Ballina Aktualitet Rajoni Cilat janë simptomat e somnambulizmit?

Cilat janë simptomat e somnambulizmit?

Episodet mund të variojnë nga të ecurit normal nëpër dhomë, deri tek vrapimet e menjëhershme ose tentativave për tu “arratisur”. Personi somnambul duket i turbullt dhe i çrregullt në veprimet e tij.
Tipike janë sytë e hapur dhe të drejtuara diku në hapësirë, ndërkohë që personi rrotullohet nëpër shtëpi. Duhet të theksojmë se këta persona nuk ecin me krahët e ngritura përpara, siç tregohet shpesh nëpër filma.

Kur pyetet, përgjigjet e personit somnambul janë të ngadalta, përmbajnë frazeologji të pakuptimtë ose nuk përgjigjen fare. Nëse personi shoqërohet përsëri për në shtrat pa u zgjuar, ai nuk e mban mend ndodhinë.

Fëmijët pak më të rritur, të cilët zgjohen më lehtë në fund të një episodi, shpesh ndihen të turpëruar nga sjellja e tyre. Në vend që të ecin, disa fëmijë kryejnë veprime të përsëritura (p.sh. ngrenë pizhamat). Ndonjëherë ndodh dhe që të lagin shtratin.
Somnambulizmi nuk lidhet me probleme të mëparshme me gjumin, si të fjeturit vetëm, frika nga errësira (akluofobia) ose shpërthime inati.

Disa studime tregojnë se fëmijët që ecin gjatë gjumit mund të kenë bërë gjumë të vështirë rreth moshës 4 apo 5 vjeçare dhe gjumë të shqetësuar me zgjime të shpeshta gjatë vitit të parë të jetës.

Cilat janë shenjat dhe testet për somnambulizmin?

Zakonisht nuk nevojitet asnjë test apo kontroll. Gjithsesi një vlerësim mjekësor duhet bërë për të qartësuar shkaqet mjekësore të somnambulizmit. Më pas duhet bërë dhe një vlerësim psikologjik për të përcaktuar nëse stresi i tepërt apo ankthi janë shkaqet e somnambulizmit.

Testet gjatë gjumit mund të jenë të nevojshme për personat, diagnoza e të cilëve është ende e paqartë.
Çfarë gjendjesh të tjera mjekësore, mund të marrë parasysh doktori para se të diagnostikojë somnambulizmin?

Somnambulizmi, makthet dhe zgjimet konfuze, janë të gjitha gjendje të lidhura me njëra tjetrën, që ndodhin gjatë fazës NREM të gjumit dhe ndonjëherë tentojnë t’i mbivihen njëra-tjetrës në disa nga simptomat e tyre. Afërsisht 15%-20% e fëmijëve në adoleshencën e mesme, përjetojnë disa apo të gjitha këto sjellje. Për më tepër lëvizjet e pavullnetshme gjatë natës, mund të shkaktojnë çrregullime të lëvizshmërisë gjatë gjumit.

Makthet e natës:

Njëlloj si somnambulizmi, makthet ndodhin gjatë gjysmës së parë të gjumit, 30-90 minuta pasi ju ka zënë gjumi. Edhe makthet ndodhin në fazën 3 dhe 4 të gjumit, por ndryshe nga somnambulizmi, një individ me makthe do të ketë zgjime të menjëhershme dhe nervoze. Te prindërit këto zgjime do të duken të dhunshme dhe të frikshme.
Makthet zakonisht fillojnë kur fëmija nis të ecë dhe arrijnë pikun e tyre në moshën 5 deri 7 vjeçare. Gjatë kësaj kohe, vihet re një zhvillim galopant i sistemit nervor autonomik. Karakteristike janë frymëmarrjet e shpeshta dhe ritmi i shpejtë i rrahjeve të zemrës, djersitje dhe zmadhim i bebeve të syrit.

Shkaktarët e maktheve të natës mund të jenë mungesa e gjumit, stresi dhe medikamentet. Ndryshe nga somnambulizmi, episodet e maktheve të natës mund të rishfaqen për javë me rradhë, të zhduken plotësisht dhe të kthehen sërish.

Zgjimet konfuze:

Zgjimet konfuze, ashtu si makthet e natës, karakterizohen nga një zgjim i menjëhershëm dhe i dhunshëm nga gjumi, me sjellje që përshkruhen si të trazuara dhe gjysmë të vullnetshme. Të folurit është zakonisht koherent (ndryshe nga somnambulizmi).

Një pikë dalluese mes zgjimeve të trazuara dhe maktheve është përgjumja e sistemit nervor autonomik (rrahje zemre, frymëmarrje e përshpejtuar, bebe të zmadhuara të syrit, djersitje). Zgjimet e trazuara kanë tendencën të ndodhin gjatë gjysmës së parë të gjumit (fazës 3 dhe 4). Ato zgjasin për pak kohë, vetëm 5-30 minuta. Amnezia për këto ndodhi është karakteristike.

Konvulsionet gjatë natës:

Dridhjet e trupit si pasojë e një aktiviteti të çrregullt elektrik të trurit.
Ka disa pika që i ndajnë konvulsionet (dridhjet) nga tre çrregullimet e mësipërme. Dridhjet, nga natyra e tyre, janë të shkurtra dhe zgjasin vetëm disa minuta. Dridhjet mund të ngatërrohen me çrregullimet e mësipërme dhe karakterizohen nga nga një sërë veprimesh tipike, të përsëritura dhe të vazhdueshme që ndodhin në të njëjtën kohë.

Për më tepër dridhjet ndodhin në pjesën e dytë të gjumit. Pacientët zakonisht përjetojnë pasoja pas dridhjeve si p.sh. dhimbje koke, marrje ekstreme mendsh, vështirësi për tu zgjuar si dhe humbje të kontrollit mbi jashtëqitjen./Bota.al