Ballina Blog Faqe 893

NJË TJETËR SKANDAL PËRGJIMI PËR NJË MINISTËR SHQIPTAR

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili është për diskutim tema “Çfarë ka në dosjen e opozitës për ministrin Gjiknuri”.
I ftuar në studio, Gazmend Bardhi, ekspert ligjor në Partinë Demokratike deklaroi se organi i prokurorisë disponon fakte dhe prova për Gjiknurin.

Vasili: “A mund të na jepni ndonjë detaj të kësaj dosjeje për Gjiknurin? A kenid dosje?”

Bardhi: “Nëse kemi dosje, sapo bindemi për këtë ja faktojmë shqiptarëve me fakte dhe prova. Në momentin që PD do disponojë prova do ja bëjë të njohur opninionit publik. Prokuroria disponon një material përgjimi për Gjiknurin. Të dhënat tona flasin për fakte dhe prova që disponon organi i prokurorisë.”

Gjata: “Basha foli për një minator, por nuk e kuptova çpati Paloka që kërceu ashtu. Opozita këtë punë ka. Kjo mënyra e reagimit të Gjiknurit”

Vasili: “Ka opozita informacion?”

Bardhi: “Opozita ka informacion dhe të dhëna për çdo ministër”/news24

Gjarpri hynë në korridorin e shkollës në Prishtinë, tmerrohen nxënësit (VIDEO)

Një gjarpër ka tmerruar nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Të mërkurën, rreth orës 15:00, ata kanë parë në korridorin e shkollës gjarprin dhe menjëherë e kanë njoftuar personelin e shkollës.

Burim Ferati, i cili arriti ta izolojë gjarprin, thotë se ai ishte i gjatë rreth 80 cm.

Drejtoresha e shkollës nuk ka dashur të flasë por ka thënë se është tejet e shqetësuar dhe se po bisedon me komunën lidhur me dezinsektimin e shkollës gjatë vikendit.

Ndërkohë, kohëve të fundit, është raportuar për shtim të numrit të gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë.

Komuna e Prishtinës, në anën tjetër, ka bërë të ditur se nesër fillon fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për vitin 2018.

Sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe prej mbi 6500 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë, duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Kujdes! Këto janë shenjat e para që tregojnë se jeni prekur nga kanceri i mushkërive

Të gjithë janë në rrezik nga sëmundjes e kancerit, megjithatë stili i një jete të shëndetshme është shumë me rëndësi për ta parandaluar atë.

Është jetike që të jeni në gjendje që t’i dalloni disa nga shenjat e hershme të kancerit të mushkërive, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

Frymëmarrje me vështirësi

Frymëmarrja e shkurtuar apo me vështirësi mund të ndodh për shkak se tumori ka bllokuar rrugët për nga ajri hyn në trup, kurse edhe një aktivitet i vogël, si ngjitja e shkallëve, mund t’u shkaktojë atyre rezistencë.

Dhimbje e gjoksit

Disa njerëz të prekur nga kjo sëmundje tregojnë se kanë dhimbje të shtuara në gjoks, kur kolliten, marrin frymë thellë apo qeshin. Kjo shkaktohet sepse tumori është duke pushtuar gjoksin./sn/

Shërbimet sekrete gjermane lejohen të kontrollojnë operatorët e internetit

Shërbimet sekrete gjermane mund të vijojnë të ushtrojnë kontroll ndaj qendrave më të mëdha të internetit për të garantuar sigurinë kombëtare, ka vendosur një gjykatë e vendit.

Gjykata federale administrative bëri të ditur në një komunikatë për shtyp se kundërshtonte shoqërinë gjermane DE-CIX, e cila nuk binte dakort me ligjshmërinë e monitorimit të ushtruar ndaj saj nga ana e Shërbimeve të Jashtme Sekrete (BND) për vite me radhë.

Këta të fundit shfrytëzojnë flukset ndërkombëtare të të dhënave që kalojnë tranzit nëpërmjet internet exchange point të gjigantit De-Cix, në të cilin janë të lidhur shumë operatorë ndërkombëtare të telekomunikacionit dhe ofruesve të këtij shërbimi, përcjell Atsh.

Me seli në Frankfurt, kjo shoqëri cilësohet si operatori më i madh i internet exchange point. Ajo menaxhon më shumë se 6 terabitë për sekondë gjatë periudhave të pikut, me flukse të dhënash që vijnë nga Kina, Rusia, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Minatorët e Trepçës agjërojnë Ramazanin, hajnë syfyr 800 metra nën tokë (VIDEO)

Të gjithë ata që po agjerojnë hajnë syfyrin në shtëpitë e tyre dhe vendet ku ndihen rahat gjatë muajit ramazan, mirëpo dikujt kjo po i pamundësohet, syfyri për minatorët e Trepçës po bëhet në thellësi mbi 800 metra, saktësisht në minierën e Stantërgut.

Ata për të cilët thuhet se e kanë bukën me shtatë kore dhe shujtën modeste, ashtu siç e kanë edhe natyrën.Dora nxjerrë nga puna në nëntokë, tregon për vështirësitë në këtë minierë.

Zeqir Ibishi, minatori më i vjetër, përkundër moshës e agjëron ramazanin.

Ibishi, që për 42 vite jetë ia ka falur Trepçës, i dërgon të fala kryeministrit që minatori mos të përfundojë në fund me një pension prej 75 eurosh.

“Që 42 vjet punojmë kurrfarë të drejtash nuk kena. Të fala i çoj kryeministrit Haradinaj,… ia kena çu kërkesat, as nuk kena të drejt më dal në pension me kushtet që i kemi pas më herët. Minatori 56 vjeçar merr pension 75 euro..”, ka thënë Ibishi për RTVD.

Udhëtonte për në punë, pa e ditur se në veturë i ka hyrë një gjarpër gjigant (Video)

Tee Natwijit nga Tajlanda po udhëtonte për në punë, kur kalimtarët e njoftuan se prej pjesës së poshtme të veturës, po e nxjerr kokën një gjarpër.

Me të ndaluar dhe hapur kapakun, ai mbeti i tmerruar nga reptili i gjatë më se katër metra, që qëndronte te pjesa e motorit, transmeton Telegrafi.

Për ta larguar pitonin gjigant me peshë prej afro 30 kilogramëve, u ftuan ndjekësit e kafshëve të egra, që e hoqën me lehtësi.

“Për një kohë të gjatë më mungonin pulat, sigurisht fajtor për to ishte ky gjarpër. Më shkakton ankth, vetëm kur më bie ndërmend”, ka thënë Natwijit.

Ai beson se gjarpri ka qëndruar për një kohë të gjatë në veturë, ndërsa ka dalë për t’ia grabitur nëpër oborr kafshët shtëpiake. /Telegrafi/

8-vjeçari i shkrin të gjithë së qeshuri, përpiqet disa herë të përqafojë Trump (Video)

Një djalë 8-vjeçar, i cili ndihmoi në inspirimin e legjislacionit federal në nismën “Right to Try” tërhoqi të gjithë vëmendjen të mërkurën gjatë firmosjes nga Presidenti Trump, transmeton BalkanWeb.

Djali, Jordan McLinn, nga Indianapolis, u çua nga karrigia me rrota për të qëndruar pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili hidhte firmën e tij në dokumentin e legjislacionit.

Ndërsa Presidenti nënshkruante, djali përpiqej vazhdimisht ta përqafonte. Pas disa përpjekjeve, presidenti e shpërbleu me një përqafim të ngrohte dhe një puthje.

Ai gjithashtu i dha 8-vjeçarit stilolapsin me të cilin firmosi aktin.

E pabesueshme, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit (VIDEO)

Ky është momenti kur udhëtarët e tmerruar të një aeroplani ranë nga krahu i avionit të tyre pas thyerjes së një dritareje emergjente për të shpëtuar mes një paniku për bombë brenda tij.

Të paktën dhjetë vetë u plagosën – shumica me eshtra të dëmtuar dhe plagë në kokë – teksa dilnin mes kaosit ndërsa aeroplani po përgatitej të tërhiqej nga aeroporti Supadio në qytetin Pontianak në perëndim të Kalimantan në Indonezi.

Videoja tregon dhjetëra persona që qëndrojnë në krahun e djathtë, ndërsa paniku shpërtheu në “Lion Air Boeing 737”, i cili do të mbushte 189 pasagjerë në Xhakarta natën e së hënës.

Pasagjerët dëgjuan një 26-vjeçar, i quajtur Frantinus Nirigi, duke i treguar një shoqëruesi të fluturimit se kishte një bombë në avion, tha zëdhënësi i policisë West Kalimantan Nanang Purnomo. Një inspektim i mundshëm i avionit nuk gjeti asnjë lëndë eksplozive.

