Dëme nga tërmetet janë regjistruar në Durrës Elbasan. Sipas të dhënave nga emergjencat civile ka patur plasaritje të mureve në disa pallate të Elbasanit dhe dëme në disa banesa të Durrësit.
Tërmeti që ra paraditen e së mërkurës me epiqendër në Hamallaj të Durrësit, shkaktoi dëme materiale. Shefi i shtabit të emergjencave, Artur Lekbello, thotë se shtëpi të vjetra të pabanuara kanë pësuar dëmtime në çarje muresh apo rënie të çative.
“Më vjen mirë të them që nuk kemi pasur dëmtime në njerëz, që është kryesore në raste të tilla. Duke parë forcën e këtij tërmeti dëmtime në njerëz nuk kemi”.
Qytetarët përjetuan frikë dhe panik. Pallati ku banon kjo e moshuar nga Elbasani u lëkund nga tërmeti.
“Është 70 vjet ky pallat. Poshtë është dëmtuar nga themelet”.
Në lagjen “Dyli Haxhire” të qytetit janë regjistruar dëmtime në pallate. Zyra e emergjencave civile ka konfirmuar se në mjaft banesa janë konstatuar plasaritje. Më shumë lëkundjet janë ndjerë në katet e larta të pallateve në Elbasan dhe në Bashkinë e Peqinit./abcnews.al