Ballina Blog Faqe 894

“Republika Ilinditase” shkon në histori!

Propozimi për emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë” shkon në histori dhe se lajmi për këtë është kumtuar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev nga seanca e sotme e Kuvendit, ku deputetët i parashtruan pyetje Qeverisë, informon INA.

“Unë edhe kryeministri Cipras u dakorduam për këtë emër. Konstatuam se duhej ta shqyrtojmë në vendet tona dhe a është i pranueshëm si propozim. Në Greqi nuk kaloi, për shkak se refuzoi opozita. Andaj nuk bisedojmë më tej për Maqedoninë Ilinditase.”, theksoi Zaev.

Sipas tij, kishte shpresë se ky propozim do të pranohej, por ai u refuzua, ashtu siç u refuzua edhe në Greqi. Propozimi i tillë doli dy javë më parë në origjinal si Republic of Ilinden Macedonia, por që në shqip u përkthye si Republika Ilinditase e Maqedonisë, duke nxitur reagime të mëdha, për shkak se nuk ishte përkthim adekuat, por një emërtim i lansuar nga krerë të BDI-së, të cilët thanë se për këtë ishin konsultuar me gjuhëtar dhe se bëhej fjalë për emërtim të ri që do të futej në fjalorin e gjuhës shqipe. (INA)

Ministrat shqiptarë s’kanë prerë asnjë shirit të kuq (VIDEO)

Zv.kryeministri për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistem Politik Hazbi Lika për dy ditë radhazi mbetet i pakapshëm për mediat për të sqaruar ngecjet në realizimin e projekteve të Qeverisë, që janë në interes të shqiptarëve. Lika, gjatë prezantimit të aktivitetet të pushtetit në përvjetorit të parë të ekzekutivit, nuk ishte në mesin e anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar. Jozyrtarisht flitet se Lika në tre javët e fundit, nuk ka mbledhur ministrat nga radhët e partisë së tij për konsultime, ashtu siç ka qenë praktika e deritanishme si përfaqësuesi i parë nga radhët e BDI-së në ekzekutiv. Gjatë kërkimeve në arkiv, nuk gjendet asnjë event ku Lika shihet të ketë prerë shiritin e kuq për projekte kapitale. Madje e njëjta gjë vlen edhe për kolegët e tij shqiptar në krye të dikastereve të tjera. Javë më parë Lika vizitoi Teatrin Shqiptar, një ndër shumë premtimet me interes për shqiptarët që deri tani s’ka gjetur realizim.

Në premtimet parazgjedhore të BDI-së, ka qenë incimi i debatit gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multi-etnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike. Pas zgjedhjeve, ky premtim është heshtur. Totalisht e heshtur mbetet edhe çështja mbi zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së.

Më e bujshme ka qenë çështja e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ligji kaloi në Kuvend duke marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve dhe duke shkaktuar një situatë të tensionuar, megjithatë fuqizimi i tij mbetet pezull. Ekzekutivi por edhe shumica parlamentare ngrejnë supet kur pyeten se çfarë do të ndodhë më tej me këtë ligj dhe kur do të hyjë në fuqi.

U premtua sistemimi urgjent i mbi 1 mijë e 700 administratorëve të cilët për vite me radhë merrnin rrogë pa pasur një vend pune. Kohë më parë Qeveria nisi procedurat për sistemimin në afat prej 2 muajsh të rreth 900 prej tyre, por procesi ka stagnuar pa më shumë informacione për opinionin. Gjatë prezantimit të programit të Qeverisë së ardhshme, kreu i LSDM-së Zoran Zaev mes tjerash kishte premtuar edhe rritje e mjeteve për rajonet më pak të zhvilluara.

Do të sigurojmë zhvillim të barabartë rajonal. Kjo është nevojë e madhe e qytetarëve nga të gjithë anët e vendit të cilët akoma mundohen pa kushte elementare për jetën, gjë që është e palejueshme. Do t’i rrisim dyfish paratë për zhvillim të barabartë rajonal në të gjithë tetë regjionet planore që në vitin e parë të mandatit dhe do ta vazhdojmë atë ritëm të rritjes së mjeteve për nevojat e qytetarëve – pati deklaruar Zoran Zaev, kryeministër.

Në atë periudhë, ekspertët kishin vlerësuar se ky do të ishte një hap i mire dhe në favor të vendbanimeve shqiptare, rajone këto më pak të zhvilluara. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma.

Muaj më parë, dështoi realizimi i projektit 85 milion eurosh për ndërtimin e 8.5 kilometrave të rrugës nga Struga deri në Trebenishtë. Kjo rrugë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim e sipër Ohër – Kërçovë, por edhe me rrugën e shpejtë nga Ohri nëpërmjet Peshtanit në Shën Naum, që duhej të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica. Nga ana tjetër, edhe këtë vit qeverisje, nuk filloi ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë.

Në të shumëpërfolurën Deklaratë të përbashkët të partive shqiptare qëndronte kërkesa për formimin e një Komisioni Shtetëror për Financim i cili do të monitoronte shpërndarjen e mjeteve të buxhetit. Ky komision nuk është formuar akoma. Nga Ministria e Financave thonë se i planifikuari “Këshill fiskal” pritet të formohet në vitin 2019, të jetë i pavarur, të përbëhet nga ekspertë dhe të minotorojë punën e Ministrisë së Financave, dikaster ky që propozon ndarjen e buxhetit vjetor të shtetit.

Para formimit, Qeveria pati premtuar edhe zbardhjen e plotë të rasteve gjyqësore si ai për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, Brodecin, Sopotin dhe Monstrën.

Fatlume Dervishi

Shifra alarmante të largimit të mjekëve nga Maqedonia

Vetëm nga janari e deri në prill të këtij viti 110 mjekë të vendit kanë kërkuar leje për të ushtruar profesionin e tyre jashtë Maqedonisë. Të dhënat e Odës së Mjekëve janë tronditësë të cilat tregojnë se gjatë shtatë viteve të kaluara përfshirë edhe katër mujorshin e 2018-tës numri i mjekëve që kanë braktisur vendin ka shkuar në 1207.

Kështu, në vitin 2010 numri i mjekëve që kanë lëshuar vendin ka qenë 72, në 2011-tën ky numër ka shkuar në 127, një vit më vonë në 138 ka mbërri numri i mjëkevë që braktisën Maqedoninë, e ndërsa në në 2013-tën numri i të licencuarve për mjekësi ka kaluar në 157. Gjatë vitit 2014, 108 nga mjekët vendorë kanë dalë jashtë territorit të Maqedonisë, ndërkaq në 2015 ky numër është rritur për 63.

Në vitin 2016 është paraqitur gjendje e ngjajshme ndërkaq në 2017 ka pasur rënie krahasuar me vitet e kaluara. Arsyet më kryesore për ikjen masive të mjekëve janë rrogat e ulëta dhe kushtet e rënda në Shëndetësinë Publike. Nga Oda e Mjekëve thanë se kanë kërkuar nga ministria e Shëndetësisë që specializantët t’i punësojë nëpër vendet e tyre të banimit, me qëllim që kjo gjendje të gjejë përmirësim.

Rikonstruktimi i rrugës Gostivar-Kërçovë, përfundon në fund të gushtit

Rikonstruimi i rrugës Gostivar-Kërçovë duhet të përfundojë deri në fund të muajit gusht, ndërsa autostrada Shkup-Tetovë brenda 20 ditëve të ardhshme. Këtë lajm të mirë për shoferët e pohoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, Sugareski tha se është e rëndësishme që projektet të jenë cilësore dhe jo të hidhet vetëm asfalt. Sipas tij edhe rruga Gostivar-Tetovë është projekt i radhës i cili duhet të realizohet në disa faza dhe do të kushtojë 100 milionë euro.

Ai tha se mjetet për këtë aks do të sigurohen nga fondet IPA dhe Banka Evropiane për Zhvillim.

Shifra alarmante të largimit të mjekëve nga Maqedonia

Vetëm nga janari e deri në prill të këtij viti 110 mjekë të vendit kanë kërkuar leje për të ushtruar profesionin e tyre jashtë Maqedonisë. Të dhënat e Odës së Mjekëve janë tronditësë të cilat tregojnë se gjatë shtatë viteve të kaluara përfshirë edhe katër mujorshin e 2018-tës numri i mjekëve që kanë braktisur vendin ka shkuar në 1207.

Kështu, në vitin 2010 numri i mjekëve që kanë lëshuar vendin ka qenë 72, në 2011-tën ky numër ka shkuar në 127, një vit më vonë në 138 ka mbërri numri i mjëkevë që braktisën Maqedoninë, e ndërsa në në 2013-tën numri i të licencuarve për mjekësi ka kaluar në 157. Gjatë vitit 2014, 108 nga mjekët vendorë kanë dalë jashtë territorit të Maqedonisë, ndërkaq në 2015 ky numër është rritur për 63.

Në vitin 2016 është paraqitur gjendje e ngjajshme ndërkaq në 2017 ka pasur rënie krahasuar me vitet e kaluara. Arsyet më kryesore për ikjen masive të mjekëve janë rrogat e ulëta dhe kushtet e rënda në Shëndetësinë Publike.

Nga Oda e Mjekëve thanë se kanë kërkuar nga ministria e Shëndetësisë që specializantët t’i punësojë nëpër vendet e tyre të banimit, me qëllim që kjo gjendje të gjejë përmirësim./am/

Vitaminat që duhen për çdo problem shëndetësor

Teksa shumë prej nesh janë të vetëdijshëm mbi përfitimet nga kremrat dhe serumet për lëkurën, shumë pak dimë se vitaminat që gjenden brenda disa ushqimeve na ndihmojnë për problemet me shëndetin.

Ka qindra mënyra për të ushqyer flokun, lëkurën, thonjtë dhe të parandalojmë çrregullimet, flokun e hollë dhe thonjtë e thyer. Ekspertët e bukurisë dhe lëkurës rekomandojnë çdo vitaminë për çdo problem shëndetësor.

Zinku është shumë i rëndësishëm për të ndihmuar lëkurën të mos dëmtohet. Ushqime të pasura me zink janë farat e kungullit, hudhra, qiqrat dhe farat e shalqiut.

Për thonjtë e thyer duhet patjetër biotina, ose e njohur ndryshe vitamina B7. Rekomandohet e verdha e vezës, mishi viçit, salmoni, avokado, bishtajat dhe qumështi që thonjtë të jenë të fortë.

