Ballina Sport Lopetegui bind Gareth Bale, i ofron rol të ri te Real Madridi

Lopetegui bind Gareth Bale, i ofron rol të ri te Real Madridi

Gareth Bale do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin, pasi drejtuesit e klubit i kanë premtuar rol të ri në skuadër.

Sipas “The Sun”, Bale ka qenë i pasigurt rreth të ardhmes para verës, sepse nuk kishte marrëdhënie të mira me trajnerin e atëhershëm, Zinedine Zidane. Megjithatë, trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, e ka bindur uellsianin se ai është pjesë kyçe e planeve të tij, një rol që më parë ka qenë i pamundur për shkak të Zidane dhe Cristiano Ronaldos.

Por, meqë Zidane dhe Ronaldo janë larguar nga klubi, tani gjërat kanë ndryshuar për Bale, dhe ai pritet të vazhdojë me Madrid.

Për uellsianin interesim kanë shprehur Tottenhami dhe Manchester Unitedi, por ai tani është i hapur për të nënshkruar kontratë të re me klubin e tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews