Ballina Blog Faqe 889

Pesë mënyrat që iu ndihmojnë të mbetni shtatzënë

Edhe pse ndoshta në fund do ju duhen intervenime mjekësore, provojini njëherë këto pesë mënyra natyrale për të rritur shanset të ngelni shtatzënë.
Merrni temperaturën bazike të trupit për disa cikle që të shihni se kur po ovuloni, dhe të siguroheni që po kryeni marrëdhënie në kohën e ovulimit. Si ta bëni këtë?

Çdo mëngjes para se të dilni nga shtrati, merrni një termometër dhe vendoseni nën gjuhë. Kur temperatura juaj rritet, jeni duke ovuluar. Mos pini më alkool Disa studime me kafshë dhe njerëz zbuluan se përdorimi i alkoolit nga femrat mund ta ndërprejë ciklin normal menstrual dhe mund të ndikojë në nivelet hormonale, duke ndikuar kështu edhe në fertilitet. Mos përdorni lubrikantë vaginalë Është më mirë nëse nuk përdorni lubricant sepse disa lloje mund të ndërhyjnë në lëvizshmërinë e spermës

Mos hani më peshk Edhe pse acidet yndyrore omega-3 janë të nevojshme për trupin tuaj, ato mund t’i merrni edhe nga suplementet e vajit të peshkut (të pastruar), pasi që disa studime kanë zbuluar se peshqit nga disa ujëra të caktuar janë të kontaminuar dhe përmbajnë helme si merkuri, që mund të ndikojnë në fertilitet.

Merrni multivitamina Një studim hungarian në të cilin morën pjesë 4,000 gra të cilat merrnin multivitamin të përditshëm deri sa mundoheshin të ngeleshin shtatzënë, zbuloi se ato kishin më shumë shanse që të mbeteshin shtatzënë se gratë të cilat nuk i merrnin këto vitamina.

Marsida Koni, karrierra në lulëzim e pianistes shqiptare me famë botërore

Marsida Koni, pianiste e re shqiptare me famë tashmë ndërkombëtare në ambientet e muzikës, nuk harron rrënjët e saj. E dëshmon në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndihmuar të njihet në mbarë botën ajo që vetë Marsida njeh më mirë, muzika pianistike shqiptare.

Marsida Koni ka qenë Pedagoge pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, sot Universiteti i Arteve, ku fitoi konkursin për pedagoge e brendshme pranë kësaj akademie menjëherë pas mbarimit të studimeve.

Nga Keti Biçoku

Prej vitit 2005, jeton në Perugia me të shoqin, klarinetisti i njohur italian, Piero Vincenti – me të cilin shpesh ndan skenën në duetet për piano e klarinetë – e vajzën e tyre të vogël.

Ka hapur shkollë pianoje, ku me pasion e përkushtim u transmeton nxënësve të saj çka ajo di dhe ndien lidhur me muzikën.

Dy vitet e fundit ka lidhur kontratë si Maestro Collaboratore me Konservatorin shtetëror të muzikës “F. Morlacchi” të Perugias, gjë që i mundëson të njohë e të shoqërojë në piano me dhjetëra të rinj instrumentistë.

Ndërkaq, ndër vite ka dhënë me dhjetëra koncerte në skena prestigjioze italiane e ndërkombëtare jo vetëm në Itali e Shqipëri, por edhe në Belgjikë, Francë, Angli, Kroaci, Gjermani, Maqedoni, Portugali, Spanjë, Kinë, Hong-Kong, ShBA etj. Ka bashkëpunuar me instrumentisë me famë ndërkombëtare si për shembull me Alessandro Carbonare, klarinetisti i parë i Orkestrës së Santa Cecilia në Romë që është sot edhe klarinetisti më i njohur në botë. Është anëtare jurie në konkurse italiane e ndërkombëtare për piano.

Në vitin 2014 Marsida Konit i është akorduar “Grifo d’Argento”,vlerësimi më prestigjioz që Perugia u bën personave që shkëlqejnë në fushën e tyre e që ngrenë lart emrin e qytetit.

E siç shkruanim në rreshtat e parë, me gjithë suksesin që korr në Itali e arenën ndërkombëtare të muzikës pianistike, Marsida Koni nuk harron kurrë Shqipërinë. Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë, pianistja doli me diskun e saj të parë “La mia storia… – L’Albania musicale sotto la dittatura di Enver Hoxha” që promovoi me koncerte recitale në mbarë Italinë. Edhe pse një niveli shumë cilësor, sot Marsida e konsideron sidoqoftë një produkt “fatto in casa”.

Sepse prej vitit 2017 karriera e saj ka hedhur një hap shumë të madh dhe sot ka kontrata me shtëpi të rëndësishme diskografike të njohura në mbarë botën.

[Disku i ri i Marsida Konit, nga shtatori në treg në mbarë botën] Kështu, kur përfaqësuesve të etiketës prestigjioze diskografike holandeze Brilliant Classics i dha diskun “La mia storia…” për një vlerësim nga ana e tyre, ndoshta as vetë nuk e priste që të pëlqehej e t’i ofrohej menjëherë publikimi i diskut me ta.

Më 2 dhjetor 2017, Marsida Koni regjistron albumin e parë për shtëpinë diskografike Brilliant Classics. Quhet “Albanian Piano Music” e përmban 28 pjesë për piano, të gjitha të shkruara në periudhën e diktaturës, nga kompozitorë si Feim Ibrahimi, Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Kozma Lara, Vaso Tole, Thoma Simaku, Limos Dizdari, Simon Gjoni etj.

“Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme – thotë pianistja për Shqiptariiitalise.com – jo vetëm për prestigjin që ka kjo etiketë por edhe për faktin që disku do të jetë në pikat më të rëndësishme në mbarë botën ku Brilliant Classics shpërndan produktet e saj”.

Për publikimin e diskut është përkujdesur Rossella Clementi, kompozitore dhe producer, njohëse shumë e mirë e muzikës klasike dhe bashkëkohore që bashkëpunon me shtëpi diskografike prestigjioze qoftë duke u propozuar talente qoftë duke kuruar regjistrimin e post-produksionin e disqeve. Për bashkëpunimin me Marsidën dhe diskun “Albanian Piano Music” flet me entuziazëm.

“Brilliant Classics është shtëpi diskografike shumë e njohur me një shpërndarje kapilare në mbarë botën – thotë për Shqiptarin e Italisë – dhe fakti që Koni nxjerr një disk me këtë etiketë ka vlerë të shumëfishtë. Nga njëra anë është vlerësim i lartë për të si artiste të cilën Brilliant e pëlqen shumë dhe e konsideron një pianiste jashtëzakonisht të zonjën. Këtë e tregon edhe vetë fakti që Brilliant, e rreptë dhe serioze në gjykim e përzgjedhje, nuk ngurroi një çast të pranojë projektin e Marsida Konit. Nga ana tjetër, fakti që muzika shqiptare ka një vitrinë kaq të rëndësishme e të madhe i jep mundësi të njihet më shumë. Dhe nga përvoja ime personale, duke qenë se u përkujdesa për post-produksionin e diskut, mund të them që e meriton: muzika e regjistruar nga Koni është shumë e bukur, me cilësi të lartë kompozimi, harmonike dhe shumë melodike. Disku është diçka e rrallë në panoramën muzikore, e kushtimi i një hapësire kësaj muzikë bën pjesë në veprimtarinë e rekuperimit e të ruajtjes së muzikës tradicionale që bëjnë shtëpitë diskografike të rëndësishme. Tashmë disku është gati e pritet të hidhet në treg në shtator të këtij viti”.

“Publikimi me një shtëpi prestigjioze u hap dyert artistëve edhe për bashkëpunime të reja të nivelit të lartë” shton Rossella Clementi.

Në fakt, edhe pranvera e këtij viti duket se është po aq e frytshme sa viti i shkuar. Pianistja Marsida Koni, si shumë e shumë muzikantë të tjerë, i ka propozuar projektet e saj shtëpisë diskografike italiane FlipperMusic (me shpërndarje në mëse 50 vende të botës), që për këtë vit ka pranuar vetëm 7 projekte.

Mes artistëve të përzgjedhur është edhe Marsida Koni, madje është e vetmja të cilës i pranohen dy propozime. Dhe vetëm pak javë më parë Marsida ka nënshkruar një kontratë me etiketën FlipperMusic. Projekti i parë që do të realizojë me ta këtë vit quhet “Il 900 pianistico albanese” e siç e thotë edhe titulli do të jetë një CD me vepra shqiptare të shkruara deri në vitin 1999. Projekti i dyti i pranuar titullohet “Riflessioni pianistici del 900” dhe do të përmbajë vepra të shekullit XX të kompozitorëve si Prokofiev, Ravel dhe Ginastera.

Dy disqet e Marsida Konit, “Albanian Piano Music” dhe “Il 900 pianistico albanese”, përbëjnë një risi absolute për të cilën duhet të jetë krenare jo vetëm pianistja por edhe mbarë bota muzikore shqiptare. Është herë e parë që shtëpi diskografike kaq të rëndësishme publikojnë disqe me përmbledhjen thuajse të plotë të veprave shqiptare pianistike të regjistruar nga një artist shqiptar./Shqiptari i Italisë

Skandal i ri politik! Rafineria e naftës u jepet rusëve dhe gjyqësori nuk ndërhyn

FBI kishte krijuar paraprakisht konturet e këtij skenari të guximshëm, dhe në fund shkoi tamam ashtu si e prisnin 007-at përtej oqeanit.

“Mashtrimi” i madh shqiptar i Harry Sargeant III, kompania e naftës e falimentuar për të cilën hetojnë autoritet amerikane, zbarkoi në Rusi, e ndërthurur në mënyrë dramatike me një tjetër linjë të hetuesve amerikanë, atë të “thesarit” të fshehur të Vladimir Putin.

Le të fillojmë me një shifër zyrtare: rafineria e naftës në Ballsh, që i është besuar nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij “investitorit shumë serioz amerikan” Harry Sargeant III° në këmbm të premtimeve ekonomike asnjëherë të mbajtura – ka kaluar në pronësi të grupit të naftës Gunvor, që tashmë ka marrë kontrollin e saj. Dhurata e Ramës te mashtruesi “made in USA” tashmë kthehet në ekonomi reale. Sigurisht, jo për të mirën e vendit dhe nevojeve të tij, por në favor të xhepave pak ekstravagante të Sargeant dhe orekseve miliardere të të mbrojturve të të tij brenda “Pallatit”.

Mjaftuan gjashtë muaj menaxhim nga ana e themeluesit të kompanisë tregtare ndërkombëtare (e shpallur e falimentuar në Prill të 2016-ës nga një gjykatë amerikane për një borxh pre më shumë se 100 milionë dollarësh) për të transformuar fatin e rafinerisë fatkeqe të Ballshit në operacionin më shqetësues të riciklimit ndërkombëtar që kurrë nuk i ka interesuar “Vendit të Shqiponjave”.

Sergeant duhet të kishte investuar 52 milionë dollarë në Shqipëri dhe, me kalimin e kohës, të kthejë borxhet e kompanisë Armo, që kontrollon uzinën e rafinimit.

Madje kishte deklaruar synimin e tij për të investuar 100 milionë dollarë shtesë në “Transatlantik”, një kompani tjetër energjetike shqiptare në kolaps financiar. Të gjitha fjalë, të marra për të mirëqena nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Sipas FBI-së dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ish piloti luftarake i “Marinsave” Harry Sergeant duhej vetëm të përgatiste terrenin për ardhjen e luftëanisjes së Putinit, pavarësisht nga çdo rezistencë “politike” dhe çdo lloj kontrolli i ligjshmërisë.

Gunvor – pohojnë publikisht hetuesit amerikanë – është një nga asetet kryesore të thesarit të fshehur të Presidentit rus Vladimir Putin. 007-at, që në kuadër të “embargos” kanë hulumtuar pasuritë e fshehura të Putin, duke cituar dëshminë e ish-këshilltarin e tij, Stanislav Belkovski, i cili prej kohësh ka bashkëpunuar me organet ndërkombëtare të hetimit dhe ka treguar se një pjesë e mirë e pasurisë së Presidentit përfaqësohen nga 75% e pronësisë së Gunvor, 37% e grupit të naftës Surgutneftegaz dhe 4,5% e gjigantit Gazprom.

Vladimir Putin në Gunvor do të përfaqësohej deri vonë nga Gennady Timchenko, një ish-kolonel i KGB-së i cili jeton në Gjenevë dhe cilësohet – që nga fillimi i viteve tetëdhjetë – si një nga hierarkët më të besuar të Presidentit rus.

E themeluar në vitin 1997, në dhjetë vite Gunvor u bë kompania numri 3 në Botë në tregtinë e naftës dhe mallrave nga Evropa Lindore. Aktualisht menaxhon tridhjetë për qind të eksporteve nga Rusia. Një udhëheqës i grupit, në faqen e internetit paraqet “zyrtarisht” një operator suedez, Torbjom Tornqvist, Konsulli i Nderit i Suedisë në Gjenevë, i apasionuar pas anijeve (ekipi i tij, Artemis Racing, fitoi kompetiocionin e 34-t të ” America’s Cup”).

Zyrat në Gjenevë, Amsterdam dhe Qipro, Gunvor po zgjerohet në botë.

Tashmë edhe në Shqipëri, në sajë të shërbimeve të mira të Harry Sargeant III, ekspert i shkëlqyer për parajsat fiskale dhe aleancat “e rrezikshme”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është ndoshta i vetëdijshëm për faktin se të gjitha kompanitë e Sergeant – përfshirë edhe ato “offshore”, për të cilat Departamenti amerikan i Shtetit posedon hartën e plotë – janë në “listën e zezë” të qeverisë dhe nuk mund të veprojnë, me dekret, në administratën publike.

Gjyqësori Amerikan për akte korrupsioni jashtë vendit ka përcaktuar aventurat e fundit të kompanisë së naftës si “formë më e keqe e përfitimit nga lufta” të pa hetuar ndonjëherë, dhe një Komision i veçantë i Kongresit arriti në të njëjtat përfundime.

Rreshteri, në thelb, gjatë konfliktit në Irak, kishte siguruar një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes për furnizimin me karburant të ushtrisë amerikane. Megjithatë, Harry III menaxhonte transportimin e lëndëve djegëse – nga Jordania në Irak – në monopol absolut pasi korruptoi me dhjetëra miliona euro, një ose më shumë anëtarë të familjes mbretërore jordaneze, ç’ka i siguroi atij industrinë ekskluzive dhe përjashtimin e detyruar të çdo konkurrenti.

Pas tre kontratave të para me Mbrojtjen e SHBA-ve, Sergeant donte të ekzagjeronte goditjen e katërt. Në rastin e marrëveshjes prej 2.7 miliardë dollarësh, ai vendosi të përjashtonte partnerin e tij të biznesit jordanez i cili fillimisht i siguronte licencën e tij të transportit në këmbim të një partneriteti. Ish “marinsi”, me pak fjalë, vendosi të kanalizojë ndryshe fitimet për të evituar “kurthin” jordanez.

Në vitin 2008, megjithatë, Mohammed al-Saleh, i biri i Mbretit të Jordanisë – partnerit, në fakt – ka filluar procedurat ligjore në Gjykatën e Qarkut të Apelit të Floridës kundër Sargeant për krimin e mashtrimit, dhe në vitin 2011 e fitoi: 29 milionë dollarëve kompensimi dhe mbi 3.5 milionë interesa.

Megjithatë, në atë gjyq dëshmitë e korrupsionit u shfaqën, të dokumentuara për të paktën 50 milionë dollarë, për të cilat nisën hetimet e plota.

Së fundi, në vitin 2016, falimentimi, i sanksionuar me një vendim të Gjykatës së Falimentimit të Shteteve të Bashkuara.

Rasti shkaktoi zhurmë, pjesërisht për shkak se Sergeant ishte një nga sponsorët kryesorë të Partisë Republikane dhe mbështeti ekonomikisht fushatën zgjedhore të Mitt Romney dhe John Mc Cain.

Gjeografia ndërkombëtare e kompanive Sargeant doli nga hetimet e FBI-së në parajsat fiskale si dhe një mal miliardash të zbritura nga autoritetet tatimore.

Pastaj, e pabesueshme por e vërtetë, pikërisht në muajt e errët të falimentimit, vjen në Tiranë …

Deri më sot, as edhe një biznes i vogël nuk është investuar nga sipërmarrësi i Floridës në biznesin shqiptar.

Por shitja te Gunvor ishte planifikuar tashmë prej kohësh. Dhe prova e “faljes” është në transferimet e bëra nga vetë Gunvor në një bankë evropiane me një degë në Tiranë për të garantuar furnizimin e naftës së papërpunuar të destinuar për rafinerinë.

Dhe tani, çfarë do të bëjë gjyqësori i Tiranës? A është e mundur që në një shtet të së drejtës, institucionet tallen nw mwnyrw kaq spektakolare?

Dhe si do të sillet politika, tani e detyruar të merret me “thesarin e fshehtë” të Vladimir Putinit, i vlerësuar në 40 miliardë dollarë dhe u zbarkuar në Shqipëri falë një ish-piloti?

/Burimi: Pianeta Italia/

Aktori shqiptar tregon mënyrën e tij origjinale për të nderë rrobat (Video)

“Dikush” është emisioni më i ri në Gazetën Shqiptare (gsh.al) nga Anilda Kaçaçi. I ftuari i parë ka qenë aktori Visjan Ukcenaj.

Sot ka manuale që të mësojnë si të ndezësh lavatriçen, televizorin, po si ndesh rrobash, për këtë ka një metodë të veten Visjan Ukcenaj.

Ballkoni i Visjanit është një spektakël brenda spektaklit. I njohur për batutat e tij me shumë origjinalitet, aktori tregon se ku duhet të vihen kapëset. Rezultati: një tmerr. E po i ka bashkëjetesa këto, aq më tepër që shumë shpejt do bëhet edhe baba! Urime çiftit!

GSH.al http://www.gsh.al/2018/06/01/visjan-ukcenaj-tregon-menyren-e-tij-origjinale-per-te-ndere-rrobat/

Historia plot vuajtje e Mirelës tek “Shqiptarët për Shqiptarët”: Djali më shpëtoi nga kthetrat e vdekjes (VIDEO)

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Sheqeras të Korçës. Mirela Pace, është 44 vjeç dhe ka tre fëmijë. Erjolën 22 vjeçe dhe binjakët, Redina e Redion, 14 vjeç.“Burri më pësoi atak dhe humbi jetën” rrëfen Mirela

Vajza e madhe Erjola, askokohe 12 vjeç, e përjetoi shumë keq. Lidhja e sa me të atin ishte e ngushtë. Ajo tregon mes lotësh lidhjen e saj me babain dhe atë moment të vështire të humbjes së tij që nuk do ta harrojë kurrë. Ishte prind shembullor thotë Erjola. Ndërsa dy fëmijëve të vegjël për shumë kohe iu tha se babai i tyre ishte në emigracion dhe nuk e kuptuan që babai i kishte ndërruar jetë dhe se ata do te mbeteshin pergjithmone jetimë.

“Për katër vite fëmijëve të vegjël nuk e dinin. Në përvjetorin e 4 të vdekjes u thashë se babin e kanë në varr, mos e kërkoni më” thotë Mirela. Binjakët , Redioni dhe Redina nuk kanë shumë kujtime nga babai, pasi ishin shumë të vegjël. Mes mundimesh e pamundësisë, ata kanë arritur t‘ia dalin deri më sot. “Në shkollë e kemi të vështirë të blejmë librat e shkollës” thotë Redina. Rediona dëshiron të bëhet psikologe, ndërsa Redjoni mekanik. Pas vdekjes së babait ato përjetuan edhe një tjetër moment tronditës. “ Edhe mami donte të vriste veten thamë se do ngelnim vetëm, nuk e përballonte dot të na rriste. Ishte gati të varej kur e gjeta një ditë. Hapa derën dhe atje më përqafoi” thotë Redioni.

“Në momentin që do hiqja karrigen djali hapi derën më tha mendo për ne mami” thotë Mirela. Përveç tre fëmijëve jetimë, Mirela ka edhe një të katërt për të cilin duhet të kujdeset. Ai është Kristiani, djali i Erjolës. Erjola 22 vjeç, thote se kur ishte 18 vjeç bashkëjetonte me një djalë në fshatin Sheqeras por gjerat nuk shkuan mirë për çiftin ata u ndanë. “ Ne u ndamë, për djalin kujdesemi të gjithë në familje, mamaja kujdeset më shumë për të”.

“Fëmija është i pafajshëm, njerëzit më thonin kur linda çoje në jetimore se nuk e mban dot. Nuk doja ta bëja këtë. Kristiani është gëzimi i familjes sonë, kështu thotë mami. Djalin nuk do ta braktis për asnjë moment ” thotë Erjola.

Kristiani vuan nga disa probleme shëndetësore muajt e para të jetës i ka kaluar në spital. Pas humbje së bashkëshortit, Mirela u detyrya të largohej nga Permeti, pasi nuk po ai dilte dot. Kështu kthehet në vendlindjen e saj në Sheqeras të Korcës. “Jeta ime u bë kaq e vështirë, u largova nga Përmeti erdha këtu në Sheqeras kisha prindërit. Këtu jeta është më e vështirë” thotë Mirela. Fëmijët nuk donin të largoheshin nga Përmeti, pasi aty ishin rritur. Por Mirela nuk e gjeti dot atë që kishte menduar dhe sot është në vështirësi.

Ata jetojnë në këtë banesë të rrënuar. Ku myku e lagështira mbizotëron gjithandej. Banesa e sotme ka qenë një depo drithërash, gjarpri varet në tavan thotë Mirela.

“Shqiptarët për Shqiptarët” i dhuron shtëpi nënës me 2 jetimë në Gostivar: Tani nuk je më e braktisur (VIDEO)

“Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye në Gostivar, buzë lumit Vardar, në këtë shtëpizë me llamarina. Këtu jeton një nënë me dy fëmijë, në një dhomë 2 metër katror. Bajrishe Uzejri është 34 vjeç. Bertani është 2 vjeç dhe Asija 8, janë pasuria e saj e vetme. 3 vite më parë, ajo udhëtoi bashkë me burrin për në Gjermani, për një të ardhme më të mirë për fëmijët, duke kërkuar azil, mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.

Bashkëshorti e braktis, duke e lënë krejt të vetme, në mes të katër rrugëve, me dy fëmijë të mitur në krahë. E vetme, në një shtet të huaj, e tronditur dhe e frikësuar për fatin e saj dhe të fëmijëve, sëmuret dhe pëson një paralizë të pjesshme. Si pasoj e kësaj, tashmë ajo mezi flet, një dorë nuk e lëviz dot dhe çalon në njërën këmbë. Me plot sakrifica e vuajtje ajo merr rrugën e kthimit për në Gostivar.

Ata janë dy fëmijë të pafajshëm. Bertani është i vogël ndërsa Asija e do shumë shkollën, aty mëson shumë gjëra dhe na i tregon plot pasion. Kur e pyet se kë do me shumë ajo përgjigjet. Gjyshe Shefikes i dhimbsen fëmijët, ajo kurrë nuk i ka braktisur ata “Për ta jetoj, i kam pasuri” thotë ajo.

Vetë ka shumë probleme me shëndetin. Në këtë shtëpi jetojnë 20 veta, Barishja me fëmijët struken në dy metër katrorë. Fëmijët e saj kanë mbetur jetimë edhe pse babin e kanë gjallë. Por çfarë kërkon një fëmijë 8 vjeçar? “Libra për shkollën, një dhomë” përgjigjet ajo. “Babi na ka lanë” shprehet vogëlushja. E gjendur mes dilemës se ku do të shkonte? Ku do ta gjente një kulm mbi kokë? Dikush i doli për zot dhe ajo ishte Shefike Uzejri, vjehrra e saj. “Nuk më la rrugëve, më pranoi në shtëpi, unë s’kam bërë asnjë gabim” thotë gruaja. Kur e pyesim si jeton ajo thotë se nuk ka kushte, nuk ka bukë për fëmijët, nuk ka asgjë. Ajo ka një lutje “Për hatër të fëmijëve, një dhomë dua”.

Pas transmetimit të historisë të premten e kaluar Elvisi dhe Sidriti shkuan dhe takuan familjen e Barjishes. “Fëmijët e tu meritojnë të jetojnë në kushte më të mira, kjo shtëpi është shumë e vogël dhe e papërshtatshme” u tha Elvisi. “Do ta lemë mykun dhe këtë shtëpi do iki diku u tha Elvisi duke i shoqëruar në makinë. Ata ndalojnë pranë një pallati modern. Ashensori ndalon në katin e 7. “Hasije merre këtë çelësin dhe hape këtë derën këtu i thotë Elvisi vajzës së vogël. Banesa e tyre e re është e mobiluar krejtësisht për familjen. “Tani nuk je më e braktisur” i tha Elvisi Bajrishes.

Rrëzohet miti i madh, tensioni normal i gjakut nuk është 120 me 80. Zbuloni udhëzimet e reja

Me vite të tëra jetojmë me frikë se kur është tensioni i gjakut normal dhe kur është koha për panik. Mësoni cila është “normalja” e re.

Jemi mësuar të dëgjojmë që tensioni normal është 120 i larti dhe i poshtmi rreth 80. Çdo gjë më shumë, paraqet alarm dhe menjëherë shkohet për kontroll tek internisti apo te kardiologu.

Nëse është më ulët, e di që është koha për sheqer dhe ujë apo për një filxhan kafe. Mirëpo, tani çdo gjë ka ndryshuar.

Shoqata Evropiane Kardiologjike ka dhënë udhëzime të reja, sipas të cilave normale për shtypjen sistole deri në 140, ndërkaq për atë diastole 90.

Mirëpo, ky rregull nuk vlen për të sëmurët me diabet, për të cilët kufiri është më i ulët, deri 130 me 80, si edhe te popullata e moshuar, shkruan tg.

Më herët është konsideruar që dikush që kishte presionin 139 me 89 gjendej në gjendje parahipertensioni dhe ishte dashur të pinte barna, në mënyrë që të ulte rrezikun nga shfaqja e infarktit apo sulmit në tru.

Tensioni i gjakut nuk është konstant – ai ndryshon gjatë ditës dhe natës, varet nga shumë faktorë, për shembull aktiviteti trupor, shkalla e stresit të cilit jeni të ekspozuar, gjendja emocionale, koha e ditës (në mëngjes zakonisht është më i lartë se në mbrëmje) dhe ngjashëm.

Nëse dëshironi ta masni tensionin tuaj, bëjeni këtë në pozicionin e ulur, në gjendje të qetë dhe mateni tri herë në ditë. Merreni vlerën mesatare e cila do t’ju tregojë se sa e keni shtypjen e gjakut./bw

Pagesat me karta “Visa” i rikthehen normalitetit, pas disa orë ndërprerje në Evropë

Shërbimet e pagesave elektronike përmes kartave “Visa” duket se është rikthyer “pranë normalitetit” sërish, pas një defekti në sistem që bllokoi klientë të shumtë anembanë Europës një ditë më parë të bënin blerje.

Kompania kërkoi ndjesë, e tha se nuk ka asnjë arsye të dyshohet se defekti në pajisjet elektronike të kompanisë vjen si pasojë e një “qasjeje të paautorizuar, apo sulmi kibernetik”, transmetont ch.

Deklarata e kompanisë “Visa” erdhi 5 orë pasi kishte pranuar problemin që preku një pjesë të mirë të Europës, ndërsa tërheqjet përmes “ATM”-ve (bankomateve) apo pagesat përmes kartave “Mastercard” dhe “American Express” funksiononin normal.

Tashmë zotëruesit e një karte krediti apo debiti “Visa” mund të vazhdojnë t’i përdorin ato. Defekti duket se nisi rreth orës 14:30 të së premtes, duke shkaktuar irritimin e shumë klientëve nëpër supermarkete, pika karburantesh, apo në shërbime të tjera.

“Më herët gjatë ditës së sotme (e premte), Visa pësoi një defekt në sistem që preku klientët në mbarë Europën. Objektivi ynë është të sigurohemi që kartat Visa të funksionojnë në mënyrë të besueshme 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit. Sot nuk mundëm ta përmbushnim këtë objektiv për pak orë, ndaj kërkojmë falje ndaj klientëve tanë. Tashmë kartëmbajtësit mund t’i përdorin normalisht. Problemi duket të jetë si pasojë e një defekti në pajisje, ndaj nuk kemi arsye të besojmë se kjo që ndodhi ka lidhje me ndonjë qasje të paautorizuar”, njoftoi pasditen e së premtes kompania.

Ekspertë të ndryshëm këshillojnë tashmë klientët, ata të prekurit apo edhe të tjerë, që në çdo rast të mund të sigurojnë edhe opsione alternative, ndërkohë që i paralajmëruan ata të jenë tejet të kujdesshëm nga telefonata apo “e-mail”-e që mund t’iu dërgohen nga piratë kompjuterikë në lidhje me këtë defekt sistemi.

Drama e Bekim Kulit në Gjermani, vëllai: Si shkoi në burg me 33 mijë euro

“Rastësia është mbret i botës”, thotë një fjalë e urtë popullore… Por ndodh edhe që ajo të ndryshon jetën për keq. Ta përmbys botën dhe papritur e sheh veten mes një mijë telashesh. E tillë është historia e Bekim Kulit, ish futbollistit të shquar shqiptar, që pati fituar titullin me Dinamon dhe Skënderbeun në karrierën e tij dhe që shquhej jo vetëm për temperamentin disi të vështirë, por mbi të gjitha për aftësitë e tij. Sot, ish-futbollisti është në burg në Gjermani dhe e pësoi, pikërisht sepse i besoi më shumë sesa duhet atyre që deri më 12 dhjetor të vitit 2017 i njihte si miqtë e tij.

Kavajasi ka lënë në Shqipëri gruan dhe dy fëmijët e tij dhe është duke u marrë me një kalvar të gjatë gjyqësor. Ish-fantazisti i Dinamos, Partizanit, Besës, Bylisit, Lushnjës, Samsunsporit, Vllaznisë, Shkumbinit dhe Skënderbeut, do t’i duhet të vuajë një dënim thjesht sepse u shoqërua me njerëzit e gabuar. Të paktën kështu pretendon vëllai i tij, Heri. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Heri (nëse i bashkon emrin dhe mbiemrin përfundimi është HerKuli) tregon se si e arrestuan vëllanë në Gjermani dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.

Çfarë ndodhi me vëllanë tuaj?

Vëllai, për fat të keq, është në burg aktualisht. Jemi thellësisht të tronditur nga e gjithë ajo që ndodhi, por ja që fati dhe jeta ndonjëherë të vënë në prova të mëdha.

Ju mendoni se Bekimi është arrestuar për çështje fati?

Edhe për këtë. Bekimi është njeri që u beson shumë njerëzve. Shkoi u shoqërua me njerëzit e gabuar, me shpresën se do të merrte dokumentet gjermane në të ardhmen dhe në fund e pësoi.

Le ta nisim pak nga fillimi… Kur shkoi Bekim Kuli në Gjermani?

Kishte afro dy muaj. Ka qenë tetor kur ai ka shkuar në Gjermani te disa të njohurit e tij.

Çfarë ndodhi aty?

Më 12 dhjetor, Bekimi u arrestua së bashku me 6-7 persona të tjerë. Ndodhej në lokalin e një personi që e konsideronte mik. Gjithç- ka ishte pa lidhje me Bekimin në fakt, por ja që u përfshi edhe ai.

Pse shkoi Bekimi në Gjermani?

Sepse kishte dëshirë të merrte letrat dhe të pajisej në të ardhmen me dokumente gjermane. Aty shkoi te disa persona, me të cilët kishte pasur bashkëpunim edhe në të kaluarën. U sugjeronte ndonjë lojtar të ri, e të tjera si këto. Shkoi për të trajnuar. Ai zotëria që priti Bekimin (nuk ia përmend emrin), është një biznesmen shqiptar me pasaportë gjermane. Ka edhe një ekip atje që quhet “Kosova”, në mos gaboj. Plani i Bekimit ishte që të stërviste skuadra moshash aty dhe gradualisht më pas të sistemohej, duke marrë edhe dokumentet gjermane. E ka pasur gjithnjë ëndërr Gjermaninë.

Po çfarë ndodhi pastaj që e arrestuan Bekimin?

Një ditë, 12 dhjetor ka qenë data e saktë, dy policë kishin shkuar te lokali ku kalonte një pjesë të mirë të kohës edhe Bekimi, por që në fakt ishte një lokal nën menaxhimin e mikut të vet. Bekimi nuk e dinte se me çfarë merreshin miqtë e tij. Thjesht mendonte se ata kishin interes për futbollin dhe duke ofruar eksperiencën e tij, mendoi që në këmbim ta ndihmonin të merrte dokumentet gjermane. Pastaj, përveç trajnimit të ndonjë skuadre moshash, merrej edhe me ndonjë punë rutinë te lokali.

Dakord, të kthehemi tek arrestimi i Kulit. Thatë se më 12 dhjetor kishin shkuar dy policë në lokalin ku ishte edhe vëllai juaj. Çfarë ndodhi më pas?

Dy policët, në fakt, kishin qenë të infiltruar dhe ishin sjellë si trafikantë… kishin kërkuar të blinin mall, te njeriu që kishte pritur Bekimin në Gjermani. Pas disa bisedave paraprake, ku në fakt vëllai im nuk kishte qenë fare në tavolinë, por ishte në banak dhe ishte duke pirë kafe, miku i Bekimit e kishte thirrur dhe e kishte prezantuar Bekimin si nipin e tij. Pronari i lokalit, pa e ditur se kishte të bënte me policë, kishte rënë dakord që të shiste një sasi malli për 33 mijë euro. Në të moment, ai nuk kishte preferuar t’i numëronte vetë paratë, por i kishte kërkuar Bekimit që t’i numëronte. “Beko, hajde numëroji pak këto paratë”, i pati thënë. Bekimi kishte gati një muaj dhe ndihmonte me ndonjë punë të vogël. Njëri nga këta punëotrët e këtij biznesmenit kishte pasur probleme me patentën dhe e ndihmonte vëllai im. Në kushte mirëbesimi i ka marrë lekët që t’i numërojë. Në atë moment ata i arrestuan që të gjithë. Kjo është historia.

Po më pas çfarë ndodhi?

Më pas, Bekimi u përpoq që t’ua shpjegonte policëve se nuk kishte asnjë lidhje me këta njerëz dhe se kjo kishte ndodhur gabimisht. Problemi është që brenda 72 orëve, dikush nga të arrestuarit e tjerë të grupit, ku ishte përfshirë aksidentalisht vëllai im, duhej të kishte folur dhe të thoshte se Bekimi nuk kishte lidhje me ta dhe nuk vepronte me ta. Ishte thjesht një mik që kishte shkuar atje për punë të tjera. Kjo nuk ndodhi, pra, ata nuk folën dhe sipas ligjit gjerman, nëse kalojnë 72 orë dhe nis procesi hetimor si bashkëpunëtor i një grupi, atëherë gjërat bëhen më të vështira.

Dakord, por Kuli mund të merrte një avokat…

Po, e mori avokatin dhe u bë e mundur që pas pak muajve Kuli të mos gjykohej me grupin si bashkëpunëtor i tyre. Ai më pas u gjykua jo si pjesëmarrës në aktivitet kriminal, por si person që kishte dijeni për aktivitetin e palës tjetër dhe nuk kishte denoncuar. Prokurorja e çështjes këmbënguli deri në fund se bekimi kishte dijeni për aktivitetin e miqve të tij, por në fakt ai nuk kishte. Madje, gjatë seancës që zgjati 5 orë dhe jo 1, siç është shkruar në median shqiptare, pati edhe një debat mes gjyqtarit dhe prokurores, sepse gjyqtari pretendonte se duheshin prova konkrete që ta vërtetonin faktin që Bekimi kishte dijeni për aktivitetin e pjesës tjetër të grupit. E megjithatë, në fund, u vendos që Bekimi të dënohej me 16 muaj vetëm me motivin se kishte pasur dijeni dhe nuk kishte kallëzuar në polici. Kjo nuk ishte e vërtetë, sepse realisht Bekimi mendonte se ishte futur në një biznes futbolli, por tani u bë kjo gjë. Ai madje refuzoi edhe marrëveshjen që i ofroi shteti gjerman.

Çfarë marrëveshjeje?

Shikoni, pas arrestimit të grupit, u sekuestruan edhe nja 2-3 celularë, përfshi këtu edhe atë të Bekimit. Në telefonin e Bekimit nuk u gjend asnjë mesazh, qoftë edhe i koduar, që të vërtetohej se ai ishte bashkëpunëtor në pazare apo në trafiqe. Pas kësaj, duke qenë se Bekimi u gjykua veçmas, atij i kërkuan të thoshte se çfarë bënin ata dhe çfarë aktiviteti kishin. Vëllai im e refuzoi totalisht këtë, sepse edhe po të donte të thoshte ndonjë gjë, nuk kishte çfarë të thoshte se nuk kishte dijeni. Më vonë e mori vesh kush ishin ata që e kishin pritur. Duke qenë se ai nuk e pranoi këtë marrëveshje, mori më pas edhe një dënim si një person që kishte pasur dijeni. Kjo është e vërteta.

Pra, ju e përjashtoni kategorikisht që Bekimi të ketë qenë i përfshirë me vetëdije në një grup trafikantësh?

Shikoni, unë e mirëkuptoj dyshimin tuaj, sepse ne jemi mësuar që kur dikush bie brenda në burg, të themi gjithnjë: “hë se nuk të vë prangat njeri kot”. Unë e njoh këtë mentalitet, por ju siguroj se në këtë ras, thjesht Bekim Kuli ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Vetëm kaq. Nuk ka pasur nevojë ai, unë apo familja jonë, që të merremi me punë të pista. Gjithë jetën tonë e kemi siguruar me punë të ndershme. Unë vetë kam 27 vite në Itali, ndërsa Kuli gjithë jetën ka luajtur futboll. Kemi bizneset tona dhe Zoti na ka dhënë bollëk e plot të mira. Nuk e kemi në kulturë dhe nuk kemi pasur asnjëherë nevojë që të merremi me punë të pista. Por ja që në jetë ndodh edhe kështu.

Si e priti familja lajmin?

U tronditëm pa masë. Mua nuk më kishin thënë gjë fare, e mësova kur shkova në Shqipëri për pushime. Kishim planifikuar që të mblidheshim që të gjithë, madje Bekimi, më datë 16 dhjetor, katër ditë para se ta arrestonin, kishte prerë biletën e kthimit. Mua ma thanë lajmin kur mbërrita në Shqipëria. U mërzitëm pa masë. Janë mërzitur shumë njerëzit e familjes. Ka lënë gruan dhe dy fëmijë këtu.

A e dinë fëmijët e Bekimit për situatën ku ndodhet babai?

Jo, nuk ua kemi thënë. Kemi qenë të rezervuar me ta, por edhe me një pjesë të madhe të fisit. Kjo ishte një goditje e madhe për ne dhe për fisin. Nuk kemi kaluar asnjëherë kësi traumash.

Po me Bekimin a keni folur së fundmi?

Po, kam folur. Është shumë mirë, për aq sa mund të thuhet kjo. Pra, tani po i jep forca vetes dhe më thotë se kjo ishte një e papritur e keqe në jetën e vet.

A e keni apeluar vendimin e Shkallës së Parë?

Jemi gjatë gjithë kohës duke u marrë me këtë çështje. Duke iu referuar ligjeve gjermane, Bekimit do t’i ulet 1/3 e dënimit për sjellje të mirë, plus që do të llogaritet edhe koha në paraburgim… besoj se për dy muaj do të dalë.

A keni një apel për tifozët dhe për miqtë e tij?

Po, kam një thirrje për ta: Bekim Kuli nuk është marrë kurrë me trafiqe dhe punë të pista. Ishte thjesht në kohën dhe vendin e gabuar, me njerëzit e gabuar. Ata që e njohin, e dinë se ai asnjëherë nuk do të merrej me veprimtari të kundërligjshme. Pjesa tjetër që janë shkruar në media, janë tërë- sisht sajesa dhe informacione të pjesshme, të përziera me gënjeshtra.

Burimi:  http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-drama-e-bekim-kulit-ne-gjermani-vellai-si-shkoi-ne-burg-me-33-mije-euro/

Teuta e Ilirisë, tashmë lexohet në frëngjisht

Është vënë në qarkullim për lexuesin e gjuhës frënge nga grupi Hachette, romani historik i Mira Meksit Teuta e Ilirisë, mbretëreshë dhe pirate, priftëreshë dhe dashnore. Ky roman në gjuhën shqipe, i botuar nga Botimet Toena në vitin 2014 dhe i ribotuar në vitin 2015, mban titullin Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë.

I rishkruar nga vetë autorja në gjuhën frënge, romani është botuar nga Les Éditions Persée, në kolanën “Arkivat e Kohës”. Në kopertinën e pasme shkruhet:”… Por ajo ka ekzistuar vërtet! Autorja i ka kushtuar tetë vjet hulumtimeve që ta ringjallë për ju. Rreth vitit 230 përpara Jezu Krishtit, Teuta bëhet gruaja e mbretit Agron të Ilirisë.

Pas vdekjes së tij, si prijëse e sprovuar lufte, mbretëresha e re do të vazhdojë politikën e tij pushtuese. Në më pak se tre vjet mbretërim, fitoret e saj pasojnë njëra-tjetrën, aq sa nxisin zemërimin e Romës, ndërsa atë e kthejnë në legjendë në tërë Ballkanin. Mes ushtarëve pëshpëritet se vetëm një vështrim i mbretëreshës të bën të pamposhtshëm. Përpara martesës me Agronin, Teuta, priftëreshë e madhe e Ilirisë, ishte mishërimi gjysmë-hyjnor i perëndisë-gjarpër Ilirios. Pirate në fëmijëri, pastaj priftëreshë e madhe, pastaj mbretëreshë pushtonjëse, Teuta nuk është më pak grua e dashuruar. Por si mund të pajtohet misioni dhe pasioni, disiplina drastike dhe çastet e ekstazës, mendjekthjelltësia dhe lumturia?

Kur ende ishte priftëreshë e madhe, ajo shkon të njohë në Dodonë orakullin e Zeusit, i cili do të vulosë fatin e saj. Do të zbulojë në këtë mënyrë e mrekulluar qytete dhe vende që, më vonë, mbretëreshë, do t’i pushtojë. Midis historisë autentike dhe epopesë homerike në gjininë femërore, autorja ju fton ta ndiqni dhe ta shoqëroni Teutën, të drithëroheni nga emocionet e saj, të fërgëlloni nga frikërat që ka, të përndizeni nga pasionet e saj, të buzëqeshni me humorin e mbretëreshës, të thithni gulfat e aromës së tregjeve dhe të panaireve, të kridheni në traditën dhe zakonet e Ilirisë dhe të viseve përreth asokohe.

Për Mira Meksin shkruhet: Autore poliglote, Mira Meksi ka sjellë në shqip vepra të shkrimtarëve francezë dhe spanjollë nga më prestigjiozët. Ajo vetë, shkrimtare e suksesshme, e njohur në gjithë Ballkanin, ka marrë për këtë vepër, çmimin më të lartë letrar në Kosovë, një nga vendet e Ilirisë së dikurshme”.

Studiuesit në konferencë ndërkombëtare për rregullat e pikësimit

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizoi më 30 maj 2018 në mjediset e Akademisë së Shkencave Konferencën ndërkombëtare Pikësimi në gjuhën shqipe. Punimet u zhvilluan në tri seanca, në të cilat u mbajtën kumtesa të larmishme dhe me interes shkencor nga studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, të departamenteve të shqipes në universitetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës, studiues arbëresh dhe studiues të gjuhës shqipe nga Maqedonia e Kosova. Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zunë dhe profesorët e gjuhës shqipe, ish-punonjës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë dhe të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, Tiranë.

Në konferencë u theksua se dy botimet e Rregullave të pikësimit në gjuhën shqipe (1981 dhe 2002) ishin një arritje e kohës dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përdorimin e njësuar të shenjave të pikësimit në tekstet e shkruara të llojeve të ndryshme. Por nga kumtuesit u shpreh qartë se tashmë është nevoja për një botim të ri të këtyre rregullave, madje duke e zgjeruar në një udhëzues të stilit për shkrimin e shqipes.

I rëndësishëm ishte dhe përshkrimi i kuadrit historik të evolucionit të sistemit të pikësimit në përgjithësi dhe të shqipes në veçanti.

Në konferencë u sollën disa trajtime teorike për funksionet e pikësimit, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet sipas të cilave hartohen dhe rregullat e pikësimit, si dhe për njësitë që duhen përfshirë në shenjat e pikësimit: a duhet zgjeruar numri i tyre, ndikuar sidomos dhe nga evolucioni i shkrimit digjital dhe si do të grupohen ato sipas karakterit formal e funksional?

Një grup tjetër kumtesash sollën një panoramë të gjendjes së përdorimit të shenjave të pikësimit në gjuhën shqipe në tekste të llojeve të ndryshme: në ligjërimin letrar dhe atë të specializuar, administrativ dhe shkencor. Nuk munguan dhe të dhëna konkrete për përdorimin e pikësimit në shkrime të ndryshme të nxënësve dhe studentëve, krahasuar këto dhe me gjuhë të tjera, si dhe trajtime të pikësimit në tekstet shkollore parauniversitare, për të cilat u sollën propozime konkrete për një didaktikë të re të pikësimit që respekton evolucionin e kompetencave gjuhësore të përdoruesit.

Konferenca u mbyll me diskutime të ndryshme, në të cilat u la e hapur përgjigjja për parimin e pikësimit në gjuhën shqipe: është intonacionor? Sintaksor? Intonacionor dhe sintaksor? Apo duhet pasur parasysh prirja bashkëkohore për një rregullsi të drejtuar nga ligje të karakterit tekstual?

Për këtë dhe çështje të tjera që u diskutuan, u arrit në përfundimin se në të ardhmen, krahas studimeve teorike për funksionin e pikësimit, duhen kryer studime mbi tekste konkrete sipas disa boshteve: diastratik, diafazik dhe diamezik, punë kjo që do të kurorëzohet me një botim të ri të rregullave të pikësimit.

Eliza Hoxha “provokon” serbët (VIDEO)

Eliza Hoxha, është kthyer në provokatore. Policia serbe ndaloi tri foto të saj të periudhës së para luftës në Kosovë. Është rritur në kohën e protestave dhe si artiste shumë dimensionale vazhdon të protestojë.

Në kryeqytetin serb ndjehet e lirë dhe lojën me simbolet në art e sheh të pakufijshme. Fotot kishin flamuj, atë shqiptar dhe atë të Kosovës.

Gjenerata e saj ka luftuar për hapësirë në shprehje dhe liri. Dekada më vonë ajo lidhjet i sheh si ekzistuese dhe të rëndësishme sado të vogla të jenë. Urat e reja janë më të sinqerta se sa ato politike.

Kufijve të politikës, Eliza nuk u frikësohet dhe thotë se ka nevojë për të parë njëri-tjetrin në art pa e harruar origjinën dhe të shkuarën, por liria e secilit është objektivi i pafund.

Në Shkup sot protesta e madhe e opozitës

VMRO DPMNE-ja u bën thirrje simpatizuesve të partisë që të dalin sot në protestën që e paralajmëruan tashmë një muaj më parë për të alarmuar mbi veprimet e Qeverisë Zaev. Sekretari gjeneral i partisë, Igor Janushev, tha se për një vit qeverisje, kjo garniturë ka më shumë dështime se sa arritje, prandaj kërkoi mobilizim maksimal të anëtarësisë dhe qytetarëve që kundërshtojnë politikat e kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Fakte.

“Të shtunën, në ora 20, para Qeverisë së Maqedonisë, ejani që ta shënojmë fillimin e fundit të kësaj Qeverie. Të luftojmë së bashku dhe ta shkatërrojmë këtë kartel kriminal që është në Qeveri. Ky kartel kriminal duhet të rrëzohet menjëherë pasi me Qeverisjen e tyre shkatërruese që po bëhet gjithnjë e më e paarritshme dhe pa imagjinueshme. Shteti është i robëruar, ndërsa qytetarët janë vazhdimisht pre e presioneve dhe kërcënimeve. Në këtë betejë kemi nevojë për secilin prej jush”

Janushev tha se Qeveria nuk e ka përmbushur premtimin për të sjellë jetë në Maqedoni, dhe se është e dukshme se jeta ka ardhur vetëm për rrethin e ngushtë familjar dhe shoqëror të kryeministrit.

“Premtuan jetë, por jetë sollën vetëm për familjen Zaev, Viceto, Angjushev, Shekerinska, Spasovski, ndërsa të tjerët mezi mbijetojnë. Shteti po fundoset, qytetarët po jetojnë në mjerim, ndërsa kriminaliteti po lulëzon”

Janushev kujtoi edhe negociatat për çështjen e emrit që tha se po trajtohet si të jetë proces për ndryshimin e emrit të ndonjë firme të Zaevit, e jo si emër i tërë një shteti. Por sipas Janushevit, kjo Qeveria duhet dënuar edhe për gjendjen katastrofale në gjyqësor, për lëshimin në liri të dhjetëra shqiptarëve nga rasti Sopot, Monstra, vrasja e policëve në Haraçinë e të tjerë, dhe në fund edhe lirimi i vetë Zaevit./SHENJA

Ski qendra “Kodra e Diellit”, në shitje

Qeveria do të shpenzojë 244 mijë euro për konsultues të cilët do të tregojnë se si të shiten kompania e Prilepit “Eurokopozit”, “Kolska” Veles dhe Qendra e skijimit Kodra e Diellit në pronësi të ELEM-it. Konsultuesit për një muaj duhet të përgatisin dokumentacionin për shitjen e kompanive të njëjta, përcjell Fakte. Sekretariati i përgjithshëm ka shpallur konkursin ku thuhet se konsultuesit duhet të tregojnë si është kondicioni financiar i kompanive, pozicionet e tyre në treg dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Kompania që do ta fitojë tenderin duhet të ofrojë tre modele për shitjen e këtyre firmave, ndërsa Qeveria do të përzgjedhë një. Sipas specifikimit në tender, konsultuesit duhet t’i vërtetojnë pjesëmarrjet pronësore në kompani, borxhet, kreditë dhe humbjet operative. Në mënyrë plotësuese, duhet të shihen edhe kontestet rrjedhëse gjyqësore që zhvillohen kundër këtyre tre kompanive si dhe konteste me institucione shtetërore dhe organeve të pushtetit. Nga Qeveria shpjeguan se dëshirojnë të tërheqin kompani ndërkombëtare konsultimi, të cilat do të përgatisnin analiza të pavarura.

Qeveria e Maqedonisë

“Në bazë të analizës së hollësishme, duhet të përgatitet dokumentacion përkatës për shitje, në drejtim të tërheqjes së partnerëve/investitorëve strategjik të interesuar për investime në subjektet e përmendura. Ftesa ka dalë nga vendimi i Qeverisë me qëllim të tejkalimit të problemeve shumëvjeçare me të cilat ballafaqohen këto tre ndërmarrje në pronësi të shtetit”./AlsatM

Komuna e Zhelinës: shkarkimi i u.d drejtor në Sh.F. ‘’Luigj Gurakuqi’’ vendim kundërligjor

Komuna e Zhelinës ankohet se vendimi i Ministrisë së Arsimit me të cilin është shkarkuar ushtruesi i detyrës drejtor në shkollën “Luigj Gurakuqi” është jo i drejtë dhe kundërligjor.

“Me këtë vendim tuajin e keni nënçmuar tërë Zhelinën dhe verdiktin e këtyre qytetarëve të cilët vendosin për udhëheqësit e shkollat komunale dhe institucionet e tjera. Po ashtu jua bëjmë me dije se ne si komunë, nuk mundemi të lejojmë që dikush të dëmtojë procesin edukativo-arsimor e sidomos nxënësit tanë. Kjo shkollë sapo filloi të lulzojë me projekte të një pas njëshme, u fatkeqësisht e penguat një progres kaq të madh” reagon kjo komunë.

Gjithashtu, kjo komunë bën thirrje që Ministria e Arsimit të përkrahë komunën në përpjekjet për përimërismin e kushteve dhe cilësisë së arsimit, në profesionalizimin dhe departizimin e arsimit në komunë duke, siç thonë ata “mos e bërë arsimin vegël të politikës, por një prioritet që kërkon shumë punë dhe përkushtim.”/Portalb

“O shtet, vetëm një hap më ndan nga varri!”(VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur kufizime të forta për dhënien falas të medikamentit “Rivaroxaban” duke vendosur një sistem pikëzimi që përcakton se përfituesi duhet të ketë pësuar më parë një goditje në tru.

Në urdhëresën e fundit që shoqëron listën e barnave ministria sanksionon se për lëshimin e “Rivaroxabanit” pacienti duhet të marrë mbi tre pikë, që nënkuptojnë se duhet të ketë kaluar një herë në jetë një goditje në tru që vlerësohet me 2 pikë, të vuajë nga diabeti 1 pikë, të jetë mbi 75 vjeç 1 pikë, ose të vuajë nga insuficenca kardiake 1 pikë.

Por Ibrahimi 74 vjeçar edhe pse me kartelë, i sëmurë kronik me zemër, nuk i plotëson kushtet e vëna nga ministria e Shëndetësisë pasi ai nuk ka kaluar ende një trombozë në kokë dhe për rrjedhojë i ka mbetur automatikisht jashtë liste.

Në vend të tij mjekët do të duhet ti përshkruajnë një medikament alternativ për të cilin thotë se nuk ka besim se do ti bëjë efekt ndërsa pranon se medikamenti me të cilin është kuruar i jepte mundësi edhe të drejtojë motorin.

“Unë kam ardhur këtu se vuaj nga problemet e zemrës, sidomos me trashjen e gjakut. Përdorja një hollues i cili kushtonte 93 mijë lekë “Xareldo”. Kam 5 apo 6 muaj që e marr. Por tani ka dalë lista e re e ilaçeve e rimbursuar, e cila thotë që duhet të plotësosh disa kushte që unë nuk i plotësoj. Unë nuk jam 75-vjeç, unë nuk kam pësuar goditje në tru që mos pësofsha kurrë dhe nuk kam ndërhyrje në zemër. Tani meqë nuk i plotësoj këto, kam ardhur këtu që ta zëvendësojë ky me ndonjë hollues tjetër, nga ato që janë ordinera. Ai ishte tamam për moshën time se sa do rroj unë. 74 vjeç jam, pse sa do rroj 150 vjeç që ta rëndoj arkën e shtetit. Unë edhe ja 1 vit apo 2 vjet dhe ika. Duan të pësoj goditje në tru që të më japin ilaçin. I lutem shumë ministrisë t’i rishikojë edhe njëherë kriteret ku i ka bazuar dhënien e këtij ilaçi, më tepër duket sikur nuk do të na i japë se sa do të na i japë. Neve një hap na ndan nga varri, nuk e rëndojmë ne arkën e shtetit”,- thotë ai.

Si Ibrahimi ka me mijëra të sëmurë që trajtohen prej vitesh me medikamente të patentave të njohura farmaceutike dhe që pas datës 5 maj do të duhet të mësohen me barnat xhenerike që dominojnë listën e barnave falas dhe që në shumicën e rasteve prodhohen në vende të Ballkanit.

FËMIJËVE S’I TREGOI PËR VDEKJEN E BABAIT PËR 4 VITE, DERISA VENDOSI T’I JEPTE FUND JETËS SË SAJ

Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Sheqeras të Korçës. Mirela Pace, është 44 vjeç dhe ka tre fëmijë.

Erjolën 22 vjeçe dhe binjakët, Redina e Redion, 14 vjeç.

“Burri më pësoi atak dhe humbi jetën” rrëfen Mirela

Vajza e madhe Erjola, askokohe 12 vjeç, e përjetoi shumë keq. Lidhja e sa me të atin ishte e ngushtë. Ajo tregon mes lotësh lidhjen e saj me babain dhe atë moment të vështire të humbjes së tij që nuk do ta harrojë kurrë. Ishte prind shembullor thotë Erjola.

Ndërsa dy fëmijëve të vegjël për shumë kohe iu tha se babai i tyre ishte në emigracion dhe nuk e kuptuan që babai i kishte ndërruar jetë dhe se ata do te mbeteshin pergjithmone jetimë.

Për katër vite fëmijëve të vegjël nuk e dinin. Në përvjetorin e 4 të vdekjes u thashë se babin e kanë në varr, mos e kërkoni më” thotë Mirela.

Binjakët , Redioni dhe Redina nuk kanë shumë kujtime nga babai, pasi ishin shumë të vegjël. Mes mundimesh e pamundësisë, ata kanë arritur t‘ia dalin deri më sot.

“Në shkollë e kemi të vështirë të blejmë librat e shkollës” thotë Redina.

Rediona dëshiron të bëhet psikologe, ndërsa Redjoni mekanik.

Pas vdekjes së babait ato përjetuan edhe një tjetër moment tronditës.

“Edhe mami donte të vriste veten thamë se do ngelnim vetëm, nuk e përballonte dot të na rriste. Ishte gati të varej kur e gjeta një ditë. Hapa derën dhe atje më përqafoi” thotë Redioni.

“Në momentin që do hiqja karrigen djali hapi derën më tha mendo për ne mami” thotë Mirela.

Përveç tre fëmijëve jetimë, Mirela ka edhe një të katërt për të cilin duhet të kujdeset. Ai është Kristiani, djali i Erjolës. Erjola 22 vjeç, thote se kur ishte 18 vjeç bashkëjetonte me një djalë në fshatin Sheqeras por gjerat nuk shkuan mirë për çiftin ata u ndanë.

“ Ne u ndamë, për djalin kujdesemi të gjithë në familje, mamaja kujdeset më shumë për të”.

Fëmija është i pafajshëm, njerëzit më thonin kur linda çoje në jetimore se nuk e mban dot. Nuk doja ta bëja këtë. Kristiani është gëzimi i familjes sonë, kështu thotë mami. Djalin nuk do ta braktis për asnjë moment ” thotë Erjola.

Kristiani vuan nga disa probleme shëndetësore muajt e para të jetës i ka kaluar në spital. Pas humbje së bashkëshortit, Mirela u detyrya të largohej nga Permeti, pasi nuk po ai dilte dot. Kështu kthehet në vendlindjen e saj në Sheqeras të Korcës.

“Jeta ime u bë kaq e vështirë, u largova nga Përmeti erdha këtu në Sheqeras kisha prindërit. Këtu jeta është më e vështirë” thotë Mirela.

Fëmijët nuk donin të largoheshin nga Përmeti, pasi aty ishin rritur. Por Mirela nuk e gjeti dot atë që kishte menduar dhe sot është në vështirësi.

Ata jetojnë në këtë banesë të rrënuar. Ku myku e lagështira mbizotëron gjithandej. Banesa e sotme ka qenë një depo drithërash, gjarpri varet në tavan thotë Mirela./News24

Qendrat e masazhit në Prishtinë: Një punëtore rrëfen për marrëdhëniet intime me klientët

Punëtoret në qendrat e masazheve në Kosovë, përveç punës së tyre për të bërë masazh, po përfundojnë duke kryer punë shtesë në këto vende. Këtë e ka rrëfyer Besa, (nuk është emri i saj i vërtetë për shkak të ruajtjes së privatësisë) për emisionin “UDHËVE”, në RTK se si e kishte filluar punën në njërën nga qendrat e masazhit në Prishtinë.

