Ballina Blog Faqe 944

Faktorët kryesor të stresit!

Ekziston një bindje e përhapur në përgjithësi, se stresi është vetëm një mbingarkesë psikike. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë.

Ekzistojnë edhe faktore të tjerë. Siç janë faktoret biologjikë, ku bëjnë pjesë sëmundjet, dhimbjet, temperature e lartë e trupit. Po ashtu efektet e dëmshme të mikroorganizmave, toksinat, alergjitë dhe mbingarkesat e tjera fizike.

Cilët janë faktorët kryesor të stresit?

Në grupin e faktoreve kimikë bëjnë pjesë ndotja e ajrit dhe mjedisit me mbeturina industrial, aditivët e industrisë së ushqimit, ilaçet, drogat e lëndët e ndryshme kimike, siç janë tymi i cigares, smogu dhe alkooli.

Ndër faktoret fizikë bëjnë pjesë “sulmet: ndaj shikimit, drita artificiale dhe ndotja, ndaj dëgjimit, pra zhurma, ndaj shqisave, vibrimet apo ndaj acarit, ngrohjes së tepërt, valët elektromagnetike, valët ultravjollcë etj.

Ndër faktoret sociale bën pjesë, për shembull, humbja e vendit të punës.

Për shumicën e faktoreve shpjegimi as që nevojitet.

Ndër burimet themelore të stresit të vazhdueshëm dhe të përsëritshëm janë disa arsye. Si mbi ngarkesa në vendin e punës apo në shtëpi, presionet e vazhdueshme, tensionet dhe konfliktet në jetën e përditshme, menaxhimi i detyrimeve shtëpiake apo zyrtare, frika dhe tensionet në familje dhe punë, ndjenja e kërcënimit, vetmia, harresa, xhelozia dhe shumë faktorë të tjerë.

Ritmi i shpejtë i jetës, mungesa e vazhdueshme e kohës, bombardimi me informacione, mënyra e shpejtë e komunikimit, lufta për të ardhura material, puna, problemet financiare, mungesa e vazhdueshme e kohës për qetësi emocionale dhe fizike. Si dhe për argëtim, mungesa e kohës për aktivitet të rregullt fizik. E mungesa e kohës për familjen, për miqtë dhe për argëtimin tonë, mbështetja shumë e vogël emocionale dhe sociale, mungesa e kohës për aktivitet të lirë, për gjumë të mjaftueshëm, dhe për rifreskimin e mendjes dhe të trupit. /unikportal/.

Çaj dafine me mjaltë, ja si ndikon në organizëm

Çaji i dafinave është padyshim një tonik i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm me një ndikim të fortë në stomak, kyçe dhe muskuj.

Vlerat shëndetësore të çajit të dafinave përfshijnë: aftësinë për të pastruar organizmin, ngadalësuar plakjen, përshpejtuar shërimin e plagëve.

Po ashtu përdoret për të mbrojtur trupin nga bakteret, menaxhuar diabetin, përmirësuar shëndetin e zemrës, zbutur inflamacionin, zgjidhur problemet me frymëmarrjen dhe gjallëruar tretjen.

Ndiqni këshillat praktike të AgroWeb.org dhe përgatisni çajin tuaj të dafinave në shtëpi, duke përfituar maksimalisht prej vlerave të tij.

Çaji i dafinës funksionin shumë mirë sidomos në rastet kur ju mundon kolla dhe gripi. Provojeni për disa ditë rresht deri sa të përmirësohet gjendja juaj shëndetësore.

Çaji i dafinave në kushtet e shtëpisë:

4-5 gjethe të thata dafine
1 shkop kanelle
1 litër ujë
Mjaltë

Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta. Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan paksa përpara se ta pini.

Vlerat shëndetësore të dafinës
Problemet me kollën dhe frymëmarrjen

Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen.

Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Shëndeti tretës

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup.

Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Kundër inflamacionit

Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm.

Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.

Shëndeti i zemrës

Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

Ankthi dhe stresi

Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues. Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm.

Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.

Kundër diabetit
Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike.

Receta natyrale që lufton hemorroidet. Ja si ta përgatisni

Shkaqet për origjinën e hemorroideve janë të shumta, por pa marrë parasysh sesi e kanë origjinën, kushdo që ka një problem me to, kërkon një zgjidhje. Ne tani ju ofrojmë disa këshilla natyrore që mund të jenë shumë efektive.1

Një recetë kundër hemorroideve të jashtme

Marrim një patate dhe e presim në copa të vogla rrumbullake. Sipër i shtojmë pak vaj ulliri. Marim një garzë sterile dhe brenda i fusim patatet. Ngadalë i vendosim tek anusi dhe i lëmë të qëndrojnë aty gjithë natën.

Kjo është një recetë që vjen nga mjekësia popullore.

Sipas përvojave disavjeçare, ajo ka rezultuar efektive për shumë njerëz, kështu që mund t’ju ndihmojë edhe juve. Provojeni!/Shije

Shenjat që tregojnë se lidhjes tuaj po i vjen fundi

Ekzistojnë disa shenja të cilat mund ta sinjalizojnë fundin e një lidhjeje apo shkatërrimit që po i ndodh nga brenda atij raporti.

“Një shenjë e menjëhershme është nëse një partner e përulë tjetrin , e trajton pa respekt, privatisht dhe publikisht” tha Barbara Bloomfield, një këshilltare dhe autore e librit Terapi Çiftesh: Dramat e Dashurisë dhe Seksit.

“Tjetër shenjë e një abuzimi emocional mund të jetë një partner që është shumë sharmant dhe i mirë në publik, por ndryshon tërësisht posa mbyllet dera kryesore.”

“Nëse e gjeni se e keni argumentin e njejtë gjatë tërë kohës, kjo është shenjë që ju do të përfitonit nga ndihma profesionale”, këshillon Bloomfield./sn/

Pagjumësia është si dehja nga alkooli

Gjithmonë e më shumë ka studime për mënyrën se si ndikon gjumi në organizmin tonë dhe veçanërisht tek truri. Një grup studiuesish nga shkolla e mjekësisë në Los Angeles dhe nga universiteti i Tel Avivit në Izrael konfirmuan se mungesa e gjumit ka një impakt të ashpër në mënyrën sesi funksionon truri.

Për trurin mungesa e gjumit është sikur të jesh i dehur nga alkooli dhe akoma më shumë. “Zbuluam se mungesa e ushqimit dhe e gjumit i privon neuronet nga aftësia e një mirëfunksionimi. Kjo i hap rrugë gabimeve konjitive për mënyrën se si e perceptojmë dhe reagojmë para botës që na rrethon.” – shpjegon Itzhak Fried.

Studiuesit punuan mbi 12 persona me epilepsi dhe vunë re se konvulsionet nxiteshin nga pagjumësia. Iu kërkua pjesëmarrësve që të kategorizonin imazhe të ndryshme sa më shpejt që të mundnin. U vu re se sa më të pagjumë dhe të lodhur të ishin pjesëmarrësit aq më e vështirë ishte detyra për ta dhe më i ngadaltë si ekzekutim. Mungesa e gjumit i bën qelizat nervore të ngadalta dhe në këtë mënyrë preket komunikimi nervor, shkruan bota.al.

Studiuesit zbuluan se qelizat nervore që vononin në kohë për t’u përgjigjur ishin të lidhura me valë cerebrale më të ngadalta krahasuar me ato që regjistrohen zakonisht gjatë fazave të gjumit dhe se ky aktivitet ndodhte në të njëjtat zona cerebrale.

Këto valë të ngadalta ndërpresin aktivitetin cerebral dhe ndikojnë në kryerjen e detyrave. Kjo dukuri sugjeron se zonat e seleksionuara të trurit ishin të përgjumura dhe kjo shkakton gabime mendore, ndërkohë që pjesa tjetër e trurit është e zgjuar dhe funksionon si zakonisht,”- sqaronFried.

Studiuesit e krahasuan mungesën e gjumit me konsumimin e tepërt të alkoolit. Kjo është edhe arsyeja se pse rekomandohet të merren masa kur i jepet makinës i përgjumur. Është e ngjashme me konsumimin e alkoolit.

Koefiçentët e zgjuarsisë së presidentëve amerikanë? Do të surprizoheni!

Detyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara është thjesht një nga më të vështirat në botë. Sigurisht, atyre që kanë qenë në këtë post u janë dashur vite të tëra arsimim për t’u marrë në konsideratë, e gjithashtu një lloj zgjuarsie totalisht ndryshe nga njerëzit e thjeshtë për të pasur sukses.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se cilët kanë qenë komandantët e përgjithshëm më të zgjuar e ata më pak të zgjuar? Nëse nga Shtëpia e Bardhë është marrë ndonjëherë ndonjë vendim i dobët, kjo ka ardhur si pasojë e fatit të keq apo budallallëkut?

