ketë edhe prej Shqipërisë edhe prej Kosovës, Gjermanisë”, ka thënë Raufi për Indeksonline.

Ndryshe, 7 pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” iu ishte shqiptuar burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsej 746 vjet burg, ndërsa vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.
Prej të dënuarve 16 janë shtetas të Republikës së Kosovës, një është shtetas i Republikës së Shqipërisë, një është shtetas gjerman dhe të tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia.

VMRO: Zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare është e drejtë legjitime, por nevojitet demokratizim dhe ndryshime brendapartiake në VMRO-DPMNE. Ky është reagimi i parë i nismës për reforma në VMRO lidhur me tubimin e mbrëmshëm të partisë. Megjithatë, konsiderojnë se lidhur me qëndrimet rreth emrit, partia duhet të tregojë pragmatizëm.

Duhet të jemi pragmatik, qëndrimi final duhet të merret sipas rrethanave dhe mundësive në periudhën e ardhshme, pasi dinamika lidhur me kontestin ka qenë e madhe deri më tani, në mënyrë plotësuese dy deri tre fish do të rritet në dy muajt e ardhshëm, kështu që, është e drejtë legjitime e liderit të opozitës t’i theksojë këto të drejta, tani nëse ato do të japin rezultat dhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe çfarë do të thotë kjo në aspekt kohor, radhën e ka pushteti aktual. Çështjet më të mëdha me të cilat duhet të ballafaqohet kryesia aktuale e VMRO-DPMNE-së do të vijojnë tek tani – deklaroi Ilia Iliovski – Nisma për reforma në VMRO-DPMNE.

Në protestën e parë antiqeveritare kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, që do t’i zbatojë Qeveria teknike dhe kryetari i KSHZ-së nga radhët e opozitës. Mickovski kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të mposhtur Zaevin. Rreth çështjes së emrit, Mickoski përsëriti se opozita nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës për ndërrimin e emrit të shtetit. Analisti Albert Musliu tha se protesta e mbrëmshme më tepër i ngjasonte konsolidimit brendapartiak se sa protestës opozitare. Ai tha se ndryshimi i kushtetutës është i pamundur me përbërjen e këtillë të parlamentit.

Edhepse nuk u parait në protestë, ish kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski nëpërmjet facebookot protestën e cilësoi si të suksesshme dhe fuqishme. Nga LSDM shprehen se kërkesa për zgjedhje të parakohshme është blof, ndërsa akuzuan Mickovskin se vazhdon të ndjekë rrugën e Nikolla Gruevskit. Alsat

Regjistrimi i popullsisë, ekspertët: Politika të mbajë duart larg nga ky proces (VIDEO)

Ekspertët vlerësojnë se ka vetëm një mënyrë për ta shpëtuar regjistrimin e popullsisë nga dështimi. Sipas ish drejtorit të Entit Shtetëror për Statistika, Donço Gerasimoski politika duhet t’i mbajë duart larg nga Enti Shtetëror i Statistikave, pasi do të ishte tragjedi nëse do të përsëritej një dështim si ai i 2011-tës.

Institucioni kompetent jo vetëm në Maqedoni por në të gjitha shtetet e botës është byroja statistike, që i realizon ato duke mos u përzier gjithsesi në lojërat politike partiake. Ato lojëra do t’i zgjidhin në resoret e tyre, në Qeveri, në Kuvend që e gjithë kjo të jetë një rezultat i suksesshëm, një politikë e mirë, konsolidim i të gjitha strukturave politike në shtet që të kemi të dhëna të sakta dhe cilësore – thotë Donço Gerasimoski, Ish drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.

Gerasimovski thotë se për regjistrim real të popullsisë duhet të implementohen rekomandimet e OKB-së dhe Eurostatit dhe regjistrimi të realizohet përmes kombinimit të intervistës në terren dhe kryqëzimit të të dhënave të institucioneve relevante. Sipas tij, pasqyra rale demografike është parakusht për planifikime të sakta në të gjitha sferat dhe zhvillim të barabartë rajonal.

Ajo është e rëndësishme për shkak të ndërmarrjes së një sërë masash, ekonomike, sociale, infrastrukturore e kështu me radhë. Ju duhet patjetër të dini situatën e caktuar në vendbanimin e caktuar, komunën a rajonin e caktuar dhe në vetë shtetin, çfarë janë dhe ku ekzistojnë që të mund e gjithë kjo të planifikohet në të ardhmen. Kjo është një fazë tjetër e zhvillimit në shtet, zhvillim i barabartë rajonal. Nuk mund të keni zhvillim të barabartë rajonal nëse nuk kemi parametra brenda, në cilin rajon, çfarë, ku dhe sa ka – thekson-Donço Gerasimoski.

Regjistrimi i popullsisë është paralajmëruar për në prill të 2020-tës dhe i njëjti do t’i kushtojë buxhetit shtetëror 8,5 milion euro. Për dështimin e regjistrimit të popullsisë në 2011, PSP-ja tashmë ka nisur hetim ndaj ish partnerëve qeveritar Ahmeti-Gruevski. Regjistrimi i fundit i popullsisë është realizuar në vitin 2002.

Anesa Aliti

Po edukojmë breza, apo po ‘’prodhojmë’’ studentë me diploma?

Nga Edison Balla

Debati mbi arsimin, duhet të jetë gjithmonë një debat i mirëpritur dhe një derë e hapur sa herë bëhet fjalë për të kontribuar në drejtim të përmirësimit të tij. Fatkeqësisht, një debat i tillë konstruktiv refuzohet, ose për shumë arsye nuk bëhet në arenat publike në këtë vend.

Nëse ka një debat që duhet të ‘’vlojë’’ fort në këtë vend, është pikërisht debati mbi arsimin. Këtë e them, pasi nuk ka asnjë vend në botë që ka përparuar dhe ka ecur përpara duke e parë me indiferentizëm arsimin.

Në këto vite demokraci, arsimi nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie në këtë vend. Mjafton të shohim sesa para ka dhënë dhe jep ky shtet për arsimimin e të rinjve të tij. Vetëm 3% të GDP (Produkti i Përgjithshëm Bruto). Me pak fjalë në gjithë këto vite nuk kemi investuar pothuajse asgjë tek arsimi, e për pasojë tek të rinjtë tanë. Kemi investuar në godina insitucionesh, në koncensione për mirëmbajtje rrugësh, në tendera për makina të reja për drejtuesit tanë, por kemi lënë në mëshirë të fatit arsimin dhe të rinjtë. Këta të fundit, vetëm sa i kemi përdorur për kryefjalë propagandash në cdo fushatë elektorale.

Një nga shqetësimet më të mëdha që na ka shoqëruar në gjithë këto vite, nuk është vetëm fakti sesa pak vëmendje i kemi kushtuar arsimit, por edhe se cfarë produkti kemi nxjerrë në fund të fundit. Padyshim që përgjegjësia fillon nga shteti pasi varet cfarë politikash harton ai për arsimin, por në asnjë moment nuk mund të lëmë mënjanë edhe përgjegjësinë e insitucioneve tona arsimore. Në këtë kontekst ajo cfarë kemi parë, lidhet me paaftësinë e këtyre insitucioneve për të nxjerrë realisht profesionistë në tregun e punës. Fatkeqësisht mbetemi akoma në metoda mësimëdhënëse tërësisht komuniste, duke shpërfillur kshu rolin e studentit si faktori më i madh dhe kryesori në sistemin arsimor, dhe duke e kthyer kshu procesin mësimor në një marrëdhënie të ftohtë pedagog-student.

Edukimi i një brezi nuk lidhet vetëm me dhënien e aksesit për t’u arsimuar, por mbi të gjitha me mënyrat dhe metodat që ti si insitucion përdor për ta edukuar këtë brez. Masivizimi si politikë arsimore, është një gjë e dështuar. Padyshim e dështuar, sepse nuk ja kemi dalë që t’i vëmë në të njëjtët binarë sasinë dhe cilësinë. Pra masivizuam arsimin duke i dhënë mundësinë cdokujt për t’u arsimuar, që në fund të fundit nuk është gjë e keqe, por si për dreq dështuam që të sigurojmë cilësi.

Pra, nxorëm me mijëra studentë me diplomë dhe shumë pak profesionistë, të aftë për të konkuruar në një treg të globalizuar dhe gjithëpërfshirës. Ja pra, pikërisht këtu dështuam, sepse menduam se duke u dhënë mundësinë të gjithëvë për të ndjekur një shkollë të lartë do siguronim akses në arsim. Por jo, në fakt siguruam degradim dhe dështim të sistemit të lartë arsimor.

Arsyeja pse unë insistoj kaq shumë që insitucionet arsimore të bëjnë një kthesë të madhe me mënyrën sesi e kryejnë procesin e të nxënit brenda tyre, lidhet me faktin se sot tregu kërkon njerëz që dinë të përshtaten me terrenin, që mund të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht, dhe jo disa njerëz me diplomë që dinë të recitojnë përmendësh atë që kanë mësuar në shkollë. Universitetet sot duhet të luftojnë me cilësi dhe jo me numra. Emri ndërtohet kur nxjerr student të aftë, të gatshëm t’u bëjnë ballë sfidave.

Mënyra sesi mund të bëhet ky progres është një gjë që varet ekskluzivisht nga vetë universitetet dhe politikat e tyre drejtuese. Por ama nxitja e studentëve për ti kthyte ata në agjentë ndryshimi, është e vetmja mënyrë që mund ti bëjë konkurues vetë universitetet brenda tyre. Vetëm duke gjetur metoda dhe mënyra për të integruar studentët brenda universitetit dhe jashtë tij, universitetet do të nxjerrin produkte të afta për në tregun e punës.

VIDEO: Gjarpri futet brenda në klasë, tmerrohen nxënësit

Ky është momenti tronditës kur një gjarpër fytet në klasë për shkak të vapës.

Zvarraniku u fut menjëherë në klasë poshtë bankave të nxënësve.

Fëmijët u frikësuan nga prezenca e tij dhe filluan të kërcenin sipër bankave.

“Jashtë ishte vapë, ndërsa brenda kemi pajisje për freskimin e ajrit.

Kjo besoj ishte arsyeja se pse ai u fut në klasë.

Ishte një gjarpër i vogël, por na zuri në befasi”, ka thënë mësuesi, i cili arriti ta kapte zvarranikun.

Fatmirësisht asnjë nxënës nuk u sulmua nga gjarpri.

Ngjarja ndodhi në një shkolle filloreje në Kinë.  (TemA)

Babai “ultimatum” vajzës: Mësoji djalit shqip ose mos guxo të vish më në shtëpinë time

Peripecitë e shqiptarëve emigrantë për t’u integruar në shoqëritë e vendeve ku jetojnë janë të njohura tashmë. Nuk janë pak por gati një milionë e gjysmë që e kanë gjetur të ardhmen e tyre jashtë vendit. Por sa prej këtyre shqiptarëve kanë arritur të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre në shtetin ku jetojnë e punojnë? Me statistika është e vështirë ta thuash por me siguri që ekziston si problem.

Për Nuredinin i cili ka 21 vite që ka emigruar me familjen në Itali kjo gjë është një shqetësim më vete. Ai kishte ardhur enkas nga Brindisi për të marrë pjesë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar vajzës së tij Ada që t’i mësojë shqip nipit 6-vjeçar. Megjithse Mikele është gjysmë italian nga ana e babait, sipas gjyshit kjo nuk duhet të jetë pengesë që të përfitojë sa më shumë nga kultura e dy vendeve. Së paku të dijë të flasë e të shkruajë shqip. Për Nuredinin është e pa konceptueshme që fëmija të mos flasë gjuhën e nënës.

Duke u kthyer pas në kohë, Nuredini ka treguar sesi u detyrua të emigrojë me gjithë familjen në vitin e tmerrshëm të 1997-ës. Vajza Ada në atë kohë sapo kishte filluar gjimnazin dhe udhëtonte çdo ditë me tren nga Durrësi në Tiranë dhe anasjelltas. Duke e parë situatën që sa vinte dhe përkeqësohej, Nuredini mori një vendim të cilin nuk do e kishte marrë asnjëherë në kushte normale.

