Ballina Aktualitet Kosovë Shtetasit turq janë parë sonte në ndërtesën e vjetër të Aeroportit të...

Shtetasit turq janë parë sonte në ndërtesën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës

Së paku 3 nga shtetasit turq të arrestuar të enjten, janë parë sonte në hapësirat e vjetra të Aeroportit të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në përfaqësuesi i shkollave gyleniste në Kosovë, Bujar Muzhaqi.

Ai ka thënë se një prind i ka parë shtetasit turq në ndërtesën e vjetër të aeroportit, që shërben për qëndrimin e personave VIP.

Muzhaqi ka thënë se i njëjti person i ka thënë se të arrestuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Artikulli paraprakBëni këto veprime që të shmangni konfliktet me njerëzit
Artikulli tjetërBE i jep Kosovës deri në 20 milionë euro nëse deri në qershor miraton një pako ligjesh