Në një intervistë për Vecernje Novosti, Presidenti i Komitetit të Parlamentit Evropian, Eduart Kukan promovoi edhe ai idenë se BE nuk është e plot pa Ballkanin Perëndimor.
Në këtë pikë, ai u tregua kritik ndaj presidentit frabncez, që së fundi, në Samitin e Sofjes, u shpreh kundër zgjerimit, duke shkaktuar dhe turivarjen e disa lidërve rajonale, mes tyre dhe të kryeministrit Rama.
Por siç tha Kukan, Macron është vetëm “një zë” në BE.
Qëndrimit të Macron se nuk ishte koha për të zgjeruar BE derisa të reformohej rrënjësisht, Kukan iu përgjigj:
“Qëndrimi i Macron është vetëm një nga pikëpamjet në diskutimin e së ardhmes së BE. Është një nga idetë e tij, me të cilat nuk pajtohem thellësisht dhe nuk jam vetëm kundër disa pikëpamjeve të Macron. Për shembull, Gjermania ka një tjetër vizion të reformës së eurozonës”, tha diplomati i lartë i Brukselit.
Sipas tij, Macron i përket një brezi të ri të liderëve dhe kjo është shumë ambicioze, por pa një ekonomi të fortë gjermane nuk do të jetë në gjendje të zbatojë idetë e tij në BE.
Në këtë pikë, Kukan e quajti presidentin francez një “romantik”
“Kjo është arsyeja pse unë ndonjëherë e shoh atë si shumë romantik rreth reformave. Në fund, do të ketë një kompromis”, tha Kukan.
Ai vëren se duhet të arrihet së pari një marrëveshje në të cilën reformat do të bëhen dhe si do të jetë vetëm atëherë do të jetë në gjendje të shohin nëse do të përfundojnë deri në vitin 2025.
“Duhet të jemi më të përgjegjshëm për miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor. Nëse u kërkojmë vendeve kandidate që të përmbushin kërkesat, atëherë duhet të mbajmë premtimet tona”, tha Kukan, një deklarim ky që i shkon për shtat ankesës së kryeministrit Rama.
Sipas këtij të fundit, Shqipëria edhe pse i ka plotësuar kërkesat bazë të Brukselit, ende mbahet në distancë. (tesheshi)