Mes krismave që dëgjoheshin nga të katër anët, ai mori bashkëshorten, dy fëmijët 9 dhe 16 vjeç dhe hipën në një anije të vjetër për të shkuar drejt Italisë. La pas prindërit dhe gjithë jetën që kishte ndërtuar deri në ato momente. Pas 24 orësh udhëtimi me rreziqe mbërritën në Brindisi dhe autoritetet i strehuan në një kamp. Duhej t’ia nisnin nga e para sepse ishin mes katër rrugëve, me dy fëmijë.

Me kalimin e kohës, Ada u njoh dhe u dashurua me Roberton, një italian i cili sot është bashkëshorti i saj. Aty filloi të normalizohej jeta e familjes sepse gjetën një shtëpi, fëmijët u shkolluan dhe pas disa vitesh u pajisën me dokumenta të rregullta. Nuredini gjatë këtyre viteve ka punuar shumë që jo vetëm të ndihmojë familjen e tij por edhe të afërmit në Shqipëri, ashtu siç bëjnë shumica e emigrantëve.

Një ndihmesë të madhe ka dhënë dhe Ada duke u përkujdesur në maksimum për të afërmit e saj. Ashtu siç u shpreh Nuredini, kjo ishte një nga arsyet për të cilën kishte ardhur në studio që ta falenderonte për kontributin dhe dashamirësinë që ka treguar për familjarët. Por kjo ishte gjysma e mesazhit të ëmbël që donte t’i jepte. Gjysma tjetër, ajo pak më e athët, më pikante, ishte shqetësimi se Ada nuk i ka mësuar djalit të saj Mikeles gjuhën shqipe.

“Djali kupton shqip por nuk e flet. Ai reagon po të flasësh keq për atë por nuk na e kthen në shqip por në italisht”, shprehet Nuredini. Sipas tij ky është një fenomen tek shumë shqiptarë, jo vetëm tek vajza e tij dhe për këtë sjell në vemendje një situatë konkrete. “Dëgjoj një ditë një zonjë në një supermarket që i fliste italisht fëmijës. E njihja atë zonjën sepse ishte nga fshatrat e Kavajës.

I thashë “me këtë italishten që flet ti, si mund t’i flasësh fëmijës? Fliti ore shqip! Kur do ta mësojë ky? Më tha që kështu jemi mësuar. I bëra një pyetje “ti si i shikon ëndrrat, në shqip apo në italisht”? Pse ma bën këtë pyetje, më tha. Jo i thashë unë, sepse atëherë njeriu është pa ndienja. “Shqip i shikoj” më tha. “Atëherë je shqiptare puro i thashë, andej nga Kavaja ndaj fliti fëmijës shqip”.

Ada, vajza e Nuredinit është surprizuar së tepërmi kur e ka parë që nga krahu tjetër i murit të studios ishte babai i saj. Ajo nuk i ka ndalur dot lotët kur janë përmendur njerëzit e dashur të cilët Ada i ka mbështetur në vështirësi e fatkeqësi e që tashmë nuk janë më. Buzëqeshja i është rikthyer nga mesazhi tjetër i të atit për gjuhën shqipe dhe është munduar të “justifikohet” duke thënë që “djali di shqip por nuk flet sepse ka frikë se gabon”. Por Nuredini ishte i përgatitur sepse ka shpalosur “penalitetet” në rast se Ada nuk i mëson shqip Mikeles.

U ka lënë afat deri në fund të vitit që ai të flasë shqip, përndryshe nuk do jenë më të mirëpritur në fundjavë tek shtëpia e gjyshit, siç tashmë e kanë bërë traditë që të mblidhen. Pasi e solli të bijën nga Brindisi në Tiranë për t’i dhënë këtë mesazh të rëndësishëm, Nuredini ka bërë një apel edhe për shqiptarët nëpër botë e për shtetin shqiptar që të ndërmarrin hapa konkretë për ruajtjen e gjuhës shqipe tek brezat e rinj.

“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që t’u mësojnë shqip fëmijëve. Me këtë rast u bëj thirrje edhe qeverisë që të bëjë ndonjë gjë për të hapur shkolla që të mësojnë të paktën për një vit që të shkruajnë e të flasin gjuhën amtare”./E dielashqiptare

“Hoxhallarët shqiptarë në UDB”

Nga Bardhyl Mahmuti

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë”, të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”.

Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi, një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”.

Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav”  kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”.

Prandaj është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

***

Njerëzit që nuk i zotërojnë konceptet teorike për ta analizuar realitetin në dimensionin  politik, kanë tendenca prirje ta personalizojnë politikën. Për këtë arsye, një nga shtyllat e orientimit metodologjik të politologëve konsiston në shmangien e kësaj qasjeje, që ka për prioritet sjelljen e njerëzve. Përkundër rëndësisë që ka edhe ky aspekt i problematikës, asnjëherë nuk jam ndalur në këtë çështje, sepse jam përpjekur t’i shqyrtoj ngjarjet në kontekstin global.

Në qindra shkrime të ndryshme nga qindra autorë është bërë denoncimi publik, se një numër hoxhallarësh kishin hyrë në shërbim të politikës së sllavëve të jugut që kishin pushtuar territoret shqiptare. Meqenëse po më shtrohet pyetja që të përmend emra konkretë të teologëve që u kanë shërbyer politikave antishqiptare, po sjell për lexuesin argumentet që kërkojnë teologët e llojit të Mustafa Bajramit.

Për të shmangur çdo lloj manipulimi lidhur me burimet e informatave, do të citoj pjesë nga memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit aktual të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni. Sa i përket problematikës që po trajtoj, memoaret e këtij teologu islam janë më me peshë se të gjitha fjalët dhe argumentet që janë thënë deri tani.

Është imami i parë shqiptar, që tregon haptazi se  ka qenë spiun i Shërbimeve Sekrete Sllav, motivet që e kanë shtyrë të bashkëpunojë me UDB-në, kontekstet e bashkëpunimit, avancimin e tij deri në funksionin më të rëndësishëm në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe përfshirjen e Filialeve të UDB-së në gjirin e Bashkësisë Fetare Islame.

Pjesët që do të citoj nga këto kujtime të Sulejman Rexhepi,t do të tronditin të gjithë besimtarët myslimanë që nuk kanë pasur njohuri për këtë realitet të hidhur. Përkundër mendimeve personale që kam për këtë kategori teologësh myslimanë, memoaret e Sulejman Rexhepit janë ndër memoaret më interesante që kam lexuar ndonjëherë. Mendoj se asnjë shqiptar nuk duhet të mbetet pa i lexuar këto memoare, sepse janë dëshmi që sqarojnë shumë hamendësime.

Po sqaroj lexuesin, se citatet që do të nxirren nga këto memoare do të renditen në përputhje me problematikën që po trajtoj e jo në bazë të numrave rendorë të kujtimeve të tij.

Fjalën e ka Sulejman Rexhepi:

“Miq të dashur!Vëllezër e motra!

Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për t’i lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike…

Babai im i ndjerë, policinë jugosllave e kishte frikë në palcë. Më lutej e më qortonte që mos të përzihesha me nacionalistët kosovarë, më luste që të isha lojalistë dhe të kisha kujdes, sepse me policinë jugosllave më mirë kalohet duke i shërbyer se sa duke i kundërshtuar”.(Memoari nr.1)

Në memoarin nr. 3 Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha kur ishte nxënës në Medresenë e Prishtinës.

“Jasht Medresesë gjithçka tjetër ishte marksizëm-leninizëm. Vlonte Kosova nga kjo ideologji. Pa dyshim, marksizëm-leninizmi kishte future ndikimin e vet edhe në Medresenë tonë. Sot, kur e kujtoj atë kohë, më vjen të turpërohem prej atyre mësimeve dhe prej atyre hoxhallarëve komunistë që na mbushnin si bateritë e zbrazura me këtë ideologji. Ishte kohë e tillë, po na përgatisnin të bëheshim hoxhallarë komunistë.

Komunistët e dinin se përmes hoxhallëkut, përmes kontaktit me xhemat dhe influencimit tonë mbi ta, më se lehti do të përhapej marksizëm-leninizmi, më së lehti do të zhvillohej bashkim-vëllazërimi, më së lehti do të luftohej nacionalizmi shqiptar i cili ishte dhe mbeti gogol i komunizmit jugosllav”.

Nga edukimi që kishte marrë nga “hoxhallarët komunistë”, Sulejman Rexhepi veçon Mulla Rashitin, i cili e krahasonte me Gjorçe Petrovin (revolucionarin sllavo-maqedonas).

“Jo që kisha njohuri mbi këtë figurë historike maqedonase, por, çuditërisht, sa herë më thoshte Gjorçe Petrov, seç ma përshkonte trupin një zjarr, në prush. Biles kështu më thoshte edhe Mulla Rashiti: “O bir, o Gjorçe Petrov, o krejt “zhar” je bre…”.Ja çka do të thotë mishërimi me historinë e huaj! Më vonë do të më thonë edhe Skenderbe por, kurrë nuk më ka ndjer trupi atë zjarrin e “zharit”, për vetë faktin se emrin Skenderbe e kam dëgjuar shumë vonë, ndërsa me emrin Gjorçe Petrov, jemi rritur, rruga për në Sullaren time i binte nëpër lagjen e Gjorçe Petrovit, pazarin e mjekimin e kemi bërë në këtë lagje. Unë Gjorçe Petrovi në mes të Prishtinës?!

E dija që nuk isha, por nuk e kuptoja se pse trupi flakë më shkonte kur më thoshin me këtë emër, pse trimërohesha dhe pse përpiqesha ta imitoj këtë “vojvodë”! Dhëndërr u futa si Gjorçe Petrov kurse dola si plak i urtë, dola me plane të qarta për jetë. Zoti ishte me mua. Në mua vdiq Gjorçe Petrovi ! Tash e tutje, për të tjerët do të isha Sulejman Rexhep!” (Memoari nr. 2)

Nga kujtimet që i kanë mbetur nga sjellja e Mulla Rashitit, Sulejman Rexhepi përmend edhe rastin kur ky imam i kishte zënë me femra në një lokal të Prishtinës, atë së bashku me Adnan Eminovin dhe Vesel Dautin. Nuk është me interes për temën tonë se si ua shau nënën ky teolog. Ajo që është e domosdoshme të përmendet, se Sulejman Rexhepi pohon se “të tre hoxhallarët përfunduan si hyzmeqarë të UDB-së” (Memoari nr. 3).

Në memoarin nr. 28 Sulejman Rexhepi evokon shpërthimin e revoltës së vitit 1981 dhe mobilizimin e të gjitha strukturave politike dhe fetare për shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar.

Ai pohon se “pas vitin 1981, të gjithë strukturat policore si dhe të zbulimit e të kundërzbulimit jugosllav u aktivizuan në luftë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Një luftë speciale po zhvillohej sidomos kundër mërgatës shqiptare e cila, e organizuar nëpër klube shqiptare, gjithandej qendrave evropiane, po i jepte krah dhe zemër seperatizmit shqitar në Kosovë si dhe nacionalistëve shqiptar në Maqedoni, Luginë të Preshevës si dhe në Mal të Zi.

Nëpër organet gjegjëse ishte bërë një ristrukturim i kuadrit, nuk dihej se kush ku kishte shkuar dhe kush ku do të vinte. Në Maqedoni, neve shqiptarëve projugosllavë na e kishin sjellë, apo më mirë me thënë, na e nxorën përpara njëfarë Kire Fuzofski (Crni) ekspert në luftën kundër separatizmit shqitar. Çuditërisht, që në takimin tonë të parë, për njëri tjetrin e ndjemë një dashuri të veçantë shoqërore. Do të bëhemi miq për tërë jetën.

