Ballina Blog Faqe 939

Këto janë 25 vendet më të lumtura në botë

Instituti Legatum publikoi Indeksin e Prosperitetit të këtij viti, i cili siguron njohuri për formimin dhe ndryshimin e begatisë botërore.

Ky hulumtim i madh ka treguar se prosperiteti global në përgjithësi është në rritje dhe vendet ku mirëqenia është më e ndjeshme janë:

25. Portugalia
24. Malta

23. Hong Kongu

22. Japonia

21. Spanja
20. Sllovenia

19. Singapori

18. Franca

17. SHBA

16. Belgjika

15. Austria

14. Islanda

13. Irlanda

12. Luksemburgu

11. Gjermania

10. Britania e Madhe

9. Danimarka

8. Suedia

7. Holanda

6. Australia

5. Kanada

4. Zvicra

3. Finlanda

2. Norvegjia

1. Zelanda e Re

/pe/

QEVERIA E MAQEDONISË DO T’I SHQYRTOJË PRIORITETET PËR VITIN 2019

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotshme të 66-të me radhë do ta shqyrtoj Propozim-vendimin për konstatimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë për vitin 2019.

Ndërsa në rend dite janë: “zhvillimi i ekonomisë, rritja e punës produktive dhe ngritja e standardit të jetës së qytetarëve, Republika e Maqedonisë anëtare në NATO-BE, luftë jo-selektive kundër korrupsionit, përforcimi i sundimit të së drejtës, nëpërmjet zbatimit të paanshëm dhe jo-diskriminues të ligjit, ndërtimi i institucioneve të pavarura dhe sistem funksional të vetëqeverisjes lokale, reformave në arsim dhe investim në inovacione dhe informatikë dhe teknologji, reformat në gjyqësor dhe realizimin e plotë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe ndërtimin e shtetit qytetar dhe kohezioni etnik”./tv21/

NË TETOVË DO TË PROTESTOHET KUNDËR KAZINOVE

Pas paralajmërimeve se në lagjen Reçicë të Vogël, do të hapet një kazino e re në afërsi të Shkollës së mesme të mjekësisë, në shenjë revolte kundër hapjes së kazinos është organizuar protestë.

Protesta është thirrur nga Bashkësia lokale, për më 4 maj, në ora 14:00, menjëherë pas faljes së namazit të xhumasë.

Vendi i protestës do të jetë afër Shkollës medicinale, te udhëhryqi i rrugëve “Ilinden” dhe “167”.

Pasojat nga pirja e duhanit, kështu duken mushkëritë

Një infermiere ka shpërndarë një video mjaft të rëndë duke treguar se çfarë i bën trupit tuaj pirja e duhanit.

Amanda Eller, nga Karolina veriore përmes një video ka shfaqur dy mushkëri, njëra e shëndetshme dhe njëra e prekur nga kanceri si pasojë e pirjes së duhanit.

Nga video shihet qartazi sesa i dëmshëm është tymi i duhanit kur godet mushkëritë, raporton mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Sa më shpejtë që ju filloni të konsumoni cigaren e parë, trupi juaj fillon të preket nga nikotika dhe monoksidi i karbonit që i bën presion zemrës tuaj.

Pirja e duanit redukton sasinë e oksigjenit në trupin tuaj, derisa ju thithni monoksid karboni dhe 4, 000 kemikale tjera.

Pirja e duanit e trashë gjakun duke rritur shancet për atake në zemër.

Gjithashtu mund të ketë efekte shkatërruese në pjellorinë e grave. Gjatë shtatzënisë rriten gjasat për lindje të parakohshme.

Tek meshkujt dëmton rëndë spermën dhe redukton dukshëm spermatozoidët. Ka raste edhe kur të çon në impotencë seksuale./Periskopi/

Dinosaurët dhe njerëzit mund të kenë bashkëjetuar

Disa hulumtues pretendojnë se një përshkrim i dukshëm i një dinosauri Stegosaurus në gdhendjjet jashtë tempullit popullor të Ta Prohm në Kamboxhia është prova se krijesa parahistorike të ketë bashkëjetuar me njerëzit.

Dinosaurët, me pllaka të gjera mbi shpinat e tyre dhe bishtat me thumba – nuk duhet të shfaqeshin në këto gdhendje pasi kanë qenë zhdukur miliona vete më parë.

Por duke marrë parasysh se tempulli u ndërtua rreth fundit të shekullit të 12-të, hulumtuesit pretendojnë se kjo është edhe prova se disa dinosaurë kanë mbijetuar dhe kanë bashkëjetuar me njerëzit të paktën në 10 mijë vitet e fundit./TCH/

Viti arsimor 2018-2019, filluan regjistrimet në shkollat fillore

Në 360 shkolla fillore në Maqedoni prej sot fillojnë regjistrimet e nxënësve në klasë të parë. pritet në vitin e ardhshëm mësimor në bankat shkollore të ulen rreth 20.000 filloristë.

Regjistrimet e filloristëve bëhen për vitin shkollor 2018/2019, për fëmijë të lindur në vitin 2012. Fëmijët të cilët deri më 31.01.2019 do të mbushin gjashtë vjet mund të regjistrohen në klasë të parë me kërkesë paraprake nga prindi/kujdestari dhe mendim nga pedagogu shkollor. Regjistrimi zgjatë deri më 31 maj të vitit 2018.

Vitin e kaluar për vitin mësimor 2017/18 janë regjistruar 20.437 filloristë, ndërsa në Shkup rreth 6.200./am/

SHTYHET SEANCA GJYQËSORE PËR “TITANIK”, KU TË AKUZUAR JANË GRUEVSKI DHE 20 BASHKËPUNTORËT E TIJ

Në Gjykatën Penale për sot ishte paraparë që të mbahej seancë e re për lëndën “Titanik”, që është lënda e parë e Prokurorisë Publike Speciale(PPS).

Përpos ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në këtë rast akuzohen ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stano Kournovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marijan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Të njejtët dyshohen nga PPS-ja për bashkëpunim kriminal, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Gjykatësi Osman Shabani para të gjithë të akuzuarve njoftoi se seanca e sotshme shtyhet për shkak se Gjykate e Lartë dhe Gjykata e Apelacionit ende nuk i kanë dorëzuar përgjigjet për kërkesën që të largohet kryetari i Gjykatës së Apelacionit dhe zëvendësi i tij, si dhe kryetari i Gjykatës së Apelit dhe zëvendësi i tij, ku për këtë shkak seanca u shtye për më 9 maj.

Seanca paraprake u shty sepse ende nuk kishte zgjidhje për kërkesën e avokatëve të të akuzuarve të shkarkohet këshillit gjyqësor, kryetari i Gjykatës Penale dhe dy gjykatës nga Apeli./tv21/

Ja çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Prej mbrëmë në mesnatë çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98, si edhe të Eurodizelit dhe të Ekstra vajit të lehtë për amvisëritë rriten për dy denarë për litër, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.(KRE).

Sipas KRRE-së, çmimi me pakicë i Eurosuper 95 do të jetë 70 denarë, të Eurosuper 98 – 71,50, të Eurodizelit 62, ndërsa të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri 50,50 denarë për një litër.

Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit, për 1,317 denarë, me çka një kilogram do të kushtojë 30,037 denarë./Mia/

Gjuha më e veçantë në Botë, ja sa njerëz e flasin

Ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme, pasi ashtu tingëllon, por ekziston një gjuhë që flitet vetëm nga tre njerëz.

“Badeshi” dikur flitej gjërësisht në një fshat të largët të mbuluar me dëborë, thellë në malet e Pakistanit verior.

Por tani konsiderohet e zhdukur.

Në fshatin Bishigram, BBC ka gjetur tre burra të moshuar që mund të flasin ende gjuhën Badeshi.

Nuk ka shumë mundësi për vende punë në këtë zonë, kështu që këta burra kanë kaluar më tepër kohë në zonë turistike Swat, ku ata komunikojnë kryesisht nëpërmjet gjuhës Pashto./sn/

Krizë politike në Itali, Di Maio bën thirrje për zgjedhje të reja në qershor

Lideri i partisë populiste të Italisë, Lëvizja 5 Yjet, ka bërë thirrje për zgjedhje të reja në qershor, për të zgjidhur se kush do të qeverisë vendin. Bisedimet për të formuar një koalicion kanë dështuar deri më tani, pas votimit në muajin mars ku Lëvizja 5 Yjet mori pjesën më të madhe.

“Nuk shoh zgjidhje tjetër. Duhet t’i rikthehemi votimit sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh Luigi Di Maio.

Zgjedhjet e datës 4 mars i dhanë një rezultat pozitiv edhe aleancës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga partia anti-emigrim, Liga e Veriut.

Kjo e fundit drejtohet nga Matteo Salvini, që është gjithashtu lider i aleancës së qendrës së djathtë.

Di Maio ka thënë më parë se do të arrijë një koalicion me Ligën e Veriut, vetëm nëse Salvini largon partinë aleate Forza Italia, që drejtohet nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, shkruan scan.tv. Ky lajm trazoi tregjet e borxhi dhe të kapitalit në tregtinë e parë të javës.

Yield-i i titujve 10-vjeçar të Italisë u rrit në 1.802%, duke e zgjeruar hendekun me benchmark-un e Gjermanisë në 128 pikë bazë.

Edhe tregu i aksioneve në vend pësoi goditje, me indeksin FTSE MIB që ra ndjeshëm dhe ishte i vetmi në Europë me performancë negative./sn/

Kurseni para duke vepruar kështu në udhëtime

Të gjithë duan ta eksplorojnë botën.

Eksperiencat nga udhëtimet mbesin të pashlyera përgjithmonë.

Përvojat, zakonet, takimet, rrugët, ushqimet, njerëzit, ndejat dhe qejfet do t’i kujtoni përjetë.

Por shpesh për tu realizuar udhëtime të bukura dhe plotë pasion duhen shumë të holla, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë mendojeni dhe një herë – sepse ekzistojnë edhe disa mundësi – me më pak para mund të bëni qejfet tuaja.

Më poshtë i keni disa këshilla të vlefshme:

Merreni ndonjë apartament me qira (le te jetë modest) ose qëndroni tek ndonjë i afër i juaji.

Fluturoni nga aeroporti më i afërt, sepse shpenzimet janë gjithmonë më të vogla.

Kërkoni bileta të lira për destinacionin tuaj (fluturimet e tilla realizohen herët në mëngjes ose natën vonë).

Gjithmonë përdorni transportin publik .

Blijeni një kartë me të cilën do të mund t’i vizitoni muzetë.

Konvertoni parat – varësisht se në cilin vend jeni.

Përdorni kuzhinën lokale, pa shkuar në restorante të shtrenjta.

Instaloni një aplikacion të udhëtimit në telefonin tuaj, ku do të mund t’i shfletoni hartat që ju duhen.

Mos keni frikë të kërkoni zbritje për shërbimet plotësuese.

Megjithatë gjithmonë përgatituni mire për udhëtimin tuaj paraprakisht.

Dhe në fund – shijojeni udhëtimin me shokët, familjen apo këdo tjetër.

FOTO/ Njihuni me stjuardesën më të bukur të “Emirates”, ndez Instagramin

Kjo është një ndër bukuroshet që punon si stjuardesë në linjën ajrore “Emirates”.

Ajo është nga Lituania dhe quhet Brigita Jagelaviciute.

Falë punës së saj Brigita viziton shumë vende ekzotike dhe këtë e dëshmojnë dhe fotot e saj në Instagram.

“Deri tani kam qenë në 74 shtete. Janë vetëm 30% e botës, kështu që kam ende punë derisa t’i shikoj të gjitha”, shprehet 23-vjeçarja

Bliss. 🌞🙌🏼

A post shared by Brigita Jagelaviciute (@imbrigita) on

Because taking pictures with spaghetti is now a thing. 😂🍝❤️

A post shared by Brigita Jagelaviciute (@imbrigita) on

The world, chico… and everything in it.

A post shared by Brigita Jagelaviciute (@imbrigita) on

Si u arrestua nëna 60-vjeçare në rastin “Monstra” dhe dënimi i saj me kusht (VIDEO)

Në aksionin policor të orëve të para të mëngjesit të 1 majit të 2012 ishte arrestuar edhe Feride Bilalli, 60 vjeçarja nga fshati Hotël i Kumanovës, e cila ishte e vetme në shtëpi, pasi që djemtë i kishte jashtë vendit.

