Ballina Argëtim Adelina Ismaili publikon këngën e re “T’iqja” (VIDEO)

Adelina Ismaili publikon këngën e re “T’iqja” (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, pas shumë vite mungesë në skenën muzikore të Kosovës, është rikthyer me një këngë të re.

Kënga e re titullohet “T’iqja”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë këngëtarja ndërsa muzikën Florent Boshnjaku.

Titulli i këngës “T’iqja” nënkupton shkurtesën e emrit “Hatixhe”.

Adelina në këtë këngë kritikon femrat që, ndonëse nuk punojnë asgjë, tërë ditën postojnë nëpër rrjete sociale fotografi nga vende të ndryshme, me vetura të ndryshme e veshje e aksesorë të shtrenjtë.

Artikulli paraprakShqiptarët, ‘të çmendur’ pas veturave gjermane
Artikulli tjetërPublikohet kënga më e re e gjashtë motrave Mustafa (VIDEO)