Ballina Teknologji Instagram lanson veçorinë e re ‘video chat’

Instagram lanson veçorinë e re ‘video chat’

Disa veçori të reja të Instagramit janë prezantuar në konferencën e Facebookut “F8 developers” për zhvilluesit, dhe njëra nga veçoritë është ‘video chat’.

Instagrami tani është duke i lansuar veçoritë e reja si aplikacioni për shpërndarjen e fotografive (photo-sharing app), transmeton Koha.net. Instagram ‘video chat’ tani është lansuar së bashku me ridizajnimin e veçorisë Explore dhe filtrave AR.

Kur e ka prezantuar veçorinë ‘video chat’, Instagrami zbuloi se më shumë se 100 milionë përdorues shikojnë ose shpërndajnë sesionet ‘live’ çdo ditë.

Gjithashtu, pranoi se përdoruesit e saj kanë kërkuar të provojnë videot në kohë reale në një grup më të vogël.

Kjo është arsyeja pse po sjell veçorinë ‘video chat’ në Instagram.

Artikulli paraprakPse nuk po konfiskohet pasuria e Gruevskit dhe Mijallkovit? (VIDEO)
Artikulli tjetërJetoi për 30 vjet në ishull i vetmuar, policia merr vendimin e papritur për të