Ajo është mbajtur me pranga në duar dhe se shtëpia e saj për disa orë ishte bastisur. Ajo më pas u dënua me 4 vjet me kusht për armbëmbajtje pa leje. Aktvendimi i sjellur nënkupton se nëse Feride Bilalli përsërit veprën e njëjtë në 4 vitet e ardhshme, do të aktivizohet dënimi me burg. Sipas prokurorisë në shtëpinë e saj ishin gjetur vetëm plumba të disa lloje armësh, për të cilat zonja Bilalli pati thënë se i ruante kujtim nga vëllai i saj i ndjerë nga koha kur ai kishte qenë ish ushtar i UÇK-së. Avokati mbrojtës Naser Raufi tha se Feridja i kishte shpëtuar burgut, edhe pse prokuroria kërkonte dhe insistonte dënim me 5 vite burg. (INA)

Çaji na bën krijues

Çaji nuk ndihmon vetëm në ditë të ftohta për t’ju ndryshuar sadopak temperaturën e trupit dhe as nuk është i vlefshëm vetëm në rastet kur mund të jeni me grip, por tani duhet ta filloni dhe konsumoni më shpesh sepse do t’ju ndihmojë në përmirësimin e kreativitetit.

Sipas një studimi, pirja e çajit i bën njerëzit të jenë më kreativ. Vetëm një gjysmë filxhani ju ndihmon mjaftueshëm që t`ju frymëzojë me ide fantastike pas disa minutash.

Çaji përmban kafeinë dhe theaninë (një lloj aminoacidi) që përmirësojnë shpejtësinë e të menduarit, saktësinë dhe fokusin. Studiuesit nga Universiteti i Pekinit, në Kinë, shprehen se kjo do të thotë që çaji ka një efekt pozitiv mendor. Ata besojnë se kjo nxit disponimin e njerëzve dhe i ndihmon ata të qetësohen në një mënyrë të ngjashme me meditimin.

Këngëtari Mick Jagger, shkencëtari Albert Einstein dhe autori C. S. Lewis janë disa nga të famshmit që kanë konsumuar shumë çajin. Yan Huang, udhëheqësi i studimit, zhvilloi dy eksperimente 20 minutëshe në 90 studentë. Gjysma e nxënësve në secilën provë pinin deri në një filxhan çaj, tre minuta para fillimit të detyrave.

Gjysma tjetër pinte ujë, në testin e parë, atyre iu kërkua të krijonin një ndërtim “tërheqës” pa blloqe bllokuese. Dhe në të dytën, ata duhet të gjenin një emër “cool” për një restorant të ri. Ata që pinë çaj arritën të shënonin mesatarisht 6.54 pikë në testin ndërtimit të ndërtesës dhe 4.11 në provën e dytë të gjetjes së emrit për restorantin.

Ndërsa ata që konsumuan ujë, shënuan respektivisht 6.03 pikë dhe 3.78 pikë. Yan Huang u shpreh se : “Studimi aktual tregon se ata që pinë çaj mund të përmirësojnë performancën krijuese me mendime të ndryshme.”

“Kjo punë ndihmon në kuptimin funksionit të çajit mbi kreativitetin dhe ofron një mënyrë të re për të zbuluar marrëdhëniet midis konsumit të ushqimit dhe pijeve dhe përmirësimit të njohurive njerëzore”./TRT/

Kevin rrëfen: Ja pse më tmerron filmi që më bëri të famshëm

Macaulay Culkin do të mbahet mend gjithmonë si ylli i filmit “I vetëm në shtëpi” por vet aktori refuzon ta shohë.

Djaloshi simpatik biond, që tani është 37 vjeç, nuk e shikon me qejf filmin si gjithë të tjerët, por frikësohet sa herë vjen periudha festive: “Nuk dal dot nga shtëpia në atë sezon, sepse është periudha e Kevinit. Të gjithë që takoj më thonë që ta shikojmë bashkë. Kjo më gëzon, por dhe më frikëson”.

I ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, Culkin tha se kur e shikon filmin nuk e shijon si gjithë të tjerët, por i kujtohen skenat kur i xhironte.

Culkin madje refuzon dhe të ribëjë pozën klasike të Kevinit të tmerruar me duart në fytyrë: “Ka kaluar ajo kohë, tani jam 37 vjeç, nuk ka më vlerë”.

Duke shpjeguar pauzën e gjatë kinematografike, Culkin tha: “Isha i lodhur. Kam bërë 14 filma në gjashtë vjet. Ishin shumë. Isha larg shtëpisë dhe larg shkollës. Kisha nevojë të rritesha dhe të zhvillohesha si njeri. E jetova ëndrrën time dhe mezi prisja të kthehesha në shkollë”.

VIDEO: Fantazëm në varreza? Burri filmon momentin e frikshëm

Ky është momenti i frikshëm kur një instruktor palestre pretendon se ka parë një fantazëm teksa me kamerën e tij ekploronte një varr 800-vjeçar.

Një hije e bardhë paraqitet në kamerën e Tony Ferguson teksa ai investigonte në varrezat e Kishës së Shën Mërisë në Hampshire.

Tony thotë se ai vendosi të vëzhgonte varrezat pas raportimeve të një prezence negative nga njerëzit që vizitonin varret e të afërmve të tyre.

Ai thotë se dëgjoi një zhurmë të cilën beson se e lëshoi fantazma që kaloi pranë tij. (TemA)

Shkencëtari 104-vjeçar zgjedh eutanazinë: Më vjen keq që jetova kaq gjatë, tani dua të vdes

Shkencëtari më i moshuar në Australi, i cili shkaktoi një zhurmë të madhe në vendin e tij kur universiteti ku punonte vendosi ta largonte nga puna në moshën 102-vjeçare, ka hapur një debat tjetër me vendimin e tij për t’iu nënshtruar eutanazisë.

David Goodall, 104 vjeç, ka zgjedhur një klinikë në Zvicër për t’i dhënë fund jetës.

Ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje, por për shkak të moshës që nuk i lejon më jetë cilësore, ka kontaktuar me një klinikë të vetëvrasjes së asistuar në Basel.

“Më vjen keq që kam arritur në këtë moshë. Nuk jam i lumtur, dua të vdes.

Nuk është trishtues vendimi im, trishtues do të ishte fakti nëse dikush më pengon”, thotë ekologjisti 104-vjeçar.

“Mendoj se një njeri i moshuar si unë duhet të ketë të drejta të plota qytetare, përfshirë edhe të drejtën për vetëvrasjen e asistuar”, shprehet Goodall.

Vetëvrasja e asistuar është e ligjshme në shumë vende të botës.

Në Australi ka qenë e ndaluar deri në momentin kur shteti i Viktorias u bë i pari që e legalizoi si praktikë vitin e kaluar.

Por sipas ligjit që hyn në fuqi në qershor të vitit 2019, ky ligj gjen zbatim vetëm në rastin e pacientëve me sëmundje terminale dhe me jetëgjatësi jo më shumë se 6 muaj.

Exit International është një organizatë që po ndihmon profesorin të udhëtojë drejt Zvicrës.

Përfaqësues të saj thonë se është e padrejtë që një prej njerëzve më të moshuar dhe më të shquar të Australisë të detyrohet të udhëtojë jashtë vendit për të pasur një vdekje dinjitoze.

Grupi ka lançuar një fushatë për mbledhje fondesh në “GoFundMe” për t’i mundësuar udhëtimin nga Australia në Zvicës profesorit dhe personit që e shoqëron.

Goodall është një studiues i nderuar që punon për llogari të Perth Edith Cowan University.

Ai u bë kryelajm në mediat botërore në vitin 2016, kur universiteti e deklaroi të papërshtatshëm për punë.

Pas një mbështetjeje të madhe të komunitetit shkencor nga e gjithë bota, universiteti e anuloi vendimin për ta larguar nga puna.

