Ballina Bota Italia pranë krijimit të qeverisë, planifikohet dëbimi i 500, 000 emigrantëve

Italia pranë krijimit të qeverisë, planifikohet dëbimi i 500, 000 emigrantëve

Lëvizja anti-establishment, Lëvizja Pesë Yje dhe partitë politike të ligës janë takuar me presidentin e Italisë për të marrë mbështetjen e kandidatit të tyre për kryeministër.

Presidenti Sergio Mattarealla ka takuar liderë të partive si Luigi Di Maio dhe Matteo Salbinin të hënën, pasi vendi i afrohet një qeverie populliste dy muaj pas zgjedhjeve.

Pas takimit të tij me Mattarellan, Di Maio tha se ka propozuar për kryeministër Giuseppe Conte, një 54-vjeçar dhe profesor universitar por me përvojë të vogël politike.

“Ne jemi krenar me zgjedhjen tonë, ai nuk do t’i zemëroj italianët”, tha Di Maio.

Lëvizja populiste Pesë Yje dhe partia kundër emigrante ranë dakord mbi një platformë të përbashkët për themelimin e qeverisë të premten e kaluar.

Plani përfshin miliarda euro në uljen e taksave, një rikthim të reformave të pensioneve dhe një të ardhur bazë mujore për të varfrit, duke shkaktuar frikë në Evropë që vendi të mos jetë në gjendje të mbajë përgjegjësinë financiare, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Plani i politikave gjithashtu kërkon një skemë të detyrueshme të zhvendosjes për emigrantët midis shteteve anëtare të BE-së dhe deportimin e rreth 500,000 emigrantëve të paligjshëm.

“Ne kemi rënë dakord mbi udhëheqësin dhe ministrat e qeverisë dhe ne shpresojmë se askush nuk do të vërë veton ndaj një zgjedhjeje që përfaqëson vullnetin e shumicës së italianëve”, tha Salvini të dielën./Persikopi/

Artikulli paraprakShtyhet seanca e Kuvendit të Kosovës, LDK-ja kërkon zgjedhje të reja
Artikulli tjetërStudimi: Pastrimi i shumtë i foshnjeve mund të shkaktojë sëmundjen e leukemisë