Ai ishte shumë i sinqertë ndaj meje. Pas disa muajve, kërkoi t’ia kryej me besnikëri një shërbim shumë interesant dhe, që në fillim më tha se, nëse e kryej këtë punë atëherë do t’i kem të gjitha dyert hapur, do të jem më i respekturi dhe më i dashuri në repartin e tij. Meqë në Kosovë njiheshin të gjithë në mes vete dhe, ekspozimi i spiunëve apo i bashkëpunëtorëve ishte i vështirë, kërkonin që nga ne, shqiptarët e Maqedonisë, t’i kryejmë përcjelljet e nacionalistëve dhe të seperatistëve shqiptarë, meqë më pak kishim rënë në sytë e tyre”. (Memoari nr. 28).

 

Në memoarin nr. 32  të titulluar “Unë dija ta luftoja nacionalizmin shqiptar”, spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, nxjerr në dritë disa të dhëna interesante që lidhen me ngjarjet e vitit 1981.

“Demonstratat e studentëve në Kosovë, në vitit 1981, i dhanë leje të plotë policisë jugosllave për të vepruar lirshëm mbi shqiptarët që shquheshin qoftë edhe me më të voglën shenjë të nacionalizmit dhe irredentizmit.

Shqiptarët u shndërruan si në lepujt e egër të Zhedenit të cilët duhej mbytur sapo të dalin në shënjestër. Me qindra orë ligjerata u zhvilluan në trajnimin e njerëzve specialë që do ta luftonin këtë murtajë e cila po i kanosej shoqërisë jugosllave dhe po i tundte vetë themelet e ish-Jugosllavisë.

Shoku Tito kishte vdekur kurse gjithnjë e më fuqishëm këndohej kënga “DruzheTito mi ti se kunemo, da sa tvoga puna ne skrenemo” (Për ata që nuk e dinë gjuhën serbe teksti i kësaj kënge do të thotë: «Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote nuk do të largohemi»- Sqarimi BM)! Ne, pro jugosllavët, këtë këngë e kishim moto të jetës, e kishim lutje të ditës, e kishim parim dhe përcaktim jetësor.

Në KQ të LKM-së (Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë-sqarimi BM) u soll vendimi që në këtë aksion të gjërë të përfshiheshin edhe hoxhallarët, sepse ndikimi ynë ishte i madh. U ftuan disa hoxhallarë me ndikim në trajnim por, nuk kaloi asnjëri, madje të gjithë u bënë me nishan, u bënë të dyshimtë, sepse në ligjeratat e tyre ishin tepër të butë, tepër anemik, si ato melaqet që i hapin dyert e xhenetit dhe që i thonë xhenetlinjëve, hajde, urdhëroi, urdhëroni në xhenet! Para xhematit, sidomos para shqiptarëve në xhami, karshi egërsirës së tyre duhej të flitej me egërsinë edhe më të ashpër, karshi tyre duhej demonstruar tërë fuqia e pushtetit jugosllav, me zë të lartë e me gjeste duhej mbjellë frikë e jo butësi. Unë u përzgjodha si njeri më i ashpër, si njeri i përshtatshëm, sepse derisa në orë kursi mbaja prova si të luftohet nacionalizmi dhe seperatizmi shqiptar, më bëhej sikur nxirrja flakë nga goja, fjalët më dilnin si të zjarrta, sikur nuk nxirrja fjalë por gaca, prush. Kurse Kire Fuzofski bërtiste: “Taka “zharko”, taka, davajzhar… zhar… zhar…”

Shoqata ‘Ilmije’ që funksiononte në kuadër të BFI-së dhe e themeluar nga KQ i LKM-së, u caktua që të jetë bartëse e organizimit të mbajtjes së ligjeratave nëpër organet e BFI-së si dhe nëpër xhamitë e vendit. Nuk ishte aksion i letë. Intervenimet policoro-ushtarake jugosllave në Kosovë, pamjet trishtuese që erdhën nga atje, por edhe proceset gjyqësore që vazhdun pastaj kundë udhëheqësve të demonstratave të Prishtinë e gjetiu, kishin pezmatuar mbarë shqiptarët, prandaj edhe nuk ishte e lehtë të dilje para xhematit shqiptar e të flisje kundër asaj lëvizje që në fakt ishte projekt i imerializmit amerikan për ta shkatërruar Jugosllavinë. Prandaj, kërkova dhe ma mundësuan që të paisesha me armë dhe me leje, m’u dha liria e plotë që, nëse vetëm më shikon shtrembër ndonjë irredentist shqiptar ta vrisja në vend, si derrin e egër. Arma në brez më jepte siguri, më jepte forcë, ma shtonte flakën dhe prushin kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Çuditërisht, në të gjitha organet e BFI-së kam hasur në kolegë e hoxhallarë që ma përkrahnin programin, askush nuk e thoshte më të voglën fjalë. Bashkë futeshim nëpër xhami, ku xhemati i hapte sytë katër kurse unë shpërtheja vrullshëm kundër të gjithë atyre avanturierëve që po ëndërronin për prishjen e Jugosllavisë. Nuk kishte bërë vaki më herët që nëpër xhami të dëgjoheshin duartrokitjet frenetike të xhematit. Në fund të ligjeratave, sikur ishte bërë traditë që tashmë të bërtisnin “Ju-go-sllavia, ju-go-sllavia… Sulo, Sulo…” Edhe pse nuk e kishin atë motivacion të thirrjeve “zharko… zharko”, me të cilat shpërthente Kiro Fuzofski kur më dëgjonte, megjithatë, edhe thirrjet “Sulo… Sulo”, seç më bënin krenar dhe të pathyeshëm në rrugën e Titos.

Natyrisht, përveç revoles, me vete merrja edhe një shumë të konsiderueshme të dinarëve që m’i jepte me bollëk Kiroja, sepse hasja në shumë xhemat që kishin probleme të rënda sociale. Dhënia e një dinari e shtonte simpatinë për Jugosllavinë. Natyrisht, një dinar atyre e dhjetë për vete. Nuk kishte nevojë të raportohej se kah shkonin ato dinarë, me rëndësi të më shihnin dikush se po ndaj pare, sepse e dija që në mesin e xhemateve kishte plotë spiunë që po e përcillnin punën time dhe që raportonin madje edhe te Kiro Fuzofski. Parja ta zbardhë fytyrën. Kur nuk e ke paranë e ke urrejtjen e Zotit…” (Memoari nr. 32) pohon kryetari i BFI-së së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

“Tani, kur e kujtoj babain tim, menjëherë më bëhet e qartë se pse aq shumë insistonte që të ikja diku në tokat arabe për të kryer edhe ndonjë fakultet teologjik. Nuk donte që të përfundoja në Sarajevë. Donte në shtetet arabe. Po pra, sepse vetëm në ato shtete mund të më spastrohej truri nga ai infektim nacionalist që më ishte bërë gjatë shkollimit të mesëm në Kosovë. Iu binda tepër shumë babait, aq shumë sa nga memorja ime kam fshirë të gjithë ata shokë, të gjithë ata njerëz e personalitete me të cilët kuvendonim shqiptarçe dhe me tone mjaft nacionaliste. I pata fshirë si dashakëqinj të karrierës sime dhe, tek pastaj u brumosa me kulturë dhe njohuri islamo-arabe”. (Memoari nr. 1)

“Kujtimet vijojnë me përgatitjen për të shkuar në studime ku duhej «ta spastronte trurin nga infektimi me nacionalizëm shqiptar». Në Memoarin nr.6 të emëruar «Vëllazërim-Bashkimi më i suksesshëm se Islami»Sulejman Rexhepi shkruan: «ditën kur e preva biletën për në Beograd, prej nga do të fluturoja për në Kuvajt, pas katundarit tim, topallit, më kishte dërguar fjalë Goran Subashiq, i cili në takimin tonë në një zyre të këshillit ekzekutiv të qytetit të Shkupit, m’u prezantua si rreshter i vjetër, përgjegjës i sektorit për çështjet fetare pranë KOS-it. (Akronim serb për Shërbimin e Kundërzbulimit jugosllav- sqarim BM).

Pasi u bind se unë me tërë shpirt isha jugosllav i zjarrtë, më porositi që këtë imazh ta përcillja kudo që do të shkoja, sepse, kështu do të dilja i nderuar atje por edhe brenda. Më tha që, në çdo fakultet ku shkojnë studentët tanë nëpër shtetet arabe, kanë për detyrë të përcjellin njëri tjetrin dhe këtë nuk e dinë asnjëri. Të gjithë kur të kthehen në vendlindjen e tyre, do të raportojnë për njëri tjetrin, prandaj, më tha, hap sytë dhe, më mirë të raportoshë ti për shokët se sa shokët të raportojnë për ty. Jugosllavia nuk ka vend për ata teologë që nuk do të jenë markë jugosllave. ‘Kujdes, më tha, shtetet arabe janë në anën tonë, prandaj, as mos tentoni që të futeni nëpër lëvizjet ekstremiste që tentojnë t’i destabilizojnë shtetet mike arabe. Prandaj, do t’i vëzhgoshë këta ujqër, mundësisht edhe t’i eliminoshë nga pozicioni i gjyetarit, më tha si në shaka e që, duke më shtrënguar damarin e qafës desh më paralizoi në vend. Në ty e shohim të ringjallur Gjorçe Petrovin tonë, më tha pasi më uroi udhë të mbarë për në Kuvajt

Që nga ai moment, të gjithë që më provokonin, qofshin ata edhe miqtë e mi më të ngushtë, menjëhere krijoja përshtypje se i ka lëshuar Subashiqi,të më përcjellin, prandaj në të tilla situatë reagoja i papërmbajtur. Prandaj i reagova aq ashpër edhe profesorit arab, el Shuajbit, i cili, për një moment, seç m’u duk si mik i rreshterit të vjetër, Goran Subashiqit, të cilit më duhej t’i raportoja sa herë që kthehesha në Shkup por, jo rallë i raportoja edhe përmes njerëzve “diplomatikë” që më takonin sa herë që donin të iknin nga Kuvajti. “Suljo, mos ke ndonjë selam për Subashiqin”, më thoshin fare pa m’u prezantuar.

Sapo ma përmendnin emrin e tij, e dija që janë të lozjës së tij. Nuk ishte edhe aq lehtë të bëheshe teolog në shtetet mike të Jugosllavisë. Ne duhej të ishim shembull i Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, shembull këtë që nuk po mund ta arrinte madje as islami si fe! Edhe këtë, falë atij rrjeti të spiunëve që ishte i shtrirë cep më cep botës”. (Memoari nr. 6)

Sulejman Rexhepi evokon kujtimet kur ishte konfrontuar me profesorët në Kuvajt në mbrojtje të komunizmit jugosllav, si i kishte denoncuar te përfaqësuesit diplomatikë të Jugosllavisë në këtë shtet…

“Vitin e parë, kur u kthyem nga Kuvajti, menjëherë pas njerëzve të familjes së ngushtë, më takoi rreshteri i vjetër, Subashiqi. Më pyeti për disa gjëra për të cilat nuk i dite askush përveç se meje dhe shokut tim të ngushtë, Zulhajratit. Në atë çast u pata betuar se do ta djeg këtë njeri. ‘Mos më thënshin Sulë nëse nuk e përvëloj si me prush Zulhajratin’ !”- ishte betuar Sulejman Rexhepi (Memoari nr. 7).

Këtë betim e realizoi që në raportin e parë me shkrim që i bëri UDB-së.

“Kur Subashiqi mi tregoi disa gjëra të cilat i dinte vetëm shoku im Zulhajrati vendosa që edhe unë të tregoja diçka që dija për të. Më tha që, historia nuk bëhet duke folur por duke lënë gjurmë me shkrim. Më dha një copë letër dhe një laps kimik e më tha: “shkruaj”! Seç m’u duk si urdhëri “ikre”! (Memoari nr. 8)

Për ata që nuk e dinë, fjala “ikre”, që varësisht nga përkthimete ndryshme, ka kuptimin e fjalëve “lexo”, “shkruaj”, “këndo” (në kuptimin “recito”) është porosi e Allahut, të cilën, sipas besimit islam, engjëlli me emrin Xhibril ia tha Muhamedit kur filloi t’i zbriste Kuranin. Përmendja e kësaj fjale nga ana e një teologu në kontekstin e relacioneve brenda Shërbimit Sekret të Kundërzbulimit të Jugosllavisë, tregon se si i ka konsideruar Sulejman Rexhepi urdhrat e UDB-së: si urdhra të Allahut!

Memoari nr. 8 e përfundon me raportin e parë me shkrim, që ky teolog kishte bërë për “shokun” e vet: “Mezi i shkrova në qirilicë nja dy-tre elemente për Zulhajratin: 1. Zuli (kështu i thoshte Subo shokut tim Zulhajratit) i urrente tmerrësisht arabët, të cilët asgjë nuk dinin për shqiptarët, ndërsa për jugosllavët e për Titon ishin në gjendje të hiqnin dorë edhe prej fesë islame…”.

Sulejman Rexhepi, ky teolog që deklaron publikisht se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “komunist”, lëshohet në krahasimin me nacionalistët shqiptarë, që e donin Enver Hoxhën në raport me Titon.

Ai shtron pyetjen me një pikëçuditje në fund: “A mund të ishin enveristët (ithtarët e Enver Hoxhës) më shqiptarë se unë! Ata, adhuruesit e këtij satrapi, të ishin më nacionalistë se unë nuk ndodh në asnjë mënyrë! Ai njeri që nuk e do fenë e popullit të vet ai nuk e do as vetë popullin. Prandaj, këtë tip nacionalistësh i urreja. Ata marksista-leninista, unë marksist-leninist!Ata e donin Shqipërinë, unë e doja Shqipërinë. Ata dëgjonin këngë folklorike e patriotike, po ashtu edhe unë i dëgjoja. I vetmi dallim ishte se unë nuk e doja Enverin, liderin shpirtëror të tyre. Nuk mund të paramendoja kombin shqiptar pa fe! Më dukej gjë e tmerrshme. Prandaj, qysh në Prishtinë, si nxënës i Medresesë, u pata rreshtuar në anën e atyre që i luftonin këta qafira, këta të pafe. Kishim shkuar aq larg sa e kishim bërë hallall bashkëpunimin me policinë jugosllave kundër këtyre enveristave”. (Memoari nr. 8)

“Kurë nuk arrita ta kuptoj se prej nga buronte tek unë tërë ajo energji negative kundër shqiptarëve irredentistë e seperatistë. Po si nuk patën më të voglin insaf për Jugosllavinë. Të gjitha indikacionet e shërbimeve sekrete flisnin se ata i kishin hyrë punës për ta rrënuar Jugosllavinë, për të cilën baballarët tanë kishin derdhur aq djersë e gjak. Të gjithë që i kontaktoja, me të gjithë që e kaloja ditën dhe natën, ma mbushnin mendjen se me mijëra herë më shumë kishte shqiptarë që e donin Jugosllavinë në krahasim me irredentisët. Kjo ma shtonte urrejtjen deri në zhdukje të tyre. Kjo m’i arsyetonte të gjitha mjetet dhe metodat që i përdorja në luftë kundër këtij irredentizmi e seperatizmi. Nuk besoj të kenë fshehur nga unë ndonjë qëndrim, sepse, të gjithë ishim të sinqertë, të gjithë angazhoheshim për ruajtjen e shtetit të përbashkët të vëllazërim-bashkimit tonë. Se nga dolën pastaj të jenë të gjithë shqiptarët e mundshëm për Kosovën Republikë dhe për Shqipërinë e Madhe këtë kurrë nuk arrita ta kuptoj.

Menjëherë pas demonstratave të para në Kosovë, po ndjeheshin lëvizje edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët po ngacmoheshin sidomos nga studentët e kësaj ane që po studionin në Prishtinë.

Dy persona u përzgjodhëm dhe na i ndanë detyrat të cilat duhej kryer me besnikëri, me devotshmëri dhe me përkushtim.

Unë u angazhova që të ndikoja tek shtresa e teologëve por edhe ta kontrolloja këtë komunitet, ndërsa profesor Sefedin Sulejmani u angazhua të ndikonte dhe të ushtronte kontroll mbi stafin akademik dhe mbi studentët shqiptarë të kësaj ane. Profesori Sefedin e pati më të lehtë, sepse edhe ishte i gojës por edhe i kalemit.

Dinte të shprehje por edhe të shkruante. Në vitet ’80 ai tashmë kishte mbi 50 vepra të shkruara, nga sfera e filozofisë dhe marksizmit, ndërsa unë isha tamam tokmak! Çuditërisht nisën të botohen deklarata të mia por edhe shkrime në emrin tim. Çfarë gëzimi i papërshkrueshëm kur gjeja ndonjë shkrim të botuar me emrin tim.

E merrja gazetën, e fusja nën sqetull dhe i bija poshtë e lartë rrugëve të Bit Pazarit. Nisa të shikohem si një person mjaft atraktiv, vizionar dhe marksist i përkushtuar. Edhe hoxhë edhe marksist – kjo e bënte madhështor qëndrimin tim prej komunisti të përkushtuar. Më vitin 1983, në Takvimin e BFI-së që e përgatiste për botim Shoqata ‘Ilmije’, e cila historikisht më tepër ka qenë organ i Lidhjes Komuniste se sa i BFI-së, botova shkrimin tim mbi irredentizmin dhe seperatizmin shqiptar si dhe për përcaktimet imediate të të gjithë teologëve në rreshtimin e tyre për kalitjen e mëtejmë të vëllazërim-bashkimit jugosllav. Vetëm ky shkrim u mbajt mend nga ana e shqiptarëve, kurse unë kisha botuar edhe dhjetra të tjerë që po botoheshin nëpër biltenet policore dhe ushtarake nëpër republikat e vendit dhe zonat ushtarake të Jugosllavisë”. Memoari nr. 35

Për shkak të besnikërisë dhe provave që kishte treguar, se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “hoxhë komunist”, Sulejman Rexhepi filloi të ngjitej në grada: iu dhanë edhe informatorë të tjerë, që do t’i përcillnin spiunimet e tyre përmes tij.

“Kiro Fozufski, inspektori më i përgatitur në radhët e UDB-së për përndjekjen e seperatistëve dhe irredentistëve shqiptarë, tashmë kishte krijuar një besim të fuqishëm në mua. Po ndjehej i habitur por edhe pak i lodhur nga gatishmëria e aq shumë shqiptarëve për të raportuar vullnetarisht tek ai. Një herë ma shprehu dyshimin, duke menduar se, mos irredentistët shqiptarë po dilnin më të aftë se UDB-a dhe se qëllimisht po u dërgonin sa më shumë shqiptarë të raportojnë, me qëllim që t’ua tollovisin trutë !

Prandaj, më luti që t’ia eliminoja nja dy si më të besdishëm, dy shqiptarë që natë e ditë ishin në gjendje t’ia mbajnë bolet në duar. Njëri ishte nga Kondova, me nofkën ‘Teglla’, për shkak të xhamit të syzave të tij që dukeshin si fundi i kaVanozit (ZejnullahFazliu), e tjetri ishte nga Morana, me nofkën ‘Mandolina’, sepse kur e raportonte ndonjë informatë e nxirte si tingujt e telave të çakorduara të mandolinës (Azem Morana)!

‘Teglla’ do të dëshmoheshte si më i zellshëm dhe më bashkëpunëtorë, nuk do të ndjehet i ofenduar që të më raportojë mua çdo ditë e unë një herë në javë te Kiro Fuzofski, kurse ‘Mandolina’ do të jetë më kryeneç, më i poshtër, ai kurrë nuk do të pranojë të bashkëpunojë me mua, por, drejt e me shkijet e Draçevës e të Autokomandës. Pisi kishte nisur të më konsideronte si rival të tij, më shihte si konkurrent, e jo si epror të vetin. Prandaj edhe kurrë nuk arrita t’ia jap ndonjë deyrë por as të marr ndonjë informacion prej tij. Kjo më pat shtyrë që të betohem në vete që tan jetës të merrem me të, ta poshtroj ku të mundem e t’ia nxi fytyrën në çdo mexhlis ku do ta takoj». Sulejman Rexhepi sjell detaje se si kishin spiuniuar veprimtarinë e një atdhetari: «Në Kondovëjetote njëfarë Haxhi Enveri, i ardhur nga rrethi i Gjilanit, i burgosu politik dhe, irredentist i papërmirësueshëm. Pa dyshim, nga rrahja e tepërt që e kishte hëngër nëpër stacionet policore, kishte luajtur pak mendësh, nuk ishte sagllam”.(Memoari nr. 36)

Në memoaret e veta Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha e mbledhjeve të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë, gjatë së cilave ky “hoxhë komunist” fitoi pushtet në raport me komunistët e tjerë, sepse kishte mbështetjen e Shërbimi Sekret të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Jugosllavisë. “Askush nuk më reagonte, sepse të gjithë ishin të bindur se, kur flet Mulla Sula, në fakt kanë folur organet më të larta të Lidhjes Komuniste.

Pastaj, ato paraqitje kritike të mijat diskutoheshin në Këshillin e Shkupit, me hoxhallarë e me xhemate. Tani më po bëhesha me krah, po fuqizohesha gjithnjë e më shumë.

Sherif Dehari, edhe pse me pozicione më i madh se unë, si në Parti ashtu edhe në Bashkësi, megjithatë gjunjëzohej parameje. Për mua nëpër mbledhjet e forumeve të Bashkësisë Islame fliste si për një fuqi më të madhe që e ka pasur ndonjëherë Bashkësia Islame. Në organet partiake flitej për mua si për një komunist të paprekur kurse në BI flitej për një hoxhë të papërkulur! Kjo ishte propaganda më e madhe për mua e cila m’i hapte të gjitha shtigjet drejt karrierës sime.

Duhej të arrija majen e autoritetit të fuqishëm. Pa dyshim, kjo arrihet vetëm duke qenë i përkushtuar pas vlerave të sistemit politik shoqëror si dhe duke e disiplinuar xhematin i cili duhet të arrijë shkallën e besueshmërisë së paluhatshme ndaj udhëheqësit të vet fetar. Atë çka e thotë Mulla Sula, asaj thuaji AMIN! Kështu ka qenë në Komunizëm, kështu duhet të vazhdojë edhe në demokraci. Si sistemi, si xhemati – Mulla Sulës duhet t’i thonë AMIN” (Memoari nr. 17).

Nuk do t’i përmend të gjithë emrat, të cilët Sulejman Rexhepi i cilëson si njerëz të UDB-së. A ka ndonjë emër që e ka futur për shkaqe të rivaliteteve brenda Bashkësisë Fetare Islame, këtë e di ai vetë.

“Rezultatet për të notuar në mes valëve të komunizmit jugosllav dhe besimtarëve islam ia atribuon eprorit të vet të sigurimit sekret: “ndoshta ‘faji’ për këtë ishte krejt te Kiro Fuzofski, mësuesi im më i dashur përgjatë tërë karrierës sime. Asnjëherë nuk shkoja në vizitë të ndonjë xhemati paraprakisht pa u përgatitur nga Kiroja. Më mësonte mirë se çka të flas, si të flas dhe ku të godas.

E unë flisja vetëm për Titon dhe për sistemin komunist, flisja rrjedhshëm e guximshëm, qetë dhe me maturi, herë-herë duke e dridhur buzën përvajshëm e duke u përlotur dhe, më së shumti godisja në vëllazërim-bashkimin tonë (…) Kiroja, krejt duke qeshur me zë, duke më rrahur shpinës e duke më përqafu si vëllai vëllain, më thotë, o Sulo, o nuk ka më trim se ti bre. Hallall të qoftë. O krej zjarr je, je prush që të përvëlon, që t’i djeg të gjitha tezat e që t’i përmbysë të gjitha teoritë. Je zjarr! Hajde të hapim një nofkë të re për ty. Tash e tutje për mua dhe për të tjerët, atje poshtë në zyret tona, ti do të njihesh si “Zharko”! Natyrisht, e shtruam muhabetin, pasi tashmë e kishim vrarë e pjekur edhe lepurin e egër.

E çuam “çuturicën”(fjalë serbe për ‘bucelë’, ‘shishe’ alkoholi-sqarim BM) e mbushur me verë të kuqe e për nderë të nofkës sime të re. “Zjarr”, “Prush”, “Zhar- Zharko”, Shejtan bre, kurrë falë mos i qofsha askujt dhe prej askujt mos u varsha! Kush më do mua, duhet të më nënshtrohet, nëse jo në p.s.” (Memoari nr. 40).

Në memoarin nr. 42, të titulluar “Unë, Mulla Sula, kryetar i BFI-së”, deklaron në mënyrë triumfale: “Më në fund u kurorëzua aktiviteti im shumëvjeçar në ruajtjen e vlerave të komunizmit, në ruajtjen e ish-Jugosllavisë si dhe në luftë kundër seperatizmit dhe irredentizmit shqiptar. Tani erdhi momenti për ta përjetuar ndihmën e të gjithë atyreve që i ndihmova për më shumë se njëzet vjet. U bëra kryetar i BI-së!

Paraprakisht, me të gjithë drejtusit e këshillave të BI-së, si dhe me kryetarin e atëhershëm të Kuvendt të BI-së kishin punuar strukturat e caktuara të shtetit. U kishin dhënë direktivë që të më votojnë mua.

Tërë këtë aktivitet e kishin bërë larg syve të mia, unë nuk dija asgjë, thjesht, për të ma lehtësuar punën e mëtejmë, duke qenë i bindur unë se të gjithë ata më donin mua dhe vetëm mua. Pasi u përzgjodha, e kuptova tërë lojën që e kishin luajtur.

Kjo më irritoi shumë, sepse nuk e dija se cila palë po e tregon të vërtetën: ata të shërbimeve të sigurisë, apo teologët. Nuk e di as vetë kur ndodhi në mua ai moment i kthesës por, di që për një moment kam thënë: tash e tutje duhet lidhur me hoxhallarët e kundër atyre shërbimeve që asnjëherë nuk janë të ndershëm në detyrën e tyre. Largimi im prej tyre u bë me kryeneçësi, u bë me rrebelizëm, u bë duke u futur vetë në ato kanale nëpër të cilat futeshin dhe jetonin vet ata të shërbimeve. Kalova në nacionalist i madh shqiptar, sepse, e dija që kjo do t’i lëndojë më së shumti ata dhe se, tani, për herë të parë, do të ndodheshin para një situate të palakmueshme: një nacionalist transparent nuk do të mund ta burgosnin.

Unë isha kryetar i të gjithë myslimanëve dhe, çdo burgosje eventuale e imja do ta përmbyste shtetin.

Atyre u dola ndorësh ndërsa si hakmarrje ata e përdorën liferimin e nofkes sime prej kodoshi (“Zharko” ) si dhe hedhjen në publik të segmenteve nga aktivitetet e mia deri sa bashkëpunoja me ta.

Ja, për herë të parë, publikisht, përmes këtij memoari po e pranoj që kam bashkëpunuar me ta dhe po ju kërkoj falje të gjithë atyreve që i kam lënduar e dëmtuar. Bashkëpunimi im ka pasur një qëllim shumë fisnik – thjesht, të bëhem kryetar i kësaj Bshkësie, sepse e kam ditur se, nga ky pozicion do të mund t’i ndihmoja shumë shqiptarëve”. (Memoarin nr. 42).

Megjithatë Sulejman Rexhepi nuk e ka të lehtë të shpëtojë nga kthetrat e Shërbimit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit. “Ma bënë krejt vrer postin e kryetarit, nuk arrita t’i gëzohem asnjë çast. Derisa nuk u çarta fare. Pas një kohë e thirra Kire Fuzofskin duke e qortuar se si më lanë si qengjin në kafazin e mbushur përplot me ujqër.

U takuam te restorani i Hotel Belvit. Vendosa që t’ia tregoj planin që kisha me këtë rrebelim timin, ndërsa si kundërshpërblim kërkova që të më mësojë se si të sillem me ‘çakejt’ që po më silleshin panda! UDB po insistonte përmes metodave të ndryshme që në BI të hapte filialen e vet dhe të instalonte njerëz që do ta kontrollonin dhe do të raportonin për punën time. Nuk e kuptoja se pse duhej të më kontrollonin mua! ‘Jo’, më tha Kiroja!

‘Nuk është për shkakun tënd, por për prestigjin e drejtorisë sonë. Nuk guxon të ngelë institucion pa pasur njerëz tanë aty, sepse do të ngel jasht kontrollit të drejtorisë. Çdo gjë që ngel jasht nesh rrezikon të shndërrohet kundër nesh’! Ky shpjegim sikur më zbuti. Më frikësoi kur më tha se, nëse nuk do të pranoja do të bënin ç’mos që sërish ta rikthenin në BI Jakup Selimovskin me ekipin e tij.

Ky plan më acaroi shumë. Atëherë, e luta Kiron që ai ta kishte nën kontroll krejt BI-në. Nuk do të shpëtonte gjë pa ditur ai dhe se, nuk do të veprohej asgjë pa këshillat e tij, me kusht që tjetër bashkëpunëtorë të mos më fusnin në hundë. Këtë nuk mundi të ma garantojë Kiroja, por, m’i dha emrat se kë po mundohen t’m’i fusin në kabinet, ndryshe do t’i kisha armiq të përhershëm dhe përherë do të më bënin probleme”.

Listën e parë të emrave të propozuar nuk i pranoi dhe madje sipas fjalëve të tij u kërcënua se do të shndërrohej në armik të madh.

“Disa ditë më vonë, KiroFuzofski më erdhi me një ofertë të re. Më luti që të zbutem, ta ul pak kokën se, ‘bozhe mili’ (shprehje në gjuhën serbe që do të thotë ‘zot i dashur-sqarim BM)jemi njerëz dhe,sakaq mund të hidhemi diku në hendek duke plasur ndonjë gomë veture, apo, si gjyetarë, të na kap ndonjë “plumb bredhës’. Më frikësoi dhe, pa e zgjatur shumë pranova t’m‘i lexojë emrat të cilët duhet të futen me porosi në kabinet.

Sa të jeshë në krye të BFI-së, ti nuk mundesh të funksionosh pa i pasur pranë vetes sidomos këta emra: Zejnulla Fazliu, Shaqir Fetahu, Pëllumb Veliu, Isa Ismaili, Muhamed Iseni, Zenun Berisha dhe Sherif Dehari! Aaaa, mendova zëshëm! Në këta emra paska ngelur DeBeKa-ja!?(Shërbimi Sekret në gjuhën serbe-sqarim BM). Po këta i silli në maje të kalemit, po të gjithë këta janë tokmaka. Dakord, i thashë, dal nga dal të gjithë këta do të jenë në kabinetin tim.

Mendova se me kaq do të merrte fund puna. Nuk shkuan disa ditë, më thonë që ka adhur të më takojë njëfarë Haki Fejzuli! E pranova, më urdhëron që ta pranoj Haki Agushin dhe të kem kujdes se në çfarë posti do ta lë. Kiroja më thotë që ky farë Haki Fejzuli është ekspert në tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore. Gjithandej ftohet ky kur duhet t’ua ha shpirtin shqiptarëve e t’i keqtrajtojë deri në vdekje. Pas këtij, një ditë më erdhi Hifzi Mehmeti, edhe ky njëfarë satrapi antishqiptar. Dikur më erdhi edhe Rauf Qazimi dhe më sugjerojnë që mos të habitem shumë në zyre por të dilja me ta më shpeshë, si më parë, në gjyeti. Po kur më erdhi dhe komandiri Zdravko Rafajllovski, nga Vollkova, të intervenojë për Sherif Deharin atëherë më plasi dhe nisa të kërcënohem edhe unë. I thashë Kiro Fuzofskit që, le të ndërpriten këto vizita se, ndryshe, do ta çoj në këmbë popullatën myslimane, do t’ju vë në pozitë shumë të rëndë. Do të flas e do të tregoj për të gjitha planet që i keni. E kam shumë të lehtë që ta radikalizoj masën myslimane dhe ta përmbys krejt shtetin. Pas këtij kërcënimi, Kiro Fuzofski më tha që, të shtrëngohem fort, nuk do ta kem të qetë këtë mandat, do të më lodhin deri sa të më detyrojnë që të vetëvritem…” (Memoari nr. 43).

Sulejman Rexhepi tregon se bashkëpunimin e vazhdoi edhe në rrafshin politik. “Unë dhe Kiroja jemi zbulues të shumë aferave dhe projekteve shqiptare. Ndryshe, nuk do të mund të rrija në postin e Kryetarit të BFI-së.

Duhej të rrija në krye të këtij Institucioni dhe të isha bindës si lider kombëtar dhe përmes meje të qarkullonin shumë informata e projekte. Ndryshe, nuk do të më mbanin në atë pozicion as dy minuta. Shërbimeve sekrete nuk ju duhet lider i papërdorshëm. Këtë po e dëshmoj unë përmes këtyre memoareve dhe, po kështu, shumë vite para meje, këtë e ka dëshmuar edhe Nafi Çegrani, udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar” (Memoari nr. 47).

Lexuesit i kujtohet se me paratë që merrte nga Shërbimi Sekret për të korruptuar njerëzit e varfër, Sulejman Rexhepi “një dinar ua jepte atyre e dhjetë i mbante për vete”. Lidhur me raportin e tij ndaj parasë, Sulejman Rexhepi përshkruan rrethanat kur njerëzit e Shërbimit Sekret i zunë pritën kur ky kishte dalë në gjueti. “Kisha dalur për gjyeti kur që të tre më dolën në rrugën malore dhe, thjesht, më çarmatosën. Kiros i vinte keq, ndërsa ata dy më zhveshën në brekë e maicë! M’u kërcënuan keq. Ju thashë, më vrani, para nuk jap. Ku do të jipja para unë që, për paranë e lija kokën, bëja punët më të fëlliqta vetëm e vetëm ta shtoja buxhetin tim familjar. Tani a edhe për kaurë do të punoja! Mjaftonte kontributi im prej spiuni. Para nuk jap! I kam për vete…(Memoari nr. 50).

Memoaret e publikuara të Sulejman Rexhepit, që edhe sot e kësaj dite është kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë,  janë të mbushura me emra dhe mbiemra të atyre teologëve që kanë punuar për Shërbimin Sekrete Jugosllav.

Siç pohon edhe vetë Sulejman Rexhepi, këta “hoxhallarë komunistë, marksistë-leninistë jugosllavë kanë urryer marksizëm-leninizmin e enveristëve, për arsye se kanë dashur ta prishin Jugosllavinë”.

Nëse dikush nga teologët shqiptarë nga viset e tjera shqiptare që ishin të pushtuara nga ish-Jugosllavia, që ka punuar për Shërbimet Sekrete Jugosllave, merr guximin e Sulejman Rexhepit, besimtarët myslimanë shqiptarë do të tronditeshin shumë. Kjo tronditje do t’i ndihmonte teologët e rinj që bënin ndarjen e besimit nga shërbimet antishqiptare.

Kërkesa e teologëve që t’u sjell emra të njerëzve që punojnë kundër interesave kombëtarë shqiptarë dhe memoaret e Sulejman Rexhepit më kujtuan një situatë, të cilën ma ka treguar një shok i UÇK-së. Një bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret Serb, bashkëfshatar i tij, kishte ardhur me qëllim që të infiltrohej në radhët e UÇK-së. Pasi u zbulua, nga frika filloi të tregonte gjithçka. Kur filloi të tregonte emrat e bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret të Serbisë që vinin nga fshati i tij, shoku im më tha: “Bardhyl, dola nga dhoma, se kisha frikë mos po del edhe babai im. Sa u lehtësova kur mora vesh se në mesin e spiunëve serbë nuk kishte qenë im atë”.

