Ballina Blog Faqe 934

Pamjet e sotme nga përmbytjet në rajonin e Straçicës, u bllokua qarkorja e Shkupit (Video)

Reshjet e shiut që kapluan vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar vërshime në disa qytete dhe telashe të mëdha për banorët.

Një nga rajonet që ka pësuar më shumë nga reshjet e shiut ka qenë edhe Strançica, ndërsa sipas informacioneve është bllokuar edhe qarkorja e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjendja tani është stabilizuar pas ndëprerjes së shiut, ndërsa banorët e këtij fshati me vetëiniciativë i kanë pastruar rrugët.

Kondovë, banorët kërkojnë nga autoritet t’i realizojnë premtimet (VIDEO)

150 metër kanalizim në të cilën duhet të kyçen rreth 30 shtëpi t premtohen tani e 15 vite nga Komuna e Sarajit, për një lagje të vogël të fshatit Kondovë. Banorët e kësaj lagjeje detyrohen që ujërat e zeza t’i hedhin në një gropë të improvizuar gjë që mund të shkaktojë përhapjen e ndonjë epidemie. Të revoltuar nga mos interesimi i Komunës për këtë problem, qytetarët thonë se ky institucion kujtohet për ato vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve.

“Problemi i këtij vendi është se ne tashmë më shumë se 15 vite nuk kemi kanalizim. Dëshirojmë që Komuna të na ndihmoj që ne të rregullojmë kanalizimin. Kanalizimi me ndihmën e komunës mund të bëhet. Shkaku se nuk na lënë që të kalon kanalizimi por me intervenimin e komunës realizimi mund të bëhet. Ata bëjnë premtime përderisa janë zgjedhjet, pas zgjedhjeve nuk bëhet asgjë. Ne kërkojmë ndihmë nga institucionet, veçanërisht nga komuna, shteti.”

“Vijnë këtu dhe na premtojnë që do bëhen krejt por ato premtime janë vetëm para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve nuk na njohin fare. Zgjidhje ne nuk shohim, shpresojmë të iu kujtohet dhe të punojnë diçka.”

Qytetarët e revoltuar ankohen për erën e keqe e cila kundërmon sidomos gjatë periudhës së verës. Ata shprehen të gatshëm që këtë investim ta bëjnë me mjetet e tyre financiare, mjafton që komuna të mbajë përgjegjësi për rrjedhën e punimeve.

“Duhet të zgjidhet ky problem sepse mund të ketë edhe sëmundje, kemi fëmijë. Ka edhe mikrobe, ka insekte të ndryshme.3:45-Komuna le ta merr përsipër vetëm si përgjegjësi, nëse duhet kontributi është i joni, financat tonat janë. Komuna duhet të merr përsipër që mos të dalë dikush të na pengoj duke punuar.”

Nga Komuna e Sarajit nuk deshën të prononcohen para kamerës se Alsat me arsyetimin se nuk janë të njoftuar me këtë problematikë dhe se qytetarët duhet të bëjnë kërkesë për një gjë të tillë.

“Gjendemi përpara komunës së Sarajit për të marr përgjigje për mungesën e kanalizimit në një lagje të vogël në fshatin Kondovë. Nga komuna e Sarajit thonë se qytetarët nuk kanë bërë një kërkesë të tillë. Të njëjtit duhet ta bëjnë tek Ndërmarrja Publike Saraj dhe nga komuna thanë se do të mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.”

Qytetarët theksojnë se nëse për një kohë të shkurtër Komuna nuk gjen një zgjidhje ata paralajmërojnë edhe masa të tjera për shprehjen e revoltës.

Nëse keni gjithmonë ftohtë, urgjent tek mjeku! Vuani nga këto sëmundje …

Këto sëmundje mund të shkaktojnë të ftohtit…

Anemia

Anemia shfaqet kur na ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në të gjithë trupin. Si pasojë e kësaj shkaktohet edhe gjendja e lodhjes, dobësisë, marramendjes apo edhe problemet me frymëmarrjen. Personat që vuajnë nga anemia kanë gjithashtu shumë të ftohtë, sidomos duart dhe këmbët i kanë shpesh shumë të ftohta. Një test i thjesht gjaku mund të zbulojë nëse vuani nga anemia.

Hipotiroidizmi

Shfaqet kur gjëndra e tiroides në qafë nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi janë shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Ata kanë gjithashtu dhimbje të kyçeve, lëkurë të thatë, vuajnë nga kapsllëku dhe shtojnë shumë në peshë.

Ky problem me tiroiden mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera të fshehura dhe zakonisht mjeku mund të rekomandojë marrjen e hormoneve për të zëvendësuar ato që trupi nuk arrin të prodhojë.

Fenomeni Raynaud

Shfaqet nga ngushtimi i arterieve si pasojë e motit të ftohtë ose stresit. Nga ngushtimi i arterieve kufizohet edhe qarkullimi i gjakut. Prandaj mund të keni mpirje të gishtave duarve apo këmbëve, si dhe marrin një ngjyrë si bardhë në blu. Me normalizimin e qarkullimit të gjakut ato fillojnë të therin apo dhembin. Ilaçet mund të lehtësojnë simptomat dhe parandalojnë dëmtimin e indeve.

Sëmundjet e veshkave

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut shpesh shkaktojnë sëmundje të veshkave. Duke qenë se veshkat nuk e filtrojnë mirë gjakun, mund të grumbullohen papastërti në nivele shumë të rrezikshme. Kjo shkakton edhe ulje të temperaturës së trupit dhe probleme të tjera. Sëmundja e veshkave lidhet gjithashtu me aneminë, që ju shkaktojnë ndjesinë e të ftohtit edhe kur jeni në ambiente të ngrohta. Prandaj është shumë rëndësishme që të trajtohet çdo problem që mund të keni me veshkat.

Diabeti i tipit 2

Nëse vuani nga kjo sëmundje, mund të keni gjithashtu nga anemia dhe probleme me veshkat e qarkullimit të gjakut, që ju shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit. Dëmtimi nervor si pasojë e diabetit ju bën të jeni të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Mbajtja nën kontroll e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndryshimet e mënyrës së jetesës dhe ilaçet mund t’ju ndihmojnë.

Anoreksia nervore

Është një çrregullim i të ngrënit që çon në ulje drastike të kalorive dhe rënie në peshë. Mungesa dhjamit në trup bën që të keni të ftohtë gjatë gjithë kohës, sidomos në duar dhe këmbë. Kjo gjendje mund të jetë rrezikuese për jetën. Flisni me mjekun nëse mendoni se ju ose ndonjë i afërmi juaj e ka këtë gjendje.

Gripi

Shkaktohet nga një virus që pushton gjithë organizmin, përfshirë hundën, fytin dhe mushkëritë. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë të lartë dhe ethe, si edhe dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kollë dhe dobësi. Mund të jetë serioze, sidomos për fëmijët dhe të moshuar. Mos harroni të bëni vaksinën kundër gripit dhe të mbroheni nga viruset gripale.

Mungesa e vitaminës B12

Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi dhe ndjeshmëri ndaj të ftohtit. Vitaminën B12 mund ta merrni nga mishi i pulës, veza dhe peshku. Disa lloje drithërash dhe ushqimesh të tjera mund të jetë të fortifikuara me të, gjithashtu.

Duhet të dini që mund të mos merrni mjaftueshëm vitaminë B12 edhe nëse konsumoni shumë ushqime të pasura me të. Disa njerëz kanë probleme në përthithjen e kësaj vitamine për shkak të ndonjë sëmundje ose mjekimit me ilaçe.

Mungesa e hekurit

Pa sasinë e duhur të kësaj lënde ushqyese, mund të zhvilloni anemi si pasojë e mungesës së hekurit, që rrit njëkohësisht edhe ndjeshmërinë ndaj të ftohtit. Ajo shkaktohet nga humbja e gjakut, dieta e varfër ushqimore ose sepse trupi nuk e përthith mirë hekurin në trup. Burimi më i mirë është mishi i kuq, ashtu si edhe mishi i shpendëve, derrit dhe peshku. Disa nga burimet jo-shtazore janë buka dhe drithërat, bizelet, fasulet soje, qiqrat dhe perimet me gjethe jeshile

Ilaçet

Disa ilaçe mund të kenë si efekt anësor ndjesinë e të ftohtit. Ilaçet për uljen e tensionit të gjakut, për shembull, ndihmojnë në relaksimin e zemrës dhe ndalojnë prodhimin e kimikateve në trup që shkaktojnë sëmundje të zemrës. Por, mund të ndiheni edhe të lodhur, keni marrje mendsh, të përziera dhe ftohtë në duar dhe këmbë. Flisni me mjekun. Ai mund t’ju ndryshojë ilaçet ose të ulni dozën.

Çokollata e zezë përmirëson shikimin tuaj

Sipas një studim të ri shikimi i njerëzve përmirësohet menjëherë pas konsumimit të çokollatës së zezë.

Një studim i realizuar në University of the Incarnate Word i San Antonio, zbuloi se çokollata e zezë menjëherë pas ngrënies mund të përmirësonte shikimin tuaj.

“Shumë pak studime kanë vënë re efektet pozitive të çokollatës së zezë në shikimin e njerëzve,”- tha profesor Jeff Rabin.

Studimi u zhvillua për një periudhë kohore prej 52 ditësh. Në studim morën pjesë 9 burra dhe 21 femra që konsumuan çokollatë të zezë dhe të bardhë për të parë sesi do të ndikonte secila në shikimin e tyre.

Çokollata e zezë është e pasur me flavonol, një antioksidues shumë i rëndësishëm. Ndërsa çokollata e bardhë ka më pak përmbajtje flavonoli.

Flavanol është një përbërës bime, i tretshëm në ujë që shfaqet në shumë fruta, perime dhe bimë. Për një periudhë afatgjatë ngadalëson humbjen e funksioneve të trupit të njeriut që vuajnë nga sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson si edhe që kanë presion të ulët të gjakut.

Gjithashtu flavanol përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në tru.

“Pas testimit të mprehtësisë vizuale, u arrit në përfundimin se konsumimi i çokollatës së zezë kishte sjellë 60% përmirësim të shikimi,”-tha Dr. Rabin.

Por kjo nuk do të thotë se duhet të konsumoni pafund çokollatë të zezë sepse pavarëisht përfitimeve kanë edhe sheqer./Ora News.tv/

Parashikimi i motit

Metereologët parashikojnë që moti paradite të jetë me re të rralla.

Në mesditë dhe pasdite pritet që moti të jetë më i paqëndrueshëm me shi dhe me stuhi. Temperatura gjatë ditës pritet të jetë nga 17 në 28 gradë celsius.

Nesër parashikohet që moti të jetë i paqëndrueshëm, me stuhi dhe reshje të shiut. /SHENJA/

Intelektuali kumanovar kërkon nga Ali Zajazi të mos përzihet në kulturë, ja emri i tij! (Foto)

Disa edhe hajnin e kan s’i mekanizëm mbrojtës
“Kam qenë ushtar i Uçk-së”
Bindjet e tyre janë s’e gjitha mjetet që ndahen per projekte teatrore, ato n’a i sjell Ali pashë Zajazi nga xhepi i tij!!!
Ose nga gurorja e Fekriut.
Ose nga bastorja Bujarit.
MËRSHHHHHH BRE!!!!
Megjithatë ende kam bindjen se 2001 nxorri ne siperfaqe shume “bërllog”./Ylber Murtezi

Rikonstruimi i Qeverisë, shqyrtohen ofertat mes partive

Bisedimeve maratonike për zgjerimin e koalicionit qeveritarë po u vjen fundi. Filluan 5 muaj më parë, ndërsa javën e ardhshme pritet që të konkretizohet ndarja e resorëve ministrorë mes pushtetarëve dhe partive opozitare që pritet të bëhen pjesë e qeverisë. Bisedimet po zhvillohen larg syve të opinionit dhe nuk dihet definitivisht se cilat parti opozitare do ti bashkëngjiten qeverisë aktuale. Por Alsat jozyrtarisht mëson se Besës së Afrim Gashit i është ndarë një ministri me resorë ndërsa Partisë Demokratike Shqiptare një ministri pa resorë, me të cilin paraprakisht udhëhiqte kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko. Nga ana tjetër Besa e Kasamit mësohet se do vazhdojë të luaj rolin e opozitës. Burimet gjithashtu bëjnë me dije se partia e Gashit do të merr ministrinë që i takon LSDM-së, por ende nuk dihet se cilën ministri do ta sakrifikojë Zaev, për tre deputetët e Gashit në Kuvend. Kryeministri Zaev bëri të ditur se bisedimet kanë arritur në fazën përfundimtare të ndarjes së përgjegjësisë në ekzekutiv, duke mos potencuar as këtë herë se kush do të jenë partnerët e tij të ri të koalicionit qeveritarë.

Rekonstruimi i qeverisë tani më është në fazën e shqyrtimeve të ofertave mes partitë politike me të cilat kemi biseduar. Fundjava do të shfrytëzohet nga të gjitha partitë politike me të cilat kemi biseduar por edhe ne LSDM së bashku me koalicionin do të mendojmë, që në rast se biem dakord, do të jemi të gatshëm me vendimin për qeverinë, në kuadër të ministrave dhe zv/ministrave, dhe të pastaj do të vazhdojnë që ta diskutojmë atë për drejtorë dhe zv drejtor sepse në proces këtë çështje e shohim si ndarje e përgjegjësisë. Kjo do të thotë kuadro adekuat dhe njerëz adekuat. Pritjet e qytetarëve janë të larta dhe ne duhet ti përmbushim ata pritje – tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë.

As nga partia e Afrim Gashit e as nga partia e Menduh Thaçit nuk pranuan që të ndajnë asnjë detaj me atë që u është ofruar nga Zaev gjatë bisedimeve. Megjithatë, Afrim Gashi në Parlament pas vete ka 3 nga gjithsej 5 deputet të Lëvizjes Besa, ndërsa Menduh Thaçi, dy deputet. Nga ana tjetër shumica parlamentare që nga konstituimi i parlamentit ka tërhequr vazhdimisht deputet nga opozita, përfshi edhe dy deputet të Partisë Socialiste të cilët mësohet se gjithashtu janë të gatshëm për të dezertuar nga koalicioni opozitarë i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Besian Leka 

Mbrojtja pret vendimin me shkrim për “Almirin”, paralajmëron ankesa (VIDEO)

Gjykata e Themelore e Kumanovës akoma nuk ka shkruar vendimin gjyqësorë për rastin e Almirit. Mbrojtja është në pritje të vendimit i cili ligjërisht duhet të përgatitet brenda afatit 60 ditorë. Pas pranimit të vendimit në formë të shkruar, mbrojta e familjes Aliu do të ankimojë vendimin në apel. Avokati Asmir Alispahiç pret që ndaj vendimit gjyqësorë të ankohet edhe Prokuroria Publike e Kumanovës.

Presim që në kohë sa më të shpejtë ligjore, ta marrim edhe vendimin gjyqësorë në formë të shkuar që më pas ta ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit në Shkup. Presim nga Prokuroria Publike e Kumanovës të ankohet për masën e dënimit ndaj të akuzuarit Boban Iliq. Konsiderojmë se Gjykata e Kumanovës në caktimin e dënimit ndaj Boban Iliq nuk i ka marr parasysh të gjitha rrethanat për të cilat është ndjekur penalisht – tha Asmir Alispahiç, Avokat i familjes Aliu.

Derisa mbrojta pret vendimin gjyqësorë, në Kuvend ka ngecur Komisioni anketues për këtë rast. Kryetari i Komisionit për liritë dhe të drejtat e njeriut, Fadil Zendeli thotë se për një iniciativë të tillë nuk është njoftuar zyrtarisht. Zendeli madje dyshon në iniciativën e paralajmëruar të BDI-së.

Nëse ka iniciativa të tilla, padyshim se një mbledhje të tillë të Komisionit do ta thirri, por vlerësoj se nuk do të kishte rezultate të duhura dhe unë nuk dua të jem pjesë e manipulimit dhe gënjeshtrave ndaj familjarëve dhe të tjerëve se gjoja neve jemi duke bërë diçka shumë të madhe dhe se problemi i tyre do të zgjidhet. Ato që e kanë marrë përgjegjësinë, duhet t’i dalin zot asaj pune. Nëse vlerësojnë se duhet debatohet në Komision, le të parashtrojnë një kërkesë zyrtarisht deri tek unë dhe unë do ta thirr mbledhjen -deklaroi Fadil Zendeli, Kryetar i Komisionit për të drejtat e njeriut.

Nga BDI-ja, si iniciues të Komisionit anketues për rastin e Almirit thonë se kanë njoftuar zyrtarisht Kuvendin më 22 mars.

Deri sot, Zendeli nuk ka thirrur Komisionin edhe pse kërkesa jonë është arkivuar dhe dorëzuar në përputhje me procedurat. Arsyet për bllokimin dhe mos veprimin i din vetëm Zendeli dhe partia e tij. E ftojmë që të veprojë në përputhje me kërkesat e dorëzuara nga deputetët dhe familjarët – njoftojnë nga grupi Parlamentar i BDI-së.

Më 5 prill, Gjykata Themelore e Kumanovës i dha epilog gjyqësor rastit të Almirit duke dënuar kështu me 6 vite burg Boban Iliqn, 6 muaj babain e Almirit, Sedat Aliun dhe nga 9 muaj Abdulla Aliun dhe Sami Demirin. Vrasja e Almir Aliut ndodhi në vitin 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes me makinë nga Boban Iliq pas një zënke paraprake mes këtij të fundit dhe prindit të Almirit, Sedat Aliu.

Adrian Kerimi

Ligji për “kazinotë” i papranueshëm për partitë politike, paralajmërohen amendamente

Të gjitha partitë politike, pa përjashtime, kundërshtojnë propozim ligjin për lojërat e fatit. Edhe pse propozim-ligj i ri gjendet në Regjistrin Elektronik të Rregullave të Maqedonisë i hapur për debat, thuajse të gjitha partitë kanë paralajmëruar ndryshime ose ri-përpilim të një ligj të ri për këtë çështje. Problemi kryesor mësohet të jetë distanca e kazinove dhe bastoreve nga objektet shkollore. Propozim-ligj i ri parasheh që kazinot dhe bastoret të mos jenë më afër se 100 metra nga objektet shkollore, ndërsa partitë politike dhe qytetarët kërkojnë që objektet që kanë karakter të lojërave të fatit, të dislokohen sa më larg shkollave dhe shesheve të qyteteve, edhe atë 2 deri në tre kilometra në dalje të qyteteve.

Duke marrë parasysh faktin që dje në protestë prej liderëve të partive ishte vetëm Bilall Kasami, kjo dëshmon se si Lëvizje Besa jemi të shqetësuar për fenomenin e hapjeve të kazinove vend e pavend, për pjesën e ligjit në mbledhjen e parë të kryesisë do të shqyrtohet dhe do të iniciojmë ndryshime – thonë nga Lëvizja BESA, krahu i Bilall Kasamit.

Çështja e bastoreve dhe kazinove ka marrë përmasa shqetësuese. Institucionet duhet të ndërmarrin masa urgjente. Ne si Aleancë për Shqiptarët jemi duke përgatitur propozim-ligj për ndryshimin e ligjit për lojërat e fatit – njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Është një fenomen të cilin e kundërshtojmë fuqishëm për pasojat e dëshmuara negative ndaj shoqërisë, e sidomos ndaj të rinjve. Për këtë çështje do të përgatisim edhe një propozim-ligj, për të cilin aktualisht jemi në fazë të konsultimeve dhe të analizave komperative se si është zgjidhur kjo çështje në vendet më demokratike – deklarojnë nga BESA e Gashit.

