Numëri i viktimave nga zjarret në Atikë arriti në 91, ndërsa ai i të zhdukurve është 25, sipas raportimit nga zjarrfikësit grekë, gjashtë ditë pas fatkeqësisë.
Qindra polumbarë vullnetarë kanë vazhduar këtë mëngjes kërkimet në detin e Matit, në kërkim për viktima të mundshme, ndërsa qindra njerëz kanë marrë pjesë në meshë për të përkujtuar të vdekurit e kësaj zone, vendi më i prekur nga tragjedia.
Sipas autoriteteve, zjarri ishte i qëllimshëm dhe është përhapur shpejt për shkak të erës që arriti mbi 100 kilometra në orë.
Ky ishte zjarri më vdekjeprurës në Europë që nga viti 1900.