Ballina Blog Faqe 943

Përfitimet e shëndetit nga lajthitë

Thelbi i lajthisë preferohet edhe për organizma të dobësuar Konsumoni lajthi sa të mundeni pasi ato kanë shumë dobi në trupin tuaj. Jo vetëm thelbi, por edhe gjethet e trupi i saj mund të kurojnë shëndetin.

Përpos që është e mbushur me vitamina, thelbi i lajthisë preferohet edhe për organizma të dobësuar dhe për ata që janë anemikë, si dhe për gratë shtatzëna.

Prej lajthisë del një vaj eterik, i cili qetëson dhëmbin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eliminon parazitët në zorrë, ndërsa nga gjethet mund të qetësohen infeksionet e zorrëve dhe diarrea./sn/

Lopët e së ardhmes do të jenë të lidhura në internet

Përdorimi i teknologjisë së zgjuar nuk ka kufij dhe mund të përdoret veçanërisht në bujqësi.

Një kompani holandeze ka sjellë afër dy teknologji, sensorë të lëvizjes dhe inteligjencës artificiale për stallat e lopëve.

Kompania Connecterra sistemin IDA, një asistent i zgjuar për qumështarët, pas testimit në Evropë, e ka sjellë edhe në SHBA, ku vitin e kaluar filloi përdorimin komercial, transmeton kp.

Teknologjia IDA përdor një pajisje me sensorë të lëvizjes të vendosur në lopë rreth qafës. Kështu, lëvizjet e saj regjistrohen dhe transmetohen në një program të iniciuar nga inteligjenca artificiale. Sensori në këtë mënyrë mundëson transferimin e të dhënave dhe zbulimin e sjelljes së lopës, siç është përtypja, ecja, ushqimi etj.

Treguesit informojnë fermerët për sjelljen e lopëve dhe mund të përcaktojnë saktësisht gjendjen e shëndetit të kafshëve, të cilat mund të jenë promovuar nga fermeri.

Ky lloj kontrolli iu mundëson fermerëve të identifikojë gjendjen e kafshëve dhe rrit produktivitetin e punës deri në 10 për qind, gjë që gjithashtu iu lejon atyre të fitojë më shumë para.

Rrëfim prekës i bariut: Nuk munda të martohem, ky mall do të qëndrojë brenda meje gjithmonë! (VIDEO)

-“Megjithatë, unë kam dëshirë të shijoj një iftar si familje, por nuk ndodhi, pasi nuk munda të martohem. Ky mall do të qëndrojë brenda meje gjithmonë”,

Mumin Malldiri, nje bari në provincën Kirklareli të Turqisë i cili prej më shumë se gjysmë shekulli kujdeset për bagëtinë, kalon ditët gjatë muajit të Ramazanit duke bërë iftarin dhe syfyrin në sofrat që i përgatit vet në kullosat ku kullot bagëtinë.

Qoftë verë ose dimër, Malldiri ushtron detyrën e blektorit që prej 53 vitesh në zonën rurale pranë qytezës Üsküp në Kirklareli.
Malldiri, i cili jeton vetëm, edhe gjatë Ramazanit shëtit dhentë e tij nëpër shpate, ndërsa sofrën e iftarit e shtron në bar nën qiell të hapur, pasi ta vendosë bagëtinë në vathë.

Ai gatuan ushqimin e tij në zjarrin që ndez duke cakërruar gurët, ndërkohë që fillon me ngrënien e ushqimit pasi dëgjon ezanin e akshamit nga radioja që ka.
Pas një pauze të shkurtër pas iftari, ai përfundon punën e tij duke mjel delet.

Në barakën ku qëndron, nuk ka qasje të energjisë elektrike.
Ai shtron sofrën e syfyrit duke ndriçuar dhomën e tij me llambë gazi dhe pas syfyrit ai nis ditën e re duke përsëritur nijetin për të agjëruar ditën që e pret.

“Allahu është lehtësues për çdo gjë”

Thotë se edhe syfyrin, edhe iftarin i bën në zonën rurale ku ruan dhentë, kurse dëshira e tij më e madhe është të bëjë iftar në një sofër familjare gjatë muajit të Ramazanit.
“Të jesh bari nuk është punë e lehtë. Bariu nuk ka punë me ushqimin, as gjumin. Mundi i bariut gjendet në shkopin e tij.
Jo secili mund të jetë bari.
Që nga mosha 13 vjeçare, jeta ime ka kaluar në kullosa dhe vathë”,

Ai shton se ka dashuri të madhe për kafshët, porse për shkak të moshës së shtyrë kohë pas kohe ndien vështirësi.

“Syfyrin e bëj me djathë, ullinj, domate, kurse iftarin me vezë dhe kos. Gjithsesi, këto janë gjërat e vetme që ha një bari. Bariu nuk ka kohë të ulet tërë ditën e të ziejë ushqim. Çdo gjë që ka bariu, e ka në torbën e tij; çajniku, uji, ushqimet për iftar dhe syfyr, të gjitha gjenden në torbën e tij. Në Ramazan na rëndohet pakëz barra, por Allahu është lehtësues i çdo gjëje.
Çdo gjë ka anën e saj të lehtë, mjafton ta bëjmë punën duke e dashur atë. Bariu nuk ka orë. Bariu një herë ngop barkun e kafshëve, pastaj të vetin”, .