Po e analizojmë propozim-ligjin e lojërave të fatit. Vërejtët eventuale në të cilat do të hasim, do i shpalosim në procedurën e mëtutjeshme – shprehen nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga Qeveria thonë propozim-ligji është ende i hapur për ndryshim dhe se pas 20 ditëve, do të shqyrtohen dhe filtrohen të gjitha propozimet. Më pas, do të përpilohet draft version i cili do tu dorëzohet komisioneve qeveritare. I njëjti pritet që të kalojë edhe në seancë qeveritare. Me propozim të Qeveris, propozim-ligj do të del edhe para deputetëve në Kuvend. Gjatë gjithë kësaj procedure, të gjithë faktorët do të kenë mundësi për të propozuar ndryshime të ligjit. Ligji i ri rrit dënimet dhe është më rigoroz se ai i kaluari. Për dukurinë e shpeshtimi të kazinove në afërsi të shkollave dhe shesheve, dje u në Tetovë u organizua protestë masive, në të cilën morën pjesë edhe vetë udhëheqës të institucioneve të ndryshme.

Besian Leka

Ohër-Strugë, në prag të sezonit turistik hotelierët me një sërë vërejtjesh (VIDEO)

Hotelierët ankohen për problemet serioze në sferën e tyre përkundër pritjeve që në vitin 2020 numri i turistëve që do ta vizitojnë Maqedoninë të jetë më shumë se 1 milion. Për këtë u informua ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës së tij në Strugë. Kërkohet miratimi i menjëhershëm i Planeve të detajuara urbanistike për gjithë bregun e Liqenit në Strugë dhe Ohër, në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i hoteleve dhe objekteve hotelerike. Për momentin vetëm 10% e bregut të liqenit është e urbanizuar.

Shpresoj se Qeveria do ketë parasysh se duhet të përgatiten planet urbanistike dhe të merren mjetet e nevojshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja turistike. Këtu nuk bëjnë pjesë vetëm hotele, por edhe objekte tjera që janë në sferën e turizmit. Mund të them se nëse Ohri kishte edhe 5 mijë dhoma hoteli, këtë vit do kishim mundur t’i mbulojmë me kapacitetin e njëjtë si hotelet tjera – tha Krste Blazhevski, kryetar i HOTAM.

Nga Hotam thonë se vetëm një pjesë e vogël e kërkesave të tyre që vitin e kaluar i kanë dërguar në Qeveri dhe në Ministrinë e ekonomisë janë plotësuar. Kërkojnë nxitjen e ndërtimit të hoteleve cilësore me uljen e taksave komunale, zgjidhjen e problemit me konkurrencën jolojale, veprim i koordinuar i inspektorateve në terren dhe uljen e TVSH-së për shërbimet nëpër restorante prej 18 në 5%.

Këtë verë pritet që numri i turistëve në Ohër dhe Strugë të rritet për 15 deri në 20%. Në takimin në Strugë është biseduar edhe për masën e qeverisë- rreth 2 mijë punëtorë me paga të ulëta pas përfundimit të sezonit turistik të kenë mundësi të pushojnë në ndonjërin nga hotelet vendore.

Miki Trajkovski

Si ta ulim kolesterolin me anë të ushqimit?

Në nivele normale, kolesteroli luan rol jetik në shumë funksione fiziologjike si: prodhimi i hormoneve steroide, vitaminës D, formimin e membranave të qelizave etj.

AJSHE LEKA

Kolesteroli i lartë është një ndër shkaktarët kryesor të sëmundjeve koronare, infarkteve dhe hemorragjive cerebrale. Kolesteroli i lartë është hapi i parë drejt formimit të pllakës arteriale. Kjo është e rrezikshme, sepse ngushtimi i arterieve sjell uljen e qarkullimit te gjakut, duke vënë në rrezik ishemie pjesë të caktuara të zemrës apo trurit.

Rreziku që sjell kolesteroli ndërthuret natyrisht edhe me disa faktorë të tjerë, siç janë: mosha, gjinia, historia familjare e sëmundjeve të zemrës, konsumimi i duhanit, tensioni i lartë i gjakut, ose diabeti.

Ushqimet që rrisin kolesterolin

Ushqimi shumë i ngopur me yndyrë rrit nivelin e kolesterolit. Kjo është arsyeja pse është më mirë të kufizohet sasia e ushqimeve që hamë, të cilat janë të larta në yndyra të ngopura, siç janë:
Gjalpi, margarina, majoneza
Mishi me yndyrë dhe produktet e tij, si salsiçe, sallami, proshuta, mishi i terur.
Djathi dhe qumështi me yndyrë të plotë, kremi ​​dhe kosi me yndyrë të plotë.
Vaji i kokosit, kremi i ​​kokosit dhe vajrat palme.
Shumë ushqime të tjera, si çokollata e qumështit, karamelet me gjalpë, ëmbëlsirat, pudingu, pastat dhe biskotat.

Si ta ulim kolesterolin me ushqim ?

Në praktikë, shumica e ushqimeve përmbajnë një përzierje të të dy yndyrave të ngopura dhe yndyrave të pangopura, por ju mund ta reduktoni marrjen totale të yndyrës së ngopur duke bërë disa këmbime të zgjuara.
Hani më shumë fruta dhe perime, sepse kështu ndihmoni zhvendosjen e ushqimeve të tjera më pak të shëndetshme nga dieta juaj. Frutat dhe perimet, gjithashtu përmbajnë fibra të vlefshme të tretshme, të cilat luajnë rol në mbajtjen e kolesterolit në nivel të shëndetshëm.

Bimët nuk përmbajnë kolesterol dhe zakonisht janë të ulëta në yndyra të ngopura, kështu që perimet dhe ushqimet e tjera me bazë bimore duhet të jenë rregullisht pjesëmarrëse në një dietë, për të ulur kolesterolin. Këto përfshijnë drithërat e tërshërës, elbit, perimet, ushqimet e sojës, fasulet, avokado, arra dhe fara – farat e lirit, farat kia, farat e lulediellit, farat e kungullit.
Perimet e pasura me fibra të tretshme, si patëllxhan, fruta agrume, rrepë, patate e ëmbël dhe mango, mandej bajame, fëstëk, arra, kikirikë e të tjera (gjithmonë të pakripura), vajra të tilla si luledielli, vaj ulliri, vaj misri, vaji i avokados, mish peshku, si sardele, skumbri, salmoni, trofta dhe të tjera, mish pule pa lëkurë.

Nëse jeni mbipeshë dhe keni kolesterol të lartë, ulja e peshës do të shkojë paralelisht me uljen e kolesterolit të keq. Për më tepër, nëse perimetri i belit tuaj është më i madh se i vitheve, atëherë rënia në peshë është domosdoshmëri për të fituar mirëqenien.
Aktiviteti fizik, krahas ushqimit të shëndetshëm, është shumë me rëndësi. Zgjidhni një aktivitet fizik që rrit ritmin e zemrës, si kërcimi, vrapi, noti apo hedhja me litar. Mjaftojnë 30 minuta në ditë për të paktën 5 ditë në javë për të marrë gjithë përfitimet e mundshme.

Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

Tabela: Ushqimet te cilat duhet t`i zëvendësojmë

Zbulohet ilaçi natyror që zhduk dhimbjet

Duket si e pavërtetë, por në fakt i provuar dhe i vërtetuar plotësisht! Gjunjët mundësojnë gjithë lëvizjet e këmbëve tona, për të siguruar sjelljen e duhur të trupit, drejtimin dhe ecjen, në këmbë, apo duke kërcyer.

Megjithatë, ata janë më të lehtë për t’u dëmtuar. Dhe sa më shumë plaket njeriu aq më shumë nyjet humbasin fleksibilitetin e tyre.

Ky është rasti i një burri 44-vjeçar që arriti të shmangë një operacion në gju krejtësisht në mënyrë të natyrshme.

Ai quhet Tuzlak Elvir D. dhe vendosi ta ndajë ilaçin çudibërës që e ndihmoi atë të zgjidhte problemin shëndetësor me pjesën tjetër të botës.

Dhe janë vetëm 2 përbërës që gjenden në kuzhinat tuaja. Sipas Elvir, dhimbja në gjurin e tij u shfaq si rezultat i punës së vazhdueshme në këmbë përgjatë 8 muajve të fundit.

Kur u vizitua te mjeku, Elviri mësoi se nuk do të mund të qëndronte përsëri në këmbë nëse nuk bënte një operacion.

Por menjëherë pas kësaj vizite, ai takoi një grua të vjetër e cila i dha recetën e mrekullisë.

Si përgatitet ilaçi

Ajo që duhet për të përgatitur ilaçin është uthulla e mollës dhe kripa.

Ju duhet të përzieni 3 gota me uthull molle dhe një filxhan kripë.

Pastaj, lagni një pecetë dhe lidheni atë rreth gjunjëve. Elviri tha se e aplikoi këtë veprim rregullisht për 7 ditë dhe dhimbja kaloi plotësisht.

Pas një jave gjunjët e tij u shëruan.

VIDEO: Sa meshkuj duhet të ketë kaluar një femër që të quhet ku*vë? Ja përgjigjet befasuese në Tiranë

“Sa meshkuj duhet të ketë kaluar një femër për t’u quajtur kurvë?” Kjo ka qenë pyetja provokative që ka befasuar gratë e kryeqytetit.

“Zjarr Tv” ka përcjellë një video me përgjigjet e tyre të cilat do t’ju shkrijnë së qeshuri.

Hidhini një sy. (TemA)

Zaev: Këtë fundjavë bisedimet për ministrat dhe zv/ministrat

Këtë fundjavë kryeministri Zoran Zaev po bisedon me Lëvizjen Besa dhe PDSH-në për ndarjen e posteve eventuale të ministrave dhe zëvendës ministrave. Kryeministri Zaev, raporton SHENJA, tha se me kryetarët e partive që janë të gatshme të kyçen në Qeveri, po finalizohen idetë dhe propozimet se cili dikaster cilës parti mund ti ndahet. Por më pas, propozimet do diskutohen në mbledhjen e LSDM-së, PDSH-së dhe BESË-s që duhet tua kumtojnë idetë antarëve të tyre dhe të merret vendim.

“Faza e rikonstruimit ka ardhur deri në fazë të shqyrtimit të ofertave të partive me të cilat po negociojmë. Besoj se këtë fundjavë do ta shfrytëzojnë të gjithë partitë me të cilat po negociojmë, por edhe ne si LSDM, për të biseduar me antarësinë. Nëse ne përafërsisht themi po, tashmë do të jemi afër vendimit për Qeveri, respektivisht për emërimin e ministrave dhe zëvendës ministrave, ndërsa më pas do të vazhdojmë të bisedojmë për drejtorë, zëvendës drejtorë e kështu me radhë”, deklaroi Zaev.
Kryemistri tha se ndarja e resoreve po bëhet me shumë kujdes pasi që bëhet fjalë për poste tejet serioze për të cilat duhet shqyrtuar mirë kuadrot që do ti drejtojnë

Shikoni si duken 12 milionë tulipanë! (VIDEO)

Ja si duken 12 milionë tulipanë së bashku. Video e sapopublikuar nga BBC.

​Arrat parandalojnë kancerin e zorrëve

Konsumi i përditshëm i arrave mund të parandalojë sëmundjen e zemrës dhe kancerin e zorrëve duke inkurajuar bakteret “e mira” në zorrë, sugjeron një hulumtim i ri.

Ngrënia e arrave për gjashtë javë redukton ndjeshëm prodhimin e acideve të tepërta biliare, si dhe uljen e niveleve të kolesterolit të keq, transmeton KosovaPress.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur acidet e tilla biliare me kancerin e zorrëve, ndërkohë që nivelet më të ulëta të kolesterolit janë të lidhura me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit besojnë se përmbajtja e lartë e fibrave të arrave nxitin rritjen e baktereve “të mira” në zorrë, që i sjell dobi zemrës së njerëzve dhe shëndetit të zorrës së trashë.

Kanceri i zorrëve prek rreth 97.000 njerëz çdo vit në SHBA. Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes, duke shkaktuar një në katër vdekje.

42 gramë arra është sasia e rekomanduar nga amerikane FDA për të reduktuar rrezikun nga sëmundjet koronare.

Gjetjet janë publikuar në revistën The Journal of Nutrition.

Zaev: Presim zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit

Kryeministri Zoran Zaev sot në Dojran duke komentuar takimin e djeshëm mes Nikolla Dimitrovit dhe Nikos Kociasit, tha se presin që problemi me emrin të zgjidhet shpejtë.

“Pasi që të dy palët kanë arritur deri në këtë fazë tregon seriozitetin ndaj problemit dhe presin që do të ketë zgjidhje të shpejtë. Mjaft qytetarët na kanë kritikuar, është koha tani të na lavdërojnë”, tha Zaev në Dojran, ku mori pjesë në aksionin e pastrimit të komunës./am/

Ja pse aeroplanët kanë ngjyrë të bardhë

Çdo aviokompani ka logon edhe emrin e saj në bishtin e aeroplanit, por shumica prej tyre janë të lyer me ngjyrë të bardhë.

Pse? Ngjyrat e lehta reflektojnë diellin dhe rrezatimin diellor, derisa aeroplani është duke fluturuar dhe e ndihmon që brenda kabinës të jetë më freskët.

“Është njëjtë sikur i vëni trupi krem për ruajtjen e diellit nga rrezet e diellit”, ka deklaruar profesori John Hansman i Aeronautikës dhe Astronautikës.

Më poshtë mund të gjeni të detajuar shpjegimin se ndodh një gjë e tillë”

Pse shumica e aeroplanëve janë të lyer me të bardhë? Kjo nuk është ngjyra e tyre “natyrale”. Kompanitë që prodhojnë aeroplanët shpenzojnë 65 gallon për të lyer një aeroplan. Por pse?

Ekspertët e kanë krahasuar rastin e aeroplanit sikur kur një i ri vendosë të kalojë ditën në plazh, dhe për ta shmangur djegien e lëkurës lyen trupin me krem.

Njëjtë ndodh edhe me të gjithë ne kur veshim bluzë me ngjyrë të zezë trupi jonë do të ndjej më shumë nxehtësinë apo rrezet e diellit, por njëjtë nuk ndihemi nëse e veshim bluzën me ngjyrë të bardhë./sn/

Gjumi i tepërt të dëmton!

A të pëlqen të flesh disa orë më shumë mëngjesin e së dielës? Nga kërkimet rezulton se të flesh më shumë gjumë, edhe vetëm gjatë fundjavave, i bën një dëm të madh shëndetit tënd.

Të gjithë e dimë se të flesh më pak orë gjumë është e dëmshme, por edhe të flesh më tepër orë mund të jetë po aq e dëmshme.

Disa nga efektet negative të fjetjes së tepërt mund t’i lexoni në listën e mëposhtme:

Shtim në peshë

Fjetja e tepërt ka një ndikim të fuqishëm në mënyrën se si trupi i grumbullon dhe i humbet yndyrnat. Në një studim të zgjatur në kohë, u arrit në përfundimin se në një peridhë 6 vjeçare, ata që flinin mbi 10 orë gjatë natës kishin 21% më shumë mundësi të bëheshin obezë, se ata që flinin normalisht 7-8 orë çdo natë. Gjithashtu, dieta apo ushtrimet fizike nuk kishin asnjë ndikim në lidhjen që u vërtetua midis mbipeshës dhe gjumit të tepërt.

