Ballina Aktualitet Lajme Kumanovapress: Visar Ganiu shkaku i rrahjes nga bandat e Çairit dha dorëheqje!

Kumanovapress: Visar Ganiu shkaku i rrahjes nga bandat e Çairit dha dorëheqje!

Sipas informatave jozyrtare të cilat dëshirojnë të mbeten anonim brenda komunës Çair, kryetari i komunës Visar Ganiu, është rrahur nga bandat e BDI-së dhe fraksionet e ndryshme në këtë degë, duke kërkuar nga ai që të heshtë dhe mos të jep asnjë deklaratë në organet e policisë. Gjithë kjo katrahurë që një kohë të gjatë po përjetohet brenda strukturave të BDI-së dega Çair, personat e paidentifikuar të njërës nga fraksionet e degës Çair, kanë rrahur kryetarin e komunës duke e tërhequr zvarrë nëpër korridoret e komunës.

Sipas disa informacioneve të cilat vijnë nga burime brenda strukturave të BDI-së në Çair, grupi i Beqir Asanit ka rrahur keq kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiun ku thuhet se kjo rrahje e ka detyruar Ganiun që të tërhiqet dhe të jep dorëheqje nga posti kryetar komune në Çair. Situata që po mbisundon brenda komunës mes bandave të Çairit është alarmante, ku thuhet se ky është edhe çmimi i pas ‘’fitores’’ që po përjeton djali i ‘’mirë’’ i Çairit – këtë çmim ai tani po e paguan duke u rrahur nga miqtë e tij partiak, me të vetmin qëllim se nuk ka nënshkruar një dokumentacion tenderi. Tenderokratët e BDI-së bashkë me bandat partiake, kërkojnë nga djali i mirë i komunës – pra Visar Ganiut, që ai të jetë i dëgjueshmi i gjithë fraksioneve brenda degës së Çairit në BDI – duke i përmbushur gjitha kërkesat e çdo grupi partiak.

Heshtja totale që po mbisundon brenda në komunë, lë të nënkuptohet se ‘’djali i mirë’’ i Beqës është rrahur nga vet shefi i tij – Beqir Asani, shkaku se nuk ka dëgjuar fjalët e Beqës dhe kjo ka detyruar Visarin që të ofroj dorëheqje. Deri më tani, askush nga dega e Çairit në BDI nuk është prononcuar për këtë ngjarje, ku sipas asaj që thuhet kjo heshtje lë të nënkuptohet diçka ka ndodhur, derisa asnjë fraksion brenda kësaj partie është në heshtje totale – pas Visarit a thua vallë kush e ka radhën të rrihet?/Kumanovapress/

Marrë nga INA: http://ina-online.net/visar-ganiu-shkaku-i-rrahjes-nga-bandat-e-cairit-dha-doreheqje/

@tn.lajmelokale
@tetovanews