Ballina Bota ISLANDA MË PAQËSORJA NË BOTË, KOSOVA MË JOPAQËSORJA NË BALLKAN

ISLANDA MË PAQËSORJA NË BOTË, KOSOVA MË JOPAQËSORJA NË BALLKAN

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me seli në Sidnej, publikoi të mërkurën Indeksin e Paqes Globale, duke radhitur 163 shtete dhe territore në bazë të nivelit të tyre të paqes.

Lista u përpilua me matjen e gjendjes në tri fusha: siguri sociale, konflikt të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe militarizim.

Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, një pozicion që ka që nga viti 2008, ndërsa Siria mbetet e fundit në listë për të pestin vit me radhë.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Kosova radhitet më së keqi – në vendin e 92-të, pastaj vjen Bosnja në pozitën numër 89, Maqedonia 87, Mali i Zi 58, Serbia 54 dhe Shqipëria 52.(Rel)

@tn.lajmelokale
@tetovanews