Ai thotë se në natyrë çdo gjë është e shijshme dhe e bukur. “Por, është e shijshme nëse bën punën duke e dashur. Madje edhe një copë bukë e thatë është e shijshme në iftar dhe syfyr. Megjithatë, unë kam dëshirë të shijoj një iftar si familje, por nuk ndodhi, pasi nuk munda të martohem. Ky mall do të qëndrojë brenda meje gjithmonë”,

Video e paparë me mbi 4 milionë shikime: Dhentë e Hebib Kokës duke u larë (VIDEO)

Një video e paparë është publikuar në YouTube dhe ka marrë mbi 3 milionë shikime, transmeton Tetova News.

Në video shihet se si dhentë e Hebib Kokës nga Bllaca hidhen në lumë që të lahen.

Video është realizuar në fshatin Bllacë në vitin 2015.


Kryeprokurori i Gjakovës tregon detaje për vdekjen e aktorit Art Kurti

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes së aktorit të serialit “O sa mirë” dhe zyrtarit komunal të komunës së Gjakovës, Art Kurti. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj ka thënë për “Zërin” se dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje

Kryeprokurori tha se prokuroria po pret ekzaminimin e trupit të viktimës dhe armës që është gjetur në veturë, me të cilën dyshohet se është kryer vepra. “I kemi dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore trupin e tij bashkë me armën, telefoni, predha që është gjetur për ekzaminim.

Ende nuk i dimë shkaqet e vdekjes, sipas hetimeve paraprake dyshohet që ka bërë vetëvrasje. Janë marrë disa veprime hetimore dhe gjatë kësaj kohe janë duke u ndërmarrë. Mirëpo, ende është herët të flasim për këtë”, tha kryeprokurori Selimaj. Kryeprokurori thotë se arma e cila është gjetur në veturën e aktorit nuk është e regjistruar. “Arma është pa leje. Arma është gjetur vetëm në automjet, të qafa e Zabelit një fshat në brezin kufitar me Shqipërinë.

Ai ka qenë i goditur në kokë, plumbi e ka shpuar kokën, duke dalë në anën tjetër dhe është gjetur jashtë veturës. Edhe ky plumb shkon në ekzaminim bashkë me gëzhojën dhe armën. Tash do e shohim nëse plumbi që e ka goditur ka qenë i armës që është gjetur në veturë, apo i ndonjë arme tjetër”, tregoi Selimaj.

Ndryshe, trupi i pajetë i aktorit Art Kurti është gjetur rreth orës 7:50 të mëngjesit të sotëm. Policia ka treguar se trupi i viktimës është gjetur në rrugën Gjakovë – Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit në një veturë.

Ende nuk është dënuar asnjë polic për torturën ndaj Grupit të Kumanovës, ja çka thotë State Departamenti Amerikan

Asnjë polic i dyshuar për torturimin e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës nuk është dënuar deri më tani. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që kur pjesëtarë të Grupit të Kumanovës kanë njoftuar avokatët dhe opinionin se ndaj tyre ushtrohet dhunë sistematike gjatë sjelljes në gjykatë dhe kthimit në burg, deri sot nuk ka asnjë dënim lidhur me këtë sjellje.

“Jo që nuk janë dënuar, por nuk është ngritur as aktakuzë ndaj ndonjërit prej tyre”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati i disa prej të arrestuarëve, Naser Raufi, duke shprehur revoltë ndaj mungesës së sanksioneve për policët dhe gardianët e akuzuar.
Torturimi i pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës edhe sivjet përmendet në Raportin vjetor për të drejtat e njeriut të State Departamentit Amerikan.

“Në korrik të vitit 2016, gjashtë nga 37 personat e arrestuar nën akuzën për pjesëmarrje në konfliktin e vitit 2015 me policinë në Kumanovë ku 18 persona mbetën të vdekur, kanë kërkuar nga gjykata të ju mundësohet asistencë mjekësore, pasi janë ankuar nga brutaliteti policor gjatë transportimit të tyre nga burgu në gjykatë.

Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar prolongim të procesit, duke pretenduar se “Tortura ndaj të arrestuarve është evidente dhe ka ndodhur që nga dita e parë kur janë arrestuar deri në seancën e fundit”. Gjykata i informoi avokatët e të dyshuarve se raportet mjekësore kanë konfirmuar dhunën fizike të ushtruar ndaj dy të arrestuarve dhe ka vërejtur lëndime minore.

Ish ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, ka thënë hetimet nuk kanë gjetur gjurmë të torturës dhe nuk janë marrë masa kundër policëve dhe gardianëve të akuzuar, përkundër ankesave të përsëritura dhe thirrjet që të ndërmerren masa nga këshilli mbrojtës dhe ombudsmani.

Në dhjetor të vitit 2016 Ministria e brendshme njoftoi se do të rihapen hetime. Deri në shtator, 14 policë dhe një gardian kanë qenë nën hetime për keqpërdorimet e përmendura. Në tetor ombudsmani konfirmoi akuzat e kryera nga të punësuarit e Ministrisë së Brendshme në rastin e transportimit të arrestuarve në gjykatë. Hetimet kanë vazhduar edhe lidhur me ankesat e njërit prej të arrestuarve se një pjesëtar i njësitit policor ‘Tigrat’ e ka dhunuar seksualisht”, thuhet në raportin vjetor të State Departamentit Amerikan.

4 gjëra që mund t’i kuptoni nga grupi i gjakut

Në përgjithësi nuk i kushtojmë rëndësi aspak grupit tonë të gjakut, madje disa prej nesh ende nuk dinë se cilit grup i përkasin. Ky informacion rreth trupit tonë, që në plan të parë nënvlerësohet është shumë i vlefshëm dhe arrin të na paralajmërojë rreth sëmundjeve.

Është vënë re një lidhje midis disa patologjive të ndryshme dhe grupeve specifike të gjakut.

Probleme me zemrën

Grupi i gjakut është i aftë të parashikojë se sa të predispozuar jeni për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Të qenit në grupin 0 ul rrezikun e problemeve kardiovaskulare, ndërkohë që grupi AB ka 23% mundësi të ketë sëmundje të kësaj natyre. Grupi B nga ana tjetër 11% e ndërsa grupi A vetëm 5% më shumë se grupi 0. Përgjithësisht grupi AB lidhet me inflamacionin kurse A- ja me livelet e larta të kolesterolit.

Infertilitet

Gratë me grup gjaku 0 kanë tendencë më të lartë se gratë e grupeve të tjera për t’u prekur nga infertiliteti. Studime të shumta kanë treguar se këto gra rrezikojnë shterimin e depozitës ovale, pra e thënë ndryshe kanë më pak vezë si dhe rezultojnë të kenë më pak sukses me implantimin e fekondimit in- vitro.

Kancer

Grupi 0 është shumë më pak i rrezikuar nga llojet e ndryshme të kancerit, ndryshe nga grupi A apo AB, të lidhur veçanërisht me kancerin e stomakut.

Humbje kujtese

Besojeni ose jo është parë një lidhje midis grupit të gjakut dhe kujtesës. Grupi AB ka tendencën për t’u prekur nga demenca, e cila konsiston në degradimin e funksioneve të trurit. Sipas statistikave, njerëzit me grup gjaku AB janë 82% të rrezikuar nga problemet e kujtesës. Problemi mendohet të ketë të bëjë me një proteinë, e cila gjendet në nivele të larta në grupin AB./pe/

Aktori i famshëm çon me pushime në Hauai 500 personat e stafit

Aktori i famshëm Ben Affleck njihet për zemërgjerësinë e thjeshtësinë e tij. Duket se pas përfundimit të xhirimeve të filmit të tij më të ri “Triple Frontier”, 45-vjeçari vendosi të çojë të gjithë skuadrën me pushime.

Me një staf prej 500 vetash ai dhe e dashura e tij u nisën për në Hauai ku çdo gjë është e paguar dhe ka festë në çdo orë. Kjo është dhurata më e bukur që një shef mund t’i bëjë stafit të tij dhe ky veprim i Affleck ka tërhequr vëmendjen e medias.

Megjithëse është në një udhëtim argëtues me punëtorët e tij, Ben Affleck e kishte mendjen vetëm tek e dashura, Lindsay Shookus dhe nuk i’a ndante sytë në asnjë moment. Duke se dashuria i’a ka marrë mend aktorit hollivudian./sn/

Lë punën për të udhëtuar – shënimet e tij i shndërron në art

Edhe sot ka njerëz që mbajnë shënime mbi atë që përjetojnë.

Një artist fletoret dhe shënimet e tij i ka shndërruar në art, transmeton Klan Kosova.

Ato janë të mbushura me ilustrime dhe shënime mahnitëse – janë vepra magjepsëse të artit, të bëra duke përdorur bojëra uji, stilografë, elemente të fotografisë, pulla postare, shkrime dhe vizatime.

Jose Naranja ishte një inxhinier i aeronautikës, por më vonë vendosi të merrej me art dhe udhëtime.

Ja ku është origjina e skizofrenisë

Gjendet në tru vatra i skizofrenisë, ose bashkësia e zonave të përfshira në shtrembërimin e perceptimeve tipike të kësaj sëmundje.

Ky studim i publikuar në revistën shkencore “Neuroimage: Clinical” është zhvilluar nga Qendra për Sistemet e Neuroshkencave Konjitive (CNCS) në Institutin Italian të Teknologjisë (LIT) në Rovereto.

“Ky është hapi i parë për të përgatitur terapi farmakologjike më të sakta”, deklaroi koordinatori i grupit të kërkimit, Angelo Bifone.

Kërkimi italian kundërshton teorinë që ka qenë më e pranuar deri tani, sipas të cilës haluçinacionet dhe modifikimet e perceptimeve kanë origjinë në koren ballore, zona e trurit që kontrollon funksionet konjitive të larta si gjuha dhe përllogaritja e veprimeve.

Krahasimi i imazheve të aktivitetit të trurit të marra me teknikën e rezonancës magnetike në 94 persona të shëndetshëm dhe po kaq të sëmurë me skizofreni, tregon se zonat e kores ballore nuk preken, por ndryshimet ndodhin në perceptimin fillestar të sinjalit të cilat reflektohen në funksionet e larata konitive, duke i ndryshuar.

Sipas autores kryesore të këtij studimi, Cecile Bordier, “komunikimi ka ndryshuar në nivele shumë më parësore të përpunimit të sinjalit”.

Në këtë mënyrë është vërejtur se ku e ka origjinën keqfunksionimi i komunikimit mes zonave të kores së trurit, që ndryshe quhet fragmentizim i lidhjes funksionale./sn/

Çmimi i nuseve në Tetovë baras me çmenduri!

Familjet me buxhet mesatar në Tetovë dëshirojnë që vajzës së tyre që martohet t’i bëjnë dhuratë se paku një palë dimija, një stoli ari ku mund të përfshihet një qafore apo një byzylyk dhe disa fustana.

Por, kjo nuk është e gjitha, shpesh këtyre dhuratave u bashkangjiten edhe mjete të teknikës së bardhë dhe pajisjeve shtëpiake.

Poashtu ka raste kur familja e vajzës vendosin që si dhuratë për martesë t’i dërgojnë vajzës së tyre veturë që llogaritet si një dhuratë mjaft e mirë.
Po të kalkulojmë të gjithë këto harxhime duke mos marrë parasyshë veturën meqë është dhuratë më e rallë, familja e nuses harxhon diku rreth 5000 euro për të kompletuar dhuratat për vajzën e tyre.