Dhimbje koke

Fjetja e zgjatur mund të japë dhimbje koke dhe migrenë. Ky fenomen i njohur si “dhimbja e kokës në fundjavë” besohet se shkaktohet nga çregullimi i sekretimit të disa neurotransmetuesve në tru, sic është dhe serotonina. Gjithashtu, përgjumjet gjatë ditës që sigurojnë vështirësi në fjetjen gjatë natës, shoqërohen me dhimbje koke.

Dhimbje shpine

Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, fjetja e zgjatur mund t’jua rëndojë dhimbjen që keni. Fjetja për orë e orë të tëra siguron ngurtësi muskulare dhe shton dhimbjen. Mjekët rekomandojnë që pacientët me dhimbje shpine të flenë aq sa duhet dhe të jenë sa më aktivë përgjatë ditës.

Plakje të parakohshme

Fjetja e zgjatur shkakton plakje të shpejtë të trurit. Sidomos tek të rriturit, të shpenzuarit e më shumë orëve në gjumë ka treguar se e plak trurin minimalisht 2 vjet më shpejt. Kjo gjë shfaqet me ulje të përqëndrimit, të kujtesës dhe ulje të aftësive për të realizuar aktivitetet e përditshme, si dhe me rritje të riskut për zhvillimin e sëmundjeve mendore degjenerative.

Sëmundje të zemrës dhe diabet

Studimet tregojnë se të flesh 9-11 orë çdo natë, ke një risk 28% më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe një risk prej 34% më të lartë për vdekje nga komplikacionet e këtyre sëmundjeve. Nga ana tjetër, orët e shumta të gjumit shtojnë edhe nivelet e sheqerit në gjak. Së bashku me jetën sedentare dhe shtimin në peshë, shtohet edhe rreziku për zhvillimin e diabetit melit tip 2.

Depresioni

Shqetësimet në gjumë dhe depresioni thuhet se shkojnë paralelisht me njëri-tjetrin. Mirëpo thuhet se dhe fjetja e tepërt ka një ndikim negativ në këtë aspekt. Ata që flenë mbi 10 orë çdo natë, janë më të predispozuar për t’u prekur nga depresioni, se ata që flenë në sasinë e duhur. Stabilizimi i orëve të gjumit është i rekomanduar për të reduktuar simptomat e depresionit në këtë rast.

Çrregullimet e ritmit circadian

Çrregullimet e ritmit circadian fillojnë që nga momenti kur “ora e brendshme” nuk koordinohet aq mirë me ciklin ditë-natë. Këto çrregullime rezultojnë në probleme për të fjetur gjumë, vështirësi për të qëndruar zgjuar dhe lodhje të shtuar ditore. Fjetja e tepërt çon në çrregullime të ritmit circadian për shkak të reduktimit të kohës së ekspozimit ndaj dritës, gjë që është faktor kyc në paralajmërimin e trupit për gjendjen e zgjimit.

Lodhja e vazhdueshme

Periudha të gjata të shpenzuara në shtrat janë të lidhura me lodhjen e vazhdueshme dhe me gjumin jo të qetë. Lodhja ditore ka një ndikim negativ në të gjitha aspektet e jetës, pasi ajo përkeqëson humorin tonë, ul aftësitë konjitive, si dhe shton rrezikun për aksidente, sidomos në kushtet e drejtimit të automjetit.

Ulje e fertilitetit

Shumë hormone, në të cilat dhe ato të riprodhimit, i nënshtrohen një ritmi circadian gjumë-zgjim. Femrat që flenë më tepër orë gjumi, ndërkohë që janë në ndjekje të terapive për fertilizim in vitro, kanë 43% më pak shanse për të mbetur shtatzëna, se sa ato që flenë normalisht, shkruan bota.al. Një efekt i tillë është thuajse i barabartë me atë të fermave që flinin më pak se 6 orë gjatë natës.

Vdekje

Studimet epidemiologjike kanë treguar një lidhje të fortë midis fjetjes së tepërt dhe vdekjes së parakohshme. Edhe pse shkaku kryesor është i panjohur, kërkuesit flasin për rritjen e niveleve të inflamacionit, së bashku me shtimin e riskut për sëmundje të zemrës, diabetit dhe obezitetit si faktorë risku.

Filmi kosovar rrëmben çmim në Los Angelos

Filmi ”T’padashtun” i regjisorit kosovar, Edon Rizvanolli ka fituar çmimin Audience Award Feature në festivalin e filmit në Los Angelos.

Filmi ”Unwanted” apo “T’padashtun” shtjellon dramën rrëqethëse të një familjeje refugjate nga Kosova, e cila jeton në Holandë dhe ballafaqohet me një dashuri, e cila zgjon shumë plagë të së kaluarës së afërt nga lufta në Kosovë.

Regjinë e filmit e ka bërë Edon Rizvanolli, ndërsa në rolet kryesore luajnë: Adriana Matoshi, Jason de Ridder, Niki Verkaar, Hugo Koolschijn dhe Celia Nufaar./21Media/