Goodall ka përgatitur dhjetëra studime dhe deri kohët e fundit ka qenë i angazhuar si redaktor në shumë botime shkencore.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

Katër erëzat që luftojnë parazitët e zorrëve më shpejtë se medikamentet

Parazitët janë organizma që jetojnë “në kurriz” të një organizmi tjetër!

Ata vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme dhe mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore kur nuk trajtohen në kohë.

Disa konsumojnë ushqimin tuaj, duke ju lënë të uritur dhe të paaftë për të fituar peshë. Të tjerë ushqehen nga qelizat e kuqe të gjakut dhe shkaktojnë anemi.

Disa hedhin vezë dhe shkaktojnë kruajtje, nervozizëm dhe pagjumësi. Parazitët mund të jetojnë gjithashtu në organizmin e njeriut për vite pa shkaktuar simptoma, por kur këto të fundit shfaqen, përfshijnë shenjat si: Dhimbje barku, diarre, të përziera ose të vjella, gazra ose fryrje barku, dhimbje stomaku ose lodhje, humbje peshe etj.

Parazitët e brendshëm mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore, por konsumimi i erëzave është një mënyrë natyrale për të forcuar imunitetin dhe florën bakreriale dhe për të trajtuar parazitët e zorrëve.

1. Karafili ka veti të fuqishme antibakteriale, antivirale dhe anti-fungale. Vaji esencial i karafilit vret parazitët e brendshëm duke shkatërruar vezët që krimbat vendosin në traktin e zorrëve.

Është e vetmja barishte që mund të shkatërrojë plotësisht vezët e parazitëve.

2. Trumza
Trumza zgjon sistemin natyral mbrojtës të trupit, duke penguar rritjen e parazitëve. Vepron duke shkatërruar mikroorganizmat e dëmshëm të zorrëve. Trumza është një antibakterial natyral që pengon rritjen e baktereve në trup.

3. Hudhra
Hudhra mund të bëjë mrekulli kur vjen puna tek parazitët në sajë të enzimave të fuqishme antifungale.

Është në gjendje të shkatërrojë mikroorganizmat e rrezikshëm dhe të stimulojë eliminimin e metaleve të rënda nga trupi.

4. Vaji i rigonit
Vaji i rigonit është i pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira. Është anti-parazitare, anti-fungale, antivirale dhe antibakteriale. /LIVING/

Studentja që shiti virgjërinë bie në dashuri me blerësin e saj

20-vjeçarja Jasmine që shiti virgjërinë e saj për 1.2 milionë Euro, thotë se ka rënë në dashuri me blerësin. Studentja nga Parisi, e cila shiti virgjërinë për të udhëtuar në botë dhe për të hapur biznesin e saj, shprehet se nuk pendohet aspak për veprimin që ka bërë. Pavarësisht se vjen nga një familje fetare, virgjëria e saj u ble nga një bankier i suksesshëm i Wall Street në New York. Vajza tani tregon se burri me të cilin kreu marrëdhënie seksuale për para, është një person i dashur dhe do të fillojnë të takohen bashkë.

“Jam e lumtur që e kam shitur virgjërinë time dhe e kam takuar klientin. Isha pak nervoze, por në fund më pëlqeu vërtetë. Ai është njeri vërtetë i mirë dhe më trajtoi mirë. Nuk dua të tregoj detaje, por mund të them se do të takohemi përsëri me njëri-tjetrin. Është shumë shpejt që të flasim për dashurinë. Ne e pëlqejmë njëri-tjetrin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam e lumtur për njeriun që bleu virgjërinë time, jam me fat. Ai është i zgjuar, i suksesshëm dhe më pëlqejnë burrat e mëdhenj në moshë. Mbase do të udhëtojmë nëpër botë bashkë”, ka treguar 20-vjeçarja.

Megjithëse u rrit në një familje fetare dhe planet e saj ishin që virgjërinë ta humbiste pas martesës, shpenzimet e detyruan që të vepronte ndryshe. Këto shpenzime përfshijnë shtëpi të re dhe makinë, thotë Jasmine. Pavarësisht të gjithave, ajo nuk është penduar për veprimin e saj. /tvklan.al

Letra e fundit e Steve Jobs, “Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra”…

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.

Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë.

Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë.

Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar, shkruan bota.al. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra.

Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty.

Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”.