Ballina Bota Mediat: Shtëpia e Bardhë po përgatit një takim mes Trump e Putin

Mediat: Shtëpia e Bardhë po përgatit një takim mes Trump e Putin

Mediat amerikane konfirmojnë se Shtëpia e Bardhë po përgatit një takim mes presidentit Trump dhe homologut të tij Rus. Uoll Strit Journal duke cituar burime të Shtëpisë së Bardhë shkruan se ende duhet përcakuar data dhe vendi në atë që do të ishte takimi i tretë mes të dyve.

Shtëpia e Bardhë po organizon një takim mes Donald Trump e Vladimir Putin. Lajmi është publikuar nga Uoll Strit Xhornal, që citon burime të administratës amerikane. Protagonist i këtij organizimi është ambasadori amerikan në Moskë Xhon Nantsmen, i cili ditët e fundit ka qenë në Uashingtonm pikërisht për këtë arsye. Planifikimi gjithësesi është në fazën fillestare, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini duhet ende të vendosin për datën dhe vendin.

Ndërsa për sa i përket temave kryesore të bisedës pritet të jetë cështja siriane, ajo ukrainase dhe kontrolli I armëve bërthamore.

Qëllimi i këtij takimi është zbutja e tensioneve në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë të cilat janë një hap larg luftës së ftohtë, pavarësisht vlerësimit reciprok të dy liderëve. Samiti do të shënonte takimin e tretë mes Trump e Putin, të cilët në 2017 u takuan në prag të samitit G20 në Gjermani dhe samitit në Vietnam në nëntor të një viti më parë.

Përgatitjet për takimin vijojnë pavarësisht hetimeve për skandalin Russiagate, që duhet të verifikojnë nëse ka pasur ndërhyrje nga ana e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe nëse ka pasur lidhje mes Kremlinit dhe fushatës elektorale të Donald Trump. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews