Pas krijimit të Komisionit për verifikimin e pasojave të bombardimeve të NATO-s, zonat e para që do të vizitohen do të jenë Vranja dhe Kosova, deklaroi kryetari i Komisionit, Darko Laketiç.
Me vendimin për themelimin e Komisionit për verifikimin e pasojave të bombardimeve të NATO-s, nga Parlamenti serb, janë përcaktuar detyra dhe funksionet e këtij Komisioni.
“Mënyra e të punuarit dhe zgjedhja e anëtarëve për këtë komision shfaqet dëshira për të zbuluar të vërtetat, por në të kundërtën, nuk do të ishte punë e dobishme”, citon televizioni publik deklaratën e Lketiçit dhënë mediave serbe.
Më tej ai shtoi se ”ky Komision, që do të duhej të themelohej që në qeveritë e mëparshme, do të vizitojë, përveç Vranjën, edhe Kosovën, meqë Kosova, sipas rezolutës 1244, është pjesë e jona”.
Bëhet e ditur se Komisioni në fjalë do të informojë Parlamentin e Serbisë më 2020.