Pavarësisht se cilën parti mbështesni më shumë, ndoshta nuk do të mund t’i besoni rezultatet që po ju bëjmë të ditur në fotogalerinë e mëposhtme. Por, fillimisht le të mësojmë se nga kanë ardhur të dhënat…

Në vitin 2001, një “e-mail” doli në pah me të dhënat për koefiçentin e zgjuarsisë së shumë presidentëve amerikanë, por edhe pse u raportua si i vërtetë, ekspertët vlerësuan se ishte thjesht një mashtrim.

Vite më pas, një tjetër studim më aktual i zgjuarsisë së presidentëve u publikua. Ai përdori mjetet e historiometrisë, një studim historik i progresit njerëzor apo i karakteristikave personale individuale duke përdorur analizat statistikore.

Ky artikull përmban jo vetëm gjetjet e atij studimi, por edhe të shumë të tjerëve të ngjashëm, me vlerësime të kombinuara nga një shumëllojshmëri./tch/

Krepa për mëngjes, receta e vërtetë franceze

Franca është e njohur në mbarë botën për larminë e ëmbëlsirave, për rafinimin që dallon kuzhinën e saj dhe mund të them me siguri që edhe mëngjesi francez nuk mbetet pas.

Francezët janë mjeshtrit e brumit sfoliat me të cilin përgatisin kroasantë dhe pain au chocolat, që nuk mungojnë kurrë në mëngjesin e tyre.

Për një mëngjes të “vërtetë” francez, idealja është të shkojmë në Paris, të rehatohemi në një bistro, në pritje që kamerieri xhentil të na sjellë porosinë.

Por, në mungesë të kësaj mundësie, përse të mos ndihemi edhe ne pak “francezë”, duke përgatitur me duart tona diçka tipike të mëngjesit të tyre dhe të shërbyer bukur në një tavolinë në kopsht?

Kam udhëtuar shpesh në Francë dhe mund të them se ashtu si Francën, adhuroj edhe mëngjesin e saj.

Aroma e kroasantëve të ngrohtë, bageta të lyera me gjalpë dhe reçelra të përgatitur në shtëpi, krepat e ngrohtë të sapo bërë, kekët e tyre me limon; të shoqëruara të gjitha me kafe ose çaj, të bëjnë ta nisësh bukur ditën. Ja receta per krepa te vertete franceze

Për brumin:
200g miell ? 2 vezë ? 40g sheqer ? 500ml qumësht ? 1 majë thike kripë ? Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre ? reçelra të ndryshëm për t’i servirur
Përgatitja:
1. Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.
2. Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan. E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.
3. I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, etj/sn/

Çfarë e zgjat më shumë jetën, paraja apo arsimimi?

A është me të vërtetë paraja, ashtu siç është hamendësuar në të kaluarën një faktor i jetëgjatësisë, apo arsimi? Një studim i ri, transmeton abcnews, lëshon një vendim, pas dekadash teorish kundërshtuese.

Pagat më të larta lejojnë një fuqi më të madhe blerëse, dhe si pasojë edhe një mënyrë jetese të shëndetshme.

Për dekada të tëra ky ishte shpjegimi kryesor për zgjatjen e mundshme të jetës njerëzore (mesatarisht 71.4 vjet, nëse marrim parasysh të gjithë popullsinë tokësore).

Në se në erën para-industriale ka pasur një jetë mesatare prej 30 vjetësh, sot jetëgjatësia është më shumë se dyfishuar. Por, a është me të vërtetë gjithçka meritë e pasurisë më të madhe, ndonëse ende e shpërndarë keq? Ndoshta jo.

Një kërkim i ri ka testuar dy hipotezat më të njohura në lidhje me shkaqet e këtij progresi.

Një, i avancuar në vitin 1975 nga demografi amerikan Samuel Preston, është pikërisht ai i rritjes së pasurisë dhe i dyti i propozuar në vitin 1985 nga kolegët australianë John dhe Pat Caldwell, që vë në pikëpyetje përmirësimin e përgjithshëm global në nivelet arsimore.

Studimi i publikuar në Rishikimin e Popullsisë dhe Zhvillimit, zbulon se është rritja e nivelit të arsimit, që na ka dhënë më shumë jetëgjatësi.

Çfarë ka ndikuar më shumë? Dy studiues të Institutit Ndërkombëtar për Sisteme të Aplikuara dhe Analiza (SHBA) dhe të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës (Austri) kanë testuar dy teoritë duke analizuar të dhënat e mbi 174 vendeve, të mbledhura mes viteve 1970 dhe 2015.

Ata kanë krahasuar informacionet mbi jetëgjatësinë me arsimin dhe të ardhurat për frymë, dhe vunë re se ndërsa ka pasur një lidhje reciproke midis zgjatjes së ekzistencës njerëzore dhe të dy faktorëve (paga më të larta dhe edukim më të mirë), raporti midis jetëgjatësisë dhe studimeve të mira ishte më linear dhe konstant.

Përfundimet. Një arsimim më i kompletuar është një faktor parashikues shumë i mirë i një jete më të gjatë.

Dhe kjo, sipas supozimeve të shkencëtarëve, sepse një kulturë e fortë të çon në zgjedhje të shëndetshme të jetesës (p.sh. të ushqyerit ose parandalimi).

Bashkërendimim mes pasurisë dhe jetëgjatësisë – e cila ekziston, edhe pse më pak e qartë – ndoshta është motivuar nga fakti që një kulturë më e mirë jep akses në pozicionet më të larta të punës dhe më të paguar, dhe për këtë arsye një shans më i madh për t’u kujdesur.

Por paratë nuk do të ishin shkaku kryesor i një popullsi më jetëgjatë.

Këto rezultate, thonë studiuesit, duhet të bëjnë që investimi në edukimin global të jetë një prioritet absolut në terma politikë.

Zbulohet origjina e skizofrenisë

Gjendet në tru djepi i skizofrenisë, ose bashkësia e zonave të përfshira në shtrembërimin e perceptimeve tipike të kësaj sëmundje.

Ky studim i publikuar në revistën shkencore “Neuroimage: Clinical” është zhvilluar nga Qendra për Sistemet e Neuroshkencave Konjitive (CNCS) në Institutin Italian të Teknologjisë (LIT) në Rovereto.

“Ky është hapi i parë për të përgatitur terapi farmakologjike më të sakta”, deklaroi koordinatori i grupit të kërkimit, Angelo Bifone.

Kërkimi italian kundërshton teorinë që ka qenë më e pranuar deri tani, sipas të cilës haluçinacionet dhe modifikimet e perceptimeve kanë origjinë në koren ballore, zona e trurit që kontrollon funksionet konjitive të larta si gjuha dhe përllogaritja e veprimeve.

Krahasimi i imazheve të aktivitetit të trurit të marra me teknikën e rezonancës magnetike në 94 persona të shëndetshëm dhe po kaq të sëmurë me skizofreni, tregon se zonat e kores ballore nuk preken, por ndryshimet ndodhin në perceptimin fillestar të sinjalit të cilat reflektohen në funksionet e larata konitive, duke i ndryshuar.

Sipas autores kryesore të këtij studimi, Cecile Bordier, “komunikimi ka ndryshuar në nivele shumë më parësore të përpunimit të sinjalit”.

Në këtë mënyrë është vërejtur se ku e ka origjinën keqfunksionimi i komunikimit mes zonave të kores së trurit, që ndryshe quhet fragmentizim i lidhjes funksionale.

Dhëmbë të zbardhur – konsumoni këto fruta

Dhëmbët e bardhë janë një element shumë i rëndësishëm i bukurisë.

Ka shumë mënyra për zbardhjen e tyre, duke filluar nga procedurat mjekësore te dentistët e deri te të ngrënit ushqime që e ndihmojnë zbardhjen e dhëmbëve.

Dentistët preferojnë mollët, karotat, dardhat e dredhëzat si frutat të cilat do të ju ndihmonin t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale, pa pasur nevojë për ndërhyrje medicionale, transmeton Klan Kosova.

Mollët kanë fibra të cilat ju ndihmojnë që t’i zbardhni dhëmbët dhe t’i eliminoni bakteret nga goja.

Karotat janë shumë të mira për dhëmbë. Ato i pastrojnë njollat në dhëmbë dhe e përmirësojnë ngjyrën e tyre ndërsa në anën tjetër, dredhëzat janë shumë efektive në të mbajturit të shëndetshëm mishrat e dhëmbëve.

Ja pse duhet të zgjoheni herët, shihni çfarë sekreti fshihet pas kësaj

Ju ndoshta do të ndaloni të shtyni alarmin tuaj të orës pasi të lexoni këtë artikull. Përderisa zgjimi në mëngjes mund të jetë i vështirë, del se ka një marrëdhënie mes suksesit, parasë dhe alarmit tuaj.

Dhe përderisa ne të gjithë jemi të vetëdijshëm ndaj rëndësisë së një gjumi të mirë gjatë natës, sa prej nesh flemë mirë?

Ata të cilët janë më të suksesshëm po. Nga sa herë ata shtypin butonin ‘’snooze’’ në mendimet e tyre të para kur zgjohen, një sondazh i fundit nga Sleep Junkie pyeti 1,000 Amerikanë për shprehitë e tyre për të zbuluar marrëdhënien në mes gjumit, parasë dhe suksesit.

