Me reagime të mëdha është pritur deklarata e mitropolitit të Kalavritës dhe Egaleos, Amvrosios, i cili në momentet e zisë treditore kombëtare në Greqi fajëson si shkaktar kryesor për tragjedinë me dhjetëra të vdekur nga zjarret vrastare të orëve të fundit, kryeministrin grek ,pasi sipas tij, ai dhe stafi i tij janë ateistë!
“Alexis Tsipras dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij janë fajtorët e katastrofës së përgjithshme! Zjarri i madh është një mesazh i qartë i Qiellit! ” shkruan ai.
“Le të mos harrojmë,- vazhdon mitropoliti grek i njohur për retorika të urrejtjes- se përtej këtyre zjarreve shkatërruese në Greqi ndodhin shumë fenomene të tjera të çuditshme si rrufe qe vrasin kalimtare apo djegin autobusë në mes të rrugës dhe në bazë të Shpirtit të Shenjtë, në kohen kur distancohesh nga rruga e Perendisë, ajo do shfaqë zemërimin me ngjarje të ndryshme natyrore katastrofike si tërmete, uri, epidemi dhe sëmundje ngjitëse, gjakdërdhje, kriminaliteti, zjarre shkatërruese , re tymi ne qiell!
Kush, tjetër është përgjegjës për largimin e grekëve të rinj nga rruga e Perëndisë? Pyet ai dhe përgjigjet – Kryeministri ateist z. Alexios Tsipras me bashkëpunëtorët e tij, ai që shiti Maqedoninë tonë dhe lufton ortodoksinë”.
Kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos është distancuar menjëherë nga deklaratat e jerarkut grek duke i cilësuar si personale pikëpamjet e tij, dhe që nuk shprehin qëndrimin zyrtar të Kishës Greke.
Mitropoliti Amvrosios, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të qeverisë Tsipras që kërkon ndarjen e Kishës nga shteti, megjithëse u akuzua për “nxitje publike të dhunës, urrejtjes dhe shpërdorimit të detyrës kishtare”, pasi i quajti homoseksualet llum i shoqërisë, është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë greke në marsin e kaluar, pavarësisht reagimeve të mëdha të opinionit publik./tch/