Megjithëse të gjithë këto harxhime janë të mëdha ato përsëei nuk i afrohen shumës së harxhimeve që bëhen nga ana e dhëndrit.
Po e filloj nga dhoma e gjumit e cila kushton prej 1000 euro por edhe më shumë, varësisht nga salloni i mobiljeve ku e blejnë, nga materiali më të cilin është punuar dhe sigurisht nga modeli që ka.

Dhomës së gjumit i bashkangjitet perde dhe tepihë të cilët sigurisht që kushtojnë dhe kapin shumën së bashku mesatarisht deri në 300 euro.

Fustani i bardhë që paraqet një element të rëndësishëm të martesës gjithashtu për nusen tetovare duhet të jetë i veçantë, i blerë shtrenjt dhe në qoftë se kushton diku rreth 500 apo 600 euro nuk paraqet habi për nusen tetovare sepse ajo ka dëgjuar që ka raste kur fustanin e porosisin dhe ai kushton prej 1000 euro e ndoshta edhe më shumë.

Për të llogaritur shumën totale e marrim mesataren e që i bie diku rreth 800 euro.

Një fustan tjetër i rëndësishëm për nusen është edhe i ashtuquajturi “fustani i kanës” që kohëve të fundit ka filluar të marr formën e fustaneve që shohin në filmat e Indisë dhe sigurisht që janë të shtrenjtë sepse materiali është i shtrentjë.

Më i liri do të kushtonte 300 euro ndërsa për më të shtrenjtin do paguanin mbi 1000 euro. Një mesatare do të ishte diku rreth 500 euro.

Krahas këtyre nuses duhet t’i blejnë dimija të cilat përveç këpucëve kërkojnë edhe gjëra të tjera për të veshur, të cilat kushtojnë mjaft nga ku do të veçonim stolinë e arrit sepse siç thonë në Tetovë nuk mund të veshësh dimija pa pasur stoli të arrit.

Janë një sërë gjërash të cilat duhet nusja t’i ketë kur vesh dimija dhe po fillojmë nga më e lira duke shkuar gradualisht deri te më e shtrenjta e që llogaritet se janë stolitë e arrit.
Këpucët në të kaluarën kanë qenë këpuc të thjeshta me ndonjë zbukurim vizëllues por tanimë kohëve të fundit nuset preferojnë që të mbajne këpuc të punuara me model të njëjtë si të dimive.

Vetëm puna kushton 20 euro ndërsa obligohesh të blesh këpucët vetë dhe kjo përfshin diku rreth 40 euro për një palë këpuc të këtij lloji.Në raste të caktuara edhe më shumë por e po e marrim një mesatare.

Dimitë si duket i kanë shumë qejf nuset tetovare në përgjithësi duke dashur ndonjëher edhe t’i modernizojnë me ç’rast krijojnë modele të ndryshme të cilat për një kohë të shkurtër shpërndahen edhe nëpër rrjetet sociale.

Zakonisht këto fan page me modele të ndryshme të dimive i administrojnë pronarët e butiqeve të cilët bëjnë kështu edhe reklamimin e punës së tyre.

Dimitë kushtojnë diku prej 600-1200 euro varësisht modelit dhe mënyrës se si janë punuar. Nga kjo shumë ne e marrim mesataren e që është 800 euro për një palë dimi.
Dimitë patjetër të veshen me këmishë e cila poashtu është e shtrenjtë por shuma e saj varet edhe nga mënyra se si është punuar dhe me çfarë është punuar.
Ka këmisha nga 250 euro, por ka edhe më të shtrenjta, nga 500 euro në qoftë se janë të punuara edhe me gurë edhe me gjilpërë. Mesatarja këtu është diku rreth 400 euro.
Siç e dimë nuset mbajnë edhe “mindil” të punuar me gjilpërë që kushton mesatarisht 250 euro.

Mirëpo kohëve të fundit është bërë traditë që krahas mindilit nusja të ketë edhe një buqet me lule.

Buqeti mund të jetë i ndërtuar nga lulet natyrale apo lulet e plastikës dhe materialeve të tjera. Lulja kushton mesatarisht 15 euro duke e ditur qe ka edhe më të shtrenjta.
Mos të harrojmë edhe rregullimin e flokëve dhe grimin tek parukerja. Këtu çmimet janë të ndryshme që lëvizin prej 20 deri më 50 apo edhe 100 euro.

Mirëpo ne po e zgjedhim këtu shumën 25 euro për një rregullim në parukeri.
Duke pyetur pronarët e argjendarive se sa janë shumat mesatare për stolitë e arit që blenë një nuse, ata fillimisht nuk deshën t’i përgjigjen kësaj pyetje por në bashkëbisedim theksuan se diku rreth 3000-5000 euro është minimumi i arit që e blenë çdo nuse.

Sa për maksimumin nuk vazhduam të pyesim sepse dëgjojmë në përditshmërinë tonë që ka nuse që posedojnë deri më 100 000 euro stoli ari. Për tu bërë modest ne po e marrim mesataren 4 mijë euro stoli ari.

Gjithashtu nuses i blejnë dhe i qepin edhe shumë fustane me materiale të ndryshme, të shtrenjta e më të lira duke pretenduar se ato janë shumë të nevojshme për tu dukur një nuse ashtu siç i ka hije.