Aty kishte punuar më pak se 3 muaj, por ajo që kishte parë aty dhe kishte përjetuar ishte e mjaftueshme që ajo mos të dojë kurrë të kthehej në atë jetë.

“Nuk ka qenë punë që vet e kom dëshiru me e bo, por prej fjalëve të shoqeve që kan punu me kanë thënë se 500 euro është pagesa mujore që bëhet, plus me përqindje ditore se sa punon”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se i kishin shpjeguar se si “…nuk ke me punu shumë, me u marrë vetëm me klienta”. Besa as shkollën nuk e kishte të kryer, njësoj si edhe kolegët e saj.

“Kanë punuar veq pse kanë pasur nevojë për pare… njëra ka qenë 17 vjeçe edhe njëra që ka punu dy vjet aty ka qenë 18 vjece. Tjetra i ka pas 16 vjet, edhe e kam pas edhe një shoqe timen aty, ajo ka qenë 14 vjece”.

Ajo tregon se pronari ju kishte vënë kushte të punës, që ato të formonin një përqindje ditore të parave, të cilat do i merrnin vetë vajzat.

“Aty ka pas disa rregulla që është dashtë me i përfillë edhe vet na masazherkat, por cka se kemi pas të lejuar, ka qenë me pas marrëdhënie me klientat, por vetëm gjëra intime për me mujtë me e nxjerrë edhe një pagesë ditore… varet sa ju ka kërkuar masazherja për me e kry atë punë… 25 euro”, tregon Besa.

Një orë për të bërë masazh kishte kushtuar 30 euro. Ndërsa numri i klientëve që e frekuentonin një qendër të tillë ishtë i madh.

“Brenda 2 ore kanë qenë  10-15 klienta, dhe me bo gjera intime ato me klienta të vetë. Secila e ka pasur klientin e vet”.

Sipas Besës, një marrëveshje e tillë është bërë në mes masazhereve dhe klientave, ndërsa ato e kishin obligative që veshja e tyre të ishte sa më provokuese. “Aty thojshin si bakshish i tyre, ajo ka qenë përqindja ditore që kanë marrë”. Besa thotë se marrëdhëniet e tilla, ato vajza i kryenin me vetëdëshirë.

“Çdo femër e re sot lakmon pas parasë, nganë mas parës, dhe kur e kanë kuptu se asaj një klient po ja ofron një shumë  të tillë… asaj kumedit se cka i doket.  30 euro, 40-50 deri në 120 euro i kanë marrë brenda ditës prej klientave”.

Sipas saj, shumica prej atyre vajzave, pas orarit të punës kanë vazhduar me klientë të tyre edhe në hotele.

Ajo thotë se shefi i tyre i kishte paralajmëruar që të kenë kujdes me klienta, se në mesin e tyre mund të ketë edhe policë.

“Nëse dikush i ka thënë se është hera e tretë ose e katërt që po  vjen atëherë  u kanë klient i rregullt  nuk ka qenë diçka i dyshuar, por nëse dikush ka qenë veq hera e parë që ka qenë në atë masazh për  me bo masazh, atëherë është dyshuar se është ndonjë polic civil”.

Por, atë çka klientët nuk e dinin që i priste në këto qendra masazhi, ishte inçizimi nga kamerate fshehura që ishin aty.

Viktimë e këtyre qendrave, mund të jenë edhe vetë klientet, të cilët, sipas rrëfimit të viktimës, monitorohen nga kamerat. Ata mund të jenë viktimë e shantazheve dhe kërcënimeve të ndryshme, si pasojë e atyre incizimeve që posedojnë disa pronarë.

Në disa nga masazhat klientët incizohen nga kamerat qoftë duke hyrë në to, e në disa prej tyre edhe duke kryer atë për të cilën kanë shkuar aty. Ajo nuk e din nëse ato pamje janë fshirë ose jo.

“Ka pas edhe kamera nepër dhoma, (a e kanë ditë klientat?), Jo sepse kanë qenë kamera të mshefta, nuk kanë qenë të deftume . Na masazheret e kemi ditë që ka pas, mirëpo nuk kanë qenë kamera që dëftohen që shihen por kanë qenë kamera krejt të vogla që nuk janë pa, ata(klientat) nuk e kanë ditë, mirëpo përmes atyre kamerave të vogla të recepcioni janë pa dëshmitë se cka po bojnë klintat edhe vazjat mrena. Edhe tek dhomat edhe tek recepcioni ka pas kamera”.

MST: Mungesa ligjore e favorshme për këto biznese

Ky ishte vetëm rrëfimi i njërës nga vajzat e cila ka punuar në njërën nga këto qendra.

Joshja për para, mos stabiliteti familjarë dhe financiarë, një vend i cili shumë pak mirret me çeshtjet e edukimit social,  të gjitha këto janë pasojë e një gjendje të tillë.

Secila nga vajzat e mitura është viktimë e mashtrimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rritja e këtyre qendrave të masazhave, ka ndodhur në vitet e fundit. Sipas Riza Muratit, shef në sektorin e  Luftimit të Trafikimit me Njërëz në kuadër të Policisë së Kosovës, janë identifikuar rreth 80 sallone të masazhës në tërë Kosovën.

Sipas tij nga shtatëdhjet lokale masazhi që janë kontrolluar, në dyzet prej tyre janë gjetur parregullësi.

“Fatkeqësishtë është gjetë që është kryer edhe vepra penale qoftë mundësim I trafikimit me njerëz, ku e kemi një rast të tillë në këtë vit, por edhe vepra të tjera qoftë mundësim I prostitucionit.  Moshat janë  shumica mosha të reja,  18 deri në 21 vjecare është ajo mesatarja, por kemi pasur edhe rastin kur në mesin e viktimave kanë qenë edhe dy viktima të mitura  14 dhe 16 vjecare”, tha Riza Murati për emisionin “UDHËVE”.

Për Drejtorin e Shërbimeve Sociale në Komunë të Prishtinës, Vebi Mujku, forma të cilën po e përdorin pronarët e këtyre qendrave është joshja me para.

“Ne në qoftë se nuk punojmë në ngritjen e vetëdijës dhe të qytetarëve nuk kemi me arritë që të bëjmë një zgjidhje permamente për këto raste… një shumë që e permendet edhe ju 500 euro në muaj ose 100 euro në ditë është një shumë që nuk e realizon as një shërbyes civil dhe as një puëtor në Kosovë, prandaj këta e kanë gjetur rrugën më të lehtë se sit ë vinë tek paraja e madhe”, thotë Mujku.

Për ta hapur një biznes të tillë, pronarët e këtyre masazhave  nuk e kanë aspak problem. Ata marin licencën në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, pa pasur as një kriter të vendosur.

Këto masazhe për veprimtarinë që ushtrojnë, nuk i monitoron askush në aspektin profesional. Ata janë lënë të lirë nga shteti që të veprojnë pa asnjë pengesë.

“Kriteret i përcakton institucioni i cili edhe e jep lejen, unë kosideroj që duhet të jenë disa kritere si bizneset tjera që kanë disa kritere për me I hapë këto sallone të masazhit duke e pasur edhe parasysh që tani cka po gjndet aty mendoj se është e mjaftueshme vetëm një rast”, thotë Riza Murati.

Kurse sipas zëvendës drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Hamdi Hoxha, specifikimi I pikave të një biznesi është më I lehtë edhe për institucionet.

“Ka raste që faktikishtë në dokumetet e regjistrimit të biznesit figuron si ndërmarrje tregtare por realishtë ajo merret edhe me shërbime të tjera të cilat nuk i ka të specifikara në dokumentet e regjisrimit të biznesit, kemi  hasë në disa nga to të cilat në realitet nuk përkonë veprimtaria e tyre me dokumentet e regjistrimit të biznesit”, thotë Hoxha.

Ndërsa inspektorati i punës, as nuk është në dijeni se kush duhet ti mbikqyrë këto biznese.

“Unë këtë nuk e di se cili institucion është kompetentë për dhënien e liqencës  së punës, … unë nuk e di, unë nuk muj me e përkufizu dhe unë personalisht nuk kam dal në teren dhe dhe me e pa se cka bojnë ata …unë nuk e di përkufizimine  punës së tyre, sepse nuk është fushë e inspektoratit të punës”, tha Basri Ibrahimi, Kryeinspektor Inspektoratit të Punës.

Për inspektoratin e Punës, problematike nuk është as mosha e punëtorëve, ata madje pranojnë se asnjëherë nuk kanë marrë iniciativë për mbylljen e këtyre qendrave, ose marrjen e lejeve të punës, deri në thirrjen që Policia e Kosovë ka bërë për mbylljen e tyre.

Ndrësa një biznes të  tillë nuk e mbikqyrë as Inspektorati Shëndetëorë. Puëntorët në këto biznese, janë lënë të lira të punojnë pa as një përgatitje profesonale.

Gjithashtu, mos vërja e as një kriteri të  punës ose shkolli adekuat, ua ka mundësuar edhe pronarëve të këtyre masazhave që të keqpërdorin këtë biznes.

“Qendrat e masazhave nuk janë të parapara për mbikqyrje me këto udhëzime administrative, qe do të thotë nuk është i paraparë as profili I punonjësve  as shkollimi I të punësuarve aty, as paisjet …nuk ka udhëzim administrativë që e rregullon këtë gjë, megjithatë është përshtypja se ka nevoj të rregullohet kjo gjë sepse duhet të dihet se cfarë procedurash kryehn aty edhe cfarë njerëz punojnë aty deh cfar trajnimesh duhet përfunduar, për të kryer këtë shërbim”, tha Ardita Barkaku, kryeisnpektore në Inspektoratin Shëndetësorë.

Sipas inspektoratit të punës, këto biznese duhet të inspektohen. Ibrahimi thotë se këto janë biznese të cilat operojnë në buzë të  një paligjshmërie të biznesit të tyre, ku edhe Policia e Kosovës i ka identifiku këto si biznese të cilat duhet me e pas një kontrollë më të shtuar.