Pasi Nirigi dha alarmin për bombë, një tjetër pasagjer shpërtheu daljet emergjente, duke bërë të mundur që pasagjerët e panjohur të iknin nga avioni, tha Purnomo. Ai pasagjer dhe Nirigi u arrestuan.

Nuhatësja e vdekjes, ‘dhuntia’ e rrallë e 24-vjeçares

Një 24-vjeçare australiane pretendon se mund të nuhasë vdekjen.

Ari Kala thotë se ndjen një aromë si të ëmbël kur qëndron pranë një njeriu që do të vdesë së shpejti

“Shqisa” e saj u zbulua kur ajo ishte në moshën 12-vjeçare dhe vizitoi xhaxhain e saj të vdekur.

Ari e përshkruan fuqitë e saj psikike si një “barrë”, sepse ajo nuk është në gjendje të shpëtojë jetën e personit që nuhat dhe kurrë nuk i tregon njerëzve që do të vdesin së shpejti, pasi nuk i takon asaj ta bëjë këtë gjë.

“Është një dhunti e padobishme, nuk i ndihmoj dot njerëzit”, thotë 24-vjeçarja.

Aplikoni për pushim falas të fëmijëve në Strugë

IPN qendra për punë sociale Strugë u bën thirrje personave të interesuar, shfrytëzues të ndihmës sociale në para, ndihmës së përhershme në para, ndihmës së veçantë, shtesat e fëmijëve, të dhënat prindërore, si dhe fëmijët pa prind dhe pa kujdes prindëror, të paraqiten për shfrytëzim të shërbimeve pa pagesë për pushim dhe rekreacion për fëmijët e tyre.

Këtë shërbim mund të e shfrytëzojnë fëmijët e familjeve që shfrytëzojnë: Ndihme sociale në para, ndihmë të përhershme në para, shtesa për fëmijë, të dhëna prindërore dhe fëmijët pa prind dhe pa kujdes prindëror, të lindur në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2008 ose fëmijë nxënës të rregullt të cilët ne vitin shkollor 2017/18 kanë ndjekë klasën e pestë, gjashtë, shtatë, tetë dhe të nëntën dhe fëmijë shfrytëzues të ndihmës së veçantë deri në moshën 26 vjeçare.

Shërbimi do të shfrytëzohet në kohën e pushimit veror me ndërrime në çdo shtatë ditë, në disa qendra turistike verore. Termini i caktuar për shfrytëzimin e shërbimit nuk mund të ndërrohet, vetëm nëse ekzistojnë shkaqe të arsyeshme. Shërbimi i pushimit dhe rekreacionit për fëmijë përfshin gjashtë pansione të plota(fjetje me tre (3)ushqime në ditë), aktivitete edukative zbavitëse dhe sportive.

Fëmijët shfrytëzues të ndihmës së veçantë kanë të drejtë të kenë shoqërues në kohën e pushimit. Udhëtimi i fëmijëve deri ne vendin e caktuar nga ana e Qendrës përkatëse, Qendra për punë sociale-strugë deri te pushimorja dhe anasjelltas do të jetë e organizuar.

Dokumentet e nevojshme për shfrytëzimin e shërbimit: Për shfrytëzim të shërbimit për pushim dhe rekreacion pa pagesë,duhet të jepet kërkesë në Qendrën për punë sociale-Strugë. Kërkesa mund të jepet deri në datë 10.06.2018. Personat të cilët duhet të shfrytëzojnë shërbimin do të jenë të informuar nga ana e qendrës për punë sociale- Strugë.

Misajllovski: Në qeverisjen e LSDM-së ka vetëm rrena, shthurje dhe rënim të ekonomisë (Video)

Vllado Misajllovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së ka dalë në konferencë shtypi përmes së cilës ka kritikuar ashpër qeverisjen e LSDM-së në vend.

Sipas tij, në këtë qeverisje ka rrena, shthurje dhe rënim të ekonomisë, dhe se jetë ka vetëm për Zaevin, Angjushevin, Vicen, Sheqerinskën dhe funksionarët tjerë të LSDM-sëMisajllovski shprehet se një vit e qeverisjes së LSDM-së paraqet një vit ngecje, pasi që ekonomia po fundoset, e qeveria nuk ka plan, e as që di ta udhëheq shtetin.

Ai thotë se borxhi publik do të rritet në gjashtë miliardë euro, kurse huamarrjet milionëshe janë të patolerueshme, pasi që nuk ka as investime kapitale.