Shumica e meshkujve (56 përqind) dhe femrave ( 48 përqind) thanë se gjëja e parë për të cilën mendojnë kur hapin sytë e tyre është paraja dhe puna. Përtej kësaj, mendimet e tyre të radhës janë punët të cilat duhet t’i përfundojnë.

Në fakt, gjërat e tjera të rëndësishme si ushqimi, shokët dhe familja janë gjërat e fundit për të cilat ata mendojnë.

Pavarësisht se a jeni shkrimtar, mësues apo shitës, lloji i punës që keni gjithashtu do të ndikojë në shprehitë tuaja të gjumit.

Nga 11 industri të ndryshme, njerëzit në marketing flinin më së shumti gjatë natës, me një mesatare rreth 7.1 orëve. Padyshim, avokatët dhe tjerët profesionistë ligjorë kishin mesataren më të ulët të gjumit prej 6.67 dhe kishin më së paku gjasa të shtypnin butonin ‘’snooze’’.

Ata në qeveri kishin më shumë gjasa të shtypnin atë buton. Kur ishte fjala tek zgjimi i hershëm, profesionistët e financave dhe sigurimit kishin mesataren më të hershme të zgjimit në 6:40, dhe profesionistët mjekësorë në 6:43.

Sipas sondazhit, edhe kënaqësia në punë dhe pagat ishin më të larta për njerëzit të cilët u zgjuan më herët.

Njerëzit të cilët thanë se u zgjuan në 5, po sjellnin një mesatare prej 46,000 dollarëve në vit, e cila ishte paga më e madhe nga pjesëmarrësit e sondazhit.

Edhe ata të cilët u zgjuan në 7 po fitonin më pak se sa ata të cilët zgjoheshin shumë herët, duke raportuar një mesatare prej 35,000 dollarëve në vit.

Sigurisht, gjumi gjithashtu kishte një ndikim direkt në shëndetin mendor të një personi. Ajo që një person bën para gjumit ndikon në pushimin dhe shëndetin e tij.

Kur iu kërkuan të identifikonin se sa të shëndetshëm mendonin se ishin, pjesëmarrësit u identifikuan në një shkallë nga ‘’tërësisht jo të shëndetshëm’’ në ‘’tërësisht të shëndetshëm’’.

Njerëzit e vonshëm, quanin veten jo të shëndetshëm( e njëjta ishte e vërtetë edhe për pjesën tjetër).

Në fakt, njerëzit të cilët u zgjuan më herët dhe quajtën veten të shëndetshëm kishin më shumë gjasa se çdo grup tjetër të lexonin një libër para gjumit.

Njerëzit jo të shëndetshëm të cilët zgjoheshin vonë e pranuan se kalojnë kohë në kompjuterin, telefonin e mençur apo tabletin e tyre para se të flinin./sn/

Krijohet Software që “kap” mendimet e pacientëve në koma

Krijohet një software që është në gjendje të verifikojë ndërgjegjien e pacientëve në gjendje kome. Madje do të bëjë të mundur edhe që pacientët që janë në gjendje vegjetative të arrijnë të komunikojnë në mënyrë elementare.

Studiuesit që e kanë krijuar thonë se ky software do të përmirësojë dignozat, do të rrisë cilësinë e jetës së pacientëve dhe efikasistetin e terapive neuro-rehabilituese.

Janë 250 mijë persona që çdo vit hyjnë në gjendje kome si pasojë e aksidenteve, sëmundjeve apo helmimeve. Rreth 43 % e tyre nuk manifeston asnje shenjë ndërgjegje në testet aktuale. Ndërsa me softwarin e sapokrijuar dalin në pah mendimet e lëvizjeve pavarësisht faktit nëse pacienti e prodhon apo jo një lëvizje të dukshme.

Klan Plus

Edhe Kosova si Shqipëria: Partitë politike nuk tregojnë nga i marrin dhe as si i shpenzojnë paratë

Transparenca rreth burimeve dhe shpenzimeve financiare të partive politike në Kosovë, vazhdon të mbetet kërkesë e Komisionit Evropian, e cila është përsëritur edhe në Raportin e Progresit të publikuar ditë më parë.

Partitë politike thuhet të kenë vazhduar të mos i bëjnë publike raportet e tyre financiare, ashtu siç edhe është paraparë me Ligjin për financimin e subjekteve politike.

Mbikëqyrja e dobët dhe transparenca e kufizuar e partive ishte kritikuar edhe nga organizatat tjera ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë.

Shmangia e publikimit të burimeve të financimit dhe qarkullimitfinanciar nga përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, thuhet se ka të bëjë më atë se brenda këtyre financave të panjohura të partive politike ka diçka të dyshimtë.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se raportet financiare të partive politike vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk publikohen në web faqen e tyre.

Ai thotë se niveli i transparencës dhe llogaridhënies karshi financimit të partive politike është në pikën zero.

“E gjithë kjo bëhet qëllimisht për shkak se në përgjithësi dhe në bazë të hulumtimeve që ne i kemi zhvilluar, tregon se partitë politike përveç që shpenzojnë paratë që marrin nga buxheti i Kosovës shpenzojnë edhe para që i marrin nga bizneset dhe kjo ka krijuar një lidhje klienteliste mes partive politike dhe bizneseve të caktuara të cilat fillimisht u japin para partive politike dhe pastaj këtij i marrin shumëfishë përmes tenderimit publik”, thotë Demhasaj.

Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën e fitimit të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë.

Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet e përkatëse zyrtare.

Nga matjet e shpenzime të subjekteve politike që kanë bëra organizatat joqeveritare, Demokracia Plus dhe Organizata për Demokraci, Anti –Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, vlerësohet se mbi 3 milionë euro kanë shpenzuar subjektet politike gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e kaluar.

Isuf Zejna nga organizata Demokraci Plus, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe auditimi i partive politike i cili ishte bërë pati nxjerrë shumë parregullsi, mirëpo që këto parregullsi nuk ishin adresuar nga institucioni mbikëqyrës.

“Fusha e financimit të partive politike nuk është një problem që përcjell vetëm Kosovën. Në të gjitha vendet e rajonit dhe në të gjitha vendet në tranzicion ka probleme me financimin e partive politike për shkak se donatorët synojnë që përmes dhënies së donacioneve për partitë politike pastaj të shpërblehen me kontrata publike ose lehtësime në licenca e favore të tjera”.

“Pra, presin që ky favor që iu bëjnë partive politike të shpaguhet. Bërja publike e financave nuk është në interes as të donatorëve e as të partive politike”, thotë Zejna.

Ai thotë se duhet një presion më i madh nga Komisioni Evropian që kjo çështje të adresohet mirë të paktën në ndryshimet që pritet t’i ketë Ligji për financimin e subjekteve politike.

“Megjithatë, edhe po të kemi një legjislacion të mirë dhe në harmoni të plotë me direktivat dhe praktikat shteteve të BE-së zbatimi i legjislacionit është një sfidë në veti”.

“Është një nga ligjet më problematike në zbatim si pasojë e mungesës së institucioneve mbikëqyrës dhe gatishmërisë që të merren me partitë politike. Nëse shikohen raportet e Komisionit Qendrore të zgjedhjeve gjobat që janë ndarë partive politike për mosrespektim të këtij ligji janë zakonisht për partitë që nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, por nuk ka gjoba për partitë e mëdha politike që pranojnë donacione nga bizneset private dhe nga buxheti i shtetit”, thotë Zejna.

Në vit, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nga buxheti i Kosovës, u ndahen më shumë se 4 milionë euro. Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.

Kompania e biznesmenit Lazim Destani, “Ecolog”, hap konkurs për punë! Apliko! (Dokument)

Kompania e biznesmenit të njohur shqiptar ka Tetova, Lazim Destani ka hapur konkurs për punësime të reja, njofton agjencia e lajmeve INA.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre pranë kompanisë Ecolog, e cila do të përzgjedh njohësitë më të mirë të teknilogjive të reja, inxhinjerët si dhe mexharët e produkteve.

Aplikantët duhet të jenë njohës të mirë të IT-së, të kenë kualifikimet e duhura si dhe përvojë tre vjecare. (INA)

Ja si zhvillohet mësimi i shqipes në Turqi (Video)

Tash e disa muaj, në Turqi kanë filluar të mbahen orë plotësuese për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Turqi, përpjekje kjo e vendosur nga qeveria e presidentit Rexhep Tajip Erdogan.Në videon e postuar më poshtë, shihet se si mësimi zhvillohet dhe monitorohet nga mbikëqyrësit e projektit .Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës ka qenë i pranishëm vetëm përmes organizatorëve vullnetar, e asnjëherë në nivel shtetëror, sic është bërë tani.