Omega 3 për flokë të dobët. Ajo gjendet me shumicë tek farat chia, vaj peshku si salmoni.
Vitaminë K për të luftuar plakjen. Këtë e gjejmë tek perimet e ushqimet e tjera të fermentuara si lakra turshi, kefiri etj./sn/

Sallatë me banane e mjaltë për të humbur peshë në një kohë rekord

Sipas dietologëve, sallatën me banane e mjaltë ju mund ta shtoni në regjimin tuaj dhe ta bëni pjesë të dietës.

Duke konsumuar sallatë me avokado dhe banane me mjaltë, mund të gjeni peshën tuaj ideale.

Ja se si ta përgatisni atë:

2 avokado

2 banane

2 portokalle

300 gram luleshtrydhe

2 lugë mjaltë

1 kupë me lëng portokalli

1 pako me vanilje me sheqer, dhe

gjysmë luge me arrëmyshk (arrë moskat)

Përgatitja:

Qëroni portokallet dhe pastaj i prisni ato në copa të vogla. Pastaj, zieni në zjarr të ulët arrëmyshkun, vaniljen dhe mjaltin për disa minuta në një enë që nuk ngjit. Më pas hiqeni shurupin. Lëreni të ftohet.

Prisni në feta avokadon. Prisni dhe bananet në copa të rrumbullakëta. Përzieni bananet, portokallet dhe avokadot. Prisni edhe luleshtrydhet në gjysmë dhe shtojini ato në përzierje. Shtoni edhe shurupin dhe vendosini në një tas sallate.

Përfitimet:

Portokallet kanë pak kalori, nuk përmbajnë kolesterol apo yndyrna. Ata kanë fibra si pektina dhe vitaminë C dhe A. Të kombinuara me antioksidantët e tjerë, këto dy vitamina në portokallet ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C dhe K, acid folik, fibra, kalium dhe mangan. Për shekuj me radhë, flavonoidet dhe fitonutrientët te luleshtrydhet janë përdorur kundër çrregullimeve të tretjes dhe problemeve të lëkurës. Sasia e lartë e fibrave dhe fruktoza në luleshtrydhe kontrollojnë glukozën.

Banania do t’ju furnizojë me energji. Ajo është e pasur me vitaminë C, mangan, vitaminë B6, fibra dhe kalium./sn/

Agjensia Evropiane e Mjedisit: 45% e plazheve të Shqipërisë, të ndotura

Cilësia e ujit të detit në rreth 45 për qind të plazheve shqiptare është e dobët ose jashtë standardeve minimale për t’u larë. Kjo është përqindja më e lartë e plazheve të ndotura krahasuar me 30 vendet e studiuara nga Agjensia Evropiane e Mjedisit (AEM) – agjencia zyrtare e mjedisit e BE-së.

Raporti i përvitshëm i AEM hartohet mbi rezultatet e analizës së kampioneve të ujit në rreth 22 mijë plazhe të ndryshme të Europës.

Në Shqipëri janë marrë kampione uji në 102 plazhe, të cilat pastaj analizohen për dy lloje bakteresh që tregojnë ndotjen nga ujërat e zeza ose nga kafshët.

Sipas raportit, në 55 për qind të plazheve cilësia e ujit është e shkëlqyer, në rreth 33 për qind është në cilësi shumë të dobët ndërsa në 12 për qind është jashtë standardeve normale për tu larë dhe shfrytëzuar si plazh.

Ky raport godet zhvillimin e turizmit në vend pikërisht përpara fillimit të sezonit, sidomos krahasuar me vendet e rajonit Kroaci dhe Greqi, ku cilësia e ujërave është në nivele shumë më të mira.

Kështu në Kroaci, uji në rreth 94 për qind të plazheve është në gjendje të shkëlqyer dhe në asnjë plazh nuk është jashtë standardeve. Ndërsa në Greqi uji në 96 për qind të plazheve është në gjendje të shkëlqyer dhe në asnjë plazh nuk është jashtë standardeve.

Transmetimi në Facebook, Ruçit i del seanca jashtë kontrollit (VIDEO)

Presioni ndaj opozitës dhe acarimi i situatës politike ka nxjerrë jashtë kontrollit seancat parlamentare. Tashmë kërkesat e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të ndërprerë fjalën e deputetëve të opozitës nuk kanë asnjë vlerë, pasi opozita nis transmetimin në Facebook dhe nga aty, transmeton live në të gjitha mediat informative.

E njëjta situatë është përsëritur edhe këtë të enjte gjatë fjalës së Albana Vokshit dhe Edi Palokës. Seanca parlamentare u ndërpre 2 herë radhazi, por në media vazhdonte transmetimi i fjalës së deputetëve të opozitës, megjithëse Ruçi dhe ministrat nuk dukeshin në sallë.

Albërie Hadërgjonaj tregon arsyen e divorcit,’Burri më tradhëtonte gjithmonë’

Pak ditë më parë Albërije Hadërgjonaj ka treguar për raportin me ish bashkëshortin por  në “Top Show Magazine” ajo ka vendosur të tregojë një herë e mirë arsyet e ndarjes.