Madje, Misajllovski thotë se kjo qeverisje vetëm se ka vazhduar me projektet që i nisi qeverisja e kaluar.

Ai e përmbylli me fjalët se nuk ka asgjë nga ajo që u premtua nga qeverisja e kartelit kriminal të Zaevit.

Në Maqedoni doktorojnë që të ruajnë vendet e punës

Nga gjithsej 209 doktorantë të vitit të kaluar, 66 apo 31.6 për qind ishin të punësuar në institucione arsimore. Pastaj në radhë vijnë të punësuarit në institucione shëndetësore dhe mbrojte sociale (39) me 18.6 për qind, shtetasit e huaj (27) me 12.9 për qind dhe krejt në fund – ata që janë të punësuar në shërbimet financiare dhe të sigurimeve me 0.9 për qind (2). Shpjegimi është logjik – pjesa më e madhe doktorojnë që të ruajnë vendet e tyre të punës

Puna nëpër fakultete dhe institucione të tjetra arsimore duket se është një prej motiveve kryesore që i shtyn njerëzit të merren me shkencë në nivel të dezertacioneve të doktoraturës. Këtë të paktën e tregojnë të dhënat statistikore për numrin e doktorantëve të vitit të kaluar, pjesa më madhe e të cilëve vijnë nga bota akademike apo nga ata që vetëm se janë të punësuar nëpër institucione arsimore. Kështu, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në këtë kategori janë çereku i atyre që kanë mbrojtur teza shkencore në vitin 2017, respektivisht që kanë paraqitur dezertacionet e doktoraturës, shkruan gazeta KOHA. E thënë ndryshe, shumë doktorantë të këtij viti, kishin synuar të marrin gradat shkencore që të ruajnë vendet e tyre të punës si profesorë në universitete dhe institute shkencore.

Kështu, 31.6 për qind apo 66 nga gjithsej 209 doktorantë ishin të punësuar në institucione arsimore. Pastaj vijnë në radhë të punësuarit në institucione shëndetësore dhe mbrojte sociale me 18.6 për qind (39), shtetasit e huaj me 12.9 për qind (27) dhe krejt në fund ata që janë të punësuar në shërbimet financiare dhe të sigurimeve me 0.9 për qind (2). Vetëm tetë prej atyre që kanë doktoruar këtë vit, nuk ishin të punësuar.

Shpjegimi lidhur me trendet e nxitjes për marrjen e thirrjeve shkencore është logjik. Ligjet për arsim të lartë i detyrojnë të gjithë ata që synojnë punësimin në universitete të kenë domosdoshmërisht të regjistruar edhe shkallën e tretë të studimeve dhe që të mund të ruajnë pozicionet që kanë apo edhe të synojnë për më lartë, duhet të kenë fituar thirrjen shkencore nga fusha përkatëse e lëndës ku janë të punësuar si asistentë doktorantë. Nuk është e rastësishme që ka edhe një përputhje tjetër, mes fushave në të cilat doktorohet dhe programeve studimore të universiteteve.

Sikurse dihet, në nivelin e arsimit të lartë peshën më të madhe të studimeve në Maqedoni e mbajnë fakultetet e shkencave shoqërore, të cilat numërojnë edhe numrin më të madh të programeve dhe studentëve që regjistrohen në to. Në analogji të kësaj si dhe të asaj që numri më i madh i doktorantëve janë të punësuar në institucione arsimore, korrespondojnë edhe të dhënat për numrin e doktoraturave sipas fushave shkencore.

Kështu, nëse u referohemi shifrave për fushën e studimeve, pjesa më e madhe e doktoraturave janë të shkencave shoqërore edhe atë me një pjesëmarrje prej 47.8 për qind të numrit të përgjithshëm të dokoraturave të atij viti, apo 100 doktoratura nga 209 gjithsej. Edhe këtu vërehen dallime brenda llojit. Dominojnë doktoraturat që kanë në fokus tema ekonomike (33) dhe arsimore (12) dhe janë në epërsi nëse krahasohen me numrin e doktoraturave që trajtojnë tema sociologjike (2) apo demografike (1). Në sferat tjera shkencore bie numri i doktoraturave nga mjekësia (46), shkencat humanitare (44), shkencat teknike (22) e deri te shkencat matematike-natyrore (13).

Një e dhënë tjetër, e cila bie në sy viteve të fundit, raporton KOHA, ka të bëjë me pjesëmarrjen e lartë të femrave që merren me shkencë. Jo vetëm në kategorinë e magjistrantëve, por edhe të doktorantëve, 2017-ta u dominua nga femrat. Kështu, nga 1851 persona të cilët magjistruan vitin e kaluar, 1083 apo 58.5 për qind ishin femra, ndërsa në kategorinë e doktoraturave – nga 209 gjithsej, 123 doktorantë apo 58.8 për qind ishin femra. Edhe këtu dominojnë tezat nga shkencat shoqërore./koha.mk/

Kim Kardashian, 1 orë me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ndërsa e gjithë bota pret që presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me liderin koreano verior, ai surprizon, duke u takuar me një tjetër Kim.

Kim Kardashian West, është takuar me Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe siç thuhet, e ka bërë këtë për të diskutuar një falje të mundshme për një stërgjyshe, 63-vjeçare, që po vuan një dënim me burg të përjetshëm.

😎

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Alice Marie Johnson është vënë pas hekurave, për një krim të lidhur me drogat, prej dy dekadash tashmë. Dhëndri i Trump, Jared Kushner, ka biseduar po ashtu me Kardashian për rastin, prej muajsh. Vetë presidenti Trump, në një postim në “Twitter”, tha se kishte patur një takim të mrekullueshëm. Alice Marie Johnson, fillimisht tërhoqi vëmendjen e Kim Kardashian, kur kjo e fundit kishte parë një video të shkurtër për rastin, të postuar në mediat sociale.


Kim i kishte kërkuar më pas avokatit të saj personal ta shihte çështjen dhe po paguan një ekip të ri ligjor për stërgjyshen. Dhe sipas familjarëve të Johnson, procesi është përshpejtuar shumë që nga përfshirja e Kardashian West. Johnson ishte dënuar me burg të përjetshëm pa mundësi falje në 1996, për një krim jo të dhunshëm, të lidhur me drogën. Ajo akuzohej se ishte një ndërlidhëse, që merrte dhe ndante mesazhet mes shpërndarësve dhe shitësve.

Procesi i faljes është tërësisht në duart e presidentit por nuk është e qartë për momentin nëse ai do të marrë një vendim apo jo. Shumë media sociale kanë kritikuar rolin e pazakontë të Kardashian West si një avokate e reformave në sistemin e burgjeve dhe thonë se ka me mijëra raste që meritojnë ekzaminim më të thellë.

Subspecializon dr.Gazmend Amzai, i vetmi mjek shqiptar në repartin për transplantim të palcës kockore

Në moshë mjaft të re (34 vjeçare) subspecializon në lëminë e hematologjisë dr.Gazmendi Amzai, ish-studenti shqiptar me notë mesatare më të lartë në historinë e Fakultetit Mjekësisë në Shkup. Doktori që pacientët dhe publiku e njohin për nga trajtimi i suksesshëm i sëmundjeve më të vështira mjekësore: leukemitë akute, mieloma multiple, limfomet, anemit aplastike etj.

Ai është i vetmi shqiptar i punësuar në repartin për transplantim të palcës kockore në Klinikën Universitare të Hematologjisë në Shkup dhe i vetmi shqiptar që merret me këtë problematikë, ndoshta edhe në rajon. Transplantimi i palcës kockore ose i qelizave amë staminale paraqet intervenim të ndërlikuar mjekësor.

Qelizat staminale përdoren për trajtimin me sukses të shumë sëmundjeve. Kjo metodë shfrytëzohet në Klinikën e Hematologjisë në Shkup më shumë se 17 vite dhe gjithësej deri tani janë realizuar 440 transplantime. Rezultatet janë të krahasueshme me ato të qendrave europiane për transplantim të qelizave amë dhe të njejtat janë të prezentuara dhe të publikuara në simpoziume hematologjike dhe kongrese nё SHBA, Europë dhe shtete tjera fqinje.

Miliarderi iranian konfirmon lidhjen me Morenën, bën ‘tatto’ emrin e saj (VIDEO)

Ditë më parë është zbuluar lidhja e Morena Tarakut me afaristin miliarder, Sasha Sobhani.

Kjo u bë e ditur nga mediat shqiptare, të cilat hulumtuan profilin e Sashës ku kishte publikuar një fotografi pranë Morenës, shkruan lajmi net.

“Të duash është lumturia e vetme në jetë”, shkruante së bashku me imazhin që shihej Taraku duke e përqafuar nga prapa.