Numri i shqiptarëve në Turqi llogaritet të jetë nga 500 mijë deri në 1.3 milionë, ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milionë. /MESAZHI/

Samir Mane ndërton “Qytetin e mençur” në Shkup (Video)

Afaristi Samir Mane, që njihet si shqiptari më i pasur në Botë, ka paralajmëruar ndërtimin e një qyteze të vogël në Shkup.

Ai planifikon që të investojë rreth 300 milionë euro në hapësirat e Panairit të Shkupit, pasi që kompania e tij e fitoi tenderin për rrënimin e Panairit dhe ndërtimin e një objekti të madh, përfshi hotele, qendër tregtare, banesa, etj.Në emisionin “Xing me Ermalin”, në Klan Tv, Mane thotë se do të ndërtohet një qytezë me 1400 banesa, qendër të madhe tregtare dhe katër kulla me zyra, dhe quhet “Qyteti i mençur”.

70 milion meshkuj beqarë, sociologët japin alarmin: Pse janë rrezik për shoqërinë

Një kombinim i preferencave kulturore, dekreteve qeveritare dhe teknologjisë mjekësore ka prodhuar një rezultat të pazakontë, që nuk është regjistruar asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit.

Kina dhe India po vuajnë pasojat e politikave sociale që kanë zbatuar për dekada me radhë. Dy vendet me popullsinë më të madhe në botë kanë sot një hendek të madh sa i takon raportit burra-gra.

Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimet e fundit të popullsive në të dyja këto vende ka 70 milionë meshkuj më shumë se femrat.

Sociologët në të dyja vendet paralajmërojnë për pasoja të tmerrshme shoqërore, përtej epidemisë së vetmisë që pritet të shpërthejë brenda pak viteve, pasi numri më i madh i meshkujve janë nën moshën 20-vjeçare.

“Në të ardhmen do të kemi miliona meshkuj që nuk mund të martohen, që do të përbëjnë një rrezik për shoqërinë. Kjo do të çojë në çrregullim të tregjeve të punës, ule kursimet dhe konsumin, rrit artificialisht çmimet e disa pronave të paluajtshme dhe do të rrisë edhe krimin, trafikun dhe prostitucionin”, thotë Li Shuzhuo, nga Universiteti Xian Jiaitong në Kinë.

Shkaqet për këtë raport të çrregullt në Kinë gjenden të politika e fëmijës së vetëm, e zbatuar nga viti 1979 deri në 2015, ku prindërit ishin të vendosur që fëmijën e tyre të vetëm ta kishin djalë.

Në Indi nuk ka patur një ligj të tillë kufizues, por vetë mentaliteti shoqëror preferon meshkujt dhe jo femrat dhe duke shfrytëzuar teknologjinë, tashmë të ndaluar, të përzgjedhjes së gjinisë të foshnjes, sot vendi numëron 37 milionë meshkuj që rrezikojnë të mbeten beqarë./TCH.

Kjo është pasaporta më e fuqishme në botë, mund të udhëtoni kudo

Aeroporti i Changit në Singapor u shpall së fundmi, si pikëtakimi më i mirë në botë për udhëtarët, padyshim në sajë të lehtësive të çmendura që ofron, të cilat përfshijnë një rrëqitje në ujë në hapësirat e brendshme të aeroportit, një kinema 24 orëshe dhe një pishinë në tarracë. Por, vetëm këto benefite nuk mjaftojnë për ta kthyer këtë vend ndër më të frekuentuarit në botë. Indeksi i pasaportave publikoi ditët e fundit një rangim vjetor të pasaportave më të fuqishme në botë.

Dhe a e dini kush e kryeson renditjen? Pikërisht, Singapori! Udhëtarët e pajisur me pasaportën e këtij shteti mund të hyjnë në 162 vende të botës, pa vizë ose me statusin e marrjes së vizës pas mbërritjes në destinacion. Por, përfitimi i një pasaporte kaq të lakmuar nuk është i lehtë. Një shtetas i huaj duhet të jetë banor i përhershëm i Singaporit dhe brenda dy vitesh mund të pajiset me këtë pasaportë që i hap dyert e 162 vendeve të botës.

Në atë që mund të cilësohet si surprizë është fakti se pas Singaporit, është Korea e Jugut vendi tjetër që lejon hyrjen në 160 vende, përfshirë këtu edhe SHBA-të, Kanadanë, pothuajse të gjithë Europën, Australinë, Zelandën e Re dhe çdo vend në Amerikën Latine, përveç Belizës. Marrja e një pasaporte të Koresë së Jugut kërkon pesë vjet qëndrim zyrtar në vend, ose vetëm një vit nëse keni një bashkëshort/e koreane.