Po i drejtohem drejtpërdrejti Mustafa Bajramit. Pse kërkon emra nga unë, kur ke mundur të pyesësh babanë tënd, teologun Mulla Jetish Bajramin? Ndoshta do të të kishte informuar se cilët teologë të Kosovës mbanin lidhje me Serbinë, cilët prej tyre villnin vrer kundër demonstratave të vitit 1981 me të njëjtin fjalor që përdor Sulejman Rexhepi, cilët bënin propagandë gjatë viteve ’90 për të dalë në zgjedhje në kuadër të zgjedhjeve që organizonte pushteti i Millosheviqit? Sikur të kisha qenë në vendin tënd, unë do ta bëja një pyetje të tillë. Meqenëse ke nevojë të sqarohen publikisht këto gjëra, unë do ta bëj për të kënaqur kureshtjen tënde.

Babai im, profesor i logjikës, i filozofisë dhe i sociologjisë në gjimnazin e Tetovës, dhe këshilltar i Arsimit për Tetovën dhe Gostivarin, asnjëherë nuk ka qenë anëtar i asnjë strukture të komunistëve jugosllavë e as i ndonjë partie politike.

Në shkurt të vitit 1969, si nacionalist shqiptar u dënuar nga “komunistët marksistë leninistë jugosllavë”. Pas vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës, ai nuk mundi të gjente punë në vendlindje. Erdhi dhe gjeti punë në Kosovë, në vendin ku “kuvendohej shqiptarçe dhe prej nga Sulejman Rexhepi kishte ikur në Arabi, që ta spastronte trurin nga ai infektim nacionalist”. Erdhi nga Tetova, qytet i Kosovës historike të cilin komunistët jugosllavë ia kishin falur republikës sllavo maqedonase, në Prishtinë, qytet që komunistët jugosllavë ia kishin falur Serbisë pas ndarjes si plaçkë të territoreve shqiptare.

Kur i botoi memoaret e veta, Nafi Çegrani, të cilin Sulejman Rexhepi e cilëson si “udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar”, ai publikoi emrat e intelektualëve shqiptarë në Maqedoni, që ishin bashkëpunëtorë të sigurimeve sekrete jugosllave. Unë nuk pata nevojë ta pyes babanë tim, sepse Nafi Çegrani tregon me emër dhe mbiemër personat që ishin ngarkuar nga sigurimi sekret që të përcillte veprimtarinë e babait tim.

Sa u përket teologëve shqiptarë, të cilitdo besim fetar qofshin, askush nuk mund ta mohojë kontributin e madh të tyre gjatë historisë si në aspektin e ruajtjes dhe të kultivimit të tolerancës fetare, ashtu dhe në aspektin e çështjes kombëtare shqiptare.

Atyre që u intereson të njihen me veprimtarinë e një numri të madh të personaliteteve të shquara shqiptare nga gjiri i teologëve, ju sugjeroj të lexojnë veprën e Faton Mehmetajt, të titulluar “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë – Bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar”.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e një numri teologësh me Shërbimet Sekrete Jugosllave, unë nuk kam asnjë paragjykim për asnjë teolog shqiptar. As për ata teologë që polemizojnë me mua. Kam bindjen se shumica dërmuese e teologëve shqiptarë nuk kanë bashkëpunuar me këto shërbime sekrete. Së paku kjo është dëshira ime.

Qëndrimet e mia janë kundër atyre teologëve myslimanë shqiptarë me shpirt shkau, që kishin hyrë në shërbim të Shërbimeve Sekrete Jugosllave. Janë ajo kategori e njerëzve të ulët, që, siç pohon vetë spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, me ndihmën e “marksistë-leninistëve jugosllavë ishin shndërruar në ekspertë për tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore, ndërkohë që ua mbanin bolet në duar udbashëve”.

Megjithatë, askush nuk mund të mohojë se akuzat e teologëve Mustafa Bajrami dhe Muhamed Kajolli janë gjuhë dhe terminologji e sajuar në kuzhinat e shërbimeve sekrete.  Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, apo edhe vetëm këtë pjesë të cituar nga “dromcat e memoareve” të tij, mund të bindet se këta teologë nuk sjellin asgjë origjinale në shpifjet kundër “Bardhyl Mahmutit”.

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë” të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”.

Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”.

Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav”  kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj, është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

P.S.

PO E PËRSËRIS: Memoaret e Sulejman Rexhepit janë memoaret më interesante të shkruara për raportet e teologëve me shërbimet sekrete. U sugjeroj të gjithë shqiptarëve t’i lexojnë këto dromca memoaresh, se kanë çfarë të mësojnë.

Të gjitha citatet nga këto memoare janë përshkruar besnikërisht, duke ruajtur edhe gabimet e shumta drejtshkrimore.

VIDEO-LIVE/ Rita Ora, tani është ora! “Yjet” elektrizojnë sheshin “Skënderbej”

Sheshi “Skënderbej” pret mbrëmjen e së dielës këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Ora e super muzikës në shesh për të erdhi, me recitalin e natës së sotme. Kosova do të dominojë sot skenën. Para Rita Orës, Kida, ka kënduar LIVE në shesh.

Ky koncert vjen menjëherë pas 1 qershorit ku i ftuar special ishte Ermal Meta, muzika e të cilit pati shumë admirues në shesh.

Rita Ora kthehet kështu në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.

Më herët këngëtarja ka lajmëruar në rrjetet e saj sociale padurimin dhe kënaqësinë për këtë koncert në Tiranë.

Ylli ndërkombëtar këto kohë ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti I mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”.

Këngëtarja, aktorja dhe modelja gjithmonë e ka shprehur lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Jo vetëm për të festuar pavarësinë e tyre ne shesh, por edhe duke performuar në Vatikan në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Ajo është ambasadore nderi e Kosovës dhe e pyetur në çdo dalje publike nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe krenarinë e të qenit shqiptare.

Sonte sheshi “Skenderbej” është pushtuar nga një festë e madhe.

“Serbët duan të dalin nga dialogu me autonomi territoriale”

Ridefinimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritet të dalë si rezultat i përfundimit të dialogut në Bruksel, nuk do të kalojë pa kompromise nga të dyja palët, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare.

Ai pret përplasje të palëve gjatë fazës së fundit të dialogut në Bruksel, ndërkohë që sipas tij, pala serbe është treguar deri më tash më kohezive se sa pala e Kosovës, tek e cila vazhdojnë polemikat se kush duhet ta drejtojë ekipin në bisedime.

 Profesor Hasani. Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po hyn në fazën finale, ndërkohë që të dyja palët kanë thënë se nuk do të jetë e lehtë. Çfarë mund të sjell kjo fazë, pse palët paralajmërojnë kompromise të vështira?

Enver Hasani: Po paralajmërojnë, sepse çdo proces dialogu që ka për qëllim zgjidhjen e problemeve nga e kaluara, që kanë rrënjë të thella historike, siç është raporti shqiptaro-serb, përkatësisht Kosovë – Serbi, nënkupton ridefinim të atyre raporteve dhe për pasojë, ajo nuk mund të ndodhë pa kompromise reciproke në planin ekonomik, në planin politik dhe në planin territorial.

Çfarë mund të sjellë kjo fazë?

Kjo fazë sjellë, në radhë të parë, përafrimin e të dy vendeve kah integrimet evropiane, përkatësisht euroatlantike, sepse edhe Serbia, sado që sot ka një rezervë edhe rruga serbe nuk mund të jetë rrugë tjetër përveç rrugë evropiane, përkatësisht rrugë e integrimeve, ne aspektin e sigurisë, nën ombrellën e sigurisë atlantike.

A prisni përplasje gjatë këtij procesi?

Unë pres përplasje dhe vështirësi të jashtëzakonshme, për shkak se pala kosovare, për dallim prej asaj serbe – edhe pse edhe aty po shihet që do të ketë probleme – nuk është kohezive. Do të thotë, në suksesin e çdo dialogu, një ndër përbërësit e atij suksesi janë edhe koheziviteti socio-politik i dialoguesve.

Sa më shumë që të ketë kohezivitet brenda për brenda trupës që bën dialog, aq më shumë ka sukses. Aleksandar Vuçiqi (presidenti i Serbisë) dhe shoqëria serbe, kam përshtypjen se është më e përgatitur në këtë drejtim, sepse ka pasur një hapje, një transparencë ndaj publikut atje, për sa i përket çështjeve që lidhen me Kosovën dhe është aluduar në kompromiset që mund t’i bëhen palës kosovare.

Në anën tjetër, këndej nga ne (në Kosovë) nuk ka arritur të bëhet një ndarje në mes qeverisjes me vendin nga ana e institucioneve të Kosovës dhe lidershipit institucional, prej anës që ka të bëjë me raportet tona me Serbinë. Këto dy çështje duhet të jenë të ndara.

Por, nuk janë ndarë dhe me “letrën e Serbisë”, përkatësisht me raportin ndaj Serbisë dhe ndaj fqinjëve – siç ka qenë çështja e demarkacionit (me Malin e Zi ose siç ka qenë çështja e raportit ndaj Marrëveshjeve të Brukselit, në raport me Serbinë – kanë rënë dhe janë ngritur qeveritë. Kjo është gabim, sepse këto janë dy çështje, të cilat po nuk u shkëputën, kjo e prishë kohezivitetin dhe për pasojë, e bën të vështirë arritjen e marrëveshjes.

E përmendët çështjen e kompromiseve. Kur flitet për palën nga Kosova, a nënkupton ky kompromis Asociacionin e komunave me shumicë serbe?

Enver Hasani: Unë besoj që po. Do të thotë, për Asociacionin e komunave (me shumicë serbe) ka edhe vendim të Gjykatës Kushtetuese (të Kosovës), por ka edhe marrëveshje ndërkombëtare, që është marrëveshja e Brukselit – jo kjo e fundit, sepse kjo ka qenë marrëveshje teknike administrative – që thitë se Asociacioni duhet të formohet. Mund të formohet vetëm në qoftë se ka një natyrë tjetër prej Asociacionit që nuk ka ingerenca nga e drejta Publike, që i themi ne.

Do të thotë, aty është problemi dhe aty është çelësi. Formimi i Asociacionit, në formatin që e mendojnë serbët, është diametralisht i kundërt me atë që ne e mendojmë dhe e shpresojmë. Kështu që, në këtë drejtim, ajo është një çështje jashtëzakonisht serioze.

A është kjo një lloj autonomie për serbët?

Ajo çka kërkojnë serbët me Asociacion është, si të thuash, të i krijosh një shtrat politiko – territorial planit të Ahtisarit sa i përket të drejtave të komuniteteve. Do të thotë, Plani i Ahtisarit i ka pasur të gjitha, vetëm jo këtë që e thotë se Asociacioni është shtrati territorial. Të drejtat që janë sot në kapitullin e tretë të Kushtetutës, për ato të drejta po përpiqen që tu krijojnë në shtrat territorial, brenda të cilit ai Asociacioni, ato ingerenca nga e drejta publike, do t’i realizonte.

Është thënë se dialogu duhet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dyja shtetet. Çfarë implikime mund të sjell një marrëveshje e tillë?

Enver Hasani: E para marrëveshje ligjërisht e obligueshme nuk mund të bëhet pa pasur garanci procedurale të implementimit të saj, do të thotë, pa pasur Evropa, SHBA, dhe aktorët tjerë ngjashëm. Ngjashëm siç ka qenë Grupi i Kontaktit, mbase në një format tjetër. Sot për sot unë nuk shoh një gatishmëri për një gjë të tillë nga aktorët kryesorë ndërkombëtarë. Me sa unë po e shoh ata i kanë lënë palëve që palët të propozojnë modalitete. Ky është një defekt, në fillim, serioz.

Ajo marrëveshje, kur thuhet ligjërisht e detyrueshme, nga ajo dalin përgjegjësitë për secilën palë që nuk e zbaton dhe prapë ajo vjen deri tek garantuesit e saj. Po që se bëhen këto elemente bazike të procedurës, pastaj, substanca është një çështje e ndarë dhe për të cilën pala kosovare duhet qysh tash t’ia definojë vetvetes mandatin se deri kur mund të shkohet sa i përket substancës. Sa i përket procedurës për sukses të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, kërkohet që garantuesit të jenë të fortë.

Bashkimi Evropian ka thënë që do të jetë lehtësues i procesit, por as nuk i importon marrëveshjet dhe as nuk i garanton. Kush mund të garantojë një marrëveshje të tillë?

Unë deri sot, gjykuar jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në historinë e Evropës përgjatë shekullit 20, të gjitha problemet kryesore të Evropës janë kryer me ndërhyrjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë nuk shoh dhe e kam problem të shoh një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, ku ka vetëm lehtësues dhe jo garantues të saj. Cila është leva e ndikimit për palët, si serbët ashtu edhe shqiptarët, për Evropën, në qoftë se ajo e ka statusin e lehtësues? Asnjë. Nuk ka levë ndikimi.

E dyta, kur thuhet ligjërisht e detyrueshme, nuk mund të jetë ligjërisht e detyrueshme pa pasur garantues. Këtu ka një kontraditë në formë dhe përmbajtje, që nuk shkojnë. Prandaj, unë nuk shoh rrugë tjetër, përveç një veprimi të koncertuar nga të dy anët e Atlantikut, mes SHBA-së dhe evropianëve, si mënyrë të zgjidhjes së çështjes të Ballkanit Perëndimor. Nuk është çështja vetëm e Kosovës. Kosova është një nga problemet më serioze – marrëdhëniet Serbi – Kosovë – por, në përgjithësi edhe çështja e Ballkanit Perëndimor, sepse Ballkani Perëndimor ka komponentë të fuqishme të sigurisë, e cila dominon komponentin e butë e që është sundimi i ligjit, demokracia dhe respekti për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve.

Këto janë nën hije të ombrellës së sigurisë, për shkak se proceset që zhvillohen gjetiu, ku janë të përfshira aleanca e NATOS, në rend të parë SHBA-të dhe aleatë tjerë të Evropës, kanë domosdo efekte të drejtpërdrejta në Ballkan.

A mund ta sigurojë Kosova ulësen e saj në Kombet e Bashkuara dhe perspektivën e qartë integruese për në BE përmes marrëveshjes finale me Serbinë?

Tash, çështja është që, nëse do të arrihet një marrëveshje, çfarë natyre do të ketë ajo? Ajo marrëveshje mund të parashikojë një dinamikë që në këtë rast, unë besoj që do të jetë një proces çështja e integrimit në Evropë, në OKB dhe kështu me radhë, i Kosovës dhe i Serbisë. Do të jetë një proces ku parashihen afatet dhe lëvrimet politike që duhet t’i bëj palët kundrejt njëra-tjetrës dhe një garantues.

Do të thotë, duhet patjetër që të ekzistojë një këshill zbatues, në mënyrë që ta vërtetojë nëse palët po i përmbahen marrëveshjes. Përndryshe, do të ndodhë sikurse me këto marrëveshjet e Brukselit, që nuk kanë pasur ndonjë efekt substancial në përafrimin e qëndrimeve të palëve.

A prisni që në fund të dialogut, për zbatimin e marrëveshjes eventuale, të dyja vendet të jenë të detyruara të bëjnë ndryshime kushtetuese?

Enver Hasani: Është e pashmangshme që marrëveshja ligjërisht obliguese do t’i detyrojë palët që të marrin si obligim – një ndër obligimet që do të merren në mënyrë reciproke nga palët – janë edhe ndryshimet kushtetuese, si nga pala serbe, ashtu edhe nga pala kosovare. Nga pala serbe, ajo që sot është e saktë, është çështja e klauzolës që ekziston në Kushtetutën (e Serbisë) që e definon Kosovën si pjesë të Serbisë. Do të thotë, ajo patjetër që duhet të ndryshojë. Edhe atje duhet të ndryshojnë dispozitat, sa i përket natyrës së shtetit serb dhe raportit të saj me serbët që jetojnë jashtë kufirit, të cilën ata e kanë atë patronazhin kushtetues sot për sot, por edhe shumë të tjera.

Nga ana e Kosovës, marrëveshja ligjërisht obliguese, sigurisht që do ta përcaktojë sërish definimin e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës – pjesa që i referohet përbërjes territoriale. Çështja e kufijve me Serbinë, po ashtu do të jetë pjesë që do të kërkojë ndryshimet kushtetuese. Pastaj, Kapitulli 3 ( i Kushtetutës së Kosovës) do të ndryshojë në përputhje me obligimet që merren me atë marrëveshje ligjërisht obliguese.

Forma e Asociacionit, që është fjalë “çelës”, si dhe integrimi i saj në rendin kushtetues të Kosovës, domosdo që do ridefinimin e Kapitullit 3 të Kushtetutës dhe parimeve të përgjithshme që definojnë natyrën e shtetit. Pse kapitulli 3? Kjo, sepse ky kapitull është i paraparë për të drejtat kolektive e që nuk kanë baza territoriale.

Do të thotë, nuk janë dhënë ato për etnitete brenda për brenda Kosovës apo për komuna brenda për brenda Kosovës ose për bashkësi lokale, por pika e referimit është ruajtja dhe mbrojtja e komuniteteve të Kosovë në tërë territorin e Kosovës, mbi bazën e asaj që sot quhet Kushtetutë, prej nenit të parë deri në të fundit. Kurse tash, kjo mund të jetë ndryshe.

 A mund ta defunksinalizojë shtetin e Kosovës kjo?

Edhe kështu siç ka qenë, nuk është se e ka bërë funksional Plani i Ahtisaarit. Mos mendoni se ka qenë. Ai vetëm mund ta legjitimojë një gjendje ekzistuese.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje partive politike dhe gjithë spektrit politik për unitete dhe një platformë për t’iu qasur dialogut. Në anën tjetër, partitë opozitare, por edhe parti brenda koalicionit qeverisës, kanë kundërshtuar që presidenti Thaçi të jetë drejtues i palës së Kosovës në dialog. A është kjo situatë e pafavorshme për Kosovën dhe nëse po, si të tejkalohet?

 Kjo sigurisht që është një situatë e pafavorshme, sepse mënyra se si veprohet këtu (në Kosovë) muajt e fundit dhe javët e fundit, tregon qartë se pala kosovare ka probleme serioze me kohezionin kundrejt palës serbe. Tejkalimi i kësaj situate mund të bëhet vetëm duke e respektuar Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht duke mos e shkelë atë. Është e qartë që flitet për marrëveshje nga Neni 18. 1 i Kushtetutës së Kosovës. Marrëveshjet, sikurse ajo e nenit 18. 1 i Kushtetutës së Kosovës, janë marrëveshje, të cilat janë të ngjashme në të gjitha kushtetutat e Evropës, por edhe në Kushtetutën e SHBA-së.

Ato kërkojnë gjithmonë ratifikim të brendshëm, që është ratifikim kushtetues me një shumicë të kualifikuar, por që nuk mund t’i bëj asnjë organ, përveç organit që është përfaqësues i popullit, Kuvendi. Presidenti apo qeveria mund t’i bëjnë marrëveshjet nga Neni 18. 2, që janë marrëveshje administrative- teknike.

Për, marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme, që bien në Nenin 18. 1, duhet gjithsesi të sigurohet platforma e konsensusit përmes Kuvendit, sepse ato marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, siç pretendohet kjo me Serbinë ose siç janë marrëveshjet e paqes, ato përmbajnë domosdo klauzole territoriale, klauzola politike dhe klauzola ekonomike. Këto, gjithmonë kërkojnë shumicë të kualifikuar dhe në shumicën e rasteve kërkojnë edhe ndryshimet kushtetuese. Këto nuk mund t’i bëj asnjë organ tjetër përveç Kuvendit.

Këtu nuk është çështja se kush do t’i prijë dialogut. Këtu kemi të bëjmë me atë se si do të zgjidhet çështja e marrëveshjeve bilaterale me Serbinë. Të gjithë e dimë që marrëveshja bilaterale me Serbinë nuk mund të bëhet me një hap, por bëhet përmes një marrëveshje të paqes, të ngjashme me atë Dejtonit, që ka qenë shumë më e strukturuar se Rambujea, me të cilën marrëveshje parashihen garanci dhe garantues, dispozita shumë të strukturuara dhe organe zbatuese, të cilat nuk mund t’i kryej asnjë prej organeve ekzistuese sot.

Nuk është kompetencë kushtetuese as e Qeverisë e as e Presidenti, po as edhe ndonjë organi tjetër, tek e tek, për t’i diskutuar çështjet që kanë implikime kushtetuese. Këtë mund ta bëj vetëm ai organ që e përfaqëson zërin e popullit. E ai gjithmonë, përveç se është ligjvënës, është edhe përfaqësues i vullnetit të popullit.

Vetëm ata (deputetët e Kuvendit) munden që me procedura të brendshme dhe me rregullore të Kuvendit, duke e respektuar Kushtetutën, të arrijnë deri te një vendim ‘ad hock’, me të cilin definohen termat e referimit, kushtet, limitet dhe të gjitha tjerat që shkojnë për dialog me Serbinë.

Maska me spinaq dhe vaj ulliri, hajmalia e flokëve

Për forcimin e flokëve dhe trajtimin e skalpit, maska me spinaq dhe vaj ulliri është një ndër më të rekomanduarat nga specialistët. Është një përzierje e cila jo vetëm pastron skalpin, por në të njëjtën kohë ushqen flokët dhe i bën ato shumë të shëndetshëm.

Kjo maskë mund të përdoret çdo javë dhe rezultatet që siguroni janë të mahnitshme. Stimulon rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Përbërësit:

1 dorë spinaq

1 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja:

Paraprakisht spinaqin duhet ta lësh në ujë të vluar, derisa të krijohet një formë tuli. Pasi ta kulloni, hidhini vajin e ullirit dhe mjaltin.

Përzieni të gjithë masën në një blender, derisa ajo të mos jetë shumë e trashë, por as shumë e lëngshme.

Aplikojeni më pas mbi lëkurën e kokës dhe në flokë. E mbani për gjysmë ore ose një orë, pastaj shpëlani flokët si zakonisht.

Nëse keni flokë të thatë ose të dëmtuar, kjo përzierje është ilaç magjik!

QEVERIA PARALAJMËROI INVESTIME TË REJA, VMRO-DPMNE E FAJËSON PËR VARFËRINË (VIDEO)

Dy investime të reja në vlerë prej 11 milion eurosh, me potencial për të hapur nga 80 vende të reja pune, paralajmëroi sot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev. Ai theksoi se edhe sipas të dhënave të bankës popullore të RM-së, për tremujorin e parë të këtij viti në vend kanë hyrë 235 milion euro investime të drejtpërdrejta të huaja gjë që sipas metodologjisë së bankës – është rekord në 12 vitet e fundit. Këto rezultate dhe numra, siç tha Angjushev, vetë flasin për kritikat e politikave ekonomike të qeverisë.

“Investimi Zenit Internacional prej 98 milion eurove që do të prodhojë në zonën e lirë doganore Bunarxhik, do të prodhojë ngrohës për bojler me 80 punësime, dhe “Balkanlar Plastik” kompani nga Turqia, e cila do të investojë 3 milion euro me 60 deri më 80 punësime, ndërsa do të prodhojë ambalazh nga plastika”, tha Koço Angjushev – zëvendës kryeministër për çështje ekonomike.

Angjushev nuk deshi të komentojë kërkesën e partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mes të tjerash edhe për përmirësimin e klimës ekonomike në vend. Por megjithatë porositi se për të mirën e ekonomisë, Maqedonia nuk mund ti lejojë vetes zgjedhje çdo vit.

Për aktivitetet ekonomike të shtetit, nuk rekomandohen zgjedhjet e shpeshta. Kështu që vlerësojmë se stabiliteti është një gjë shumë e rëndësishme për ekonominë, ndërsa aspektet e tjera nuk do të doja ti komentoj”, u shpreh Koço Angjushev – zëvendës kryeministër për çështje ekonomike.

Partia opozitare VMRO-DPMNE, edhe sot publikoi kumtesë plotë me akuza në llogari të qeverisë, se nuk din se si ballafaqohet me problemet ekonomike.

VMRO-DPMNE – REAGIM I PRES KONFERENCËS SË KOÇO ANGJUSHEVIT

Karteli i qeverisë vetëm për një vit arriti që ta shkatërrojë të gjithë ekonominë. Ekonomia e Maqedonisë është në gjendje alarmante, sektori i tekstilit është para kolapsit, ndërtimtaria shënon rënie, bujqësia ka rënë në gjunjë, metalurgjia është duke u zhdukur, ndërsa xehetaria është në prag të zhdukjes.

Në lidhje me kthimin e TVSH-së, një nga adutët më të mëdha të LSDM-së në programin parazgjedhor, Angjushev tha se si pilot projekt së pari do të lëshohet në disa komuna që të shihet se si do të funksionojë, pas çka do të sjellë vendim Ministria e financave.

Përgatiti: Mihajllo Vidimliski

“MOS NA E PREKNI VODNON”, ORGANIZATAT JOQEVERITARE MESAZH QEVERISË (VIDEO)

Në malin “Vodno” çdo ditë e më shumë ndërtimet, edhepse sipas planit hapsinor, kjo zonë është e mbrojtur. Pas ndërtimit të kryqit, teleferikut dhe ndërtesës së Agjencisë për Komunikime Elektronike, tani në “Vodno” do të kalojë edhe traseja e gazsjellësit. Disa organizata qytetare të organizuar nën moton “Ta shpëtojmë Vodnon” patën takime intensive me përfaqësuesit qeveritar, nga ku morën të gjithë dokumentacionin dhe informatat e duhura për projektin, por gjithçka mbeti vetëm në transparencë. Zëvendëskryeministri, Koço Angjushev, ua bëri me dije që nuk ka ndërmend që ta ndryshojë trasenë pasi që kjo do të merrte shumë kohë.

“Sigurimi i lejes për ndërtimin e rrjetit të gazit është proces që është afatgjatë dhe proces që është filluar shumë vite më parë. Ndryshimi i trasesë për gazsjellësin është punë e cila do ta anulonte ndërtimin e gazsjellësit dhe furnizimin me gaz të disa rajoneve në Republikën e Maqedonisë në afat më të gjatë, 3, 4, 5 vjet, por mundet edhe më shumë”, tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër.


Ai u premtoi këtyre organizatave që për çdo dru të prerë, dhjetë të tjerë do të mbillen, por kjo nuk është e mjaftueshme për ta. Njëra prej përfaqësuesve të këtyre organizatave, Tatjana Stojanovska thotë që Angjushev duhet të bëjë dallimin prej ambientit jetësor dhe zonës së mbrojtur.

“Realisht, nëse i zbatojnë ligjet atëherë traseja nuk do të duhej të kalon në këtë zonë të mbrojtur. Zotëri Angjushev duhet edhe një herë të mendojë se a e kanë vlerën e njëjtë zona e mbrojtur dhe ambienti jetësor”, u shpreh Tatjana Stojanovska. – “TA SHPËTOJMË VODNON”

Ata thonë që 56 kilometra të trasesë për gazsjellësin do të kalojnë në prona private dhe koha që do të shfrytëzohet për negociata me pronarët mund të shfrytëzohet që traseja të ndryshohet dhe mos të kalojë në “Vodno”. Stojanovska paralajmëroi se do t’i informojë edhe organizatat ndërkombëtare, kurse nuk kanë kontaktuar me deputetët Liljana Popovska për shkak se nuk duan ta politizojnë lëvizjen e tyre.

Përgatiti: Furkan Saliu

KURSET PËR INFERMIERË MË TË KËRKUARA , ME KËTË CERTIFIKATË MË LEHTË GJENDET PUNË NË BE (VIDEO)

Kurset për infermierë dhe për kujdesin e personave të moshuar janë popullarizuar në rajonin e Strumicës. Nga viti në vit gjithnjë e më shumë qytetarët interesohen për arsimin joformal për shkak se me këto certifikata më lehtë mund të gjejnë punë në Gjermani, Austri dhe vendet e tjera evropiane. Deri më tani, rreth 200 qytetarë kanë marrë certifikatë, por interesi i qytetarëve vazhdimisht po rritet, thonë nga Universiteti i hapur qytetar “Joska Josifovski Sveshtarot”.

“Në vendet e Evropës Perëndimore ka nevojë nga kuadro i tillë. Madje kishte persona nga vendet e huaja të cilët kanë ardhur për pushim këtu në Strumicë, që ta vizitojnë kursin për të gjetur atje punë adekuate”, u shpreh Stojan Dançev, drejtor i UHQ “Joska Josifovski Sveshtarot”.

Donçev shpjegon se kanë lidhur marrëveshje me spitalin e përgjithshëm në Strumicë, në të cilin kandidatët kalojnë një pjesë të trajnimit me qëllim të mësojnë shkathtësi të veçanta.

“Fokusi i këtij kursi është kujdesi për personat e sëmurë. Programi përfshin disa tërësi – anatomi, ndihmë e parë dhe kujdes për persona të sëmurë. Sipas programit, nevojiten 120 orë praktikë, përkatësisht, një muaj, secili kandidat të kalojë nga 4 orë në ditë në spital, që mjafton për t’i mësuar njohuritë themelore dhe shkathtësitë”, tha Stojan Donçev, drejtor i UHQ “Joska Josifovski Sveshtarot”.

Edhe pse rajoni i Strumicës është një nga rajonet më të zhvilluara në Maqedoni, në Agjencinë për punësim janë evidentuar rreth 3500 qytetarë që kërkojnë punë, ndërsa shumë të rinj tashmë janë shpërngulur kryesisht në Itali, Gjermani, Zvicër, Slloveni dhe në vendet e tjera të Evropës Perëndimore.

Përgatiti: Katerina Dafçeva

Polici shqiptar në njësinë speciale të Maqedonisë: Ejani të na shihni si na degradojnë neve shqiptarëve

Polici i njësisë speciale EBR, Gentian Dauti i revoltuar nga trajtimi i shqiptarëve në EBR, ka shkruar një shkrim ku u është drejtuar udhëheqësve shqiptarë!

Ky është shkrimi i tij:

Kushtuar: Ministrave ,zëvendës Ministrave e gjithë juve që jeni nëpër poste shtetërore. Shum thjesht mund të themi i kemi të drejtat e barabarta ,por ejani në Njësitin Special “EBR” dhe do t’i shikoni të drejtat tona se sa të “drejtat e barabarta i kemi” ndoshta dikush ju gënjen për gjendjen tonë këtu ,por duhet të pyetni pak me gjërësisht .

Të drejtat e shqiptarëve janë roje e bazës që nëpër vende tjera kan qenë te përgaditur për roje rajoni .

A i dini postet e Shqiptarëve këtu ju të lartëpërmendurit ; ju tregoj unë gjithë te vërtetën.

Komandant i njësitit (Командант на Единицата) është maqedon, zëvendësi maqedon , 3 ndihmës Komandanta janë maqedon, Komandanta te objekteve (Командири на чета) janë 10 dhe ndihmës 10 domethënë as 1 Shqipëtar , Komandant udhëheqës (Командир на вод) të 30 policëve ka vetëm 1 Shqipëtar gjithësej prej 15, udhëheqës si (лидер) i 5 policëve ka vetëm 8 Shqipëtar gjithësej prej 72, Instruktora prej 20 asnjë Shqipëtar ,nëpër shtabe asnjë Shqipëtar me cfarë fjalësh dilni e tregoni që i kemi të drejtat e barabarta??

Gjithësej jemi vetëm 30 ndërsa Maqedon 500 a mos është përqindja e barabart as 5% nuk jemi .

I vetmi përmirësim kemi në kuzhinen e Ebr’s -3 shqipëtar të punësuar(cfarë ironie).

Mos të flasim për njësin speciale Tigra (специјална единица Тигри)që ska asnjë Shqiptar .

Skemi një njeri që të na përkrah dhe mbështes sepse ato që i kishim si përkrahje i përjashtuat nga njësia .
Edhe kërkojm që të largohemi nga kjo njësia çdo ditë hasim nëpër pengesa ku nga të gjithë që rrin në përgaditje (rrin gjithë ditën flejnë në krevatet )ndërsa ne Shqipëtaret kujdesemi për bazën sepse ne nuk dimë të rrimë dhe flejmë si ata…
Nëse bëhet fjalë për udhëtim për në punë nëse është nga Velesi apo Shtipi ka udhëtim ,sepse janë të organizuar edhe kanë përkrahje ,shkruhen që të gjithë ne punë ne të njejtën kohë, kurse ne duhet që të udhëtojmë me vetura private…
Ka edhe më shumë Ministra edhe ju Zv. Ministra por angazhoheni edhe ejani na vizitoni .

Dhe këtë postim nuk e kam bërë që të marr poste ,sepse posti im dihet që së shpejti do të jetë gurbeti, këtë post e kam bërë që të dini të vërtetën e njësisë speciale EBR dhe të merrni masa për këte çështje, mos e merrni këtë si sharje apo ofendim kundër juve, por merreni dhe përmirësojeni gjendjen e Shqiptarëve nëpër të gjithë institucionet edhe le ta shoh edhe premieri (Zoran Z.) këtë post që për një periudhë të shkurtë u bë me Shqiptarët se shqiptarët e votuan..

Gentian Dauti

Qytetarët “gozhdojnë” Qeverinë për shkak të shtrenjtimit të naftës

Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se rritja e çmimit të naftës është i papërballueshëm për ata, duke pasur parasysh faktin që rrogat mesatare në Maqedoni janë shumë të ulëta.

“Shumë është i shtrejtë, tepër. Nuk është problemi vetëm tek akcizat edhe përkundër kësaj çmimi del të jetë shumë i shtrejt. Kjo ndikon edhe në xhepin e qytetarëve, sidomos për ata që vozisin për çdo ditë d.m.th. në fund të muajit del të jetë një shpenzim i madh…

“Pak po është i shtrenjtë. Ndikon edhe në xhepin e qytetarëve pasi edhe rrogat janë dobët, pra ndikon edhe atë shumë…

“Çmimi i lartë i benzinës paraqet një problem për qytetarët e Maqedonisë. Çmimi i benzinës duhet të jetë më i ulët”, shprehen qytetaret.

Ndërkohë sipas profesorit universitar Afrim Osmani, rritja e çmimeve të derivateve do të rëndoj më shumë në xhepin e qytetarit të thjesht. Ai thekson rritja e çmimit aspak nuk ka për synim që jep efekte në uljen e ndotjes së ambientit.

“Rritja e çmimeve të derivateve të naftës tek ne e prek sado qoftë, nuk mund ti ikim asaj se e prek xhepin e qytetarit edhe atë në shumë aspekte. Pa dyshim se rritja e çmimit të naftës do të ndikoj drejtpërdrejt edhe në uljen e numrit të përdoruesve të automjeteve. Por në përgjithësi nuk është ky qëllimi i ndërmarrjes së kësaj mase, për arsye se jo vetëm kjo qeveri por edhe qeveritë paraprake, nëse i analizojmë veprimet që kanë ndërmarr në luftimin e ndotjes së ambientit kanë qenë jo serioze”, shprehet profesori universitar Afrim Osmani.

Komisionit Rregullator I Energjetikës javën që lamë pas, vendosi që çmimet e benzinës dhe dizelit me pakicë ti shtrenjtoje për dy denarë.