Megjithatë, pak më vonë erdhi reagimi i të dashurit të saj i cili kishte fshirë imazhin, e nga ana tjetër modelja Taraku nuk ka thënë asgjë.

Po ashtu, përveç tatuazhit që Morena bëri për babain ajo gjithashtu në krahun e saj kishtë bërë edhe emrin e të dashurit nga Teherani.

Me të publikuar këngën e re “Femnat”, Sobhani publikoi një video teksa e përkrahte këngëtaren kosovare, e para pak çastesh ai publikoi gjithashtu një video në makinë ku tregon tatuazhin me emrin e këngëtares.

Kujtojmë që e kaluara e miliarderit iranian nuk është edhe aq e mirë, ai njihet për jetën përplot skandale, me postime ku shfaq femrat e veten lakuriq.

Premierë: Shyhrete Behluli publikon këngën ‘Veq ty të kam dasht’ (VIDEO)

Shyhrete Behluli e ka lansuar këngën e saj më të re.

‘Veç ty të kam dasht’ titullohet ky projekt muzikor të cilin këngëtarja sapo e ka publikuar në kanalin zyrtar në Youtube.

Teksti është shkruar nga Ilir Berani dhe flet për dashurinë e ndarjen ndërsa këngëtarja duket energjike dhe me shumë stil në videoklipin e punuar deri në detaje nga EMFCreative.

Për muzikën poashtu u kujdes Iliri, me orkestrim është marrë Miti Geci.

Pas disa bashkëpunimesh me tematika të ndryshme kjo është kënga e saj e parë solo e cila premton të jetë shumë e dëgjuar.

Tri gjëra që ju tregojnë se po flisni me një psikopat

Shumë njerëz gabimisht mendojnë se një psikopat duhet të jetë ose vrasës serial, apo një person që shpreh në mënyrën jo të duhur emocionet.

Në realitet, është më e ndjeshme dhe e komplikuar se kaq.

Një psikopat emocional mund të duket krejtësisht normal, madje edhe tërheqës për një kohë të gjatë. Aq tërheqës, sa partneri mund të kalojë disa vite duke jetuar me ta, pa e kuptuar se është nën abuzim emocional.

Disa shenja që psikopatët i shfaqin janë si më poshtë:

Ju bën të ndjeheni fajtor

Shumicën e kohës, psikopatët duken të mirë dhe nën kontroll, rrallë herë e shprehin atë që e mendojnë me të vërtetë. Për një minutë, mund të ndryshojë sjelljen nga një ekstrem në tjetrin.

Ju mashtron/manipulon

Qëllimi i manipulimit është t’ju bëjë të dyshoni kujtimet e tua. Kjo është një nga mënyrat e preferuara që psikopatët përdorin për t’i arritur qëllimet e tyre. Kur një psikopat kapet me faj, është në gjendje që të bëjë çka do që duhet në mënyrë që bashkëbiseduesi të fillojë ta dyshojë realitetin.

Ju fajëson për gjithçka

Kjo është një shprehi tejet e shpeshtë e psikopatëve, çka do që ndodh rreth tyre, gjithmonë është faji i të tjerëve.

Jam mysliman, agjëroj por luaj në bastore, a është e vërtet se kot agjëroj? Ja si i përgjigjet Hoxha

Pyetja: Unë jam musliman, por luaj bastore, dhe atë gjatë kohë. E di se nuk bën, por ja mashtrohem. Mirëpo, në jetën time asnjiherë nuk e kam prishur Ramazanin. Disa me thonë se kot agjëroj, pasi luaj bastore. A është e vërtetë se kot agjëroj, dhe çka të bëj të agjëroj apo mos të agjëroj, sepse ende luaj bastore?

Bashkim Aliu, teolog

Përgjigja: Së pari, e lus Allahun të na udhëzoje të gjithëve në rrugën e Islamit dhe të na falë mëkatet e të na mbulojë turpet.

Bastoret janë të ndaluara në fenë Islame, pra janë haram, dhe çdo musliman duhet të mos bëj një veprim të tillë, ngase bën mëkat dhe bën haram. Bastoret janë formë e bixhozit që Allahu i Madhërishëm e ka ndaluar. Në Kur’an qëndron:<>[El-Maide: 90] Për këtë, muslimani e ka obligim që të largohet nga këto veprime të cilat janë punë shejtani dhe janë të ndaluara nga Allahu i Madhërishëm, dhe ti duhet, të bësh ç’mos, që të largohesh nga ky haram që ka marrë përmasa të mëdha në vendet tona dhe gjithandej nëpër botë.

