Ballina Aktualitet Shqipëri Nesër në Tiranë Donald Tusk, Rama të enjten takohet me Merkelin

Nesër në Tiranë Donald Tusk, Rama të enjten takohet me Merkelin

Pas Mogherinit Shqipërinë do ta vizitojë nesër Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ai do të ketë një tur në Ballkanin Perëndimor duke nisur nesër nga Shqipëria, ndërsa më pas do të vizitojë Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.

Para vizitës Donald Tusk në një mesazh për vendet e Ballkanit u shpreh se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin.

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, kryeministri Edi Rama të mërkurën do të niset për në Gjermani, pasi të enjten do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel.

Deri në qershor Shqipëria do të lobojë në vendet skeptike të BE, Gjermania, Franca dhe Holanda për t’i bindur që t’i japin një shans për hapjen e negociatave pas rekomandimit të KE në datë 17 prill.