Gjermania, Japonia, Italia, Franca, Spanja, Suedia dhe Finlanda (e cila u kurorëzua kohët e fundit si vendi më i lumtur në Tokë) ndoqën kryesimin në renditjen botërore. Shtetet e Bashkuara renditen të pestat, të lidhura me Kanadanë, Irlandën dhe Zvicrën

Negociatat, Lubonja bën zbulimin e madh: Raporti i KE-së i rremë, Vlahutin e blerë, Rama i kapur

Fatos Lubonja ka bërë një zbulim duke hedhur dyshime të forta në funksionimin e organeve qëndrore të Brukselit.

Sipas analistit, raporti i Komisionit Europian mund të jetë i rremë duke argumentuar se ka mjaft arsye që diplomatët e lartë të BE-së ta hartojnë kështu.

Referuar raportit pozitiv, ai gjykon se rekomandimi i KE-së s’mund të jetë i vërtetë duke shtuar se qeveria “Rama” është e kapur dhe e blerë.

Nuk them që Shqipëria është larg negociatave, por them se sido që të jetë ne realitetin nuk duhet ta gjykojmë nëse u hapën negociatat, por duhet ta shohim më atë që shikojmë dhe jetojmë këtu.

E vetmja e mirë që ka ky rekomandim është se bën propagandë qeveria. Shqipëria është shumë larg standarteve europiane dhe ne do hyjmë në BE si popull i dorës së fundit.

Për të provuar rremësinë e Brukselit i jam referuar raportit të Freedom House. Aty thuhet se përparimi në luftën ndaj kanabisit u zhbë për shkak të zbulimit të Tahirit dhe lidhjeve me trafikantët e drogës. Nuk është se ka pasur një përparim në luftën ndaj kanabisit.

Janë 128 shefa policie të akuzuar për lidhje me drogën. Ka pasur operacione fasadë ku fshihen qëllime të tjera mbrapa. Mendoj se nuk ka pasur asnjëherë luftë ndaj korrupsionit dhe nuk ka pasur asnjë përparim.

Reforma në drejtësi ka pasur një qëllim të mbrapshtë për t’i hequr kontrollin opozitës në drejtësi dhe për ta përdorur për të shantazhuar kundërshtarët. 1 milionë shqiptarë jetojnë me 5 dollarë në ditë dhe edhe më pak.

Reforma në drejtësi është një dështim, pasi është e kapur nga një palë politike. Nuk vepron ndaj korrupsionit kjo drejtësi. Presidenti francez Macron ka një tjetër qasje.

Ai ka të drejtë kur thotë se ne duhet të forcohemi si Evropë brenda këtyre kufijve qe kemi, para se të zgjerohemi.

Vendet evropiane duhet të forcohen para se të integrohen në BE.

Ambasadoret gjithmonë palë me qeveritë kanë qenë. Ata kanë si synim mbrojtën e qeverive të tyre dhe mundësinë për hapjen e bizneseve të vendeve të tyre dhe kjo i bën më të lidhur me qeverinë”,– u shpreh Lubonja. (TemA)

Mjeku italian: Ky është përbërësi që shëron kancerin

Tullio Simonchini, doktori italian thotë se kanceri si një sëmundje fatale, është një baktere dhe asgjë më shumë se kaq.

Ai gjithashtu pohon se sode buke mund ta eliminojë atë.

Ky mjek italian është mjaft i vetëdijshëm për këtë metodë me sodë buke.

Ai vetë ka shëruar disa qindra apo edhe mijëra njerëz që vuajnë nga kanceri shkruan Natural Medicine Box.

Terapia është e padëmshme dhe njerëzit që vuajnë kaneri nuk kanë asgjë për të humbur nëse provojnë këtë metodë.

Për fat të keq, realiteti nuk tregon rezultate pozitive, pra dështimet onkologjike janë gjithnjë e më të zakonshme sot.

Dr Simonchini thotë: “Është angazhimi ynë moral dhe etik për të gjetur shërimin e vërtetë për sëmundjet më të vështira dhe më vdekjeprurëse të kohës sonë. Duhet të pranojmë se onkologjia moderne nuk është në gjendje t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që kanë pacientët e kancerit “.

Deklarata tronditëse e Dr Simonchini gjithashtu pohon si në vijim:

“Rreth njëqind vjet më parë, teoria pohonte se gjenet që nuk funksiononin ishin shkaku i kancerit dhe kjo do të thotë se kanceri është brenda qelizor. Megjithatë, sipas mendimit tim, kanceri është një infeksion bakteral dhe një fenomen qelizor i veçantë. “