Ballina Bota “I vdekuri” Babchenko thotë se kishte dalë nga morgu

“I vdekuri” Babchenko thotë se kishte dalë nga morgu

Gazetari rus që ishte përlyer me gjak të derrit si pjesë e skenarit me autoritetet ruse ka folur sërish për mediet.

Gazetari rus që ka punuar me autoritetet ukrainase për ta falsifikuar vdekjen e tij ka thënë se ishte përlyer me gjak të derrit dhe ishte dërguar në morg – si pjesë e “vrasjes” së inskenuar, shkruan Periskopi..

Arkady Babchenko dha detaje para reporterëve të martën për herë të parë që kur shërbimet e sigurimit ukrainas zbuluan që e kishin e falsifikuar vdekjen e tij në mënyrë që ta mashtronin vrasësin e shërbimeve ruse të fshehta – të interesuara për ta vrarë atë.

Babchenko iu tha gazetarëve se e kishte mundësinë që të refuzonte autoritetet ukrainase kur i erdhën me propozimin, por pranoi me vullnetin e tij.Të martën, policia në Kiev kishte thënë se ai ishte vrarë brenda ndërtesës së apartamentit të tij, por menjëherë të nesërmen kishin lajmëruar se Babchenko ishte gjallë dhe se e kishin burgosur një të dyshuar pë rastin. /Periskopi

@tn.lajmelokale
@tetovanews