Albëria është shprehur se ka respect për ish bashkëshortin dhe janë ndarë me kompromis, duke qenë se të dy e panë se ishin martuar të rinj dhe kjo martesë nuk funksiononte më.“Ai donte të më linte, që kur u martuam se donte të hapte sytë”- ka nisur Albëria rrëfimin duke qeshur më pas ajo ka dashur të tregohet e sinqertë me publikun dhe për këtë ka rrëfyer  arsyet e ndarjes dhe përfundimit të martesës 19 vjeçarë.

“Atë e kam dashur më shumë se fëmijët e mi, por më ka tradhëtuar gjithmonë. E falja, mbyllja një sy, një vesh deri u mbylla e gjitha dhe e lashë fare. Ai ka qenë burri i parë për mua dhe ndoshta unë nuk kisha eksperiencë, kështu që ndoshta ai shkonte tek ato që kishin më shumë eksperiencë. Në fakt kur u martuam ai ishte 12 vjeç, ishte burrë i pasur me lekë dhe gocar i shkonin nga mbrapa. Unë i shkoja gjithmonë nga mbrapa për vite me rashë.Më pas vendosëm të divorcoheshim pasi unë u rrita dhe fillova të kuptoj që njerëzit nuk i detyron dot të rrinë të martuar. Por ne kemi jetuar pjesën më të madhe të martesës të ndarë pasi ai rrinte jashtë e ka qenë dhe në burg, pra me atë njeri nuk kam jetuar vetëm kemi bërë dy fëmijët e secili ka qenë në punë të vetë. Kështu që nuk e pata problem”- është shprehur Albërija.

Monika Kryemadhi: Rama po e qelb Shqipërinë fare, ikni prej tij se është drejt fundit

Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama është drejt fundit dhe se opozita do të marrë fatin e vendit në dorë.

Kryetarja e LSI u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të braktisin Ramën siç bëri LSI pasi ai ka uzurpuar partinë.

“Rama është drejt fundit, nuk ka njeri që ta mbrojë dhe nuk ka njëri që ta ndihmojë, nuk ka më media. Ai nuk blen dot më shqiptarët, pasi nuk u blen dot shpirtin.

Llumi dhe era e keqe që ka uzurpuar Edi Ramën, nuk ka pse të përcillet tek shqiptarët.

U bëj thirrje socialistëve të largohen prej tij, pasi ai nuk është socialit por një sekt kriminal dhe ka uzurpuar partinë 11 vjet më parë.

Të gjithë të sensibilizojnë Edi Ramën dhe të mos lejojnë që ta shkatërrojë më tej, pasi historia në 80 vite është e destinuar që të mbyllet këtë vit”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

VIDEO: Burri bën aktin “heroik”, i del përpara motoçikletës për t’i shpëtuar jetën fëmijës

Një burrë kinez ka bërë një akt heroik duke u hedhur para një motoçiklete, për të shpëtuar një vajzë të vogël.

Në pamjet filmike do të shikoni se si burri i del përpara një motoçiklete e cila e kishte humbur drejtimin dhe po shkonte drejt një vajze të vogël.

Në atë moment, kinezi është hedhur para motoçikletës duke e penguar për të shpëtuar vajzën pa lëndime.

Momenti heroik u filmua nga kamera CCTV.  (TemA)

INTERVISTA/ Rama flet në shtypin francez: BE ka nevojë për Ballkanin për të mbrojtur unitetin, ja si e shohim tërheqjen e Britanisë dhe përpjekjet e Turqisë

Gjatë vizitës së tij në Francë, Kryeministri Rama gjeti kohë për të komunikuar mesazhin e tij edhe me mediat franceze.

Një intervistë e publikuar ditën e sotme në seksionin frëngjisht të portalit “Euroactiv”, kreu i qeverisë është ndalur gjatë tek momenti vendimtar në të cilën ndodhet Europa dhe Shqipëria, në prag të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Në përgjigjet e tij, Rama theksoi midis të tjerash se vendimi për hapjen e negociatave do të ishte fitimprurës për sigurinë dhe unitetin e të gjithë Europës, ndërsa theksoi se “lënia përgjysmë e punës së bërë deri më tani në Ballkan do të ishte një gabim i përmasave monumentale”.

Duke pranuar nevojën e artikuluar më parë edhe nga Presidenti Macron, për një reformë të brendshme në BE, Rama u shpreh se Shqipëria kërkon qartësi në qëllimet e BE-së. “Duhet të na thuhet po ose jo. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak procesin”, nënvizoi Rama, transmeton në shqip lexo.al.

Gjithashtu, duke komentuar zhvillimet në Ballkan, Kryeministri shprehu mendimin se “lënia e Ballkanit, si një zonë gri në mes të Europës, e ekspozuar ndaj çfarë do lloj presioni të jashtëm”, do të ishte një gabim që do të ndikonte rëndë në të ardhmen e rajonit tonë dhe të gjithë kontinentit.

Në vijim, intervista e plotë e Kryeministri Rama:

Zoti Kryeministër, Presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim të kujdesshëm mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Gjirin e Bashkimit Europian. Cila është përgjigja juaj?

Kam pasur fatin që të diskutoj ballë për ballë me Presidentin Macron, si në Paris, ashtu edhe në Samitin e Sofjes. Gjatë këtyre bisedimeve, kemi prekur tema të ndryshme rreth të ardhmes së Ballkanit dhe Shqipërisë, si dhe mbi reformën e ardhshme brenda BE-së, etj.

Unë po përsëris atë që them prej disa muajsh tashmë. Shqipëria është pranë kalimit nga njëra fazë në tjetrën. Komisioni Europian ka rekomanduar qartësisht dhe pa asnjë kufizim hapjen e negociatave. Unë mendoj që negociatat duhet të hapen, pasi kemi punuar fort për të arritur deri në këtë pikë. Nuk bëhet fjalë për një anëtarësim të menjëhershëm, por për një punë të madhe që na pret përpara, me shpresën që do të jemi gati të bëhemi një vend anëtar në vitet e ardhshme. Por, qëllimi ynë nuk është që të bëhemi anëtar sot për sot.

Kur ju thoni se dëshironi të shndërroheni në një vend anëtar brenda disa vitesh, cila do të ishte sipas jush një datë e arsyeshme për pranimin e Shqipërisë dhe të pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor në BE?

Nuk mendoj se është e arsyeshme që të fiksojmë një datë që tani, pasi ndaj të njëjtin mendim me Presidentin Macron rreth faktit që përpara integrimit tonë, është e rëndësishme që të reformohet Bashkimi Europian, në mënyrë të atillë që të jetë në gjendje të përthithë pa probleme vendet e reja.
Thellimi paraprak i shumë strukturave të BE-së është plotësisht legjitim dhe në gjykimin tim, një veprim i drejtë. Por, e vetmja gjë që duhet harmonizuar ndryshe, është një thellim paralel në të njëjtën linjë me Ballkanin. Bashkimi Europian duhet të na japë instrumentat e duhur për të thelluar marrëdhëniet tona. Negociatat e anëtarësimit kanë lindur posaçërisht si një instrument për thellimin e këtyre marrëdhënieve.

Çfarë rreziku do të përbënte për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, një stopim i mundshëm i këtij procesi?

Nuk besoj që do të ketë një ndërprerje të negociatave. Në të njëjtën kohë, jam i bindur që afrimi i Ballkanit me Europën nuk është fitimprurës vetëm për Ballkanin, por është gjithashtu edhe për Europën. Europa ka nevojë për Ballkanin në të njëjtën masë që Ballkani ka nevojë për Europën, për t’iu përgjigjur në mënyrë të koordinuar kërcënimeve të sigurisë, për të ruajtur unitetin dhe për të kontrolluar më mirë kufijtë.

Lënia e Ballkanit mënjanë do të krijonte një zonë gri në zemër të Europës, e cila do të ishte e ekspozuar ndaj çfarëdo presioni të huaj. Kjo, pa dyshim, nuk do të ishte diçka e mirë për Europën.

A vazhdon projekti europian të ngjallë entuziazëm në Shqipëri apo ka edhe në vendin tuaj segmente të opinionit publik që vendosin në pikëpyetje rëndësinë e integrimit?

Jo, askush në Shqipëri nuk vendos në pikëpyetje rëndësinë e integrimit. Në vendin tonë nuk ka asnjë parti anti-europiane dhe as ndonjë parti komuniste. Shqipëria është një vend i përbërë nga muslimanë dhe të krishterë, por feja e vetme që na bashkon është Europa.

Pikërisht, Shqipëria mund të shndërrohet në vendin e parë me shumica muslimane që i bashkohet BE-së. A mendoni se faktori fetar peshon mbi negociatat, në një kohë kur në disa vende anëtare vërehet një rritje gjithmonë e më e madhe e ndienjave islamofobe?

Muslimanët shqiptarë janë muslimanët më pro-europioanë dhe më pro-atlantikë që mund të gjesh, në kuptim që ndajnë ekzaktësisht të njëjtat sentimente me të krishterët kur vjen fjala tek Europa, tek NATO, etj.

Çfarë prisni ju nga samiti i ardhshëm europian në qershor dhe nga samiti i Londrës për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Pikë së pari, mendoj që samiti i qershorit është shumë i rëndësishëm, pasi nga ai samit do të varet në një masë të madhe edhe gjendja shpirtërore në të cilën do të takohemi në korrik, kur do të kemi takimin e përvitshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në qershor, ne shpresojmë që të hapim negociatat.

Ndërsa Shqipëria është duke negociuar për integrimin në Bashkimin Europian, çfarë përshtypje ju lë vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar prej Unionit?

Ju e dini, dikush që dëshiron të martohet, e ka të vështirë të kuptojë atë që kërkon të divorcohet. Kjo është pak a shumë ndienja që ndajmë tani.

Procesi i integrimit të Turqisë në Bashkimin Europian ka mbërritur në një pikë të vdekur, por formalisht negociatat nuk janë pezulluar ende. A mendoni se kjo mungesë qartësie mund të hipotetizojë një efekt të mundshëm rikoshet në negociatat me Ballkanin?

Ne e dimë shumë mirë se procesi i integrimit të Turqisë në Bashkimin Europian ka një historik shumë të veçantë. Ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë në këtë proces, në botëkuptimin tim, është mungesa e qartësisë. Duhet të na thuhet qartësisht, ekzaktësisht, po ose jo në kuptimin e procesit të integrimit. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak këtë proces. Europa ka bërë gabime në të shkuarën dhe besoj se do të ishte një gabim i përmasave monumentale, që të lihej përgjysmë puna e bërë në vendet ballkanike.

Intervista në gjuhën origjinale – https://www.euractiv.fr/section/elargissement/interview/leurope-a-besoin-des-balkans-pour-sa-cohesion-et-sa-securite/

Një shpresë e re për të sëmurët me kancer të trurit

Një vaksinë që mund të zgjasë jetën e personave të diagnostikuar me kancer të trurit duket premtuese.

Pacientët me glioblastoma, të cilët morën pjesë në studim, jetuan dyfish më shumë se ata që u ishin nënshtruar trajtimeve standarde.Vaksina funksionon në bazë të qelizave imunitare, të cilat sulmojnë kancerin.

Trajtimet standarde për glioblastomën, një nga format më agresive të kancerit të trurit, janë kryesisht operacionet për heqjen e tumorit, të cilat ndiqen nga radioterapia dhe kemioterapia.

Sëmundja është ndër më të vështirat për t’u trajtuar dhe pacientët jetojnë vetëm 15-17 muaj pas operacionit.Vaksina DCVax është ende në fazat eksperimentale, por rezultatet duken premtuese. 232 pacientë janë trajtuar deri tani me të.

Kjo vaksinë fuksionon në bazë të qelizave imunitare, të njohura si qelizat dendritike.Ato merren nga trupi i pacientit dhe kombinohen me një kampion të tumorit.Kur vaksina injektohet në trupin e pacientit, sistemi imunitar i kundërpërgjigjet kancerit.

Rezultatet paraprake të këtij studimi 11-vjeçar, të publikuar në “Journal of Translational Medicine”, treguan se ata që e morën këtë vaksinë jetuan mesatarisht 23 muaj pas operacionit.Rastet më të suksesshme ishin disa pacientë që jetuan deri në 7 vjet pas operacionit.

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

Veriore, e Epërme apo e Re? Ja tre variantet për emrin e ri të Maqedonisë dhe ndikimi rus në negociata

Mediat ruse kanë publikuar tratativat dhe variantet e reja mbi emrin e ri të Maqedonisë që po diskutohet me frenezi ndërmjet Shkupit, Athinës dhe ndërmjetësit të OKB-së.

Sputnik thekson se përveç termit Veriore, dy variantet e reja në tryezë janë  “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Re”.

“Athina dhe Shkupi nuk kanë qenë kurrë më afër arritjes së një marrëveshjeje se tani”, thekson portali i Kremlinit, duke iu referuar diplomatëve rusë në OKB.

Ekspertët ligjorë të OKB-së që po drejtojnë negociatat së bashku me dy palët, po punojnë për draftin final të marrëveshjes që do të ratifikohet nga dy parlamentet, ai grek dhe ai i Maqedonisë.

Pas avancimit të negociatave për emrin, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se vendi i tij është një hap larg nga marrja e një date për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO.

Zaev gjithashtu tha se “miqësia midis Greqisë dhe Maqedonisë nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot”.

“Emri i ri i vendit do të konfirmojë identitetin e tij. Shteti ka nevojë për udhëheqje dhe përparim, jo ​​vetëm fjalë boshe, tha Zaev.

Ndërkohë, më 6 qershor në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera greke do të mbahen më shumë protesta në një përpjekje për të “mbrojtur trashëgiminë maqedonase”. Një pjesë e opozitës greke dhe OJQ-të që organizojnë protesta kundërshtojnë përdorimin e termit “Maqedoni” në emrin e ardhshëm të fqinjit të tyre verior.

Ndërsa opozita në Greqi është shumë e angazhuar në këtë çështje, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i cili ndikohet nga VMRO-DPMNE, ka ngritur pretendimin se ai nuk ka informacion në lidhje me rrjedhën e procesit të negociatave.

Ka shumë gjasa që Ivanov të pengojë procesin, por mësohet se një delegacion i lartë amerikan të shkojë në Shkup për të bindur prresidentin e Maqedonisë për të mos bërë rezistencë.

Ndërkaq, Putin e ka ftuar Ivanov në Moskë dhe pritet që rusët ta komplikojmë më shumë procesin. (tesheshi)

“Erdhëm të parët, do të ikim të fundit”, parashikimi i fizikantit rus për njerëzimin

Një fizikant rus ka parashikuar të ardhmen e qytetërimit njerëzor. Alexander Berezin, një shkencëtar i mirënjohur rus i Universitetit për Kërkime Teknologjike dhe Elektronike, e ka bërë parashikimin e tij në një artikull të titulluar “Të ardhur të parët, të ikur të fundit: një zgjidhje për paradoksin e Fermit”.

Paradoksi i Fermit është një kontradiktë që i ka kuriozuar shkencëtarët prej vitesh. Ideja është që nëse universi është i pafund dhe praktikisht bën të mundur ekzistencën e jetës jashtëtokësore, pse njerëzit nuk kanë ndeshur në gjurmë të saj?

Berezin hedh teorinë se qytetërimi alien mund të mos e ketë arritur teknologjinë e duhur për t’u zbuluar nga njerëzit si udhëtimi në hapësirë apo komunikimi ndëryjor.

