Ballina Aktualitet Rajoni INCIDENTE NË PROTESTAT E MBRËMSHME NË ATHINË PËR MARRËVESHJEN E EMRIT

INCIDENTE NË PROTESTAT E MBRËMSHME NË ATHINË PËR MARRËVESHJEN E EMRIT

Protestat e mbrëmshme në Selanik dhe Athinë kundër marrëveshjes me Maqedoni ka përfunduar me përleshje.

Në Athinë u arrestuan tre persona ndërsa janë planifikuar protesta të tjera sot në Selanik.

Disa persona të maskuar kanë sulmuar policinë gjatë kohës së protestave para Parlamentit të Greqisë, ndërsa ata janë kundërpërgjigjur me hedhjen e gazit lotsjellës.

Ndërsa për sot në Selanik në orën 20:00 sërish është planifikuar protestë kundër marrëveshjes me Maqedoninë, e cila është organizuar në rrjetet sociale.