Persona të panjohur, gjatë kësaj jave shpërndanë afishe nëpër qytet, në të cilat shkruhej se për çështje morale dhe fetare, matura nuk është e domosdoshme të festohet. Në afishet e ngjitura nëpër vende publike që nuk mbajnë autorësi, thuhet se manifestimi i maturës është haram.
Por, qytetarët që mendojnë të kundërtën, kjo ju pengon dhe kanë grisur disa nga afishet.
“Varet prej mentalitetit të nxënësve, s’ka lidhje me ndalesa. Dikush e feston, dikush tjetër jo. E gjitha varet nga tipi i njerëzve”, tha Artan Pajaziti, student.
Kjo nxënëse e shkollës së mesme thotë se feja saj e ndalon të merr pjesë në manifestime të tilla. Por, ajo thotë se vet do të shkoj në mbrëmjen e maturës, për shkak se mëson në medrese, ku djemtë dhe vajzat mësojnë e festojnë ndarazi.
“Sipas mendimit tim është e drejtë ajo që e kanë shkruar, unë ashtu mendoj siç është në afishe e shkruar. Sipas Islamit është e ndaluar, por nuk mund të shprehem për çfarë arsye”, tha Zekije Jashari, nxënëse.
Drejtori i sektorit për arsim dhe shkencë në BFI, Jusuf Zimeri thotë se nuk ka bazë juridike e as fetare që të ndalohet manifestimi i maturës. Ai thotë se afishet e vendosura nga njerëz anonim nuk bartin mesazhin e duhur për shoqërinë, madje apelon tek autoritetet që të identifikohen, për shkak se sipas tij, të njëjtët po shpërndajnë edhe libra me përmbajtje fetare, duke propaganduar ide devijuese.
“Ajo që ne nuk jemi dakord dhe si qëndrim i BFI-së, është mënyra e manifestimin të aktit të maturës sepse bëhen shumë veprime, të cila janë të ndaluara: zhveshja apo lakuriqësia e tepërt; parada rrugëve; alkooli e ndoshta edhe droga. Këto janë veprime, të cilat i ndalon islami. Apelojmë te popullata islame që të largohen prej këtyre veseve dhe ta ruajnë rininë e tyre”, u shpreh Jusuf Zimer, BFI.
Sociologët thonë se nuk është një mbrëmje e vetme që mund të shkel normat morale dhe fetare. Ali Pajaziti është i mendimit që për ndërtimin e personalitetit të të rinjve duhet të punohet sistematikisht nga familja, institucionet edukativo-arsimore dhe shoqëria që i rrethon, në mënyrë që sipas tij, mos të devijojnë në një rast të vetëm, siç është solemniteti i mbrëmjes së maturës.
“Nuk është me vend që ata të cilët e propagandojnë këtë ide nuk dalin edhe publikisht të shprehen dhe ta thonë të vërtetën e tyre sepse jetojmë në një shoqëri të relativizmit kulturorë, post-moderne, ku secili ka të drejtë të shprehet. Sikur ai që nuk do të shkoj në mbrëmjen e maturës për shkaqe financiare edhe një person ka të drejtë që mos të merr pjesë në një solemnitet të këtillë për shkaqe ideologjike apo religjioze”, u shpreh Ali Pajaziti, sociolog.
Sipas MPB-së, afishe të ngjashme janë vendosur edhe në vitet e kaluara në vigjilje të përfundimit të vitit shkollorë. Sipas autoriteteve të rendit, denoncimet janë bërë nga qytetarët, por në afishe nuk ka përmbajtje të nxitjes së urrejtjes ndër fetare./TV21