Ballina Sport Anglia i falet penalltive, kualifikim drithërues përballë Kolumbisë

Anglia i falet penalltive, kualifikim drithërues përballë Kolumbisë

Mes drithërimash Anglia kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

“Tre luanët” janë treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke eliminuar në këtë mënyrë Kolumbinë që rezistoi gjatë.Anglezët triumfuan me rezultat 4:3 në penallti, për të shijuar triumfin e madh.

Mateus Uribe dhe Carlos Bacca gabuan nga penaltia kurse për anglezët gaboi vetëm Jordan Henderson.

Pas këtij kualifikimi, Anglia do të luajë në çerekfinale përballë Suedisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews