Në mediat serbe tashmë është hapur debat se kush kanë qenë këngëtarët që kanë punuar për shërbimit sekret ish-jugosllav i njohur si UDBA. Një nga mediat rozë ka përmendur emra, ndër të cilët Zdravo Çoliç, këngëtari i skenës ish-jugosllave, i cili fillimisht ka qenë vështirë të rekrutohet, pasi që ishte një personalitet i talentuar, por kur ishte kapur me deviza në Ohër, ai është kontaktuar nga një nga shefat e ish-UDB-ës së asaj kohe, ku për 15 minuta kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim.
Ndërsa më lehtë për tu rekrutuar ka qenë Bajaga, një këngëtar që përkrahte me këngë ishJugosllavinë, por më pas ishte edhe një nga besnikët dhe të adhuruarit e Sllobodan Millosheviqit. Në një takim që kanë mbajtur në Beograd në vitet e 80-ta, ka qenë edhe Arsen Dediq, ndërsa shtypi serb nuk përmend ndonjë këngëtar shqiptar të asaj kohe, që ishte i njohur në skenën muzikore.