Ballina Bota Polonia do të paguajë për praninë ushtarake amerikane

Polonia do të paguajë për praninë ushtarake amerikane

Polonia synon të paguajë për një prani më të lartë të forcave të armatosura amerikane në territorin e saj, deklaroi një përgjegjës i lartë polak për televizionin privat “Polsat”.

Pawel Soloch, shef i Zyrës për Sigurinë Kombëtare në presidencën polake, komentoi në këtë mënyrë një dokument të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilit Polonia mund të shpenzojë 1,5 deri në 2 miliardë dollarë për të marrë pjesë në kostot e mbajtjes së një njësie të blinduar amerikane.

Ai theksoi gjithashtu se kjo çështje i është diskutuar me institucionet qeveritare, Kongresin dhe qendrat e reflektimit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews