Ballina Bota Arrestohet deputeti i opozitës turke me origjinë shqiptare pas fitores së Erdoganit

Arrestohet deputeti i opozitës turke me origjinë shqiptare pas fitores së Erdoganit

Një deputet i opozitës turke është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Eren Erdem, i cili është ende deputet i të Partisë Republikane Popullore (CHP) është arrestuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste.

Para se të bëhej deputet ai ka qenë gazetar dhe mbi këtë periudhë është ngritur edhe akuza e prokurorisë së Stambollit.

Sipas organit të akuzës, gjatë periudhës kur ai ka qenë gazetar ka publikuar dokumente sensitive.

Erdem është deputet me origjinë nga Kosova në partinë e majtë turke CHP, e cila doli humbesë përballë koalicionit të drejtuar nga Erdogan.

@tn.lajmelokale
@tetovanews