Ballina Bota Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, raportohet për të...

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, raportohet për të vdekur

Policia në Teksas po heton një situatë ku ka pas të shtëna në shkollën e lartë të Santa Fesë.

Zyrtarët iu përgjigjën zyrtarëve të shkollës pas raporteve se kishte pasur të shtëna brenda shkollës, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Në një raport të pakonfirmuar, një student i armatosur ka qëlluar një femër rreth orës 7:45 am.

Agjentët e policisë të rajonit Santa Fe i janë përgjigjur thirrjeve të shkollës. Një helikopter i ndihmës së parë ka shkuar në vendngjarje.

Shkolla e lartë e Santa Fesë ka më shumë se 1, 400 nxënës./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews