Edhe një sondazh i ri e nxjerr LDK-në që drejtohet nga Isa Mustafa si partinë e parë në Kosovë, nëse do mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.
Kjo parti, sipas sondazhit të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), prin me 30.8 % duke lënë pas PDK-në e Kadri Veselit me 23 %.
Këtë të fundit e ndjek nga pas Vetëvendosje e Kurtit me 21.2 %, që i bie është më pak vetëm 1.8 %, shifër që mund ta rikthej në favor të vetin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Edhe pse Ramushi është në pushtet, partia e tij AAK është shumë pas vetëvendosësve me vetëm 10.04 %.
Sipas sondazhit, NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt kurdo që mbahen zgjedhjet nuk do ta ketë kalimin e pragut zgjedhor prej 5% nëse vendos të garoi si parti e vetme, pasi ka marrë përkrahje prej 6.3 %.
Më së dobëti nga partitë shqiptare ka dalë Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit pasi sondazhi ka konfirmuar të dhënat e paraqitura nga kryevetëvendosësi Albin Kurti për kët1% parti me 2.4% të votave.
Ndërkaq Lista Serbe ka përkrahje prej 2 %, kurse 4.1% partitë e tjera.
Sipas KDI-së, kanë qenë 11.6% e të anketuarve që kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen se për cilën parti do të votonin në zgjedhjet e parakohshme.









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)




