Më 27 qershor të vitit 2013 ndërroi jetë njëri nga udhëheqësit më të spikatur të skenës shoqërore shqiptare në Maqedoni, Abdurrahman Aliti, lider i Partisë për Prosperitet Demokratik.
Aliti edhe sot konsiderohet si njëri nga politikanët më të matur dhe më të suksesshëm në vend me vizion të qartë dhe të palëkundur që Maqedonia e ka vendin në BE dhe në NATO.
Lideri jetëgjatë i PPD, Abdurrahman Aliti dy herë është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë, nënkryetar i Kuvendit si dhe Ambasador i Maqedonisë në Bullgari.
Ai ka lindur më 1945 në Zhelinë dhe ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa pas vetës la bashkëshorten dhe tre femijtë, Faton, Merita dhe Nora Aliti e cila ndoqi hapat e babit të saj dhe u zgjodh deputete në Kuvend në vitin 2014 ndërsa sot udhëheq Komisionin për Letra me Vlerë.
Për ta kujtuar figurën e tij dhe kontributin shoqëror, Kuvendi i Maqedonisë e miratoi ditën e sotme si pjesë të programit vjetor për shënim të datave të rëndësishme.