“Ne nuk jemi professional ose competent me e vlerësu llojin e këtij biznesi, sepse në bazë të ligjit të punës ne e vlerësojmë se lejohet punë të punohet prej moshës 15 vjecare, të lidhet kontratë  me të dhe me personat prej moshës 15 vjecare, aspektet e tjera të regjistrimit  dhe përcaktimit ose përkufizimit  të fushës së veprimit unë nuk e di se kush është kompetentë, nodoshta Ministria e Shëndetësisë , unë nuk e di se kush përcaktonë kriteret e regjistrimit të një biznesi të tillë, dhe cfar kushtesh duhet të përgatiten, unë nuk e di se kush”, tha Ibrahimi.

Për Vehbi Mujkun, shqetësuese është mosha e vajzave që punojnë në disa qendra masazhi. Ai thotë se Ligji I Punës e lejon një punë të lehtë në rrethin familjarë në atë moshë, por jo edhe në qendra të masazhave.

“Secili i ikë përgjegjësisë së vet, ne e dimi se edhe me ligjine  punës lejohet një punë e lehtë prej moshës 15 vjecare nën përkujdesin e familjës, ose organit të kujdestarisë , mirëpo kjo nuk mund të konsiderohet një punë e lehtë pasi që kemi të bëjmë me një punë të masazhë”.

Emisioni Udhëve ka provuar që të intervistojë edhe drejtorin e Agjencisë së Regjistrimti të Bizneseve,  në lidhje me kriteret për regjistrimine  këtyre bizneseve, por ata nuk kanë pranuar që të flasin.

Sipas profesionistëve të fushës së masazhave ose të njohur si fizoterapeut, Qeveria e vendit duhet të merret me këtë çështje.

“Përderisa nuk ka kritere si veprimtari në Ministrinë e Shëndetësisë ato nuk kishin kuxu me ju leju fare të punojnë, sepse dikush duhet të meret me to, dikush duhet ti menaxhoj ato, dikush duhet ti mbikqyrë… Shoqëria jonë në përgjithësi, shteti jonë, ministritë tona duhet ti mbikqyrin dhe të mos lejojnë gjëra të tilla’, tha Ahmet Blakaj, fiziater.

Edhe pse në fillim të këtij viti u mbyllen disa nga qendrat e masazhave në vend, ende shumë prej tyre e ushtrojnë këtë veprimtari duke qenë prezente në rruget më të frekuentuara të qyteteve të Kosovës. Si dhe, duke shfrytëzuar hapësirën pa përkujdesje dhe vënjë të kritereve të punës nga ana Institucionale.

Në njoftimet e tyre në rrjetet sociale, disa prej tyre bëjnë thirrje për klientë, duke prezantuar në forma provokuese edhe vajzat të cilat do kryejnë shërbimin e masazhave.

​Vazoja kineze shitet për 14 milionë dollarë

Një vazo kineze, disa shekuj e vjetër, u shit në një ankand në Hong Kong për 14.5 milionë dollarë.

Vazoja e rrallë prej porcelani i ishte dhënë Muzeut të Artit në Talsa në vitin 1960.

Ky artefakt ishte pjesë e ekspozitës së përhershme të muzeut, megjithëse u mbajt në depo për më shumë se një dekadë.

Nga ta dijmë që duhet të besojmë? Një udhërrëfyes për të gjitha ato, parti a institucione, që kërkojnë besimin e njerëzve

Nga Annamaria Testa

Eksperte komunikimi

Po ta mendosh mirë, i gjithë sistemi ynë i ndërlikuar i marrëdhënieve personale dhe sistemi shumë më i ndërlikuar i marrëdhënieve ekonomike dhe shoqërore, në të cilat, duam apo nuk duam, jemi të zhytur gjatë gjithë rrjedhës së jetës sonë, janë të bazuar në besimin.

Të kesh besim, do të thotë të sigurohesh se diçka ose dikush, pavarësisht nga kontrolli ynë, do ta realizojë në të ardhmen një pritshmëri tonën aktuale, apo që diçka ose dikush ka bërë ose është duke bërë tani, pikërisht atë që do të jetë pozitive për ne, më vonë.

E gjithë kjo bazohet mbi disa supozime: që dikushi të jetë i ndershëm, simpatik dhe i aftë. Dhe që diçkaja të jetë funksionale, efikase dhe të mos ndikohet nga mekanizma të kundërt.

Gjendje shpirtërore komplekse

Kështu, i besojmë një recete të mjekut, apo këshillës së shitëses (shiko, të rri shumë mirë!). I besojmë orarit të trenave (përndryshe nuk do të ishim aty, në stacion). I besojmë bankës ku kemi hapur një llogari rrjedhëse, apo klientit që angazhohet të na paguajë “pas 60 ditësh”.

I besojmë kamerierit që na propozon një pjatë ekzotike. Kamionistit të panjohur, që nget makinën krah nesh në autostradë. Dhe inxhinierit të panjohur, i cili ka projektuar urën mbi të cilën po kalojmë. Politikanit që votojmë, premtimeve dhe vlerësimeve të tij.

I besojmë kompanisë online, që do të na dërgojë pikërisht mallin për të cilin kemi paguar. I besojmë djalit apo vajzës, që na sigurojnë se nuk do të kthehen në shtëpi pas mesnatës, dhe dashurisë së jetës sonë, që na betohet se nuk do të na tradhëtojë kurrë. I besojmë Uikipedias. Apo blogut që betohet se po na thotë të gjitha të vërtetat, për të cilat të tjerët heshtin.

Besimi është një emocion. Një gjendje shpirtërore komplekse, për ta prodhuar atë kombinohen instikti dhe arsyetimi, llogaritja dhe nuhatja, pritja dhe shpresa, eksperiencat e të kaluarës (edhe ato të largëtat, fëmijërore) dhe pritshmëritë e të ardhmes. Kur kemi besim, ndjehemi të qetë, larg prej risqeve.

Ashtu si të gjitha emocionet, besimi që kemi është i lidhur me temperamentin dhe karakterin tonë. Dhe kjo do të thotë që njerëz të ndryshëm, në situata të caktuara, mund të ndjehen besimplotë, të matur, ose mosbesues.

Eshtë shkalla jonë e besimit, ajo që na motivon të bëjmë (apo të mos bëjmë) zgjedhje të caktuara dhe të kryejmë (dhe mos kryejmë) veprime të caktuara, si dhe përcakton ndërveprimet tona me të tjerët, si edhe sjelljet tona.

Ndonjëherë, besojmë seriozisht. Ndonjëherë, na duhet të bëjmë sikur besojmë, sepse nuk kemi alternativa më të mira: për shembull, për të arritur që të kërkojmë një nder, duhet të kemi besim se mundemi ta marrim. Ndonjëherë jemi besimplotë me arsye, e ndonjëherë krejt rastësisht.

Eshtë fakt se ne jemi të prirur neurologjikisht, që të provojmë besim (themeli i vërtetë i sjelljes bashkëpunuese, mbi të cilin ngrihet jeta jonë shoqërore), dhe se kur ndjejmë besim, truri ynë na shpërblen dhe na dhuron një ndjesi të kënaqshme, që më tej krijon mirëqenie.

Mungesa totale e besimit, para se të jetë shkatërrimtare, është paralizuese. E vetmja rrugëdalje nga paraliza dhe nga ankthi që na shkakton të qënit totalisht mosbesues, është shpesh herë më e rrezikshmja: i japim besim mashtruesit më të parë, magjistarit, shtriganit, rrugaçit që ndeshim, i cili megjithatë di të na japë atë buzëqeshje që na hap zemrën përsëri, atë premtim që na bën të shohim një të ardhme më të mirë, pikërisht në momentin kur kemi shumë nevojë.

Dhe ja ku mbërrijmë në temë: ndaj kujt jemi të prirur të ofrojmë besim? Faktorët absolutisht më të rëndësishëm janë dy: afërsia dhe empatia. I besojmë më kollaj personit apo gjësë që e ndjejmë pranë, në gjendje të na kuptojë. Në thelb, besojmë pikësëpari ashtu si një vogëlushe i beson nënës së vet.

Së dyti, kemi prirjen t’i besojmë atyre që na flasin në mënyrë të kuptueshme dhe përfshirëse, sidomos kur na shpjegojnë argumenta, për të cilët kuptojmë pak, ose aspak. Në thelb, kemi prirjen të besojmë, ashtu si një vajzë i jep të drejtë mësueses së preferuar.

Së treti, kemi prirjen t’u besojmë atyre që na shfaqen të ndershëm, origjinalë dhe transparentë. Në thelb, besojmë ashtu si të rriturit i besojnë një miku të mirë. Një pasojë interesante e gjithë kësaj është që, të japësh besim, do të thotë edhe të bëhemi të hapur dhe të brishtë, siç mund të jetë një vogëlushe apo një vajzë, apo një i rritur kur ndodhet në shoqërinë e një miku të mirë. Pasoja tjetër është që, çdo tradhëti e besimit është një plagosje e vërtetë, fort e dhimbshme.

Institucionet

Përse në këta faktorë që favorizojnë besimin, nuk renditen aftësia dhe besueshmëria? E qartë: pothuaj gjithmonë, nuk kemi as rastin, as kohën, as instrumentat e nedojshëm për t’i verifikuar seriozisht. Për ne, këtë duhet ta bëjnë institucionet, që megjithatë shfaqen të mangët ndaj tre faktorëve që përmenda më sipër. Rezultati: institucioneve u besojmë gjithmonë e më pak.

Kështu, në ruletën për të dhënë besim, mbështetemi gjithmonë e më shumë në komponentet instiktivë dhe intuitivë, në dëm të llogaritjeve dhe arsyetimit. Si pasojë, riskojmë gjithnjë e më shumë të mbetemi të zhgënjyer, të lënduar, dhe më të prirur për t’i dhënë të drejtë, të parit mashtrues që ndeshim.

Nga ana tjetër, nëse një institucion, një parti, një kompani (apo një individ) do të donin të rindërtonin besimin e thyer, duhet që t’ia nisin pikërisht nga faktorët e sipërpërmendur. Janë të thjeshtë për t’u kuptuar, por aspak të lehtë për t’u praktikuar. Dhe po, duhet shumë durim, përkushtim dhe kohë. / Burimi: “Internazionale” – Bota.al