Nga ana tjetër, agjërimi i Ramazanit është farz-obligim për muslimanin i cili i plotëson kushtet, dhe ai që nuk e agjëron Ramazanin, ka bërë shkelje të urdhërit të Allahut, ngase agjërimi i Ramazanit është obligim nga ana e Allahut, i Cili këtë obligim e ka shpallur në Kur’an. Për atë, ai që nuk agjëron, ka lënë pas dore një urdhër të Allahut, një detyrë fetare-farz, dhe me këtë ka bërë mëkat.

Bastoret janë haram, ndërkaq agjërimi i Ramazanit është obligim, dhe harami nuk mund ta pezullojë farzin. Për atë, nëse ti luan bastore, ti bën nji haram, por nëse e prish agjërimin dhe nuk e agjëron Ramazanin, ke bërë nji gabim tjetër me atë që ke lënë pas dore nji obligim fetar-farz, dhe me këtë e ke ngarkuar veten edhe më tepër me gjynahe. Adhurimet obligative si agjërimi i Ramazanit, si dhe të gjitha adhurimet tjera, janë për ne që të na pastrojnë shpirtërisht, të na furnizojnë me devotshmëri, të na ngrisin më lartë në aspektin shpirtëror dhe moral, si dhe të na largojnë prej harameve. Kjo don të thotë se duhet t’i kryejmë adhurimet që ta ndihmojmë veten të largohemi nga haramet, e jo t’i lëmë pas dore adhurimet për shkak harameve, me çka e ngarkojmë veten ende me mëkate dhe ia realizojmë dëshirën shejtanit që të na largojë sa më tepër nga rruga e Allahut.

Për këtë, nuk mba thënia se, nëse e bën nji haram të tillë, si bastoret, të cilin e di dhe e beson se është haram, nuk duhet të agjërosh në Ramazan se agjërimi është kot. Jo, kjo është gabim dhe nuk thotë feja kështu. Ndoshta dikush mund të ta thotë për të të frikësuar që të largohesh nga harami, por, duhet patur kujdes se kjo është shpatë me dy teha, poashtu, mund të ndikojë që të largohesh edhe nga ndonji farz, siç është agjërimi i Ramazanit. Haramet nuk guxojnë t’i dominojnë adhurimet, por e kundërta duhet të jetë, adhurimet duhet t’i dominojnë haramet.

Dera e pendimit te Allahu nuk është e mbyllur, për atë, shpejto të futesh në atë derë, se Allahu e pranon pendimin, dhe njerëzit gabojnë, por gabimtar më i mirë është ai që pendohet, dhe gabimtar i humbur është ai që nuk pendohet. Le të jetë edhe Ramazani, nji mundësi e mirë për pendim dhe largim nga haramet, edhe pse besimtari çdo herë duhet ta bëjë këtë, dhe le të jetë agjërimi yt forcë që do të largojë nga haramet dhe do të afrojë kah Allahu. Normalisht ne duhet të jemi robër të Allahut e jo të diçkaje tjetër, dhe çdo herë duhet ta kemi parasysh se Allahu e di çka bëjmë ne dhe na regjistron. Le të shpejtojmë të pendohemi, dhe assesi mos të lejojmë të zbrapsemi nga zbatimi i detyrave fetare që na i ka obliguar Allahu i Madhërishëm.

Fjala e fundit për rastin e Selës më 6 qershor

Gjykimi për rastin e dhunës ndaj Ziadin Selës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë me 6 qershor me fjalët përfundimtare, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e stome përfundoi procedura e dëshmisë pasi janë parë një video e re dhe dy video që janë parë edhe më herët.

Prokurori Darko Jakimovski nga gjykata kërkoi më shumë kohë që t’i përgatisë fjalët përfundimtare me qëllim që të mund t’i përfshijë edhe pjesët e seancës së sotme gjyqësore, siç tha, për mundësi për ndryshimin e aktakuzës.

Abedin Abduli në fund të seancës së sotme tha se videoja që është parë sot është diçka që i kishte munguar prokurorisë dhe gjykatës për t’u konfirmuar saktë veprimet dhe faji i të akuzuarve.