Përveç pjesës së teshave që i blejnë, nga ana e dhëndrit paguhen edhe harxhimet e restoranit dhe muzikës që do e marrin. Menyja në dasmat e Tetovarëve ndryshon varësisht prej restorantit që kanë zgjedhur, varësisht nga ushqimet që do i përmbajë por në ërgjithësi mënyja fillon nga 7 euro e deri më 20 e më tepër euro.

Mirëpo harxhimet e restoranit janë të mëdha sepse tetovari e ka traditë që në darsëm të ftojë familjarë, të afërm, farefis, shok dhe kolegë. Së paku 200 persona është lista fillestare për ata që do të ftojnë në dasëm.
Deri në ditën që do rezervohet arrinë numrin 250 e shpesh edhe më shumë varësisht se sa familja është e madhe.

Duke marrë për bazë një meny mesatare prej 10 eurove dhe një numër dasmorësh prej 200 personave, mund të themi që harxhimet e restorantit mesatarisht janë 2000 euro, por kjo ndryshon dukshëm varësisht menysë që zgjedhin dhe numrit të personave.
Muzika e dasmës gjithashtu kushton mjaft sepse preferojnë që edhe natën e kanës të marrin këngëtarë, edhe të nesërmen kur të shkojnë të marrin nusen por edhe në mbrëmje në restorant, kështu që për tre herë radhazi duhet të paguajnë këngëtarë.

Më pak që mund të paguajnë për muzikën është 1000 euro, ndërsa ka raste kur preferojnë të marrin ndonjë këngëtarë të njohur të estradës i cili kërkon deri më 2000 apo 3000 euro. Mesatarisht do thonim që muzika kushton diku 2000 euro.

Harxhime të tjera për zbukurim të shtëpisë, veturës së nuses, zbukurimit të teshave të nuses të rregulluara në kuti, harxhimet për ftesat e dasmës dhe shumë harxhime të tjera të cilat ndonëse të vogla kur të kalkulosh së bashku me harxhimet e më sipërme kapin shumën rreth 20 mijë euro.

Domethënë për tu bërë nuse tetovare duhet harxhuar 20 mijë euro e shpesh edhe më shumë sepse ka raste kur vetëm stolia e arrit kushton kaq e ndoshta edhe më shumë.
Por, ne në kalkulimet tona morëm për bazë atë që është e përgjithshmja e jo rastet ekstreme siç është edhe rasti kur nusen shkojnë e marrin me helikopter dhe i bëjnë stoli ari me shumë prej 100 000 mijë eurove.

Ju mbetet që vetë të vlerësoni si qëndron puna me tërë këto harxhime që edhe përkundër ankesave të përditshme se na ka kapluar kriza ekonomike nusja tetovare siduket qenka nusja më e shtrenjtë në Ballkan.huazuar nga Kosovarja

5 gjërat që duhet të dini për variçet dhe kapilarët e zgjeruar të këmbëve

Në stinën e pranverës dhe verës femrat dëshirojnë të kenë këmbë të bukura. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe variceve. Zbuloni disa fakte interesante mbi krijimin e variceve dhe si mund të kurohen.

1.Të qëndrosh këmbë mbi këmbë nuk të shkakton variçet
Deri më sot të gjithë kemi menduar se kryqëzimi i këmbëve është një nga shkaqet kryesore të variçeve, por ekspertët thonë se kjo nuk ndikon. Grumbullimi i gjakut në fakt shkaktohet më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur. Shkaqe të tjera janë obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve dhe kontrolli hormonal i lindjes

2.Nuk janë thjesht një problem estetik
Koncepti më i zakonshëm është se variçet të shëmtojnë këmbët, por nuk duhet shmangur as efekti i tyre në shëndet. “Variçet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve”, thonë ekspertët. Pra, kur duhet të shkojmë tek doktori? Nëse këmbët tuaja ndjehen të rënda apo ju dhembin në fund të ditës.

3.Variçet dhe kapilarët e dukshëm nuk janë e njëjta gjë
Kapilarët janë të vegjël, vena të vogla gjaku që mund të shihen nën lëkurë, zakonisht janë të padëmshme, dhe janë si pasojë e qarkullimit të ulët të gjakut dhe variceve që mund të formohen. Ndërsa variçet janë zgjerimi i venave ku qarkullon gjaku, janë të trasha si fije dhe zgjaten në këmbë.

4.Edhe meshkujt kanë variçe Ekspertët vlerësojnë se 70-80% e pacientëve që trajtohen me variçe janë femra, por kirurgu vaskular, Garth Rosenberg thotë se edhe meshkujt vuajnë nga kjo sëmundje edhe pse kanë më pak nevojë për trajtim.

5.Edhe shtatzënia shkakton variçe Ekspertët thonë se gjatë shtatzënisë ndaj venës kryesore që furnizon pjesën e poshtme të trupit, dhe fetusi praktikisht mund të bllokojë qarkullimin e gjakut. Krahas kësaj, prodhimi i hormoneve shtesë gjatë shtatzënisë, shkakton një lëshim të muskujve të venave, me tendencë që ato të zgjerohen. Në këtë mënyrë rritet rreziku për variçet./Burimi ”Gazeta Shëndeti”/

5 të mira nga e verdha e vezës

Doktorët gjithmonë kanë pasur një debat për të verdhën e vezës. Disa thonë se është e dëmshme, e disa të tjerë thonë se ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore

Studimet kanë treguar se e verdha e vezës na i jep përfitimet nëse i konsumojmë pa të bardhën. Madje pasi e keni thyer vezën, duhet të mbani vetëm të verdhën dhe ta hidhni tutje të bardhën.

