I vrari në incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël është Naip Rexhepi me nofkën Bellanoca.
Ai është nga fshati Belanocë i komunës së Likovës, njofton TetovaSot.
I plagosur dhe në rrezik për jetën nga incidenti i sontëm në Reçicë të Vogël është edhe Florim Misini nga Kumanova.
Florimi për shkak të ashpërsive të lëndimeve u transferua në Qendrën Klinike në Shkup.
MPB informoi se dy persona u arrestuan njëri nga Kumanova e tjetri nga Republika e Shqipërisë.
Sipas informatave policore janë arrestuar personat me iniciale B.R. nga Kumanova dhe L.B. shtetas i Shqipërisë./TetovaSot/