“Kemi qenë dëshmitarë të veprimeve konkrete të më pak shtatë nga të akuzuarit në tentativë vrasjen ndaj Ziadin Selës. Presim që pas seancës së sotme gjykata të sjellë vendim që opinioni e pret”, tha Abduli.

Avokatët e të akuzuarve pas pauzës thanë se videoja duhet të shihet edhe një herë që të vërehen dhe konstatohen saktë të gjitha momentet dhe më pas gjykatësja Sllavica Andreevska lejoi që edhe një herë të shihet videoja.

Prokurori në fund ë seancës dorëzoi ekspertizë të përgatitur nga Instituti i mjekësisë gjyqësore të Fakultetit të Mjekësisë.

Ndryshe, sot në fillim të seancës, me propozim të palës mbrojtëse janë rishikuar dy video të cilat janë propozuar si dëshmi dhe që janë parë njëherë në Gjykatë, me qëllim të konfirmimit të ndodhive në Kuvend.

Në videon e parë janë parë lëvizjet e të akuzuarve dhe të dëshmitarëve në korridorin para qendrës për informim të Kuvendit. Gjithashtu edhe në videon e dytë janë parë shkallet para hyrjes në Kuvend që çojnë në hapësirat e qendrës për informim ku shihet lëvizja e të akuzuarve.

Me propozim të Prokurorisë sot është parë edhe një video tjetër. Prokuroria theksoi se në video dëgjohet edhe zë. Në video shihet ngjarja në qendrën e informimit në këndin ku kanë qenë deputetët. Shihet sulmi i njerëzve që kanë hyrë në Kuvend dhe se si ata i sulmojnë deputetët dhe hedhin gjësende të ndryshme ndaj tyre. Shihet edhe prania e të akuzuarve në këtë rast. Shihet edhe Sela në këndin e qendrës për informim dhe dëgjohet se si njëri nga të akuzuarit thotë “Sille këndej”, “Mbaje”, Sille këndej! Kopil!. Shihet edhe si është tërhequr Sela nga dikush nga këndi i deputetëve në mes të sallës. Vërehet një grup i madh i njerëzve që e godasin Selën, edhe pse duke qenë i shtrirë ata kanë vazhduar ta godasin.

Për ngjarjet e 27 prillit akuzohen Kire dhe Cane Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovska, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksander Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Burgu i Kosovës, aty ku të dënuarit dalin hidraulikë dhe elektriçistë (VIDEO)

Të dënuarit në burgun e Kosovës në Lushnje janë të anagzhuar gjatë gjithë kohës me kurse të ndryshme profesionale. Në fund, ata pajisen me një certifikatë që iu shërben jashtë qelive.

Duket sikur kohën në burg nuk po e kalojnë kot. Po mësojne të bëhen hidraulikë ose elektriçistë. Këtu në burgun e Kosovës gjërat duken ndryshe. Jo si mure ku të është marrë liria.

“Kurset janë shumë të vlefshme pasi mësojmë diçka. Kur të dalim jashtë jemi të përgatitur për të mos bërë të njëjtat gjëra që kemi bërë më para”. 

Këta të denuar po punojnë një varke me spango dhe shkopinj. Të vetmet materiale që u lejohen brenda qelive. Ata argëtohen si pjesa tjetër e bashkëvuajtësve për t’u bërë pjesë e një koncerti që po zhvillohet në zonen e ajrimit.

Disa këngëtarë dhe humoristi Cekja i Beratit kanë ardhur për të argëtuar të burgosurit. Sëbashku me ta edhe policët roje, nga kulla e vrojtimit po ndjekin shfaqjen brenda rrethimit me tela.

“Me humorin tim do përpiqem t’u shkaktoj të qeshura sepse në fund të fundit, jeta vazhdon, secili bën gabime”.

Kushtet në të cilën mbahen të dënuarit në Kosovë, ndoshta nuk janë më të mirat në vend, por kurset kanë ndryshuar jetët e shumë prej tyre. Ky i dëmuar me 18 vjet për vrasjen e policëve në Qafë-Gjashtë në vitin ‘97, ka përfunduar kohën e kurseve, por jo dënimin.

Janë rreth 180 të burgosur në Kosovë të Lushnjes me dënime nga tre muaj deri në 25 vjet. Ky është burg i sigurisë së zakonshme, ku  50 prej të dënuarve ndjekin rregullisht, kurse profesionale, dhe pajisen me një certifikatë, të vlefshme për t’u punësuar jashtë hekurave./abcnews.al