Ballina Shëndeti Rrëzohet miti i madh, tensioni normal i gjakut nuk është 120 me...

Rrëzohet miti i madh, tensioni normal i gjakut nuk është 120 me 80. Zbuloni udhëzimet e reja

Me vite të tëra jetojmë me frikë se kur është tensioni i gjakut normal dhe kur është koha për panik. Mësoni cila është “normalja” e re.

Jemi mësuar të dëgjojmë që tensioni normal është 120 i larti dhe i poshtmi rreth 80. Çdo gjë më shumë, paraqet alarm dhe menjëherë shkohet për kontroll tek internisti apo te kardiologu.

Nëse është më ulët, e di që është koha për sheqer dhe ujë apo për një filxhan kafe. Mirëpo, tani çdo gjë ka ndryshuar.

Shoqata Evropiane Kardiologjike ka dhënë udhëzime të reja, sipas të cilave normale për shtypjen sistole deri në 140, ndërkaq për atë diastole 90.

Mirëpo, ky rregull nuk vlen për të sëmurët me diabet, për të cilët kufiri është më i ulët, deri 130 me 80, si edhe te popullata e moshuar, shkruan tg.

Më herët është konsideruar që dikush që kishte presionin 139 me 89 gjendej në gjendje parahipertensioni dhe ishte dashur të pinte barna, në mënyrë që të ulte rrezikun nga shfaqja e infarktit apo sulmit në tru.

Tensioni i gjakut nuk është konstant – ai ndryshon gjatë ditës dhe natës, varet nga shumë faktorë, për shembull aktiviteti trupor, shkalla e stresit të cilit jeni të ekspozuar, gjendja emocionale, koha e ditës (në mëngjes zakonisht është më i lartë se në mbrëmje) dhe ngjashëm.

Nëse dëshironi ta masni tensionin tuaj, bëjeni këtë në pozicionin e ulur, në gjendje të qetë dhe mateni tri herë në ditë. Merreni vlerën mesatare e cila do t’ju tregojë se sa e keni shtypjen e gjakut./bw

@tn.lajmelokale
@tetovanews