Berezin gjithashtu thotë se kush arrin i pari udhëtimin ndëryjor, do të ketë potencialin për të shfarosur të gjithë rivalët dhe për të ushqyer zgjerimin e vet. Ose me fjalë të tjera: kushdo që e gjen tjetrin i pari do të ketë fuqinë e universit.

Sidoqoftë, fizikanti rus shton se përsa kohë ne jemi këtu, planeti ynë dhe ylli ynë janë relativisht të paprekur, dhe ne tashmë po mendojmë për udhëtimet e para ndëryjore, ka të ngjarë të jemi ne ekipi më i avancuar në këtë skenar.

“Shpjegimi i vetëm është thirrja e parimit antropik, ne jemi të parët që arrijmë në fazën ndëryjore dhe, ka shumë të ngjarë, do të jemi të fundit për t’u larguar”, thotë ai. (TemA TV)

“TANKU” I GRUEVSKIT DO I KUSHTOJË QEVERISË PËR SERVISIM, MBI 27 MIJË EURO?

Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht Sektori për punë të përgjithshme, ka shpallur konkurs publik për servisimin e Mercedesit të njohur në opinion edhe si “Tanku”, mbi të cilin po zhvillohet edhe procedurë gjyqësore nga PPS-ja lidhur me furnizmin e Mercedesit .

Shuma e cila do ta kushtojë buxhetin e shtetit për servisimin e këtij automjeti është 1,694.915,00 denarë, mbi 27 mijë euro.

Ndërsa në lëndën e PPS-së, “Tanku”, për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë eurosh është i akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-ndihmësminist

ZAEV NUK BISEDOHET MË PËR PROPOZIMIN “REPUBLIKA E MAQEDONISË SË ILINDENIT”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se për shkak refuzimit të opozitës greke, me Greqinë nuk bisedohet më për propozimin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

“Jemi afër zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos e dëmtojmë procesin”, tha Zaev.

Sëmundjet më infektive ndaj fëmijëve në pranverë

Pranvera është stina kur ndodh dhe ndryshimi më i madh i motit. Në mëngjes dhe mbrëmje, temperatura është e ulët. Në mes të ditës, temperatura ngrihet shumë. Pas dimrit, trupi ynë s’mund të përshtatet menjëherë me këtë ndryshim kaq të papritur brenda periudhës afatshkurtër. Në këtë stinë, imuniteti i trupit është relativisht i dobët, dhe bakteret, viruset dhe mikroorganizmat e tjera mund të hyjnë në trupin tonë, duke rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e ndryshme, si gripi, fruthi, lia e dhenve, shytat, etj.

Në të njëjtën kohë, me rritjen e temperaturës, shtohen edhe rreziqet e sëmundjes së dorë-këmbë-gojës. Në kopshtet e fëmijëve apo shkolla mund të përhapen sëmundjet ngjitëse përmes rrugëve të frymëmarrjes. Në këtë artikull, do t’ju prezentojmë disa masa parandaluese për virozat e stinës.

Për shkak të llojshmërisë, viruset e gripit shkaktojnë përhapjen e gripit kryesisht përmes teshtimës. Përveç kësaj, produktet e prekura nga viruset mund ta përhapin gripin. Nëse një fëmijë është i prekur nga gripi ai brenda një jave mund të jetë përhapës i virusit. Në 3 ditët e para pas infektimit, virusi është më i fortë dhe mundësia për t’u infektuar është më e lartë.

Për fëmijët e prekur nga gripi, simptomat akute përfshijnë temperaturën e lartë deri në 40 gradë, të ftohtin, rënie të rezistencës, dhimbje koke, marramendje; dhimbje fyti etj; fenomenet e lehta përfshijnë kollën, sekrecione të hundës etj.

2. Simptomat fillestare të fruthit të fëmijës duken si ato të gripit

Fruthi përhapet kryesisht në stinën e dimrit dhe të pranverës. Fëmijët e moshës 1-5 vjeçare përballen me rrezik më të madh të prekjes. Vitet e fundit, për shkak të vaksinimit të gjerë ndaj fruthit, mosha e prekjes nga kjo sëmundje është shtyrë. Pacienti i prekur është burimi i vetëm i përhapjes.

Nga 2-5 ditë pas skuqjes së lëkurës, pacienti mund të ketë rrezikun e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Kur fëmijët preken nga fruthi, simptomat e para duken si ato të gripit, që shfaqen me ethe të lartë, kollë, teshtimë, sekrecione nga hunda, skuqje të qepallave, dalje lotësh, pika të bardha brenda gojës etj; në ditën e 4-t, në pjesën e prapme të veshit, shfaqen puçrra të vogla të kuqe, pas 2 ditësh, skuqja e lëkurës përhapet në të gjithë trupin. Ky fenomen zgjat për 4-7 ditë. Më vonë, skuqja lehtësohet dhe mbeten pika të vogla me ngjyrë kafe në trup. Simptomat e tjera zhduken gradualisht. Foshnjat e prekura nga fruthi mund të kenë pezmatime të fytit, pneumoni etj.

3. Lia e dhenve mund të përhapet në shkollë

Lia e dhenve mund të përhapet gjerësisht tek grupe të ndryshme të njerëzit. Fëmijët e moshës 1-14 vjeç mund të preken më shpejt nga lia e dhenve. Lia e dhenve është sëmundja shumë infektive. Pacientët e prekur nga kjo sëmundje fitojnë imunitetin dhe nëse e kanë kaluar njëherë nuk do të preken më nga kjo sëmundje.

Lia e dhenve përhapet kryesisht nëpër pështymës dhe objektet e infektuara. Fëmijët e prekur nga ky virus mund të kenë ethe të lartë, dhimbje koke, parehatshmëri të trupit, ulje oreksi etj. Brenda 24 orësh pas shfaqjes së simptomave të sëmundjes, mund të ketë skuqje të lëkurës, të cilat do të lehtësohen dhe asgjësohen gradualisht. Në përgjithësi, skuqja do të shfaqet kryesisht në trup, fytyrë dhe kokë. Brenda 6 ditësh, këto skuqje do të shfaqen përkatësisht dhe do të asgjësohen gradualisht. Nëse nuk i kruani këto puçrra atëherë nuk do të mbeten shenja më vonë.

4. Prekja nga shytat mund të ofrojë imunitet

Shytat janë sëmundje ngjitëse që prekin gjendrat e pështymës dhe shkaktojnë ënjtje në gushë. Kjo sëmundje përhapet kryesisht nëpërmjet pështymës. Në dimër dhe pranverë, shytat mund të përhapen më shpesh.

Kjo sëmundje ngjitëse prek kryesisht fëmijët e moshës 5-15 vjeç. Pas prekjes së kësaj sëmundjeje, mund të fitojmë imunitet dhe të mos prekemi ë asnjëherë. Shumica e fëmijëve të prekur nga shytat kanë simptoma akute, si ngritje e temperaturës deri në 39 gradë, ndjesi i ftohti, dhimbje grykësh, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, rënie oreksi, të përziera, të vjella, etj.

Pas disa orësh, ënjtje në gushë bëhet më e dukshme. Lëkura e gushës bëhet më e shndritshme, por nuk skuqet. Kur hapet goja dhe përtypet, fëmija do të ketë më tepër dhimbje të gushës. Pas 1-4 ditësh, dhimbja e gushës nga njëra anë do të shkaktojë ënjtjen e gushës në anë të tjetër.

5. Është shumë e rrezikshme që fëmijët nën 3 vjeç të preken nga sëmundja e dorë-këmbë-gojës. Sëmundja e dorë-këmbë-gojës është një sëmundje ngjitëse e zakonshme, që përhapet kryesisht tek fëmijët nën 5 vjeç.

Shumica e fëmijëve mund të vetëshërohen brenda një jave. Vetëm disa fëmijë të prekur nga kjo sëmundje mund të kenë komplikacione serioze në sistemin nervor dhe atë të frymëmarrjes. Nëse këto fenomene komplekse përkeqësohen shumë shpejt, mund të shkaktojnë vdekjen e fëmijës. Viruset e kësaj sëmundjeje përhapen kryesisht nëpër aparatin tretës dhe atë të frymëmarrjes. Shumica e fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje shfaqin simptoma akute si ngritje e temperaturës, kollë, sekrecione nga hunda, rënie oreksi, të përziera, të vjella, dhimbje goje, ulçer etj.

Në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme mund të shfaqen skuqje të lëkurës, të cilat nuk sjellin dhimbje, kruarje. Këto skuqje do të largohen gradualisht pa lënë shenja.

6. Masat për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse në aparatin e frymëmarrjes Sëmundjet e ndryshme ngjitëse duhet të trajtohen në metoda të ndryshme, por masat parandaluese bazë janë të pandryshuara. Duhet të ndërmerren masat komplekse parandaluese, që përfshijnë kryesisht:

a. Hapni shpesh dritaret për ajër të freskët, për të pakësuar numrin e mikroorganizmave në ajrin e dhomës. Pastroni dhomën për të krijuar një mjedis të mirë familjar.

b. Shmangni vizitat në vende të mbipopulluara dhe me ndotje

c. Ruani shprehi të shëndetshme të jetës: bëni stërvitje të shpeshta për forcimin e imunitetit, dieta me ushqime të ekuilibruara, veshje të përshtatshme sipas ndryshimit të klimës.

d. Kur shfaqen fenomene të rritjes së temperaturës etj, duhet të kërkoni sa më parë ndihmë mjekësore. Është më mirë që të vendosni një një maskë për në spital.

e. Nëse është përcaktuar që jeni prekur nga sëmundje ngjitëse, duhet të merrni masat e ndalimit, për ta shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjeve.

f. Duhet të bëni vaksinim, që është masa më e mirë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme ngjitëse. (Xu Guang)

ZAEV TREGON DATËN KUR PRITET TË GJENDET ZGJIDHJE PËR EMRIN

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme parlamentare, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve tha se me zgjidhjen e çështjes së emrit gjasat që të merret datë për fillimin e bisedimeve janë shumë të mëdha.

“Jam i bindur se jemi rrugës për të gjetur zgjidhje. Gjasat janë shumë të mëdha të marrim datë me zgjidhjen e kontestit që zgjatë 25 vite. Deri 20 qershor do të tentojmë të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Zaev, transmeton SHENJA.

Zaev nuk u përgjigj nëse pranimi i erga omnes për “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, do të vlejë edhe për propozimet tjera.