E verdha e vezës përmban proteina, hekur, antioksidantë, vitamina, B2, B5, B12 dhe vitaminë D. Çfarë ndihmon e verdha e vezës?

Memorien Për të përmirësuar memorien, duhet të konsumoni 1-2 të verdha veze çdo ditë, për 4 javë rresht. Bëni një pushim tri javor dhe më pas përsëriteni trajtimin.

Kancerin e gjoksit Studimet kanë treguar se gratë që konsumojnë rregullisht të verdhat e vezëve kanë më pak gjasa për kancer të gjoksit.

Për flokë të shëndetshëm Konsumoni të paktën 5 vezë në javë, nga 1-3 muaj. Ky trajtim do të rrisë flokët tuaja në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.

Ilaç për gratë shtatzënë Duke qenë se përmban hekur, vitaminë D dhe një sërë vitaminash B. Këto lëndë janë shumë të rëndësishmë për foshnjën që ende nuk ka lindur.Mamatë shtatzënë duhet të konsumojnë dy vezë të ziera çdo ditë, për 5 javë rresht.

Lufton mbipeshën Nëse ju konsumoni vezë çdo ditë, nuk shëndosheni, përkundrazi. Do të humbni në peshë. Bëni një trajtim 2 mujor me nga 1 vezë./sn/

Si të menaxhoni stresin në vendin e punës me vetëm 5 hapa

Ēshtë stresi shoqërues i vazhdueshëm gjatë punës tuaj? Nëse po, nuk jeni vetëm. Stresi në vendin e punës është diçka e zakonshme dhe nuk keni pse shqetësoheni, thjesht mundohuni ta menaxhoni dhe pse jo ta pranoni atë si shoqëruesin tuaj të përditshëm.

Ka disa gjëra që mund t’i bëni, në mënyrë që të mund ta mbani stresin nën kontroll. Në këtë fillim jave mund t`ju nevojiten disa këshilla.

Qëndroni drejt. Pozicioni i mirë ndikon në produktivitetin tuaj në punë. Qëndrimi ulur në pozicion të kontraktuar apo të ngushtë ju bën të ndiheni më të stresuar dhe më pak të fuqishëm.

Organizohuni. Sipas disa studimeve, vetëm duke parë rrëmujën mund të nxisë trupin të prodhojë hormone stresi. Kështu, të punuarit në një vend të rrëmujshëm mund t’ju stresojë edhe pse puna që bëni mund të mos jetë fare stresuese.

Qëndroni larg qëllimeve jorealiste. Ambicia është gjë e mirë, por ndonjëherë mund te bini në kurthin e objektivave tuaja, duke ju dekurajuar kur dështoni në përmbushjen e tyre.

Shmangni ndërprerjet. Mund të jetë e vështirë kur jeni të mbingarkuar, por studiuesit gjermanë zbuluan se fokusimi sjellë më pak stres se ndërprerja e punës. “Nderprerja e punës sjell efekte në performancën në punë, harresën e qëllimeve, apo irritim”, -shkruhej në këtë kërkim.

Mirëpriteni stresin. Po, tingëllon e çuditshme, por kërkime në Universitetin e Yale mbrojnë idenë se stresi mund të ketë benefite. Të pasurit të një ideje pozitive për stresin i bën njerëzit më të gatshëm për t’u përballur me situatat stresuese që mund t’ju paraqiten./sn/

A është i mundur udhëtimi në kohë?

Ideja e udhëtimit në kohë është tunduese, tërheqëse. Do mjaftonte shtypja e disa butonave për të shkuar jo vetëm “diku tjetër”, por edhe “në një kohë tjetër”.

Që prej botimit të novelës “Makina e kohës” e H.G Wells në vitin 1895, fillimisht kinemaja dhe më pas shkenca është mahnitur nga kjo ide.
Por a është i mundur vërtet një udhëtim në kohë?

Le të ndalemi tek përgjigjja që i jep shkenca. Shekullin e kaluar, Albert Einstein tregoi se koha është elastike, ajo mund të tkurret dhe zgjatet.

Për këtë ai solli shembuj të thjeshtë, udhëtimin nga njëri kontinent në tjetrin. Vetëm në një lëvizje nga Londra për në Nju Jork, njeriu zhvendoset me një të miliardtën e sekondës në të ardhmen. Kjo zhvendosje është shumë, shumë pak për t’u vënë re nga ne.

Por zgjatja e kohës mund të jetë e mahnitshme po të udhëtohet me shpejtësinë e dritës, rreth 300 mijë kilometra për sekondë.

Shkencëtarët thonë se po të udhëtosh me 99 për qind të shpejtësisë së dritës për në yllin Vega, që është 25 vite dritë larg dhe të rikthehesh sërish në Tokë, ke shpenzuar vetëm 7 vite kohë në anijen e udhëtimit, ndërsa në tokë nuk do të gjesh vitin 2025, por do të gjesh vitin 2067. Pra udhëton 42 vite në të ardhmen.

Megjithatë, Einstein zbuloi se jo vetëm shpejtësia ndikon tek koha, por edhe graviteti. Një udhëtim i vërtetë në kohë kërkon fushë gravitacionale intensive dhe për këtë shkencëtarët thonë njëzëri: vrimat e zeza në univers e ofrojnë këtë.

Në sipërfaqen e tyre, “koha ndalet” në krahasim me konceptin e kohës që kemi ne. Në të vërtetë, vrimat e zeza janë të tilla, sepse edhe vetë drita bllokohet nga fusha e fuqishme gravitacionale e tyre.

Por t’i afrohesh një fenomeni të tillë misterioz, jo vetëm që është e pamundur nga ana teknologjike, por edhe e rrezikshme. Vrimat e zeza ofrojnë vetëm udhëtimin në të ardhmen, për të udhëtuar në të shkuarën duhet diçka tjetër, ajo që qarqe të caktuara të shkencës e quajnë “wormholes”, ose ashtu siç janë përshkruar në mjaft filma fantastiko-shkencorë, si “porta të udhëtimit në kohë”.

Por, ndërsa vrimat e zeza ekzistojnë më siguri, për këto këto të dytat nuk ka asnjë provë për ekzistencën e tyre, madje pjesa më e madhe e fizikantëve shprehen skeptikë për këtë./sn/

Show Humor “Al Pazar” (VIDEO)

Al Pazar – 21 Prill 2018 – Pjesa 1

Al Pazar – 21 Prill 2018 – Pjesa 2

Al Pazar – 21 Prill 2018 – Pjesa 3


Al Pazar – 21 Prill 2018 – Pjesa 4

Video/15-vjeçaren e kapin dhimbjet e lindjes, sjell në jetë fëmijën në mes të lulishtes së Durrësit

Një vajzë e komunitetit rom vetëm 15 vjeç ka sjellë në jetë fëmijën e saj në lulishten e Durrësit, atje ku kishte shkuar për të lypur bashkë me bashkëshortin e saj dhe disa fëmijë të tjerë.

Vajza rome e quajtur Meke dhe me origjinë nga Fieri kishin shkuar në qytetin e Durrësit për të lypur, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

“Jemi nga Fieri. Ishim atje dhe erdhëm këtu për të lypur. Pa drita jemi në shtëpi, s’kemi ekonomi. Jemi 6 veta së bashku me mua dhe nusen”, shprehet bashkëshorti i 15-vjeçares për Durrëslajm.

28-vjeçari tregon se bashkëshorten e tij e kapën dhimbjet në lulishte dhe solli në jetë një djalë.

“Lindi këtu në lulishte. E kapën dhimbjet, lindi djalë. Pastaj e çuam në spital, pa lekë, pa gjë, por doli me sukses”- u shpreh ai.

5 ushqime fantastike, me efekte kundër plakjes

Kush nuk do të donte të qëndronte e ri përgjithmonë? Ritmet e kohës, mjerisht, nuk mund të ndalen, por, duke ndjekur rregulla të thjeshta, të lidhura me të ushqyerit, është e mundur të vonojmë shfaqjen e shenjave të plakjes dhe të ruajmë formën! Disa këshilla të vlefshme për mirëqenien tonë.

Kush nuk do të donte të bënte një dietë që ka fuqinë të na bëjë të mbetemi të rinj? Për fat të keq, eliksiri i rinisë së përjetshme, për momentin mbetet i kufizuar në botën e fantashkencës.

Megjithatë, nuk është kurrë tepër vonë për të filluar ushqimin siç duhet, pasi pikërisht veprimet dhe zgjedhjet që bëjmë nga pikëpamja ushqimore, kanë një ndikim të rëndësishëm në ecurinë e plakjes sonë.

Natyrisht, plakja është një fenomen krejtësisht natyror, për shkak të degradimit dhe humbjes së funksionalitetit të sistemeve biologjike, të përcaktuar jo vetëm nga gjenetika: në fakt, faktorë të ndryshëm të mjedisit, siç janë nivelet e ndotjes ose furnizimi me energji, janë në gjendje të rregullojnë (nëse janë faktorë negativë, të përshpejtojnë) procesin e plakjes.

Në bazë të rregullores së këtij procesi, përveç kalimit të pashmangshëm të kohës, ekziston mekanizmi i stresit oksidativ, dmth e gjithë seria e reaksioneve biokimike që çojnë në formimin e radikaleve të lira, një specie kimike e aftë të bashkëveprojë me sistemet biologjike, duke sjellë dëmtimin dhe degradimin e tyre.

Prej kësaj, është e lehtë për të kuptuar se themeli i dietës anti-plakje është padyshim një konsum i lartë i antioksidantëve që luftojnë këto procese, si dhe mineraleve dhe vitaminave, protagonistë në funksionimin e duhur të metabolizmit në çdo qelizë, duke e bërë atë efikase në luftën kundër agjentëve të dëmshëm dhe fenomeneve të degjenerimit.

Cilat janë këto ushqime?

Kivi: në mesin e frutave të freskëta, ato janë më të pasurat me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm; 85 mg për 100 g kivi kundrejt 50 mg tek portokallet, të cilat mbeten një alternativë e mirë.

Lakra dhe brokoli: këto përmbajnë përbërës të squfurit, të cilave gjithashtu i atribuohen vetitë anti-tumorale.

Fasule të zeza: Të gjitha fasulet janë të përshtatshme kur ndjek një dietë anti-plakje, por sidomos fasulet e zeza janë të pasura me antocianinë dhe flavonoide (produkteve bimore që u japin karakteristikat e vishnjes, blusë ose të zezës).

Çaji jeshil: gjerësisht i konsumuar në kulturat orientale, ai siguron sasi të bollshme molekulash, të njohura si katekina, antioksidantë shumë të fuqishëm. Pirja e disa gotave çaj na ndihmon gjithashtu të qëndrojmë të hidratuar, kjo do të thotë që trupi ynë të punojë më mirë dhe të jetë më efikas edhe kundër plakjes!

Arrat: pothuajse konsiderohet si një “ushqim super” për shkak të përmbajtjes së tyre në acide yndyrore të serisë omega 3, me një veprim të fuqishëm anti-inflamator, duke lejuar kështu një reduktim të stresit oksidativ.

Zbulimi i sëmundjeve, kur duhet kryer analiza e gjakut dhe të përgjithshmet

Dr. Blerina Koprencka, mjeke hematologe pranë Spitalit Hygeia Tiranë shpjegon shenjat që duhet që duhet të na shtyjnë të bëjmë analizat e gjakut.

Cila është rëndësia e check-up dhe përse duhet bërë kontrolli i shëndetit?
Të parandalosh është më e lehtë se të kurosh. E megjithatë prirja në përgjithësi  është kryerja e analizave vetëm kur kemi probleme shëndetësore. Check-up do të thotë  një kontroll mjekësor që duhet ta bëjnë të gjithë njerëzit minimumi 1 herë në vit, pa simptoma dhe shqetësime mjekësore për të verifikuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe për të parandaluar sëmundjet .

Sa herë në vit është e nevojshme kryerja e analizave të gjakut?
Normalisht për një individ të shëndetshëm është i mjaftueshëm një check-up një herë në 6 muaj ose në një vit.

Çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët para se të vijnë të kryejnë check-up?
Para se të kryhen analizat e gjakut, pacienti është e rëndësishme  të respektojë rregullat paraprake që ndihmojnë në procedurë diagnostike të saktë. Nëse pacienti nuk i respekton siç duhet këto masa paraprake kjo mund të sjellë në alterime të vlerave të analizave laboratorike nga më të lehta deri në të rëndësishme. Kështu që para se të realizohet marrja e analizave të gjakut, pacientit i duhet të qëndrojë pa u ushqyer rreth 8-14 orë,  gjatë kësaj kohe duhen marrë sasi uji  të mjaftueshme. Ndërkohe është e vlefshme të mos konsumohen cigare, kafe, alkool. Një ditë para ekzaminimeve duhen evituar sforcimet fizike.

Cilat janë sëmundjet hematologjike që paralajmërojnë analizat e gjakut?
Analiza më e thjeshtë që tregon për probleme të gjakut është hemograma. Hemograma ose analiza e gjakut komplet është një ekzaminim  laboratorik bazë  që ka për qëllim vlerësimin sasior të komponenteve kryesorë  qelizorë të gjakut:

Eritrocitet (rruazat e kuqe): janë qeliza që transportojnë O2 në të gjithë organizmin. Në brendësi të tyre ndodhet një proteinë e quajtur hemoglobinë, e cila ka për funksion shkëmbimin e O2 dhe CO2 midis mushkërisë dhe qelizave të organizmit. Vlerat më të ulëta të hemoglobinës dhe ose të eritrociteve (anemia ) janë një sinjal që tregon humbje gjaku (fluks menstrual i shtuar, ulcera hemorragjike), mungesa ushqimore (të hekurit, vitamina B12, acidit folik) anemi mesdhetare, probleme të palcës kockore apo sëmundje të organeve të tjera . Vlerat mbi normë mund të jenë tregues të sëmundjeve malinje të gjakut, si policitemia etj.

Leukocitet (rruazat e bardha): mbrojnë organizmin  nga agjentë infektive  ose substanca të huaja. Vlerat e ulëta (leukopenia) janë tregues të sëmundjeve të palcës kockore apo organeve te tjera, ndërsa vlerat mbi normë (leukocitoza ); tregues të infeksioneve bakteriale ose të sëmundjeve hematologjike si leucemite akute dhe kronike . Formula leukocitare vlerëson nëngrupet e rruazave të bardha në vlerë absolute dhe %  si dhe morfologjine e tyre sipas shkakut.

Trombocitet (pllakëzat e gjakut): marrin pjesë në procesin e mpiksjes  së gjakut. Vlerat nën normë tregojnë një rrezik të madh për hemorragji, ndërsa vlerat mbi normë mund të jenë tregues të sëmundjeve hematologjike, tumore  apo inflamatore.

Patjetër që hemograma nuk është ekzaminimi i vetëm që vendos në diagnostikimin e patologjive hematologjike. Ekzaminime të tjera specifike të përcaktuara nga mjeku specialist Hematolog orientojnë saktë drejt diagnozës dhe trajtimit specifik në varësi të shkakut. Hidhni hapin e parë: kryeni check-up hematologjik!

Nëna i jep një sëmundje të tmerrshme fëmijës së saj pasi e puth atë në buzë

Fotot e tmerrshme tregojnë një fëmijë tre muajsh të mbuluar pe puçrra gjakderdhëse, pasi nëna e tij e infektuar me herpes i dha atij plagë pasi e puthi foshnjën në buzë.
Djali i vogël u infektua me virusin pasi nëna e tij e puthi të porsalindurin.

Fëmija u mor për trajtim mjekësor në Kinë, kur trupi i tij shpërtheu në plagë, dhe ai kishte ethe për shkak të infeksionit që nuk po trajtohej për ditë.

Mjekët ishin të shqetësuar për fëmijën dhe së pari mendonin se po vuante nga një gjendje e lëkurës, por pasi u konfirmuan më shumë teste ishte herpes simplex virus 1 / HSV-1.

Ndërsa HSV-1 – e cila shkakton plagë të ftohtë – përgjithësisht është e padëmshme në të rriturit, mund të jetë shumë e rrezikshme për të porsalindurit që kanë sistem imun të prekshëm.

Sëmundjet e ftohta janë shumë ngjitëse dhe mund të përhapen përmes kontaktit të pështymës, lëkurës në lëkurë, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

Doktor Zhu mendon se nëna i kaloi virusit tek fëmija kur e puthte me dashuri foshnjën.

Për fat të mirë, djali u trajtua dhe u dërgua në shtëpi.