Ballina Aktualitet Lajme Viti arsimor 2018-2019, filluan regjistrimet në shkollat fillore

Viti arsimor 2018-2019, filluan regjistrimet në shkollat fillore

Në 360 shkolla fillore në Maqedoni prej sot fillojnë regjistrimet e nxënësve në klasë të parë. pritet në vitin e ardhshëm mësimor në bankat shkollore të ulen rreth 20.000 filloristë.

Regjistrimet e filloristëve bëhen për vitin shkollor 2018/2019, për fëmijë të lindur në vitin 2012. Fëmijët të cilët deri më 31.01.2019 do të mbushin gjashtë vjet mund të regjistrohen në klasë të parë me kërkesë paraprake nga prindi/kujdestari dhe mendim nga pedagogu shkollor. Regjistrimi zgjatë deri më 31 maj të vitit 2018.

Vitin e kaluar për vitin mësimor 2017/18 janë regjistruar 20.437 filloristë, ndërsa në Shkup rreth 6.200./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews