Ballina Argëtim Showbiz Kim Kardashian, 1 orë me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Kim Kardashian, 1 orë me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ndërsa e gjithë bota pret që presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me liderin koreano verior, ai surprizon, duke u takuar me një tjetër Kim.

Kim Kardashian West, është takuar me Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe siç thuhet, e ka bërë këtë për të diskutuar një falje të mundshme për një stërgjyshe, 63-vjeçare, që po vuan një dënim me burg të përjetshëm.

😎

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Alice Marie Johnson është vënë pas hekurave, për një krim të lidhur me drogat, prej dy dekadash tashmë. Dhëndri i Trump, Jared Kushner, ka biseduar po ashtu me Kardashian për rastin, prej muajsh. Vetë presidenti Trump, në një postim në “Twitter”, tha se kishte patur një takim të mrekullueshëm. Alice Marie Johnson, fillimisht tërhoqi vëmendjen e Kim Kardashian, kur kjo e fundit kishte parë një video të shkurtër për rastin, të postuar në mediat sociale.


Kim i kishte kërkuar më pas avokatit të saj personal ta shihte çështjen dhe po paguan një ekip të ri ligjor për stërgjyshen. Dhe sipas familjarëve të Johnson, procesi është përshpejtuar shumë që nga përfshirja e Kardashian West. Johnson ishte dënuar me burg të përjetshëm pa mundësi falje në 1996, për një krim jo të dhunshëm, të lidhur me drogën. Ajo akuzohej se ishte një ndërlidhëse, që merrte dhe ndante mesazhet mes shpërndarësve dhe shitësve.

Procesi i faljes është tërësisht në duart e presidentit por nuk është e qartë për momentin nëse ai do të marrë një vendim apo jo. Shumë media sociale kanë kritikuar rolin e pazakontë të Kardashian West si një avokate e reformave në sistemin e burgjeve dhe thonë se ka me mijëra raste që meritojnë ekzaminim më të thellë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews